• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2018

Rilindja para 28 viteve: Okupim klasik i Kosovës

July 5, 2018 by dgreca

 -Kalendari Historik i Gazetës DIELLI/

2 Korrik Kuvendi1 nenshkrimi2 RilindjaRILINDJA

LEGJENDA E FOTOS: Në mbledhjen e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 gazeta historike Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës dhe një pjesë e ballinës së saj shihet në këndin djathtas poshtë të fotos. Në foto janë delegatët me nënshkrimet në Deklaratën për Pavarësi të Kosovës./

 Rilindja para 28 viteve: Okupim klasik i Kosovës/

PRISHTINË, 5 Korrik  2018/ Korrespondenti i Gazetës DIELLI në Kosovë, Behlul Jashari, sot përkujton:

 Para 28 viteve, masat e dhunshme të Serbisë e goditën edhe gazetën tradicionale të Kosovës Rilinda, në ditën e 5 korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës.Me titull  “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i fuqishëm i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 korrikut 1990. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë.
Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës.

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e flotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Pas pak më shumë se një muaji, në 7 gusht 1990 gazeta Rilindja u ndalua natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia që e kishte okupuar Kosovën, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën.

 Autori Behlul Jashari -Kryeredaktor i gazetës Rilindja nga fillimi i vitit 2002 kur në 21 shkurt UNMIK e mbylli me dëbim nga Pallati i Rilindjes dhe në vijim i botimeve të jashtëzakonshme-protestuese të kohëpaskohëshme deri në numrin e fundit – 30 dhjetor 2008. Në vitin 1990 redaktor.

Filed Under: Fejton Tagged With: Behlul Jashari, Kalendar, Rilindja-Dielli

Provokon Beogradi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, mbledhje të jashtëzakonshme

July 5, 2018 by dgreca

-Është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend/

1 Ramo Siguri1 Qev Siguria

 -Institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë/

PRISHTINË, 5 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Këshilli i Sigurisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, të ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.Kryeministri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës në një konferencë për gazetarë, përkitazi me këtë temë ka thënë se sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë që këta të fundit të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK.

 “Raportohet edhe në media për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast”, tha kryeministri Haradinaj duke shtuar se shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar.Më tej kryeministri Haradinaj tha se presionet janë të natyrave të ndryshme qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet për jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo situatë nuk ndikon në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë.I pyetur nga gazetarët nëse sulmet tek pjesëtarët e komunitetit serb lidhen me paralajmërimin nga ana e serbëve që nuk pranojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e FSK-së pas shndërrimit në ushtri, kryeministri Haradinaj tha se vite më herët ka pasur një qasje nga Beogradi zyrtar që serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës.“Sot serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike, institucionale, qeverisëse dhe shoqërore në vend. Ky presion i tillë është i pakuptimtë, të cilit i ka dalë koha, sepse këto metoda kanë ndodhur para 10 vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje e tillë, e padrejtë”, tha kryeministri Haradinaj.Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se me këto veprime, dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, të rinjve, të rejave dhe familjeve të tyre. “Është kundër konventave, kundër të drejtave të njeriut, është kundër jetës së sigurisë së këtyre qytetarëve dhe ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë me kohë ato veprime, si në planin e brendshëm edhe të jashtëm, që të sqarohet ky veprim i papranueshëm i tillë”, tha kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, qeveria, Siguria Kombetare

AAWO”MOTRAT QIRIAZI” FL & VATRA NË TAMPA BAY ORGANIZOJNË SHFAQJEN E FILMIT”SKËNDERBEU”

July 5, 2018 by dgreca

– Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.-/

Vatra Tampa AAWO

Redaksia e Gazetës “DIELLI”  është njoftuar se AAWO”Motrat Qiriazi” -dega në Florida së bashku me degën e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Tampa Bay do të organizojnë shfaqjen e filmit artistik “SKËNDERBEU”-KRYETRIMI I SHQIPTARËVE- ditën e Djelë, me 15 Korrik 2018 në Captitol Theatre, që ndodhet në adresën: 405 Cleveland St, Cleaëater, Fl.

Organizatorët ftojnë të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay, që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie dhe të manifestojnë krenarinë e të qenit shqiptar.

Hyrja do të jetë falas. Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Dera do të jetë hapur që në orën 4.00 PM, ndërsa shfaqja fillon në orën 5.00 PM. Tregohuni korrket në respektimin e orarit.

Njoftimi i organizatorëve mbyllet me Thirrjen:” Le të përkujtojmë së bashku Heroin tonë Kombëtar në kuadrin e Vitit Jubilar të 550 Vjetorit të vdekjes së Tij.

Së bashku mund të bëjmë Mrekullira!

Kontaktoni për cdo sqarim në Tel: 941-951-1956

Filed Under: Politike Tagged With: AAWO"Motrat Qiriazi, Filmi "Skenderbeu", Vatra Tampa Bay

EDHE NJË KADET SHQIPTAR NË AKADEMINË WEST POINT

July 5, 2018 by dgreca

1 ok KadetiNJË KADET NGA SHQIPËRIA NË AKADEMINË E FAMËSHME USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT/

Nga Frank Shkreli/

Të hënën që kaloi, në javën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Akademia e Ushtarake e Shteteve të Bashkuara, West Point, priti mbi 1200 kadetët e rinjë për këtë vit të ri shkollor, ndër ta edhe një shqiptar, nga 16 kadetët ndërkombëtarë të pranuar këtë vit në Akademinë prestigjoze ushtarake amerikane. Dita e pritjes së kadetëve shënon fillimin e një trajnimi e stërvitjesh rigoroze, pas të cilave studentët pranohen zyrtarisht në Korpusin e Kadetëve, me 18 gusht.  Ndër kadetët e rinjë përfshihen 294 femëra, 400 studentë nga radhët e pakicave dhe 16 studentë ndërkombëtarë, përfshirë edhe kadetin Enea Hilaj nga Shqipëria. Me 21 qershor, gjatë një ceremonie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Atasheu Ushtarak amerikan pranë kësaj ambasade, Z. James Hilton i dorëzoi Enea Hilajt — i cili shoqërohej aty nga familja e tij – Çertifikatën e pranimit të tij në Akademinë Ushtarake Amerikane.

1 kadet1

Sipas një njoftimi në portalin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Enea Hilaj është kadeti i katërt nga Shqipëria, i pranuar deri më tani në Akademinë Ushtarake amerikane West Point, por është i pari kadet nga Shqipëria, që është pranuar në West Point, në shtatë vitet e fundit.  Shqipëria u zgjodh për të dërguar një kadet, megjithse vendet për studentët ndërkombëtarë këtë vit ishin të kufizuar vetëm në gjithsejt 16 studentë nga vendet e huaja. Në njoftimin e ambasadës thuhet se Enea Hilaj u emërua pas një procesi të drejtë dhe transparent rekrutimi, të bashkrenduar me Qendrën Shqiptare të Rekrutimit.  Thuhet se Z. Hilaj pritet të diplomohet nga West Point në vitin 2022 dhe pastaj do të këthehet në Shqipëri për të shërbyer, në bazë të kontratës, si oficer në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.  Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se emërimet për West Point janë të hapura për të gjithë të interesuarit civilë dhe ushtarakëtë moshave 17 deri në 22 vjeç dhe bëhen bazuar në arritjet akademike, gjëndjen e mirë fizike në aftësitë e demonstruar për udhëheqje.  Vendet nga do vinë kandidatët përzgjidhen nga Departamenti Amerikan i Shtetit në konsultim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe pastaj ambasadat amerikane në vendet përkatëse u kërkojnë atyre të caktojnë deri në gjashtë kandidatë për të konkuruar për pranim në Akademinë Ushtarake Amerikane.  Në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë për emërimin e Enea Hilajt për kadet në West Point, theksohet se në vitet e ardhëshme pritet që të bëjnë lutje edhe kandidatë të tjerë dhe e cilëson pranimin e kadetit Hilaj në Akademinë Ushtarake në West Point si, “Shembullin më të fundit në listën e gjatë të shembujve të një marrëdhënieje të shkëlqyeshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Atasheu ushtarak pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Z. James Hilton duke i dorëzuar  më 21 qershor kadetit shqiptar, Enea Hilaj Çertifikatën e pranimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Të pranohesh në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point nuk është aspak e lehtë, por është një nder i jashtzakonshëm që gjithmonë është rezervuar vetëm për studentët më të mirë dhe më të shquar të kombit amerikan.  Për t’u pranuar në Akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane, kadetët jo vetëm që duhet të jenë inteligjent, por duhet të jenë edhe fizikisht në gjëndje të mirë dhe individ që shquhen nga tiparet e karakterit të shkëlqyeshëm njerëzor.  Ata që përzgjidhen për tu pranuar në West Point, sigurojnë një edukatë  universitare që nuk e ka shoqën askund në botë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë të paguara nga Akademia.   Diploma nga Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, gjatë gjithë jetës do i dallojë të diplomuarit e Akademisë West Point nga të tjerët, për nga aftësitë, për nga karakteri, si dhe për zotësitë udhëheqse që ata do të kultivojnë aty, duke i bërë ata anëtarë të një grupi ushtarakësh ndërkombëtarë të dalluar dhe shumë të respektuar midis kolegëve të tyre.

Dy vjetë më parë Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara kishte pranuar edhe dy kadetë nga Republika e Kosovës, dy tërinjë shqiptarë të FSK-së, të pranuar në akademinë ushtarake më të njohur në botë, janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.  Të dy këta janë studentët e parë nga Kosova që shkollohen në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point.

Misioni i Akademisë Ushtarake në West Point është, “Për të edukuar, për të trajnuar dhe për të frymëzuar korpusin e kadetëve, ashtuqë secili kadet që diplomohet, të jetë një udhëheqës i dedikuar ndaj vlerave karshi Detyrës, Nderit dhe Atdheut… dhe gjithëherë i gatëshëm për ti shërbyer kombit të vet”.  Akademia realizon misionin e saj duke  edukuar dhe zhvilluar kadetët me tipare të një udhëheqsi për të ardhmen, duke u bazuar në programet akademike, ushtarake dhe fizike që ofron West Point.  Sipas Akademisë, zhvillimi i udhëheqsve të ardhëshëm ushtarakë e politikë i ka rrënjët në parimet e një përgatitjeje etike dhe morale si dhe në Kodin e Nderit, sipas të cilit kadetët betohen se, “Nuk do të gënjejnë, nuk do të mashtrojnë, nuk do të vjedhin dhe nuk do të tolerojnë as ata persona që bëjnë gjëra të tilla”.  Secili kadet, është një udhëheqës, thuhet në portalin e Akademisë West Point, dhe si të tillë janë shembuj për të tjerët.

Kadetit shqiptar Enea Hilaj si dhe kandidatë e mëparshëm shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, janë pranuar në West Point krejtësisht bazuar në meritat e tyre duke konkuruar, jo vetëm me mijëra studentë amerikanë që çdo vjet bëjnë lutje për t’u pranuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, por ata kanë konkuruar me më të mirët dhe me më të shkëlqyeshmit e këtij vendi, për nga sjelljet dhe karakteri, por edhe për nga përgatitjet akademike dhe fizike.  Dhashtë Zoti që të rinjë shqiptarë të dalin me sukses në nismën e tyre e të dallohen dhe të diplomohen nga Akademia Ushtarake më e njohur në botë dhe si të tillë të shërbejnë edhe si frymëzim për moshatarët e tyre shqiptarë kudo, duke treguar se me mund, djersë, nder, moral e karakter, çdo gjë është e mundur.

Shpresojmë gjithashtu se njëkohësisht, me arritjet, me sjelljet dhe eventualisht me sukseset e shkëlqyeshme akademike dhe ushtarake që kërkon prej tyre Akademia Ushtarake në West Point, kadetët shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të nderojnë dhe t’i japin emër të mirë vetes, familjeve që i rritën dhe mbarë kombit shqiptar, të cilit i përkasin.

Duke marrë parasyshë zhvillimet aktuale politike – shpesh tepër zhgënjyese, anë e mbanë trojeve shqiptare — detyrohemi të shpresojmë se e ardhmja e kombit shqiptar do të njohë ditë më të mira kur të udhëhiqet, eventualisht, nga brezi i këtyre kadetëve shqiptarë, të brumosur në etikën dhe moralin, në nderin dhe në dashurinë për Atdheun, karakteristika këto që do t’ua ofrojë disiplina, edukata ushtarake dhe akademike në West Point.  Dalshin me faqe të bardhë!

Filed Under: Featured Tagged With: AKADEMINË WEST POINT, Frank shkreli, NJË KADET NGA SHQIPËRIA NË

«Mbrëmë isha pa ty» – një rikthim paralajmërues…

July 5, 2018 by dgreca

«Mbrëmë isha pa ty» – një rikthim që paralajmëron fitimin e kohës së humbur- Rreth librit poeik te porsabotuar te Kujtim Hajdarit/

1 KUjtim H

Shkruan:Shpend Sollaku Noé/

Kujtim Hajdari i përket atij brezi të dikurshëm të rinjsh të cilëve nuk u mjaftoi të ishin inteligjentë, të përgatitur e të ndershëm. Ato lloj cilësish u kthyen në zero të mëdha kur ndaheshin fatet nga të gjithëfuqishmit e kohës. Nomenklatura e atëhershme diktatoriale do të vinte pas cilësive të tyre shenjen = dhe frazën e barasvlershme menjëherë pas saj: nuk ka për të qenë i yni!

Kujtim Hajdari i përket atij brezi krijuesish të rinj të dikurshëm që e kishin qenien e tyre plot me idera e talente. Ai shkruante me një pasion të pakgjendshëm tek moshatarët e tij; provonte poezinë, prozën, dramën. Vullneti i tij për të sfiduar fate e biografi ishte i pakrahasueshëm. Por kjo rezultoi «pak» kur duhej të ish kthyer në burimin e tij forcës. Në listat e afishuara para gjimnazit emri i tij, ashtu si edhe i shokëve të tij të afërt, nuk figuroi: u considerua i padenjë për të mbushur radhët e «inteligjencës» partiake.

Vazhdimi i jetës se tij do të projektohej prej regjimit drejt shërbimit të detyruar ushtarak, drejt një lopate për të bërë llaç apo drejt nje kazmë guri për të thyer shkëmbinjtë.

Mbi talentin e tij u hodh një pllakë e rëndë shkëmbore, që mbylli nën të llavëra e tymra vullkanesh, avuj gajzerash e tërmete poetike.

Kujtim Hajdari, si edhe ndonjë mik tjetër i yni, mbeti për një kohë të gjatë ai vullkani i porsalindur me lak në fyt.

Ata që mendonin se një ditë ai do të shuhej prej mungesës së oksigjenit e harruan, pritën prej besnikëve të tyre të mbesnin gjallë; ndoshta në dialogët e një drame, në rreshtat e një romani apo vargjet e një poeme. Por më kot. Edhe pse nuk mbetën pa agjitatorë rreth vetes, talentët si Kujtimi tashmë u kishin kthyer shpinën.

Vitet vidhisën armiqtë e vërtetë të kombit në gryka skëterrash. Mund dhe të duket se janë ringjallur, por nga të gjitha vrimat e mundshme të trupit të tyre vazhdon të kullojë gjak e vrer.

Kujtim Hajdari, ndërkaq, edhe pas peripecish të tjera, lëshonte vazhdimisht sinjale prej nënpllakës së rëndë që i pllakosën mbi fatin, në fillim nëpërmjet tërmetesh që sa vinte e bëheshin më të tronditës, më pas me sinjale tymrash përvëlues, deri sa llava e trysur arriti të flakë tej pllakën e imponuar dhe ai të kthehet: kësaj radhe jo vetëm me energjinë e rilindur të djaloshit të dikurshëm, por edhe me pjekurinë e burrit, me një kulturë më të gjerë, me rregullat mjeshtërore të zotëruara.

«Mbrëmë isha pa ty» nuk është një çfarëdolloj përmbledhjeje: ajo nis të marrë jetë që nga guximet e atëhersme, tashmë pa ndrojen e kërkimt të lejes prej dikujt për tʼu bërë pronë e lexuesit. Poezitë që e përbëjnë janë aq të lidhura nëpërmjet emocioneve kryesore, saqë ngjajnë pjesë të të njëjtës poemë. Dhimbja për të mos humbur çfarë kemi më të shtrenjtë, edhe kur ajo humbje quhet vdekje, edhe kur ajo humbje quhet largim prej syrit, i përshkruan ato vargje tejembanë. Dashuria si diçka sublime, që vjen jo vetëm prej gjërave që kemi më të shtrenjta, por, dhe sidomos, prej të voglave të padukshme, është një tjetër motiv i rëndësishëm që mban gjallë emocinalisht këtë libër. Armikut tashmë të cilit nuk i duhet përkulur është vetmia. «Prej flokësh më kapi dora e një femre e më tundi»shkruan diku autori, që edhe këtu shpëtimin e gjen tek dashuria. Me syrin e dashurisë së plagosur shihen familjarët, miqte dhe vendlindja. Me shpresën tek dashuria e rilindur shihet e ardhmja: «Unë krahë do të vë qiellit me zogjtë shtegtarë».

Vargu i parapëlqyer i autorit është ai gjashtëmbëdhjetërrokëshi i lirshëm, i tipit 2×8, që kuptohet lehtë prej ritmit të brendshëm të vargut. Vargjet janë organizuar në strofa katërshe, me rimat më të përdorshme ato të kryqëzuarat, por aty- këtu, edhe të puthurat. Gjendet edhe dymbëdhjetërrokëshi në formën e bashkimit 2x 6 («Fshati im»). Këtu flasim për një metrikë të zhdërvjellët, që kurrë nuk trasformohet në qëllim më vete dhe nuk i bie më qafë cilësisë apo natyrshmërisë së vargjve. Leksiku poetik pasurohet nga epitete, metafora, shkallëzim letrare, pyetje retorike e një masë tjetër tropesh letrare të kudogjendshme.

Të jeni të sigurtë që kjo paraqitje poetike e Kujtim Hajdarit është vetëm një paralajmërim i rikthimit në mes të poetëve. Përgatituni ta keni këtë poet në mes tuaj dhe, jua garantoj, keni për tʼu ndierë më të pasur. Burimit të lavës së tij sapo i është hequr kapaku.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: «Mbrëmë isha pa ty», Kujtim Hajdari, Shpend Sollaku Noe'

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT