• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

Pompeo do të punojë për ta “përmirësuar” marrëveshjen me Iranin

April 13, 2018 by dgreca

1 PompeoI zgjedhur i presidentit Donald Trump për postim e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo u përpoq që të heqë dyshimet se ai mund të avokojë që SHBA të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se ai do të vazhdojë të punojë me aleatët e SHBA-së në përpjekje për të forcuar dhe “përmirësuar” marrëveshjen.

Shefi i CIA-s Pompeo, që u nominua për postin e kryediplomatit të SHBA-së nga Trump muajin e kaluar, ka thënë gjatë një seance dëgjimore për konfirmin e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, se ai do të vazhdojë punën e ish-sekretarit Rex Tillerson dhe do të punojë me aleatët evropianë për të përmirësuar marrëveshjen me Teheranin.

“Dua ta rregulloj marrëveshjen. Ky është qëllim”, ka thënë Pompeo para komitetit të Senatit.

“Nëse nuk ka asnjë shansë që marrëveshja ta rregullohet, unë do t’i rekomandoj presidentit që ne të bëjmë punën tonë më të mirë së bashku me aleatët, për të arritur një rezultat më të mirë dhe një marrëveshje më të mirë”.

Presidenti Trump ka vendosur një afat që deri në muajin maj që marrëveshja bërthamore me Teheranin të përmirësohet, në të kundërtën, ai ka kërcënuar se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje.

Trump ka thënë se ai nuk do të nënshkruajë ndonjë valë të re të sanksioneve, derisa, ato që ai i quan “të metat e tmerrshme” të marrëveshjes, të jenë përmirësuar.

Por, pavarësisht kritikave të Trumpit se Teherani po shkelë “shpirtin” e marrëveshjes, duke vazhduar prodhimin e raketave balistike, Pompeo ka thënë se ai “nuk ka para të dhëna se ata (Irani) nuk po i përmbahen marrëveshjes”.

Drejtori i CIA-s, Pomepo ka shtuar se nuk beson që Irani mund të prodhojë shpejt armë bërthamore, nëse marrëveshja prishet.

Teherani së fundmi ka kërcënuar se do të rikthejë aktivitetet e tij bërthamore, nëse Trump tërhiqet nga marrëveshja.

Pompeo ka thënë se ai do të vazhdojë përpjekjet e Tillersonit për të negociuar një marrëveshje shtesë, që ka për qëllim forcimin e marrëveshjes bërthamore së bashku me aleatët evropianë (Francën, Britaninë dhe Gjermaninë), të cilët kanë qenë në mesin e gjashtë fuqive botërore që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore më 2015.

Negociatorët evropianë, që po mbajnë bisedime me negociatorin amerikan Biran Hook në Uashington, kanë thënë se besojnë se po bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje, ku do të adresohen shqetësimit e presidentit Trump mbi paktin bërthamor, ka raportuar agjencia Reuters.

Reuters ka cituar një diplomat evropian të ketë thënë se nëse “SHBA pajtohet që të punojë me evropianët që të sigurohet se programi bërthamor iranian është vetëm për përdorim civil, ne mund të pajtohemi për diçka”.

Por, ky diplomat ka thënë se negociatorët evropianë nuk mund të pajtohen në diçka që në mënyrë eksplicite është e ndaluar në marrëveshjen e vitit 2015.

Trump ka thënë se ka parë tri defekte në marrëveshjen bërthamore: dështimin për të ndaluar zhvillimin e raketave balistike të Iranit, kufizimet për inspektorët ndërkombëtarë që të vizitojnë vendet bërthamore dhe data e skadimit pas 10 vjetësh për pasurim me uranium dhe aktivitetet e tjera bërthamore të Iranit.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Filed Under: Analiza Tagged With: Pompeo, SHBA- Iran

Kuvendi ende në terr informativ rreth deportimit të shtetasve turq

April 13, 2018 by dgreca

Deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ngjarje kjo e datës 29 mars, vazhdon të mbetet një zhvillim me shumë të panjohura, jo vetëm për opinionin publik, por edhe për krerët e shtetit dhe institucionet më të larta të Kosovës.

1 Kuvendi

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ende nuk ua ka dorëzuar raportin rreth këtij rasti institucioneve më të larta vendore.Përveç një raporti informues, të cilin deri më tani e ka prezantuar vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, institucionet tjera vazhdojnë të pohojnë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar rreth asaj se si ndodhi që Kosova deportoi gjashtë shtetasit turq, të cilët deri në ditën e dëbimit, kishin leje valide qëndrimi në Kosovë.

Të premten, pritej që zëvendësshefi i Agjencisë së Inteligjencës, Latif Merovci të raportojë para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, por ky raportim nuk ndodhi. Ishte hera e katër që ky Komision kishte kërkuar këtë raportim.

Kryetarja e Komisionit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se po bëhet e pamundur të ketë një kontroll ligjor demokratik mbi Agjencinë e Inteligjencës.

“Komisioni unanimisht konstaton që nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik apo anën ligjore të kontrollit demokratik mbi AKI-në. Ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, tha deputetja Musliu.

Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kishin deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.

Si kundërreagim, kryeministri Ramush Haradinaj më pas pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.

Në bazë të një rezolutë të miratuar nga Kuvendi, pas një seance të jashtëzakonshme, është iniciuar edhe formimi i një komisioni hetimor parlamentar për t’i ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti Ilir Deda, nga Alternativa ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shpreson që përmes këtij Komisioni, do të dalin para drejtësisë personat që sipas tij kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të gjashtë shtetasit turq u arrestuan dhe u dëbuan me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim puçi në korrik të vitit 2016.Dëbimi i shtetasve turq me leje qëndrimi në Kosovë kishte nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian.“Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve që kanë jetuar ligjërisht në Kosovë, ngrit pyetje për respektimin e procesit të rregullt gjyqësor”, thuhet në qëndrimet e BE-së.

Nga Brukseli, Kosovës i ëshët bërë me dije se sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian.

Po ashtu, BE kishte rikujtuar institucionet e Kosovës se procedurat arbitrare lidhur me arrestimin, ndalimin apo azilin janë kundër këtyre parimeve evropiane.

Filed Under: Politike Tagged With: Gjashte shtetasit turn, kosova, Kuvendi

Sylejman Vokshi- luftëtari, strategu dhe diplomati i madh shqiptar

April 13, 2018 by dgreca

Nga Jahja LLUKA/1 Sulejman Vokshi

Vendlindja e njërit prej burrështetasve më të mëdhejnë shqiptarë të shek.XIX ishte Gjakova.Në histori njihet si themelues i veprës “Projekti i Ushtrisë Shqiptare” për tu bërë njëri nga strategët më të njohur dhe diplomat i arrirë në qarqet ndërkombëtare. Kur Napoleon Banaparta preku fundin e tij si perandor pas krijimit të” Lidhjes së Shejtë”ngjarjet tronditëse në kontinentin e lashtë reflektuan në perceptimin ndaj jetës për Sylejmanin.Fati i shumë popujve të Evropës shkruhej në vulën e gjakut dhe të barutit dhe për këtë Sylejmanin nuk e lente të qetë vuajtja e popullit të tij.Nga gjithë këto ngjarje të pandërprera që kapluan kohën e tij, ai kishte një qëllim të vetëm ruajtjen e kombit shqiptarë nga zhdukja pasi që Rusia dhe Turqia ende ishin superfuqi dhe bënin kalkulime mbi kokat e shqiptarëve. Në moshë shumë të re bëhet pjesë e Lëvizjes së Kallfëve, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë,për të vazhduar pastaj me aktivitetin kundër shfrytëzimit dhe shtypjes që i bëhej popullit shqiptar nga pushteti qendror Osman, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha. Reformat e përcaktuara nga pushteti Osman nuk njihnin asnjë të drejtë fetare dhe kombëtare ndaj shqiptarëve,përkundrazi bënin ç’mos që t’i shkombëtarizonin ata.Për këtë gjë Sylejman Vokshi ishte aktiv në konfliktin shqiptaro-osman prej vitit 1839 e cila njihet si periudha e Tanzimatit. Lufta e tij e vazhdueshme kishte një qëllim të vetëm, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet autonom të vetëm. Qëndresa e tij e palodhshme e bëri Vokshin një ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm ndër shqiptarë por edhe më gjërë. Kështu Kriza Lindore dhe Traktati i Shën Stefanit bënë që Vokshi me atdhetarët tjerë shqiptarë të nisin krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatë me karakter mbarëkombëtar në rrafshin, ushtarak,politik, pushtetor dhe kulturo-arsimor. Ç ështjen e shtetit shqiptar autonom si dhe kërkesat e saj Lidhja e Prizrenit përveç Portës së Lartë të sulltanit, i shtroi edhe para Kongresit botëror në Berlin ku merrete pjesë gjithë diplomacia ndërkombëtare. Në luftën e tij të pakompromis ndaj forcave feudale çifligare dhe Lidhjes së Myslimanëve të Vërtetë a Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi. Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi. Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Veç tjerash dhe në luftën ndaj malazezëve në Plavë dhe Guci, Hot e Grudë u vunë në pah aftësitë luftarake dhe komanduese të Sylejman Vokshit me trimat tjerë shqiptarë. Si hartues i veprës “Projekt i Ushtrisë Shqiptare”, burrat e Lidhjes së Re e zgjodhën shef të Seksionit Ushtarak me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes e të Kryekomandantit të Ushtrisë. Figura e tij mbetet madhështore duke i dhënë lavdinë dhe sa ishte gjallë.Sa ishte Vokshi Malësia e Gjakovës u shndërrua në kështjellë të pathyeshme për armikun. Përpjekjet e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe gjuhës shqipe shënojnë një kthesë historike, ai shkollën shqipe e shihte si tempull të formimit e të edukimit atdhetar. Vepra e tij i takon përjetësisë duke u bërë frymëzim për brezat.

Filed Under: Histori Tagged With: diplomati, Strategu, Syllejman Vokshi

Kosova, zhvillim me Trepçën

April 13, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Trepça të kthehet si një shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës. Takim me Bordin Mbikëqyrës të “Trepça Sh. A.”/1 ramushi Trepça-Gjiganti ekonomik i Kosovës, gjatë historisë…/

Kosove-minatore-Trepçe1-300x200PRISHTINË, 12 Prill 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Trepça duhet të kthehet në funksion si një shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës, tha sot kryeministri Ramush Haradinaj.“Qeveria e Kosovës është e interesuar që Trepçën ta kthejë në këmbët e veta, ngase Trepça ka rëndësi të madhe për Kosovën”, u tha ai anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça Sh. A.”, të kryesuar nga Ardian Syla.Në takim, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u bisedua për punët që e presin Bordin e ri, për hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues, për të cilat kryeministri Haradinaj tha se duhet të përfundojnë shumë shpejtë.

Me këtë rast, kryeministri kosovar i inkurajoi anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës “që të punojnë si ekip për ta rikthyer Trepçën në funksion të zhvillimit ekonomik dhe për t’ia rikthyer asaj namin e dikurshëm”.

Kryeministri Haradinaj tha se i kupton problemet të cilat i presin bordin e ri, për të cilat duhet angazhim të të gjithëve në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça Sh. A.” u pajtuan që të ketë një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e qeverisë në mbështetjen e mëtejme për Trepçën.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës në 4 prill 2018 ka aprovuar propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça Sh. A.”, duke përmbyllur kështu zotimin për kompletimin e të gjitha bordeve.

Në 8 tetor 2016, Kuvendi i  Republikës së Kosovës në seancën e dytë të veçantë, të nisur  rreth mesnate, pas të pares një ditë më herët, shqyrtoi edhe për herë të dytë dhe miratoi me shumicë votash Ligjin për Trepçën.

Gjiganti ekonomik i Kosovës, Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës në Kosovë para 19 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.

Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.

Ka pasur edhe deklarata që vlerësojnë se Trepça ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh.

Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet  gjeologjike  kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin “Trepça Mines Limited”, e cila merr në koncesion shfrytëzimin e  këtij vendburimi minerar për 50 vjet, e  në vitin 1930 fillon prodhimi provues i minirealizimeve të sulfurit dhe plumbit…

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, zhvillim me Trepçën

DESHMI AKUZE

April 13, 2018 by dgreca

Julia Gjika/

DESHMI AKUZE/

(Kushtuar Elena Gjika Merlika dhe shoqeve të saj, që kaluan jetën në kampet e dëbim it Tepelenë, Grabian, Savër, etj)/1 elenagjikaNë Foto:Elena Gjika Merlika/

Shi, bie shi i dëndur./

I dëndur është dhe pylli./

Vajza dhe nuse ngarkuar me dru të rënda,/

përthyhen si purtekat./

– ”Na jep fuqi o Zot, të mos thyhemi!”/

Lutej Elena duke çapitur nëpër rrëpira.

Psherëtimat i bashkohen ajrit që dridhet.

Mbi shpatullat e tyre lëkunden vandakët

e mbirënduar nga shiu.

Me zjarrin e tyre do të ngrohen te kampi, xhelatët.

Shi, bie shi i dendur në Tepelenë

Rrëshqet me djersën dhe lotët,

rinia që humbi rrëpirave.

Aty brenda telave me gjëmba,

arritën ato si zogjt e dimrit.

Pleq, plaka dhe fëmijë

presin brenda gazermave

t’i ngrohin me zjarrin e shpirtit.

Në qiellin e mbyllur u gdhëndën emrat e tyre,

akuzë për kohën.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: DESHMI AKUZE, Elena Gjika Kruja, Julia Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT