• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Kosovë-Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

February 22, 2018 by dgreca

-Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin shtyhet për të premten. Për ratifikim duhen së paku 80 vota të Kuvendit me gjithësej 120 deputetë/

 1 Behlul

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 22  Shkurt 2018/ Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të fillojë sot në orën 11:00, është shtyrë për të premten, në 23 shkurt 2018, në orën 10:00./

1 Kuvendi shtyhet

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve, më shumë se dy orë pas kohës së paraparë për nisjen e seancës.Kreu i Kuvendit shprehu optimizmin e tij për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të  thirrur për sot në orën 11:00 pika e vetme e axhendës ishte Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për kalimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej, derisa koalicioni qeverisës ka 61 vota, 10 prej të cilave janë të Listës Serbe, tre ministrat e së cilës në qeveri kanë abstenuar në votimin për këtë projektligj.

Ratifikimi nuk mund të ndodhë pa votat e opozitës, por Lëvizja Vetëvendosje, që është edhe grupi më i madh parlamentar me 32 deputetë ka paralajmëruar votim kundër, madje ka bërëbërë “thirrje për mosvotim”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, që është grupi i dytë parlamentar me 27 deputetë, në seancën e sotme shkon me qëndrimin se është unanimisht pro, por “nuk mund të mbështesë ratifikimin e Projektligjit nëse i bashkëngjiten dokumente kontradiktore”.

Qeveria në mbledhjen e pasditës  së të martës së 20 shkurtit miratoi plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e procedoi në Kuvend për miratim.

“Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë: 1.Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015; 2.Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror; dhe 3.Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, e datës 16.02.2018”, theksonte qeveria.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit kosovar pritet shumë debat dhe me replika, por Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pritet të mos hidhet në votim derisa të sigurohen  së paku 80 votat e nevojshme për ta kaluar.

Shtypi i sotëm i Kosovës shkruante se, “për shkak të mungesës së votave pro ratifikimit, partitë në pushtet kanë përmendur mundësinë që votimi të mos ndodhë të enjten”.

Në mbledhjen e paraditës së 20 shkurtit 2018 qeveria mori vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Procedimi më i ri, me vendimin e  mbledhjes së pasditës së 20 shkurtit 2018, i projektligjit për ratifikimin e demarkacionit nga qeveria në Kuvend është i treti.

Procedimi i dytë ishte me vendim të mbledhjes së qeverisë të 4 dhjetorit 2017.

Procedimi i parë ishte në 4 gusht 2016  me vendim të mbledhjes së qeverisë së udhëhequr atëherë nga kryeministri Isa Mustafa me miratim njëzëri të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, në 1 shtator 2016, në seancën plenare të Kuvendit, të zhvilluar mes kundërshtimeve nga opozita, tensioneve e protestave, qeveria e Kosovës e tërhoqi nga rendi i ditës dhe procedura Kuvendore.

Më pas, qeveria Mustafa u rrëzua në 10 maj 2017 në seancën e Kuvendit të Kosovës me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 kundër e 3 abstenime, derisa në sallë  ishin 115 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Ky votim në Kuvend u pasua me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për datën 11 qershor 2017.

Plot tre muaj pas zgjedhjeve, në ditën e parë të punës të qeverisë së re, në 11 shtator 2017, njoftohej se kryeministri Haradinaj i ka propozuar qeverisë së re shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqin, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit të ri Shtetëror për Demarkacion.

Marrëveshja për Kufirin Shtetëror mes Kosovës e Malit të Zi është nënshkruar në 26 gusht 2015 në Vjenë. Për palën kosovare e ka nënshkruar atëherë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i atëherëshëm i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiç dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.

 Dëshmitarë të nënshkrimit ishin atëherë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e Kuvendit, Kosovë-Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

SKËNDERBEU-STRATEGU USHTARAK MË I MADH I SHEKULLIT XV

February 22, 2018 by dgreca

NE PËRKUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES  GJERGJ KASTRIOTIT –SKENDERBEUT

1 Skenderbeu

NGA  HYSEN S.DIZDARI –TIRANE/*

———————————————————————————-

SKËNDERBEUT-STRATEGU USHTARAK MË I MADH I SHEKULLIT XV DHE  ARTI LUFTARK I USHTRISË TIJ/

Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pamvarsi kombëtar në shekullin e XV ,por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës,gjatë viteve të marrjes peng nga turqit,ku arriti të përfundoi ,shkollat më mira  ushtarake të prendoris Osmane.Një nga aftësit e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444.

Tiparet kryesore të artit ushtarak të  Skenderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të  pa parë,në luftrat e pricipatave feudale të shekullit X-XIV.

Skenderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe pershtati ,artin ushtarak të kohës tij,duke hequr dorë nga kalorsia feudale Evropiane e karrocuar,e ngadalët dhe e pa monevrushme dhe krijoje një kalorsi të re të sh Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skenderbeut,rridhnin nga familjet  e mëdha feudale shqiptare si më poshtë :

Familja e Aranitve,Familja e Dukagjinve,Familja e Topiajve,Familja e Muzakajve,Familja e Balshajve,Familja e Spanve dhe të tjera.

Skenderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës,dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbër nga bijët e populli shqiptare, të cilët luftonin për mjë çeshtje të drejt, për të mbrojtur trojet dhe shtëpit  veta nga pushtuesit e huaj.

PERBERJA DHE STRUKTURA E USHTRISE SKENDERBEUT

1-Ushtria e Skendërbeut përbehej nga kembësoria e cila kishte në përberjë  rreth 6500-7500 ushtar të cilët i kishte stervitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motres Skenderbeut,komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake ,guximtar,trim dhe besnik i Skenderbeut.

2-Kalorsia e lehte e cila përbehej nga 8000 kalorës,të cilët ishin stervitur dhe komandohej nga djali i vellait të Skendërbeut Hamza Kastrioti ,i cili kishte provoje të madhe luftarake ,gjatë qendrimit në ushtrine Osmane,ai kishte drejtuar dhe marre pjesë në shume beteja luftarake.

3.Komandati  Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrise Skenderbeut.Ai kishte provoje të madhe  luftarake në  zbulimin e forcave të armikut,në organizimin e pritave ,dhe goditjet e befasishme të armikut,Ai organizoj dhe stërviti kalorsin e shpejte,sepse  kishte provoje të gjatë luftakrake se kishte sherbyer disa kohe si komandat në ushtrine e aleatit të Skenderbeut ,Mbretit të Napolit Alfonsit V.

Skendërbeu në krijimin e kalorsis lehtë,kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuaje të  racave më të mira të kohes të  cilët i kishte stërvitur ,për të  perballuar ngarkesa fizike dhe per të kryer monovra dhe levizje të  shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrise Skendërbeut ,ishte e stervitur mirë në perdorim me mjeshtëri të monovren të goditjet befasishme dhe terhëqjes kur ishte nevoja.

4.Skenderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithëshëm por ai drejtonte ushtrine dhe merrte pjesë vete në beteja luftarake.

Ai komandonte vete një pjesë të ushtrise e cila përbehej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsis dhe këmbësorise të cilit ishin të  pergatitur dhe stervitur mire.Kjo pjesë ushtrise qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të  sigurta ,duke shfrytezuar terrenin dhe keto forca futeshin në luftim në moment vendimtare te betejës,duke përdorur monovrën , befasinë dhe shpirtin luftarak .Kjo taktike dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelsi i fitoreve  mbi një ushtri nga dy deri ne pese here më të madhe në numer.

Por të  arritur këto fitore Skenderbeu e stërviti dhe  pajisi ushtrin me armët më  të  mira të kohës,si shpata e mburojat e lehta,heshta ,harqet me shigjetat,topat etjere.

Armët përsonale të Skenderbeut janë shumë të  famshme dhe sot ato gjenden në  një nga muzete e Vjenes.

Poeti Kombetar i Shqiperise, Naim Frasheri, kur vizitoj këtë  muze shkroi disa vargje kushtuar armve të  Skenderbeut.

Mësuesja dhe atëdhetarja e pa lodhur e shkollës  të  parë të  vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në  një  shkrim,në  vitin 1925 thekson:“Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptare nga gjumi i rendë  që  e kishte pushtuar dhe i dhanë  fuqi e guxim të  fillojë  luftën kundër tiranise.”

Po ju kujtojme shqiptarve pjesë  nga vjersha ,,Parrasja,,e Naim Frasherit :

“Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,

Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!

…………………………………
Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’ e lëftuan,
Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’ i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’ e Beratit!
E ju, bregoret’ e Matit!
Folë, fol’ o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”

Naim Frasheri,

Pjese nga vjersha e “Parrajsa” shkruar në vitin 1894

*Autori e dergoi shkrimin per Diellin nga Tirana

Filed Under: Histori Tagged With: -STRATEGU USHTARAK MË I MADH, Hysen S.Dizdari, I SHEKULLIT XV, Skenderbeu

Gojëdhëna dhe këngë për kohën e Skënderbeut

February 22, 2018 by dgreca

 1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1632

Duke filluar këtë hulumtim  për epokën e Skënderbeut në 500 vjetorin e ti,j diku nga viti 68, Qemal Haxhihasani, shkruante te gazeta gazeta’’ Drita” e diel, 14 janar 1968:” Lavdia e luftërave te mëdha popu­llore te kohës se Skënderbeut u ruajt jo vetëm në burimet historike,  por edhe në zërin e gjallë të traditës. Populli diti të na sjelle jehonën e ngjarjeve të asaj kohe të shkëlqyer, të historisë sonë, kur Shqipëria u bë e vetmja barrikadë e rëndësishme e vërshimit osman nëpër botë, me tregimet e tij tëmrekullueshme. Shekujt e rëndë të  robërisë nuk munden t’i vrasin me hanxharët e tyre të përgjakur këto tregime. Ato ishin strukur thellë në zemrën e popullit tonë, rronin në shpirtin dhe gjakun e tij. Pleqtë në mbrëmje rreth vatrave i tregonin ato. me dashuri. Të rriturit, kur kalonin nëpër trojet ku ishin zhvilluar skenat e betejave legjendare a nëpër shkëmbinj të nga lëshoheshin shigjetat vdekjeprurëse të  shqiptarëve që shponin, sipas vete kronistëve osmane, edhe gurin, u flitnin bijve dhe nipërve për lavdinë që pushonte në këto vise.  Dhe të  rinjve u ndritnin sytë, u qeshte zemra nga këto gjeste heroike të të parëve, që rritnin krenarinë e tyre kombëtare,dashurinë për atdhe e liri.Duke vijuar më tej Haxhihasani thotë:Fantazia popullore, e frymëzuar nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjesëtime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. «Kur del ven’ e rakeja (ylberi) në qiell», pleqtë e Matit thonë se «ka dale shpata e Skenderbegjut, me kta luftonte Skanderbegju. Forca e mreku­llueshme e shpatës se heroit shprehet me legjendat e prerjes së shkëmbit të Varoshit, me hapjen e Shkalles së Rrajcës në Librazhd, me shpërthimin e ujërave të kroit të Altarit në Milot, të  Gurrës së Trodhmes në malin e Bajzës etj. Tradita gojore për Skënderbenë ka në shtratin e saj ngjarjet e kohës, të cilat i ka pasqyruar sipas mënyrës ‘ tradicionale te konceptimit artistik popullor. Kështu të dhënat e traditës kanë një interes të  veçantë. Krahas dokumenteve historike ato përbejnë një tjetër burim shumë të rëndësishëm, që ndihmon në mënyrën e tij, për të nxjerrë në pah madhështitë e kësaj periudhe epike të historisë sonë dhe për të hedhur dritë në,problemet e ndryshme të saj. Ato i jetuan nëpër shekuj si një cfaqje e gjallë e shpirtit epik të  masave tona  popullore, e vullnetit të tyre për liri, si një flamur i madh lavdie qe frymëzonte për beteja te vazhdueshme  çlirimtare.

         1.

Skanderbegju ka ba luftë të  madhe në Varosh. Atje e patën rretheku e kan e kan turqit e s’kish ka i vinte buka kurrkun. Po e nimoi Lura. Kta ç’batën? Kualt e parë  i mushën me brame farke e çakiga; kualt tjerë me drithë e ushqime. Asqeri i Turkut, kur panë bramen e farkes thanë:

-Mo i gani kta se qankan xhip, farkaxhij.Edhe i lanë  të hishin ne Varosh. Skanderbegju   u gzu   shume nga nima e lurasve ene tha:

-Ju jeni besnikt e mij, ku rafshi ne lufte, ju fitofshi.

Per çekta lurasit kurdohere çi ka­ne ra në lufte, kanë fitue.

Fushëlurë-Dibër

2.

Skanderbegu ka pete Koke Malcin:

-Kur zehet ma kollaj asqeri i Turkise?

Koka i tha:

-N’zhek, n’mesdite, kur t’dalin me u la n’uje.

N’zhek asqeri   po lahesh n’Mat e kishte lane armet turra-turra. I ra Skanderbegu e fitoi luften.

Pllane-Lezhe

3.

Kur ra Kruja nanedheteë goca dulën në Grykë  të  Vajes dhe u gremisen dorë me dorë ne Dro, për mos me ranë në dorë teë turqve. Edhe sot ky vend quhet Gryka e Vajes.

Krujë.

4.

Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’e kalit prej alltani, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në  Cafe te  Buellit, ma nja shpelle, që merr trama-trama, manej teposhte-teposhte, apet trama-trama njer m’ate shpellen e mrame. Po s’u’n vej kush me i marre  se Skanderbegju ja ka ba amanet tokës.

I tha Skanderbegju tokes:

-Ta kam dhane amanet ket xha me ja dhane xhinsit, tem.

E.s’un e ka marre kush athere.

Urxalle-Mat

5.

Ky Murani i pare ne Kruve, n’Fushe te Kosoves fjale ka çue:

 -Sulltan Murati rn’u ka afrue, nat’e dite jam tu liftue!

Skanderbegu, sa mur xhevapin, menihere c’e njeshi shpaten; ushtrise vet s’i ka kallxuve, si rrufeja ka mrri n’Kruve, bashkë  me Uranin u ka bashkuve.

Skanderbegu me ushtrin e vete ka dale malit kep me kepe; kep me kep e prru me prruve, të  gjithe Krasten c’e ka rrethuve, me Sulltan Muratin u ka takuve; na janë  vra, na janë dermave. Sulltan Murati paska qaje:

-Gjithë ushtrija qenka vraje. Qenka vra, u ka maruve,ka dhane urdhnin me dredhuve, për Stamboll-o për me shkuve:

-S’asht e mundun me hy n’Kruve! E mor po, mor jo!

Krujë.

6.

Sontenith, me dy ore nat’e,

atje lart, nga Muskovate,

ndihej gjemë’ e topave.

Nga kjo gjemë ‘e topave gjithë

 bota me gjëmonte;

nga tym i dyfeqeve

gjithë malet mjegullonin;

nga shkëlqimi i shpatave

 gjithë fushat me shkëlqenin;

nga gjaku ushtareve

 nkuqesh ujët e lumenjve;

nga copat e shtizave

ura bëheshin mbi ujë!

Arbëreshet e Italisë

7.

Kam pase t’parin shpate mizore, amanet aj na ka lanë:

«Armet e mushme mos me i dhane!»

e m’qillue për nget martina, kje tu bine Shkodra e letina.

Por thuej Pashes e Allaj Begut: S’lidhen t’bijt e Skënderbegut!»

Kërset pushka, Saraji dridhet, qaj Gjin Leka nuk po lidhet!…

Gomsiqe-Mirdite

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: e Skenderbeut, Gezim Llojdia, Gojëdhëna dhe këngë për kohën

Fizikanti i njohur Petrit Skende ndërroi jetë në Westborough,MA

February 22, 2018 by dgreca

 

2-shenje-zije1 petrit Skende

Petrit Skende 29 Tetor 1937-20 Shkurt 2018/

– Të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të shprehin ngushëllimet të premten, më 23 shkurt nga ora 4-7 pm  në FUNERAL HOME & CHAPEL , 370 Plantation St., Worcester, Varrimi të Shtunën, 24 Shkurt-/

Njoftohet komuniteti Shqiptar se Profesori i njohur i Fizikës, Petrit Skende, ndërroi jetë të Martën me 20 Shkurt 2018 në Westborough, MA. Petrit u lind me 29 tetor 1937 në Korcë. Ishte i biri i Dhimitrit dhe Aspasia (Pani) Skende. Petriti ishte i pasionuar pas shkencës e kërkimeve shkencore dhe pati një karrierë të shkëlqyer profesionale.U diplomua shkëlqyshëm në Universitetin e  Tiranës dhe pas diplomimit po aty u emërua profesor i fizikës, ku për shumë vite përgatiti breza studentësh. Petriti, për aftësitë dhe pasionin, u emër zv/drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, ku shërbeu për dy dekada.

Në fillim të viteve ’90 në kohën e ndryshimeve demokratike të Shqipërisë, Petritit mbajti disa pozicione të rëndësishme për qeverinë shqiptare lidhur me shkencën dhe Teknologjinë.

Më 1997, në kohën e daljes në pension, Profesor Petrit Skende ishte nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Profesor Petrit Skende jetonte në SHBA. Bashkëshortja Elisabeta(Meksi) Skende, ishte ndarë nga jeta 8 vite të shkuara, më 2010.

Humbja e akademikut të shquar ka trishtuar familjen të afërmit, miqtë dhe brezat e studentëve që u përgatitën prej tij.

Të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të shprehin ngushëllimet të premten, më 23 shkurt nga ora 4-7 pm  në FUNERAL HOME & CHAPEL , 370 Plantation St., Worcester.

Shërbimet funerale do të mbahen të Shtunën, me 24 Shkurt 2018, në MERCADANTE & CHAPEL, 370 st, Plantation, Worcester. Mesha do të bëhet në orën 10:00 am në kishën Kishen Fjetja Shën Marisë., Worcester. I ndjeri do të varroset pranë gruas së tij në Varrezat Hope, Worcester.

Federata Vatar dhe Gazeta Dielli ngushellojne familjen dhe te afermit!

Filed Under: Opinion Tagged With: 20 Shkurt 2018, nderroi jete, Petrit Skende

Lavrov në Beograd, Daçiçi nuk e ndal urrejtjen fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

February 21, 2018 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/
1 Dacic Lavrov
Vizitat e shpeshta të ministrit të jashtëm rus,Lavrov në Beograd,paraqesin në pikë të ditës skenarët e njohur të Serbisë(1844-1999)kundër popullit shqiptar dhe Kosovës.Në një shkrim autorial(Lavrov-Daçiç)në gazetën ,,Politika,,të Beogradit,pioneri i kryekriminelit Millosheviq(Ivica Daçiç),shpalos,,historinë,,e miqësisë Serbi-Rusi për këto 180 vjetë dhe koha e luftërave për njëfarë sovraniteti të shtetit serb me motivet antishqiptare në Ballkan dhe çështja e Kosovës.
Në këtë paraqitje ,,ekskluzive,,gazeta ,,Politika,,e Beogradit,e njohur tash e njëqind vjet për propagandën dhe gënjeshtrën
,,historike,,nuk e lënë pa e vënë në qendër të vëmendjes konfliktin në Kosovë dhe,siç thotë pioneri i rritur në frymën fashiste të Serbisë,Ivica Daçiç,të agresionit NATO ndaj ish-Jugosllavisë(Serbi-Mali Zi),për të marrë një pjesë të
sovranitetit (e ka fjalën për Kosovën)dhe tash e njëzetë vjetë të realitetit të ri në Ballkan.
Pioineri i Millosheviqit,Ivica Daçiç,në Beograd vajton para minsitrit Lavrov për kohën e konfliktit në Kosovë,intervenimi NATO dhe largimi i forcave ushtarako-policore dhe paramilitare nga Kosova,që kësaj radhe dhe në takimet ndërkombëtare nuk lë pa luar të gjithë gurët e diplomacisë për të penguar në udhën e saj të shtetndërtimit të Kosovës.
Në fushën e të drejtës ndërkombëtare karshi shpalljes së Republikës së Kosovës në vitin 2008,Gjykata Ndërkombëtare në kërkesë të Serbisë pati vënë në tovolinë ligjet ndërkombëtare që sipas vlerësimit ato nuk janë shkelur me rastin e pavarësisë së Kosovës.
Në takimin e dy ministrave serbo-rus në Beograd,sikundër para 180 vjetësh të bashkëpunimit ,,vëllazëror,,në mes të dy popujve që përmes përkthyesit mund të merren vesh,po e rikthejnë kohën vrastare të Serbisë në shekullin e ri dhe nuk po ua do shpirti të njohin realitetin e ri se shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në vkitin 1999 me orën e madhe të historisë të popullit shqiptar dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare BE-SHBA duhet të lajmërojnë Serbinë dhe diplomacinë e saj përmes Ivica Daçiç se nuk bënë të mbajë të ndezur zjarrin antishqiptar dhe propagandën pajade tash e dy shekuj kundër Kosovës,që asnjëherë në histori nuk ishte pjesë e ,,sovranitetit,,të Serbisë vrastare.
Ivica Daçiç po mundohet të mbajë në ,,këmbë,,opinionin në Serbi në kohën kur Kosova kremtoi 10-vjetorin e pavarësisë dhe ka nisë udhën e vet të shtetbërjes me synimet për anëtarsim në BE-NATO dhe në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.

Filed Under: Komente Tagged With: Daçiq, kosova, Lavrov, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT