• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Besa është kodi i nderit për kombin shqiptar…

February 12, 2018 by dgreca

…hebrenjtë në Çikago duartrokitje për Shqipërinë dhe Kosovën/

NGA SKENDER KARAÇICA/

1 Holokaust

Filmi dokumentar,,Besa,,-(The Promise)me regji të Rachel Goshins është një projekt disavjeqar i drejtuar nga fotografi amerikano-hebroik Norman H.Greshman,që në vete përthekon orët e kujtesës historike në kohën e pranisë dhe të shpëtimit të refugjatëve hebrenjë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muzeumi Holokaust në (Skokie)të Çikagos sot kishte hapur dyert për të pritur filmin dokumentar,,Besa,,-(The Promise)dhe për të parë nga afër kujtesën historike se si shqiptarët e tre besimeve fetare(muslimanë,katalokë dhe ortodoksë)kishin dhënë besën për të pranuar dhe shpëtuar refugjatët hebrenjë që kishin ardhur në Shqipëri dhe Kosovë nga vendet e Evropës në flakët e luftës nga Nazi-fashizimi dhe aleatët në kërkim të shfarosjes së tyre deri në substancë.

Për të parë filmin ,,Besa,,-(The Promise)kishin ardhur një numër i madh i qytetarëve hebrenjë,

amerikanë dhe shqiptarë si dhe përfaqësuesit e SHSHA-së Mahmut Skenderi,Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi që për bibliotekën e këtij muzeu dorëzuan dy publikime shkencore të përkthyera në gjuhën angleze,,Shqiptarët dhe Hebrejtë,,(Studim Monografik)të prof.dr.Shaban Sinani të botuar në Tiranë si dhe Librin e Arkivit të Shtetit të Kosovës

,,Krimet serbe në Kosovë (1998-1999)të prof.dr.

Jusuf Osmani të botuar në Prishtinë.Këto botime i mirëpriti Drejtoresha e Programit Publik Lilliana  Polus Gerstner.

Ndërkaq, në këtë manifestim kulturor për orët e kujtesës historike për dy popujt shqiptaro-hebrejë 

morën pjesë udhëheqja e OGSHA-së Lirie Mehmeti,Ria Ismajli dhe Arjana Jaupi që të dyja këto organizata shqiptaro-amerikane në Çikago 

ishin pjesë e organizimit të këtij programi për kohën kur shqiptarët shpëtuan hebrenjtë nga dora vrastare Nazi-fashiste të kohës.

Kur filloi shfaqja e filmit,,Besa,,-(The Promise)në sallë u krijua një heshtje e thellë dhe të gjithë me vëmendje përcillnin personazhet shqiptare në Tiranë dhe ato hebreje në Amerikë dhe Izrael.

Filmit i kishte dhënë dritën për të afruar të dhënat historike për shqiptarët dhe hebrejtë bashkë në Tiranë dhe Shkodër,fotografi amerikano-hebroeik Norman H.Greshman,i cili edhe vetë kishte përjetuar orët e Holokaustit ai përmes aparatit të tij dhe xhirimeve me syrin e kamerës,përthekoj kohën kur hebrenjtë erdhën në Shqipëri dhe përmes kodit të besës shqiptare ata u strehuan dhe u bënë anëtarë të familjeve shqiptare,duke mos rënë në duart vrastare të ushtrisë Nazi-fashiste.Në këtë kohë shpëtuan 2.000 hebrejë gjatë orëve të Holokaustit.

Besa është një prej virtyteve të kombit shqiptar,

kishte veneruar në rrugëtimin e tij në Amerikë,

Shqipëri dhe Izrael,fotografi amerikano-hebreik Norman Greshman.Ky fotograf me temën e tij bosht ,,Code of Honor,,kishte nisur mesazhin e tij për kombin shqiptar si i vetmi komb në botë që u dolën në mbrojtje hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Fotografitë e tij me personazhe shqiptaro-hebroike kishin udhëtuar në Kongresin Amerikan në Uashington,Shqipëri,Bruksel dhe Prishtinë.

Për 90 minuta sa zgjati filmi,,Besa,,-(The Promise)pika më kulmore ishte rrëfimi i Rexhep Hoxhës nga Tirana,ku babai i tij para se vdiste i pati lënë amanet tre librat e shkruara në gjuhën hebreike të dërgonte Aronit në Tel Aviv pas gjashtëdhjetë vjetësh të ruajtura mirë nga regjimi komunist.Kulmi i ngjarjes historike ishte se si u takuan dy familjet në Tel Aviv dhe kthimi i kujtesës në kohën kur nëna shqiptare e kishte rritur Aronin tashti burrë i moshuar dhe,saherë që niste rrëfimin e tij për kohën e jetës e të rritës në Shqipëri,lotët ia ndalnin bisedën e tij.

Tre librat amanet nga Tirana dorëzohen në Tel Aviv dhe Rexhep Hoxha dhe Aroni pas kaq vitesh e bëjnë kulmin e ngjarjes për flmin,,Besa,,-(The Premise)që u përcoll me vëmendje dhe lot nga të pranishmit në sallë.Pas shfaqjes së filmit në sallë u organizua debat i lirë për mesazhin e filmit dokumentar dhe për shpirtin human me kodin e traditës shekullore të besës për kombin shqiptar,ata i duartrokitën Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fund po theksojmë se SHSHA në bashkëpunim me bordin udhëheqës të Muzeut Holokaust në (Skokie)në Çikago,së shpejti do të vendoset Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëri-Kosovë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: besa Shqiptare, Kodi i nedrigt, shqiptaret e Hebrejte, Skender Karacica

Tërheqje…

February 12, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Tërheqja nga frika është e kushtueshme. Eshtë si një nga ato fitoret e Pirros, që të lënë thjesht të jetosh. Kështu skllaveria ka arritur të rrojë me mijëra vjet, dhe të vazhdojë të rishfaqet e ricikluar. Kush terhiqet nga frika, ndrydhje, burg, izolim preferon në shkembim te lirise; edhe pa pranga ta lënë, s’guxon as të mendojë; liria për ‘të është botë e paarritëshme; ndjehet fajtor kur provon gëzim, e fsheh.
Mendimi duhet të jetë i vetmi motivim, e vetmja shtytje për njeriun në jetë, përndryshe çdo gjë që kryhet është hipokrizi, shfaqje apo pretendim për standarde ose besime morale me të cilat sjellja nuk përputhet. Hipokrizia është akt, hipokriti aktor, i cili i përshtatet rolit që luan; hipokrit nga një greqishte e vjetër për të treguar njeriun që është në sy të publikut ose nën vëzhgimin e tij, si aktori në skenë.
I zhgënjyer është personi i trishtuar apo i pakënaqur për shkak se dikush ose diçka nuk ka arritur të përmbushë shpresat apo pritshmërinë e tij.
“Jam i zhgënjyer me ty!”, kjo shprehje përdoret kur njeriu ndryshon karakter, shenjë e tij dalluese, si emri, flamuri a kombi.
Nëse paraja nuk bëhet shërbyesi yt, do të bëhet zot i yt. Njeriu nuk mund të thotë se është i pasur nëse është skllav i parasë. Morali është të njohësh midis asaj që ke të drejtë të bësh dhe asaj që duhet të bësh.
Dikur një tiran dëshironte që vasalët e tij të kishin vetëm një qafë të përbashkët që ai mund t’i mbyste të gjithë në të njëjtën kohë. Në kohët moderne gjithçka që i duhet të bëjë një tiran është t’i “edukojë njerëzit” që ata të kenë një mendje të përbashkët.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Tërheqje...

Dega Vatra Tampa Bay kryen analizen vjetore per vitin 2017

February 12, 2018 by dgreca

1 ok TampaNga Piro Poloska/
Dega Vatra ne Tampa Bay ne takimin e saj te radhes me daten 9 Shkurt 2018, analizoi punen e saj nje vjecare te deges duke nxjere ne pah sukseset mjaft inkurajuese te vitit te kaluar dhe mbi kete platforme u aprovua plani i activitetit te vatres per vitin 2018.
1 TampaNe raportin e paraqitur nga kryetari i deges Z. Tasim Ruko, u ravijezuan sukseset a aritura ne punen me komunitetin shqiptar si nje nga drejtimet themelore to punes se deges. Ne kete kontekst u evidentua vecanerisht suksesi i aritur me shkollen shqipe, ku puna pasionante e drejtores se shkolles, Znj Yllka Bejo ka bere qe cilesia e  mesimdhenies te ngrihet mbi bazen e nje programi te detajuar dhe objektivave te qarta qe do te arihen ne punen me femijet e komunitetit shqiptar.
        Sigurisht qe ky sukses nuk do te ishte ne kete nivel pa punen e pakursyer te anetareve te bordit, Zonjusha Zamira Rubjeka, Znj. Eva Keta, Z. Fadil Neziri dhe Znj. Mimoza Traga.
      Nje prove e ketij suksesi eshte dhe fakti qe krahasuar me nje vit me pare numuri i nxenesve te shkolles eshte pothuaj dyfishuar. Mjaft e sukseseshme u konsiderua edhe puna e Vatraneve per perkujtimin dhe evidentimin e ngjarjeve madhore historike te kombit shqiptar, si nepermjet organizimit te mbremjeve festive me kengetare te ftuar por edhe nepermjet takimeve dhe bisedave me personalitete, me kontribute te spikatura ne historine tone kombetare.
Nuk mungoi edhe fryma kritike ne kete takim. Ne diskutimet e te gjithe anetareve to bordit dhe vecanerisht te nenkryetarit te deges Z. Isuf Spahija, Zoterinjve: Tahir Tahiraj dhe Arian Kushta u terhoq vemendja e pjesemaresve vecanerisht ne punen me te mire qe duhet te behet ne drejtim te ritjes se numurit te anetareve te deges. Per te ritur efectivitetin e punes ne kete drejtim u caktuan detyra te vecanta te secili prej anetareve te bordit. U percactuan objectiva te qarta per nje shfrytezim dhe drejtim me te mire te rjeteve sociale, si Facebook, si nje mjet mjaft efektiv ne komunikimin, informimin dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin. Per te siguruar nje vazhdimesi dhe organizim me te mire te punes ne te ardhmen u ra dakord qe Bordi i Deges se shoqates Vatra, te mblidhen nje here ne muaj dhe u aprovua njekohesisht edhe kalendari i takimeve per vitin ne vijim. Ne fund te takimit u dha agenda e takimit te ardheshem. Takimi i organizuar ja ariti qellimit dhe i sherbeu me se miri ngritjes se nivelit te cilesise se punes se deges per aritjen e objektivave me ambicioze ne punen e saj.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Analize ne Degen e Vatres, Piro Poloska, Tampa Bay

Rrugëtimi i marrëdhënieve politike mes dy shteteve shqiptare, në 10 vite

February 11, 2018 by dgreca

Shkruan:Leonora Laçi, Shkodër/

1 Leonora LaçiDuke qenë se më datë 17 shkurt 2018 Kosova shënon 10-vjetorin e pavarësisë së shumë dëshiruar (2008-2018), preferova të gjejë këtë mënyrë festimi dhe urimi duke paraqitur në një shkrim të vetëm rrjedhën e marrëdhënieve politike mes dy vendeve.Ne këtë 10 vite shqiptarët e dy shteteve janë afruar me njëri-tjetrin gjithnjë e më shumë dhe një meritë të veçantë ka dhe “Rruga e Kombit” e cila është përuruar më 25 qershor 2009, ndërsa më 12 nëntor 2011 është përuruar segmenti vazhdim i “Rrugës së Kombit” e quajtur rruga “Ibrahim Rugova”.

Ky afrim do ishte vetëm fillimi pasi do të thellohet me përpjekjet e dy qeverive të të dy shteteve për dialog për të folur në të njëjtën gjuhë politike në arenën ndërkombëtare, mbështetje reciproke në ekonomi, arsim, art e kulturë, marrëdhëniet dy paleshe në aspektin politik dhe lobimet të cilat  kanë qenë të ndjeshme, por, mund të bëhet më tepër se aq.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, diplomacia shqiptare ka qenë shumë aktive në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare për shtetin e ri. Diplomatët dhe zyrtarët e lartë të Shqipërisë gjatë vizitave të tyre zyrtare në pjesë të ndryshme të botës në shumë raste kanë lobuar për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ndonëse kanë ndryshuar qeveritë e dy vendeve ndër vite, po paraqesim një tablo të marrëveshjeve të arritura në takimet zyrtare të qeverive shqiptare të cilat morën udhë që në vitin 2012. Megjithatë u folë më herët, për një projekt të një Abetare-je të përbashkët që do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse. Madje thuhet që është arritur një marrëveshje midis institucioneve arsimore në Tiranë, Prishtinë e Shkup për kooperimin që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor, por nuk arrita ta gjej të dokumentuar.

Janë për tu theksuar dhe ratifikimet e disa marrëveshjeve të nënshkruara gjatë viteve 2008-2014 siç vazhdojnë më poshtë;

-Marrëveshje për udhëtim të ndërsjelltë të qytetarëve së bashku me Protokollin përkatës për Lëvizje në zonat kufitare (Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshje për ripranimin e personave, së bashku me Protokollin e zbatimit të marrëveshjes ((Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshje për Bashkëpunim policor ((Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshje për Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në çështjet doganore (Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për Transportin Ndërkombëtar Rrugor për udhëtarët dhe mallrat, nënshkruar më 22.07.2011, hyrë në fuqi më 21.11.2011.

Në  vitin 2012 filluan përpjekje për të kanalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve ku më datë  13 janar u nënshkruan disa marrëveshje. Por Mbledhja e parë mes dy qeverive u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në Tiranë. Më tej më 3 qershor 2016 në Prishtinë, e së fundmi në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, 27 nëntor 2017, u mbajtë takimi mes dy qeverive në Korçë e për të vazhduar festimet për Pavarsinë me 28 nëntor  në Vlorë.

Nënshkrimi i disa marrëveshjeve më  13 janar 2012.

Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje (nënshkruar në Prishtinë më 13 janarit 2012), për të bashkuar shërbimet konsullore në disa prej përfaqësive të tyre në botë. Deri më tani kjo marrëveshje është zbatuar përmes krijimit të një konsullate të përbashkët shqiptaro-kosovare më shtator 2014 në Milano, Itali. Një tjetër konsullatë e përbashkët pritet të hapet në të ardhmen e afërt në Kanbera, Australi.

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë thelluar marrëdhëniet në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjen penale-ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë. Ku, Ministritë e Drejtësisë të të dy vendeve kanë nënshkruar në këtë kohë  marrëveshje të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale – ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë juridike.

 

Takimi i parë mes qeverive u zhvilluar më Janarit të vitit  2014.

Ky takim mes dy qeverive u mbajt në Prizren. Ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh si:

  1. Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve si; Nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian. Gjithashtu kemi dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin  e Preshevës. Në fund të takimit mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, do të bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu të dy kryeministrat do ti përgjigjen interesit të mediave të pranishme aty.

Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në Tiranë, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare. Ato janë;

  1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
  2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
  3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
  4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
  5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.
  6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
  7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
  8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
  9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
  10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
  11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

 

Mbledhja e tretë u zhvillua më 3 qershor 2016 në Prishtinë,

Në mbledhjen e 3 qershorit, u evidentuan arritjet e deritanishme dhe u diskutua për gjetjen e mekanizmave të rinj për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, duke synuar unifikimin e tregut midis dy vendeve, përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës, rritjen e import-eksportit, etj. Në këtë mbledhje u nënshkruan disa marrëveshje, memorandume në vijim të plotësimit të kuadrit ligjor dhe zhvillimit ekonomik dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Takimi i katërt,  27 nëntorit 2017 në Korçë.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar në qytetin e Korçës  takimin  mes tyre për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi në hapje të mbledhjes se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme dhe shpresëdhënëse. Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se arritjet e deritanishme janë një mundësi për t’u ndjerë krenar, por se mbetet ende shumë punë për të bërë. Palët firmosën 12 marrëveshje e protokolle bashkëpunimi që prekin fusha të ndryshme. U firmosën 12 marrëveshje e protokoll, marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura pas mbledhjes përfshijnë disa fusha. Një rëndësi e veçantë i është dhënë diasporës, ndërsa palët angazhohen të financojnë mësimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore..

1-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi mes Këshillit të Ministrave të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në bashkëpunimin në fushën e diasporës.

3-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për qendrat kulturore në Diasporë.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme.

5-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të anëtarësimit në kuadër të anëtarësimit në BE.

6-Memorandum bashkëpunimi mes kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë dhe zyrës së kryeministrisë së Republikës së Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë e të vlerësimit të ndikimit për përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.

7-Marrëveshje mes këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension.

8-Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e sipërmarrjeve në Kosovë.

9-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

10-Protokoll për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale të njohjeve të çertifikatave të veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

11-Memorandum bashkëpunimi mes ministrisë së Turizmit, Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

12-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në krijimin e bashkëpunimit dhe krijimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Dëshirojmë që marrëdhëniet të vazhdojnë më tej dhe jo vetëm në letër. Shqipëria dhe Kosova kanë historinë e përbashkët, kanë kulturën, gjuhën e traditat e përbashkëta.

Urime Pavarësinë Kosovë, dhe në një të ardhme jo të largët të mos kemi më doganën mes nesh.

Në Bashkimin Evropian apo me Bashkimin Kombëtar të realizohet dëshira jonë e përbashkët, ndonëse këtë nuk e presim të na e bëjnë politikanët por le ta bëjmë ne, ashtu siç Shoqata “Trojet e Arbrit” ka disa vite që e ka bërë objektiv të sajin, afrimin mes nesh përmes takimeve, akademive, e konferencave.

Filed Under: Analiza Tagged With: Leonora Laci, në 10 vite, rrugetimi, Shqiperi Kosove

Haradinaj: Ndarja e Kosovës; qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri

February 11, 2018 by dgreca

1 tHaci Rama HaradinajHaradinaj kundër Thaçit dhe Ramës për ndarje të Kosovës/

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës.Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshjeje për ndarjen e Kosovës. Ka thënë se është qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri të thuhet se Haradinaj është pjesë e skenarëve të tilla.Prononcimi i eshte dhene fillimisht gazetes Express.

Sidoqoftë, në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përveç Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti.Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë pozicionin e tij në raport me temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Shefi i Qeverisë asnjëherë s’ka qenë pjesë e bisedimeve të tilla.

Madje, ka thënë se janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe çmenduri të mendohet përfshirja e Haradinajt në skenarë të tilla.

“Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur”,- ka thënë Arifi, për Express, të dielën.

Sipas Shefit të Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, idetë e Beogradit në 20 vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të tilla. Por, ka thënë se nëse dëshirojnë të ndajnë Serbinë, atëherë, është punë e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve.  Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s’ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye”,- ka shtuar ai.

Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmetikanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi të zhbëjë Tribunalin Special, ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.

Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.  Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Sidoqoftë, ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Vucic. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Milloshevic ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi.

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj kundër, Ndarja e Kosove, Thaçit dhe Ramës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT