• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

VAJTONI FATZEZA NANA PALESTINEZE!

January 30, 2018 by dgreca

 Steward M.Patrick, i Council on Foreign Affairs, u shpreh: ”Unë mendoj se ky vendim ashtë nji plagë e randë per ne, e vetë-shkaktueme, dhe plotësisht e panevojshme, nji diplomaci jo-profesionale nga ana e SHBA-së…/

 48 Repishti

Opinion nga  Sami Repishti */

Ridgefield, CT.- Me 6 dhetor 2017, Presidenti amerikan D.J.Trump, me nji akt unilateral, arrogant dhe plotësisht i ndërgjegjshëm për mosaprovimin e aleatëve tradicionalë të Amerikës, deklaroi se SHBA do të njohë qytetin e shenjtë të Jeruzalemit për tre besimet monoteiste si kryeqytet të Shtetit të Izraelit.

  Ky akt ashtë nji tërheqje nga konsensi ndërkombëtar 50 vjeçar mbi statusin e Jeruzalemit. Akti turbulloi politikën botënore, dhe kontribuoi në izolimin e SHBA-së. Për ma tepër, Z. Trump përmbysi dekada të politikës së Amerikës me vendimin mbi Jeruzalemin, dhe randoi shumë aspektin emocional të problemit, që ka trazue marrëdhanjet izraelite-palestineze që nga lufta e vitit 1967, kur Izraeli okupoi të gjithë qytetin, shkruente gazeta The NY Times e datës 22 dhetor 2017.

  Me nji akt kolektiv sfidimi të hapët ndaj Washingtonit, Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së, me 128 vota në favor (tue përfshi edhe Shqipërinë), 9 kundra , 35 abstenime dhe 21 “në mungesë”, kërkoi që SHBA të tërheq vendimin e datës 6 dhetor 2017, me deklaratën mbi statusin e Jeruzalemit, nji qytet i kontestuem nga dy palët.

   Shumë vende të OKB-së gjykuen vendimin amerikan si nji “largim” nga praktika e zakonshme, që konsideron shumë rezoluta të OKB-së që nga viti 1967 në lidhje me këte problem, të kenë fuqinë e ligjit ndërkombëtar. Këto shtete kanë paralajmërue se statusi i Jeruzalemit ashtë “i pazgjidhun”, se deklaratat e sovranitetit nga Izraeli nuk janë të vlefshme (“null and void”) dhe se problemi duhet të zgjidhet me negociata në mes të Izraelit e Palestinezve.

   KM B.Netanyahu i Izraelit, në nji mesazh në Facebook thotë: ”Izraeli hjedh poshtë këte Rezolutë të papranueshme. Jeruzalemi ashtë kryeqyteti i jonë. Gjithëmonë ka  qenë, dhe gjithëmonë do të jetë”. Shumë shtete miq tradicionalë të Amerikës e paraqiten voten e tyne si ruejtje e pozitës së përcaktueme nga Rezoluta e UNSC e vitit 1967 – për ndryshim. “Sot, ashtë ma e randësishme se kurdoherë ma parë me u mbledhë si bashkësi ndërkombëtare për rreth parametrave të arrituna në procesin për paqën” deklaroi ambasadori francez François DeLattre, tue shtue:”Kursi që ndjekim ne, përfshinë edhe Shtetet e Bashkueme, ashtu si jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për rolin e veçantë dhe influencen (amerikane) në këte  problem”.

  Nji diplomat veteran amerikan, Steward M.Patrick, i Council on Foreign Affairs, u shpreh: ”Unë mendoj se ky vendim ashtë nji plagë e randë per ne, e vetë-shkaktueme, dhe plotësisht e panevojshme, nji diplomaci jo-profesionale nga ana e SHBA-së… Në këte rast ajo që ngjau ashtë nji qendrim që ndryshoi  rranjësisht rregullat e lojës së pranueme nga bashkësia ndërkombëtare. Akoma ma shumë, unë mendoj se simbolizon nocionin e vetë-dështimit që për SHBA-në ashtë:”ose si them unë, ose dil përjashta!” (The NYTimes, 22.XII.2017) (Për këte arsye, dhe vetëm për këte arsye, vota pozitive e Shqipërisë për Rezolutën në OKB-në ashtë korrekte).

   Efektet e vendimit amerikan për Jeruzalemin lëkundin edhe bazat e diskutimit të pandërpremë të rrymave politike në Izrael: dy shtete të ndame e të pavaruna, ose nji shtet i përbashkët izraelito-palestinez me të drejta të barabarta për të dy palët. Problemi komplikohet kur Izraeli ngulë kambë për “nji shtet hebraik e demokratik”. Kështu krijohet nji situatë ku në nji shtet të vetëm paraqitet “rreziku demografik”. Mbas dy-tri dekadash palestinezët me shumë fëmijë do të ishin shumica, dhe do fitojshin të drejtën me administrue shtetin izraelit. Kjo don të thotë “vdekja e andrrës zioniste” për “nji shtet izraelit”, dhe do të bahej “nji shtet demokratik” si të gjithë shtetet tjera të botës. Kjo, beson shumica, ashtë e papranueshme për izraelitët.

   Në nji Editorial të fletores prestigjioze, The NYTimes, 9 janar 2018, analistja Michelle Goldberg thekson se vendimi amerikan nuk merr parasyshë vuejtjet e popullit palestinez, për të cilët politika amerikane nuk shqetësohet shumë. Ky qendrim rrezikon me shkatërrue definitivisht shpresën e fundit që mbetet për  zgjidhjen e “dy shteteve”. Ajo shkruen: ”Kur fillimisht, Administrata (amerikane) njoftoi planet me transferue Ambasadën Amerikane (në Jeruzalem) ajo spjegoi se nuk prejudikonte statusin e Jeruzalemit në nji marrëveshje paqësore finale. Por Palestinezët dhe Izraelitët njilloj kuptuen se Z. Trump po i jepte Qeverisë së Izraelit “carta bianca” me vazhdue okupacionin e territorit palestinez”(me vendbanime të reja izraelite).

   Menjiherë mbas lajmërimit të Z. Trump, Komiteti Qendror i Likud Party kaloi nji Rezolutë që kërkon aneksimin nga Izraeli i të gjitha vendbanimeve izraelite në Bregun Perendimor. Parlamenti izraelit kaloi edhe nji Amendment me të cilin kërkohet nji “super-shumicë” nga Parlamenti kur bahet fjalë me dorëzue sovranitetin izraelit të cilësdo pjesë të Jeruzalemit, tue ba kështu përfundimin e nji paqe me Palestinezët krejtësisht të pamundun.

  Nga ana palestineze ky gjest i Z. Trump u konsiderue si “vrasja e mundësisë për nji marrëveshje në mes të dy palëve”, deklaroi udhëheqsi palestinez Mustafa Barghuti, ”dhe i bamë me qellim”. Ish këshilltari i Presidentit Trump, Steve Bannon, e cilësoi “vendimin” si “kumbonë e vdekjes për aspiratat palestineze”. Ai vazhdoi: ”Na e dijshim ku na shpie kjo rrugë. Le të marrë Jordania ‘Bregun Perendimor’ dhe Egjipti ‘Rripin e Gazës’”. Edhe kjo, shikohet nga ekspertët si “e pamundun”. Zgjidhja
“nji shtet të perbashkët” ku palestinezët të kenë të drejta të barabarta ashtë e papranueshme për Izraelin; me të drejta të kufizueme ashtë e papranueshme për palestinezët. Krijohen kështu konditat per nji shtet izraelit me rregjim “apartheidi”.

   Do ta pranonte diaspora izraelite dhe partitë demokratike liberale të Izraelit nji “gjendje apartheidi”? Sepse “apartheidi” për Izraelin do të ishte vdekje morale, shumja e idealit izraelit për krijimin e nji shteti pishtar i lirisë dhe demokracisë në botë, shembull për të gjithë kombet e botës.

   Nga ana palestineze reagimi ka qenë i shpejtë dhe i  premë. “Marrëveshja e Oslo-s”(“The Oslo Accords and the Israeli-Palestine Peace Process, 1993) që njohu ekzistencën e dy grupeve shoqënore me të drejtë formimi të shtetit të tyne, “u vra nga Izraeli” deklaroi udhëheqsi palestinez, Mahmud Abbas, që sulmoi Presidentin Trump për deklaratën e tij. Por ai nuk bani thirrje për përdorimin e dhunës e akte terroriste, tue lanë të kuptohet se ekziston nji shpresë palestineze për rifillim të bisedimeve. Ai shtoi: ”Me vrasjen e Oslo-s sot na jemi nji autoritet pa asnji autoritet, dhe nji okupacion pa tokë, dhe nuk do të pranojmë këte situatë.”  Dhe kur Presidenti Trump kercënoi se do të këpuste ndihmën për palestinezët në se ata vazhdojnë bisedimet, Z. Abbas u pergjegj:”Në dreq ti dhe paratë! Ky ashtë nji moment fatal në historinë tonë. Në se humbasim Jeruzalemin, çka na mbetet neve?”

  1. Abbas i bani thirrje Këshillit Kombëtar Palestinez të bashkojë të gjithë grupet e ndame palestineze, dhe të studjohen marrëveshjet e arrituna ma parë me Izraelin, “… me ndjekë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e aprovueme që mbrojnë të drejtat tona legjitime”.

   Me 16 janar 2018, Z. Trump vendosi pakësimin e ndihmave për refugjatët palestinez për shumën prej 65 miljonë dollarë. Reagimi palestinez u konsiderue si hapi i parë në “përpjekjen me nënshtrue” autoritetet palestineze ndaj presionit amerikan. Perfaqsuesja palestineze, Zonja Hana Ashraf u shpreh: ”Përsëri, Qeveria e SHBA-së tregon bashkëfajsinë e saj me okupatorin izraelit në përpjekje me heqë nga tryeza edhe nji tjetër faktor  permanent të shtetit tonë”.

   Për me  randue edhe ma shumë këte situatë deshpruese për palestinezët, shtypi ndërkombëtar njofton se “kaseta manjetofonike që përmbajnë bisedime zyrtarësh egjiptianë, tregojnë se shtetet arabe kanë parapranue në heshtje vendimin e Presidentit Trump për Jerusalemin. “Njilloj si vëllaznit tonë arabë, Egjipti do të dënojë publikisht vendimin mbi Jeruzalemin”. Privatisht personaliteti egjiptian i sherbimeve sekrete, Kapiten Kholi, bani nji seri telefonatash në qendrat me influencë egjiptiane dhe mjetet e informimit, ku ai kërkoi që në vend të kritikave kundër “vendimit”, ata duhet të bindin publikun me e pranue atë…. Palestinezët duhet të kënaqen me mbajtë qytetin e humbun të Bregut Perendimor ku ashtë qendra e Autoritetit Palestinez, Ramallah. Pse ashtë Jerusalemi ndryshe nga Ramallah?” pyeti ai. Kapiteni Kholi përsëriti: ”Ne, ashtu si të gjithë vëllaznit arabë do të denoncojmë këte zhvillim. Por, mbas kësaj, punët do të normalizohen si nji realitet. Palestinezët nuk mund të rezistojnë, dhe na nuk duem me shkue në luftë. Edhe na kemi mjaft probleme në pjatën tonë, ju e dini mirë!” (7 janar 2018)

  Tri ditë ma vonë sherbimi i mshehtë i Shtetit egjiptian mohoi se ka nji emën Ashral Kholi që punon për sherbimet sekrete të Egjiptit, dhe mohoi vertetësinë e raportit të botuem në The NY Times. Njikohësisht, Presidenti egjiptian pushoi nga puna shefin e agjensisë egjiptiane të sherbimeve sekrete, nji akt tipik i diktatorëve që nuk pranojnë përgjegjsi për aktet e tyne që i turpënojnë. Dielli nuk mbulohet me shoshë…!

   Kjo dyfëtyrësi (në fakt kjo “paturpësi!”) e diplomacisë së “vëllezërve arabë” ka fye ndërgjegjen e botës së qytetnueme, ka trathëtue idealet e popullit të shtypun palestinez, dhe ka konfirmue kalbëzimin e sistemeve qeveritare arabe. (Para nji situate të këtillë, unë sugjeroj të tërhiqet antarësia e Shqipërisë nga Organizata Islamike e Vendeve Arabe si nji akt solidariteti me “viktimën”)

*****

  Në vitin 1982, unë shkuejshe në gazetën Dielli (të Bostonit):

”Breznia e ime,” të rinjtë që “u dogjën” nga zjarri i Luftës së dytë Botënore, ashtë breznia që urren luftën ma shumë se çdo brezni tjetër. Dhuna,, padrejtësia, shtypja e gjithëherëshme dhe vdekja e gjithëkahshme rreth e rrotull nesh  u banë, në ato vite të turbullta, shkolla e jetës sonë djaloshare. Prindët që vuejshin, shokë që ekzekutoheshin, fqinj që zhdukeshin pa lanë gjurmë, mësues qe burgoseshin, torturoheshin, e të tjerë akoma ma guximtarë që vriteshin në fushën e nderit, në luftën pa kompromis për liri kombëtare e dinjitet njerezor.

  Kështu vdiq im atë mbas nji keqpërdorimi brutal që pësoi nga policia fashiste italiane. Kështu vdiq kushërini i im 17 vjeçar, që humbi pa lanë asnji gjurmë në rrugën drejt kampit nazist Mauthausen. Kështu humbën shumë shokë të lagjes dhe të shkollës që luejtën së bashku me mue, e që së bashku me mue u arsimuen në liceun e qytetit tonë të lindjes, në Shkodren legjendare…Shqipëria u vesh në zi!

   Ma vonë, vdekja e tyne filloi me marrë përpjestime të reja, të përgjithëshme dhe monstruoze, me zbulimin e krimeve të fashizmit në Europë e Azi. Atëherë u pa i qartë rreziku i madh që kishte mbështjellë botën tonë të vogël në Shqipëri, dhe atë të madhe jashtë vendit tonë. Kur në rrugët e qytetit tim dollën për të parën herë e për të gjithë me pa nanat e gratë e motrat e viktimave të panumërta të veshuna me të zeza, filloi me u shpalosë madhësia e tragjedisë gjashtëvjeçare të Luftës së Dytë Botënore…..

   Tregimet e kampeve naziste nga ata që mbijetuen, u banë subjekte të jetës së përditëshme për të gjithë, sidomos për ne të rinjtë. Çfarosja në masë me uri, punë të randa e pushkatime në masë, e sidomos zbulimet e sistemit të krematoriumeve na lanë pa gojë e për shumë kohë, si në mosbesim të ultësisë njerëzore në përpjekje me shnjerëzue njeriun. Në këte kuadër friksues, persekutimi masiv, i qellimshëm dhe sistematik i izraelitëve, i romëve, i kombeve sllave delte në shesh si dukunia ma çoroditëse e të gjithë kësaj veprimtarie që me gjithë largësinë e saj, dukej sikur njolloste çdonjenin nga ne, edhe të pafajshmin, pothuejse edhe viktimën e persekutueme që nuk përfundoi në furrat djegëse, ose para skuadrës së ekzekutimit. Poshtë, shumë poshtë ra njeriu në ato vite në përleshje me Satanin…. para nji bote që ruejti heshtjen!

   Shkatërrimi i botës së vjetër u shoqënue me dhimbjet e forta të lindjes së botës së re që pritej ma padurim, Ndoshta, dështimi ma i randë i mbasluftës ra mbi kurrizin e nji populli që jetoi pa emën, e emni i të cilit ma vonë u ngjall bashkë me atë të tokës që banoi me shekuj, e që ngjarjet e mbasluftës e vunë përsëri në qendër të interesimit botënor: populli palestinez!

  Në Shqipërine tonë të shkatërrueme nga lufta, vendin e së nesërmeve plotë kangë e zuni vaji e dnesa e legjoneve të pambarim të burgosunëve të rij që rifilluen kalvarin e këputun përkohësisht me fitoren e majit 1945. Terrori i “luftës së klasave” tregoi fëtyrën e tij të vertetë. Lufta të reja, në emën të së resë premtuese, u banë varri i ushtrive të çmenduna e të urituna që nuk kishin çka me fitue nga përleshjet që kurrë nuk kuptuen: feja kundër fesë, ngjyra kundër ngjyrës, lindja kundër perendimit. Te na, shqiptari i kuq vrau shqiptarin pa ngjyra: katërdhetë e pesë vjet pa ndërpremje, pa mend, pa zemër, pa mëshirë. Na, mbijetuem!

   Miljonët e izraelitëve që shpëtuen nga çfarosja u betuen me gjetë nji vend për vehte e për fëmijtë e tyne. Vendosmënia e guximi i tyne u kuptuen mirë, për të parën herë mbas dy mijë vjetësh jete endacake (“the wandering Jew!) të shoqënuem me vuejtje, përbuzëje e persekutim. Pesha e fajit të pranuem ndryshoi shumë zemra njerëzore. Vala e simpatisë u rrit çdo dite e ma shumë, e mundësoi për viktimët e mbasardhësit e tyne me pasë nji vend që quhej “atdhe”, nji shtet që i mbron e i përfaqson, nji shoqëni që nuk i përbuzë, por i vëllaznon në përpjekjet e tyne të përbashkëta me rindertue folenë e humbun njizet shekuj ma parë. Sot, mendimi e puna e tyne janë kunorëzue me nji sukses të jashtëzakonshëm!

   Por ekzodi izraelit kah “toka e premtueme” nuk mbushi nji boshllek në hapësinë! Atdheu i ri, shteti i ri, shoqënia e re izraelite çvendosi banorët autoktonë që të frikësuem, të kercënuem dhe të mashtruem me premtime boshe lanë votrat e tyne mijëvjeçare. Vargjet e gjata të mjeruemësh, çveshë e zbathun, morën rrugët e mërgimit zemër-plasës. Kështu u krijue armata tremiljonëshe e refugjatëve palestinez, e kampet e tyne, me tenda e pa shtëpi, me frikë e pa shpresë, me vuejtje e pa të ardhme që premton. Kujtimi i trollit të lëshuem e ndjenja e dëbimit që i la pa plang, pa shtëpi, ushqeu për ma shumë se shtatëdhjetë vite të pambarim shpresën e kthimit bashkë me deshprimin që ngjallë sjellja neveritëse e nji bote të shurdhët.

   Sa herë që shoh në perden e televizionit, ose lexoj në faqet e gazetave, kuptoj shkaterrimin masiv e vdekjen e gjithëmbarëshme që mbjellin luftat në mes të shtetit të Izraelit dhe “refugjateve palestinez”, dhe më duket sikur nji pjesë e mirë e njerëzimit në vehten time avullohet, që të mos kthehet përsëri. Çdo ditë ndiej vehten ma pak njeri, ma pak të lirë, e ma pak të aftë me folë e me veprue. Kjo ndjenjë pamundësie që më rrethon, e më mundon, bahet edhe ma e dendun kur jam koshient i faktit se ndihma, përkrahja, e tashti edhe cinizmi i vendit ku jetoj- i Amerikës që predikon!- ka kontribue në nji mënyrë të dukëshme, e të pafalëshme, që të bahet e mundun tragjedia e sotme palestineze.

    Në mbrendinë time o vëlla, o motër palestineze, viktima që vueni sot pa faj, e ndjenj vehten fajtor…e kërkoj të falun!

  Më kujtohet viti 1980 kur ushtria izraelite arriti para portave të qytetit Bejrut, Liban. Nji officer i naltë izraelit, në frontin e luftës, u gjet , ne distancë 100 metrash, para nji “ushtari !” palestinez 14 vjeçar, i armatosun e i gatshëm me hapë zjarr. Oficeri u trondit, uli armën e tha:

   “ Jo! Ky …. nuk ashtw anmiku  im…nuk ashtë anmiku i im!”

   Poeti arab Halil Havi vrau vehten nga dëshprimi që ndjeu kur dëshmoi “heshtjen e madhe” të botës para tragjedisë monstruoze në kurriz të popullsisë së pafajshme palestineze. Havi! O poet guximtar! Ti nuk duhesh vajtue, por le të thuren për ty lavditë e kangët e breznive të ardhme. Ti u tregove burrë! Por vajtimi të mbetet për ne, për te gjithë ne, që në qetësinë e jetës sonë te përditëshme, shikojmë shpalosjen e tragjedisë palestineze në perden televizive.…sikur të ishin lojnat olimpike!

   Në konfliktin e fundit para tri vjetësh, nga rreth 1.500 viktima palestineze, 495 kanë qenë fëmij nën moshën 14 vjeçare. E përsëri, harrojmë skenën zemër-coptuese të të çjerrunës nanë palestineze, që në gjuj, e me krahë të hapun, përsëritë para ushtarëve të heshtun izraelitë:

    “Pse më vratë të dy fëmijtë e vegjël, o ju dalshin të dy sytë e ballit?”

    Jo! Kjo…nuk ashtë bota e ime,…. nuk ashtë bota e ime!

———————————————————————————————————-

* Dr.Repishti, autor i studimit “Jews in Albania-A Story of Survival” (New York: 2000) ashtë aktivist për të drejtat e njeriut.

Filed Under: Analiza Tagged With: NANA PALESTINEZE!, Sami repishti, VAJTONI FATZEZA

Kosova pret nga BE sinjale të qarta drejt integrimit

January 30, 2018 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Vjenë, në konferencën ndërkombëtare dyditore dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Evropës që organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Austrisë, me moton “Go West – Western Balkan”/

2 Minist e Drejtsi Vjene

PRISHTINË, 30 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Procesi i Integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës si dhe vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe krijimi i një ekonomie funksionale të tregut.

1 Mins e Drejt Vjene

Kështu deklaroi sot në Vjenë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në konferencën ndërkombëtare dyditore, dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Evropës që organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Austrisë, me moton “Go West – Western Balkan”.“Besoj që institucionet e BE-së, do të vazhdojnë të bëjnë për perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme”, ka theksuar ministrja Hoxha, duke shtuar se për Kosovën, rruga është e qartë, anëtarësimi në BE me besimin se Bashkimi Evropian duhet të përqendrojë politikën e jashtme në procesin e zgjerimit.

“Politika e zgjerimit të BE-së, duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme. Ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. Konsideroj se në këtë fazë, uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”, ka theksuar ministrja Hoxha, citon njoftimi i dërguar nga Vjena.

Në këtë proces ka shumë sfida dhe mundësi, theksoi ministrja Hoxha, duke vënë në pah se institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara për Kosovën.

“Më lejoni të theksoj angazhimin e qeverisë së Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me axhendën evropiane, duke përfshirë dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe lehtësimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.

“Ne presim që Kosova të jetë gati në të njëjtën kohë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në. Perspektiva e BE-së duhet të shihet në të njëjtën mënyrë për tërë Ballkanin Perëndimor. Kosova nuk është ndryshe nga shtetet tjera dhe planet e zgjerimit duhet të përfshijnë Kosovën. Qytetarët e Kosovës shpresojnë të jenë pjesë e familjes së BE-së. E vetmja mënyrë që rajoni të jetë i qëndrueshëm është përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në një paketë në planet për zgjerim. Kosova nuk duhet të jetë e izoluar apo e ndarë nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja Hoxha.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, ministrja Hoxha po merr pjesë edhe në cilësi të panelistës dhe tryeza të diskutimeve dhe punëtorive, dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe perspektivës së zgjerimit në vendet e Ballkanit perëndimor./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: drejt integrimit, Kosova pret nga BE, sinjale të qarta

Kosova në takim të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste

January 30, 2018 by dgreca

-Njohja reciproke e diplomave dhe zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, disa nga çështjet e ngritura/

1 Kosova diplomaciPRISHTINË, 30 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Është zhvilluar sot në Trieste, Itali, takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6,  Gazmend Abrashi.
Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e  diskutuara në këtë takim.
Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës,bën të ditur njoftimi dërguar nga Trieste.
Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, në Trieste, takim të 6 vendeve, të Ballkanit Perëndimor

Viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!

January 30, 2018 by dgreca

PDIU deklaratë për bisedimet Bushati-Kotzias: Urojmë të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!
1 PDIU2Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” nëpërmjet një deklarate për shtyp kërkojnë të thuhet hapur dhe ditës për diell se çfarë është biseduar mes Tiranës dhe Athinës për Çështjen Çame, Marrëveshjen e Detit dhe gjithë problematikat që ka mes dy vendeve. Sipas PDIU qeveria shqiptare duhet të informojnë se çfarë u fol me palën greke, teksa shpreh gatishmërinë t’i tregojë Kotzias se Çështja Çame ekziston, madje duke organizuar protesta të fuqishme.

Më poshtë, deklarata e plotë e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”:

Kemi ndjekur me shumë vëmendje takimet për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Për Çështjen Çame ka një ligj të Kuvendit të Shqipërisë që në vitin 1994 për njohjen e 27 Qershorit si Dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.

Parlamenti i Shqipërisë e ka përcaktuar qartë, pa ekuivoke si Genocid atë çka ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë.

Po ashtu, ka dhe një rezolutë të miratuar në vitin 2012 për Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, detyruese për çdo qeveri.

Të gjithë forcat kryesore politike e kanë në program zgjidhjen e Çështjes Çame si çështje e të drejtave të njeriut.

Madje, theksojmë se forcat kryesore në vend kanë propozuar dhe projekt-rezoluta, ku kryeministri do raportonte çdo gjashtë muaj për ecurinë e zgjidhjes së Çështjes Çame.

Komisioneri Han një vit më parë inkurajoi, në mënyrë të drejtpërdrejtë, zgjidhjen në tryezen e bisedimeve shqiptaro-greke të Çështjes Çame.

Ministri i Jashtëm grek deklaroi se Çështja Çame nuk është pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve dhe ajo nuk ekziston.

Ministria jonë e jashtme është paqartë në verbin e saj publik për çka ka biseduar për Çështjen Çame.

Kërkojmë publikisht nga Kryeministri dhe Ministria Jashtme të informojnë shqiptarët dhe në veçanti ata çamë – për ecurinë e bisedimeve për një nga çështjet më të ndjeshme për mbi 300 mijë qytetarë të tyre, të cilët presin që autoritetet shqiptare të trajtojnë me detyrim kushtetues e reciprocitet zgjidhjen e kësaj çështje, ku u masakruan 20 përqind e popullsisë dhe 80 përqind e saj u shpërngul në një pastrim etnik të paparë në Europë.

Kërkojmë nga Ministria jonë e Jashtme që duke kryer detyrim kushtetues për reciprocitet, të na informojnë për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e një përmendoreje përkujtimore dhe varrezë për mijëra pleq, gra e fëmijë çamë që nuk u vranë në luftë, por në pragun e shtëpive të tyre.

Presidenti i Greqisë në mënyrë të përsëritur kërkon respektimin e të drejtave të njeriut për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë problematikë të tillë në vendin tonë, përkundrazi në vendin e tij nuk njihet asnjë minoritet.

Ndaj, i kërkojmë ministrit të Jashtëm për reciprocitet çfarë u bisedua për kerkesën e kahershme tonën për të kërkuar dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar – popullsisë shqiptare çame që jeton sot e kësaj dite në trojet e veta në Artë, Pargë, Volë, Filat, Paramithi, Margëlliç, Gumenicë e gjetkë që politikanët shqiptarë i takojnë çdo vit, kur shkojnë me pushime në vendin fqinj e bisedojnë shqip me ta.

Kërkojmë të informohemi që bashkë me Ligjin e Luftës a është biseduar për heqjen e efekteve të ligjit të luftës që me një sërë ligjesh-pasojë, kur më i fundit është ai i vitit 1998 për kadastrat greke që pamundësojnë kthimin e pronave të grabitura me forcë.

Ne kemi besuar me durim që qeveritë shqiptare dhe forcat politike do të zgjidhnin me seriozitet e detyrim kushtetues Çështjen e bashkëkombasve të tyre çamë.

Mesa duket zotit Kozias duhet t’ia tregojmë përsëri që Çështja Çame egziston dhe shqiptarët e Çamërisë egzistojnë nga Zoti, pavarësisht se ju u munduat t’i zhdukni.

Por, duke ndjekur të gjithë hapat e duhur ligjore, padyshim dhe protestat e çdo formë tjetër të arsyeshme e demokratike, jemi gati t’iua tregojmë se Çështja Çame egziston e kërkon drejtësi europiane, por edhe çdokujt që mendon se mund ta përdorë sipas interesave të ditës apo të bëjë pazar me këtë Çështje apo çdo Kali Troje që harron që asnjë nuk mund të negociojë për ne, përveçse Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU.

Ndryshe turpi i historisë dhe jo vetëm do të bjerë mbi çdokënd që mendon se mund të lozë, të bëjë pazar apo mund ta lërë apo marrë këtë çështje.

Urojmë shumë si gjithë shqiptarët që ky të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!

Filed Under: Featured Tagged With: Bashkim Idrizi, Jo i Hamzait, Viti i Skenderbeut

PAPUNESI NE KOSOVE…

January 30, 2018 by dgreca

ME  DY  FAKULTETE  TE  KRYERA  SHKEMBEN  DEVIZA  NE  RUGE /

Rexhep Dedushaj

Nga Rexhep DEDUSHAJ – Peje/

     Kishte shume kohe e nje burr i zgjuar ma terhiqte  vemendjen per cdo dite ne rruge te Çarshise ne Peje  duke ndrruar deviza me nje kulture te rralle,ishte ky intelektuali SKENDER  ( IBISH ) KURBOGAJ.
     I lindur me 5Prill te vitit 1963 ne Shkel te Rugoves .
     Skenderi eshte i biri i lahutarit  IBISH BAJRAMIT – KURBOGAJ ( 1915- 1992 (.I Cili sic thot Dr.Zymer  Neziri  permbi nje gjysem shkulli,  nuk u nda nga lahuta.Ai u kendoi me admirim shume trimave tane epike te Levizjs Kombetare .Respekt te madh pati edhe per heronjte e koheve te vjetra te historise .U krikua lahutar ne cerdhen e rapsodeve te njohur te Shrelit …
     Femijria  e Ibishit ishte si ajo e shkrelaseve te tjere ,femijri pa femijri.Edhe familja e tij u godit keq nga fatkeqesia e madhe kombetare e dimrit 1918-19.Kur Rugova u Plackit dhe u dogj  ne zjarr ,i madh e i vogel nga soldateska kriminale serbo – malazeze….Te gjallet moren arratine e me ta edhe Ibishi i vogel.Kenga e lahutes per qendresen ia brumosi shpirtin.Qysh i ri nisi te kendoj per njeriun e kesaj toke .Kenga dhe lahuta u bene pjese e jetes se tij.As pishteti i krajlit as ai i Pasluftes II  nuk e shikonin me sy te mire.Ibishin per ate lahute ,qe e donte aqe shume .Luhutes i binte neper Rugove e ne Rrafsh te Dukagjinit ,por edhe me larg.Gjithnje behej me i forte dhe te tjeret i forconte..Fara e rezistences ishte ne kengen e tij.Ajo u jepte zemer njerzve,,,
     Ibish  Bajrami  na i la me se 50 kenge te ciklit te kreshnikve dhe shume kenge historike.Dallohej edhe si tregimtar i prozes epike legjendare qe eshte me interes shkencor sidomos per ekzistencen e mikrotoponomise kreshnike ne Rugove …
     Ibishi ishte njeri  i sinwrte,gojembel dhe i aferte me njerzit e te gjitha moshave .Ishte dashamire i madh i dijes
dhe i perparimit…( Shih .Gjurmime Albanologjike , Prishtine 1993 f.171-172.(
     Skender Kurbogaj  shkollen fillore e kreu
ne vendlindje dhe ne Peje .
      Qe nga viti 1978 deri me 1981 e kreu  shkollen .Mesimin e orientuar n e Gjimnazin , Bedri  Pejani ,ne Peje,Ndersa gjate vitit 1981-82 ishte ne sherbimin ushtarak ne Tuzell  dhe ne Sarajeve.
     Qe nga viti 1982-88 e ka kryer fakultetin Xehtaro – Metalurgjik dega e teknologjise dhe e ka fituar titullin ING.i DIPL.-teknolog Master.Sci.
     Qe nga viti 1988 -1999 ka punuar si DILER ne tregun e zi ne Peje ( Kembim i valutave (ku si rezultat eshte ballafaquar me policine e Serbise.Dhe ne te njeten kohe ishte ne Kryesine e Partise PARLAMENTARE dega ne Dardani te Pejes.Dhe ne shtepine e tij mbaheshin te gjitha mbledhjet e partive vendase.
     Ne fillim te luftes angazhohet ne UCK e Rugoves 2-3 muaj e  pas okupimit  te Rugoves sbashku me familjen kalon ne Rozhaje e me vone ne Ulqin.
     Pas luftes ,Skender Kurbogaj ka kryer KOLEGJIN E PIKTURES ne vitet 1999-2003.Te cilin kolegj e kishte organizuar JENI  JAPONEZ ku kane marre pjese profesoret nga Kosovasic ishte fv.profesori i mirenjohur universitar ISA  ALIMUSAJ dhe posedon titullin MASTER I PIKTURES .
     Skenderi qe nga viti 1983 ishte krijues i veprave pamore dhe posedon nje numer te madh te pikturave mjafte interesante.
     Ka kryer edhe shume kurse si ate te METODIKES DIDAKTIKE ,kursin e kompjutereve etj.
     Pas te gjitha ketyre pregatitjeve  shkollore  dhe si rezultat i sistemit ekonomik te dobet qe mbreteron ene e kend Kosoves Skenderi iu kethye punes si DILER ne tregun e zi ne  Peje per te mbajtur familjen shumeantareshe ( Ndrrim valutash ne rruge)
     Pra kemi te bejme me nje njeri me shume profesione e pregatitje shkollore por pa u perkulur e as dorzuar asnje minut.
     Nje malesor krenar dhe besnik e shume i vendosur per te mbetur e jetuar ne KOSOVe…

Filed Under: ESSE Tagged With: PAPUNESI NE KOSOVE..., rexhep dedushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT