• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2018

Arbëreshët e Italisë, vlerë shqiptare

May 23, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë! Arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët/

3 ramushiROMË, 22 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Itali, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e arbëreshëve të këtushëm, me ç’rast vlerësoi lartë angazhimet e tyre të pareshtura për të ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar shqiptar.2 arbereshetKryeministri Haradinaj tha se arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët.

1 arbereshet“Kosova po i bashkohet familjes së popujve evropian dhe kjo i forcon edhe më shumë lidhjet tona shpirtërore dhe kombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

4 ramuaMe qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeministri Haradinaj ftoi përfaqësuesit e organizatave kulturore arbëreshe që të vizitojnë sa më shpesh Kosovën.“Për mua është një moment domethënës qëndrimi me ju sot. Ju e keni mbijetu ndër shekuj identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane, të trashëguara që atëherë. Dëshiroj të ju them se ne ju çmojmë shumë”, tha kryeministri Haradinaj në një bashkëbisedim me arbëreshët e Italisë por edhe kosovarë që prej kohësh jetojnë në Itali.

Kryeministri Haradinaj përmendi faktin se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim shqiptarët duhet t’i intensifikojnë ato, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore e kombëtare, por edhe kultivimin e miqësisë së ndërsjellë.Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe Kishen Katolike Abreshe Shën Thanasi dhe Kolegjin Grek ku u njoftua për së afërmi me vlerën historike dhe kulturore të këtyre dy monumenteve nga intelektuali arbëreshë Domenico Morelli./b.j/

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arbereshet e Italise, Kryeministri Haradinaj, vlerë shqiptare

Richard Pipes, 1923–2018

May 22, 2018 by dgreca

1 Memorial VictimsIt is with great sadness that the Victims of Communism Memorial Foundation marks the passing of Dr. Richard Pipes, the eminent scholar of Soviet Russia, Truman-Reagan Medal of Freedom laureate, and longtime member of VOC’s Academic Council. Dr. Pipes passed away peacefully in his home on Thursday, May 18.

1 Pipas Richard

Richard Pipes, 1923–2018/

From his early life, the great historian of totalitarianism was shaped by its ravages. Born into a Jewish family in the Polish town of Cieszyn in 1923, the young Pipes watched the drama of fascism’s rise firsthand. Through luck and his father’s connections to the diplomatic service, the Pipes family escaped first to Italy in 1940 and then to the United States. After serving in the US Army Air Corps in World War II, Pipes returned to the United States and pursued his education. In 1958, he became a professor of Russian history at Harvard University, where he spent his entire career.

His many books helped define the worldwide debate about the origins, effects, meaning, and legacy of the Russian Revolution and the Soviet regime it spawned. His The Russian Revolution, first published in 1990, is one of the canonical histories of that baleful event.

Dr. Pipes also served as the head of “Team B,” a group of experts tasked by the CIA with compiling an estimate of Soviet military strength to supplement the official (“Team A”) report. During the Reagan administration, Dr. Pipes served on the National Security Council as a Soviet expert.

Our executive director, Marion Smith, wrote about Richard Pipes’s life and legacy for National Review. Dr. Lee Edwards, the chairman of the Victims of Communism Memorial Foundation, memorialized Dr. Pipes in the Daily Signal. Other obituaries were published in the New York Times and the Washington Post.

Filed Under: Kronike Tagged With: 1923–2018, Richard Pipes

45-VJETORI I REVOLTËS ANTI-KOMUNISTE NË SPAÇ

May 22, 2018 by dgreca

FZH_8152-1024x683

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë,/

që të mbrojë nderin e shqiptarit!”/

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit!”, ishte kjo thirrja për solidaritet, e cila ndezi revoltën e Spaçit.  Të hënën u shënua në Shqipëri 45-vjetori i revoltës anti-komuniste, në njërin prej burgjeve më të këqia të regjimit komunist të Enver Hoxhës, në Spaç, filluar më 21 maj të vitit 1973 e që zgjati 3 ditë.  Në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi e kujton kështu revoltën e Spaçit: “Në kamp gjeta shumë të burgosun që i kishin pru aty mbas revoltës së Spaçit.  Prej tyne mora vesht se ishin pushkatue Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj. Revolta e Spaçit duhet të renditet në historinë tonë kombëtare si të gjitha revoltat e skllavëve që kërkuen lirinë, edhe pse nuk ia duelën me fitue. Këta katër dëshmorë kjenë të parët heroj që, mbas gadi dhetë vjet robnie, zgjuen e ndezën idealin e lirisë në këtë popull të shtypun që kishte humbë çdo shpresë nga kultivimi i servilizmit ndaj tiranit.”

At Zef Pllumi vazhdon tregimin se si kishte filluar revolta në Spaç, sipas të dhënave të shokëve të tij që kishte takuar në burg: “Me 21 maj Pal Zefi, nji i dënuem në birucë, përfitoi nga pakujdesi i policëve që e kishin lanë derën pa çelës e duel jashtë; mandej hini në kamp, u ngjit mbi tarracën e mensës, që shërbente si oborr. Dy policë u kujtuen për shkeljen e rregullores nga Pali, hinë në kamp, u ngjitën në tarracë, e kapën Palin për krahi, por ai rezistoi.  Nuk donte kurrsesi me u kthye në birucë.  Atëhere të dy policët filluen me e rrahë tmerrsisht, në sy të të gjithve. Pali lëshoi kushtrimin: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë që të mbrojë nderin e shqiptarit!”  Mbas asaj thirrje dëshprimi, tregon At Zef Pllumi, “U çue në kambë Paulin Vata dhe Paulo Popa, që të dy nga rrethinat e Shkodrës. Këta i paralizuen policët dhe morën në mbrojtje Pal Zefin.   Me atë rast, të burgosurit anti-komunistë shpalosën, në terracën e burgut, një flamur të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut — pa yllin komunist — duke kënduar dhe duke hedhur parrulla kundër diktaturës enveriste.  Siç mund të merret me mendë, revolta u shtyp me dhunë e gjak, shkruan At Pllumi.  Përfundimi i shtypjes së revoltës ishte: katër nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të burgosur u ri-dënuan me 25 vjet shtesë, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan. Katër prej tyre që e paguan revoltën me jetë kanë qenë Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai.  “Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë, Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të Revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar”, u shpreh me këtë rast Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta.

Kjo pra ishte një “Ditë kujtese por edhe reflektimi”, siç e cilësoi këtë përvjetor, Presidenti shqiptar, Z. Ilir Meta, i cili mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në ish-burgun famëkeq të Spaçit.  “Heronjtë e Spaçit sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe të së vërtetës!  Në kujtesën e kombit ata do të jenë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen”, është shprehur Presidenti Meta.  Njoftohet se Presidentit Meta iu bashkuan me këtë rast, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, autoritetet vendore dhe  Ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE)  në Tiranë, Romana Vlahutin.

Përfaqsuesja e (BE), Zonja Vlahutin, në fjalën e hapjes në përkujtimin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, shprehu respektin e saj – si përfaqsuese e BE-së dhe si qytetare e thjeshtë e Evropës – për të gjithë ata, “Që u përndoqën, u torturuan dhe u vranë sepse dëshironin vetëm një gjë: të jetonin si njerëz të lirë, me dinjitet”.  Zonja Romana Vlahutin e përfundoi fjalën e saj: “Nuk ka vend më të rëndësishëm se ky sot, 45 vjet pas revoltës së madhe, për të na kujtuar punën e ardhshme.  45 vjet më parë, të burgosurit e Spaçit kërkuan Evropën.  Është koha ta nderojmë guximin e tyre pa asnjë kompromis…Spaçi duhet ruajtur si një vend kujtese në mënyrë që brezat e ardhshëm të mësojnë se çfarë ka ndodhur në këtë vend”, ka thënë ajo.

Ndërsa Presidenti Meta ka vazhduar fjalën e tij të rastit duke theksuar se, “Në këtë aspekt, trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri i të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë.   Ne jemi një komb evropian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës evropiane të Shqipërisë.”  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në 45-vjetorin e revoltës anti-komuniste në Spaç, tha se, “Përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë”, dhe ka shtuar se, “Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e së kaluarës, nëse harrohen, janë të destinuara të rikthehen, në një formë apo mënyrë tjetër”.  Në fjalimin e tij me këtë rast, Presidenti Meta u angazhua gjithashtu – si përfaqsuesi më i lartë i shtetit shqiptar — se do të mbështesë iniciativa për zbulimin e të vërtetës dhe për kujtimin e viktimave të komunizmit, ndërsa iu drejtua pjesëmarrësve duke thënë se, “E vlerësoj lart misionin tuaj për ndriçimin e së vërtetës së përndjekjes dhe të terrorit të diktaturës komuniste, për lartësimin e figurave të rezistencës demokratike dhe do të mbështes çdo nismë për ndërtimin e përmendoreve përkujtimore dhe në veçanti, të Muzeut të Burgut të Spaçit”, për të nderuar  heronjtë e Spaçit të cilët  “Para 45 vjetëve zgjodhën simbol të aspiratës së tyre flamurin kuq e zi të Skënderbeut!  Këtu në Spaç ra për herë të parë ylli komunist, i cili do të binte një herë e përgjithmonë nga flamuri ynë kombëtar në dhjetor të vitit 1990.  Sot ky flamur padyshim që është një plotësim i ëndrrës së heronjve të Spaçit për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe evropiane”, ka theksuar Presidenti Meta.

Ishte, pikërisht, “Këtu në Spaç që ra për herë të parë ylli komunist, i cili do të binte një herë e përgjithmonë nga flamuri ynë kombëtar, në dhjetor të vitit 1990”, deklaroi Z. Meta.  Aty në vendin e krimeve, abuzimeve dhe vuajtjeve të tmershme të shkaktuara nga shqiptarët kundër shqiptarëve, pikërisht aty në Spaç.

Ka shumë njerëz që thonë se shqiptarët nuk rezistuan kundër regjimit kriminal të Enver Hoxhës. Nuk e kundërshtuan atë regjim megjithë të këqiat e tija, se shqiptarët nenshtrohen kollaj para së keqes, e tjera, thonë ata.  Është e vërtetë se në Shqipëri nuk pati revolta të mëdha as grupe disidentësh të organizuara kundër njërit prej regjimeve komuniste më të tmershme, ashtu siç ndodhi anë e mbanë ish-botës komuniste.  Nuk kishte një revolucion të tipit hungarez, as një kryengritje të puntorëve si ajo në Gjermaninë lindore, ose organizime e lëvizje siç ishte sindikata polake Solidarnost e puntorëve, ose Karta 77 e të drejtave të njeriut në Çekosllovaki, objektivi i të cilave ishte rrëzimi i komunizmit kombëtar dhe ndërkombëtar.  Por, megjithkëtë, nuk besoj se mund të thuhet se shqiptarët nuk e rezistuan komunizmin.  Ja, shqiptarët patën revoltën e Spaçit dhe të Qafë Barit, por ka pasur edhe të tjera, me dhjetra mijëra revolta individuale shqiptarësh gjatë pothuaj gjysëm shekull komunizëm, që përballoheshin me një regjim kriminal, i cili për një fjalë goje dënonte shqiptarët e pafajshëm — gjyq e pa gjyqë — duke i dërguar në kampet e punës dhe të përqëndrimit, si dhe në burgjet e shumta anë e mbanë Shqipërisë, për qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre, vetëm e vetëm, se aspironin një Shqipëri ndryshe, të lirë dhe demokratike.  Burgjet dhe kampet ishin plot me shqiptarë të tillë anti- komunist deri në ditët e fundit të atij regjimi.  Kështuqë nuk ka munguar rezistenca dhe si pasojë as viktimat e komunizmit dhe heronjtë e demokracisë në Shqipëri, siç ishin ata të Spaçit.

Fatkqesisht, ajo që ka munguar në këto pothuaj 30-vjet post-komunizëm është, pikërisht, kujtimi i vërtetë i këtyre viktimave të pafajshme të diktaturës komuniste nga mbarë klasa politike shqiptare, pa dallim, ashtu siç kanë bërë ish-vendet komuniste evropiane.  Le të shpresojmë që vizita e Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta, pjesëmarrja e tij në ceremoninë përkujtimore të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, si dhe vizita e paraadhësit të tij, ish-Presidentit Bujar Nishani në Spaç më 2015, të shërbejnë, më në fund, si një shenjë e “Unitetit shoqëror, paqës dhe mirëkuptimit social, atribute të shoqërive të hapura, që nuk harrojnë tragjeditë e së shkuarës, që respektojnë njëri-tjetrin dhe kontribuojnë së bashku kundër çdo forme despotike të qeverisjes”, siç u shpreh Z. Meta në Spaç.

Duke kujtuar kushtrimin që ndezi revoltën e Spaçit – dhe megjithë fjalët fisnike të dy presidentëve shqiptarë në vizitat e tyre në Spaç — jemi në pritje për pothuaj 30-vjet tani për një përgjigje ndaj pyetjes që ende bën jehonë: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit!”, jo vetëm për të kujtuar viktimat e komunizmit dhe kundërshtarët e tij të përndjekur, por edhe për të shkruar dhe plotësuar historinë e vërtetë të periudhës së komunizmit. Pasi shpresa vdes e fundit, presim dhe shpresojmë, “Për Shqipërinë, që të burgosurit e Spaçit ëndërruan, për të cilën jetuan dhe vdiqën. Për Shqipërinë e lirisë njerëzore dhe prosperitetit. Për Shqipërinë pa frikë. Për Shqipërinë e së vërtetës dhe drejtësisë”, siç u shpreh edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Z. Vlahutin në fjalimin që   mbajti të henën në përkujtim të 45-vjetorit të revoltës anti-komuniste në Spaç.

 

 

 

 

 

 

 

    

Filed Under: Politike

45-vjetori i Revoltës së Spaçit: Një ditë kujtese, por edhe reflektimi!

May 22, 2018 by dgreca

Presidenti Meta në 45-vjetorin e Revoltës së Spaçit: Një ditë kujtese, por edhe reflektimi!/

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore të 45-vjetorit të Revoltës në burgun e Spaçit, ku ishin gjithashtu të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe autoritetet vendore, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak, përfaqësues të bashkësive fetare, të organizatës “Komisioni Drejtësi dhe Paqe”, ish-të burgosur e të përndjekur politikë, familjarë të tyre si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Spaçi, sikurse gjithë burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët e një persekucioni të pamëshirshëm, por edhe të një qëndrese që na bën krenar si popull.

Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të Revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar.Heronjtë e Spaçit sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe të së vërtetës!

Në kujtesën e kombit ata do të jenë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen.

Sot është një ditë kujtese, por edhe reflektimi!

Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë.Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e së kaluarës, nëse harrohen, janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyrë tjetër.Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisa jo vetëm për tendenca të totalitarizmit, por edhe të ksenofobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit.Në këtë aspekt trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri i të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë.Ne jemi një komb evropian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës evropiane të Shqipërisë.Mos harrojmë se vetë integrimi evropian është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të diktaturave të kaluara fashiste e komuniste.

Ky projekt vazhdon.

Në këtë këndvështrim vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi, për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresës së të përndjekurve politikë.Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet në ngjarje të veçanta si kjo e sotmja, por edhe të shkruhet e të plotësohet e gjithë historia e saj.Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshëm të diktaturës, vuajtjeve dhe përpjekjeve të tyre është një detyrim i të gjithë shoqërisë ashtu sikurse është edhe obligim gjetja dhe nderimi i të gjithë eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve gjatë kësaj periudhe.Uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social janë atribute të shoqërive të hapura, që nuk harrojnë tragjeditë e së shkuarës, që respektojnë njëri-tjetrin dhe kontribuojnë së bashku kundër çdo forme despotike të qeverisjes.E vlerësoj lart misionin tuaj për ndriçimin e së vërtetës së përndjekjes dhe të terrorit të diktaturës komuniste për lartësimin e figurave të rezistencës demokratike dhe do të mbështes çdo nismë për ndërtimin e përmendoreve përkujtimore dhe në veçanti, të Muzeut të Burgut të Spaçit.

Në përfundim dua të theksoj se revoltat demokratike në të gjithë botën në përgjithësi kanë përdorur simbolika të veçanta nga kultura dhe identiteti shpirtëror e artistik i popullit të vet!Para 45 vjetëve heronjtë e Spaçit zgjodhën simbol të aspiratës së tyre flamurin kuq e zi të Skënderbeut!Këtu në Spaç ra për herë të parë ylli komunist, i cili do të binte një herë e përgjithmonë nga flamuri ynë kombëtar në dhjetor të vitit 1990.Sot ky flamur padyshim që është një plotësim i ëndrrës së heronjve Spaçit për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe evropiane!

Lavdi martirëve të Revoltës së Spaçit!

Nder përjetë gjithë luftëtarëve, disidentëve dhe ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë!

Rroftë Shqipëria Evropiane!”

Filed Under: Featured Tagged With: 45 vjetori, Presidenti Meta, Revolta e Spacit

Fëmijëria ime ishte efemer…

May 22, 2018 by dgreca

eli8-1

Nga Elida Buçpapaj/

Fëmijëria ime ishte efemer, si një ëndërr, që zgjat sa zgjasin ëndrrat.

Ishte një fëmijëri e ndërprerë me dhunë dhe unë e kam për detyrë që t’i tregoj me gisht shkaktarët!

Është e drejta ime! E jetës time! Sepse çdo fëmijë i planetit tokë, kur vjen në këtë botë, ka të drejtë të jetojë një jetë me dinjitet. Kjo e drejtë është e patjetërsueshme, e paprekëshme, e pacënueshme! Është një e drejtë sublime e sanksionuar si e drejtë nga një fuqi supreme apo thjeshtë një e drejtë themelore e njeriut.

Kujtimet e mia që janë regjistruar në memorie datojnë prej kohës kur isha 4-5 vjeçare.

Më kujtohet kopshti 31 tek ish-Blloku, ku im at vinte për të më çuar në shtëpi, në pëllëmbën e tij të madhe mbante dorën time të vogël e, kur binte shi, më merrte në krahë nën çadrën e tij, që mua fëmijës më ngjante si një kërpudhë gjigande. Nganjëherë nga kopshti shkonim drejt e tek gjyshja, që e kishte shtëpinë ngjitur me Hotel Internacional, mbrapa ish-Shtëpisë së Oficerave dhe më vonë ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, në një rrugëz paralel me Rrugën e Kavajës dhe atë të Durrësit, që netëve të dimrit mbante erë tym, kështu e kam të fiksuar. Në atë rrugëz unë pashë për herë të parë në jetën time një lypse. Ishte e vetmuar, veshur me rroba të zeza të zhbojatisura në gri nga vjetërsia me një shami në kokë. Më mblidheshin lotët në grykë mua kopshtares sa herë e shihja dhe mendoja për të, më mblidhen dhe sot. Babi i linte gjithmonë diçka në pëllëmbën që ajo e shtrinte. Të dy ishim gati që ta merrnim në shtëpinë tonë të ngrohtë nga dashuria njerëzore.

Tek shtëpia ku banonte gjyshja me xhaxhain e vogël, kam lindur unë. Ishte një shtëpi e bukur me portën e madhe buzë rrugëzës. Aty babi më ka fiksuar në foto në bordurën e trotuarit me aparatin e tij fotografik, një – dy vjeçare me flokë krejt të verdha. Sa kaloje portën gjendeshe brenda një oborri të madh me dy shtëpi. Shtëpia kundruall portës kryesore ishte me një verandë në katin e sipërm të mbuluar gjithë hardhi rrushi ku jetonin të zotët e shtëpise dhe tjetra në të djathtë, sa kaloje pragun,  kishte disa shkallë në formë gjymë rrethi për tek hyrja. Shtëpia ku banonim ne ishte me të paktën tre kate. Bodrumet poshtë, që unë i kisha frikë nga miushët. Kati i parë ishte me një korridor të madh shtruar me dërrasa. Aty ishin dyert e dy dhomave që babi i kishte marrë me qira kur ishte beqar, ku jetonte me gjyshen dhe vëllain e vogël. Në atë shtëpi u martua me mamin. Aty linda edhe unë, vajza e tyre e vetme. Kur isha rreth dy vjeç, babit i dhanë shtëpi tek Pallatet e Aviacionit, buzë një rrugice të bukur me blire, në mes të Pallateve të Italianëve, ku jetonin gjeneralët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, nga ku kopështi i fëmijëve me numër 31 dhe Blloku ishte shumë afër. Tek Pallatet e Aviacioneve banuam deri në fund të viteve ’70, ndërsa tek shtëpia ku linda unë, mbeti gjyshja me xhaxhain edhe disa vjet pas martesës së tij dhe lindjes të gocës së tyre të parë, se kanë dy vajza.

Gjyshen nga babi e quaja nëna, ndërsa prindërit e mi e thërrisnin nënë, gjyshen nga mami nënkë, mami i thosh mama, ndërsa babi sikur unë nënkë. Tek nëna vinim shpesh, pothuaj çdo ditë. Po ashtu shkonim por pak më rrallë edhe tek nënka, që e kishte një apartament në katin e parë në një pallat buzë rrugës Bardhyl. Aty ishte një treg i vogël fshatar. Nënka ime dilte çdo ditë e blinte zarzavate e frutat e stinës. Ajo gatuante mrekullisht. Ishte me nam. Vinte nga një nga familjet më të pasura të Pogradecit. Babai i saj, Abdulla Starova, kishte pronë të tij gjithë Drilonin e sotshëm. Vëllai i tij Sulejman Starova, gjyshi i futbollistit të njohur, ka qenë Ministër Finacash në disa qeveri të kohës para ardhjes së diktaturës. Nënka banoi aty me tezen deri sa ajo u martua. Jetonin me rrogën e tezes dhe mbështetjen që i jepte mami, pra nuk ishin mirë financiarisht, por gjyshja çfarëdo që gatuante e qante, do të thosha sot tek ajo hahej si në një restaurant me pesë yje. Më kujtohen patatet pa mish, që ajo i gatuante dhe i lezetonte me gjithë farë erëzash dhe me piper speci të kuq, e unë që i plasja shpirtin mamit për të ngrënë në shtëpi, tek nënka haja gjithçka.

Të dyja krushkat respektoheshin shumë. Nënka i drejtohej me “zonja Selime” nënës. Ato ishin njohur bashkë në Pogradec, kur gjyshi im nga babi ishte transferuar aty si kryeimam. Demir efendiu, gjyshi im ishte shkolluar në Stamboll dhe kish një bibilotekë të jashtëzakonshme. Pas luftës rrezikoi që ta shpallnin kuisling, nuk ishte fare e vërtetë. Ishte antikomunist si gjithë kleri shqiptar dhe njeri i dijes. Babin, duke ia parë vokacionin e dërgoi të studjonte në Medresën e Tiranës, ku jepnin mësim njerëz të shquar si orientalisti i mirënjohur Vexhi Buharaja, Profesor Shaban Demiraj, Profesor Mehdi Bushati, Hafiz Ismeti etj ndërsa xhaxhain e madh në shkollën e Fullcit në Kavajë. Sikur të mos vdiste herët, menjëherë pas luftës, e sigurt se do të kish patur probleme, pa marrë parasysh se im atë i braktisi studimet në Medrese dhe 14-15 vjeçar me një grup shokësh iu bashkangjit luftës antifashiste ku u plagos tri herë. Gjyshërit e mi të nga ana e mamit dhe babit duhet të jenë njohur në Pogradec nga mesi i viteve ’30, kur mami sa duhej të kish ardhur në këtë botë e babi po ashtu duhej të ishte shumë i vogël. Pas mbi çerek shekulli, jeta i kishte bërë prapë bashkë të dy zonjat, kësaj here me një lidhje të pazgidhshme. Nuk thuhet kot, mali me malin nuk takohen por njeriu me njeriun po. Të dyja kësaj here zonja të veja, që i kujtonin bashkëshortët e tyre orë e çast. Nënka, me peng që nuk e kishte dëgjuar për t’u kthyer në Amerikë, nga ku ai ishte vendosur që në rininë e tij të  herëshme dhe pasi kish krijuar pasuri  kishte ardhur në Pogradec, për t’u martuar me një vajzë shqiptare dhe kishin mbetur aty. Nënë Selimja nuk shfaqte ndonjë peng apo pendesë, mesa di unë, vetëm falej shtatë herë në ditë, por ishte një zonjë shumë liberale dhe falja ishte diçka personale e saj, që e mbante për vete dhe nuk kishte dëshirë ta ndante me të tjerët.

Tek shtëpia e nënës vinim më shpesh, se e kishim afër. Mamit i pëlqente të blinte kos të freskët për mua tek Demneri. Dyqani ishte aty ku më vonë do të  vendosej stacioni i autobusit për Institutin e Kamzës, përballë me rrugën e Kavajës. Unë vogëlushe mrekullohesha nga tasat e mëdhenj, si legenë gjigandë me ngjyra, sot mendoj se duhet të ishin prej porcelani, ku dallohej pastërtia nga garzat e bardha që i mbulonin, me kosin që pritej si me thikë, si thosh mami. Unë nuk mund ta imagjinoja prerjen e kosit me thikë, por më vonë kuptova se kjo do të thosh se kosi ishte shumë i mirë. Më vonë ky dyqan u mbyll dhe nga mami e babi dëgjoja bisedat e tyre nën zë kur ata ankoheshin dhe kujtonin me mall tregun privat dhe Pazarin e Vjetër, që nuk ishte më, ku ata blinin ushqime tradicionale të mrekullueshme, ku shitej bile edhe kajmak. Unë e kam të fiksuar kajmakun, pasi e kam pëlqyer shumë që fëmijë, ndryshe nga qumështin dhe kosin që i urreja. Haja kajmakun dhe çokollatat. Në krye të rrugës ku unë linda, ku ajo bashkohej me fillimin e Rrugës së Durrësit, ishte një Mapo ushqimore, ku për çdo ditë më sillnin për të blerë një çokollatë me qumësht 20 lekëshe. Unë i gëzohesha shumë çokollatës, ku më shoqëronin për ta blerë herë nëna, mami, babi ose ndonjëherë edhe halla Tatalja, kështu ia kisha vënë emrin hallës time që quhej Bukurie, por unë nuk e di se përse e thërrisja ashtu. Isha një fëmijë me plot naze dhe pa oreks dhe të mitë e kishin problem ushqimin tim. Mami më tregonte se, për të më tërhequr vemendjen që ajo të më fuste ndonjë lugë me supë në gojë, babi vendoste si helmetë në kokë një tenxhere dhe i binte pastaj me lugë si një vegle muzikore.  Në këtë moment unë habitesha aq shumë sa hapja gojën e mami rrinte gati me lugën në dorë. Ajo shtëpi ishte plot me kujtime të bukura që unë natyrisht nuk i mbaja mend, por duke m’i treguar prindërit e mij shumë shpesh, më janë ngulitur në kokë.

Babi shkonte në redaksi e pastaj kur kthehej në shtëpi i kushtohej letërsisë, poezisë dhe humbiste pas figurave. Një ditë kur isha rreth 11 muajsh, mami, pasi më kishte vënë në gjumë, i thotë babit të më ketë kujdes se ajo me një shoqen e saj do të shkonte të shihte një panair mobiljesh. Babi natyrisht që pranon me kënaqësi dhe vijon punën i përqëndruar, pa e patur idenë se si kishte rrjedhur koha. Shpërqëndrohet vetëm kur dëgjon nga jashtë zërin e mamit që klith dhe të qarën time. Del me vrap e më gjen në krahët e mamit që posa ishte kthyer nga panairi i mobiljeve dhe, ndërsa ajo hapte portën kryesore, unë bebka rrokullisesha nëpër shkallë. Në këtë situatë u ishte bashkangjitur edhe nëna, duke i qetësuar të dy që të mos bëheshin merak, se fëmijët i ruajnë meleqët. Unë pasi isha zgjuar nga gjumi isha tërhequr zvarrë nga krevati në dysheme dhe kisha nisur të hedh hapat e para përgjatë korridorit të madh deri tek dera përjashta ku edhe isha rrokullisur shkallëve. Pas asaj aventure të parë, nuk u tremba, sikur patën frikë të dy, se pas rrëzimit do ta zgjasja periudhën e ngritjes në këmbë, nuk ndodhi ashtu, unë nisa të ec e lumtur me prindërit e mi të shtrenjtë.

Kushdo që i lexon këto rreshta e kupton se ishim një familje e lumtur.

Lumturia nuk do shumë. Ajo ndërtohet lehtë, mjafton që aty të mos mungojë dashuria. Kur dashuria është e pamasë, merret me mend se sa e pamatë është lumturia!
(vijon)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Elida Buçpapaj, Fëmijëria, VEHBI SKËNDERI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT