• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

“ZOIS”, FILMI DOKUMENTAR I NOMINUAR PER TRE ÇMIME…

March 15, 2018 by dgreca

1 Alimani Bujar….NE “Queens World Film Festival” NDËR TA NJERI PËR VATRANIN DRITAN HAXHIA/1 dritan Haxhia

Një film dokumentar që i kushtohet jetës dhe punës profesionale të piktorit të talentur, 80 vjeçarit Shqiptaro-Amerikanit Zois Shytie (Zoi Shyti), merr pjesë në Festivalin Botëror të Filmit Dokumentar që po zhvillohet këtë javë në Qendrën Kinematorgrafike “Kaufman Center” në Quins Nju Jork.1 Çmimet

“ZOIS” Vetëm 2 filma ndër 180 gjithsej, kanë secili nga 3 nominime në Queens World Film Festival “ZOIS” – Best Doc Feature – Best Director Doc Feature – Best Cinematography Doc Feature.1 Festivali

“Zois” është një film i realizuar nga një grup miqësh, njerëz të artit që jetojnë e punojnë në Nju Jork me dëshirën dhe shpenzimet e tyre.

Është regjizori i njohur Shqiptar Bujar Alimani fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Drejtor i fotografisë Dritan Haxhia, Fotoreporter dhe Fotograf i njohur që jeton prej 30 vitesh mes Evropës dhe Amerikës ku dhe ka bërë karrierën e tij. Regjizori Sabir Kanaqi autor i disa filmave i cili ka berë editimin dhe filmime në këtë projekt. Kompozitori i nohur Fatrin Krajka i cili ka kompozuar kolonën muzikore dhe sëshpejti ky projekt muzikor do paraqitet në një CD të veçantë për publikun dhe konkuron në festivale të tjera muzikore. Audion e “Zois” e ka punuar një tjetër profesionist, Elvis Ikonomi. Ndërsa producent të filmit janë Dritan Haxhia dhe Damian Pervizi.
-Ky Film u realizuar me buxhet 0 shprehet regjizori Bujar Alimani. U xhirua, u montua dhe përfunduar i gjithi pas orëve të punës së zakonshme, fundjavave ku të gjithë si në një shaka shumë serioze arritëm të bëjmë një dokumentar portret shumë dinjitoz për një figurë të jashtzakonshme me një jetë “ alla Mandela” që nga 1964 kur u arratis për në SHBA për t’iu përkushtuar pikturës dhe arteve të tjera.

Ky Film Dokumentar prezanton jetën e një artisti të madh shqiptar i njohur si Zoi Shyti’ që në vitin 1964 kapërceu jo vetëm telat e rrethimit komunist të asaj kohe në Shqipëri, por ishte njeri prej atyre që mundi të bëhej i sukseshëm në karrierën e tij si piktor. Pas shumë peripecish dhe mundimesh të të gjitha “ngjyrave” që i dëgjon nga goja e piktorit, ky projekt të mban në “rrethin” e kujtimeve për gati një orë pa lëvizur. Filmi sjell shume emocione të papërshshkrueshme dhe të imagjinushme për një njeri të zakonshëm.

Zoi Shyti siç e njohim ne, është pjesë e Vatranëve që në vitet 70′. Dy punime të tij; një portret i Fans S. Nolit dhe një i Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu,punime të Zoit, ndodhen në Vatër, dhuratë prej tij. Dritan Haxhia i është bashkuar Vatrës para shumë vitesh pasi u vendos përfundimisht në Nju Jork. Është Fotoreporter i Gazetes ‘Dielli” si dhe Kordinator i Medias në Vatër prej Shtatorit të vitit 2018, si dhe anëtar i Këshit të Vatrës.

‘Dielli” New York Mars 2018

– KAUFMAN ASTORIA STUDIOS 34-12 36th StreetAstoria, NY 11106

– Sunday at 2 PM – 5 PM ) 718) 392-5600 –  http://www.kaufmanastoria.com/

Filed Under: Kulture Tagged With: Dokumentari, Dritan Haxhia, nominim 2 Çmime, Zois

PARLAMENTI I KOSOVËS TË MOS JETË PENG I DEPUTETËVE SERBË

March 15, 2018 by dgreca

1 HarryNga Harry BAJRAKTARI/

Parlamenti i Kosovës, i cili përbëhet me shumicë nga deputetët shqiptarë, ka kohë që po përballet me probleme të shumta në mungesë të vullnetit për miratimin e ligjeve, marrëveshjeve, traktateve ndërkombëtare dhe ligjshmërive të tjera në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Është e pakuptueshme dhe tingëllon absurde, se si veprojnë deputetët e partive politike që ata janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe interesin e Kosovës, e jo të partive politike nga ata vijnë.

Absurdi më i madh është ku në mungesë të votave të deputetëve shqiptarë apo të refuzimit të tyre për të miratuar ligjet, marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, duhet të lutën deputetët serbë. Kjo është shumë e padrejtë, e papranueshme dhe skandaloze ndaj qytetarëve që Kuvendi i Kosovës të mbetet nën mëshirën e deputetëve serbë, aty ku me shumicë janë deputetë të përkatësisë shqiptare. Të kthehemi vetëm 20 vjet prapa dhe të shohim ku ishim. Në çfarë pozite të terrorit serb ndodhej Kosova dhe çfarë sakrifice bëri populli ynë për liri. Nëse nuk shikohet asnjëherë prapa, nuk mund të ecet sigurt përpara.

E keqja tjetër, jo fort e vogël, është se partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlament, po përqëndrohen kryesisht në interesat e tyre personale-partiake, e jo të popullit, jo të qytetarëve të saj. Këto interesa të përzira me inate dhe xhelozi ka kohë që po i mbajnë qytetarët e Kosovës peng. Ata të cilët kanë vetëdijen e ndërtimit të shtetit, qoftë pozitë apo opozitë, duhet të punojnë në interes të përgjithshëm për çka janë zgjedhur, në mënyrë që t’ i përballojnë të gjitha sfidat me të cilat përballet sot Kosova. Kemi përpara liberalizimin e vizave, formimin e ushtrisë, integrimin në BE dhe në NATO dhe çështjet tjera në përparimin e demokracisë dhe në zhvillimin ekonomik.

Të gjitha këto probleme, të mëdha e të vogla, s’mund të zgjidhen duke shtyrë njëri-tjetrin, por duke punuar bashkerisht njëri me tjetrin.

 

New York, 15 Mars 2015

Filed Under: Komente Tagged With: harry bajraktari, Parlamenti i kosoves

Miti për pafajësinë e feve

March 15, 2018 by dgreca

1 Pafajsia e feveNga Aurel Dasareti*/

Fundamentalistët e quajnë racist çdo person që reziston ndaj islamizimit që shohim çdo ditë. Por, për aq sa di unë, Islami nuk është popull, një komb apo një racë njerëzore. Ju nuk mund të akuzoheni për racizëm kundër një ideologjie. Racizmi është i lidhur me gjenet njerëzore. Jo ideologjinë e tyre. Kritika fetare është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe është subjekt i lirisë së shprehjes. Nuk ka arsye për t`u dhënë ndjenjave ose institucioneve fetare ndonjë mbrojtje të veçantë.

***

Feja “ka zgjedhje” të thjeshta për probleme komplekse. Sot, institucionet fetare dhe idetë, në fakt kanë fuqi të madhe në jetën e shumë njerëzve. Edhe në vendet ku vlerat laike (sekulare) janë të forta, shumë njerëz jetojnë në mjedise ku idetë fetare dhe rregullat e sjelljes kanë fuqi të madhe. Fetë më të mëdha kanë më shumë pushtet sesa çdo lëvizje politike ndonjëherë. Megjithatë, kritikat fetare janë kontradiktore, ndërsa kritikat politike janë parë si një çështje normale. E drejta për të kritikuar pushtetin ka qenë dhe mbetet e rëndësishme për të dhënë liri për më shumë njerëz. Në shumë vende, kritikat fetare janë të lidhura me dënime të rrepta. Në vende të tilla si Arabia Saudite, shohim se zërat udhëheqëse dënohen rreptë nëse kritikojnë aspektet e Islamit ose propagandimi për të interpretuar fenë në një mënyrë tjetër nga ajo që dikton regjimi.

***

A është e ligjshme të kritikosh dogmat dhe fetë në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në vitin 2018? A mund të kritikosh çdo fe dhe çdo dogmë pa dëmtuar askënd që i përket fesë dhe dogmës që kritikohet? Nëse përgjigja është jo, ne kemi humbur lirinë e shprehjes në trojet tona, dhe ne jemi një përafrim pothuajse anarkik ku ai që ulërinë më lartë për ndjenjat e lënduara të pikëpamjes së tij për jetën, dëgjohet më tepër.

A është raciste t’i kritikosh Dëshmitarët e Jehovait? Nëse përgjigja është jo, mund të pyesim më tutje: Atëherë nuk është raciste as ta kritikosh Islamin, as ta kritikosh fenë Ortodokse, as atë Katolike, as Budizmin, as Hinduizmin.

A mund të krishterët, myslimanët dhe fetarë tjerë ta kritikojnë ateizmin dhe shkencën në mënyrë të egër dhe të pakufishme, pa i lënduar ndjenjat e ndjekësve të këtyre? Nëse përgjigja është po, kritika duhet të jetë e ndërsjelltë.

Atëherë mund të pyesni vetveten: Kush është pronari i Perëndisë?

Ata që janë me ndjenja fetare më të lënduara në çdo kohë, ata që bërtasin me zë të lartë? Ata që më shpesh dalin në televizion? Ose nevojtarët zëri i të cilëve nuk dëgjohet? Të këqijtë dhe të sjellshmit, kush janë ata? Ata që gjenden në stolin kryesor të Kishës ose ata që nuk guxojnë të shkojnë atje? Imamët?…

Sidoqoftë, mund të jemi absolutisht të sigurt se askush nuk e zotëron Perëndinë.

Është e lejuar të pyesësh. A lejohet akoma  për të menduar “gabimisht” në Evropë?Sigurisht, të gjitha fetë me dogmat dhe besëtytnitë e tyre primitive duhet të kritikohen dhe sfidohen në shoqërinë moderne. Nuk ka të bëjë fare me ofendimin apo racizmin.

Fundamentalistët fetarë mendojnë që shkeljeve të ndjenjave fetare duhet t`u përgjigjesh me dhunë! Ata nuk pajtohen me faktin që gjithçka që në realitet nuk është e dëmshme është e lejueshme: Nëse shoku im i mirë, Gentiani, thotë një fjalë mallkimi kundër fesë time, ai mund të presë një grusht nga unë. Sipas logjikes ekstremiste është normale. Nuk mund të provokosh. Nuk mund të fyesh besimin e të tjerëve. Nuk mund të tallesh me besimin e të tjerëve.

Nuk ka asgjë serioze në shembullin e fundamentalistit që i jep atij të drejtën për të goditur dikë. Në fakt, ai po i thërret njerëzit për hakmarrje të dhunshme për shkak të ndjenjave të lënduara. Ai mund të ndihet i lënduar, por askush nuk e kërcënon atë me dhunë!.Ata “mbrojtës” që propagandojnë se Islami, Krishterimi, Budizmi etj nuk mund dhe nuk duhet të kritikohet, në realitet i bëjnë të parëndësishme dhe të pavlefshme fetë të cilat përpiqen t`i mbrojnë nga kritika. Pse e them këtë? Sepse sikur feja përkatëse të ishte pa të meta, propaganduesi i saj nuk do të refuzonte kritikën, përkundrazi, do të dëshironte që të analizohet, në mënyrë që të dalin në shesh të gjitha gjërat e “shkëlqyera” që përmban feja tij. Dhe, do të krenoheshe pastaj.Njerëzit të cilët pretendojnë  se idetë e tyre nuk duhet të kritikohen sepse lëndojnë ndjenjat e tyre, kanë një rrugë të gjatë për të ecur përpara se të bëhen zëra të rëndësishëm në debatin serioz social. Duke u përpjekur të refuzojnë të tjerët për të kritikuar këto ide, ata në mënyrë indirekte pranojnë se idetë e tyre nuk tolerojnë një vështrim më të afërt (që të mos dalin në shesh dobësitë) dhe i bëjnë ato të parëndësishme (të pavlera) për të tjerët që t`i marrin në konsideratë. Si rrjedhojë mbrojtësit e Islamit e vendosin vetveten dhe Islamin në një dritë shumë të keqe. Ato ndihmojnë myslimanët të deklarojnë idetë e tyre të parëndësishme, ndërsa demonstrojnë një mungesë të plotë të të kuptuarit të asaj që ata vetë bëjnë. Por, rruga drejt ferrit është gjithashtu e shtruar me qëllime të mira.

Mediat duhet të bëjnë dallimin midis kritikave të Islamit dhe urrejtjes ndaj besimtarëve myslimanë.

***

Miti për pafajësinë e feve shkon në pohimin e përhapur se dhuna dhe terrori në emër të Zotit është një abuzim i fesë.

Nëse ne e ruajmë mitin e pafajësisë së fesë dhe kështu nuk do ta marrim seriozisht faktin se fetë kanë potencial si për të mirë dhe për të keqe, atëherë ne nuk jemi të detyruar për kritikat e nevojshme të brendshme-fetare. Dhe ne do të vazhdojmë të përjetojmë trishtimet e papërshkrueshme se atje ku feja është e përzier në një konflikt, konflikti bëhet më i egër.Pas mitit fshihet një fakt i pakëndshëm, domethënë, se të gjitha fetë janë subjekte komplekse me potencial më të madh apo më të vogël për të mirën dhe të keqen – në varësi se cilat aspekte të fesë përkatëse mbizotërojnë.Kur përballemi me faktin se të gjitha traditat fetare janë të madhësive komplekse, bëhet e qartë se ne kemi nevojë për kritika të feve – jo kritika tradicionale të fesë si të tillë, por një kritikë të feve nga brenda, në mënyrë që fetë nuk do të mund më të përdoren për të legjitimuar dhunën dhe terrorin.

Një fe është një grup idesh ku një ose më shumë prej jush ecni përreth dhe besoni. Idetë që nuk i nënshtrohen kritikave janë të padobishme pasi nuk mund të verifikoni vlefshmërinë e tyre. Idetë e tilla i përkasin historisë së koshit të mbeturinave.

* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Daareti, e feve, Miti për pafajësinë

POETET PREKEN LEHTE, LUMTURI LAPARDHAJA DEMIRI

March 15, 2018 by dgreca

ese mbi një të papritur që duhet të ishte normalja/

nga Shpend Sollaku Noé/1 Lumturi Lapardhaja

Poetët preken lehtë, sidomos kur i zgjon herët një surprizë e arritur që përtej oqeanit. Eshtë Amazon, por kësaj here me fytyrën e Lumturi Lapardhaja Demirit. Me atë vetë, si me një prezantim të këndshëm të ditës së porsalindur, më lidh një tag me emrin Shpend Sollaku Noé: Lumturia sapo ka blerë antologjinë time poetike «Atdheu i tjetrit».

Fisnikëria nuk ulërin, ajo pëshpërit fjalë poezie, si ato të ndieshmet, të druajturat që shkruan poetja Lumturi,që ka për atdhe Korçën ku jeton , që ka për atdhe dhe Beratin ku u lind, që ka për atdhe edhe Amerikën ku ndodhet.

Për mua dhe për të Korça domethënë edhe miq të përbashkët, domethënë edhe Skënder Rusi, që për librin me poezi të Lumturisë ka shkruar parathënien, domethënë edhe shkencëtarja Irena Nikaj; domethënë edhe studiuesja dhe gazetarja Nini Mano, domethënë edhe shkrimtari  Edmond Shallvari…

Për mua dhe për Lumturinë Berati domethënë edhe Kristina e Thomai, domethënë edhe Dudi dhe Isufi, domëthënë edhe Parashqevi Sahatci, edhe Altin Revania, edhe Simon Vrusho, edhe Gazmend Shehu, edhe dy Avdylët, Pilafi e Zeneli.

Për  mua mjafton që ajo ka thënë Berat, dhe ka thënë fisi i babait, duke u nisur nga ai të cilit të gjithë i kemi një borxh: gjyshi im, orientalisti Hafëz Xhelali, autor i sa e sa dorëshkrimeve të mrekullueshme në një arabishte të admirueshme, të hedhura në letër në fundin e 1800-ës.

Çʼmë preke velat e mallëngjimit, beratsja e vargjeve Lumturi Lapardhaja. Anija im tani ka vënë përpara detin e lotit, përplaset sa andej këndej, nëpër sope e grrona me shije të kripur.

Poetët preken lehtë, mjafton të shohin që dikush kujtohet për ta. Mjafton që të kuptojnë që mundi e pasioni i tyre nuk shkojnë drejt hiçit.

Dhe ti e di mirë këtë, beratsja, korçarja, amerikanja e të papriturave, pasi edhe vetë përpëlitesh nëpër vargje, Lumturi Lapardhaja Demiri.

Filed Under: ESSE Tagged With: LUMTURI LAPARDHAJA DEMIRI, poetet, Shpend Sollaku Noe'

MIKE POMPEO, NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE

March 15, 2018 by dgreca

MIKE POMPEO, I EMËRUARI I PRESIDENTIT TRUMP NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE/

1 Frank shkreli (2)

Nga Frank Shkreli/ Pas disa muaj mosmarrveshjesh, shpeshëherë edhe publike, me Rex Tillersonin, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Presidenti Donald Trump e shkarkoi atë papritmas nga detyra, ndërkohë që emëroi Drejtorin e Agjencisë CIA, Z. Mike Pompeo në krye të diplomacisë amerikane, me të cilin, tha Presidenti Trump, ka të njëjtat pikëpamje mbi shumë çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

1 Mike Pompeo

Duke bërë njoftimin për emërimin e Z. Pompeo në detyrën e re si Sekretar Amerikan i Shtetit, Z. Trump u shpreh se, “Jam krenar që po emëroj Drejtorin e CIA-s, Z. Mike Pompeo në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Mike Pompeo u diplomua i pari në klasën e tij në Akademinë Ushtarake në West Point, u dallua në shërbimin e tij në Ushtrinë Amerikane dhe u diplomua me nderime të larta në Universitetin Harvard, dega juridike. Ai ka shërbyer edhe në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, ku është dalluar për aftësitë e tija, për të bashkpunuar me përfaqësues të dy partive kryesore” u shpreh Presidenti Trump, duke njoftuar emërimin e Z. Pompeo në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).“Jam i bindur”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë se Z. Pompeo, “është personi i duhur për këtë detyrë, në këtë kohë kritike. Ai do të vazhdojë të zbatojë programin tonë të politikës së jashtme për të përforcuar aleancat tona, për tu ballafaquar me kundërshtarët tanë dhe për të realizuar çnuklearizimin e ishullit Korean”. Ai shtoi se Z. Pompeo është lavdëruar nga përfaqsues të dy partive në Kongresin amerikan, se si Drejtor i CIA-s ai, “ka vendosur lidhje të ngushta me aleatët dhe miqët tanë në fushën e inteligjencës ndërkombëtare.” Zoti Trump përfundoi deklaratën e tij për emërimin e 54-vjeçarit Pompeo, duke thënë se, “Përvoja e tij në ushtri, në Kongres (tre mandate si përfaqsues i shtetit Kansas) dhe si Drejtor i CIA-s, e kanë përgatitur atë shumë mirë për rolin e tij të ri”. Ndërkaq, Presdienti Trump i bëri thirrje Kongresit që të miratojë emërimin e Z. Pompeo në detyrën e shefit të diplomacisë amerikane, sa më parë që të jetë e mundur.

Pas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, Z. Pompeo u shpreh se i ishte shumë mirënjohës Presidentit Trump për emërimin e tij në krye të diplomacisë amerikane dhe shtoi se, “mezi pret që të fillojë nga puna dhe të përfaqësojë presidentin dhe popullin Amerikan anë e mbanë botës”. Z. Pompeo u angazhua gjithashtu se nëqoftse emërimi tij miratohet nga Senati, ai do të “udhëheqë korpusin më të mirë diplomatik në botë, drejtë formulimit dhe realizimit të objektivave të politikës së jashtme të Presidentit Trump.”

Ndonëse, Z. Pompeo ndanë shumë pikëpamje me shehfin e Shtëpisë së Bardhë, ashtu si ç u shpreh edhe Z. Trump në njoftimin për ta emëruar atë në detyrën e Sekrterit të DASH, duket se Z. Pompeo mund të ketë pikëpamje të ndryshme nga Presidenti në lidhje me Rusinë dhe udhëheqsin e saj Vladimir Putin. Gjatë seancave dëgjimore në Kongres për aprovimin e tij në detyrën e Drejtorit të CIA-s, Z. Pompeo mori një qëndrim në përputhje me vlerësimet e CIA-s agjencisë që ai do të drejtonte, kundër politikave të Rusisë dhe të udhëheqsit të saj Putin.

Në lidhje me politikat putiniste ruse dhe ç’pret nga Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, udhëheqsi i Partisë Demokrate në Senat, Z. Çarlës Shumer, u shpreh nepërmjet një deklarate të martën se, “Nëqoftse miratohet emërimi i tij si Sekretar amerikan i shtetit, shpresojmë se Z. Pompeo do të rifillojë një politikë të re karshi Moskës duek ashpërsuar politikat tona ndaj Rusisë dhe Putinit”, tha udhëheqsi i demokratëve në Senatin amerikan.

Komentuesi Bret Stephens i gazetës Nju Jork Tajms në një koment sot e cilësoi Z. Pompeo si “anti-Tillersoni”, dhe thotë se Pompeo e njeh mirë Uashingtonin dhe ka shërbyer si Drejtor me kompetencë i agjencisë CIA. Për më tepër, shkruan gazeta Tajms, Pompeo ka besimin e Presidentit, që do të thotë ndryshe nga Rex Tillersoni, si rrjedhim do të ketë edhe besimin dhe kredibilitetin e qeverive të huaja. Por, më i rëndësishëm është fakti se Mike Pompeo është i gatëshëm të kundërshtojë presidentin, që do të thotë se do të ketë mundësi edhe ta kontrollojë atë. Publicisti i Nju Jork Times thotë se Pompeo është një konservator tradicional me ide të qarta mbi interesat dhe përgjegjësitë e Shteteve të Bashkuara në botë. Si i tillë, ka më shumë të ngjarë që Presidenti Trump ta dëgjojë atë dhe të bindet nga një konservator i përgjegjshëm.

Ndërsa gazeta e shtetit Kansas, Uiçita Igël, nga vjen i emëruari i Presidentit Trunmp për sekretar të DASH, shkruan se “Pompeo tani bëhet diplomat për herë të parë. Bashkbiseduesit e tij ndërkombëtarë do ta dinë se me mbështetjen e shprehur të presidentit, ai ka më të ngjarë (në krahasim me Tillersonin) se në takimet me ta, ai do të flasë drejtë për drejëtë, në emër të presidentit. “Detyra e Sekretarit Amerikan të Shtetit është një rol sfidues për Z. Pompeo, një rol që me kohë ai duhet ta luaj me përsosmëri. Ai duhet të marrë qëndrime më pak agresive në fushën ndërkombëtare. Në vend të këtij agresiviteti që ai ka treguar në Kongres dhe si drejtor i CIA-s – cilësi kjo që i pëlqen presidentit Trump – tani ai duhet të bëhet pjesë e zgjidhjeve të problemeve botërore dhe jo thjeshtë t’i analizojë ato nga jashtë”, thekson në komentin e saj gazeta e shtetit Kansas, Uiçita Igël, nga vjen Sekretari i ardhëshëm amerikan, nëqoftse aprovohet emërimi tij nga Senati i Shteteve të Bashkuara, proces ky që pritet të fillojë muajin e ardhëshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Mike Pompeo, ne krye, TË DIPLOMACISË AMERIKAN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT