• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2017

Shënjim i gabuar i vijës kufitare me Malin e Zi

December 26, 2017 by dgreca

Kosovë-Komisioni Qeveritar: Shënjim i gabuar i vijës kufitare me Malin e Zi/

 2 Kufiri

-Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës ka raportuar Komisioni Qeveritar për çështjen e kufirit me Malin e Zi/

-Komisioni paraprak gjatë punës së tij ka tejkaluar autorizimet e precizuara në vendimin Qeveritar, vlerësoi krytari i Kmisionit të ri/

 PRISHTINË, 26 Dhjetor  2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, ka raportuar Komisioni Qeveritar për çështjen e kufirit me Malin e Zi, i emëruar nga nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit bëhet e ditur edhe se: Vlerësimi i punës së komisionit paraprak për çështjen e Kufirit me Malin e zi, ka qenë mandati dhe autorizimi ynë nga Qeveria, tha në fillim të fjalës së tij para anëtarëve të Komisionit, Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Qeveritar.
Duke folur për të gjeturat, përkatësisht mangësitë e punës së Komisionit të mëhershëm, ai vlerësoi se Komisioni paraprak gjatë punës së tij, ka tejkaluar autorizimet e precizuara në vendimin Qeveritar. Për më shumë, vijoi Bulliqi, Komisioni paraprak ka bërë interpretim të gabuar të fakteve hartografike, dhe si rrjedhojë, një shënjim të gabuar të vijës kufitare më Malin e Zi.
Duke folur për të gjeturat që ata kanë evidentuar gjatë punës së tyre, Bulliqi më pas vuri në spikamë se, Komisioni që ai ka udhëhequr është bazuar në: analizën e dokumenteve hartografike, të gjeturat hartografike, dokumentet që paraqesin kontrollonin efektiv të kufirit me Malin e Zi, si dhe një vendim të Kuvendit të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK).
Në vijim, Bulliqi dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë paraqitur një mori faktesh, siç janë: investimet infrastrukturore në zonën e kontestuar, si dhe harta të ndryshme.
Komisioni Qeveritar, (duke e cilësuar fakt të ri në raportin e punës së tyre), paraqitën edhe një rast të një aksidenti automobilistik në zonën e kontestuar kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Komisionit qeveritar tha: “Autobusi i aksidentuar, (më 09.11.1981), në Çakorr, ashtu edhe kompania e sigurimeve ishte nga Mali i Zi. Të gjitha procedurat janë kryer nga organet e KSAK-së dhe asnjë institucion i Malit të Zi nuk është përfshirë në këtë rast”.
Pas kësaj përfaqësuesit e këtij Komisioni, u shprehën se raporti i paraqitur sot është preliminar dhe sqaruan më pas se, në mungesë së kohës së mjaftueshme nuk kanë arritur që ta përfundojnë atë.
Në vijim, ata u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, të cilët vendosën që vendimin lidhur me raportin ta marrin nga mesi i këtij muaji.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, i vijës kufitare, me Malin e Zi, Shënjim i gabuar

“Fshati i Vrarë”, një vepër me vlera historike

December 26, 2017 by dgreca

1 Libri fshatiLibri “Fshati i Vrarë”, një vepër me vlera historike i autorëve Qemajl Krasniqi dhe Agron Limani/

Nga Ermira BABAMUSTA/

Doli në shtyp libri “Fshati i Vrarë” me bashkë-autorë Qemajl Krasniqi dhe Agron Limani. Libri u përurua me 11 dhjetor 2017 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë. Libri me vlera historike sjell dëshmi dhe dokumenta për masakrën serbe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Art Muza” dhe është shtypur në shtyprshkronjën “Xprint” në Prishtinë.

“Libri im më i ri është monografia “Fshati i vrarë”, që është një përmbledhje faktesh dhe dëshmish të krimeve serbe në një fshat të vogël të komunës së Prizrenit, në Krushë të Vogël. Libri është përuruar më 11 dhjetor të këtij viti, që përkon me Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor). Është një përmbledhje dëshmish e faktesh që i mblodhëm me shumë durim së bashku me mikun tim Agron Limani, i cili është banor i këtij fshati dhe disa nga ngjarjet i ka përjetuar edhe vetë,” tha Qemajl Krasniqi. Qemajl Krasniqi është fitues i konkursit letrar “Flaka e Janarit” në Rahovec. Aktualisht po punon në një roman të ri, bazuar në ngjarje të vërtetë dhe në një monografi për dëshmorin e kombit Nesimi Elshani.

Intervista me bashkë–autorin e librit “Fshati i Vrarë”, Qemajl Krasniqi

Bisedoi: Ermira Babamusta, Nju Jork

Për çfarë bën fjalë libri?

Qemajl Krasniqi: Në libër janë përfshirë pesëdhjetë e një dëshmi të personave që kanë përjetuar tmerre të papërshkrueshme më 25 dhe 26 mars 1999 nga forcat e kombinuara serbe. Këta njerëz rrëfejnë përjetimet e tyre dhe të familjarëve të tyre, pasi që serbët i ndanë burrat nga gratë, duke i detyruar femrat dhe fëmijët që të largohen nga shtëpitë e tyre drejt Shqipërisë, ndërsa meshkujt nga 12 vjeç e sipër i mbajtën peng. Nënat, gratë, motrat dhe fëmijët e këtyre burrave pritën më kot për ditë e muaj me radhë që të mësojnë diçka për fatin e më të dashurve të tyre, por pritjet e tyre qenë të kota. Aktualisht rezultojnë të ekzekutuar në një shtëpi të vogël përdhese 112 meshkuj, gjashtëdhjetë e tetë prej të cilëve ende rezultojnë të zhdukur. Rrëfimet janë autentike të gjashtë personave të mbijetuar nga kjo masakër dhe të grave e fëmijëve që e panë me sytë e tyre këtë tmerr. 

Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes tij?

Qemajl Kransiqi: Mesazhi i humanizmit dhe luftës për mbijetësë e përshkojnë tërë librin. Jemi përpjekur që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik, vendor e ndërkombëtar, për të drejtën e që familjarët e Krushës së Vogël kanë për të ditur për fatin e njerëzve të tyre të vrarë e të zhdukur. Fatkeqësia qëndron në faktin se organet e hetuesisë janë marrë shumë pak me këtë ngjarje tragjike, edhe pse gjashtë njerëz kanë arritur të dalin të gjallë nga shtëpia që  i qenë vënë flakët nga serbët lokal të këtij fshati. Duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar ishin fokusuar më shumë në pajtimin ndërmjet palëve ndërluftuese dhe rikthimin e serbëve që kishin ikur nga aty pas këtij krimi të tmerrshëm mbi bashkëfshtarët e tyre. Konsideruam se kjo është jo humane dhe e padrejtë në raport me fatkeqësinë e krushjanëve, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të vajtojnë fatin e më të dashurve. Libri është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e organeve të drejtësisë dhe një kontribut për historinë dhe të vërtetën e luftës në Kosovë.

Çfarë strukture ka libri?

Qemajl  Krasniqi: Kemi renditur dëshmitë dhe rrëfimet e atyre që panë e përjetuan shumë ngjarje brenda dy-tri ditësh. Po ashtu janë përmbledhur edhe dëshmi konkrete të aktivitetit të serbëve lokal, fotografi dhe fakte të tjera që kemi mundur të gjejmë. Pra, është një libër dokumuentar me vlerë utilitare dhe historike.

Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të librit?

Qemajl Krasniqi: Deri sa libri sot po përjeton një krizë të thellë dhe lexuesit janë orientuar drejt teknologjisë, që po zhvillohet hovshëm, krijimi i letërsisë dokumentare mendoj se i shërben kujtesës kolektive, prandaj kemi menduar se ky është një kontribut modest në këtë drejtim. Mund të duket se ky është një zhanër i lehtë i krijimtarisë, por përballja me realitetin dhe përshkrimi i përjetimeve të njerëzve, shpesh ka shkaktuar emocione të forta teksa i regjistronim bisedat. Pastaj, renditja e fakteve dhe vijimi i një kronoligjie të ngjarjeve, përbën sfidë në vete.
 
Cili është botimi tjetër i rradhës? Na tregoni më tepër për veprat e tjerat letrare tuajat.
 
Qemajl Krasniqi: Në fakt ky është libri im i parë, por edhe në këtë rast unë jam bashkautor me z. Limani. Deri më tani kam fituar tri herë konkursin letrar “Flaka e Janarit”, aktivitet ky vjetor në komunën e Rahovecit, ku unë jetoj e punoj. Kjo më ka dhënë kurajë që të provoj të shkruaj vepra më serioze. Aktualisht kam një numër të konsiderueshëm të poezive, që mbase në një të ardhme të afërt mund të shohin dritën e botimit, si dhe një roman bazuar në ngjarje të vërtetë. Nuk mund të them me saktësi se kur do të arrij ta botoj, por gjithsesi ka kohë që po merrem me këtë roman.

Njëkohësisht po punoj në një monografi për dëshmorin e kombit Nesimi Elshani, i cili konisderohet si një ndër luftëtarët më të stoik të çështjes shqiptare. Ai qe vrarë më 27 janar 1990 nga forcat serbe në fshatin Brestoc, ndërsa jeta dhe vepra e tij janë trajtuar shumë pak, krahasuar me përpjekjet e tij heroike për liri dhe bashkim. Planifikoj që libri ta shohë dritën e botimit në pranverën e viti që vjen.

Cili është krijimi juaj i parë dhe çfarë moshe keni patur?

Qemajl Krasniqi: Kam qenë në klasën e gjashtë të shkollës fillore kur e pata shkruar poezinë e parë dhe ajo poezi qe botuar në revistën letrare për fëmijë që botohej në atë kohë në Kosovë. Ky ishte momenti kur letërsia u bë fusha ime e preferuar dhe më pas i jam qasur studimit dhe leximit. 

Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj letrare dhe publicistikë?

Qemajl Krasniqi: I jam përjetë mirënjohës djalit të xhaxhait tim Islam Krasniqi, i cili më pati motivuar që të merrem me letërsi. Ai kishte qenë i burgosur politik në fund të viteve ’70 dhe më pas kishte studiuar Gjuhë dhe letërsi shqipe, por pa arritur të përfundojë studimet për shkak të etiketës “nacionalist dhe irredentist shqiptar”, që i kishin vënë komunistët e asaj kohe. Në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës ai ra dëshmor dhe ai mbetet motivi im për letërsinë. Besoj se në këtë mënyrë po e përmbush edhe një dëshirë dhe obligim moral ndaj tij.

Cili libër/autor që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse?

Qemajl Krasniqi: “Martin Iden” nga Xhek London. Kam përshtypjen sikur në këtë roman janë përmbledhur të gjitha veset dhe virtytet njerëzore, ngritjet dhe rëniet e individit në shoqërinë e konsumit, ku vlerat humane llogariten me para. Personazhi i librit e sfidon realitetin dhe në fund ngadhënjen tragjikisht. Çfarë ironie?!

Çfarë pasione dhe qëllime të tjera keni në jetë?

Qemajl Krasniqi: Pasioni im mbetet libri – leximi dhe krijimtaria. Më duket se asnjëherë nuk më mjafton koha për këto dy gjëra. Më duket sikur nuk do të arrij asnjëherë të lexoj aq sa do të doja dhe aq më keq, nuk do të mund të krijoj aq sa do të dëshiroja.

Çfarë temash ju interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja?

Qemajl Krasniqi: Temat e preferuara për mua janë ato tema që mund t’ju shërbejnë njerëzve për të jetuar më njerëzishëm dhe më virtytshëm. Dëshiroj të merrem me tema historike dhe me personazhe realë, duke synuar t’ju rrëfejmë jetën e vështirë dhe të rrezikshme të shqiptarëve nën sllavët. Ishte një histori tragjike që po vazhdon të prodhojë pasoja negative për krejt kombin shqiptar dhe brezat e ardhshëm nuk duhet ta harrojnë të kaluarën dhe sakrificat e mëdha që shqiptarët në ish-Jugosllavi kanë bërë.

Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot?

Qemajl Krasniqi: Letërsia po përjeton fatin e njëjtë ashtu si edhe shumë fusha jetësore. Kemi një vërshim të letërsisë të krijuar në shpejtësi, respektivisht të portaleve informative, që nuk udhëhiqen nga parime e rregulla të njohura tradicionalisht. Njerëzit siç duket preferojnë të lexojnë libra xhepi dhe që nuk kërkojnë vëmendje të madhe për t’i kuptuar. Pra, libra të thjeshtë dhe që ndërlidhen me politikën. Kjo për faktin se shumë njerëz e shohin të ardhmen dhe rehatinë në politikë, apo dëshirojnë të përfitojnë nga politika. Megjithatë, vazhdon krijimi i veprave të mira dhe që mund të nxisin dëshirën për të lexuar e shkruar.

Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve?

Qemajl Krasniqi: Nuk kam shumë për të thënë në këtë pyetje, por nganjëherë ju hedh një sy krijimeve të mia të mëhershme dhe gjithnjë më duket se nuk e kam bërë gjënë e duhur. Është kjo ndiesi që më bën të jem më i kujdesshëm në synimet e mia jetësore rreth krijimtarisë letrare. Megjithatë, do të vazhdoj të provoj të shkruaj. 

Çfarë e bën të suksesshme një shkrimtar?

Qemajl Krasniqi: Ka aq shumë libra dhe shkrimtarë që i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të  jenë aktual edhe nëse veprat janë krijuar qindra vjetë më parë. Mendoj se të jesh i suksesshëm si shkrimtar nuk do të thotë vetëm të të shiten librat por edhe të mbijetojnë në kohë. Pra, janë veprat dhe shkrimtarët që konsiderohen universal dhe që njerëzit i lexojnë me ëndje edhe sot, duke marrë ende mësime të dobishme.

Ku mund të blihet libri, në treg, shtëpia botuese dhe linqet online?

Qemajl Krasniqi: Librin “Fshati i vrarë” është shtypur në numër të kufizuar dhe po e shpërndajmë falas, sepse konsiderojmë se më e rëndësishme për këtë fazë është të mësohet e vërteta për Krushën e Vogël dhe tragjedinë njerëzore. Më pas do të provojmë ta ribotojmë e pastaj të shohim, si dhe dëshirojmë që ta përkthejmë në anglisht dhe gjermanisht dhe ta hedhim në internet. Vetëm në këtë mënyrë mendoj se do ta përmbushim syninim tonë. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Art Muza”, ndërsa është shtypur në shtyprshkronjën “Xprint” në Prishtinë.

Na flisni më shumë që qytetin nga vini, ku jetoni tani, jetën dhe disa nga veprimtaritë e tuaja.

Qemajl Krasniqi: Unë jetoj në Rahovec, rajon që është i njohur për prodhime të bollshme e cilësore bujqësore. Hardhia e rrushit është kultura më e lashtë dhe mendoj se aty ku kultivohet rrushi mund të gjenden shumë njerëz me shpirt artistik dhe shumë mikrpitës. Njerëzit janë të vyeshëm dhe shumë të lidhur me tokën. E duan tokën dhe gratë, sa lënë edhe kokën. Pra, njerëzit e kësaj ane janë të dëshmuar edhe për atdhedashuri. Aktualisht punoj në administratën civile dhe merrem me çështjet e të rinjve, duke provuar të kontribuoj në pasurimin e jetës shpirtërore të të rinjve të këtij rajoni.

Ju falënderoj për shprehjen e interesimit tuaj për të mbështetur krijuesit e rinj, sepse kjo do të thotë edhe inkurajim. Ju faleminderit! 

Filed Under: Interviste Tagged With: "Fshati i Vrarë", Ermira Babamusta, me vlera historike, një vepër

Shefi i shefave

December 26, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Distanca midis udhëheqësit dhe të udhëhequrit rriten vazhdimisht duke vendosur gishtin mbi kontradiktat flagrante të cilat ekziston në partitë e pjekura, midis deklaratave demokratike dhe qëllimet ku oligarkizmi konkret rritet. Prandaj, mund të thuhet se organizata (subjekti) përbën saktësisht burimin prej të cilit rrymat konservative burojnë në rrafshin e demokracisë, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese që e bëjnë atë të panjohur. Periudha bashkohore me raste nuk karakterizohet nga argumentat sociale që ndikojnë në zvogëlimin e individualizmit. Një grup i përbashkët mund të ketë distancë gjeografike, politike, historike, konstitucionale dhe demokratike por kjo nuk i pengon ata të mos bashkëpunojne mes tyre. Elementi imperativ mund të shërbeje si vullnet i një kombi por mund të rezultojë edhe arbitrar, mundësia e vazhdueshmërisë është kompatibiliteti me idene e superioritetit në origjinën e një kontrate sociale të revokueshme. Nga aspekti personal palët shpesh bazohen në mbrojtjen e inferiorëve të akorduar nga një njeri i fortë. Është e vërtetë se njerëzit që u kanë dhënë emrat e tyre lëvizjeve të ndryshme kombëtare janë personifikuar ndryshe nga idetë dhe dispozitat me të cilat partitë frymëzohen, udhërrëfyesit me të cilët ata veprojnë, operohen përmes kursit të evoluimit të tyre. Duhet pranuar se kur partia merr emrin e liderit të tij është duke mbajtur një përgjegjësi të madhe sikurse bariu për delet e tij. Ekziston nje analogji mes partive politike dhe rendit monastik, sekteve religjoze. Yves-Guyot na rikujton se përkatësia individuale me partitë politike vepron sipas rendeve monastike dhe religjoze. Nëse udhëheqësi ushtron ndikimin mbi ithtarët e tij që me cilësi aq të habitshme që si duket mund të quhet një shef karizmatik dhe ky lloj shefi merr forma të ndryshme. Avantazhi i partive karizmatike mbi partite tjera me një program të definuar mirë dhe interesant shpeshhere është i rrethuar nga entuziazmi që furnizon një bazë shumë të ndjeshme. Udhëheqja mbi pikëpamjet partiake mund të sigurohet më besimin që ofron ajo. Kategoria që është e duhur për kompozimin e partive politike janë ato kategori të inspiruara nga idetë morale dhe politike në përgjithësi dhe abstrakt. Nga të gjitha ngjarjet nuk ka asnjë dyshim se politika që shpaloset është i bazuar mbi fatin dhe autoritetin e një personi që e shpalosë atë për të mirën e elektoratit. Në ato politika është e përshtatur domosdoshmëria e jetës që ata i përkasin, stoik në kuptimin e vërtetë të çdo njeriu dhe sovranitetin e njerëzve. Principet të cilat janë në kursin e funksionit në mënyrë saktësisht të kundërt nga origjinali dhe shënjestra e përgjithshme karakterizohen nga parimi i lirisë së mendimit. Çdo parti politike ka shpirtin e tij të çuditshëm, të pavarur nga rregullat dhe programet ku elektorati është i tërhequr nga ky misticizëm. Në lëvizjet grupore me ndonjë rast të veçantë çdo gjë proçedohet natyralisht dhe jo artificialisht. Fakti që njerëzit ndjekin liderin e tyre është një fenomen natyror normal. J.Rousseau ka thënë shprehimisht se asnjëhere nuk ka ekzistuar një demokraci e vërtetë dhe asnjëhere nuk do të ekzistojë. Jeta politike e kombeve të zhvilluara autorizon për të pohuar se tendenca përmes konstitucionit oligarkik themelohen domosdoshmëritë historike kundrejtë ironisë së fatit, ligjet historike nga të cilat shoqërite më moderne demokratike me partite më të avancuara nuk janë në gjendje tu ‘ikin’ aporive. Duke u dhënë te lideret, punëtorët krijojnë me duar e tyre mjeshtërit e rinj që kanë në parim dominimin e superioritetit teknik dhe intelektual në aftësitë për të kontrrolluar masat dhe ekzekutimin e urdhërave të lidereve. Mekanizmi i partive ofron ‘punëtorëve’ falë pagesave të shumta dhe honorareve që i kanë në dispozicion një mundësi për të bërë karriere, një gjë që ushtron te ata një terheqje e madhe. Thirrja politike bëhet e komplikuar dhe rregullat e legjislacionit social shumëfishohen që është i imponuar te drejtuesit e partive politike, një ekzistencë gjithnjë e më profesionalizuar, bazuar në një njohuri (jo dije) vazhdimisht zgjeruese, rutinë, dhe nganjëherë finesë delikate. Ideja e veçantë politike e lidhur me partinë i bën pasuesit e saj t’i mohojnë përkrahësve të të gjitha idealeve të tjera politike dhe sociale aftësinë e thjeshtë të ndjenjes patriotike. Vlerësime të tilla të vlerës nuk janë vetëm produkte të taktikave dhe mjeteve të shfrytëzimit të fuqishëm të vetëdijshëm e të pamatur, por ekuacionin më të sinqertë të idealit politik, konceptit të partisë në të cilin atdheu është i bashkuar me disa ideologji, filozofi etj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Shefi i shefave

ARIZONA, KONCERT PER FESTAT E FUNDVITIT

December 26, 2017 by dgreca

1 Lulzim Mulliqi

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Meqe jemi ne prag te festave te fundvitit,sikur edhe shume veprimtari te ndryshme komunitare ne kete periudhe koincidojne ne harmoni me atmosferen festive ne pritje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Komuniteti shqiptar i Arizones viteve te fundit po kremton ne menyre te nduarnduarta festat tona kombetare si dhe ato te tradites shqiptare te trashegura neper breza dhe gjenerata te ndryshme.Keshtu disa jave me pare,shqiptaret e Arizones permes dy koncerteve te shfaqura njeri nga Albo  Party,s Arizona dhe tjetri nga Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” kremtuan ne menyre dinjitoze diten e Pavaresise se Shqiperise,apo te njohur ndryshe si Dita e Flamurit.Bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes jane mjaft te inkurajuar per te krijuar nje atmosfere sa me te gezueshme per festat e fundvitit.Gjithashtu ata jane mjaft te apasionuar pas koncerteve te muzikos sone te larmishme popullore shqiptare.Ne kuader te ketij komuniteti dallojne me iniciativen e tyre individe te apasionuar ne organizimin e veprmitarive te ndryshme kulturore per nder te festave te ndryshme veprimtare si dhe instrumentiste te ndryshem, qe kane kontribuar drejtpersedrejti ne nje varg te aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare.

Kesaj radhe nje koncert festiv per nder te festave te fundvitit ne shtetin e Arizones do te organizohet me nismen e instrumentistit te mirenjohur,Murat Rama.Ne kete koncert festiv pritet te paraqitet ne skene para mergimtareve tane kengetarje e re dhe e talentuar nga Shqiperia,Driselda Kanina e cila do te shoqerohet nga instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Bardhi Leka.Ky koncert festiv do te organizohet me daten,31 dhjetor ne Georgie,s Diner,Fountain Hills ne Arizona.

Cmimi i biletes per te rritur do te kushtoje 70 dollare,ku do te jene te perfshira edhe meny te pasura nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe hyrja per femije eshte gratis.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Koncert fundviti, Lulzim Mulliqi

SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME

December 26, 2017 by dgreca

1 skenderbeuLIBRI FRANCEZ I 1553 : SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME QË NGA JEZU KRISHTI E DERI TE HENRI II I FRANCËS/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor 2017/

Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar :

1 shkrimi scanderbeg

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Bebja, MË TË FAMSHME, SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT