• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2018

SPECIALE GAZETA DIELLI: KOSOVA FESTON ME AMERIKËN

July 4, 2018 by dgreca

-Kosova tradicionalisht feston Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

1 Dita e Pava1 Klinton Rugove1 amb e pare1 Thaci DelwerHaradinaj SHBA1 Sheshi B Klint1 Gurthemeli a amer

-Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova vazhdimisht uronte dhe theksonte miqësinë e gjithëmonëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Populli i Kosovës Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve e konsideron si festë të përbashkët, sepse gjithmonë ka ndjenja dashurie dhe miqësie permanente/

-Edhe në 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA e 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në urimet e drejtuesëve institucionalë e politikë theksohen partneriteti i veçantë e miqësa e përhershme/

-Presidenti Hashim Thaçi: Kosova është e bekuar që, njësoj sikur në çdo proces të rëndësishëm deri më tani, ka pasur mbështetjen e parezervë të SHBA-së/

-Kryeministri Ramush Haradinaj: Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie: Përderisa shënojmë vitin e 242-të të pavarësisë sonë, po ashtu festojmë edhe partneritetin tonë të veçantë me Kosovën/

– NË 29 MAJ 1998, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA NË UASHINGTON, NË TAKIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN BILL CLINTON: DUHET TË NA NDIHMOSH…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  4 Korrik 2018/ Në Kosovë si tradicionalisht po festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 10 viteve në 17 Shkurtin hiatorik 2008.

Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova vazhdimisht uronte dhe theksonte miqësinë e gjithëmonëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Populli i Kosovës Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve e konsideron si festë të përbashkët, sepse gjithmonë ka ndjenja dashurie dhe miqësie permanente për vendin Tuaj të çmuar e të fuqishëm, simbol i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në botë”, theksonte para15 viteve, në 4 Korrik 2003,  Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova  në mesazhin me rastin e 4 Korrikut  dërguar Presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush..

Në 4 korrik 2005, për të fundit herë, rreth 6 muaj e gjysmë para kalimit në amshim, Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit amerikan, Xhorxh Bush me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në urimin e Presidentit Rugova dërguar Presidentit Bush thuhej:

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA, 4 Korrikut, pranoni urimet e mia të përzemërta dhe të popullit të Kosovës.

Dita e Pavarësisë së SHBA, është simbol i pavarësisë dhe i lirisë për të gjithë popujt mbi tokë. Eshtë simbol i madh dhe udhërrëfyes për vendin tim Kosovën.
Për këto gjashtë vjet në liri, me përkrahjen Tuaj, Kosova ka pasur progres të madh në të gjitha fushat e jetës.

Tash presim njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt nga vendi Juaj i bekuar.

Kjo do të qetësonte popullin e vendit tim dhe këtë pjesë të botës dhe do t’i hapej dera që t’i bashkohet bashkësisë së kombeve të lira të botës së lirë.

Në Ditën e Pavarësisë të vendit Tuaj të madh e të fuqishëm si gjithmonë, Ju shprehim një falënderim të madh dhe presim përkrahjen Tuaj miqësore për vendin tim”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori në Kosovë Greg Delawie në prag të  ditëfestës së 4 Korrikut ka organizuar një gosti, ku mes shumë pjesëmarrësve, drejtuesve institucionalë e poilitikë dhe personaliteteve që uronin, ishin edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

“Përderisa shënojmë vitin e 242-të të pavarësisë sonë, po ashtu festojmë edhe partneritetin tonë të veçantë me Kosovën, i cili po thellohet vit pas viti”, theksoi ambasadori amerikan Delawie në pritje.

Ai tha se, festa e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës më herët gjatë këtij viti ishte rast për të persiatur rreth përparimit mbresëlënës të arritur duke punuar përkrah partnerëve dhe miqve, ndërsa foli edhe për sfidat duke u shprehur se hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri përparimtare e shumetnike dhe ekonomi më të fortë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ju qëndrojnë përkrah derisa përballeni me këto sfida. Sonte, përderisa festojmë Ditën tonë të pavarësisë, e festojmë edhe miqësinë tonë me Kosovën dhe përkushtimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një botë ku demokracitë mund të lulëzojnë”, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Delawie.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se, se në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale.

“Shumë bashkëqytetarë e kuptojnë dhe festojnë këtë ditë, sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës. Kjo ndjenjë është e kuptueshme për kosovarët, për popullin dhe shtetin me pro-amerikan në Evropë dhe më gjerë”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai  tha se Kosova është e bekuar që, njësoj sikur në çdo proces të rëndësishëm deri më tani, ka pasur mbështetjen e parezervë të SHBA-së, të BE-së, dhe të të gjithë partnerëve tanë, të cilët duan ta shohin Kosovën dhe rajonin në paqe të përhershme.

“Prandaj nuk ka mënyrë më të mirë për ne, që ndihmën e çmuar që në vazhdimësi e marrim nga miqtë tanë, ta respektojnë duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike”, theksoi presidenti kosovar.

Presidenti Thaçi në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, uroi popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë dhe rikonfirmoi zotimin për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë e përhershme dhe aleancën në vlerat dhe parimet që  bashkojnë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjell urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

“Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës Qeverisë dhe Popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!”, shprehet kryeministri i Kosoves Haradinaj në urim.

Në kryeqytet, Prishtinë, për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, Shoqata Miqtë e Amerikës ka organizuar sot aktivitete festive në Sheshin Bill Clinton, ku Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ngritë solemnisht Flamurin Amerikan, i cili është gjithmonë i ngritur dhe në valim, ndërsa do performojë Kori i Grave Nexhmije Pagarusha.  Kartolina të punuara enkas për 4 Korrikun 2018 dhurohen për qytetarë,  si dhe për ushtarë amerikanë në Kampin Bondsteel.

Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, në 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në një ditë historike – në 6 qershor 1996.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë.

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 10 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Pak diteë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 korrik 2008 atëherë nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit që ende vazhdon.

NË 29 MAJ 1998, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA NË UASHINGTON, NË TAKIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN BILL CLINTON: DUHET TË NA NDIHMOSH…

Në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 korrik, Behlul Jashari, Kosova feston, ME AMERIKËN

Iranianët e lirë, shans i artë për t’u kthyer në kontribues të paqes botërore

July 4, 2018 by dgreca

iran-720x445

Nga Çerçiz Loloçi/*

Pas një kapitulli vlerësues mes shqiptarëve dhe hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore (mbi 70 familje nderohen me titullin e lartë “Fisnikë ndër kombe”) duket se një kapitull i ri po shkruhet aktualisht mes tyre dhe iranianëve, atyre të rezistencës që drejtohen nga presidentja e zgjedhur në mërgim, Maryam Rajavi.

Disa vite më parë qeveria e demokratëve iu përgjigj pozitivisht një kërkese të aleatit strategjik, SHBA për të pranuar në Shqipëri një grup muxhahedinësh, kontigjent ky që erdhi dhe u shtua më pas nën qeverisjen e socialistëve. Kështu në mars 2013 u pranua të vinin 210 muxhahedinë, 30 prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013, ndërsa deri në shkurt të 2016 numri i përgjithshëm shkoi deri në 700 persona. Burimet e mediave amerikane bëjnë fjalë për rreth 2 600 vetë në një zonë në periferi të kryeqytetit.

Por jo vetëm politika e gjithëpranoi këtë akt, edhe njerëz fare të thjeshtë nuk shfaqën kurrfarë kundërshtimi që ata të jetonin për një farë kohe derisa të marrë fund një regjim represiv, i dënuar në shkallë planetare për mizoritë dhe masakrat që shkakton në popullsinë e pambrojtur dhe kryesisht ndaj opozitës. Regjimi iranian u përpoq t’i cilësonte si terroristë, por në fakt ndodhi krejt e kundërta, ata ishin të gjithë njerëz paqësorë që u miqësuan shumë shpejt me shqiptarët.

Kush është MEK?

Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të shahut dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të revolucionit Iranian të 1979 që rrëzoi mbretin nga pushteti. Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe nga ky shkak u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin në Irak. Regjimi i mirëpriti dhe iu vuri në dispozicion një qytet-kamp të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf. MEK iu përkushtua edhe përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari për rrëzimin e qeverisë iraniane. Si rrjedhojë e veprimtarisë luftarake MEK u fut në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA. Pas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e qytetit të Ashrafit. Në 2009 ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga vendi. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht me shërbimet sekrete. Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në kampin ‘Liberty’ të ushtrisë amerikanë në Bagdad. Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Në 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Shteti i ngujuar dhe izoluar

Irani, me një popullsi mbi 70 milionë banorë, në gjysëmshekullin e fundit ka njohur një regjim monarkik të shahut Reza Pahlevi, me lidhje të forta me SHBA e me zhvillim të gjithanshëm dhe një regjim të mëvonshëm pas Revolucionit islamik të Khomeinit në 1979 që u bë dhe është problem e kërcënim për gjithë botën. Regjimi despotik i presidentit Rohani wshtw aktualisht ndwr shtetet mw tw izoluara nw botw, ndwrsa pwrkrahet fuqishwm opozita e tij.

Personalitetet e shquara që morën fjalën në tubimin e madh të Parisit ishin Rudy Giuliani, aspirues i postit të presidentit të SHBA dhe ish kryetar bashkie i New York; Newt Gingrich, kandidat presidencial i SHBA dhe ish Folës i Dhomës së Përfaqësuesve; Guvernatori Bill Richardson; Michael Mukasey, ish Prokuror i Përgjithshëm; Louis Freeh, ish Drejtor i FBI; dhe Gen. George Casey, ish Shef i Stafit të Ushtrisë Amerikane, nga Shtetet e Bashkuara; Stephen Harper dhe John Baird, ish Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kanadasë; Bernard Kouchner dhe Philippe Douste-Blazy, ish Ministra të Jashtëm dhe RamaYade ish Ministër i të Drejtave Njerëzore të Francës; Ambasador Giulio Terzi, ish Ministër i Jashtëm i Italisë; Sid Ahmad Ghozali, ish Kryeministër i Algjerisë; Eduard Lintner, ish Zëvendës Ministër i Brendshëm i Gjermanisë; Rt Hon. Theresa Villiers, ish Sekretare e Shtetit për Irlandën e Veriut; Michele de Vaucouleurs dhe Philippe Gosselin, parlamentarë francezë; Senator Paolo Corsini, që përfaqësonte delegacionin italian; Anna Fotyga, ish Ministre e Jashtme e Polonisë dhe Anëtare e Parlamentit Europian; Pandeli Majko, Ministër i Shtetit dhe ish Kryeministër i Shqipërisë; Ben-Oni Ardelean, Zëvendës kryetar i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë; Saleh al-Qalab, ish Ministër i Jordanisë dhe Nazir Hakim, Drejtor i Përgjithshëm i koalicionit të opozitës siriane.

Përshëndetja e Rudi Xhulianit

Mbresa të veçanta pati përshëndetja e Rudy Giulianit, ish kryetar bashkie i New Yorkut dhe avokat i Presidentit amerikan Donald Trump. Ai vlerësoi qëndrimin e presidentit Trump kur në dhjetor 2017 shprehu mbështetje për protestuesit dhe tha se regjimi i mullahëve do të dështojnë. Ai shtoi se ekonomia iraniane është në rënie të lirë dhe kjo është e tmerrshme për popullin e Iranit, por është një çmim të cilin ata janë të gatshëm për ta paguar sepse kjo do ta përmbysë regjimin. “Nuk duhet ta humbim vendosmërinë tonë, tha ai. Duhet ta vazhdojmë presionin. Trump i ktheu shpinën marrëveshjes së Iranit, ndërsa Europa duhet të ketë turp nga vetja që vazhdon të bëjë biznes me me këtë shtet. Ju garantoj që sanksionet vetëm sa do të përkeqësohen. Trump nuk ka ndërmend t’ua kthejë shpinën luftëtarëve të lirisë. Këtu, ne kemi një alternativë ndaj regjimit e cila është e ndërtuar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe mbi ndarjen e kishës nga shteti. Kjo është ajo që NCRI përfaqëson, ajo që Maryam Rajavi përfaqëson. Për këtë kanë vdekur martirët tuaj”.

Fotografia e Mijera Yje

Lajmi i parë në mediat më të zëshme perëndimore

Manifestimi për Iranin e lirë në 30 qershor 2018, në një mjedis gjigand ku mijëra njerëz ndodheshin brenda dhe po aq jashtë saj, e pasqyruan të gjithë mediat kryesore botërore, ato franceze pa përjashtim, madje edhe një ekip nga Shqipëria me Sokol Ballën e “Vizion plus”. Rezistenca iraniane ka tashmë një portalin e vet (ncr-iran.org) që transmeton lajme në 7 gjuhë, mes të cilave arabisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe shqip. Vëmendje e veçantë iu kushtua sidomos fjalës së presidentes Rajavi, e cila ndër të tjera tha se “një brez i pasionuar dhe i etur për liri është ngritur në të gjithë vendin për ta rimarrë Iranin nga pushtuesit, mullahët. Punëtorët e Haft-Tapeh, punëtorët e çelikut, fermerët e Varzaneh, rinia në Kazerun, shoferët e kamionëve në mbarë vendin, tregtarët e pazareve, të rinjtë në Lalehzar, Ferdowsi, Shoush, Mellat dhe Ekbatan në Teheran, kanë treguar një guxim shumë të madh duke u përballur me forcat mizore të sigurisë. Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurtë dhe Irani do të jetë i lirë. Tashmë po duket perspektiva e një Irani të lirë nga mullahët dhe Shahu. E ashtu-quajtura zgjidhje brenda fashizmit fetar është bërë e pavlefshme dhe boshe. Popullsia dhe rinia e rebeluar i kanë dhënë fund epokës së të pozuarit për të dyja palët e regjimit”. Po ashtu ajo apeloi për themelimin e një shoqërie të bazuar në liri, demokraci dhe barazi; për të mbrotur barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshillave dhe sindikatave. MEK përkrah një Iran jo-bërthamor që do të promovojë bashkëjetesën paqësore me fqinjët e tij dhe që mirëpret bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Delegacioni shqiptar

Ndoshta pas delegacionit të SHBA, ai i Shqipërisë ishte më i madhi në numër, përfshi deputetë dhe ish deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias, aktivistë të të drejtave të njeriut, ndërtues të qytetit-kamp në Manzë të Durrësit e deri te një grup orkestral të drejtuar nga mjeshtri Zhani Ciko. Manifestimin e rezistencës iraniane e përshëndetën njëri pas tjetrit, Majko dhe Mediu, por ndërkaq mirënjohja për Shqipërinë, për mikpritjen e muxhehadinëve ishte kryefjala e të gjitha delegacioneve perëndimore, përfshi atë të SHBA, Francës, Kanadasë, Bashkimit Europian dhe natyrisht të drejtueses së lëvizjes, zonjës Rajavi.

Organizimi i manifestimit

Një masë e madhe njerëzish me emigrantë politikë iranianë nga gjithë vendet perëndimore kërkonte vetvetiu dhe një organizim të përsosur që u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme prej autoriteteve të sigurisë franceze, si vend mikpritës, por edhe prej organizimit të vet të brendshëm të rezistencës anti-regjim. Mediat perëndimore njoftuan pas manifestimit politik se kishte pasur një tentativë të agjentëve të regjimit për akt terrorist, por që u kap nga autoritetet belge.

Burra, gra, fëmijë që ishin detyruar të lënë familjet e tyre prej represionit kishin megjithatë një shpresë se një ditë regjimi do të merrte fund dhe këtë e tregonin me demonstratat dhe protestat e pafundme që kishin shpërthyer në qytetet kryesore të Iranit./albspirit.com/

Paris, 28 qershor-2 korrik 2018

  • Paris, 28 qershor-2 korrik 2018r Diellin autori. Faleminderit qe e ndau kete opinion me lexuesit e Diellit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Cerciz Loloci, Iranianët e lirë, shans i artë për t’u kthyer në kontribues, të paqes botërore

4 Korriku – Shpallja e Pavarësisë se Amerikes!

July 4, 2018 by dgreca

1 albana_melyshi_libri_udhetimiNga Albana Melyshi Lifschin*/1 Jefferson

Tomas Xhefersonit i takon merita e Deklaratës se Pavarësisë së SHBA/

4 july_fNë skenën e historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës asnjë ngjarje nuk ka patur atë rëndësi aq të madhe sa Deklarata e Shpalljes se Pavarësisë.1 Give me the Leberty

Në 7 qershor 1776 Riçard Henri Li nga Virxhinia i ofroi Kongresit të dytë kontinental mocionin në të cilin nëpërmjet të tjerave thuhej se “kolonitë e bashkuara, janë dhe kanë të drejtë të jenë shtete të lira të pavarura, të shkëputura nga çdo detyrim me Kurorën Britanike.”

Por përderisa ende shumë delegatë nuk ishin gati për një hap kaq drastik siç ishtë ai i pavarësisë, Kongresi e shtyu vendimin edhe tre jave të tjera duke u dhënë kohë të mendoheshin. Ndërkohë Kongresi caktoi pesë delegatë për të hartuar projektin e Deklaratës se Indipendences, midis të cilëve Tomas Xhefersonin,( me i riu nga ta) e bashkë me të Xhon Adams, Benxhamin Frenklin, Roxher Sherman dhe Robert Livingston. Tomas Xhefersonit i takon merita e Deklaratës se Pavarësisë së SHBA. Kur shkroi Deklaratën e Pavarësisë, delegati i Virxhinias, Xhefersoni, ishte vetëm 32 vjeç. Ai donte që deklarata të shkruhej nga avokati Xhon Adams, por Xhon Adamsi insistoi që deklarata të shkruhej nga Xhefersoni dhe madje i dha Xhefersonit këto arsye: “E para, se ti je nga Virxhinia, (Xhorxh Washingtoni, Xhejms Madison e Patrik Henri ishin gjithashtu nga Virxhinia )
Arsyeja e dytë: Ti je më pëlqyshëm se unë. Arsyeja e tretë: Ti shkruan 10 herë më mirë së unë.
Deklarata e Pavarsisë e shkruar prej Xhefersonit është dokumenti historik që shkëputi Amerikën nga Britania e madhe, ishte akti içlirimit të saj dhe hedhja e themeleve të një shteti të ri.
Në deklaratë, Tomas Xhefersoni pasi bënte analizën e pakënaqësisë së kolonive ndaj Britanisë së madhe rendiste arsyet që justifikonin shkëputjen e kolonive amerikane prej saj. Në Deklaratën e Pavarësisë thuhej se “qeveria egziston vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit dhe kur ajo dështon në drejtimin e popullit e humbet autoritetin e saj; atëherë populli ka të drejtë ta heqë atë qeveri e të zgjedhë një tjetër që i përgjigjet aspiratave të tij”
Idea themelore “Të gjithë njerëzit janë të barabartë” ishte një ide revolucionare në atë kohë kur bota perëndimore jetonte në sundimin e familjeve mbretërore që gëzonin pasuri e privilegje që i veçonin shumë nga njerëzit e tjerë, të zakonshëm.
Kjo ide ishte revolucionare edhe për vetë Amerikën, që në atë kohë një e pesta e popullsisë të saj ishin skllevër*.
Aprovimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk u bë në mënyrë të menjëherëshme, pa debate. Ishte një hap shumë i rëndësishëm dhe aspak i lehtë për t’u hedhur.
Në mëngjesin e 1 Korrikut rezolucioni i Riçard Henri Li u lexua përsëri e u hodh për aprovim. Debate të zjarrta u bënë në datën 1 dhe 2 korrik. Delegatët e Pensilvanisë dhe të Nju Jorkut nuk donin të nxitoheshin në marrjen e vendimit.
Të tjerë mendonin se ishte koha që duhej vendosur pasi kolonitë aktualisht po luftonin. Në mbyllje të datës 2 korrik, përfaqësuesit e 12 kolonive u shprehën në favor të rezolutës së Riçard Henrit për shkëputje të kolonive nga Anglia. Atëherë deklarata e shkruar nga Tomas Xhefersoni u lexua edhe një herë nga ai dhe u analizua me kujdes pjesë pjesë. Me pak ndryshime të vogla deklarata u aprovua ashtu siç e kishte shkruar ai.
Deklarata shpallte se ” të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe nga Krijuesi u janë dhënë të drejta të pamohueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.”
Këto ishin të drejta themelore të cilat nuk mund tua merrte askush.
Pastaj Xhefersoni vazhdoi:”Ndaj që të sigurohen këto të drejta, ngrihen qeveritë me pushtet të dhënë nga pëlqimi i të qeverisurve..”
Kjo do të thoshte që qeveritë duhet të gëzojnë pëlqimin, aprovimin e popullit.
Kështu pas debateve, Kongresi Kontinental, në mbrëmjen e 4 Korrikut 1776, aprovoi Deklaratën e Pavarësisë me miratimin e 12 kolonive. Nju Jorku e shtoi votën e tij më vonë, kur përfaqsuesve të tij u erdhën udhëzimet.
Erdhi momenti i firmosjes. Firmosja kërkonte kurajo. Përfaqësuesit ishin të ndërgjegjshëm se me firmosjen e këtij akti, nëse Anglia do ta shtypte lëvizjen, ata kishin firmosur vdekjen e tyre. I pari që hodhi firmen ishte Xhon Henkoku (John Hancock) përfaqsuesi i Masaçusets. Ishte një firmë e madhe.
“Në këtë mënyrë, mbreti s’do këtë nevojë të vërë syzet për ta parë” u shpreh ai pasi la penën.
Me firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë nga përfaqësuesit e kolonive, më 4 korrik 1776, një shtet i ri, i pavarur u lind. Të
trembëdhjetë kolonitë angleze krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesit e popullit, sipas fjalëve të Tomas Xhefersonit betoheshin se do ta mbronin pavarësinë me jetën e nderin e tyre.
Kopjet e Deklaratës së Pavarësisë u nisën menjëherë për tu shpërndarë në të 13 kolonitë. Në datën 9 Korrik Deklarata e
Pavarësisë mbërriti në Nju Jork. Ajo iu lexua trupave të gjeneral Uashingtonit dhe ushtarët duke thirrur “Urra” hodhën kapelet në erë. Atë natë statuja e mbretit Xhorxh III, në Bowling Green, në Menhet’n u rrëzua nga piedestali.
Kuriozitet:  Në 4 korrik 1776, kur Këmbana e Filadelfias shënonte firmosjen e Deklaratës se Pavarësisë së 13 kolonive amerikane nga perandoria britanike, për ironi të fatit mbreti i Anglisë, Xhorxh III, shkruante në ditarin e tij:
“4 korrik 1776. Asgjë me rëndësi”…
.
*Albana Melyshi Lifschin nga libri “Udhëtim në Historinë e Amerikës” botuar ne 2003, ribotuar ne 2006 dhe 2010.

 

Filed Under: Fejton Tagged With: 4 korriku, Albana Mëlyshi-Lifschin

Ambasada e SHBA ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së

July 3, 2018 by dgreca

-Ambasada Amerikane ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së që ofroi ndihmën e parë mjekësore të lënduarve në aksident komunikacioni/

1 FSK

PRISHTINË, 3 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Me një ceremoni modeste në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer,  në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.

Ndërsa, gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama, duke iu drejtuar të dekoruarve, e vlerësoi lartë iniciativën e kolonelit Fischer, në emër të ambasadorit, për ta vlerësuar punën  dhe angazhimin e pjesëtarëve tanë. Ky akt, tha gjeneral Hazrolli është edhe një dëshmi tjetër se mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve tanë jemi duke e vënë në jetë konkretisht. “Për me qenë hero nuk duhet që patjetër me ndodhë një emergjencë me përmasa të mëdha, nuk duhet që edhe me patjetër të ndodhë luftë, heronjtë janë edhe të paqes, dhe shpëtimi i një jete është gjithmonë një akt që duhet vlerësuar”, tha gjeneral major Gëzim Hazrolli.

 Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, major Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.Gjithashtu, major Vishi e vlerësoi lart edhe angazhimin e Ambasadës Amerikane në kujdesin dhe mbështetjen me trajnime të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos me trajnimet mjekësore, të cilat u vunë në jetë në rastin konkret.Certifikata e mirënjohjes për katër pjesëtarët e FSK-së, të Njësisë për Reagim në Kriza, e dhuruar sot nga koloneli Fischer në emër të SHBA-ve, ka këtë motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për reagimin tuaj me vetiniciativë, në përgjigje të situatës nga aksidenti rrugor, Ju demonstruat përkushtim dhe profesionalizëm si pjesëtarë të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave.  Reagimi juaj reflekton sukses për ju, FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, çmime per FSK, Prishtine

“Shota”, tre çmimet kryesore të festivalit

July 3, 2018 by dgreca

Kosovë-“Shota”, tre çmimet kryesore të festivalit/

1 shote

 -MINISTRI GASHI PRITI NË TAKIM ANSAMBLIN “SHOTA” PAS SUKSESIT TË TYRE NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR “VITOSHA FOLK FEST 2018”/

1 Ministri shotes

 PRISHTINË, 3 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësues dhe vallëtarë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, pas pjesëmarrjes së tyre të suksesshme në Festivalin Ndërkombëtar “Vitosha Folk Fest 2018”, në të cilin u shpërblyen me tre çmimet kryesore të festivalit.

Ministri Gashi uroi Ansamblin për çmimet e marra dhe i përgëzoi ata për punën që po bëjnë në promovim traditave muzikore shqipe.  “Për mua është një kënaqësi e veçantë kur ka rezultate të mira. Na keni bërë të ndihemi mirë si Ministri si pjesë e juaja në kuptimin institucional. Unë ju përgëzoj për arritjet dhe për çmimet që keni marr”.Ai po ashtu tha “rezultatet e arritura të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” na bëjnë të ndihemi krenarë e sidomos rezultatet e arritura në gara të mëdha jashtë vendit”.

Ministri i falënderoi për kontributin e dhënë dhe po ashtu bëri me dije se Ministria do të vazhdojë të mbështes Ansamblin “Shota”: “ne do të vazhdojmë të ju mbështesim si Ministri dhe ju falënderoj për angazhimin dhe kontributin që jepni”.Ushtruesi i detyrës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Nazmi Demaj, falënderoi ministrin për pritjen e tij. Ai tha se “Ansambli gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel. Ne çdo herë kemi sjellë nga jashtë çmime, në të gjitha garat në të cilat kemi marrë pjesë, jemi shpërblyer me çmime të para e të dyta”.Ndërsa, profesori nga Shqipëria, koreografi Fehmi Shaqiri, u shpreh po ashtu i kënaqur me pritjen e ministrit Gashi. Duke folur për sukseset dhe të arritura e ansamblit “Shota”, Shaqiri theksoi “Ne si Ansambël kemi folklor shumë të madh dhe nuk ka ambasador më të madh dhe më të fuqishëm se sa ansambli “Shota”./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: 3 çmime, Behlul Jashari, Shote

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT