• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

Van Gogu shqiptar

March 22, 2018 by dgreca

(Rreth filmit dokumentar “Zois” që u shfaq në festivalin ndërkombëtar në New York)

IMG_9716

Tabllotë e pikturuara nga Zoi Shyti jane si sytë e yjeve që vetëm shkëlqejnë…/12079704_1065731880113454_133567464999949279_n

Nga Keze Kozeta Zylo/george-castriot-zois-shuttie

Në mjediset  e qendrës kinematografike “Kaufman Center” në Zukor Theater u shfaq filmi dokumentar për artistin e shquar, Zoi Shyti fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.  Në festivalin ndërkombëtar të filmit që konkurrojnë 189 filma, filmi dokumentar për Zoi Shytin është nominuar me tri çmime.

images-2

Filmi dokumentar është realizuar nga regjisori Bujar Alimani, producentët Damian Pervizi dhe Dritan Haxhia, drejtor të fotografisë Dritan Haxhia, edituar nga Sabir Kanaqi, kurse muzika është kompozuar nga Fatrin Krajka dhe zërimi nga Elvis Ikonomi.Filmi fokusohet në një histori sa tronditëse aq dhe të magjishme, ngase përshkruan rrugën e mundimshme të një artisti të madh që u arratis nga diktatura komuniste në vitin 1964 dhe erdhi në tokën e ëndrrave.

after-abortion-zois-shuttieDrama dhe arti janë pjesë e shpirtit dhe e botës plot imagjinatë të një artisti të madh si Zoi Shyti.

IMG_9738

Filmi dokumentar më së shumti sillte skena nga shtëpia e tij e cila ishte e veshur vetëm me piktura dhe nuk shikoje asnjë milimetër bosh në mur midis tablove të mahnitshme.  Duke dëgjuar dhe shikuar filmin dokumentar realizuar me mjeshtëri nga djem të talentuar, si dhe duke pasur fatin ta intervistojë direkt për TV “Alba Life”, pashë nga afër një botë të pasur artisti, krejtësisht unike për nga historia e tij, preka nga afër “tablotë” në “Galerinë e Arteve” që mban emrin e një artisti të kalibrit botëror Zoi Shyti.

M’u duk se takova Van Gogun shqiptar, por në diemensione vuajtjeje të tjera nga vuajtjet personale të piktorit hollandez, sepse Zoi jetonte nën një shtet diktatorial, iu internua nëna dhe anëtarë të familjes për shkak të arratisjes së tij…

Përjetova dramën e një artisti të vërtetë që kaloi kufirin shqiptar për në Greqi dhe prej andej në Amerikë.  Veprat artistike të tij kanë shetitur në vendet më të rëndësishme të botës që mbajnë në shpirt e në zemër kryeveprat e artit botëror duke filluar nga Washingtoni, Parisi, Londër, New York, Meksiko etj… Me një edukim shumë të lartë që mori në tokën e premtuar nga  “University of Pennsylvania” (best fine art schools), arriti të japë mësim në Firence, Meksikë, San Fancisko dhe të bëhet zë i dritës së artit botëror, por dhe i Kombit të tij.

Punimet e ndryshme shfaqeshin herë pas here në ekran dhe ato që të ngeleshin në mendje ishin projekti për gruan më të famshme në botë shenjtoren Nënë Terezën e cila i shërbeu njerëzimit deri në frymën e fundit.  Portreti i shenjtores Nëna Terezë është sa delikate po aq dhe e paepur për t’ju shërbyer të varfërve.  Piktori me penelin e tij sjellë po aq të gjallë figurën e Gjergj Kastriot Skëderbeut të heroit Kombëtar dhuruar bashkisë së Parisit në nderim të emrit të një sheshi “Skanderbeg” në Paris.  Tablotë me ngjyra marramendëse sjellin shpirtin e lirë të një pikturi dhe poeti universal.

Syri shetit në ekran sa nga ngjyrat e tablove tek momentet reale të takimit me nënën e dashur pas 28 viteve.  Takimi i përmalluar me nënën e tij të internuar për shkak të arratisjes të të birit ishte tejet i dhimbshëm, ato të kujtonin copëza tragjedish nga shumë emigrantë të arratisur dhe të ikur pas viteve 90 që për arsye të ndryshme nuk patën mundësi t’ju hidhnin një grusht dhe nënave të tyre…

Portretin e nënës së tij e kishte sjellë të gjallë, të bukur, edhe dritëhijet dukeshin sikur kishin bashkuar diell e hënë në sytë e saj gjithë dritë…  Nëna është portret ndriçues dhe aromatizon me lulet që i ka pikturuar përpara duarve.  Momenti i shfaqjes së nënës dhe të birit nën tingujt e një muzike të përmallshme dhe të përvuajtshme kompozuar mjeshtërisht nga Fatrin Krajka, një kompozitor që premton shumë të bënte ta përjetoje atë vuajtje shpirtërore në gjithë përmasat njerëzore, dramën e ndarjes forcërisht, nënë e bir… Përqafimi i nënës me të birin, muzika dhe rënia e lotit si tingull dhimbjeje kishin hyrë në një rezonancë të plotë me spektatorin, ishin një trinity hyjnore…

Portreti i nënës është trajtuar gjerësisht që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, por meqë si autore e shkrimit e vleresoj artistin si një Van Gog medoemos më vjen ndërmend portreti i nënës së Vang Gogut, një pikturë e vitit 1888, Anna Carbentus Van Gogh, e nxjerrë nga një fotografi bardhë e zi. Ai ndau emocionalisht disa nga veprat e tij që ai mendonte dhe se nëna e tij do të vlerësonte më shumë me lule dhe mjedise natyrore.

Në këtë pikturë, Van Gogh kap natyrën dinjitoze dhe krenare të nënës së tij.

Ndërsa shikon të gjithë dokumentarin më duket se ecin paralelisht si Zoi Shyti dhe Van Gogu i cili dhe ky i fundit pati një jetë shumë të veshtirë për arsye të sëmundjeve të tij, por edhe trajtimit nga njerëz të ndryshëm që donin ta privonin nga arti dhe jetoi për mjaft kohë në varfëri të tejskajshme.

Zoi shqiptar e kaloi fëmijërinë në një dramë të vërtetë duke i shpëtuar bombardimit të nazistevë gjermanë duke e nxjerrë atë nga gërmadhat dhe rrënojat që mund t’i shkaktonin humbjen e jetës.  Ndersa Van Gogu i shkakton dhimbje vehtes nga depresioni siç i ndodhi në një rast me prerjen e veshit të majtë , më 23 dhjetor dhe e çoi në një shtepi publike, ngase ishte pasionant me një prostitutë që kishte rënë në dashuri këmbë e kokë.  Zoi shqiptar respekton vajzën nudo Xhekin e cila kishte pozuar për 6 orë pa lëvizur për ta pikturuar.  Portretet nudo të femrave ishin tabllo të realizuara mjeshtërisht nga piktori dhe ndihej qartë se sa i ndjeshëm ishte piktori karshi seksit femër, deliktatesës së saj, bukurisë së virgjër dhe respektit pakufi që ndjente piktori karshi bukurisë hyjnore me emrin grua.  Format e përsosura trupore, detajet simbolike, fjalët e tij shprehnin shpirtin e lirë, civilizimin qytetar kur tha se: “Bota pa femrën do të ishte në terr të plotë”…

Van Gogu në pikturën “Sorrow” thotë se: “Dua të bëj vizatime që prekin disa njerëz. Ky portret është një fillim i vogël … ka të paktën diçka drejtpërdrejt nga zemra ime”…

Ai solli portretin e nje gruaje të abadonuar dhe jepte mesazhin se askush s’duhet të lihet vetëm, pra e dashuroi Sorrown ashtu siç qe.

Portreti i gruas pas abortit te Zoit “Van Gogut” shqiptar është shumë e dhimbshme si ndëprerja e një jete që sapo është ngjizur në shenjtërinë e mitrës së gruas dhe e lenë qëllimisht e papërfunduar nga dora e mjeshtrit si vetë aborti i saj… Pafajësia, ëmbëlsia e dashurisë, fati i keq janë të sjella mjeshtërisht në tabllonë “Pas abortit”…

Pamë një film dokumentar të realizuar me profesionalizëm që duhet medoemos të shikohet nga publiku i gjerë shqiptar, sepse tabllotë janë si sytë e yjeve që vetëm shkëlqejnë, thotë Van Gogu:

“Për pjesën time nuk di asgjë me ndonjë siguri, por sytë e yjeve më bëjnë ëndërr”…

Filmi dokumentar me veprat e artit të Zoit, Van Gogut shqiptar është tronditës dhe impresionues, është një film që të ngelet në kujtesë për tërë jetën, sespse sjellë portretin e një artisti të madh të kalibrit botëror si Zoi Shyti, Van Gogu shqiptar…

21 mars, 2018

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Van Gogu Shqiptar, Zoi Shyti

Krimi serb i helmimit të fëmijëve shqiptarë, krim që nuk falet

March 22, 2018 by dgreca

 * 18 –të pranvera pas helmimit të rinisë shkollore nga i cili pati dhe të vdekur,  akoma ndihen pasojat e saj tek të prekurit. Viktimë nga helmimi ishte nxënësja Selvie Hoti, për shkak se policia serbe nuk lejon dhënien e ndihmës me kohë. Unë autori i shkrimit, si mësimdhënës i shkollës së mesme jam dëshmitar i përjetimeve të ditëve më të rënda në jetën time, kur sheh që nxënësi bie përtokë para teje i alivanosur duke u përpëlitur me vdekjen./Ndihmë të helmuarve, mars 1990

 *  -23 marsi të shpallet Dita e Rikujtimit të Viktimave të Helmimit nga Serbia./Ndihmë të helmuarve, mars 1990- Prof.Dr.Mazllum Belegu

Nga   Hazir MEHMETI , Vjenë/
Pranvera e vitit 1990 do nis me helmin dimetil phosphoditionat, sarin, dhe helme tjera me ndikim në sistemin nervore mu në ditën  pranverës 21 mars dhe 23 mars në qytet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë etj. duke vazhduar për shumë kohë me pasoja  8 mijë nxënës shqiptarë të helmuar. Ishte ky sulmi më antinjerëzor në kohën e pasluftës së Dytë Botërore.  Këtij akti gjenocidi i paraprinë rrethanat e shtetrrethimit pas ndryshimeve kushtetuese me dhunë nga pushteti okupues serb në Kosovë. Rezistenca popullore e vazhdueshme shekujve tani tregohej akoma më e fuqishme kundër pushtuesve sidomos nga viti 1989 kur hiqet autonomia e Kosovës nën shtypjen e tankeve.  Ishte koha kur shovinizmit serb ëndërronte në realizimin e qëllimit shovinizmit  i nxitur nga propaganda e vazhdueshme antishqiptare dhe represion permanent për dëbimin e shqiptarëve nga toka e tyre shekullore. Kjo politikë ishte e mbështetur edhe nga çarqet nacional-shoviniste brenda shtetit jugosllav i cili kishte nisur teposhtën drejtë shkatërrimit.

Akademikë famëkeq serb nuk e harruan detyrën e paraardhësve në shërbim të gjenocidit antishqiptar dhe pa nxitim ripërsëriten  memorandumin serb për zhdukjen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike në Kosovë, ashtu siç kishin bërë me 770 fshatra në Nish, Toplicë, Vranjë, Medvexhë një shekull pa ndërprerë. Ky memorandum nuk u bekua nga kisha ortodokse serbe e mbytur  në urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve autokton, kulturës e dokeve të tyre që jetonin mijëra vjet në tokat e tyre. Kjo detyrë kriminale iu ngarkua qeverisë shoviniste serbe, si pjellë e fobiste serbe ndaj shqiptarëve, e drejtuar nga kryekrimineli më i madh pas fashizmit, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në gjyqin e Hagës si kriminel lufte me pasoja vdekjen e gjysmë milioni njerëz.

Njëri nga aktet kriminale serbe ishte akti i helmimit të 8 mijë  nxënësve shqiptarë në shkolla, kopshte fëmijësh si dhe punëtor në fabrika e uzina në vitin 1990. Me datat 21 e 23 mars të këtij viti ishte helmimi i një shkalle të gjerë në qytet kryesore të Kosovës.   Siç do vërtetohet, helmimi i nxënësve shqiptarë u bë nga shërbimi sekrete ushtarak e policore serbe.    Paraprakisht propaganda armiqësore serbe përmes kishës ortodokse serbe, mediave publike e private nxiti urrejtje luftënxitëse. Kjo parapërgatiti segregacionin, duke ndarë nxënësit serb e malazez në lokale tjera shkollore nga nxënësit shqiptarë.

Populli i Kosovës i pa armatosur, i varfëruar nga padrejtësia në shtetin e sllavëve, ishte i  vendosur në realizimin e  përcaktimit kombëtar për liri e barazi me kombet tjera. Qëndresa e paparë në përballimin e pasojave të helmimit ishte një tregues se kombi shqiptar di të vepron edhe ndaj provokimeve të rënda. Kurse Prof. Dr. Masllum  Belegu i cili si specialist u përball me  të helmuarit në spitalin e Prishtinës, për mjetet e informimit tha: “Ky është helmim masovik, helmimi masovik është baras me luftën. Unë nuk kam mbërri të shoh diçka të tillë”.  (youtube.com/watch?v=7mzxXjLQJiI).  Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti:” Akti i helmimit është i tmerrshëm”. (Rilindja, 23 mars 1990).  Diplomati i njohur austriak Alber Rohan do deklaron: “ Gjatë viteve të 90-ta, autoritetet serbe vazhduan të diskriminonin kosovarët duke i përjashtuar nga të gjitha sistemet administrative, shëndetësore e arsimore  forcat jugosllave dëbuan mbi 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre drejt vendeve fqinje. Pas kësaj  NATO vendosi të ndërhyjë ushtarakisht ndaj Jugosllavisë”. (Bota Pres- 03.02.2018).

 

 

 

Murgesha nga Kroacia e cila kishte shërbyer në Binç të Kosovës,  shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990 ku mes tjerash thuhet: “Njerëzit sillnin djemtë e vajzat e veta në dëshpërim të vërtetë, sepse spitali nuk deshi t’ua pranonte fëmijët. Është e tmerrshme se si vuajnë ata njerëz të rinj. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot  janë derdhur”.

Gazeta e njohur austriake “Der Standard” Me 21 e 22 prill 1990 në artikullin e saj anlitik mes tjerash rreth helmimit shkruan: “ Për pak kohë 4000 nxënës shqiptarë u ballafaquan me helmim, shpjegoi  Xhemajli, dhe shkaktari deri sot nuk u zbulua. Mjekët në Prishtinë janë të bindur nga faktet, se kemi të bëjmë me një helmim të rëndë nga gazrat  psikotoksike  me të cilët duhej të ballafaqoheshin. Deri më tani tre fëmijë u shtruan për shërim  në Zvicër”. Argument rreth prodhimit të helmit sarin në Jugosllavi i cili u përdor në Kosovë është dokumenti nga Stipe Mesiq, Lider i DPK-së dhënë gazetës kroate “Slobodna Dalmacia.  “Dokumentet për APJ-në i dërgova më 1991 në Pentagon. Informatë, se APJ (Armata Popullore Jugosllave) prodhon gazin helmues sarin dhe bashkëpunon me irakianet e dërgova në Pentagon, ngaqë konsideroja se aktiviteti i tillë është rrezik për mbarë bashkësinë ndërkombëtare” Nga Suedia Goran Vasenius rreth helmimit shkuan një libër. Mes tjerash citojmë: “Me të dëgjuar se çfarë në të vërtetë po ndodhë me helmimin e fëmijëve të Kosovës, unë jam tmerruar prej atij realiteti. Librin e kam shkruar që bota të kuptojë realitetin se cfarë po ndodh në Kosovë, kam formuar një ekip të përbashkët europian, për viktimat e helmimeve të viteve 90-ta, për të demantuar propagandën e Millosheviqit. Dhe më vjen mirë që libri im zgjoi nga gjumi botën që ishte verbuar nga propaganda e Millosheviqit”  (zëri.info – 14 janar 2016 )

Propaganda serbo jugosllave ishte shumë e fuqishme krahasuar me mundësitë e nxjerrjes së vërtetës para opinionit botëror lidhur me shtypjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Kjo makineri propagandistike komuniste e nacional shoviniste antinjerëzore kishte aleat kryesor Akademinë e Shkencave Serbe, Kishën Ortodokse Serbe, Komitetin Qendror Federativ, Republikan, Komitetin Krahinor të Kosovës. Vepra antinjerëzore e saj u vërtetua me gjithë konglomeratin e saj të ndotur antinjerëzore e shkatërrues me rastin e helmimeve. Mjekësia serbe vepronte si dorë e zgjatur e krimit, ku mjekët serb nuk pranuan dhënien e ndihmës pacientëve shqiptarë. Diçka e tillë nuk është regjistruar ndonjëherë në historinë e mjekësisë njerëzore në thyerjen e Betimit të Hipokratit, ashtu siç ndodhi me mjekët serb në Kosovë.

A po harrohet ky akt kriminal serb?

Deri më tani nuk është e njohur se Kosova ka dërguar ndonjë ankesë kundër Serbisë rreth aktit kriminal të saj. As nga dëshmitarët e thirrur në gjykimet e Hagës nuk u shtrua ky argument i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Ja deklarata e  Dr.Besnik Bardhi, organizator i simpoziumit “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore” me 9 qershor 1990 në Zagreb. “Unë u kam shkruar letër të hapur presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaqi  dhe kryetarit të Parlamentit, ku kam kërkuar (është e botuar) që ti bashkëngjitet dosja e helmimeve, të merret parasysh dokumentacioni i helmimit të fëmijëve në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë”. ( Buimi: Emisioni RUBIKON, Adriatik Kelmendi KTV – emisioni, helmimet në Kosovë)

Krahas punës edukativo-arsimore  mësuesëve/eve iu shtua detyra e mbrojtjes së nxënësve dhe shkollës shqipe në vitet në vazhdim. Shumë prej tyre ishin të helmuar edhe pse helmi ishte efektiv kryesisht tek të rejat me organizëm të ndjeshëm. Represioni kundër mësuesve ishte i madh dhe me pasoja të rënda: vrasje, rrahje, arrestime, maltretime nga më të ndryshmet. Periudha e viteve nëntëdhjeta është sa e vështirë aq e lavdishme, andaj e meriton tretmanin e merituar nga qeveria dhe shoqëria kosovare sot.

Filed Under: Histori Tagged With: 18 vjet, Hazir Mehmeti, Helmimi i femijeve shqiptare, Krim Serb

ANËTARË TË ORGANIZATËS RUSE “UJQËRIT E NATËS”, VIZITË NË BALLKAN

March 22, 2018 by dgreca

1 russian-biker-gang-polandRaporton AP-Përktheu për Diellin Gjon Kadeli/

2 Ujqerit

Ujqërit e Natës, që janë pjesë e një Klub motorçiklistësh Rusë, që njihet për aleancën e tij ndaj presidentit Putin filloi turneun e tij në Serbi.

Në qytetin Sid,afër kufirit serbo-kroat grupi u takua me antarët e grupit të motorçiklistëve të zonës, përpara se të vizitoshin një trupore të një ushtari të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botnore dhe një kishë Otodokse.
Ujqërit e Natës dhe udhëheqësi i tyre Aleksandër Zaldostanov, i cili e quen vehten “kirurg”që në të vërtetë ai e përdor me tregue aftësinë e tij si vrasës,kundër të cilve,vendet perëndimore kanë vu sanksione, për përkrahjen që ata i kanë dhanë Rusisë lidhun me Ukrainën.
Klubi në fjalë,i cili ka planifikue, ka dërgue antarë të tij në vizita, që në pikpamje politike shikohen si provokuese,thotë se qëllimi i vizitës asht për të studjue historinë dhe trashigiminë e
Rusisë në Ballkan.
Kjo vizitë po bahet në nji kohë kur zyrtarët perëndimorë thonë se ka pasë nji shtim të përpjkjeve të Moskës për të shtue ndikimin e sajë në Ballkan.
Zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës kanë thanë se qëllimi i këtij turneu asht që të frigësojë popullsinë jo-serbe në atë vend të ndamë si rrjedhim i luftës ndër-etnike 1992-95-së gjatë të cilës u vranë ma shumë se njiqind mijë njerëz.
Javën që kalo mediat lokale njoftuen se udhëhëqsit Klubit Ujqërit e Nattës nuk do të lejohe të hynë në Bosnjë, dhe se kryetari i tyne Zaldostanov nuk po merr pjesë në turneun nëpër Ballkan.
Tash për tasht motorçiklistët janë duke udhtue me automjet për arsye të motit të keq.
Ata kanë në plan të shkojnë në Banjalluke që asht qendra administrative e të vetëquejturës Republika Serbe e Bosnjës, e cila banohet me shumicë nga serbët
Motorçilistët në fjalë kanë në plan të kthehen në Beograd me 27 të vazhduesit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kadeli, Ujqerit e nates, vizite ne Ballkan

KOMUNITETI SHQIPTAR , UNIFIKIMI I KËRKESAVE

March 21, 2018 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTARO – AMERKAN TË VOTOJË NË BLLOK, ME KËRKESA TË UNFIKUARA/

1 Marku KomunitetiNGA ESAD GJONBALAJ/

New York 20 Mars 2018- Komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë më shume po faktorizon vetveten dhe rolin e ti në institucionet e shtet Amerikan. Edhe takimi i mbrëmshëm i komunitetit, i pari kësaj natyre, kishte si qëllim që votuesi shqiptarët të votojnë të organizuar dhe ne formë blloku, dhe në këtë mënyrë kërkesat dhe interesat tona si komunitet të jetësohen përmes faktorizimit si votues.2-3

Kështu së shpejt do të ndërmerren dhe implementohen nisma të kësaj natyre ne koordinim dhe bashkërendim me zt Mark Gjonaj si zyrtar i lart i qytetit te New Yorkut dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si tërësi, me shoqatat dhe aktivistet  e shumet që ka komuniteti i ynë. Kontribut ne këtë aspekt mund te dhuroj çdo shqiptar duke u regjistruar si votues e pastaj duke  Votuar në koordinim me kërkesat e komunitet ku edhe përfitimet nëse votojmë si komunitet i organizuar  e jo si individ do të jenë te shumta për të mirën e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nga takimi qe u mbajt mbrëma ne ambiente e Royal Regency Hotel, Yonkers NY me pjesëmarrje të zgjeruar nen udhëheqjen e Mark Gjonaj ne formë bashkëbisedimi që të gjithë u dakorduan që do japin kontributin e tyre maksimal në këtë aspekt sepse janë pjekur kushtet që të veprojmë si komunitet i organizuar në proceset zgjedhore duke ditur se potencialet tona janë të shumta.

Filed Under: Featured Tagged With: bllok, Esad Gjonbalaj, kerkesa, komuniteti shqiptar, Mark Gjonaj

PERFUNDON”MARATONA” E DEAMRKACIONIT NE KUVEND

March 21, 2018 by dgreca

-Kosovë-Kuvendi ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi/

1 Harta Kufiri

PRISHTINË, 21 Mars 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës  me 80 vota pro miratoi në orën 18:52 Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi.

Votimi në Kuvendin kosovar i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi  u bë këtë të mërkurë të 21 marsit, në vazhdimin e seancës  pas debateve që kanë përfunduar rreth një orë pas mesnatës në seancën e jashtëzakonshme të nisur dje pasdite, pas katër shtyrjeve në pritje të sigurimit të numrit të nevojshëm të votave.Për kalimin e Projektligjit duheshin dy të tretat e votave, së paku 80 të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.

***

Me heret- U larguan nga seanca e sotme edhe shtatë deputetë të tjerë

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në orët e pasdites, pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit.

Kryesia vendosi që deputetëve: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, për hedhjen e gazit lotsjellës, t’u shqiptohet masa disiplinore, ndalimi i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018.

Filed Under: Kronike Tagged With: demarkation, Kuvend i Kosoves, Ratifikohet marreveshja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT