• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

DEBAT PËR HISTORINË KOMBËTARE-VATRA PRITI PROF.DR. FRASHËR DEMAJ

April 19, 2018 by dgreca

1 ok e perb pa muaIMG_18271 dritani & Frasheri libri1 demajTë Martën me 17 Prill 2018, Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorët e tij pritën historianin e njohur  nga Kosova Prof. Dr. Frashër Demaj. Mysafirit ia uroi mirëseardhjen Kryetari i Mishto, i cili e vlerësoi këtë vizitë si të veçantë dhe shumë të rëndësishme edhe për shkak të situatës që përjeton Kombi shqiptar.

Kryetari i Vatrës përcolli qëndrimet e Vatrës për zhvillimet më të fundit në trojet kombëtare, duke u ndalur veçanërisht në situatën në Shqipëri dhe në Kosovë. Vatra, pa mbajtur anë politike, e velërson të paaftë qeverinë shqiptare për ta nxjerrë vendin nga kriza që ka mbërthyer shqiptarët. Vendi është i zhytur në varfëri ekstreme, ndërkohë që mbizotëron korrupsioni qeverisës, trafiku, droga, krimi i organizuar. Rinia, mbetet më e ndëshkuara nga keqeversja dhe sheh si alternativë largimin nga vendi. Qeveria po tregohet e paaftë për ta menaxhuar krizën e për të sjellë ndryshimin. Edhe pse vendi mori sinjal pozitiv për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian, situata mbetet e rënduar dhe vendi pa shpresë për ndryshim të shpejtë, Drejtësia e kapur; korrupsioni e krimi të pandëshkuar.

Po ashtu z. Mishto përcolli qëndrimet e Vatrës për Historinë Kombëtare dhe shprehu mospajtim me debatin e historianëve që ushqejnë nostalgjinë për diktaturën komuniste, për diktatorin dhe mohojnë krimet e Komunizmit. Vatar në vazhdimësi ka kërkuar ndëshkimin e krimeve të komunizmit. Historianët e diktaturës nuk mund ta shkruajnë Historinë e Shqipërisë. Këtë e provuan qëndrimet e historianëve të tipit Xhufi and Co.

Mysafiri nga Kosova, Prof. Dr. Frashër Demaj, falenderoi Kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë. Ai tha se mezi e kishte pritë këtë takim dhe me këtë rast përcolli edhe përshëndetjet e kolegëve nga Instituti i Historisë për Vatrën e vatranët.

Historiani nga Kosova përcolli në këndvështrimin e tij zhvillimet më të fundit nga Kosova dhe falenderoi Diasporën Shqiptare të Amerikës dhe në mënyrë të veçantë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA për kontributin e dhenë për Kombin Shqiptar, krijimin e urëlidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndalë në mënyrë të veçantë në kontributin e Shqiptarëve të Amerikës për çlirimin dhe Pavarësimine  Kosovës.

Më pas ai analizoi mënyrën se sip o menaxhohet shteti i ri në kushtet e lirisë dhe të pavarësisë, duke kritikuar ashpër fenomenet e dukuritë negative.

Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit dhe të debatit. Në përgjigje të pyetjeve dhe opinioneve të shfaqura nga vatranët, Prof. Dr. Frashër Demaj shprehu dhe një herë qëndrimet e tij kombëtare përballë dukurive përçarëse që manifestohen në të dy anët e kufirit.

-Nuk ka Komb Kosovar e Komb Shqiptar, jemi shqiptarë-tha ai në mënyrë të prerë.Ata që prtendojnë të kundërtën, kërkojnë të përçajnë kombin.

Po ashtu kritikoi,siç ka bërë edhe në mënyrë publike në media, kritizerët e simboleve Kombëtare: përbaltja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shën Tereza, President Ibrahim Rugova, Heroi Kombëtar Adem Jashari etj.

Historiani pati dhe mbështetjen e Vatrës tek parashtroi shqetësimet e tij rreth tendencës së rritjes së frymës otomane dhe ruse në Kosovë e Shqipëri, si në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Demaj e cilësoi precedent faktin e arrestimin të 6 shtetasve turq në Kosovë(ap dijeninë e Kryeministrit të vendit), të cilët ishin pajisur me leje qëndrimi nga vetë shteti i Kosovës. Ne qytetarët e Kosovës, duhet të ndjehemi të turpëruar përballë botës së qytetëruar perëndimore, për këtë ngjarje skandaloze, komentoi ai.

Janë të papranushme presionet e Erdoganit ndaj Kryeministrit e shtetit të Kosovës, siç është e paparanushme dhe tendenca agresive për përhapjen e frymës otomane.

Duke u ndalur në marrdhëniet mes Turqisë dhe shqiptarëve, Profesor Demaj, shfaqi mendimin e tij se deklarimet e Presidentit turk për vëllazërim shqiptaro-turk, nuk i përgjigjen realitetit historik. Ai solli në kujtesë kryengritjet shqiptare antiosmane dhe masakrat e tuqëve, dhe komentoi ndalimin e shkollave në shqipe në nga Perandoria Osmane.

Në frymë debate u diskutua edhe për rrezikun e Asosacioneve serbe në Veri të vendit, për tendencat e serbëve për Veriun e Kosovës, për gjendjen e shqiptarëve në trevat e tyre në Mal të Zi, në Maqedoni etj.U diskutua edhe për rolin e  akademive të Shqipërisë dhe Kosovës në proceset që po kalon Kombi shqiptar si dhe frymën e bashkëpunimit mes dy akademive.

Në debat u përfshinë: Nënkryetari I Vatrës z. Agim Rexhaj, sekretarja Nazo Veliu, gazetari dhe studiuesi Idriz Lamaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Uka Gjonbalaj e Kujtim Pore, dr. Pashko Camaj, Asllan Bushati, Frederik Ndoci,Elmi Berisha, Astrit Gjonpali, Shkumbin Tetaj, Zef Balaj, Ilir Bucpapaj dhe editori i Diellit etj.

Në fund Prof. dr. Frashër Demaj i dhuroi për bibliotekën e Vatrës librine  tij”Britania e Madhe dhe Cështja Shqiptare 1876-1913″ si dhe botimin në gjuhën angleze të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”KOSOVA-A Monographic Survey”.(Per me shume foto shkoni ne facebook dielli vatra)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Frasher Demaj, Historianin, Vatar priti

Shtypi gjerman për negociatat: Përmbajtja para shpejtësisë

April 19, 2018 by dgreca

Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.1 shtypi gjerman

Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushtohet të enjten (19.04) rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë. Por “Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, kjo është më pak se në Hesen (një land gjerman jo shumë i madh, shën.red.) Ndërkohë që 80 milionë turqit arrijnë 8 herë më shumë, 2100 miliardë dollarë.”

FAZ i kushton vëmendje edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. “Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtete me shumicë myslimane si Shqipëria.”

Para pranimit të Ballkanit Perëndimor duhet reformuar BE

Po të enjten gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment të saj me titull “Aspak nxitim” vëren se sigurisht që askush nuk ka kundërshtim që të lidhen me BE vendet e Ballkanit Perëndimor, por… të paktën kësaj here nuk duhet nxituar. “Raundi i parë i zgjerimit me vende europianolindore e qendrore ishte i duhuri dhe pasoja e detyrueshme e tejkalimit të Luftës së Ftohtë. Por që atëherë u diskutua fort, nëse pranimit të anëtarëve të rinj duhet t’i paraprijë më parë thellimi i unionit europian. Në zgjerimet e mëvonshëm në mënyrë fatale u mbyllën të dy sytë…Tani Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e presidenti francez ka marrë pozicion të fortë: Së pari duhet të reformohet BE. Ai ka të drejtë, përmbajtja duhet para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Duhet menduar me kreativitet për hapat e ndërmjetëm.”(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: Ftesa per BE, Shqiperi-Maqedoni, Shtypi german

KOSOVA, PLATFORMË PËR DIALOGUN ME SERBINË

April 19, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miratoi dhe e procedon në Kuvend Platformën Shtetërore për Finalizimin e Dialogut me Serbinë/
2 qeveria Haradinaj-Kosovë-Serbi, 5 vjet nga Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve/

-Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës së Kosovës. Jo ndryshe. Nuk e formojnë vetë serbët nesër siç kishin paralajmëruar…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 19 Prill 2018/ Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Platformën Shtetërore për Finalizimin e Dialogut të Kosovës me Serbinë, e cila do procedohet në Kuvend.“Platforma siguron proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe synon të jetë qëndrim unik i institucioneve tona ndaj këtij procesi. Platforma do të procedohet për diskutim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht do të informohet edhe Presidenti i Republikës së Kosovës”, u theksua në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Para pesë vitesh, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut kryeministror të nisuri në 19 tetor 2012,   të ndërmjetësuesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton, kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, nga krerët e atëhershëm të dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në raundin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare.

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”.

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”.

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.

Në raundin e 30-të, të fundit kryeministror në Bruksel, në 27 janar 2016,  ku është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri atëherë dhe rrugën përpara në dialog, temë kryesore ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por nuk ka pasur ndonjë dakordim për afat kohor dhe atëherë kryeminsitri kosovar Mustafa dhe ai serb  Vuçiç kishin “qëndrime të kundërta rreth vendimeve të Kushtetueses” së Kosovës.

Në 23 mars 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, vijuan bisedimet në Bruksel me lehtësimin e shefes  së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku është biseduar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Evropian pas takimit, thuhej se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

“Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë”, thuhej në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.

Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.

Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi të inauguruar në muajin prill 2016 dhe presidentin Vuçiç të inauguruar në qershor 2017, takimi i 23 marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 janarit, me pjesëmarrje edhe të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Në këto dy raunde presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 janar dhe i fundit që nga i pari në 19 tetor 2012.

Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel.

Në zhvillimet më të reja, në 4 prill 2018 presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në një takim të përbashkët janë dakorduar për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

U paralajmërua se, drafti final i statutit, në fund të procesit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Kosova me këtë hap përmbushë edhe një obligim ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj në rrugën euro-atlantike”, u theksua me këtë rast.

Në 17 prill 2018 shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini e cilësoi një lajm të mirë punën e nisur në Kosovë për hartimin e statutit të asociacionit së komunave me shumicë serbe, si dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë procesin e dialogut.

Gjatë prezantimit zyrtar nga Brukseli të progres-raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu përgjigjur interesit të mediave ndërkombëtare Mogherini tha se, “do të inkurajoja që kjo punë të vijonte me vendosmëri, rezultate të mira dhe me ritme të shpejta. Ky është një mesazh i rëndësishëm që ua përcjell si Beogradit edhe Prishtinës”.

Në 28 mars 2018 në një tubim të serbëve në veri të Mitrovicës, të këshilltarëve serbë të 10 komunave kosovare ku e bëjnë shumicën e banorëve e përfaqësuesve tjerë, u paralajmërua formimi nga vetë ata i Bashkësisë-Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë në 20 prill,  pas 5 vjetësh të Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të nënshkruar në Bruksel.

“Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhej mes tjerash në konkluzionet e miratura.

I pyetur lidhur me këtë ultimatum të përfaqësuesëve serbë, kryeministri Haradinaj në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së qeverisë tha se tani ka ndyshuar gjendja faktike, Kosova është në proces e sipër të hartimit të Statusit të asociacionit  në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, e cila e ka paraparë që në fund Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë se a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ky proces ka filluar dhe tanimë nuk vlenë ai ultimatum”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë media serbe ka njoftuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk do ta formojnë vet Asociacionin  nesër siç kishin paralajmëruar,  “por do të presin afatin prej tre muaj e gjysmë të cilin e ka caktuar BE-ja”.Kosova ka gjithësej 38 komuna. Nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për zgjedhjet lokale 2017, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Dialogu me Serbine, kosova, platforme

“Nëse ferri ka formë kampi, ai ishte realizimi perfekt”

April 19, 2018 by dgreca

Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman, u internua ne Kampin e Tepelenes/Një prift pak i njohur i cili për hirë të së vërtetës, meriton të jetë hero! Bëhet fjalë për dom Zef Gilën.

1 Dom GilaNga informacionet që na jep dom Artur Jaku, prift i dioqezës së Shkodrës, pasi dom Zefi mbaron studimet në Romë, shugurohet meshtar nga Papa Piu XII. Në kohën kur lufta e Dytë Botërore tashmë ishte ndezur, do të vihej në udhëtim për në Shqipëri përmes Adriatikut ku siç e përshkruan vetë “nga lart qiellit bombardierët plumbues të aleateve, në det minat e siluret e nëndetseve që ndanin më dysh anijet n’udhëtim Itali-Shqipëri.

Nxënësi dhe pasardhësi i dom Ndre Mjedes, meshtari që fliste 8 gjuhë të huaja nuk u kursye duke i shërbyer Zotit dhe besimtarve, madje pa dallim feje.

Gjatë shërbimit të tij baritor e vuri jetën në rrezik disa herë, si atëherë kur një fshatar muslimanë nga Barbullushi kishte vrarë një ushtar gjerman, ku sipas ligjeve të rrepta gjermane për një ushtar të vrarë duhej të vriteshin 101 burra si hakmarrje. Me ta marrë vesh dom Zefi që ishte i vetmi qe fliste gjermanisht, u del përballë 4 mitrolozave gjermanë dhe gjeneralit. Me zgjuarsinë e butësinë e tij, arriti ta bindë gjeneralin që t’u falet jeta këtyre burrave me pëkatesi muslimane.

Një tjetër akt fisnik i tij ishte shpëtimi i tre ushtarëve italianë (robër lufte) nga ushtria gjermane ku do u kërcënohej jeta seriozisht.

Por siç e pershkruan ai “e keqja e madhe erdhi nga të (mitë) komunizmi”.

Në moshën 35-vjeçare, e arrestuan dhe për një vit e izoluan duke e rrahë dhe torturuar. Atëherë, për mungese provash e dërguan në kampin e Tepelenes, Vlores e Tiranes. Ato vite atje ai thoshte me dhembje:

“Nëse ferri ka formë kampi, ai ishte realizimi perfekt”.(Andreas Dushi, Konica.al)

 

Filed Under: Histori Tagged With: . Tepelenë, Dom Zef Gila, internim, prifti qe shpetoi myslimanet

Shqiptari Bektashian Feston Pashket

April 19, 2018 by dgreca

Z.Adriatik Spahiu, Bektashiani ,qe merr pjese ne Meshen e Shejte Katolike dhe me pas kremton ne shtepi Festen e Pashkve Ortodokse.Mesazhi i tij shembull per bashkejetesen nderfetare te Shqiptareve/

Nga Gjergj Lacuku/1 adriatik

Shqiptaret tashme njihen botnisht per bashkejetesen e tyne fetare. Jo me kot , Papa Françesku, ne viziten e tij te pare zyrtare, zgjodhi Shqipnine si vendin perfekt per te i tregue botes se trazueme prej konflikteve nderfetare dhe intrafetare se Shqipnija dhe populli Shqiptar jane deshmija ma e mire, ma e gjalle dhe ma e vertete e paqes, mirekuptimit dhe vllaznise nderfetare. “ Shqiponjat fluturojne nalt por ato kurre se harrojne folene e vet”-u shpreh Papa. Me kete thanje, Papa donte te perçonte mesazhin biblik se pavaresisht menyrave te besimit, ka vetem nje Zot , e na si bijt e tij kena nje folé qe asht vete Zoti dhe rrespekti per jeten, pra jeta asht gjaja ma sublime dhe askush nuk ka te drejte qe te ja mohoje jeten atij tjetrit sepse ai tjetri beson ne nje menyre tjeter .Kjo bashkejetese fetare asht ruejt e trashigue mbi parimet e Jezusit i cili edhe atehere kur po e gozhdonin ne Kryq, ai i drejtohet Zotit me kto fjale:” Fali At se s’dijne çka bajne.” Katolicizmi ne viset Shqiptare ishte nje besim Apostolik, qe don ne than se u perhap prej vete apostullit apo nxanesit te Jezusit, pra prej Shen Palit, i cili nepermjet rrugeve qe kishte ndertue Perandoria Anti-Kristiane Romake,ai do predikonte Ungjillin edhe ne popullsine Shqiptare te asaj kohe e sidomos ne qendrat e banume perkrah rruges se njoftun “Egnatia.” Keshtu thuhet se vitin 41 pas Krishtit ne Durres kishte rreth 60 familje Kristiane. Shume shpejt pra Kristianizmi do perhapej ne Ulpjane( Kosovë) , ne Alpet e Shqipnise se

Veriut dhe ne krejt viset ILire te asaj kohe.Pas nje periudhe prej 1500 vjetve , ne trojet Shqiptare si rrjedhoje e pushtimit Osman,do te vinte e dhe besimi musliman. Te nje pjese e Shqiptarve besimi musliman ishte siperfaqesor pasi ishte nje akt politik dhe ekonomik per ti mbijetue kushteve te pushtimin otoman . Sundimi gati 500 vjeçar sikurse e bani punen e vet saqe konvertimi ne fen islame u ba menyre mbijetese per nje pjese te popullsise ndersa pjesa tjeter arriti ta ruaje besimin Kristian ne baze te disa marreveshjve dhe kushteve qe fuqite e Medha te Kohes si Franca dhe Austro-Hungaria i kerkuan Portes se Nalte, ketu kushte quheshein “kapitulacione” e ne baze te tyne sigurohej mbrojtja e kultit, ne kete rast pra e besimtarve Katolike Shqiptarê. Mirepo, prap Shqiptaret e besimit Islam do mbeteshin Shqiptar dhe gjate peradorise osmane, elita e besimit islam e kuptonte ma se miri se e vetmja menyre per te ruajt identittetin e tyne ishte Qytetnimi Perendimor e jo me kot edhe njani prej Rilindaseve te medhaj, Naim Frashni, do jepte mesazhin ndriçues per Shqiptaret tue citue se “per Shqiptaret dielli lind ne Perendim”. Me vone korifejt e medhenj te Kombit si Fishta e Konica do jepnin shembujt ma te mire per ndergjegjesimin e ndjenjes Kombetare. Fishta do shprehej ne Konferencen e Paqes ne Paris se Shqiptaret jane vllazen pavaresisht besimeve qe kan. Ndersa Konica edhe pse djal i nje familje te madhe bejleresh u konvertue ne Fen e t’parve ,pra ne Fén Katolike per ti tregue Fuqive te medha se Shqiptaret jane dhe kan identitet Europian e nuk jan turq siç mundohej ti paraqiste shpesh here Serbia dhe kelyshet e saj.

Bashkejetesa dhe rrespekti nderfetar asht ruejt dhe vazhdon te ruhet edhe ne Diaspore.

.
Historine e mira jane nje kenaqesi e veçante kur ato perseriten dhe kur ne mesazhin e tyne percjellin paqe, dashni, e mirekuptim. Ne kete histori te bukur nuk kishte si te mungonte edhe Kryetari i Shoqates “Vatra” ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu., njekohesisht edhe Nen-Kryetar i Vatres se Diaspores Shqiptare ne Amerike.Ne Meshen e Shejte qe u mbajt te Dielen e pare pas Festes se Pashkve , perveç suprizes se kandshme qe i bani me viziten e tij Komunitetit tone Shkelqesia e Tij, Arqipeshkvi i Dioçezes Tiranë-Durres, Imzot Gjergj Frendo, gjitheashtu nuk mund te mos permendim edhe viziten dhe pjesemarrjen ne kete Meshe te z.Adriatik Spahiu. Kur z.Adriatik Spahiu u takua ne fund te Meshes me Imzot Gjergj Frendo dhe pasi u prezantua dhe i tha atij”eshte kenaqesi qe takohem me ju ne emen te Shoqates “Vatra” por edhe si besimtar Bektashi, Imzot Frendo menjihere i thote z. Spahiu se Baba Mondi asht nje mik i mir i imi. Imzot Frendo shprehu nje kenaqesi te veçante per pranine e z.Spahiu gjate Meshes se Shejte pasi me anen e nje gjesti te tille Imzot Frendo arriti te kuptonte se per Shqiptaret bashkejetesa nderfetare asht diçka ma se normale por qe duhet vlersue dhe marr shembull nga e gjithe Bota.
Z. Adriatik Spahiu u shpreh se “ishte hera e pare qe marr pjese ne Meshen e Shejte te ritit Katolik dhe me te vertete u ndjeva shume mire pasi fjalet e paqes dhe faljes ishin tema kryesore e predikimit”.
Z.Spahiu asht edhe vete shembull i nje bashkejetese nderfetare pasi menjehere pas Meshes ne Kishen Katolike ai do te nxitonte per me shkue ne shpi per te kremtuar Festen e Pashkve ortodokse sepse bashkeshortja e z.Spahiu, Flora , i perket besimit Ortodoks-Kristjan.E ku ka nje mesazh ma domethanes se sa vete akti dhe vepra e z.Adriatik Spahiu qe te kujton te madhin Gjergj Fishta:” Ne m’vertete kena Bajram e Pashk por Shqiptarine e kena bashke.” Pra z.Spahiu perfaqeson ma se miri familjen e Shejt Shqiptare,modelin e bashkejetes nderfetare: nje Bektashi qe merr pjese ne Meshen Katolike dhe menjehere pas meshes iken ne shtepi per te festue Pashket Ortodokse. E ku mund te gjesh nje akt ma kuptimplote se ky!

 

Filed Under: Komente Tagged With: Adriatik Spahiu, feston Pashket, Gjergj Lacuku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT