• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

ME SHPRESËN E ZGJIMIT TË POLITIKANËVE SHQIPTARË

October 2, 2017 by dgreca

Nue Oroshi 20.09.2017*Gurgullimat e pranverës, shiu i verës, frytet e vjeshtës e dielli i dimrit, qëndresë, shpresë dhe mbijetesë për shqiptarët/

* Ndërsa politikanët tanë shqiptarë në këto katër stinë të vitit duhët që çdo herë kur zgjohën nga gjumi ta kujtojnë atë thënien famoze :„Zgjohu o perëndor dhe mos harro se je njeri!“

Nga Nue Oroshi/Gjermani/

Katër stinët të cilët kalojnë gjatë gjithë vitit lënë gjurmët gjatë tërë kohës si për të mirë njashtu edhe për të keq si për zot ashtu edhe për dreq.Pranvera është stina e parë të cilën e kanë pritur shumë familje shqiptare sepse vështirësitë ekonomike të shumë familjeve tona shqiptare kanë parë se kjo stinë së paku të nxjerr nga një dimër i gjatë dhe i vështirë. Këtë stinë shpëshherë nëpër shekuj e kanë pritur edhe kryengritësist shqiptarë me atë moton:’’Kur del dushku, apo dushku mbuloj fushat dhe malet në Kosovë, pranverat nuk ndalen’’.Për pranverën gëzoheshin edhe kryengritësit shqiptarë sepse nuk e kishin të lehtë t’i përballonin dimrave të vështirë dhe të ashpër nëpër shpella apo familje të besuara që rrezikoheshin t’iu shkymet qiri komplet familjës për shkak që kishin marrë guximin t’i strehojnë kryengritësit shqiptarë. E në pranverë së bashku me lulet që lulëzonin anë e kënd trojeve shqiptare paralelsisht rriteshin edhe djem dhe vajza shqiptare të shëndoshë si mollat ku në mendjet e tyre silleshin vërdallë idetë për një Shqipëri të mbarë, demokratike dhe të bashkuar aty ku përpiqeshin kordinatat e heshtjës në mës bukës së misrit dhe majeve të larta të bjeshkëve tona shqiptare.

Bjeshkë që shpëshherë u dogjën dhe u pjekën dhe u djegën por qëndruan heroikisht se në mbrendësinë e tyre kishin shqiptarët e besatuar për jetë e vdekje nëpër kohëra të ndryshme kur ipej kushtrimi për liri. E skaj atij kushtrimi në shtatë e shtatëdhjetë jehonte edhe uji i ftohtë i gurrave tona që së bashku me gurgullimën dhe jehonën e zërit mistik të kushtrimdhënesit që ipte për lirinë e trojeve shqiptare, i shtonte shpresen jetës dhe kushtrimit për lirinë e tokave Arbërore .

Deri sa gjatë kësaj stine mbilleshin pemët dhe perimët për mbijetesë, përgaditej edhe forma e kushtrimit për betejat e ardhshme që pritej të ndodhnin dhe që nuk ishin të rralla sepse tokat shqiptare shpeshherë ishin shëndrruar në udhëkryqe ku kryqëzoheshin jeta me vdekjen, orienti me oksidentin, atdhetari me tradhtarin, kushtrimtari me butakun apo plangprishurin dhe kështu me radhë.E vera ishte një stinë e nxehtë e cila sjellte bukurinë madhështinë, temperaturën por edhe mënyrën më të lehtë të qëndresës, përmes fjalës së dhënë, se qëndresa do të vazhdoj edhe në vjeshtë e dimër. Në verë edhe poetët dhe shkrimtarët e kishin më të lehtë se ata uleshin skaj një rrapi shekullor apo në një fushe ku blegëronin delet dhe mrizonin barinjët, ku shkruanin pa u ndalur për plagët e kombit, për mënyrën se si shqiptarët ishin ndarë disa me zotin e disa me dreqin, disa me diellin e disa me hënën, disa me tokën e disa me nëntokën, dhe ky përshkrim vazhdonte derisa poetit e shkrimtarit iu djersitëj balli dhe e mbulonin ato djersët e vdekjes siç thuhet në traditën dhe mitologjinë e pasur shqiptare. Dhe derisa kalonte vera pa u parë vinte stina e mbledhjës se frytave.

Quditërishtë në vjeshtë për t’i mbledhur frytat zgjoheshin të gjithë edhe ata që kishin kontribuar në dy stinët e para por edhe ata kopilat që kishin qëndruar dikund të strehuar dhe nuk kishin bërë asgjë për tokën e atdheut. Quditërishtë ata kërkonin dhe po e marrin copën më të madhe të atdheut, sa që historikishtë të tillët i kanë sjellur dhe po i sjellin shumë dëme të pariparushme tokave shqiptare.

Dhe kështu pa u vërejtur fare vie stina me e ftoftë më e vështirë për tu përballuar vije dimri. Edhe për dimrin mitologjia dhe realiteti shqiptarë ka sjellur dhe shkruar shumë ngjarje qoftë madhështore por edhe tragjike ngjarje që lidhën me ngricat e këmbëve të luftëtarve shqiptarë dikund në malet tona apo nëpër familje ku strehoheshin, dhe ndiqeshin nga pushtuesit dhe gjakprishurit shqiptarë nëpër periudha të ndryshme historike.

Në këtë stinë forcat e errta vrisnin shqiptarë atdhetarë dhe humbnin gjurmët e tyre. Ndërsa më së vështiri në këtë stinë e kishin nënat tona shqiptare të cilat duhet të kujdeseshin për shumë fëmijë, që i rritnin me shumë vështirësi dhe nuk ishin të pakta këto familje që mashkujt e rritur i kishin dikund nëpër beteja për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, gurin e votrës, kufirin e trojeve etnike kufi që shpesheherë nëpër etapa të ndryshme historike u ndryshue por përkundër ndryshimeve që iu ba këtij kufiri malet, bjeshkët ,fushat dhe deti prap mbetën dhe do të mbesin në të shumtën e rastëve toka shqiptare.

Kjo do të ndodhë edhe në të ardhmën vëtëm nëse arrijmë që ta ruajmë rininë tonë të mos shkapërderdhët nëpër vënde të ndryshme të botës ashtu siç jemi shkapërderdhur sot, por të krijohën kushtët që të ketë mbijetesë në katër stinët e vitit dhe tokat shqiptare ta ruajnë bardhësinë pjellore, malet tona ta ruajnë forcën kushtrimtare ndërsa deti ynë shqiptarë përkundër dallgeve që mund ta trazojnë në të katër stinët e vitit ai të qëndroj i pathyeshëm,i palëkundur dhe pak i trazuarë në këto kohëra dhe ngjarje ku shpeshherë bëjnë luftë më njëra- tjetrën e bardha me të zezën, e bukura me të shemtuarën, e moralshmja me djallëzinë por secila në mënyrën e vet duke i mbrojtur parimet e veta qoftë ata që janë në anën e Zotit qoftë ata që jan në anën e djallit. Ndërsa politikanët tanë shqiptarë në këto katër stinë të vitit duhët që çdo herë kur zgjohën nga gjumi ta kujtojnë atë thënien famoze :„Zgjohu o perëndor dhe mos harro se je njeri!“

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Nua Oroshi, Stinet, zgjimi i politikaneve

Katalonia “fitoi të drejtën për pavarësi”

October 2, 2017 by dgreca

1 KatalonjaUdhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë.Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë.Qindra njerëz janë plagosur pasi policia spanjolle ka përdorur forcën për të bllokuar votimin.

Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra.“Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas.Ai tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të vazhdojë të shohë në mënyrë tjetër”.

Më herët, pas përfundimit të votimit, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, tha se katalanasit u mashtruan dhe morën pjesë në një referendum të paligjshëm. Ai e cilësoi atë si “tallje” me demokracinë.“Sot nuk ka pasur referendum të vetëvendosjes në Kataloni. Sundimi i ligjit mbetet në fuqi”, tha ai në një fjalim televiziv.Turma të mëdha të mbështetësve të pavarësisë u mblodhën të dielën në qendër të kryeqytetit rajonal, Barcelona, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj të Katalonisë.Qeveria e Katalonisë tha se mbi 800 njerëz janë plagosur në përleshjet në gjithë rajonin.Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 33 policë janë plagosur. Ajo po ashtu tha se 319 qendra votimi në Kataloni janë mbyllur – nga rreth 2,300 sa kanë qenë të hapura.Rreth 5.3 milionë njerëz kanë pasur të drejtë vote, por ata që e kundërshtojnë pavarësinë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në referendum.Katalonia ka 7.5 milionë banorë dhe përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Spanjës.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Katalonia “fitoi të drejtën, per Pavaresi

Poezia e Enver Sulaj është dhe koha e krijuesit të sotëm

October 2, 2017 by dgreca

1 Ermelinda okShkruan: Dr. Ermelinda Kashah – Gjirokastër*/

Enver Sulaj Zjarmia e stineveDitët e fundit, përveç librave të tjerë, pata në dorë edhe librin e poetit Enver Sulaj.Përveç eksplozicionit social, raportet e përhershme ekzistenciale, këtë model procedimi e kam vënë re edhe në poezinë e Xhevahir Spahiut ku narracioni poetik procedon si konvencion artistik, dhe i jep kuptim fjalës dhe golgotës së mundimshme dhe të gjatë.Pra, leximi është në pozita racionale, por jo indiferente. Enver-Sulaj-600Përqëndrimi maksimal drejt tekstit jep dhe lexuesin racional i cili ka pozitën dyfishe të qëndrimit mjaft imagjinativ. Duket se dallohet një lloj bilanci dhe ku njeriu ndjen se ka shumë pa kryer duke përjetuar dhimbje dhe pendesë sipas rastit.Poezia e autorit është poezi refleksive.Krijuesi shfaq një model ligjërimi të depërtimit në kompleksitetin e enigmave të jetës. Poezia nuk përshkruhet vetëm nga tonet përshkruese, por edhe refleksive, plot figuracion, herë të buta e herë të brishta, të veshura krejt me përditshmërinë e jetës.Këto tipare përmblidhen te një përcaktim i njohur metaforik, sepse jeta njerëzore vjen edhe me mungesa, zbehet vazhdimisht dhe ka ndjesi të veçantë.Atmosfera e këndshme poetike duket se reflekton që në titullin “Zjarrmia e Stinës”, që të lë të kuptosh praninë e elementeve specifike të vjershërimit. Ritmet e kaltëra, motivet qëllimore, peisazhet dhe frymat poetike, shfaqin limitin e përkohshmërisë me dukuri dhe ngjarje konkrete.

Citoj:“Eh, thonë pastaj se kufijtë e jetës fillojnë mes lulesh

E liqenit të lotëve pa shpresë”

Poeti i përmbajtur nuk bie asnjëherë në grackën e entuziasmit e as në zgripin e përmbysjeve të mëdha konceptuale, por ai shikon tendencat më të reja moderne si shenjë me tendencë të këndshme dhe duke artikuluar shprehjen e vet në ridimensionimin dhe iluzionin njerëzor. Ky modernitet  do të gjejë shprehjen e vet edhe në poezitë e mëpasme si: “Pikëllimë”, “Ditëlindje”, “Ikje nga Gjarpërinjtë” etj.Pra, poeti duket se në çdo kohë mbart peshën e dhembjes njerëzore që transmeton përmasën më të madhe në rrafshin e kuptimësisë dhe dimensionit planetar. Ky është dhe tipari i individualitetit krijues të tij. Theksoj se gjatë leximit të librit të poetit në fjalë, vura re një karakteristikë, atë të gjetjes në fund të tunelit të dritës jeshile.Enveri nuk është poet që përpiqet të krijojë tablo shabllon dhe ngarkesë figurative për të depërtuar vertikalisht në një ide ose kumt poetik.Këtë koncept e përcakton ligjërimi i natyrës përsiatëse që shmang adresimet dhe përshkrimet e jashtme jetësore.Ligjërimi poetik shtrihet në parashtime tezash dhe shtjellohet në ide dhe struktura narrative. Ky model është i njohur në shumë krijime të poezisë shqipe të traditës dhe asaj të resë duke synuar të krijohet artistikisht “tehu i shpatës” kundrejt një qëndrimi të angazhuar ideoemocional.

Citoj: “Si ta paskan djegë

Fletën e parë, të dytën, të tretën..”

Kjo është dhe teknika e montimit dhe e ndërlidhjes së ngjarjeve që kanë ndodhur në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar.Ajo kushtëzohet nga ardhmëria e funksionimit të konceptit të artit në përgjithësi, të letërsisë e të veprës letrare, si një pjesëmarrje në formë të drejtpërdrejtë duke u kushtëzuar nga ardhmëria e tekstit poetik. Duket se poeti neutralitetin letrar dhe modern e arrin me hipertekstualitetin, si proces esencial i së resë në shumësinë  e formave dhe ideve nacionale. Metafora e shoqëruar me figuracionin poetik, simbolin, alegorinë, pasthirrmën ligjërimore mbulon dhe perceptimin e botës si diçka të dhimbshme, plot ndërprerje duke zbërthyer kështu aktin e thënies në aktin e artikulimit dhe duke  e përcaktuar pikënisjen si koha e autorit dhe hapësira brenda botës së poetit, edhe pse gjuha nuk ligjëron nga shtrati i vet autentik. Në poezinë : “Fati i paracaktuar”, kombinohet kualiteti i antitezës me tensionin ideoemocional që njëkohësisht është dhe referenca poetike.

Së fundmi,i uroj poetit suksese në lëmin e tij të krijimtarisë. Libri të jetë pritur sa më mirë nga lexuesi i sotëm bashkëkohor, sepse me dashurinë dhe përkushtimin që poeti ka shprehur, shfaq dhe shembullin e tolerancës dhe misionit kryesor të bashkëpunimit shkencor në një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë. Duke i ofruar bashkëpunime të tjera, nuk më ngelet gjë tjetër, veçse urimet e mija të përzemërta.

*E dergio per Diellin, bashkepunetori yne Nue Oroshi

Filed Under: ESSE Tagged With: Ermelinda Kashah, Poezia e Enver Sulaj, Zjarrmia e Stines

KRIJUESIT NE DIASPORE-Dr. BEXHET ASANI, NJU XHERSI

October 2, 2017 by dgreca

*”Hyjnia e syve” – popezi e fuqishme e atdhedashurise dhe mallit per vendlindjen/

1 Dr. Bexhet Asani

*Veshtrim per vellimin poetik “Hyjnia e syve” (Struge, 2017) te poetit Bexhet Asani/

1Hyjnia e syveNga Sadik ELSHANI/ Vellimi me poezi “”Hyjnia e syve” eshte permbledhja me e re poetike e autorit Bexhet Asani, ku mbizoterojne vargjet e atdhedashurise, mallit per vendlindjen, por edhe dashurine, bukurite e natyres, miqesine, miresine njerezore. Jane keto poezi te rrjedhshme, te drejtperdrejta, me plot frymezim e angazhim intelektual e shoqeror. Kushdo qe e lexon, e shijon kete vellim poetik, menjehere e ndien se keto vargje jane shkruar nga nje njeri qe jeton ne megrim, larg atdheut, larg vatres. Eshte kjo dashuri per atdheun, malli per vendlindjen, njerezit e saj, prinderit, miqte e poetit – e kaluara dhe e tanishmja e vendit, kombit tone.

Vete tituli i ketij libri ka nje domethenie qe te ngacmon menjehere kurreshtjen e te ben te thellohesh ne mendime – eshte nje metafore e fuqishme e kesaj poezie. Hyjnia, çic perkufizohet nga fjalori, lidhet me Perendite, me mrekullite, me diçka qe eshte me teper e qiellit sesa e tokes. Dhe syri me teper se nje organ qe na mundeson te paret, te shohim boten perreth nesh. Syte, siç jane shprehur edhe te tjeret, jane dritaret e shpirtit, shtigje qe depertojne ne boten e brendshme te nje njeriu, na mundesojne jo vetem te shohim, por shprehin edhe ndjenjat tona, perceptimet tona, gjendjen tone shpirterore. Ka shume rendesi se si i shohim gjerat, nga cili kendveshtrim. Prandaj, njerez te ndryshem, nje ngjarje apo dukuri mund ta ndiejne, ta perceptojne ne menyra te ndryshme. Por artisti, poeti gjithmone e sheh boten ndryshe nga te tjeret, ka aftesine qe t’i verej edhe imtesite me te thella. Dhe pikerisht ne ato imtesira qendron edhe bukuria, poetika, arti i nje dukurie, i nje gjendje shpirterore qe ngacmon, ve ne levizje  mekanizmat e frymezimit.

Edhe poeti Bexhet Asani ne kete permbledhje poetike i vrojton dukurite, shpreh ndjenjat, shqetesimet e tij me nje artisteri te fuqishme, figuracion te pasur e stil te rrjedhshem. Poezia e bukur rrjedh vetevetiu, lirshem, te godet menjehere dhe t’i ngacmon ndjenjat me te holla, pjesen me te ndieshme te shpirtit. E tille eshte poezia e Bexhet Asanit ne kete permbledje qe lexuesi sot e ka ne dore. Permbledja poetike “Hyjnioa e syve” permban 55 poezi te ndara ne tri cikle qe gershetohen mire me njera – tjetren: “Te ky dhe jam Ante!”, “Dialog poetik”, “Kur te vije pranvera”.

Ne ciklin e pare, “Te ky dhe jam Ante!”, siç tregon edhe vete emertimi i ketij cikli, jane permbledhur poezite me motive te atdhedashurise dhe mallit per vendlindjen. Shoqeruese, bashkudhetare te autorit ne kete cikel dhe ne tere vepren jane temat e atdhedashurise dhe mallit per vendlinjen. Qe ne poezine e pare te ketij cikli dhe ketij vellimi, “Makaronike”, autori shpreh shqetesimin, brengen, keqardhjen per braktisjen e trojeve tona shekullore, mergimin, shperndarjen e shqiptareve neper te kater anet e botes. Te dhene pas punes, duke qendruar larg familjes, atdheut, nje pjese e tyre as qe e çane koken per atdheun, kombin, gjuhen shqipe. Jane keto shqetesime te ligjshme te nje atdhetari, te nje intelektuali te angazhuar e me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore. Mergimi, kjo brenge, kjo plage e rende e shoqerise dhe kombit shqiptar, qe per fat te keq eshte duke na shoqeruar gati gjate gjithe historise sone. Ndoshta dikujt i duket se jetojme te lumtur ne nje vend te huaj, por sikur kemi pershtypjen se shpirti po na vdes, sikur nje pjese e jetes sone po zbehet nen trysnine e mallit per atdheun, vendlindjen.

“Gjysmen e shpirtit,

E kam te ti.

Gjysmen tjeter,

Ne atdhe e shtepi.

Sa kam frike

Çdo te me marresh me,

Amerike?”

Shprehet autori ne poezine “Çdo te me marresh me?”. Dhe te njejten brenge, te njejtin shqetesim e shpreh ne poezine “Gjaku im”:

“Gjaku im

Ne megrim

Pa vatan

Nje pike gjak

Ne oqean.”

Poezia “Ardhja e lejlekut” po ashtu trajton temen e mergimit, Lejleku, si nje shpend shtegtar qe eshte, ne dimer migron ne vende te ngrohta, por ne pranvere perseri kthehet ne çerdhen e vet. Lejleku u kthye, por kur do te kthehen femijet nga mergimi qe te sjellin ngrohtesi ne shtepi, pyet plaku.

“Shtepia me emer” eshte nje poezi qe i kushtohet Kongresit te Manastirit, kesaj ngjarje te rendesishme historike per kombin tone, sidomos per arsimin dhe kulturen tone kombetare. Ne ate shtepi ato dite dyert ishin hapur dhe u uronin mireseardhejn delegateve ng ate gjitha anet e Shqiperise, fytyrave te ndritura te kombit tone. Ishin mbledhur per nje qellim te larte kombetar, per te hartuar nje alphabet, abc te perbashket per te gjithe shqiptaret, hap ky i domosdoshem per bashkimin kombetar. Por sot dera e kesaj shtepie eshte e mbyllur, kjo shtepi, ky tempull kombetar eshte ne gjendje te mjerueshme. Atmosferen e atyre diteve ne Manastir, poeti na e shpalos ne poezine “Nje diell i zjartre po lind”.

Te poezia “Kenga per babain”, autori shpreh dashurine, ndjenjat per token, vendin tone. Eshte kjo nje teme qe e pershkon gati tere letersine shqiptare, sepse poetet e te gjitha periudhave te historise sone kombetare u ballafaquan me sfidat e ekzistences se popullit tone. Fshatari, babai i poetit ne kete rast, si te gjithe fshataret, eshte i lidhur per token. Toka, simboli i qendreses, rrenjeve tona. Ne kete poezi ndeshen dy bote: bota e babait, i lidhur per token dhe bota e te birit, i dhene pas dijes. Dhe njera ploteson tjetren ne nje marredhenie te ndersjelle. Jane prinderit tane arsimdashes qe vete nuk paten fatin ter shkolloheshin, por ata ben çdo gje pert’ia mundesuar shkollimin femijve te tyre, per ta çuar perpara porosine e potit tone kombetar, Naim Frasheri: “Vetem drite e diturise perpara do na shpjere”.

Te njejten teme ka edhe poezia “Si ne vendin tim”. Autori nuk e le pa permendur, pa e prekur edhe qendresen shumeshekullore te arbresheve qe ruajten gjuhen the traditat tona kombetare (poezite, “Kenga arbereshe” dhe “Kopile arbereshe”). Metafora e jetes sone, fati yne historik shprehet qarte ne poezine “Fati”:

“Une ndiq,

Ti ik

Pse nga une

Pate frike?”

Ne kete cikel jane perfshire edhe dy poezi per Nene Terezen (“Ti qe u  dhe jete te pajeteve”, “Ti ike ne perjetesi”), kete figure te ndritur te kombit tone dhe te gjithe njerezimit. Autori ne keto poezi shpreh respektin dhe adhurimin per figuren  dhe punen e saj plot perkushtim per ata qe shoqeria i kishte braktisur. Gjithashtu jane perfshiure edhe poezite per Ibe Palikuqen, Hajrie Morinen, Majlinda Kelmendin.

Poeti, si nje intelektual i angazhuar dhe si nje atdhetar, nuk ka mundur te qendroje idiferent per ngjarjet e renda te viteve te 80-90 –ta te shekullit te kaluar neper te cilat po kalonin trojet shqiptare ne ish Jugosllavi, sidomos ne Kosove. Kjo teme eshte trajtuar ne poezite: “Fundshekull”, “A ka me vdekje”, “Lotet e poetit”, “Ninulle kosovare”. Ne kete te fundit shprehet deshira e nenes, poetit dhe gjithe te tjereve:

“Fli bir i nenes, fli

U zgjofsh ne liri!”

Eshte edhe nje poezi per shokun e tij, Subi Kajtazi (“Pse s’me prite”) dhe nje poezi per gjendjen e rende ne qytetin Alepo te Sirise, si rrjedhoje e luftes qytetare atje. Gjithashtu ne kete cikel nuk mungojne as poezite e dashurise: “Dhe vallezonim ne te  dy”, “Me shikon embel, ti, moj Tanushe”, “Ate buze te kuqe qe ke tine”, “Me ngroh ti e te ngroh une”, Ne te gjitha keto poezi shprehen ndjenjat e pastra te dashurise. Jane keto lirika te holla qe hyjnizojne dashurine. Tanusha  eshte personifikim i bukurise femerore e pavdekesuar ne poezine popullore, “Bukuria e Tanushes”.

Cikli i dyte, “Dialog poetik”, siç thote edhe vete tituli, eshte nje dialog poetik ne mes te poetit nga Tropoja, Nikolle N. Ulndrecaj dhe poetit Bexhet Asani nga Struga. Ky cikel permban tete poezi te shkruara nga Nikolle Ulndrecaj dhe Bexhat Asani. Ne kete cikel mbizoteron tema e mergimit, ndjenja e te qenit larg atdheut.

Çon fjale poeti Ulndrecaj permes poezise “Kur do te kthehesh?”:

“Strugan, s’te ze gjumi per nje shqiponje

Ne shi neper rruge, si femije kendon kengen e vetmise

Kujtesa sfilitur, si gjethe peme, ajri fluturon

Ne Struge te presin, professor per ty kane mbjell zambak

Malli i germon brigjet e kesaj bote e te perloten syte…”

Ndersa poeti Bexhet Asani i kthen pergjigje permes poezise “Ika pa u diktuar”:

Ulur kembekryq, si Anteu,

Ika! U tund mali, u tund dheu,

Me lot qan edhe poeti Nikolle N. Ulndrecaj!

Me fal o bilbil i malit, per dy syte,

O Nikolle N. Ulndrecaj, o Migjen i dyte.

Te lutem do te vij, nuk e them dot,

Nuk u them se s’do te kthehem, se me mbytin lot.”

Keshtu ne disa poezi ne vazhdim ne kete dialog poetk shprehin shqetesimin per kullat e vetmuara, per oborret qe i ka mbuluar bari, per heshtjen qe mbisundon perreth, deshiren per t’u takuar perseri me njeri – tjetrin. Por shprehin edhe respektin per njeri tjetrin:

Bexhet Asani burre me rrenje ne taban,

Shqiponje nder mote.” (“Fjala jote”)

M’u duk pak si i rralle ne letrat shqipe ky dialog, ky leterkembim ne mes te dy poeteve. Te kujton ate leterkembimin poetik ne mes te Luigj Gurakuqit e Filip Shirokes, me teper se 120 vite me pare. Edhe ata te dy atehere ishin te merguar dhe ne ate leterkembim shprehnin mallin dhe dashurine per vendlindjen e tyre, Shkodren, per Shqiperine.

Ne ciklin e trete, “Kur do te vije pranvera” jane perfshire vargjet per natyren, per pranveren, per bleten qe bredh lule me lule dhe mbledh nektar dhe femijen qe shkon ne biblioteke, lexon libra, mbledh njohuri, qe nje dite te behet dijetar dhe ta pasuroje boten me mjaltin e diturise. Ne shumicen e poezive te ketij cikli mbizoteron raporti i  njeriut me natyren. “Foleja e dallendyshes” eshte nje poezi per dallendyshen qe e le folene, por kthehet perseri. Poezia “Kostaret”, frymezim nga vendlindja per kostaret qe kositin livadhin. Ne kete cikel hasim edhe vargjet per prinderit, femijet dhe anetaret tjere te familjes. Ne te tre kapitujt autori ka futur edhe disa fabula ne vargje.

Kjo permbledhje permbyllet me nje poezi aktuale per te gjitha koherat, eshte fjala per dyfytyresine e njerezve:

“Kameleon, qe nderron ngjyre,

Ke njeriun shok te mire.

Kameleon, ne kete jete,

Lara – lara nuk je vete.

Mik te mire e te dlire,

Ke njeriun qe nderron fytre.”

(“Nuk je vete…”)

Disa poezi jane te perkthyera edhe anglisht.

Poezia e ketij vellimi eshte nje poezi e arrire dhe poeti e ka shprehur boten e tij shpirterore, ndjenjat e tij, shqetesimet e tij me nje mjeshteri te perkryer e te drejtperdrejt artistike. Eshte poezi e rrjedhshme qe te sjell kenaqesi shpirterore, te ngjalle ndjenjat e se bukures. E pergezojme poetin per keto vargje plot bfrymezim, i urojme shendet dhe deshirojme qe ne te ardhmen e afert te na dhuroje vepra te tjera te bukura.

Dr. Bexhet Asani, i lindur ne vitin 1957 ne fshatin Zagraçan te Struges, eshte profesor, studiues, poet, publicist e kritik letrar. Fakultetin Filozofik e kreu ne Universitetin e Prishtines, dega Gjuhe dhe Letersi shqipe. Nje kohe ka punuar si gazetar – korrespodent ne gazeten “Rilindja” te Prishtines dhe “Flaka e vellazerimit” – Shkup. Gjate  viteve 1991 – 1995 ka punuar ne gjimnazin “illegal” privat, “Hajdar Dushi” ne Ladorisht. Nga viti 1997 ligjeron lenden e Gjuhes Shqipe ne shkollen e mesme “Niko Nestor” ne Struge. Nga viti 2008 ligjeron ne Universitetin privat FON ne Struge e Shkup. Ne Universitetin e Kosoves ne Prishtine mbaroi studimet pasuniversitare (2004) dhe mori titullin Magjister i Shkencave Filiologjike. Ndersa ne Universitetin “Shen Cirili dhe Metodi” – Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski”, ne Shkup mbrojti me sukses temen e disertacionit (2007) dhe mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike.

Eshte autor i disa veprave shkollore, veprave letrare dhe veprave shkencore. Prej disa vitesh jeton ne ShBA – New Jersey.

Filadelfia, 30 shtator, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkenave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane

Filed Under: Kulture Tagged With: Bexhet Asani, Hyjnia e Syve, Sadik Elshani

Rruga e mundimshme për zgjidhjen paqësore të Çështjes Çame

October 1, 2017 by dgreca

1 arben llallaPor, sa janë vetë çamët të bashkuar, të gatshëm për të realizuar ëndrën e tyre? A do e mundin unin, të kalojnë vetveten e tyre për të zgjedhur udhëheqësin ose Moisiun që zëri i tyre të dëgjohet i bashkuar për të realizuar qëllimet e tyre?/

Nga Arben Llalla/

Marshi i rrugës për të bërë sensibilizimin e Çështjes Çame nisi i mundimshëm, me sakrifica në fillim të viteve 1990. Kjo rrugë filloi me krijimin e Shoqërisë politike-atdhetare “Çamëria”, e cila u themelua nga dëshira e madhe e shqiptarëve me rrënjë nga Çamëria me qëllimin e mirë për realizimin e ëndrrës për mrekullinë e rikthimit përgjithnjë në tokat dhe shtëpitë e tyre. Ka rreth 70 vite që shqiptarët me origjinë nga Çamëria synojnë rikthimin e premtuar dikur nga organizatat ndërkombëtare, Shqipëria dhe Greqia. Pra, shqiptarët nga Çamëria, kur u përzunë me dhunë nga EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva u quajtën refugjatë, të cilët do të rikthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre. Gjaku, vuajtjet, përpjekjet e parreshtura të çamëve për rikthim është rasti më unikal i një populli të Ballkanit, ndoshta edhe më gjerë. Rikthimi i premtuar çamëve ju duket sa afër dhe larg. Ata e ndjejnë erën e tokës së tyre, zgjaten për ta prekur, por nuk e prekin dot. Tentojnë ta shkelin, të vizitojë shtëpitë, varret, por nuk i lejojnë, sot, në kohërat moderne, në vitet ku i gjithë njerëzimi thërret e punon për një botë pa kufij, për botën e lirë.

Por, sa janë vetë çamët të bashkuar, të gatshëm për të realizuar ëndrën e tyre? A do e mundin unin, të kalojnë vetveten e tyre për të zgjedhur udhëheqësin ose Moisiun që zëri i tyre të dëgjohet i bashkuar për të realizuar qëllimet e tyre?

Shoqata “Çamëria”, e cila ishte i vetmi zë serioz i Çështjes Çame në vitet 1990, njohu dy suksese të mëdha, atë që Kuvendi i Shqipërisë më 1994 shpalli 27 Qershorin si ditën e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria dhe më 8 Prill 2004 votimi i Rezolutës së Çështjes Çame, e cila ishte Rezolutë pozitive, por e cunguar në kuptimin e plotë të saj. Më tej, u themelua Instituti i Studimeve të Çamërisë, cili arriti të organizonte dy simpoziume ndërkombëtare rreth Çështjes Çame. Por, që e heshti misionin, për të cilën u themelua pas vitit 2010.

Kështu, lindi nevoja që të krijohej një grupacion politik, parti e cila si pikë kryesore do kishte zgjidhjen paqësore të çështjes në fjalë, pra sensibilizimi i Çështjes Çame. Në vitin 2011 u bë bashkimi i dy grupacioneve politike në partinë PDIU, duke shtuar fjalën kuptimplotë “uniteti”. Kjo forcë politike sapo filloi punën u përballë me tekat kundër, të cilat nuk mund ta mundnin unin, të kalonin vetveten dhe krijuan një çarje të pasuksesshme. PDIU në drejtimin e Shpëtim Idrizit arriti të rritej me shpejtësi, emgjithëse si parti asnjëherë nuk ishte në qeveri me poste ministrash. Shpëtim Idirizi arriti që Çështjen Çame ta fusë në diskutimet e Komisionit Europian duke biseduar personalisht me shumë personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare. Nga këto biseda u bë e mundur që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn të deklaroi si çështje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë edhe Çështjen Çame. Më tej, ishte eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein që bëri me dije se Çështja Çame duhet të diskutohet mes dy qeverive. Këto kanë qenë ndoshta aksionet e vetme të mirëfillëta politike pas viteve 1990 që Çështjin Çame e bëri kaq të pranishme në arenën e politikës së Europës. Në këtë kohë shqiptarët me origjinë nga Çamëria që duhej të mbështesnin edhe më fort PDIU-në, e cila mbron fuqishëm çështjen e tyre, u treguan të ngurtë, egoistë duke u kthyer në hyzmeqarë të partive të tjera politike, të cilëve nuk u ka shumë ënda Çështjen Çame. Por, përkundrazi këto parti i shohin shqiptarët nga Çamëria si njerëz të huaj, të cilët në hierarkinë e posteve shtetërore të Shqipërisë nuk duhet të jenë, sepse na zemërohet fqinji, i cili disa herë ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare dhe herë pas here politikanët e tij deklarojnë se kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 2017 u pa se PDIU mori shumë vota, por pak deputetë si pasojë e kodit zgjedhor, intrigës së drejtuesëve të sotëm të shumicës, por edhe të disa figurave të njohura të komunitetit çam që punuan kundër kësaj partie kombëtare.

Por, pse mbërritëm këtu? Le ta nisim me çamët e pasur që ishin deputetë dhe që u vunë në shërbim të Dules, duke e mbajtur kalapiç, apo ndonjë tjetër që u shndërrua në hyzmeqar i Gramozit, e shumë të tjerëve. Unë mund të flas me emra, por qëllimi im asnjëherë nuk ka qenë e do të jetë përçarja e shqiptarëve, por bashkimi, duke patur parasysh thënien e Faik Konicës: “Bashkimi nuk është që të ulim kryet përpara njeri-tjetrit, por të merremi vesh njerëzishëm, e të punojmë të lirë të gjithë për një qëllim.”

Duke u bashkuar të gjithë bashkë rreth Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së, ne u tregojmë të tjerëve se jemi të vendosur që Çështja Çame nuk do të harrohet, nuk do të lejojmë të sakrifikohet për kërcënimet e Greqisë. Çamët, por edhe ne shqiptarët nga krahinat e tjera duhet t’u tregojnë politikanëve dritëshkurtër se jemi gati të paguajmë me çdo çmim zgjidhjen paqësore të Çështjes Çame dhe të çështjeve të tjera mbetur pezull me Greqinë. Rrugën e zgjidhjes së këtyre çështjeve me fqinjin tonë jugor i kërkojmë në bazë të rregullave, normave dhe ligjeve demokratike ndërkombëtare. Greqia dhe BE do të jenë më të qeta dhe demokratike nëse çështjet pezull me Shqipërinë zgjidhen drejtë.

Për çudinë më të mëdha pas një retorike pozitive të Ramës 1 për Çështjen Çame, Rama 2 që doli nga zgjedhjet e 2017, në vend të kishte këtë çështjen në tavolinën e bisedimeve me Greqinë dhe BE, ta kishte më të përforcuar në programin e saj katërvjeçar, ajo e reduktoi, e hoqi sikur nuk ekzistonte.

Politikanët e huaj vazhdojnë të jenë spektik për Çështjen Çame, ata e shohin si një çështje të drejtash njerëzore, kur në të vërtetë bëhet fjalë për diçka më të thellë, për genocid, për padrejtësinë që i është bërë një populli, i cili jetonte në trojet e veta mijëra vjeçare dhe gëzonte statutin pakicë kombëtare në bazë të Marrëveshjes së Lozanës.

Shqiptarët me origjinë nga Çamëria duhet të mësojnë nga zhgënjimi i partive të tjera, nga indiferentizmi i tyre për këtë çështje kombëtare, duhet t’i besojnë partisë që lindi nga kjo kauzë, PDIU-së. E pra, zgjidhja e Çështjes Çame kalon nëpërmjet një kalvari vuajtjesh të mundimshme, ku shumëkush mund të humbë karrierën politike, por jo vetëm kaq. Pa këto sakrifica Çështja Çame nuk mund të kuptohet kurrë. Është koha që të gjithë të rrezikojmë, nëse duam të jemi pjesë të sakrificës për Çështjen Çame, pa marrë parasysh shtigjet me rreziqe të mëdha. Njeriu nuk ngopet asnjëherë me jetë e pasuri, por në fund këto nuk vlejnë asgjë, nëse s’ke bërë diçka për kombin tënd, në rastin në fjalë për Çështjen Çame. Të gjithë një ditë i japim llogari vetëm historisë, e cila nuk korruptohet, ajo mban shënime…

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, për zgjidhjen paqësore, Rruga e mundimshme, të Çështjes Çame

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT