• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

KOSTAQ KOTA PËR NJË SHQIPËRI ME FRYMË EUROPIANE

January 12, 2018 by dgreca

Shkruan: Msc. Albert HABAZAJ/ *

Kopertina-Koco-Kota-800x445

-dy fjalë në përurimin e librit “Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale” të autorit Harallamb Kota-

 Është kënaqësi për ne, njerëzit e letrave dhe vlonjatët kulturëdashës që të promovojmë një libër të veçantë, siç është ky i autorit të mirënjohur Harallamb Kota, nën titullin “Koço Kota – për një Shqipëri oksidentale” (Tiranë, Morava, 2017). Është kënaqësi edhe për faktin, se libra të tillë na i sjellin dhe më pranë personalitete të larta intelektuale dhe shtetërore e, bashkë me ta, edhe frymën e Rilindjes sonë Kombëtare, që Koço Kota dhe brezi i tij e mbajtën gjallë tërë jetën. Se kush është personaliteti intelektual e atdhetar i politikanit të njohur korçar e burrit të shquar të shtetit, pjesëmarrësit aktiv në krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar Kostaq (Koço) Nuçi Kotta (1886-1949) do ta njohim më hollësisht duke shfletuar e studiuar këtë libër voluminoz me 515 faqe, monografi-pubicistikë. E ravijëzon thukët profilin e kësaj figure të njohur të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX prof. dr. Bardhosh Gaçe në parathënien e librit, ku ndër të tjera thekson: “Koço Kota është një personalitet i përfshirë dhe i gjendur në zhvillimet më të rëndësishme të Shqipërisë, që nisin që në fillimin të shek. XX për të vazhduar me një temp të jashtëzakonshëm deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Fillimvitet 1900, e gjatë tre dekadave të para të shekullit të kaluar kanë qenë të mbushura me zhvillime jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, që nga Shpallja e Pavarësisë, e cila kulmoi të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë kulturore, politike, historike, shoqërore, luftarake dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare, e cila me të drejtë është konsideruar njëra nga epokat më të arta të historisë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut.” Ndërkohë, duke lexuar faqet e këtij libri me dëshmi e dokumente të panumërta, të mbeten në mendje përpjekje të tilla në fillim të shekullit XX, që njerëz si Koço Kota të marrin arsim të lartë në Europë për t’i shërbyer Atdheut. Ai rri pranë Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, duke i quajtuar ata apostuj dhe veten shërbestar të Kombit. Kështu ka ndodhur me brezin e Koço Kotës, pasi mësuesit e tyre ishin Sami Frashëri, Naimi, Pashko Vasa dhe rilindas të tjerë. Ashtu si Sami Frashëri, edhe Koço Kota e projektoi promemorien e tij “Shqipëria si duhet të jetë”, prandaj nuk reshti tërë jetën e vetë, si senator, kryeparlmentar e kryeministër të kërkonte dhe të zbatonte gjërat më të mira për përparimin e Shqipërisë.

Krahas këtyre vlerave të mrekullueshme të shpirtit të madh kombëtar, monografia e Harallamb Kotes, me ndihmesën shkencore të albanologut të njohur prof. dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshër i Madh” dhe përkujdesjen letrare të shkrimtarit dhe publicistit me e mër Albert Z. Zholi “Personalitet i shquar i Labërisë”, më ringjallën edhe disa gjurmë të Koço Kotës në Vlorë. Bisedat e ngrohta e shqipëridashëse me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin për formimin e shtetit shqiptar e qëndrimi i prerë ndaj Esat pashë Toptanit e ngrenë në lartësi nderimi emrin e tij. Ndërkohë janë titanike përpjekjet e tij e të Jani Mingës, të Salih Gjukës e Babë Dudë Karbunarës, të Hamza Isait e dritanëve të tjerë për të çelur shkollat shqipe dhe për të përfshirë si gjuhë zyrtare shqipen në administratën e shtetit.

Më bëhet zemra mal, që Koço Kota në jetën e veprimtarinë e vetë ka patur edhe mjaft miq e shokë nga Vlora e Labëria, si Spiro Jorgo Koleka, Osman Haxhiu, Myqerem Hamazaraj, Halim Xhelo, Agjah Libohova, Murat Tërbaçi, Toli Arapi e Ibrahim Abdullahu. Ishte miqësi e një shpirti të madh e të hapur atdhetar e intelektual.

Jo vetëm mbështetur në orientimin e duhur për lexuesin nga recensionet kritike paraqitëse që bëjnë me kompetencë e dashuri përgatitësit redaktori shkencor dhe redaktori letrar i librit, gjykojmë se libri i ri “Koço Kota – për një Shqipëri oksidentale” i autorit të përkushtuar e atdhetar Harallamb Kota, na shpërfaq një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare. Bëhet fjalë për një libër nga i cili ke ç’merr, ke ç’ referenca bibliografike serioze mund të shfrytëzosh e, që, sa herë e lexon, aq herë ke nevojë t’i rikthehesh për të mësuar thelbin e gjërave të reja, përparimatare e atdhetare jo vetëm të kohës kur jetoi e veproi heroi i librit. Sa herë e rilexojmë tekstin, aq më tepër bindemi, se vërtet Kostaq Kota për një Shqipëri me frymë europiane, siç ka patur rrënjët. Harallamb Kota ka bërë një libër të mirë dhe fakti që është nip i heroit të monografisë që kemi në dorë, e ndihmon e i jep krahë realizimi, por është edhe dëshira, këmbëngulja, serioziteti dhe eksperenca e tij studimore e shkrimore, që ky libër të na vijë në këtë formatim kaq cilësor. Ndërkohë ai, edhe pa qenë lab, e ka merituar me kohë dekoratën e lartë “Mirënjohja e Labërisë”, që jep Shoqata Kulturore-Atdhetare Mbarëkombëtare “Labëria”-“Nder i Kombit” për kontribute të dukshme të figurave të njohura, por jolabër. Promovimi i këtij libri në qytetin tonë, na bën më të pranishëm me kulturën historike të vendit tonë dhe personazheve me emër të saj, pasi monografi të tilla përbëjnë rrafshe të shkëlqyera të historisë sonë mbarëkombëtare. Një ndër cilësitë e shumta që Koço Kotta nuk punoi për t’u dukur është edhe fakti, që ai kurrë nuk mendonte për dekorata, por vepronte vepëm për Shqipëri qytetare demokratike. Siç e përmend edhe vatrani i nderuar Gjon Buçaj, dekorimi i patriotit Koço Kota u bë me kërkesën e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, ashtu si edhe disa patriotëve të tjerë, të cilët “Vatra” e “Diellit” shqiptar i quan “Martirët e vatrës”, sepse për një kohë të përfillshme vepruan për interes të kombit si vatranë, dhe diktatura komuniste i masakroi në mënyra të ndryshme, dikë e vrau, dikë e mbyti në tortura, ose i burgosi dhe i la të vdesin në varfëri. Por, emri i tyre diellon nga Vatra e kombit përsëri e përsëri deri sat ë bëhemi një Shqipëri oksidentale

* Studiues, poet- kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, “Petro MARKO” Vlorë

 

Filed Under: Komente Tagged With: KOSTAQ KOTA, Libri i Harallamb Kota, shkruan Albert Habazaj

NJË NACIONALIST SI ADEM GJURRA

January 12, 2018 by dgreca

Adem Gjurra, nacionalisti që u përball me fashistët,gjermanët, regjimin komunist të Tiranës dhe Beogradit/

Adem GjurraAdem Gjurra me Milicen dhe kusheririn Shaban GjurraAdemi ne Kompanine 4000Ademi ne SHBALetra e Nikolla Bethel per AdeminAdemi ne Itali ne 1967Ademi, Dalliu dhe Nerguti shoket e misionit

Jeta e antikomunistit nga Reçi i Dibrës. Rezistenca ndaj Italisë fashiste në vitin 1939, rob lufte i gjermanëve në Kretë, ku u dënua tri herë me vdekje dhe një herë më burgim të përjetshëm dhe si mundi të fitonte lirinë; përballja me regjimin komunist të Tiranës si i desantuari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, por që nuk ra në duart e tyre, edhe pse misioni ishte tradhtuar, si dhe vuajtjet në burgjet e Jugosllavisë deri në largimin në SHBA

Nga Mina HYSA/

Adem Gjurra lindi në vitin 1912 në Reç të Dibrës. Ishte i biri i Hysen (Shaban) Gjurrës e Zahide Vladit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen e mbaroi me korrespondencë rreth vitit 1931 në Peshkopi. Shkollën e nënoficerëve (të ushtrisë) e mbaroi në vitin 1932, por për arsye të mungesës së buxhetit shtetëror s’pati vend për aspirantët e rinj për t’u veshur ushtarakë. Në janar të vitit 1933, Adem Gjurra u regjistrua në shkollën e nënoficerëve të Xhandarmërisë Mbretërore me rekomandim nga oficeri Zyber Lita. Pas disa muajsh shkolle në Durrës, më shumë se 30 studentë me rezultatet më të mira u dërguan me detyrë në Shkodër për ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Aty vazhduan me mësime; teori e praktikë prej 18 muajsh, me shërbim dhe nën komandën e Xhaklin Martinit, drejtor. U diplomua me sukses, i shtati në klasë prej më shumë se 100 të diplomuarve. Fitoi të drejtën e nënoficerit të xhandarmërisë, por shteti sërish nuk kishte buxhet për rroga të gradave të reja. I bënë thirrje që të pranonte gradimin edhe rrogën si xhandar, por me detyrë të nënoficerit. Shumica refuzuan, kurse Adem Gjurra dhe rreth 30 të tjerë pranuan për të qenë në shërbim të shtetit. U dërguan nëpër rrethe të postëkomandave në të gjitha anët e Shqipërisë. Shërbeu në Malësinë e Shkodrës, Dibër, Lumë, Gjirokastër, Labëri, Dukagjin etj. Gradimet erdhën me radhë deri tek grada me e lartë, “Toger”. Postet që ka mbajtur Adem Gjurra ishin: inspektor arkive në postrreth, inspektor arkiva postëkomanda, zv.post komandë, postëkomandant, post e rrethkomandant dhe komandant zone.

Roli i Adem Gjurrës në pushtimin e Italisë në vitin 1939/

Në vitin 1939, kur Italia sulmoi Shqipërinë, Adem Gjurra e marshall Isuf Jashari me 40 xhandarë e rreth 200 civilë nga Luma e Dibra u nisën për në Tiranë. Arritën në Krujë natën dhe u takuan me kapiten Shukri Baftjarin dhe nën komandën e tij u nisën për në luftë. Pas pak orësh arritën në kala të Prezës, ku u takuan me major Çaush Bashën dhe kontingjentin e Akademisë së Burrelit.

Morën lajmin e keq se Mbreti u detyrua të linte vendin. Oficerë të lartë dhanë urdhra të Mbretit që të mos krijoheshin lëvizje pa marrë fjalë prej tij, se do të sigurohej ndihma ushtarake e materiale për kombin nga jashtë. Porosia ishte të organizoheshin fshehtas e të përgatitnin popullin për luftë sa të lajmëronte Mbreti. Adem Gjurra u kthye në vendlindje edhe thirri krerët e fiseve Reç, Dardhë, Lurë, Arraz, Arrën etj. dhe u konsultuan për veprimtari të mëtejshme. Ademi u takua me Muharrem Bajraktarin e me Cen Elezin e më vonë me kapiten ushtrie Qazim Lushën. Pas bisedës mes tyre, Ademi vazhdoi me krijimin e një rrjeti rezistence, pjesët e së cilës ishin shumë thellë e sekrete, por gjithmonë me marrëveshje me personat kryesorë të lartpërmendur. Siguruan ndihma e strehime, bukë, pak armë, morën informacion për aksionet e italianëve. Pritnin lajmin për ndihmë nga jashtë dhe rikthimin e Mbretit, por ai nuk erdhi. Ademi filloi një përgatitje. Meqë nuk mundi të duronte më gjendjen, filloi një propagandë se kishte çuar fjalë Mbreti të fillonin të dilnin në Greqi për të marrë ndihma për luftë. Ka pasur shpresë se do të gjenin ndihmë nga aleatët, nëse e kalonin kufirin.

Ikja në Greqi, dënimi 3 herë me vdekje dhe 1 herë burg përjetë/ Në nëntor të vitit 1940, Adem Gjurra u nis me 40 shokë, oficerë, nënoficerë, xhandarë e të tjerë nga vendi i takimit, Korça. E gjetën kufirin në “zjarr”. U përplasën me forcat italiane e ca shqiptarë dhe pas një lufte të fortë e thyen frontin dhe u bashkuan me ushtrinë greke e disa aleatë. Grekët i trajtuan në fillim si heronj edhe u dhanë ushqim e veshmbathje. Pas dy ditësh u erdhi një grup nga Athina dhe i morën duke u thënë se do t’u siguronin kushte më të mira dhe të duhurat për rikthimin në Shqipëri. Ky rezultoi një mashtrim, pasi disa orë më vonë grekët i arrestuan dhe i dërguan në kamp si robër lufte në Kretë. Ata u tradhtuan. Në fund të qershorit të vitit 1941, gjermanët e pushtuan Kretën. Grekët ikën edhe e lanë Ademin dhe shokët në duart e gjermanëve. Ata, sa panë se kush ishin, se e morën në dorë dokumentacionin e kampit, i dërguan në Itali për gjyq ushtarak. Italia i dërgoi në Shqipëri. Në gjyq dolën me dënime tri herë me vdekje e një herë burg përjetë. Ata ishin Adem Gjura, Mustafa Imeri (Pukë), Idris Sadiki (Tropojë), Cerim Verediki (Korçë), Gaço Sotiri (Korçë), si udhëheqës të lëvizjes. I torturuan në burg, duke u përgatitur për t’i pushkatuar; çdo ditë i linin në këmbë tek porta e oborrit të pushkatimit duke pritur “radhën” e në mbrëmje i çonin prapë në birucë. Avokati shqiptar mendoi dhe sugjeroi të merrnin një avokat italian (një mik të rinisë së tij me lidhje të forta tek ushtarakët), por do t’u kushtonte shumë. Familjet e të burgosurve, mes tyre dhe Adem Gjurra, shitën tokë, pasuri dhe plotësuan vlerën rreth 1200 lira ari. U paguan oficerët e Lartë të Gjykatës dhe të burgosurit shpëtuan jetën, por me humbje të të drejtave civile.

Kthimi në Reç, lufta për lirinë e Shqipërisë dhe refuzimi i ofertës komuniste/

Pasi i shpëtoi pushkatimit dhe burgimit përjetë, Adem Gjurra u kthye në vendlindje i sëmurë. Kur u përmirësua, doli në mal, u arratis. Luftoi kundër forcave gjermane në shumë beteja dhe sipas librit të shkruar për Cen Elezin, Ademi u dallua si luftëtar i zoti. Sipas Ademit, në luftë forcat komuniste iknin nëpër fshatra për të rritur vlerat e veta, duke bërë propagandë; i merrnin përsipër meritat, edhe nëse nuk ishin në front. Për këtë arsye Ademi i largoi disa që i ishin bashkuar grupit të tij. Ademi mori pjesë në shumë mbledhje të të arratisurve edhe në mbledhjen e Mukjes e dërguan si përfaqësues i grupeve të arratisurve të Dibrës e të Lumës. Në shtator të vitit 1944, forcat komuniste filluan një operacion të fortë në Lumë e në Dibër. Vdiqën shumë nacionalistë të mirë. Ademi pasi pa se kauza nacionaliste humbi, i shpërndau shokët edhe shkoi në shtëpi të vendoste çfarë do të bënte më tej. Rreth fundvitit i erdhi urdhri nga Tirana për të qenë pjesë e administratës së qeverisë së re. Dy oficerë e dy civilë erdhën me disa shokë në Reç dhe i dorëzuan urdhrin të paraqitej në Shkodër brenda 10 ditësh të merrte postin inspektor i Arsimit për Shqipërinë e Veriut. Ademi e dinte se çfarë njerëzish ishin ata dhe u tha se nuk pranonte, pasi ishte i lodhur nga lufta, arratisja, burgu dhe vuajtjet e shumta si dhe babai i kishte vdekur e i duhej të kujdesej për familjen. Kaluan ditët edhe ai nuk shkoi. Çuan disa komunistë të rrethit të Dibrës ta merrnin, por Ademi i largoi. I morën kushërinjtë e xhaxhallarët në hetuesi, por Adem Gjurra i liroi, se dheu e njihte edhe kishin respekt, po edhe mjaft frikë në atë kohë.

Ademi nis sulmin ndaj komunistëve në 1945-ën dhe vuajtjet e familjes/

Pas refuzimeve të njëpasnjëshme të Adem Gjurrës, iu lutën sërish duke i çuar njerëz nga Tirana duke i thënë në formë kërcënimi: “Je me ne apo kundra nesh?” Edhe në këtë rast Ademi gjeti si justifikim shëndetin dhe u kërkoi tre muaj afat të shihte punët se si i kishte. Këtë kohë Ademi e donte të përgatitej për një luftë të vërtetë. Në 1945-ën erdhi te Ademi për strehim Muharrem Bajraktari me një grup përafërsisht 50 veta, i përbërë nga të arratisurit nga Veriu, por edhe disa nga Kosova. Ademi ka pasur një mbështetje të fortë në vendlindje si dhe në zonën e tij. I strehoi dhe u siguroi bukë, veshmbathje e armë. Por një grup aq i madh nuk kaloi pa ra në sy, nga ata që ishin me qeverinë. Pasi i përcolli të strehuarit e Muharrem Bajraktarit, Ademi doli në mal me disa shokë dhe kushëririn e vet, Shaban Gjurrën. Komunistët e mbushën Reçin me ushtri e polici, ku pati edhe përplasje me armë, si beteja e Koziakut, por Adem Gjurrën nuk e kapën. Pas disa javësh luftë i rrethuan familjen dhe shtëpinë e dogjën, pasurinë ia konfiskuan, i prenë një shumicë të madhe bagëtish edhe i lanë të mos i prekte kush për ta treguar si shembull. Familjet e Ademit dhe Shabanit i çuan në internim në Berat. Atje vdiq djali i Ademit, Skënderi e dy vajza të vogla të Shabanit. Dy fëmijë të tjerë vdiqën më vonë te shtëpia (pasi u liruan nga kampi). Gjatë atyre viteve në mal, Adem Gjurra asnjëherë nuk ka marrë as bukë, as strehim me forcë. Ai është larguar, edhe nëse zoti i shtëpisë e mirëpriste, nëse shihte varfëri të tepërt ose rrezik të tepërt për atë shtëpi. Kjo shpjegon se askush nuk i shiti, nuk i tradhtoi as në vitin 1950, as më përpara.

Aktiviteti në arrati dhe arratisja në Greqi/

Gjatë qëndrimit në mal, Ademi Gjurra ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e të arratisurve: Thark (maj 1945), Bresht të Oroshit (fund i qershorit – 18 korrik), Lurë, ku ka përfaqësuar shumë grupe, si për shembull: të Mehdi Ndreut, Qazim Lushës, si edhe të Reçit e të Dali Meçit, Sali Shehut dhe shumë grupe të tjera të vogla e të mëdha. Në mbledhje ishin shumë grupe nga gjithë Shqipëria, por një numër i madh ishin kundërshtarë politikë me Ahmet Zogun, por Ademi u foli për mbretërinë. I bënë oferta të shumta të kalonte me parti të tjera, por ai mbeti besnik i idealit të vet. Në fund të korrikut të vitit 1946, Ademi Gjurra mori kërkesë nga Muharrem Bajraktari të bashkoheshin për të kaluar kufirin për Greqi, sepse shokët nuk niseshin pa Ademin. U takuan në Kolosian te Lera e Sorrave më 18 gusht dhe u nisën me datë 25 gusht. U bënë 56 vetë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova. Rreth datës 5 shtator, gabimisht ranë në Maqedoni. Plasi lufta, e cila zgjati dy ditë e net. U ndanë dhe u bashkuan natën e parë. Vendosin dhe provojnë për të kaluar natën e dytë pa zhurmë dhe pasi ecën deri diku, panë se vendi ishte plot me ushtri të armatosur. Sërish plasi lufta, u ndanë dy grupe për dy drejtime, me shpresën se do të shiheshin matanë kufirit. Ato dy ditë u vranë 27 shokë. Nebi Seda nga Arrni, Lum e Haxhi Agaj nga Puka nga grupi i Ademit. Përfundimisht kaluan në Greqi me shumë humbje në shokë dhe plot dhimbje. Me disa shokë që u ndanë atë natë, u takuan më vonë në një kamp. U dorëzuan edhe u dërguan nëpër kampe rajonale, ku vuanin shumë edhe për bukë. Në kampin e Haxhi Qiriakos kaluan pak më mirë. Ademi me shokët: Myftar Spahija, Hysen Salku, Sejdi Bajo, Hysen Terpeza, Fiqiri Dina organizuan Lëvizjen Monarkiste në Greqi. Ademi caktohet kryetar i Rinisë për anëtarësimet e Lëvizjes Monarkiste/ Adem Gjurra u caktua kryetar i Rinisë për anëtarësimet dhe zbatimin e programit. Shpenzime për materiale i paguanin të rinjtë deri në shitjen e racionit të bukës. Në mars të vitit 1949, i dërguan shoqata humanitare në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë, atje ku jeta e përditshme u përmirësua. Në kamp, Ademin e punësuan si përkthyes edhe organizator i refugjatëve shqiptarë me një rrogë të vogël, të cilën e përdorte për nevoja të shokëve. Në pranverë të vitit 1950, u formua Komiteti “Shqipëria e Lirë”, organizatë që përfshinte e përfaqësonte të gjitha grupet nacionaliste edhe Mbretin Zog, me qendër në Romë. Kryesia u caktuan: Abaz Ermeni, Abaz Kupi, Mit’hat Frashri, Sait Kryeziu e pas vdekjes së z. Frashërit, Hasan Dosti, sekretar u caktua Gaqo Goga. Kjo organizatë u krijua në marrëveshje me SHBA-në dhe Anglinë për stërvitje, materiale e transport, për një veprim për Shqipërinë e Lirë. Gjatë viteve të qëndrimit në Greqi dhe Itali, Adem Gjurra inkuadroi rreth 1000 anëtarë në organizatë që e mori emrin “Organizata Lëvizja e Legalitetit”. Në muajin maj, Gaqo Gogo u takua me Ademin edhe i shpjegoi situatën dhe me takime të vazhdueshme e ngarkoi të rekomandonte shokë më të afërt për këtë organizim politik në shërbim të kombit. Ademi pati takime me drejtuesit e Komitetit, të cilët e autorizuan të zgjidhte 25 shokë të vet për mision, ku njëri prej tyre ishte kushëriri Shaban Gjurra.

Në vitin 1950 dërgohen në Gjermani si pjesë e “Kompanisë 4000” dhe misioni në Shqipëri/

Në qershor 1950, i dërguan në Gjermaninë Perëndimore në një kompani ushtarake Amerikane në afërsi të Mynihut, që quhej “Kompania 4000”. U formuan tri toga, Legaliteti, Balli Kombëtar dhe të Pavarurit e Sait Kryeziut. Adem Gjurra u caktua zv.komandant i togës së Legalitetit, me detyrë oficer roje i objekteve të ushtrisë amerikane në Gjermani, për faktin sepse kishte pasur eksperiencë, sepse kishte qenë në xhandarmëri në kohën e Mbretit Zog. Të tjerët u caktuan në punë të tjera: kuzhinë, magazinë, shofer, arkiv etj. Pas disa muajsh kanë ardhur dhe e kanë hipur në makinë, nuk ka pasur as paralajmërim, e kanë marrë me të tjerë duke i çuar në stërvitje për t’u përgatitur në 2-3 vende. Brenda kompanisë gjërat personale të tyre janë sekuestruar, i kanë magazinuar me çelës, sepse këta do të ishin njerëz pa dokumente ku do të shkonin. Gjatë stërvitjes, Ademin e kanë caktuar komandant i personave në stërvitje. Ata stërviteshin nga amerikanët dhe anglezët, por me marrëveshje të plotë me Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Pas një prej stërvitjeve janë ndarë në 4 grupe për t’u nisur për Shqipëri. Ademi ishte komandant i grupit të parë, por për arsye të ndryshme u caktua të ishte edhe kryetar i Misionit të Parë të organizuar prej Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe erdhi të luftonte për çlirimin e shqiptarëve nga regjimi komunist. Dy grupe u ndalën para desantimit. Të Dibrës e të Lumës vazhduan. Grupi i Ademit ishte caktuar për desantim në Martanesh, Dibër; me u bashkua edhe Iljaz Toptani. Natën e 19 nëntorit të vitit 1950, ata janë lëshuar me parashutë teksa kanë rënë në pritën e komunistëve, duke qenë se ky mision rezultoi i tradhtuar. Siç më vonë u kuptua, ai që kishte tradhtuar ishte Kim Filbi. Kur kanë rënë me parashutë, Xhetan Daci është vrarë duke rënë dëshmor, Selim Daci dhe Iljaz Toptani janë kapur të gjallë, kurse Adem Gjurra, i plagosur dy herë dhe Sali Dalliu pas një rezistence, kanë mundur të largohen nga vendi. Me ndihmën e popullit dibran ka mundur të shkojë deri në Reç, ku është takuar me pjesëtarë të familjes, tek shtëpia e kushërinjve, Rexhep dhe Zenel Gjurra, dhe është mjekuar për t’u larguar sërish. Ushtria e policia zhvilluan operacion të ashpër në rajon, ku u vra kushëriri i Ademit, Rexhep Gjurra, dhe u burgosën e u torturuan shumë të tjerë, si dhëndri i Ademit, Maliq Qenani nga Arrëni. Ademi vendosi të kalonte kufirin që të lajmëronte Komitetin të mos vazhdojnë misionet, se ishin tradhtuar.

Pas operacionit të “Kompanisë 4000”, Ademi largohet nga Shqipëria, torturohet në burgun e Shkupit/

Adem Gjurra, pas misionit të tradhtuar të “Kompanisë 4000”, e kaloi kufirin shqiptar në fund të dhjetorit të vitit 1950, me Sali Dalliun, ku i kapi roja kufitare jugosllave. Në fillim i trajtuan shumë mirë dhe madje i mjekuan edhe këmbën e plagosur Ademit. Pasi lajmëruan qendrën, erdhën të tjerët, me uniformë e civilë, dhe i transferuan në burg të Shkupit. “Varri i shqiptarëve” e kujtonte Ademi Gjurra sa ishte gjallë. Atje filluan me pyetjet rreth arsyeve të kalimit të kufirit. Ademi kuptoi se i kishin fakte të misionit të “Kompanisë 4000” edhe u tregoi se kishin qenë me një mision kundër Enver Hoxhës. Pas një kohe jugosllavët i kërkuan të pranonte se ky plan e përfshinte edhe Jugosllavinë. Ademi nuk pranoi. Pas disa ditëve nisën të pyesnin rreth kalimit nëpër Maqedoni në vitin 1946, ku ishin vrarë mjaft ushtarë jugosllavë. Ademi shprehu çudi karshi numrit që ata deklaronin, por refuzoi të pranonte se kishte kaluar nëpër tokën jugosllave. U betua se këmbën nuk e ka lëshuar në tokën jugosllave (pasi për Ademin aty ku kishte shkelur, ishte tokë shqiptare). E kërcënuan duke i thënë se dinin çdo gjë rreth tij dhe se do ta masakronin. Filluan torturat me drogim. Kur i dilte gjumi, e gjente veten në një tjetër birucë. Nuk kujtonte çfarë kishte kaluar. Duke e ditur se i hidhnin drogat në ushqim, refuzoi të hante, por ia hodhën në ujë e pa të nuk mund të rrinte. Vendosi të vriste veten. Biruca ka pasur një dritare të vogël me tel e hekur shumë lart. E ktheu krevatin e hekurit së gjati, e vuri kundër murit, hipi në majë, kapi hekurin e dritares me një dorë dhe me tjetrën vuri stilografin në gjoks tek zemra edhe kërceu poshtë në tokë. Stilografi u thye, gjysma brenda gjoksit, po nuk vdiq. Ia morën krevatin, e lanë në tokë, me një batanije të grisur, për sa kohë qëndroi në birucë.

Lirimi nga burgu, mbajtja nën survejim dhe ftesa e refuzuar për bashkëpunim/ Pas lirimit nga burgu Adem Gjurrën gjithmonë e mbanin nën survejim. Ademi e lajmëroi Komitetin në mënyrë sekrete të mos çonin më misione në Shqipëri. Nuk i vunë rëndësi. Misionet fatkeqësisht vazhduan. Njëkohësisht autoritetet jugosllave haptas i kërkonin bashkëpunim, se gjoja ishte më i miri nga të tjerët, por Ademi ishte nacionalist dhe nuk e hante atë çorbë. Rreth fundit të vitit 1951, e dërguan në një spital për mjekim. Ishte spital psikiatrik, por atje ekzistonte një departament që merrej veç me kundërshtarët politikë. Ademi u torturua me drogë dhe korrent e gjithçka tjetër. Adem Gjurra kujton se ka pasur nacionalistë nga gjithë pjesa e Jugosllavisë. Aty futeshin kundërshtarë dhe dilnin të çmendur. Ademi u lirua pas një muaji e gjysmë. E lejuan të shkonte në Mitrovicë, Kosovë, me banim. E lavdëronin, e merrnin në tubime e mbledhje të kosovarëve. Pasi Ademi e pa se si i këshilloi shteti vetë të griheshin në luftë kundër shtetit, filloi t’i këshillonte kosovarët të kishin kujdes, se askush nuk do t’u vinte në ndihmë dhe ushtria jugosllave do ta bënte Kosovën hi. Gjatë këtyre viteve filluan e vazhduan misionet jugosllave në terren në Shqipëri. I ofruan Ademit t’i sillnin familjen në Jugosllavi, por ai refuzoi, se e dnte se do t’i përdornin t’i strehonin për bashkëpunim. Në atë kohë u mor vesh për disa vrasje nga terrenistët në Shqipëri edhe Ademi i denoncoi si tradhtarë të shitur te armiku.

Internimi në Shabac të Serbisë dhe vendosja në kampin Gerova në Slloveni/

Për arsyet e mësipërme Adem Gjurrën e bënë pako natën edhe e internuan në Shabac, një qytet në veri të Serbisë, pa popullatë shqiptare. Ka qenë viti 1953 dhe atë vit u internuan rresta e parashutistëve e ca të tjerë, përafërsisht 60 vetë. Disa i kthyen, po çuan të tjerë gjatë vitit 1954. Sali Dalliu u martua me një grua kosovare, sikurse edhe Halil Nerguti. Ademi, ngaqë ka jetuar më shumë nën presion, vendosi të martohej me një vajzë nga zona e Shabacit. Më 28 shkurt 1954, Adem Gjurra u martua me Milica Risticin, me lejen e familjes së saj. Më 15 janar 1955, i lindi një vajzë, Afërdita. Një shok i luftës antikomuniste, Gjon Gjini nga Fani i Mirditës, e bëri kumbarë. Gjatë vitit 1954, shokët nisën të emigronin për në Perëndim, disa nga ndihma e organizatave politike, të tjerë fetare e disa pa shpjegim. Ademi i mblodhi shokët e misioneve të Komitetit edhe vendosën që të mos i nënshtroheshin Jugosllavisë për të fituar të drejtën e emigrimit. Në vjeshtën e 1954-ës, të gjithë shokët bënë të kundërtën. Iu dha leja për në Kosovë edhe pastaj njëri pas tjetrit në Perëndim. Ademi mbeti vetëm dhe i vetmi pa u dorëzuar. Në mars të vitit 1955-ës, Ademi me fëmijën e vogël, Afërdita vetëm 6-javëshe, bashkë me gruan iu dha leja të hynin në kampin Gerova në Slloveni për procesim të emigrantëve që dëshironin të linin Jugosllavinë. Kur arritën në Gerovë, u pa se ishte një kamp përqendrimi, rrethuar me tre rreshta tel të ashpër, me kasolle për ushtarë të armatosur; lagështirë, ftohtë, shumë pak ushqim. Ishin 80-100 vetë në një dhomë (ndërtesat kanë qenë kazerma ushtarake të shumë kohëve përpara). Filluan sëmundje. Për dënim u dërguan njerëz në podrum. Shumë nuk dolën më, pasi nuk mbijetuan. Hungarezët u torturuan edhe më keq, u vranë shumë.

E kthejnë sërish në Shabac pas 5 muajsh në një shtëpi 3 me 3 metra/

Pas 5 muajsh i kthyen të gjithë personat me nënshtetësi jugosllave, Milicën e Afërditën. Qanin fëmijët dhe baballarët. Më vonë e kthyen dhe Ademin në Shabac, me gjithë të tjerët që ndodheshin në atë kamp. Adem Gjurra me familjen u strehua të prindërit e Milicës për një kohë. Në fund të 1955-ës u detyruan të futeshin në një dhomë 3 me 3 metra në qytet, pjesë e ish-stallës së kuajve, ndërtuar me qerpiç të dobët. Kushtet ishin skandaloze, çatia pikonte, rridhnin ujë muret. Ishte dimër, akull brenda muresh, fëmija (Afërdita) u sëmur rëndë, ilaçe kishin shumë pak ose hiç. Adem Gjurra u sëmur dhe shkoi në spital, por prej andej doli më rëndë. Pas një kohe e diagnostikuan me TBC, sëmundje që nuk e pati kur hyri në spital në vitin 1956. Gjithmonë besonte se e kishin helmuar të UDB-së, që të vdiste nga sëmundje natyrale, se në këtë kohë nuk mund ta vrisnin më. Nuçi Kota, pasi u bë kryetar i Lëvizjes së Legalitetit, e regjistroi në shumë organizata edhe të OKB-së, në Komisionin për Persona në Rrezik për Arsye Politike, Kombësie ose Feje. Jugosllavët kishin pak frikë reaksionin në vise shqiptare në Jugosllavi ta burgosnin ose ta vrisnin drejtpërdrejt. Kushëriri i tij, Shaban Gjurra, i çoi disa antibiotikë, sikurse edhe shokët, shumë prej të cilëve emigruan në SHBA nga Gjermania. E ndihmonin edhe me pak para ose pako. Kjo ndihmë për Ademin, ndonëse e vogël, ishte e madhe, pasi ai e kuptoi se nuk ishte i harruar. Sa për udhëheqjen e OKLL, përveç Nuçi Kotos, askujt nuk i ka ra mendja. Fatkeqësisht, Nuçi vdiq pas pak vitesh. Megjithëse shteti merrte rreth 80 $ në muaj për çdo emigrant nga ndërkombëtarët, Ademit i dorëzonin 3$… më vonë 5… 7… deri pasi 10 vjetësh u bënë 21. Milica filloi me punë të rëndë, punë burrash. Sa ta merrte vesh UDB-ja, e urdhëronin ndërmarrjen ta përjashtonin Milicën nga puna. Ademi ka qenë i kufizuar të lëvizte vetëm brenda qytetit. I thanë se po të zgjatej një hap më shumë, nuk e kishte jetën të sigurt. Jugosllavët do të gjenin një mënyrë ta vrisnin. Edhe 10 km te prindërit e Milicës, veç me leje të shkruar shkonte, nëse e jepnin. Tek spitali nuk kishin të drejtë mjekët ta vizitonin, edhe nëse ishte në rrezik jete, pa autorizim nga policia dhe UDB-ja. Adem Gjurra ka vuajtur shumë me gjithë familje në Serbi. Shumicën e veshmbathjeve që u vinin nga SHBA-ja, i shisnin për qira, korrent, të paguante borxhet te dyqani etj. Gjatë qëndrimit në Shabac, gjithmonë i bënin oferta Ademit të bashkëpunonte, të paktën të marrte nënshtetësinë, por ai e refuzoi.

Kushëriri e ndihmoi të largohej nga Jugosllavia në Itali e më pas në SHBA/ Në vitin 1966, dikush bëri gabim te konsullata në Amerikë edhe i dhanë Shaban Gjurrës vizë për Jugosllavi. Sa u mor vesh në Shabac, e transportuan Ademin me familje në një banesë me një kuzhinë dhe një dhomë në periferi të qytetit, e cila kishte kushte të mira krahasuar me atë ku ishin. Shabani, kushëriri i Ademit, shkoi në Jugosllavi e bëri plane të vinte pas një viti ta ndihmonte Ademin për t’u larguar. Në vitin 1967, Shaban Gjurra shkoi sërish në Jugosllavi. U paguan disa zyrtarë dhe u gjet një pasaportë false për Ademin. U thanë të gjithëve se do të shkonin në bregdet me Shabanin edhe u nisën me tren. Në fillim të gushtit arritën në Trieste. I priti një mik, Zef Shyti, edhe i dorëzoi tek kampi për refugjatët. Atje qëndruan një muaj, u transferuan në kampin në Latina, ku qëndruan 5 muaj. Arritën në Nju-Jork më 6 shkurt 1968. Ademi punoi pak kohë dhe doli në pension sikurse gruaja e tij, Milica, pak më vonë. Vajza e Ademit, Afërdita Gjurra, në vitin 1977 mbaroi Universitetin e Qytetit Nju-Jork në degën e Antropologjisë dhe punoi në sektorin privat.

Aktiviteti politik i Adem Gjurrës/ Aktiviteti politik i Adem Gjurrës nuk pushoi kurrë. Ka vazhduar punën dhe lidhje politike me Abaz Kupin e me shokë të tjerë në Amerikë. Ademi komunikimin me Abaz Kupin e ka pasur vazhdimisht në Amerikë, po edhe në Shqipëri gjatë luftës, shpesh përmes të nipit, Hasani Kupit. Ademi ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i Gaqo Gogës, Xhemal Laçit, Fuat Myfties etj. Vazhdimisht ka qenë në kryesinë e Legalitetit në Komitetin Qendror të OKLL-së gati gjatë gjithë kohës. Në vitin 1976, dega Nju-Jork u shkatërrua gati e gjitha, po shuhej, dhe me urdhrin e Mretit Leka e mori Ademi edhe e ngriti fuqishëm si degë për t’ua dorëzuar më vonë të tjerëve. Ademi nuk ka pasur aspak xhelozi dhe nuk ka qenë ambicioz më shumë sesa duhej. Dëshira dhe puna e jetës e tij ka qenë të njihen sakrificat e anëtarëve të “Kompanisë 4000”; ata që u vranë, u kapën, u torturuan, edhe të gjitha familjet e tyre kanë vuajtur shumë. Për fat, kjo ndodhi me dekorimin që Presidenti Nishani i bëri “Kompanisë 4000”. Adem Gjurra është takuar me Mbretin Leka shumë herë. Ka marrë pjesë dhe ka kontribuar tek shoqata shqiptaro-amerikane “Vatra”, në hapjen e xhamisë së parë të komunitetit në Nju-Jork, ka kontribuar për Legalitetin dhe mbrojtjen e kosovarëve të burgosur nga shteti jugosllav etj., por shpeshherë në mënyrë private. Ka kontribuar edhe në shoqatat për mbrojtjen e drejtave të njeriut si edhe të atyre që punonin për zhdukjen e varfërisë në vende të ndryshme të botës. Gjithmonë ka këshilluar se arsimi është shpëtim për njeriun dhe Atdheun. Ndihma dhe inkurajimi për studentin ka qenë një filozofi e jetës për Ademin. Adem Gjurra është dekoruar “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha.

Kush është Adem Gjurra

Adem Gjurra ka lindur në Reç të Dibrës më 13 mars 1912 dhe vdiq më 6 janar 1985. Ishte pjesëtar i një familjeje atdhetare, e cila kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë që nga koha e Turqisë. Ishte i biri i Hysen Shaban Gjurrës, i dalluar për trimëri. Në Shqipëri ka qenë i martuar me Xhevahire Markun me të cilën pati gjashtë fëmijë dhe vetëm dy i jetuan, Ismail Gjurra dhe Sali Gjurra. Ndërsa jashtë Shqipërisë u martua me Milica Risiçin, me të cilën ka një vajzë, Afërdita Gjurrën. Fatkeqësisht, vdiq në vitin 1985 në SHBA dhe nuk e pa më Atdheun e dashur ose familjen që la në Shqipëri. Në varrimin edhe në pamje erdhën rreth 4000 shqiptarë dhe të huaj.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Mina Hysa, Nje nacionalist, si Adem Gjurra

MUSINE KOKALARI DHE HESHTJA E ZBULUAR

January 12, 2018 by dgreca

1 KOKALARI-front

Shkruar nga LAURA FARANDA-Perktheu per DIELL-in:EUGJEN MERLIKA/*

1musine visar zhiti  Mё 4 dhjetor 2017, nё Universitetin “Sapienza” (“Dija”) tё Romёs u zhvillua njё ditё studimesh, kushtuar Musine Kokalarit (1917 – 1983), shkrimtare, poete, aktiviste shqiptare e Nёntёqindit, qё prej vitit 2007 e nderuar me dekoratёn mё tё lartё qytetare tё Nderi i Kombit : njё rehabilitim politik dhe njё rivlerёsim letrar qё dёmshpёrblejnё vonё historinё dramatike tё njё vajze – uragan, e ndjeshme pёr çёshtjen  e sapolindur femёrore, e zotuar politikisht nё kёrkimin e njё rruge demokratike, kundёrshtare e çfarёdo diktature, e dёnuar pёr kёtё nga regjimi komunist me burgim e izolim tё detyruar qё nga viti 1946 deri nё çastin e vdekjes sё saj tragjike.

1 Musine okay 1.JPG

Dita e studimeve filloi me paraqitjen e njё libri tё bukur, tё nxjerrё nga shtёpia botuese Viella, nёn kujdesin e Simonetta Ceglia-s dhe Mauro Geraci-t, “Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Njё vёllim i mirёpritur nё mёnyrё kuptimplote nga seria e çmuar “Kujtesa e rikthyer. Burime pёr historinё e grave”, e drejtuar nga Marina Caffiero dhe Manola Ida Venzo, e menduar si njё detyrim stinёs rinore tё Musine Kokalarit qё, gjatё viteve universitare tё kaluara pranё Fakultetit tё Letёrsisё sё “Sapienza”-s, mbajti njё ditar nё gjuhёn italiane nё tё cilin pёrshkroi ditё mbas dite aventurёn e saj romane.

Me njё parathёnie tё saktё e plot pasion tё vёllimit Mauro Geraci (profesor i jashtёm i Antropologjisё kulturore nё Universitetin e Mesinёs), na shoqёron pёr dore nё grumbullimin sistematik tё pёrshtypjeve, lёvizjeve historike e kulturore, turbullirave jetёsore, intuitave pёruruese politike qё studentja e re dhe e shkёlqyer zbulon gjatё qёndrimit roman nёpёrmjet njё ushtrimi tё vazhdueshёm antropologjik tё dёgjimit, tё vёzhgimit, tё tёrheqjes kritike. Nga ana e saj Simonetta Ceglie (historiane dhe arkiviste pranё Arkivit tё Shtetit tё Romёs) na bёn tё hyjmё nё tekstin duke e quajtur historike vlerёn dёshmuese, duke rindёrtuar mjedisin universitar tё epokёs, duke na kthyer gjithё dokumentat qё pajisin redaktimin e dorёshkrimit (nga letёrkёmbimi vetiak me familiarёt, miqtё, tё njohurit nga fondi Kokalari, sot i dorёzuar pranё Arkivit qёndror tё Shtetit tё Tiranёs ; nga qёndrueshmёria origjinale e dorёshkrimit tek kriteret e zbatuara nё kopjimin dhe botimin e tij)

Libri na paraqitet si njё lloj rrugёtimi nё kthim tek topografitё simbolike rinore tё njё shkrimtareje tё gjithanёshme, tё zotuar herё nё prodhimin poetik vetiak (Kolla e vdekjes, 1937), herё nё pёrmbledhje poetike e tregimtare tё traditёs gojore tё bashkёsisё sё origjinёs (Rreth vatrёs ; …… Si ndryshon jeta, 1944), herё sё fundi nё njё shkrim luftarak e pёrvёlues, i botuar mbas vdekjes nё dy vёllime tё 2000 dhe 2004 (Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shёnime, esé, e kujtime dhe Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist). Njё rrugёtim, ai i Jetёs sime universitare, qё i lejon lexuesit tё shtrijё kuptimin e kthimit – kthimi i Musinesё n’atdhe – nё kёrkim tё njё origjine, tё njё burimi identitar, tё njё peme gjenealogjike qё do tё pёrligjte dёshirёn pёr tё kthyer nё ndihmesё politike njё pёrvojё formuese tё pasur e tё gjithanёshme.

Pёrshkrimet e ditёve tё studimeve janё pёrvijuar nё kёtё perspektivё, si etapa tё mundёshme tё njё udhёtimi, tё njё takimi tё ndёrlikuar me rrugёt e unit tregues tё Musine Kokalarit, duke filluar nga pёrshёndetja hyrёse, prekёse dhe pёrsiatёse e Emanuela Prinzivalli-t, Drejtore e Departamentit tё “Historisё, Kulturave e Besimeve” qё ka nxitur dhe mbёshtetur nismёn. Jo mё pak tё sakta pёrsiatjet e referuesve Franco Altimari, Marina Caffiero, Ardian Ndreca, Anna Rosa Iraldo, Luigi Lombardi Satriani dhe tё vetё kujdestarёve Geraci e Ceglie. I pasur dhe i rrjedhshёm ka qenё projekti i punёs sё ripёrtёritjes botuese tё shkrimtares nё Shqipёri, i propozuar nga Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekёs Kombёtare tё Tiranёs. I dhimshёm dokumenti i dёrguar nga Visar Zhiti, poet e studjues shumё i vёmendshёm ndaj Musine Kokalarit ; jo mё pak nxitёs leximi i Rando Devoles, qё e ka zgjatur pёrvojёn e Musinesё deri nё atё tё grave tё Shqipёrisё bashkёkohore, me mёrgimet, traditat dhe modernizimin. Shumё prekёse, sё fundi, prania pjesёmarrёse dhe e plotё e familjes Kokalari, e pёrfaqёsuar zyrtarisht nga pёrshёndetja hapёse e stёrmbesёs Linda, qё ka mbёrritur nё Romё pёr tё ripёrshkuar kujtimet e Musinesё nё tё njёjtin skenar nё tё cilin janё zhvilluar, mbas mё shumё se shtatёdhjetё vitesh nga shkrimi i tyre.

Kёshtu teksti bёhet shkak pёrsiatёs pёr njё vёshtrim tё pёrbashkёt tё siglёs kritike dhe pёrbёrjes njerёzore tё Musine Kokalarit, Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen : qё nga ёndrra universitare nё vuajtjet e pёsuara nё vetminё e palejueshme tё njё gjёndjeje burgimi tё ashpёr e mё pas tё njё mёnjanimi, njё pёrjashtimi nga jeta shoqёrore nё atё fshat Rrёsheni, ku gjithsecili ishte i detyruar t’a injoronte nёn ndalimin absolut qё t’i thonte njё fjalё.  

Duke shfrytёzuar tё mirёn e pozicionit tim strategjik (fjala ime ishte parashikuar pёr nё fund tё seancёs sё paradites) mendova menjёherё se mund t’i lejonja vetes njё shtesё lirie pёr njё lexim tё parapёlqyer tё librit dhe autores sё saj. Nё tё vёrtetё e kisha menduar qё nga leximi i faqeve tё para tё vёllimit qё u bё shkas pёr tubimin roman, nga tё parat konsiderata hyrёse, si njё nderim pёr pёrgatitёsin pёr shtyp qё i kishte kushtuar heshtjes njё monografi tё pёrsosur antropologjike, ende aktuale (Geraci 2002), por edhe si njё strategji tё pazakontё dёgjimi tё njё historie jete tё njё “vajze – uragan”, qё rridhte drejt njё fundi tё papranueshёm, aq mё shumё tё dhimshёm sa mё shumё tё nёnёshtruar poshtёrimit tё heshtjes.

Musine Kokalari dhe heshtja e zbuluar m’u duk titulli mё i pёrshtatёshёm pёr tё pёrmbledhur nё njё metaforё tё vlefshme si dashurinё interpretuese me tё cilёn Mauro Geraci e ka mbёshtjellё qё nё faqet e para tё parathёnies sё tij, po ashtu  edhe rrugёn e pёrherёshme tё fatit tё njё gruaje qё sillte ndёr mёnd tё tjera gra, tё tjera trupa, tё tjera histori, tё tjera mungesa. E nёse ёshtё e vёrtetё – siç kujtonte Calvino nё tregimin e mrekullueshёm Njё mbret nё dёgjim (Calvino 2011) – se pёr çdo trup ka njё fillim, pёr çdo zё njё prani, asnjёherё mё shumё se nё kёtё rast zёri i Musinesё kthehet nё njё prani historike duke thurur (me njё veprimtari tё kushtuar dijeve mё tё larta tё njё modeli femёror tё zanafillёs sё herёshme) retorikat e njё heshtjeje tё ngjeshur me kuptim.

Do tё pёrpiqem tё jap, edhe nё kёtё seli, heshtjen e Musinesё nё kuptimin e saj antropologjik, duke depёrtuar nё siglёn e saj semantike, nё andrallat e njё zёri me ndёrprerje, nё pёrvojat e qeta tё kundrimit tё jetёs sё njё studenteje tё ngarkuar me shpresa, nё vetёizolimin e dhimshёm tё njё luftёtareje tё guximёshme, nё mospajtimet e papranueshme tё njё historie pa zё.

Do tё mundohem tё kujtoj mbi tё gjitha fuqinё kritike tё njё izolimi nё rritje, tё njё heshtjeje qё kthehet nё ligjёrim, nёse ёshtё e vёrtetё ajo qё kujton vetё nёna e Musinesё, e cila duke i qёndruar pranё nё stinёn e gjatё tё internimit politik, kuptoi mirё jehonat e memecёrisё sё saj tё detyruar nё pёrdorimin politik si njё sfidё, armё mbrojtjeje kundrejt provokimeve tё vazhdueshme, mbikqyrjeve, marrjeve nё pyetje dhe shpagimeve politike.

Njё heshtje kёmbёngulёs edhe e stёrholluar ajo e Musinesё, qё duhet kuptuar edhe si mjet pёrgjigjeje ndaj “asgjёsё shoqёrore” tё detyruar nga shёrbimet e fshehta, si njё solipsizёm i njё autori tё hekurt e tё çakёrdisur. Heshtja e njё martireje, do tё thoshim, qё pёrballon me krenari e dinjitet gjymtimin e njё trupi e tё njё mendimi. Heshtje e pёrsёritur dhe e ftohtё ajo e institucioneve (mё parё politike, mё pas shёndetёsore), pёrballё kёrkesave tё besuara shkrimeve drithёronjёse tё njё Musineje tё sёmurё pёr vdekje, tё goditur nё gji, tё goditur nё zemёr, trupi i sё cilёs – njё pasqyrё tingёlluese e njё vetmie tё prerё – kёrkon dinjitet dёgjimi.

Por rrugёtimi nё heshtje i Musine Kokalarit fillon herёt, mё parё se burgosja e saj politike, shumё mё parё se sa zёri i saj tё mbytet nga tmerri i njё regjimi. Fillon nё shenjёn e njё pedagogjie femёrishte, ndoshta tё pёrfshirё nё lidhjen familiare e shoqёrore tё pёrkatёsisё. Shёmbull i njё harmonie dhe urtёsie qё fitohen me kohё, nё vitin e parё tё studimeve universitare, heshtja ёshtё pasoja e njё farё vёshtirёsie gjuhёsre dhe tё njё vetёdijёsimi tё ri : gjuha italishte, e mёsuar nё vitet e formimit shkollor nё Shqipёri, kёrkon   njё rilindje qё inkurajon njё stinё tё njё inkubacioni tё heshtur. “Muajt e parё nuk hapnja gojё”, kujton nё autobiografinё e saj, duke vёnё nё dukje se si gjёndja e saj e vёshtirё ndahej edhe me shoqe tё shkollёs qё vinin nga “vёnde tё tjera italiane”, e mateshin pёr herё tё parё, si ajo, me njё gjuhё letrare aq tё ndryshme nga ajo e folura nё sferёn shtёpiake dhe e dorёzuar sё folmes sё shifruar tё ndjenjave. Heshtja e detyruar e muajve tё parё gjen shpёrblim nё vajin çlirues tё orёve tё natёs dhe nё njё botё ёndёrrash, tё shёndetёshme qё nxit zgjimin drejt njё jete tё re. Duke pёrshkuar me mendim mbrapa skenarёt qytetarё, rrugёt e gjalla, ngazёllimin e njё tregu, Musineja nuk mungon tё rrёfejё bezdinё e zhurmёs qytetare, mospajtimin me zёrat dhe turmat, kur me trupin e saj tё hajthёm ajo kalon nё majё tё gishtave shqetёsimin.

Pёrsёri heshtjes i dorёzon peshёn e njё trupi qё rifiton “me hapa tё mёdha” prani dhe emocione nё kundrimin e njё refleksi tё ujit tё lumit nё brigjet e Teveres, tё njё varri etrusk, tё njё Koloseu “tё zhytur nё njё heshtje tё thellё”, nё njё mёndje me vizitorёt tё kthyer nё memecё nga mrekullitё e historisё.

Heshtjes sё saj i bёjnё jehonё tё tjera zёra femёrorё, tё vjedhur gjatё njё qёndrimi tё shkurtёr mbi njё stol tё lagjes nomentane : ankimet e dy kamariereve nё drejtim tё zonjave tё rrepta ose lёvdatave nё adresё tё tё vegjёlve tё tyre  nga dy nёna tё reja : llafe , shkruan Musineja, tё mbrujtura simbas shkallёs sё kulturёs ose tё gjёndjes shoqёrore, zёra qё ndjellin gёnjeshtra tё pa tё keq, por tё cilave “ёshtё mёkat tё mos i besosh”, sepse mishёrojnё jehona tё dёgjuara historish femёrore qё ushqehen me skenarё tё thjeshtё vetiakё tё njё sfere shtёpiake nё tё cilёn jeta rrjedh nё shenjёn e harmonisё gjinore, qё mё sё shumti ndёrpritet me dёgjimin e burrave.

Heshtje dhe cilёsi dёgjimi ushqejnё edhe udhёtimet e kthimit tё Musinesё nё Shqipёri : vera tё kaluara me shoqen e shkollёs, gjithmonё gazmore, nё kundёrshtim me natyrёn e saj tё heshtur ; çaste soditёse pёrballё njё peisazhi detar, ditё tё kaluara “vetёm duke dёgjuar”, pёr tё mbledhur rrёfenjat, kёngёt, zakonet popullore tё Gjirokastrёs, vёndi i banimit, tё kumtuara asaj si njё dhuratё nga gra tё rritura, nёna e gjyshe, tё befasuara pёrballё njё interesimi kaq tё pazakontё pёr botёn e tyre.

Njё heshtje melankolike shoqёron Musinenё studente gjatё kthimeve nё Romё, kur vjeshta e zhvesh natyrёn, n’ata çaste vetmie nё tё cilёt mendimi, pёr arsye tё pakuptueshme e tё pashprehёshme i lё rrugё tё lirё njё humori shurdh e tё mbyllur. Duke bёrё levё mbi heshtjen ajo pёrballon detyrёn e ndihmёs nё spital, nё fillim kundrejt njё tё afёrmi tё ri shqiptar, i sёmurё me tuberkuloz e i shtruar nё Romё, qё ditё mbas dite do t’a shohё tё shuhet pa derdhur asnjё pikё loti ; mё pas kundrejt njё nipi tё vogёl, i detyruar tё qёndrojё i shtruar me muaj e tё pёsojё disa ndёrhyrje korigjuese pёr njё ndrydhje tё lindur tё kёrdhokllёs : “ nuk flisnja pothuajse kurrё dhe shoqja mё linte tё qёndroja”. Nё verёn e gjatё romane, kushtuar kurave tё nipit dhe zgjedhjes sё argumentit pёr tezёn e diplomёs, heshtja do tё ishte shoqja e pushimit te mbasditёs nё njё qoshe tё qetё tё Veranos, nёn qiparisёt e heshtur qё i kujtonin fёmijёrinё nё tё cilёn e ndrojtur dhe e heshtur, nё dimrat e ashpёr tё vendit tё saj ajo dёgjonte fishkёllimёn e mprehtё tё majave tё hazdisura tё erёs.

Nё shenjёn e njё heshtjeje tё çorientuar Musineja priti edhe dashurinё e njё djali tё ri, emri i tё cilit nuk do tё zbulohet kurrё ; njё koleg studimesh qё nё fillim fiton respektin e saj, me tё cilin shkon me njё shpirt miqёsor e qё sё fundi kthehet nё njё ndjenjё dashurie e cila i nuk sjell qetёsi por njё luftё tё thellё nё brёndёsinё e saj. Kёshtu, ndёrsa djali ankohet pёr heshtjen e saj tё cilёn e merr pёr njё shenjё mangёsie ndjenjash, Musineja pyet veten nёse njё lidhje shumё e ngushtё do tё rrezikonte tё vinte nё dyshim pasurinё e saj tё patjetёrsueshme, lirinё. Nё fund tё historisё sё ndrydhur e tё brejtur nga gjёra tё vogla tё pёrditёshme, Musineja vjen nё pёrfundimin se nёse dashuria ёshtё e bukur “mё e bukur akoma ёshtё liria e shpirtit, kur ai nuk ёshtё i burgosur nё njё mendim tё vetёm qё thith gjithshka, por qё endet si njё gjё e egёr [….] Njeriu ёshtё lindur pёr tё jetuar vetёm.” (Kokalari, 2017, 185).

Nё stinёt e fundit romane ditёt kalojnё mes zotimesh, pritjesh e mallit pёr t’ardhmen : megjithёse ngjarjet historike t’atyre viteve frymёzojnё njё vёshtrim zhgёnjimi, kthimi nё Shqipёri ёshtё pёr tё njё kthim nё “vendin e brёndshёm”, thirrja e tё cilit i duket Musinesё si i fundmi veprim i detyrueshёm, nё fund tё njё pёrvoje sendёrtuese tё drejtuar nё shenjёn e asaj rreptёsie etike e cila do tё kthejё Muzёn apo Tacitёn e rinisё sё parё nё njё disidente intelektuale tё papajtueshme. Nё katёr vitet qё kalojnё nga kthimi nё atdhe e deri tek arrestimi, gjykimi i shpejtё e dёnimi, zёri i saj dёgjohet i fuqishёm dhe i qartё : do tё jetё Zёri i lirisё, si organi i informacionit tё partisё tё sapolindur socialdemokrate dhe si zё i padisё sё mjerimit tё shoqёrisё fshatare, tё dallimeve politike, tё rreziqeve tё njё populizmi komunist pёr tё cilin ajo shpejt kupton fuqinё shkatёrruese e tё dhunёshme. Do tё jetё zёri qё kёrkon votime demokratike, qё i bёn thirrje pёrfaqёsive diplomatike tё Vendeve perёndimore, qё ndihet nё tё gjithё fuqinё e tij shpёrthyese nga Shteti komunist.

Ёshtё njё zё nё heshtje apo njё zё i heshtjes sё zbuluar qё infekton dhe dёnon nё mёnyrё tё prerё. Cilitdo, qё nё vitet tepёr tё ashpra tё burgimit, mundohet t’i nxjerrё rrёfime, pendime apo tёrheqje Musineja i pёrgjigjet me njё parimёsi qё do t’i kushtojё heshtjen pёr gjithё jetёn.

Si njё shtojzovalle mali, si zana Eko, zonja e vetmisё sё maleve, si tregimi mitik i njё zёri depёrtues, Musineja do tё bёhet e njёjtё me vetminё e tё vetmit tё dashur tё saj : njё popull i munduar dhe i dёnuar nga regjimi i ndyrё me heshtjen politike, me shmangien zanore, me tretjen melankolike. Por nёse ёshtё e vёrtetё se nuk mund tё pёrfytyrohet heshtja pa bashkёthurjen e tё folurit, heshtja e Musinesё meriton sot nё njё formё tё re njё dёmshpёrblim historik. Duhet lёruar fusha semantike, ёshtё e nevojshme tё kthehet nё polifoninё e saj historike dhe poetike.

Mbi shkrimet dhe trashёgiminё etike, politike, antropologjike tё Musine Kokalarit do tё flitet ende shumё. Pёr heshtjen e saj nё kujtimet rinore mbetet njё gjurmё kuptimplotё qё na thёrret nё njё mёnyrё tё re dёgjimi e qё ёshtё e mbyllur nё shenjat e pashlyera tё trupit tё saj tё raskapitur, nё telin e ndryshkur tё dёnimit, edhe mbas vdekjes, nё rrugёn e kryqit tё zgjedhёs, nё njё lidhje qё ysht frikёn pёr kthimin e tё vdekurvet. Mbas dy vitesh lutjesh tё paplotёsuara klinikёs onkologjike tё spitalit tё Tiranёs Musineja u la tё vdiste nga tumori nё gji. Edhe e vdekur vazhdoi tё pёrfaqёsojё njё armike tё rrezikёshme dhe trupi i saj u vu tё heshtё nga njё lidhje e duarve. E zbuloi kёtё nipi i saj, Hektori, qё nё çastin e nxjerrjes sё eshtrave, nё janar 1991, mbasi i kishte nxjerrё ato pёr t’i pastruar nga balta, preku me dorё mbetjet e njё veprimi skajor tё pёrjashtimit, tё kryer ndoshta nga policёt e ngarkuar me kontrollin e pёrditshёm tё Musinesё, ende nё agoni. Varrimi tragjik dhe i thjeshtё i kryer tё nesёrmen e ndёrrimit jetё, duke sfiduar armiqёsinё e regjimit, pёrshkruhet nga njё mik, edhe ai ish i dёnuar politik, si njё veprim i shpёtimit tё vёshtirё tё trupit tё saj, nё tё kundёrt i paracaktuar tё zhdukej, siç bёhej me kufomat e disidentёve tё pushkatuar.

Mbas rivarrimit e duke filluar nga 1993 Musine Kokalari u rehabilitua nga historia shoqёrore e letrare e Shqipёrisё me titullin “Martire e Demokracisё”. Zёri i mungesёs, prania nё mungesё, Musine Kokalari kthehet sot tё flasё si pёrfytyrim i njё heshtjeje tё zbuluar. Dhe tё njё poshtёrimi qё meriton shpёrblim.

Riferime bibliografike

Calvino Italo  Njё mbret nё dёgjim, Nёn diellin e jaguarit, Mondadori Milano 2001 : 49 – 77

Geraci Mauro Heshtja e zbuluar. Shfaqje tё mungesёs nё poezinё popullore nё Siqili.  Meltemi, Romё 2001

Kokalari Musine, Kolla e vdekjes, nё “Shtypi” (La Stampa), 56, 24 korrik 1937

            -, Rreth vatrёs,  Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944

-, Sa u tunt jeta, Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944

-, Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shkrime, ese dhe kujtime. Nёn kujdesin e P.S. Kokalari, Naim Frashёri, Tiranё 2000

            -, Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist nёn kujdesin e K.Katit, 2 vёllime, Qendra shqiptare e Rehabilitimit tё traumёs dhe torturёs, Tiranё 2004

            -, Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste.(i037 – 1941) Nёn kujdesin e S. Ceglie dhe M. Geraci, Viella, Roma 2017

Laura Faranda, profesore e Antropologjisё kulturore nё Universitetin “Dija”(Sapienza) tё Romёs, gjatё rrugёtimeve tё kёrkimit tё saj studjon antropologjinё e botёs sё lashtё; antropologjia simbolike, me njё vёmёndje tё veçantё ndaj marrёdhёnieve mes  trupit, identitetit tё gjinisё dhe gjuhёs sё emocioneve ; antropologjia e proçeseve mёrguese ; etnopsikiatria dhe psikiatria koloniale ; pakicat etniko – fetare dhe proçeset e ndёrmjetёsimit kulturor ndёrmjet Italisё dhe Tunizisё, nё tё tashmen e nё tё shkuarёn. Ёshtё autore e shumё botimeve. Ndёrmjet titujve mё tё vonё janё : Jo njё mё pak, Ditarё tё shkurtёr pёr njё antropologji tё ndёrmjetёsimit shkollor (2005) ; Udhёtime kthimi. Itinerarё antropologjikё nё Greqinё e lashtё (2009); Zonja e Blidёs. Suzanne Taleb dhe parandjenja e etnopsikiatrisё (2012) ; Jo mё nё jugё tё Lampeduzёs. Italianёt nё Tunizi ndёrmjet sё shkuarёs dhe tё sotmes (2016).

***

*KUMTI I NJЁ “DITE STUDIMESH” NЁ UNIVERSITETIN E ROMЁS

Fakti qё, mё 4 dhjetor 2017, Universiteti “Sapienza” i Romёs i kushtoi ish studentes sё tij tё letёrsisё, Musine Kokalari, njё “ditё studimesh”, mendoj se ёshtё njё ngjarje me rёndёsi nё jetёn kulturore tё shqiptarёve. E veçanta e asaj dite, tё mbushur me kumtesa studjuesish tё njohur nё panoramёn universitare italiane, nё prani tё familjes Kokalari, qёndron nё respektin e thellё dhe nё konsideratёn e lartё qё rrethoi kujtimin e asaj bije fisnike tё Gjirokastrёs dhe njёra nga gratё mё tё kulturuara tё Shqipёrisё sё kohёs, Musine Kokalarit. Ishte nё nderin e universitetit mё tё madh tё Italisё tё kujtonte njё studente shqiptare tё tij me rastin e botimit nё italisht tё kujtimeve tё saj qё lidheshin me atё Vёnd e tё botuara nёn kujdesin e dy profesorёve italianё me titullin “Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Nuk ishte thjesht njё veprim sentimentalizmi gjesti i Universitetit “Sapienza”. Studiuesit e ndryshёm, mes tё cilёve edhe profesor Ardian Ndreca, nёpёrmjet kumtesave tё tyre ndёrtuan pёrfytyresёn e Musine Kokalarit, jo vetёm si njё “studente e shkёlqyer” e njё universiteti italian, por edhe tё asaj si njё poete, shkrimtare e publiciste e shquar qё bёri emёr nё Vendin e saj, jo vetёm me veprat e botuara, por edhe me qёndrimin e saj nё jetёn shoqёrore, kryesisht si njё luftёtare e paepur pёr idealet njerёzore tё mishёruara nё qytetёrimin perёndimor, qё bindjet e saj nuk i vuri asnjёherё nё dyshim, as para diktaturёs mё tё ashpёr komuniste tё Vendit tё saj.

Mendoj se pёr ne ka edhe njё motiv tjetёr tё veçantё pёr tё qёnё tё kёnaqur nga tubimi i katёr dhjetorit nё Romё. Musine Kokalari nuk qe vetёm studentja e nderuar e Sapienzёs, pёr tё cilёn ai universitet mund tё krenohet edhe gati mbas tetёdhjetё vitesh. Ajo qe edhe njёra nga viktimat mё tё shkёlqyera tё regjimit komunist tё bashkёqytetarit tё saj nё Shqipёri. Viktimat e komunizmit, fatkeqёsisht, nё Itali e mё gjёrё nё Evropёn Perёndimore janё si “bijtё e njerkёs”, pёr tё cilёt nuk parapёlqehet tё flitet shumё nga kultura zyrtare. Ngritja nё piedistal e Musine Kokalarit ёshtё jo vetёm vlerёsimi i merituar i figurёs sё njё shqiptareje tё rrallё, por edhe dёnim i qartё dhe i prerё i njё regjimi lirivrasёs, qё ka nё ndёrgjegjen e tij mizore jo vetёm jetёn e gjymtuar tё shkrimtares gjirokastrite, por dhe ato tё njё brezi tё tёrё intelektualёsh atdhetarё, qё pёrbёnin ajkёn e kombit e qё u goditёn pёr vdekje pa mёshirё, duke paragjykuar tmerrёsisht fatet e Shqipёrisё, qё vuajti pёr gjysёm shekulli sundimin e kundёr vlerave nё tё gjithё drejtimet.

Simpoziumi i Romёs mendoj se duhet tё na nxisё pёr tё kryer njё provim ndёrgjegjeje, nё lidhje me punёn tonё nё vitet paskomuniste mbi heqjen e pluhurit tё harresёs mbi vlerat e vёrteta tё kombit ende tё mbuluara, ende tё pёrdhosura nga kultura zyrtare, ende tё panjohura e tё pazbuluara, me pёrjashtime tё rralla tё nismave vetiake e familjare, nisma qё nuk gjejnё pёrkrahjen e duhur nё kontekstin e pёrgjithshёm tё veprimtarisё kulturore shtetёrore. Pa u zgjatur shumё nё kёtё argument, do t’a pёrfundoj pёrsiatjen time tё thjeshtё me njё pyetje qё i drejtohet  jo njё personi tё vetёm, cilido qoftё roli dhe pozita e tij, por njё tёrёsie njerёzish tё fushave tё ndryshme tё jetёs shqiptare, qё nga ajo studimore e kulturore deri tek ajo politike : a nuk do tё kishte qёnё nё nderin e kёsaj shoqёrie, tё kёtij shteti e tё institucioneve tё tij, qё njё fakulteti letёrsie tё njё universiteti shqiptar t’i vihej emri i nderuar i Musine Kokalarit ? Mendoj se ai emёr do t’i jepte hir atij institucioni, do t’a stoliste me vlerёn e pёrjetёsisё qё bart nё vetvete.

Sa pёr kumtesёn e profesoreshёs Laura Faranda, tё cilёn u mundova t’a pёrkthej me shumё kёnaqёsi, mendoj se ёshtё njё ndihmesё e vlefshme nё portretizimin e shkrimtares e publicistes sonё, “Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen”,mbasi e trajton atё nga njё kёnd vёshtrimi mjaft origjinal e tё pazakontё, duke vёnё nё dukje vlerat e veprave tё saj, por edhe tё heshtjeve qё kanё shoqёruar karakterin dhe jetёn e saj.

“Mos besoni se heshtja ёshtё urtia e tё marrёve : ajo ёshtё me kohё e vend nderi i t’urtёve, qё nuk kanё dobёsinё por virtutin tё heshtin”.

Kёshtu shprehej rreth katёqind vite mё parё Thomas Browne, njё mjek e filozof i njohur anglez. Besoj se kjo perlё e gjykimit njerёzor i shkon pёr shtat edhe Musinesё sonё, nё interpretimin qё bёn profesoresha Faranda nё kumtesёn e saj tё vyer.

Janar 2018                                                                             Eugjen Merlika

Filed Under: Featured Tagged With: DHE HESHTJA, E ZBULUAR, Eugjen Merlika, Laura faranda, Musine Kokalari

“ÇELIKU”, QË U BË SHQIPONJË E ARTIT TONË POPULLOR

January 12, 2018 by dgreca

Meditime për Rexhep Çelikun një NJERI dhe një BURRË të madh të valles popullore shqiptare/1 Rexhep Çeliku

Ai iku në një kohë dhe moshë kur i çelte lule jeta. Vetëm 63 vjeç…

2 Rexhep

Tri ditë më parë iu gëzova titullit tepër të vonuar për një SHQIPONJË të valleve tona, shqiponjë që të ngrinte lart në fluturim e kapje qiejt.
E njoha një ditë tetori të vitit 2008. E njoha tek ngjitej lart si shqiponjë e na mbushte me gëzim e krenari.
Nuk ka gjë më të madhe, emocion më të madh për një mërgimtar kur sheh se si fluturon në ngjyra e në lëvizje vendi jot…
E njoha në disa fluturime në Iraklio, Rethimno dhe Jerapetra të Kretës.
I dhashë dorën…
Kur u ndamë u përqafuam…
Mbetëm miq për tu takuar në Tiranë në kthimet e mija në Shqipëri.
Kishte dashuri për një dibran që fluturonte si Ai, Besmir Agën…
Ndjeva dhimbje sot kur lexova faqeve të gazetave e portaleve se Ai, Rexhep Çeliku nuk është më, u shua për tu ngritur në qiell ashtu siç ia kishte zemra, si SHQIPONJË.
Kërkova në arkivin tim fotografik, shumë i pasur me jetë e vlera mërgimtarësh.
E gjeta në një rresht të gjatë shkrepjesh fotografike. Aparati im i xhepit, dëshmitar i shumë ngjarjeve në mërgim nuk më kishte tradhtuar, kishte fiksuar bukur lëvizje që vështirë të kapen nga një aparat modest.
E kisha fiksuar shumë herë, në shumë pozicione fluturuese të tij…
Zgjodha dhe po përcjell trembëdhjetë…
Më erdhi keq që nuk kisha ftuar dikënd të bënte një shkrepje bashkë me të.
Kështu e kanë gazetarët, shkruajnë e fiksojnë të tjerët dhe harrojnë veten.
Megjithatë sot ndjej se jam me Të, me REXHEP ÇELIKUN e madh të valles popullore shqiptare, valle që ai e artistë të tjerë të mëdhenj e ngritën në qiellin e artit popullor shqiptar.
Rexhep Çeliku numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Nuk e di se ku emri i tij të mund të skalitet në histori: në vendlindje, në ndonjë bulevard të madh në ndërtim ende pa emër (jo në ndonjë sokak), në ndonjë institucion apo shkollë të madhe të artit…?
Ai e meriton të jetë NDER I KOMBIT.
Dhe Nderi do të thotë përjetësim i tij.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 12 janar 2018

Filed Under: Politike Tagged With: e artist popullor, Rexhep elite, Shqiponja

Ambasadori Lu: Hetim të plotë çështjes Tahiri

January 12, 2018 by dgreca

1 amb. Lu sotShtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deklarata është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Sipas Ambasadorit Lu, çështja e zotit Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.{SH.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Lu, çështjes Tahiri, Hetim të plotë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT