• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

Shteti ynë i fortë

June 19, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Debati mbi teatrin, i ngjan një tenxhereje ku zien qumështi. Mirëpo në vend të asaj ajkës së zakonshme, ka vetëm llum, llum. Dhe sado që kazanxhiu a baxhoxhiu pret të mbledhi ajkën me frikën se mos derdhet, ajo vetëm trashet, fryhet, trashet, fryhet, trashet, shkurt llum. Sidomos kur një moderator thotë po lëre historinë, histori e madhe aty çe pyet etj. Dhe një aktor i lodhur nga konjaku a fërneti ia pret, po çkeni ore, di unë se nga vijnë paratë. Shteti? Ku ka lekë shteti ynë. Po si ore, lekë shteti?! Shteti ka pjerdhur… Në fakt është marria kolektive e radhës, vlimi i qylxhinjëve që nuk e kanë për asgjë t’i bjen shkurt, mjafton tu shkoj e tyrja. Dhe për më tepër kur vjen puna që një vepër kompleks kultural trajtohet si godinë. Megjithëse pasi kthejmë me fund fërnetin, pohojmë, se historia e saj është e artë, lërë është flori çfarë është prodhur aty. Nga ana tjetër një tufë aparaçitnjsh mediokërsh që për hir të militantizmit, qofshin këta të majtë a të djathtë se të jeni të bindur e njëjta gjë do të ndodhte sikur në pushtet të ishte përshembull pd…, socialistët do të protestonin më keq. Do i kishim në rolin e ”demokratëve” si çuni i fahrisë duke mbrojtur institucionin e kulturës. Dhe Nulin duke mbrojtur kauzën e shembjes, atë që po e bën më së miri, Taulanti nga Librazhdi. Ndodhi me riciklimin e plehrave pak muaj më parë, ligjin e çaaprovuar publikisht nga Edi rama, akti i parë i reformës agrare të shakaxhiut të përparimit tonë.

Megjithatë pretendojmë se kemi një shtet të fort, që aderon të bëhet anëtar me të drejta të plota në ekonominë e tregut të përbashkët europian. Nga ana tjetër një tufë aparatçinjsh mediokër që as nuk u skuqet faqja, të deklarojnë se e kanë të pamundur të restaurojnë një kompleks kultural institucion shtetëror i ndërtuar në vitet njëzetë, afro 98 vjeç. Nuk u skuqet e as nuk u nxihet faqja të pohojnë ashtu si ia do qejfi shefit. Megjithëse kanë pesë vjet që po çirren se po restaurojnë kishat mijra vjeçare, po bëjnë një revolucion në rimëkëmbjen e vlerave. Dhe mirë bëjnë. Kurse kur vjen puna tek ky kompleks kultural, korifenjsh me histori të madhe, pëllasin… E tmerrshme, nuk ka ngrohje, nuk ka ajër të kondicionuar, duhet të vish me batanije ose erashkë që të shikosh një shfaqje. Nuk ka shteti lekë të ndërtojë një teatër të ri, prandaj ta rrafshojmë këtë, t’ia japim truallin iks se ka para ai, kështu edhe ai fiton, por edhe ne. Një bajtllëk që kujdo mund t’i shkoj për shtat, por asesi sharmit të një shteti.

Nuk e di se si ndihet një qytetar shqiptar kur dëgjon bajtllëqe të tilla. Dhe nuk e di se si, mund të presi a gjykojë ekzistencën e tij qytetare nga ky shtet që nuk ka fuqi financiare të ndërtojë një teatër të ri, jo më ta mbrojë ta zëm nga raketat bërthamore. Eshtë turp e faqja e zezë të diskutohen kabllot e leketrikut përshembull, se gjoja janë të pazevendësushme. Turp e faqja e zezë për këta rikostruktonista shqipatrë. Këta inxhinjerë, arkitetktë fasulesh partie, kur sot bota po ndërton nën ujë, po kthen shkretëtirën në tokë pjellore, po synon planetët etj. Eshtë turp për ato diploma që mbani kur përmendi pa mundësinë e ngrohjes a ajrimit. Me që përmenda shkretëtirën, po udhëtoja përmes një të tille pak ditë më parë. Në hyrje të shtetit të Arizonës, tokës së zhuritur ose atdheut të kaktuseve, në një tabelë të madhe shkruhej, nga pluhuri në flori. E kisha hasur edhe në Nevada, Las Vegas… një sentencë plot drita, flatronte, nga pluhuri në flori. Kishin të drejtë të krenoheshin, fushat gjithë guralecë, drozhga dhe vapë. Kodrat që ngjanin me masivet e xeherorëve vullkanik të shuar, janë sot prodhues kampion të energjisë diellore. E komplekseve monumentale të antikitetit a kohëve moderne europiane dhe bota në tërësi, duke e ndjerë veten plotësisht sikur shëtit ta zëmë në rrugët e Venecias së sotshme. A duke jetuar piramidat e Egjiptit, sikur me qënë qytetar katërmijë vjeçar, jo fillim shekullit të bumit të komunikimit social. Ne e kemi të tmerrshme, të pamundur të ndërtojmë gjetkë një teatër të ri. E kemi të tmerrshme, krejt të pamundur të ruajmë atë që kemi dhe atë kopësht ta kthejmë në një kopësht ta zëmë statujash të atyre korifenjve. Të shkojmë t’i takojmë. E kemi të tmerrshme, nuk gjejmë dot dy kondicionerë, nuk reasturojmë dot shurrën e kohës sonë, të gagarelëve të studiove dhe militantëve të partive, ky kancer që po na ha të gjallë si komb. Jemi të fortë. Kemi shtet të fort, ndaj po shitemi copash, pjesësh…, si automjetet për pjesë këmbimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Shteti ynë i fortë

“Dita e Shenjtores Nënë Tereza” e autores Eda Zhiti u promovua në Detroit

June 19, 2018 by dgreca

edlira

– Libri “Dita e shenjtores Nënë Tereza”(“Il giorno di Santa Madre Teresa”) e autores Eda Zhiti u promovua në fundjavë në Kishën Katolike Shqiptare “Our Lady of Albanians” në Detroit-

1 dom Lushi ok2 eda ok4 pjesmarr5 fletedlira2 eda1 dom Lush eda Vis

Lexuesi i gazetës Dielli është i njohur me librin e autores Eda Zhiti “Il giorno di Santa Madre Teresa”, – “Dita e shenjtores Nënë Tereza”, që nga momenti i publikimit prej shtëpisë Botuse botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana).

Autorja së bashku me bashkshortin, Ministrin Këshilltar në Ambasadën Shqiptare në Washington, e përjetuan me emocion promovimin e librit këtë fundjavë  në Kishën Katolike Shqiptare “Our Lady of Albanians” në Detroit, pas meshës së bashkēcelebruar nga Ipeshkvi, Imzot Walter A. Hurley dhe Dom Ndou Gjergji.

Autorja Eda Zhiti është prezantuar para pjesmarrsëve në veprimtarinë promovuse nga famullitari i kishës Don Ndue Gjergji, i cili pasi e përgëzoi për këtë libër plot vlera, ia dha fjalën autores Eda Zhiti.
Autorja e librit Eda Zhiti gjithe emocion tregoi se ç’ishte ai liber, nje antologji me shkrime të grave ambasadore dhe te bashkeshorteve te ambasadoreve pranë Selisë së Shenjtë, të cilat ishin te pranishme në ditën e kanonizimit të Nene Terezes. Janë mbresat tona, fryma e lutjeve te Shenjtores tonë, imazhet e asaj dite te madhe sa nje perjetesi, tha ndër te tjera autorja. Salla ishte plot e për plot, nga diaspora e vjeter dhe e re, studente, të rinj, që sapo u krezmuan, televizione lokale dhe TVSH-ja. Shenjtja Nene Tereza na bashkon si gjithmonë dhe perurimi i librit tim, -perfundoi fjalen e saj Eda Zhiti, – në kishën “Zoja e shqiptarve”, të cilën Shentja jonë Nënë Tereza e adhuronte, është nder i veçantë, ëndërr e bukur. …..”Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave”, – shkruan Eda Zhiti në esenë e saj që paraprin shkrimet, ku gjendet ato të ambasadoreve, si asaj të Mbretērisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve  si ajo e Japonisë, ndërkohë dhe konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikes Demokratike të Kongos, Rusise, Slovakisë, Sllovenise, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund të librit janë vendosur deshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymezuar prej Nene Terezes kane ndjekur rrugen e Saj…” -E kam ndjekur Nënë Terezën”,- thote Edlira Zhiti. Kam qene në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin “Shën Pjeter” së bashku me bashkeshortin dhe djalin tonë, Atjonin, emri i të cilit në shqip do të thotë “Ati ynë”….Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezes ku merrja pjese si bashkeshorte e titullarit të Ambasadës Shqiptare, sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur… Prania  e Tij e perhershme në ne, që drejton zemrën dhe hapat e mi, më thërriste ta bëja këtë libër, që përbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund te shpirtit të gruas, të shenjtërisë së nënës….

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dita e Shenjtores Nene Tereza, Edlira Zhiti, promovohet ne Detroit

Tërheqja nga e keqja

June 19, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Qëndrimi i parë i vizitorit në Shqipëri shkakton përzierje ndjenjash, dhe nëse vendos të qëndrojë, atij i duhet të humbasë individualitetin. Më parë ishte një njeri i vetëm, tani është një “parti”.  Pyetjet që i bëhen janë: “A  je socialist apo demokrat, i majtë a i djathtë?” Kjo i shkakton atij hutim; e djathta dhe e majta në Shqipëri, e formuar dhe e përbërë kryesisht nga ish-komunistë, ndryshon rrënjësisht nga koncepti perëndimor. Ky është ndryshimi i thellë që pëson në këto rrethana. Ai ndjehet si një nga bullonat e shumtë të hedhur tej të një mekanizmi të një makinerie të madhe pavlerë.  Ndjenjat e tij për vendin zhgënjehen, dhe mendon: “Kjo nuk është duke ndodhur, jo këtu. Dikur një vend i varfër, i izoluar, i shtypur dhe i ngritë nga ndenja e frikës, sot është i çorganizuar, lënë në mëshirën e fatit, me shpatën varur mbi kokë, a në gojën e ujkut. Njerëzit gjithmonë presin, duke u gënjyer nga një qeveri në tjetër, se shumë shpejt do të shohin ndryshimin.” Rregullat këtu duken gjysmë të çuditshme, të forta e të pafalshme, nëse nuk paguan nëndorë një polic, prokuror e gjykatësi. Njerëzit kanë kulturë, por shumë janë pa edukatë. Blerësi gjithmonë kërkon në mënyrë të vrazhdë dhe tregtari ia kthen në të njejtën mënyrë; të dy janë të rënduar, njëri nga çmimet e larta, tjetri nga taksat. Pavarësia dhe indiferenca e njerëzve dallohet fuqishëm nga sasia e parave. Ka nga ata që kanë shumë, dhe të tjerë të papunë e që rropaten për të fituar diçka. Konkurrenca është shumë e përhapur. Njeriu jeton me shpejtësi, fshihet për të shpërthyer diku tjetër. S’ka dyshim se ky tension largon shumë shqetësime, ndërsa vetëm kur dëgjon se dikush hidhet nga “kulla” e tjetri godet me sopatë dikë tjetër, ndërsa të varfërit hanë veten, si të thuash. Shqetësimi duket se nuk ka shans. Ata që janë mbushur e dhjamur këto vite, duke shkelur mbi të tjerët, japin garanci për sjellje të mirë, ndërsa tërhiqen vazhdimisht drejt së keqes nga forca e grykësisë, që gati sa nuk i mbyt.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Terheqja nga e keqja

HILMI HARADINAJ, ATDHETAR E SAKRIFIKUES I MADH PER LIRI

June 19, 2018 by dgreca

HILMI HARADINAJ DO TË PËRKUJTOHET SI ATDHETAR DHE SAKRIFIKUES I MADH PËR LIRI/

1 Harry Rrusta

Dje në Gllogjan të Deçanit, me nderime të larta shtetërore u Vorros Hilmi Haradinaj, babai i tre dëshmorëve të kombit, Shkelzenit dhe Luanit e Enveri Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë personalitete, një masë e madhe e qytetarëve nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera etnik shqiptare. Në mesin e tyre ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Princi leka II e personalitete të tjera të shtetit dhe të partive politike.

Unë me Rrustem Gecin dhe djalin e tij Avni Geci nga New York-u erdhem dje në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Hilmi Hardinajt. Mirëpo, rruga e largët bëri që ne të tre, të mos mbërrijmë me kohë në ceremoninë e varrimit.

Me Rrustem Gecin dhe djalin e tij, Avniun, menjëherë pasi arritjes në Kosovë, shkuam në Gllogjan për t’ i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, Kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetit të Kuvendit të Kosovës,Daut Haradinajt dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familje, e cila dha gjithçka për lirinë e Kosovës.
Dje, gjithashtu bëmë homazh edhe te varrin i Hilmi Haradinajt në Gllogjan, ku përkujtuam kontributin e tij që i dha Kosovës, duke sakrifikuar gjithçka për të dhe kombin tonë.
Hilmi Haradinaj rriti me plot vuajtje fëmijët e tij, duke i edukuar dhe frymëzuar për lirinë e Kosovës kundër pushtimt serb.

Hilmi Haradinaj do të kujtohet gjithmonë si prind, atdhetar dhe sakrifikues i madh për liri të Kosovës.

Harry Bajraktari
Kosovë, 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: ATDHETAR E, harry bajraktari, HILMI HARADINAJ, per Liri, SAKRIFIKUES I MADH

Kosova vlerësohet nga gjermanët si një vend turistik

June 19, 2018 by dgreca

-Shoqata gjermane “Lions Club”, dëshiron t`i ruajë edhe më tutje kontaktet me njerëzit në Kosovë-/

1 Kosova Gjerm

Shoqata gjermane “Lions Club”  nga Hockenheimi i Gjermanisë, këtyre ditëve ka realizuar një ekskursion në Kosovë dhe Shqipëri. Ato janë edhe më tej ndër destinacionet më  ekzotike për vetëm dy orë distancë me fluturim me avion nga Gjermania. Por, kjo nuk do të ngelë gjithnjë kështu, mendoi anëtari i “Lions Club”, Werner Krauss, i cili deri më tani ka organizuar shumë udhëtime për këtë klub. Me çiftin shqiptar Halit Berisha dhe Shqipe Gara-Berisha, ai nuk ka mundur të gjejë ekspertë më të mirë për ta shoqëruar gjatë udhëtimit. Që të dy jetojnë që 25 vite në Gjermani, mirëpo ende kanë kontakte shumë të mira me vendlindjen.

Në kryeqytetin e Kosovës në program ishin vizitat në Ministrinë e Diasporës dhe një vizitë në Kuvendin e Kosovës, që u themelua në vitin 2008, shkruan “Schwetzinger Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Kosova ka dy milionë banorë, ndërsa tre milionë të tjerë me prejardhje nga Kosova jetojnë të shpërndarë. Misioni i Ministrisë së Diasporës është që të kultivojë kontaktet me kosovarët jashtë vendit, të cilët, duke iu falënderuar transferimeve të tyre të të hollave në vendlindje, po luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e ekonomisë kosovare.

Gjatë pritjes nga deputetja e Kosovës, Ganimete Musliu, kontaktet u bënë edhe më të afërta. Gjatë luftës së Kosovës nga fundi i vitit 1990, ajo kishte gjetur strehim si refugjate në Gjermani. Në ndërkohë, ajo është tashmë një kohë të gjatë deputete në Kuvendin e Kosovës: “Kemi ende shumë për të bërë, por po punojmë që sa më shpejt të anëtarësohemi në BE”, e ka përshkruar ajo motivimin dhe optimizmin e saj, edhe përkundër të gjithë problemeve aktuale.” Dhe natyrisht se marrëdhëniet tona reciproke personale e ekonomike me Gjermaninë duam edhe më tej t’i intensifikojmë.

Në Komunën e Fushë Kosovës, zëvendës kryebashkiaku i ka pranuar mysafirët, ndërsa kryetari i “Lions Club”, Harald Süss dhe pasuesi i tij Ralph Schlusche e kanë falënderuar pa masë. Një kënaqësi e vërtetë muzikore ka qenë performanca e nxënësve dhe trupit shkollor të Gjimnazit “Prenk Jakova” të cilët krijuan një atmosferë të hareshme me zhanre të ndryshme të muzikës, përcjell tutje albinfo.ch.

Delegacioni e vizitoi edhe Katedralen e Nënë Terezës, që iu la mbresa të veçanta me dritaret e saj me ngjyra të gjalla. Edhe pse llogaritet se 90 për qind e popullsisë kosovare i takon besimit islam, nëna e shenjtë me prejardhje shqiptare që veproi në Indi, nderohet për së tepërmi.

Vargu i mbresave pozitive vazhdoi edhe më tej: Hotelet mesatarisht ishin të nivele me katër apo pesë yje dhe ushqimi kosovar ishte i shkëlqyeshëm.

Kulminacioni turistik ishte vizita e Prizrenit historik, qyteti i dytë më i madh në Kosovë. Mëkat i madh që kaq pak njihet ky potencial turistik, i vendosur rrëzë Malit Sharr. Në një hapësirë të ngushtë janë të ndërtuara xhami të vjetra, kisha ortodokse e katolike.

Në Prizren gjithashtu ndodhi ritakimi me konsullin kosovar nga Shtutgarti, Besnik Miftaraj, i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte mysafir në Neulussheim. Një ftesë e përzemërt erdhi edhe nga Imer Meta, i cili gjatë luftës së Kosovës kishte kërkuar strehim në Gjermani. Këtu punoi si murator në sipërmarrjen e Werner Krauss, transmeton albinfo.ch.

Pas kthimit në Kosovë, ai e kishte themeluar një sipërmarrje ndërtimi, duke i punësuar rreth 20 bashkëpunëtorë: “Po bëj të njëjtën gjë, ashtu siç e bënte shefi im i atëhershëm Werner”, ka rrëfyer Imeri për suksesin e tij. Të gjithë mysafirët ai i ftoi në një ushqim tradicional në një restorant shumë të frekuentuar për vendasit.

Luftën e Kosovës e përkujton lapidari i familjes së Adem Jasharit në Prekaz, rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit. Në këtë vend jetoi luftëtari i paepur i lirisë, Adem Jashari, i cili në vitet e nëntëdhjeta, edhe me mjete luftarake luftoi kundër okupatorit serb të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Rrethimi i shtëpisë së tij nga regjimi i Millosheviqit në mars të vitit 1998, përfundoi me vrasjen e tij dhe të 58 anëtarëve të tjerë të familjes, në mesin e të cilëve shumë fëmijë e pleq. Kjo masakër kulmoi me shkaktimin e luftës së Kosovës, e cila dhjetë vite më vonë përfundimisht solli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Shqipëria ka peizazhe të shkëlqyeshme dhe është shumë e bukur, mirëpo në aspektin ekonomik nuk është e zhvilluar sikurse Kosova. Aspiratat për progres ekonomik janë të mëdha, që dëshmohet në kryeqytetin e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës kishte paralajmëruar se qytetin do ta bëjë më të pastërtinë në Ballkan. Çifti bashkëshortor Berisha kishte organizuar një vizitë në shkollën private “Elina”, shkruan më tej Albinfo.ch.

Me këtë rast, nxënësit kishin përgatitur një pasqyrë të vendlindjes së tyre përmes performancave folklorike dhe ushqime vendore.

Me këtë rast, Ralph Schlusche u falënderua me një dhuratë modeste. Në përfundim të udhëtimit, u vizitua edhe një bio fermë shumë e njohur në Shkodër, në kufirin me Malin e Zi, “Mrizi i Zanave”. Shoqata gjermane “Lions Club”, dëshiron t`i ruajë edhe më tutje kontaktet me njerëzit në Kosovë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: gjermania, Kosovo vend Turistik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT