• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

OMONIA dhe “Agimi i Artë”, përpjekje për tensione në Himarë

October 6, 2017 by dgreca

1 OMONIAMinistrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro, kanë qenë këtë të premte sërish në Himarë, për të negociuar me banorët që preken nga projekti për rregullimin e qendrës së Himarës.Por, ndërkohë që të gjithë banorët e prekur nga projekti ishin brenda në takim, OMONIA, PBDNJ dhe “Agimi i Artë”, tentuan me njerëz të sjellë nga zona të ndryshme, madje dhe nga Greqia, të krijojnë tension ndërsa zhvillohej takimi.Në Himarë ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos.

“Qeveria shqiptare është e vendosur që projekti të vazhdojë por njëkohësisht, të gjithë banorët e prekur, qofshin ata me ndërtime apo troje e toka, të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi”, tha Gjiknuri pas takimit.

A ishin dakord banorët me këtë proces?

Në përgjithësi, banorët e panë këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria.

Një nga përfaqësuesit e OMONIA-s akuzoi për diskriminim të minoritetit. Si e konsideroni këtë?

Nuk dua të futem në deklarata politike se çfarë është Himara. Ai, si përfaqësues i OMONIA-s përfaqëson interesat e partisë apo organizatës së tij. Ajo për çka unë isha këtu është se po flisnim për një projekt konkret, me banorë konkret dhe sipas legjislacionit për territorin e Republikës së Shqipërisë, ku gjithë jemi shtetas dhe të barabartë.

Kur nis zbatimi i projektit dhe çfarë përfshin ai?

Do të nisë, pas identifikimit të problematikave të fundit. Projekti përfshin ndërtimin e shëtitores, zgjerimin e disa hapësirave publike. Gjithçka është në interes të publikut dhe nuk bëhet fjalë për projekte privat por për projekt që i shërben gjithë komunitetit./Tema/

 

(Sipas Gazetes Tema)

Filed Under: Komente Tagged With: OMONIA dhe “Agimi i Artë”, tension ne Himare

PRISHTINA BËHET ME LIGJ TË VEÇANTË

October 6, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Kryeqytetin dhe Strategjinë e Energjisë/1Prishtine

 PRISHTINË, 6 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bëhet me ligj të veçantë, sipas vendimit të sotëm të mbledhjes së Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, të shtatën që nga marrja e detyrës në 11 shtator.Projektligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i cili rregullon funksionimin dhe statusin juridik të kryeqytetit, i miratuar pasditën e sotme nga Qeveria do procedohet në Kuvend.

Kryeqyteti përkufizohet territorialisht ashtu siç është përkufizuar territori i Komunës së Prishtinës me Ligjin për ndarjen administrative të komunave në Republikën e Kosovës.Dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale zbatohen edhe në kryeqytet vetëm në rastet kur kjo është e rregulluar ndryshe në Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe Strategjia e Energjisë në Republikën e Kosovës 2017-2026. Kjo strategji përcakton objektivat themelore të Qeverisë për zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë për bazë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ruajtjen e mjedisit, furnizimin e sigurt dhe cilësorë të konsumatorëve dhe shfrytëzimin efiçient të energjisë.

Në strategji janë evidentuar edhe objektivat për zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese konvencionale dhe të ripërtëritshme, krijimin e tregut konkurrues, zhvillimin e sistemit të gazit natyror dhe krijimin e vendeve të reja të punës që ndërlidhen me sektorin e energjisë.

Strategjia vazhdon mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike me termocentralin “Kosova e Re” si dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë së ripërtëritshme.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për aprovim të kërkesës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm për shfrytëzimin e thëngjillit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Qeveria miratoi edhe Koncept dokumentin për ndërmarrjet publike me qëllim përmirësimin e performancës dhe rritjen e vlerës së aseteve.

Me qëllim të përmbushjes së kontributit vjetor financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Qeveria ndau 40 mijë euro. Republika e Kosovës bënë pjesë  në grupin prej 4% të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore, të përcaktuar  në takimin e tryezës Rajonale të Paktit të Stabilitetit në Bukuresht, në nëntor të vitit 2006.

Është miratuar edhe vendimi për miratimin e nismës për marrëveshje ndërkombëtare për bashkëpunim teknik në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, për fonde shtesë për vitin 2017.

Edhe vendimi për miratimin e nismës për  negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, të përfaqësuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, për rritjen e kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për garanci kreditore në vlerë 5,45 milionë euro, është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Poashtu u miratua edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për negocimin  e marrëveshjes së grantit për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Marrëveshja është në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë e Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin.

Miratimin e Qeverisë e mori edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për rritjen kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 2 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, informoi anëtarët  e kabinetit qeveritar për procesin e funksionalizimit të gjykatave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërsa ministri i financave, Bedri Hamza, për procesin e bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, ME LIGJ TË VEÇANTË, PRISHTINA BËHET

KRYETARI I VATRES TAKOI Z. RICHARD CROCK, DREJTOR KOMBETAR I DEA SBF

October 6, 2017 by dgreca

Kryetari i Vatres takoi Drejtorin Kombetar te DEA SBF z. Richard Crock/
1 Dritan Beleri
Kryetari i Federates Panshqiptare Vatra z. Dritan Mishto, i shoqeruar nga anetari i kryesise z. Sokol Bejleri ishin te ftuar me nje darke pune me Drejtorin Kombetar te DEA SBF z. Richard Crock.
1 Dritani Dyshe
Gjate takimit, kryetari i Vatres shprehu mirenjohjen e thelle per sakrificat e medha dhe vetemohuese qe agjentet, mbeshtetesit, oficeret dhe tere korpusi i zbatueshmerise ligjore ben ne luften kur krimit dhe droges, jo vetem ne SHBA por kudo ne bote, deri edhe ne humbjen e jetes me betejat me strukturat kriminale.
Komuniteti shqiptar mbeshtet fuqimisht çdo iniciative dhe hap qe ndermerret per te pasur ambjente sociale pa droge, shkolla te sigurta dhe jete sa me te shendetshme per te rinjte, sa me larg perdorimit te narkotikeve, – u shpreh z. Mishto.
Ne emer te Federates Panshqiptare Vatra dhe me gjere, perfaqesuesit e Vatres premtuan mbeshtetje sa me te madhe per organet ligjzbatuese dhe angazhim serioz per lufte pa kompromis kunder droges, trafikanteve dhe klaneve kriminale.
Nga ana e tij, Drejtori Kombetar Crock falenderoi perzemersisht perfaqesuesit e Vatres dhe shprehu bindjen per mbeshtetjen e sigurte nga komuniteti shqiptar ne SHBA.
Perfaqesuesit e Vatres u ndalen edhe ne situaten shqetesuese ne Shqiperi, sa I perket rritjes se larte te perdorimit dhe tregtimit te narkotikeve.

Filed Under: Featured Tagged With: DREJTOR KOMBETAR I DEA SBF, Kryetari i Vatres, TAKOI Z. RICHARD CROCK

RIANGAZHIMI I KONGRESIT AMERIKAN NË MBROJTJE TË LIRISË SË SHTYPIT NË RUSI

October 6, 2017 by dgreca

 

Nga Frank Shkreli

Kohët e fundit vihet re një aktivizim i ri nga ana e Kongresit amerikan në lidhje me lirinë e shtypit në botë, në përgjithësi dhe mbi masat shtypëse të Moskës ndaj gazetarëve dhe organeve të pavarura të medias në Rusi, në veçanti.   Vetëm gjatë dy javëve të fundit, në Kongresin amerikan u mbajtën dy sesione që kishin të bënin, njëri me keqinformimin rus anë e mbanë botës dhe tjetri me lirinë ose më mirë të themi me mungesën e lirisë së shytpit në Rusi.   Sesioni i fundit, i organizuar nga Komisioni Amerikan i Helsinkit dhe Grupi i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në botë, u mbajt të mërkurën e kësaj jave.   Në diskutime morën pjesë, ndër të tjerë, edhe anëtarët e Kongresit, Demokrati Adam Schiff, bashkë themelues i një Grupi Dypartiak të Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë dhe Republikani Steve Chabot dhe përfaqsues të organizatave qeveritare dhe jo qeveritare, të interesuara për fatin e lirisë së shtypit anë e mbanë botës.  Vihen re gjithnjë e më shumë përpjekje, në radhët e disa anëtarëve të Kongresit amerikan – si rrjedhim i shtypjeve të lirisë së medies sidomos në Rusi, por jo vetëm atje –për një mbështetje më të madhe  për transmetimet e financuara nga qeveria amerikane, siç janë Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë.

Grupi dypartiak i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë është themeluar në vitin 2006 nga kongresmeni Adam Schiff dhe nga ish-kongresmeni Mike Pence, sot Zëvëndës President i Shteteve të Bashkuara.   Me rastin e themelimit të Grupit të Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë, Kongresmeni Schiff kishte deklaruar se, “Shtypi i lirë dhe i pa penguar është jetik për një demokraci të shëndetshme.   Është e pa pranueshme që gazetarët të punojnë në një atmosferë ku kanë frikë nga qeveria se për arsye të punës së tyre, ata mund të burgosën ose ata vetë dhe familjet e tyre mund t’a pësojnë keq vetëm e vetëm se bëjnë detyrën e tyre si gazetarë të lirë.”   Ai pat thënë me atë rast gjithashtu se objektivi i krijimit të këtij grupi ligjvënësish amerikanë për mbrojtjen e lirisë së shtypit anë e mbanë botës — duke nënvijuar censurimin e lajmeve kudo që ndodhë në botë — ishte jo vetëm mbrojtja e gazetarëve nga persekutimi për punën e tyre që bëjnë, por njëkohësisht synon të mbrojë edhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të mirë-informuar dhe për të pasur në dispozicion lajme të lira dhe të pakontrolluara nga autoritetet.   Ndërsa ish kongresmeni Mike Pence (sot Zëvendës President i Amerikës), si bashkë themelues i këtij grupi të Kongresit për mbrojtjen e lirisë së shtypit anë e mbanë botës, pat deklaruar me rastin e themelimit të këtij grupi se, “Aty ku nuk ekziston liria e shtypit, aty nuk ka as liri.   Nëqoftse Amerika do të vazhdojë të jetë dritë e shpresës në botë, ne duhet ta mbajmë lartë si ideal dhe ta mbrojmë shtypin e lirë dhe të pavarur, duke e avancuar dhe duke e përhapur nëpër botë, ndërkohë që ta mbrojmë edhe në vendin tonë.   E kam për nder të jem anëtar i këtij grupi burrash dhe grash të Kongresit amerikan të dy partive, qëllimi i të cilëve është mbrojtja e lirisë së shtypit për mbarë njerëzimin”, kishte deklaruar para pak më shumë se 10- vitesh, ish-kongresmeni Pence, sot numri 2 i Shtëpisë së Bardhë.

Ishte pikërisht në këtë frymë të mbrojtjes së lirisë së shtypit anë e mbanë botës dhe të qarkullimit të lirë të lajmeve dhe informacionit—deklaruar një dekadë më parë nga Kongresi amerikan — që këtë javë në  njërën prej sallave të Kongresit u mbajt sesioni i organizuar së bashku nga Grupi i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë dhe nga Komisioni Amerikan i Helsinkit — kësaj radhe mbi lirinë ose mbi mungesën e lirisë së shtypit dhe mbi sulmet kundër gazetarëve në Rusi dhe në shtetet ish-sovjetike.  Sesioni i Kongresit mbi sulmet ndaj lirisë së shtypit dhe medias së pavarur në Rusi, u mbajt një ditë para se policia të fillonte të ënjtën, bastisje me dhunë kundër një numri aktivistësh, gazetarësh dhe kundërshtarësh të regjimit të Presidentit Putin, anë e mbanë Moskës, përfshirë edhe apartamentin e gazetarit të njohur Andrei Konyakin, i cili raporton mbi raste të mëdha të korrupsionit në vend, njofton portali amerikan i lajmeve Daily Beast.Tema e diskutimeve nga pjesëmarrës të ndryshëm mbi shtypjet ndaj lirisë së shtypit në Rusi, përfshirë Drejtoren e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe Drejtorin e Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, ishte se shtypi i lirë është gurthemeli i demokracisë, detyra e të cilit është për të mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe llogari-dhënëse për punën e tyre ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht të shërbejë si mjet informimi të saktë dhe objektiv për qytetarët.   Historikisht është provuar se qeveritë diktatoriale dhe autoritare e konsiderojnë lirinë e shtypit si ferrë në sy dhe përpiqen gjithmonë të kërcënojnë, të frikësojnë dhe t’i mbyllin gojën gazetarëve dhe shtypit të lirë, duke i bërë gazetarët subjekt të sulmeve të vazhdueshme të tyre.Gjatë diskutimeve, pjesëmarrës të ndryshëm theksuan se gazetarët në Rusi, në periferi dhe në shtetet post-sovjetike përballen me frikësime, bezdisje të lloj-llojshme, me arrestime e madje edhe me vrasje për kryerjen e detyrës së tyre si gazetarë të lirë.   Sipas të dhënave nga media që morën pjesë në sesionin e Kongresit, diskutimet nenvijuan faktin se sa të përhapura janë masat që ndërmerr Kremlini kundër zërave të pavarur si dhe ndaj shtypit të lirë dhe të pavarur.   Debati u përqendrua, jo vetëm për masat që duhen marrë për mbrojtjen e të drejtave dhe të sigurisë së gazetarëve, por edhe mbi ndihmën në të ardhmen dhe për promovimin e lirisë së medies në përgjithësi nga Organizata për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë dhe nha ente të tjera qeveritare dhe jo qeveritare perëndimore.

Për të ndihmuar në luftën kundër këtyre përpjekjeve – raporton VOA – kongresmenët Steve Chabot dhe Adam Schiff i thanë Komisionit të Helsinkit se Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Ndërkombëtare, agjencia ombrellë e Zërit të Amerikës, është thelbësore.   Demokrati Schiff, bashkëthemelues i grupit dypartiak të Kongresit për mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë, u zotua se do të mbështesë përpjekjet e Bordit dhe të Zërit të Amerikës, ndërsa republikani Chabot u angazhua për mbështetjen e tij dhe të kolegëve në Dhomën e Përfaqsuesve, “Për një shtyp të lirë e të pavarur, si në Evropën Lindore ashtu edhe në Rusi”.

Fatkeqsisht, në shumë vende të botës, përfshirë Rusinë, megjithëse ligji ndërkombëtar qartazi garanton lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e lirisë së medies, këto të drejta vazhdojnë të shtypen gjerësisht dhe pa asnjë ndëshkim.   Sipas disa statistikave të fundit të Komisionit për Mbrojtjen e Gazetarëve, deri më tani këtë vit, anë e mbanë botës janë vrarë 25 gazetarë, ndërkohë që vitin që kaloi ishin arrestuar 259 dhe 55 të tjerëve nuk u dihet fati.   Riangazhimi i Kongresit Amerikan në mbështetje të lirisë së medies në Rusi dhe anë e mbanë botës është i mirëseardhur dhe do të ndihmojë për të bërë të njohura për publikun e gjërë botëror, kërcënimet ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj rreziqeve me të cilat përballen gazetarët, sidomos ata që veprojnë nën regjime autoritare, në vende dhe në kushte të rrezikshme pune.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Liria e shtypit

Departamenti i Shtetit: Lu,Mandati në Tiranë përfundon në gusht 2018

October 6, 2017 by dgreca

Departamenti i Shtetit: Mr. Donald Lu, Ambasador në Shqipëri deri në gusht 2018/ambasadori LU

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018. Lajmin e konfirmojnë burime pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.  Faktikisht Zotit Lu e ka mandatin deri në janar 2018, por Ai do të jetë përfaqësuesi i Washingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm. Ndërkohë muajt në vijim do të jenë të rëndësishëm për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Ambasadori Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.
Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.{SH.K}.

Filed Under: Politike Tagged With: Departamenti i Shtetit: Lu, Mandati në Tiranë, në gusht 2018, perfundon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT