• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2018

KU JANE 1648 TE HUMBURIT E LUFTES ?

August 30, 2018 by dgreca

Kosova 1648 të pagjetur, 19 vjet pas lufte/

1 te humburit

-Në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur/*

7 Haradinaj

 PRISHTINË, 30 Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë u shënua sot Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur – 30 Gushti.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, organizuan Marshin Përkujtimor.

Marshi Përkujtimor në Prishtinë filloi nga sheshi Zahir Pajaziti, vazhdoi me ecjen gjatë tërë Bulevardit Nënë Tereza deri te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, para Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Marshi Përkujtimor përfundoi me ceremoninë e vendosjes së luleve pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur, ende të pagjetur, mësë 19 vjet pas luftës në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë dhe qytetarë të shumtë.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, gjatë luftës në Kosovë të përfunduar para 19 viteve, në qershor 1999, forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

 Mbi 90 për qind e të zhdukurve ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi, ku u gjetën e kërkohen edhe të tjerë në varreza masive.Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur nga familjarët  në rrethojat e Kuvendit e qeverisë kosovare./b.j/

*Per me shume foto shkoni ne Facebook(dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: 1648 te humbur, 19 vite pas Lufte, Behlul Jashari, kosova

Përfshirja e SHBA në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi

August 30, 2018 by dgreca

 1 Thaci Mitchell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën të ditur se ka zhvilluar sot, 30 gusht 2018,  një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Wess Mitchell. Presidenti ka shkruar në ‘facebook’:/

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin biseduam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ndihmës-Sekretarin Mitchell e falënderova për qëndrimin e qartë të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-Sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces.

Përfshirja e SHBA-së dhe partnerëve tjerë strategjikë të Kosovës në fazën e fundit të dialogut, të lehtësuar nga BE-ja, është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike. Miqësia dhe besimi në SHBA-në do të jetë i përjetshëm. HTH

Filed Under: Kronike Tagged With: bisede me Nd sek Mitchell, Presidenti Thaçi

Haradinaj: Edhe presidenti Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës

August 30, 2018 by dgreca

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës.4 Haradinaj

Pas takimit që ai dhe krerë të tjerë institucionalë kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se në këtë takim është bërë e qartë se askush nuk mund të bisedojë me Serbinë për kufijtë e Kosovës.“Njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës. Presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në kuadër të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit”, tha Haradinaj.

“Ajo çka është me rëndësi është të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen. Nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogu”, tha Haradinaj pas takimit.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në dialog, është shumë e rëndësishme.

Në takim me presidentin Thaçi, ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator.

Filed Under: Politike Tagged With: edhe Thaci, kunder ndarjes se Kosoves, Ramush Haradinaj

RRËFIMI I RRALLË PËR MBRETËRESHËN GERALDINË…

August 30, 2018 by dgreca

1-Geraldine-RRËFIMI I RRALLË PËR MBRETËRESHËN GERALDINË NGA VAJZA E RRITUR ME TË NË MANASTIRIN E “ZEMRËS SË SHENJTË”, NË PRESSBAUM TË AUSTRISË/1 rrefimi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – Gusht 2018/

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°3, një intervistë të rrallë me Genevièvën, vajzën që ka jetuar me mbretëreshën Geraldinë në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum të Austrisë.Gazeta franceze, duke dashur të di më shumë për mbretëreshën shqiptare, e ka pyetur Genevièvën mbi përshtypjet që ajo i ka lënë gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Kujtime në manastirin e Zemrës së Shenjtë, ku Geraldina e Shqipërisë ishte një vajzë e madhe pafundësisht e mirë dhe e urtë.

— Por, meqë e njeh mbretëreshën Geraldinë, na trego përshtypjen që ke ruajtur prej saj.Genevièva e vogël, që intervistova, m’u duk e druajtur.

— Pra, ti je rritur në shoqërinë e saj në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum; na trego kujtimet e tua.

— Oh! sidomos, m’u përgjigj Genevièva, ajo më bëri të haja atë që mund të më bënte të ha ! Ajo ishte presidentja (përgjegjësja) e tavolinës sime. Duhet t’ju them se në Zemrën e Shenjtë, vajzat e vogla, kanë gjithmonë një presidente, më të madhe, e cila vrojton mbi to. Kur ajo shfaqej, bisedimet mbaronin, sepse ajo ishte e urtë dhe e ashpër. Ajo e mbante kokën drejt dhe mundohej të drejtonte flokët e saj kaçurrela.

“Fëmijët e mi” – thonte ajo, “nëse nuk hani, ju do të jeni më vonë krimba të vegjël, por kurrë gra.”

— Dhe sidomos jo mbretëresha, përgjigjeshim ne atëherë; sepse e dinim, që një cigane e vjetër i kishte parashikuar Geraldinës se do të martohej me një mbret.

“Kur, për të bërë shaka, e thërrisnim “Mbretëresha Geraldinë”, ajo nuk protestonte, nuk zemërohej, por as nuk qeshte. Vajzave të rritura u dukej e bukur. Ajo ishte gjithashtu shumë e mirë. Kur një vajzë e vogël kishte një problem, Geraldina ishte gjithmonë e gatshme t’a ndihmonte.”

“Kur e morëm vesh në manastir, një vit pas nisjes së saj, që ajo po martohej me Mbretin Zog, nuk qemë të befasuara. Mbretëria e Shqipërisë na u duk paksa e vogël për Geraldinën. Ne menduam se ajo do të ishte së paku një ditë mbretëreshë e Amerikës apo Japonisë.”

“Nënat e shkreta (motrat e manastirit) ishin të pikëlluara dhe të mahnitura. Mendoni vetëm një çast, një nxënëse e Zemrës së Shenjtë që martohet me një mysliman ? Apo gati sa dhe kishin thënë se ajo ishte bërë myslimane ?”

“Kjo nuk ishte e vërtetë. Geraldina erdhi në Austri disa javë para martesës së saj dhe nuk mungoi të shkonte për të parë nënat që e kishin rritur. A i bindi ato ? A e pranuan ato vendimin e saj ?”

“Kur ajo u nis për në Tiranë, mori urimet e mësuesve (edukatorëve) të saj dhe bekimin e rrëfyesit të saj.”

Genevièva nuk më tha asgjë më shumë. Ngjarjet në Shqipëri e trishtojnë atë, sikur të ishte vendi i saj. “E shkreta Geraldinë, përsëriti ajo, e shkreta mbretëreshë Geraldinë !”

Po, e shkreta Geraldinë, fatet mbretërore nuk janë për t’u patur zili sot. — D. A.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Mbreteresha Geraldine, Rrefimi i Jashtzakonshem

PUTINI ËSHTË NJË DJALL

August 30, 2018 by dgreca

1-Koprencka-300x157-2Përktheu për Diellin nga WSJ Journal  Abdyl Ali Koprencka/

Rregullisht çdo vit bëhet një konferencë per sigurimin në Halifax , Skocia e Re. E vetmja gjë e pazakonshme ishte se ndodhi në Nëntor te vitit 2016 menjëher pas zgjedhjeve elektorale në SHBA. Më tepër midis antareve të konferencës u diskutuan çështje formale dhe jo formale. Në mbrëmjen e kësaj të Shtune, Z. Andrew Wood, një diplomat Britanik dale në pension , i cili shërbeu si ambasador i Britanise gjatë kohës se parë kur Vladimir Putin u zgjodh president, kërkoi të merrte fjalën. Ai më shpjegoi se njihte një ish M16 oficer me emrin Christopher Stelee i cili ishte caktuar për të hetuar lidhjen midis fushates elektorale të Trumpit dhe agjentëve Rus, gjithashtu rreth një informacioni me rëndësi rreth një kompromisi që dyshohej midis presidentit të zgjedhur dhe Putinit. Stelee kishte pregatitur një raport kryesisht i papërpunuar dhe i pa verifikuar nga inteligjenca të cilin autori kishte siguri qe raporti duhej egzaminuar me imtësi nga ekspertet e kundërinteligjencës.

Unë isha i alarmuar nga interferenca Ruse, çdo qytetar i ndershëm Amerikan gjithashtu. Dëshira ime ishte që Putini t’a paguante me një çmim të larte dhe njëkohësisht isha i shqetësuar që administrate e re mos të ishte zbutur ndaj politikës Ruse. Une isha plotsisht në kundërshtim me administratën e kandidatit Trump persa i perket Putinit ku ndëshkova naivitetin dhe pa seriozitetin rreth antagonizmës të Putinit kundrejt interesave Amerikane dhe vlerave te saj.

Une isha skeptikal (dyshues) që Trumpi dhe ndihmësat e tij kishin bashkepunuar aktivisht dhe kishin lidhje direkte me interferencën Ruse. Njëkohësisht ishte një rrezik që në mënyrë të vullnetëshme presidenti i SHBA të kishte lidhje me interferencen Ruse e cila duhet te investigohej (hetohej).

Aty per aty takimi hyri në një atmosferë të çuditëshme. Askush nuk u përpoq t’a lehtësonte disponimin. Flisnin me zë të ulët. Dhoma kishte një dritë të zbehtë dhe atmosfera ishte e frikeshme. U befasova nga kjo deklaratë tronditëse.

Dëshira ime tashti ishte të merrja një kopje e cila tashma ishte e mundeshme dhe quhej “Dosje”. Rishikova përmbajtjen. Deklaratat ishin shqetësuese por nuk kisha bindje në vërtetsinë e tyre. Në mënyrë independente nuk isha në gjëndje verifikimin e saj, por në të njëjtën moment çfarë duhej të bëjë çdo Amerikan në mbrojtjen e vendit të tij. E vura dosjen në kasafortën e zyrës, njëkohësisht thirra Drejtorin e FBI Jim Comey të cilit i kërkova një takim. Shkova t’a takoj atë në mundësite e tija sa më të herëshme që të ishte e mundur dhe ja drejtova atij dorazi dhe i shpjegova si me ra në dorë. I shpjegova që unë nuk dij çfarë të bëj me të dhe ja besoj FBI që t’a egzaminojë më shumë kujdes  dhe të hetojë këto deklarata.

Shumë teori konspirative u ngritën rreth e rrotull për të cilat nuk e gjej arsyen. Une jam një agjent shtetëror me rëndësi, njëkohësisht një agjent i dyfishtë në çështjet Ruse. Me tepër isha xheloz që Donald Trump u zgjodh president. Unë po i krijoj vehtes sëmundje për të shmangur hetuesit nga hetimet. Nga hetimet kisha të njëjtën përgjigje me paranoja dhe dyshimi më brente në vetvehten time. Une e ndjeva se isha i detyruar t’ja tërheq vëmëndjen zyrtarëve të posacëm këto akuza të pa provuara dhe njëkohësisht nuk mund t’ja besoj vetvehtes për të vërtetuar vërtetsine e saj. Do ishte një cënim për të përcaktuar dinakërinë e një fuqie të huaj. Ja hoqa vehtes këtë detyrë të cilën mund  t’a marr përsëri. Kujt nuk i pelqen le t’a marrë djalli.

Pse e dorezova Dosjen? Kjo është akuza e parë në një çështje (teori) konspirative në ngritje ku roli im nuk është aq i rëndësishëm e sidomos gjat polemikave. Përgjigja është shumë e dukshme që paranoja të fitoi besim. Unë jam shumë i njohur në fushën Internacionale si këmbëngules kritik i regjimit të Vladimir Putinit. Kjo ka vazhduar për një kohë jo të shkurtër. Wood dhe Stelee kishin dijeni për urrejtjen time për Putinin dhe ishin të sigurtë se shqetësimet rreth këtij problemi do merreshin seriozisht. Ata kishin plotësisht të drejtë.

Shumë Amerikanë dhe Europian besojnë se Putini ndroi ne vitin 2007. Kur ai filloi  modernizimin e Rusisë udhëheqësit e perëndimit e kanë shumë të zorshme për të punuar me një autokrat dhe shovinist Rus i cili nuk duron Perëndimin dhe vecanerisht SHBA. Unë mendoj se kjo është nje ide e gabuar. Duke mos harruar rrezikun e rritjes se vetë kënaqesise. Unë kam qënë realist përsa i përket Rusise dhe njeriut të hekurt dhe të korruptuar për rreth dy dekada. Putini dhe unë kemi histori, mund të thoni, ne njohim mirë njeri tjetrin dhe nuk kemi aspak një mendim të mirë reciprok.

Unë gjithmonë kam pasur të njëjtin oportunitet dhe dyshim në të katër administratat për politikën ndaj Rusisë. Unë pata disa gjëra të gabuara gjatë karrieres sime të gjatë. Putini nuk është një nga ata.

Ne vitin 2016 unë mbajta një fjalim në Senat, i kthyer nga një udhëtim alarmant nga Rusia, e cila tashma dukesh qartë nostalgjia e tij në drejtim të kthimit te Rusisë në një Perandori. Unë i këshillova se duheshte medoemos një shtrirje e Natos , duke përfshire Republikat e Balltikut dhe vëndet e bllokut të Varshavës, të cilët kishin frikë nga nje restaurim perandorak. Kishin frikë gjithashtu për të ardhmen dhe pesimizmi im ishte nje hap larg nga optimizmi qe pritej pas luftes së ftohtë për lidhjet me Rusinë.

Ky optimizëm i premtuar ishte shumë i shkurtër si rezultat i pikëpamjeve të kufizuara si rrjedhim i nje sundimi 73 vjeçare nga ana e Partise Komuniste. Zëmërimi dhe pasiguria kanë qënë faktorët kryesore në drejtimin e Rusisë ndër shekuj. Një komponent ideollogjik ushtroi Rusinë për tre të katertat e shekullit njezet. Kur ideollogjia dështoi ajo u abandonua. Pathollogjitë e tjera kanë zënë rrënjë më thellë

Gjate Qershorit te vitit 1999, mbas 78 dite sulmi ajror të NATO-s mbi Sërbine, Qeveria e Slobodan Milosevicit ra dakord të hiqte trupat nga Kosova dhe të pranojë forcat e paqes së NATO-s. Diplomatët Amerikanë dëgjuan zhurmë se Rusia do dërgoje forcat e saja  paqësore për të cilat deri atëhere nuk foli asnjë herë apo te diskutohej me NATO-n.Putini (shërbente atëhere si këshilltar i parë për sigurimin Nacional i Presidentit Boris Jelsin) siguroi ata se asgjë nuk është planifikuar. Në të njëjtën kohë një kollonë e armatosur prej 200 vetësh zbriti ne aeroportin e Prishtines, kryeqyteti i Kosoves. Një force paqesore Britanike arriti te nesërmen e cila krijon një situatë të tillë që vuri përcarje midis aleateve te NATO-s dhe komanda e forcave Britanike refuzoi një urdhër nga komanda Amerikane e NATO-s per t bllokuar pisten e zbritjes e për të bllokuar furnizimin e riforcimin e ushtrisë Ruse.

Një muaj më vonë, në javën e parë si kryeminister, tre bomba u vendosën në qytete të ndryshme të Rusisë duke perfshirë edhe Moskën. U shkatrruan disa apartamente në pallate të ndryshme. Putini e përdori këtë incident për të gjetur arsyen për të bombarduar kryeqytetin e Çeçenisë Grozni duke filluar luftën e dytë kundër tyre. Akti antinjerzor Rus ishte një akt tërbimi, trullosje. Asnjë paralajmërim, asnjë deskriminim, jo ndonji gjygj, një akt brutal i pa mëshirshëm. Vetëm vraj, egzekuto njerëz, civila, luftëtarë e cfare t’i dali përpara pa asnjë përgjegjesi morale për ata që mbetën mbrapa.

Sa mori fuqine menjihere Putini mori masat për t’u pasuruar e për të konsoliduar pozitën. Ai arriti në vitin 2000 të kontrolloi një sasi vlerash monetare duke bërë një pasuri duke privatizuar dhe kontrolluar Asetet Shteterore. Këto i bëri së bashku me oligarkët. Këta u lejuan të vazhdonin kooperimin për sa kohe publikisht ndihmonin rregjimin dhe privatisht ndanin burimet monetare me elitën sunduese. Pjesa më e madhe e oligarkis shkuan se bashku me të përvec tre personave. Mikail Khodorkovski ishte më i dalluari dhe i pasuri. Koka e Yukos, një kompani konglomerate e vajit që zotëronte qiranë e naftës Siberiane, ishte njeriu më i pasur i Rusisë. Ai foli sinqerisht dhe tregoi shqetësimin për rritjen e autoritetit dhe korrupsionit te Qeveris së Putinit.

Khodorkovski u arrestua ne Tetorin e vitit 2003 i akuzuar për mashtrim. Krimi i tij real ishte se kritikonte rregjimin dhe mbështeste partitë opozitare. Gjygji vazhdoi per 10 muaj 2004-2005 dhe u dënua për të gjitha akuzat. Gjatë periudhës gjygjsore vetëm pak njerëz u lejuan si dëshmitare mbrojtës. U dënua me 9 vjet dhe në një gjygj tjeter ju shtuan dy vjet.

Perendimi u tmerrua kur pa biznesmenin Rus, me një reputacion shumë të mirë, me pranga në duar i detyruar të qëndroj në një cfaqje shumë të qartë (të dukshme) duke të kujtuar imazhin e stilit të drejtuesve Rusë gjate viteve të errëta tashma të kaluara. Por shumë Qeveri Perendimore vazhduan ta konsideronin Putinin si njeri që mund të bënin biznes me të vetëm me fjalë dhe në mënyrë figurative.

E kuptoj impulsin e mendimeve të dëshëruara. Menjëhere me mbarimin e luftës ftohtë si shumë Amerikanë duke përfshirë dhe mua, me mëndje lehtesi patëm optimizem për një të ardhme dhe përmiresim i relacioneve me superfuqinë e më pareshme armike. Por në këtë pikë ishte plotesisht deluzion që të besosh se Putini ndonjëhere do ishte partneri ynë demokratik. Gjithçka që është në shpirtin e Putinit, thashe unë, mbas arrestimit te Khodorkovskit “ka me lidhje me katërqind vjetorin e shtypjes Ruse”.

Ky mesazh nuk u prit mire në Washington dhe kryeqytetet Europiane. Me vështirësi kaluan muaj dhe njeriu i forte i Kremlinit nuk dha asnjë provë për të provuar akuzen. Në 2004 Putini urdhëroi forcat e sigurimit Rus për të sulmuar një shkolle në Beslan, Osetia e Veriut ku teroristët Çeçenianë kishin zaptuar me tepër se njëmijë pengje. Duke përdorur tankse dhe raketa shkolla u lirua por i kushtoi 330 jetë njerëzish, krejtesisht të pa fajshëm, 186 prej të ciëve ishin fëmijë. Në një fjalim të vitit 2005 qortoi shpërbërjen BS duke e konsideruar si “një nga katastrofat ma të mëdha politike të shekullit njëzet”. Me 7 Tetor 2006 ditlindja e Putinit gazetarja kurajoze Anna Politkovskaja u qëllua disa herë në azhensorin e pallatit saj. Muajin tjetër Aleksander Litvinenko helmohet dhe humbë rrugën për në spitalin e Londrës.

Administrata e Bushit dhe shume Qeveri Europjane janë më larg pamëse tashti se perpara ndrrimit tij. Këta  kishin shume shpresa tek ky person por menjëhere shpresat dhe shanset për të bashkë punuar gjërësisht u eliminuan nga EVIDENCA E AUTORITARIZMIT DHE KORRUPSIONIT që është vrejtur gjatë gjithe kohës që ai është në fuqi. Në një intervistë në vitin 2006 unë vura në dukje “Shpresat për Demokraci sot në Rusi janë shumë te pakta” duke vrejtur represionin e Putinit dhe mospajtimin e tij me shtypin. Ne duhet “të jemi shumë të ashpër në pergjigje” ishte këshilla ime.

Unë kam qënë në një pozicion që kam kritikuar vazhdimisht disa organe te maqines propaganduese të Kremlinit, shpesh herë ankesat më bëheshin nga zyrtaret Rusë duke m’u ankuar “ për mentalitetin e vjeter te luftës së ftohtë”. Shpesh kishte alarme se une isha i prire mbas luftes së ftohtë dhe shpesh duke ngritur qytetaret e thjeshtë Rusë të ndershëm naiv por të mpreht në pikpamjet e tyre politike. Një oficer në pension i Ushtrise Kuqe i dha njoftim shtypit se kishim drejtuar raketat toke ajer drejt Hanoit, njoftim ky që më vuri në një pozicion mjaft te zorshëm në pa mundësi për të zbatuar planet e mija. Faktikisht ishte një hero modest për të cilin gazetat flisnin për të dhe e përshkruanin atë si njeri që ka kryer me nder detyrën e tij karshi Atdheut ku njëkohësisht ishte një figure shumë e njohur dhe kishte fituar respektin e Kombit te tij.

Inaugurimi i administrates se Obamës erdhi duke e mburrur për të rivendosur mardhenie të reja me Rusinë. Ajo e konsideroi atë si bashkpuntor ne kontrollin e armëve dhe në probleme të tjera të sigurimit.

Per mos ta shqetesuar Moskën administrata e re nuk e ngacmoi rreth korrupsoinit, represionin dhe friksimin e fqinjeve. Sanksinomet që vuri administrata e Bushit një vit përpara u hoqën. Puna për vendosjen e dy raketave mbrojtëse në Poloni dhe Cekosllavaki u ndërpre pë të plotsuar deshirën Ruse. NATO gjërësisht braktisi planet e saj.

Është e drejtë që ne duhet të kemi parasysh edhe anëtt pozitive të relacioneve midis nesh. Rusia na lejon te shfrytzojme  hapsiren ajrore për të transportuar furnizim ushtarak në Afganistan, njëkohësisht është e një mendimi me ne për sanksionet kundrejt Iranit. Gjithashte administrata duhet të fillojë tentativa për të filluar rivendosjen e mardhenjeve te reja. (Unë mendoj se kjo nuk është  se do kemi ndonje rezultat, kështu që përfshihet si një objekt pozitiv në zhvillimin e mardhenjeve midiss dy vendeve). Unë nuk parashikoj mundesi te reja per t’u afruar me Rusinë dhe nuk parashikoj asnjë mundësi edhe ne të arthmen.

Vladimir Putin eshte nje djall. Veprimet e tija jane plotësisht djallezore, me kryesorja eshte shkatërimi i rregullit në Botën e Lire për të cilën Amerikës ju desh shumë punë per ta vënë në vijë. Përpjekjet e Amerikës qënë të mëdha për të vendosur stabilitetin, lirine e njeriut dhe prosperitetin që kurrë nuk ka egzistuar në historinë botërore. Ai po shfrytëzon shoqërinë tonë të hapur duke propaganduar ndarje politike në kurrizin tonë, ai dëshiron dhe punon në këtë drejtim, ai deshiron t’a zgjeroje më tepër këtë aktivitet njëkohësisht duke na paralizuar për të vepruar kundrejt agresionit te tij. Ai futi hundet në fushatën tonë elektorale, aksion i cili do vazhdojë dhe kurrë nuk do ndalet sepse kjo është dëshira e tij.

Qëllimi i Putinit nuk është qellimi për të përmbysur një kandidat. Qellimi i tij është për të mundur Perëndimin.

Presidenti Trump duket se ndryshon duke refuzuar çfarë Putini është duke bërë dhe duke mos i dhënë rëndësi veprimeve të tija. Për të fituar kredinë ai i ktheu policite (rregullat) Obames dhe furnizoi Ukrainen me armë vdekje prurëse. Por ai duhet te kuptoj natyren dhe kërcënimin konkPutini zotëron. Ai duhet të kuptojë natyrën e Putinit dhe tonën.

Vitin e kaluar presidenti Trump lë të kuptosh se moralisht ne nuk kemi ndryshim nga Rusia e Putinit. Ai cileson: “Ne kemi shume vrasës-çfarë mendoni ne jemi te pafajshëm?” kur po jepte pergjigje në një intervistë. Kjo është plotesisht e turpshme të flasësh në këtë mënyrë dhe një President të mos jetë i lidhur me realitetin e sotëm. Ai krahason bombat Ruse të hedhura në spitalin e Alepos me aksionet e ushtareve Ukrainas që mbrojnë vëndin e tyre nga sulmet e Rusisë, njëkohësisht akuzat më dinake duke vendosur Amerikanët kundër njeri tjetrit duke sulmuar nëpërmjet shtypit dhe duke kërcënuar shoqërine tonë për të qëndruar e bashkuar.Ne duhet të luftojm Vladimir Putinin njësoj sikur ai na lufton ne. Ne duhet ta ndalojmë atë dhe njëkohësisht ne duhet të ndalojm partizanët tanë të ekspozojnë interesat tona personale dhe ato te sigurisë nacionale, njëkohësisht të ruajm integritetin tonë Demokratik, vendosjen e ligjit të cilat të mos jenë preh e grabitjes se tij.

Ne do ta ndalojm atë kur ne të kemi fituar përsëri besimin tek vetvehtja dhe kur ne të kujtojmë se vecanerija jone asht plotësisht e veçantë, që nuk ka asnjë lidhje me çfarë ata zotërojnë, ne kemi prosperitetin, fuqinë me deshirën për të ecur perpara, të cilat tregojne se ne jemi: Nje popull i bashkuar simbas idealit, jo ethnicitet, jo gjeografi te vendosur per t’i mbajtur lart keto parametra, jo vetem ketu në vendin tonë, por në mbarë rruzullin toksor.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Abdyl Ali Koprencka, Putini eshte nje djall

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT