• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2018

Rugovizmi dhe kapadaizmi, azganizmi yne

September 23, 2018 by dgreca

1 rugova KlintonNga Sadik ELSHANI*/

1 Rugova permendoreRugovizmi/

Qe ne fillim duhet theksuar se paraqitja e Dr. Ibrahim Rugoves ne skenen politike te Kosoves ishte nje dukuri e papare gjer atehere ne hapesiren shqiptare dhe ate ballkanike. Gadishulli qe kishte perjetuar drama, tragjedi njerezore, luftera e dhune te panderprere, thuaja gjate tere historise se tij, nuk ishte mesuar te ndeshej me nje qendrese (rezistence), levizje paqesore. Por ja qe dr. Ibrahim Rugova solli diçka te re, solli nje qasje te re, rezistencen paqesore, rezistencen kembengulese burrerore – zgjodhi forcen e parimeve te larta morale mbi forcen e vrazhde fizike. E mosperfillen pushtuesin, e refuzuan nenshtrimin dhe ngriten institucionet, shoqerine paralele. Shqiptaret te cilet ishin rritur me trimerite e Ciklit te Kengeve te Kreshnikeve, Gjergj Elez Alise, bemat e Skenderbeut, tani po provonin diçka ndryshe, diçka te re, diçka qe nuk e kishin provuar kurre me pare. Edhe dr. Rugova qysh nga lindja e kishte perjetuar fatin e rende te Kosoves, sepse sapo kishte lindur ai, çetniket serbe ia kishin vrare babain dhe gjyshin. Ai ishte rritur duke i degjuar keto histori dhe shume histori te tjera te dhimbshme qe ka perjetuar populli yne. Pa dyshim, edhe ngjarjet e Vitit te Madh 1968 do te kene lene gjurme ne ndergjegjen, kalitjen e karakterit te studentit te atehershem, Ibrahim Rugova. Me strategjine, filozofine e tij politike e kishte projektuar pavaresine e Kosoves, qellimin perfundimtar, endrren e popullit te Kosoves. Pra, ky eshte rugovizmi: filozofia politike, strategjia e dr. Ibrahim Rugoves per te arritur pavaresine e Kosoves. Armiku yne, siç kishte bere gjithmone, zgjodhi rrugen e dhunes, rrugen e krimit, gjenocidit. Barbarizmi nuk mund ta perqafoje qyteterimin dhe vertet eshte shume e veshtire qe barbarizmi te luftohet, mposhtet me mjete paqesore. Por, koherat tani kishin ndryshuar, Europa dhe bota perparimtare ishin zgjuar nga indiferenca e tyre, sepse armiku yne, dikur miku i tyre, e kishte mbushur kupen me krimet e tyre barbare e çnjerezore.  Dr. Rugova ishte bere simboli, flamuri i kesaj levizje dhe me forcen e personalitetit, intelektualizmit te tij e beri te ndjeshme, e nderkombetarizoi çeshtjen e Kosoves, e gezoi perkrahjen dhe mbeshtetjen e demokracive, fuqive me te medha boterore. Por, çka eshte edhe me e rendesishme, ai e gezonte perkrahjen, dashurine, respektin e pakufishem te popullit te vet. Udheheqesi i zgjedhur ne menyre demokratike qe e gezon respektin dhe perkrahjen e popullit te vet, do ta gezoje edhe perkrahjen, mbeshtetjen e botes perparimtare. Qyteterimi europian e boteror qe i mbeshteti, qe i perqafoi vlerat e larta intelektuale e njerezore te ketij biri te Nene Terezes, sikur u pajtua qe te bente diçka per popullin, vendin e ketij njeriu qe misheronte paqen, mirekuptimin, harmonine ne mes te popujve dhe jo dhunen. Me perkrahjen nderkombetare, luften e Natos dhe te shqiptareve, kjo qasje e re solli diçka qe nuk kishte mundur te realizohej me heret – solli pavaresine e Kosoves. Te mos harrojme se shqiptaret e Kosoves vazhdimisht kane luftuar per lirine dhe pavaresine e tyre, Kosova ka patur burra shume me trima se “komandantet” rrahagjokes: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Shaban Polluzha e shume te tjere, por ja qe nuk munden t’i arrinin synimet e tyre. Nuk ka nevoje qe te zgjatemi me teper ketu se te tjerat i ka thene dhe do t’i thote historia.

Dr. Rugova nuk ishte nje Shenjt, njeri i perkryer, por ishte udheheqesi i duhur, ne kohen e duhur, ne çastin vendimtar, ne vendin e duhur. Kishte shume kohe qe vendi yne e priste nje prijes te tille, te mençur e guximtar. E quajten Gandi i Ballkanit. por ai ishte edhe Moisiu i Ballkanit, Moisiu i shqiptareve. Ai nuk i priu popullit te tij drejt tokes se premtuar, sepse ata ishin ne token e premtuar, ne token e tyre – ai i priu popullit drejt fitores se lirise, heqjes se prangave te roberise shekullore. Iishte i begatuar me tipare shume njerezore, kurre nuk e ka fyer askend, nuk e ka share askend, nuk e ka kercenuar askend, nuk ka folur keq per askend, edhe pse te tjeret e sulmonin vend e pa vend. Nuk ishte nje udheheqes mendjemadh e fjalebosh, por gjithmone i qete, nje intelektual i brumosur me ndjenjat e atdhedashurise dhe i edukuar me nje fryme liberale perendimore, i armatosur me forcen e argumentit, te vertetes, fakteve – shembellture e intelektualit te angazhuar. I kishte ngarkuar vetes nje qellim, nje mision te larte e fisnik: te mos merrej me te tjeret, por vetem me çeshtjet, interesat madhore te Kosoves dhe te kombit tone. Kete mund ta bente vetem nje intelektual, humanist me shpirt fisnik e zemer te gjere si dr. Rugova, njeri qe me veprat e tij: “Strategjia e kuptimit” (1980), “Vepra e Bogdanit” (1982), “Refuzimi estetik” (1987), kishte sjelle nje qasje te re edhe ne fushen e kritikes, studimeve letrare dhe te mendimit kombetar. U ngrit mbi nivel, gjithmone i matur, i miresjellshem: “Qetesia cmohet teper edhe ne diplomaci. Kurre nuk duhet te flase njeriu me nje fjalor te rende, me nje arsenal fjalesh qe ka shtypi, gazetat. Eshte edhe nje parim tjeter: kurre nuk duhet paraqitur as vajtues as eksploziv. Duhet shtruar gjerat ashtu siç jane. Pra, nuk duhet imponuar, nuk duhet te jesh emocional, as ekskluziv, as te urrehen popujt e tjere”. Cili nga politikanet tane te sotshem i permbahet ketij parimi themelor e kaq te domosdoshem per te komunikuar me njeri – tjetrin ne menyre te qyteteruar e njerezore.1 dhuna

Dhuna, kapadaizmi, azganizmi ne shoqerine shqiptare

Ka shume rrahagjokes qe ende jane duke e kritikuar rrugen e tij paqesore, qe nuk ishte nenshtruese, por sfiduese, kembengulese, formoi nje shoqeri te qyteteruar, ndertoi nje shtet paralel, si permendem me lart, dhe qe u kurorezua me fitore. Por, ne hapesiren shqiptare dhe ate ballkanike gjate gjithe historise ka patur vetem dhune. Ne shoqerite ku mbizoteron kulti i ekzagjeruar i mashkullit, ne shoqerite “macho”, ne shoqerite ku njerezit vuajne nga sindromi i heroit, njerezit e urte, te mençur e te sjellshem si dr. Rugova, quhen frikacake, tuca. Perkundrazi, eshte e kunderta. Bukur e ka thene shkrimtari libanezo – amerikan, Khalil Gibran (1883 – 1931): “Sjellja e mire dhe te qenit njerezor, nuk jane shenje e dobesise dhe deshperimit, por manifestojne fuqi dhe vendosmeri”. Rrahagjokesat duhet ta dijne se Kosova nuk kishte ushtri, tanke, aeroplane – forcat tona ishin shume te pabarabarta me ato te armikut tone. Duhej hulumtuar, gjetur nje rruge tjeter. Ne patem kohe per njeqind vjet qe te çliroheshim, por nuk mundem vetem me forcat tona, duhej nje perkrahje, nderhyrje nderkombetare.

Dhunen, azganizmin dhe kapadaizmin ne shoqerine shqiptare bukur e ka karakterizuar shkencetari, shkrimtari e diplomati, Eqrem bej Vlora (1885 – 1964) ne librin e tij, “Kujtime, 1885 – 1925”: “Shqiptari ka prapa nje tradite mijevjeçare kapadailleku dhe dhune, ndaj edhe heronjte e udheheqesit e tij njuk mund t’i parafytyroje ndryshe, vecse te pajisur me keto veti. Kenge popullore nuk u kendon mendjelarteve, shpetimtareve, zemerdhembshurve, por e mburr hakmarresin, trimin, te pameshirshmin, te dhuneshmin dhe intrigantin”. Pra, edhe sot, dhuna ne shoqerine dhe skenen politike shqiptare eshte mjaft e pranishme, madje e tolerueshme, qe manifestohet ne sjelljet dhe veprimet e politikaneve tane: rrahjet ne parlament dhe ne studiot televizive, dhuna ne shoqeri e familje.Udheheqesit tane, perfshire edhe kryeministrin, shpesh perdorin gjuhen e dhunes, forcen e muskujve dhe jo gjuhen e arsyes, forcen e mendjes, argumenteve. “Mjere ai vend ku perçmohen mendjet e lartesohen muskujt” – ka thene shkrimtarja italiane, Sveva Casati Modignani (1938). Per fat te keq, ai vend eshte vendi yne. Prandaj, nuk eshte aspak per t’u habitur se ne nje shoqeri, vend te tille ende ka njerez ne pozita politike dhe neper institucionet shteterore, kulturore e akademike qe mundohen ta perdhosin vepren e dr. Ibrahim Rugoves.

Periudha e ndritur e Rilindjes sone Kombetare dhe veprimtaria e levizjes se dr. Rugoves jane deshmi te qarta se, asnje qendrese e armatosur nuk mund te jete e suksesshme pa patur perkrah nje levzje te drejte e te forte politike, gjitheperfshirese dhe mbarekombetare, qe gezon edhe perkrahjen e gjere nderkombetare. Intelektualet nuk duhet te heshtin perpara sfidave te veshtira qe po kalon Kosova e koheve te fundit – nuk duhet te behen peng i politikes se dites dhe te ambicieve te tyre te semura per pushtet, duke e perçare popullin, madje duke nxitur edhe dhune. Ngjarjet e koheve te fundit ne Kosove jane duke pasqyruar qart se Kosoves sot po i mungon nje intelektual, nje politikan i kalibrit te dr. Rugoves. Po ndihet dukshem mungesa e prijesit emblematik te Kosoves, udheheqesit qe rrezatonte vlera kombetare e miresi njerezore. Njerezit si dr. Rugova rralle paraqiten ne jeten publike e politike te nje vendi, nje populli te vogel dhe kam frike se per nje kohe te gjate nuk do te kemi nje njeri te permasave, autoritetit te tij.

Ne figuren e dr. Ibrahim Rugoves politikanet shqiptare e kane nje shembull te mire per ta ndjekur. Finis coronat opus (fundi e zbukuron vepren) kane thene latinet e vjeter – vetem shikone ceremonine e varrimit te dr. Rugoves. Ne kohen e dr. Rugoves Kosova ndryshe trajtohej e jo si sot, qe dita dites eshte duke rene poshte e me poshte perkrahja e saj nderkombetare.

Philadelphia, 23 shtator, 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: azganizmi, Rugovizmi, Sadik Elshani

Kryeministri Haradinaj në New York dhe Washington

September 23, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj udhëton për vizitë zyrtare në ShBA. Në New York, takime me liderë dhe përfaqësues të shteteve, pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Në Washington,  takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA /1 haradinaj 2-Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova/

PRISHTINË, 23 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare nē New York dhe Washington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës në New York, kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që do të jenë pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të kërkojë mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtarë. “Kosova është e angazhuar që të dëshmojë aftësinë e vetë për të qenë kontribuuese në paqen dhe progresin e përgjithshëm global”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Prezantimi i të arriturave të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet europiane, do të jenë pjesë e agjendës së Kryeministrit. Në fokus të vizitës në ShBA, kryeministri Haradinaj do të qëndrojë edhe në Washington, ku pritet të ketë takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA.Në takime pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerika është partneri strategjik i Kosovës dhe raportet e zhvilluara deri tani do t’i thellojmë në vazhdimësi”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeminsitri Haradina, Ne Washington, Nju Jork

Dita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Nju Jork

September 23, 2018 by dgreca

2 edhe Kozeta e NajdaDita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” për vitin akademik 2018 të -2019 të nisi plot gëzim/2 ok Me abetare

Në ceremoninë e fillimit të vitit të ri shkollor nderoi me pjesëmarrjen e saj Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli/

1 Qemali 2Nga Keze Kozeta Zylo/(Per me shume foto shikone ne FB(dielli vatra)/2 Shkolla kozE shtuna e shtatorit në Staten Island ishte një ditë plot diell dhe cicërima zogjsh në pemët e gjelbërta. Ishin cicërima si gumëzhitja e zërave melodiozë të fëmijëve në mjediset e këndshme të Shkollës publike Amerikane PS: 9, vend ku zhvillon mësimet Shkolla Shqipe “Alba Life”.

Kam dekada që jap mësim midis dy kontinenteve dhe cuditërisht e mirëpres me të njejtin emocion muajin shtator, një muaj që është i stamposur në kujtesën time si me vulën kombëtare për fillimin e mësimit shqip.  Korridoret e shkollës u mbushën plot me nxënës te vjetër dhe të rinj të regjistruar enkas për këte vit shkollor.  Nxënësit e vjetër takoheshin plot dashuri me njeri tjetrin dhe bisedonin se ku i kishin kaluar pushimet verore, apo krijonin ndonjë lojë të vogël midis njeri-tjetrit, ndërsa të rinjtë pranë prindërve të tyre shikonin disi me çudi, apo dikush kujdesej për vëllain ose motrën e vogël që e kishin në karroce ose në krah të prindërve.

Është një atmosferë gati hyjnore të vëzhgosh dhe të dëgjosh çuçurimat e tyre, çantat mbi shpinë me abetare, sytë kurreshtarë dhe gadishmërinë për të qenë gati pranë bangave të shkollës. Një prind në Staten Island si Albana mamaja e Arbnor Okshes më tha se:

“Gjithë verën djali më pyeste se kur do te filloj Shkolla Shqipe mami?”

Shumë interesant ishte dhe me fëmijët e Adelina dhe Ekuran Shehut të cilët janë të regjistruar në shkollën nëBrooklyn dhe kishin shkuar një ditë para shkollës duke e pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në Shkollën Shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje?”

Dhe në rrjetin më të madh social në F/B mamaja e tyre më kthente këtë përgjigje:

“Për besë një javë para, Blenda, çdo ditë më ka pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në shkollën shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje”… po si jo i thashë unë me qejf bile, kur ti je kaq shumë entuziaste të shkosh e te flasësh Shqip si mundem unë ta kem zemrën me ta pre rrugën?”

Ne as nuk ju telefonuam as nuk ju shkruajtëm, por deshëm të vinim direkt nuk u penduam edhe pse asnjë nuk ishte dhe mësimet e Gjuhës Shqipe s’kanë filluar, ne prapë do te jemi aty.

Një ish mësuese dhe prind në Shkollën Shqipe në Queens Alda Ahmet më shkruante se vajza ngeli duke më pyetur se kur do të fillojë Shkolla Shqipe që të vemi në klasë me mësuese Arditën?

Të gjitha këto copëza nga bota e pasur e fëmiëjve flasin dhe tregojnë qartë për dashurinë e madhe për Gjuhën Shqipe si dhe për seriozitetin dhe autoritetin e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe me sa dashuri e mirëpresin për të ardhur pranë bangave të Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut.

Ceremoninë e hapjes e mbajti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York. Pasi iu uroi mirëseardhjen gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve ai tha se jemi krenar që kemi hyrë në vitin e 11-të hapjes së Shkollës Shqipe dhe shpresoj që ky program të qendrojë i hapur përgjithmonë.  Me plot respekt dhe dashuri prezantoi mësueset e shkollës si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Thaqi si dhe iu uroi punë të mbarë dy mësueseve të reja si Denisa Sinani dhe Brunilda Pula te cilat i janë bashkuar programit të mësimdhënies.  Një falënderim i vecantë iu dha dhe sopranos së shquar shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliut e cila ka dhënë koncerte në disa skena botërore dhe është njëkohësisht drejtore e programit artistik për shkollën.  Të gjitha mësueset pothuajse kanë një pervojë të shkëlqyer në Shqipëri dhe shumica janë të licensuara dhe në Amerikë.  Ai tha se këtë vit shkolla Shqipe do të ketë dhe një program të veçantë me valle shqiptare dhe balet, programet qe do të drejtohen nga balerini i shquar Klevis Tafaj.

Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.

Në këtë ditë të shënuar për Shkollën tonë vazhdoi z.Zylo pranë nesh ndodhet dhe Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli me të cilën para pak kohësh u takuam në Konsullatë ku morëm librat e abetares dhe fletoret e punës të dhëna falas nga shteti shqiptar.

Zonja Najada Sojli përshëndeti me emocion dhe plot respekt pë punën e palodhur të mësuesëve të Shkollës Shqipe si dhe për themeluesit e kësaj shkolle që kanë vite që po drejtojnë këtë program të rëndësishëm për nxënësit në Diasporë për të mësuar Gjuhën Shqipe.  Një falënderim special iu dha fëmijëve dhe prindërve të tyre që me plot përkushtim vinë për të mësuar Gjuhën Shqipe, Gjuhë që tregon identitetin e shqiptarëve, rrënjët tona se nga vimë.  Mos e harroni kurrë gjuhën e të parëve vazhdoi znj.Sojli dhe nuk ka më mirë se të vish çdo të shtunë dhe ta harxhosh me mësimin e Abetares sonë të shtrenjtë.

Nxënësja e Shkollës Shqipe “Alba Life” Emma Liri Watkins i dhuroi në emër të nxënësve dhe të mësueseve një buqetë me lule të freskëta në shenjë respekti të mirëseardhjes.  Fjala e saj u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Dr.Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të Shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe mëuese e programit me studentë të kolegjit dhe të rritur dha udhëzimet përkatëse për vitin akademik 2018-2019 dhe më vonë mësuesit kanë marrë nxënësit e tyre nëpër klasat përkatëse duke vazhduar mësimin Shqip në ditën e parë të Shkollës Shqipe “Alba Life” për vitin akademik 2018 të-2019 të, vit që do të shënojë suksesin e radhës.

Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.

Dita e parë e shkollës u filmua dhe fotografua nga Shpëtim Bardhi, prind pranë shkollës Shqipe “Alba Life”.

22 shtator, 2018

Staten Island, New York         

Filed Under: Featured Tagged With: Alba-Life, Dita e pare e shkolles shqipëria, Kozeta Zylo

Mbi historitë me kufij të lëvizshëm

September 23, 2018 by dgreca

1-akri-Cipa-299x300  Nga Akri Çipa/

Në parantezë duhet theksuar edhe njëherë se ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është e re. Në fakt, ajo është një ide që Presidenti Vuçiçe ka përkëdhelur prej kohësh. Edhe në Kosovë ka pasur aktorë politikë që e kanë përqafuar këtë opsion përpara se të fillonin ethet e tanishme. Gjithsesi, në anën shqiptare të kufirit këta mbështetës kanë qënë të izoluar dhe kjo ide publikisht konsiderohej tabu.

Sot gjendemi në qendër të një historie ku kufijtë e lëvizshëm fandaksen si një realitet i prekshëm në Ballkan. Ishte ambasadori amerikan në Prishtinë i cili la i pari hapur mundësinë e ndarjes duke mos e refuzuar si zgjidhje potenciale të çështjes së Kosovës, ndërkohë që duke nisur nga përpara shpalljes së pavarësisë, SHBA gjithmonë e kishte përjashtuar cënimin e integritetit territorial. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton u tregua po aq i vagullt dhe e la hapur portën e shkëmbimit të territoreve duke thënë që përgjegjësia e arritjes së një marrëveshjeje ishte vetëm mbi aktorët protagonistë. Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë Mogherini ndoqën të njëjtën vijë duke lënë Gjermaninë, si të vetmin vend të interesuar për rajonin që e refuzon kategorikisht ndryshimin e hartës dhe pasojat që rrjedhojnë.

Në të gjithë këtë skenar ka një ngutje nga pala zyrtare serbe dhe kosovare, sipas të gjitha gjasave për të shfrytëzuar momentin e tanishëm në të cilin ka një ndryshim retorike nga përfaqësuesit diplomatikë dhe vendim-marrësit në Europë dhe përtej Atlantikut. Te europianët kjo ndodh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, sikurse edhe prej mbarimit të mandatit të Komisionit Europian, duke përfshirë dhe zonjën Mogherini. Është pikërisht kjo e fundit që ka ndërmjetësuar dhe drejtuar dialogun Kosovë-Serbi deri më tani dhe padyshim që synon ta mbyllë mandatin me një marrëveshje përfundimtare në këtë drejtim.

Por, edhe përfaqësuesit amerikanë kanë treguar një lloj padurimi dhe ngutje që në pamje të parë duket si një ndryshim qasjeje. Nga pikëpamja amerikane, vlejnë të konsiderohen disa elemente të tjera politike dhe gjeopolitike që mund ta ushqejnë këtë nxitim, si për shembull mbetja në vend e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael e pohoi rishtazi në mënyrë jozyrtare se gjasat që administrata amerikane të shpalosë një plan paqeje së shpejti janë minimale. Pesha e kësaj ngrirjeje rëndon mbi Jared Kushner, këshilltarin dhe dhëndrin e Presidentit Trump, mbi shpatullat e të cilit rëndon detyra e arritjes së marrëvëshjes së shekullit. Në këto kondita, burime jozyrtare pohojnë se Kushner po përfshihet gjithmonë e më shumë në çështjen e Kosovës dhe ka nga ata që pohojnë se konflikti Kosovë-Serbi mund të bëhet zyrtarisht pjesë e portofolit të tij të gjerë. Brenda këtij kuadri, mund të lexohet edhe takimi i disa muajve më parë ndërmjet Kushner dhe Ivica Daçiç në Shtëpinë e Bardhë. Nësë zërat konfirmohen dhe zyrtarizohet roli parësor i Kushner, logjika thotë që administrata aktuale po synon dhe beson në arritjen e një suksesi të shpejtë në arenën ndërkombëtare dhe një zgjidhje përfundimtare të konfliktit për të mbyllur një nga çështjet më me interes strategjik dhe investimet më të mëdha amerikane në Europë pas rënies së komunizmit.

Dëshira amerikane dhe europiane për të arritur në një zgjidhje përfundimtare dhe për ta mbyllur kapitullin Kosovë-Serbi në mënyrë të shpejtë, nuk do të thotë domosdoshmërisht që faktori ndërkombëtar mbështet ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës, shkëmbimi i territoreve, ose qoftë edhe korrektimi i kufijve, që trumbetohet publikisht nga Presidenti Thaçi janë nisma tejet komplekse dhe problematike. Edhe nëse arrihet një marrëveshje për një kufi të ri (mundësitë janë shumë të vogla), implementimi i saj do të kërkonte mjaft kohë dhe kushte specifike për t’u materializuar. Fjala vjen, do të nevojitej amendimi i kushtetutave të të dyja vendeve, potencialisht zhvendosja e një pjese të minoritetit serb nga Kosova në Serbi dhe një pjese minoriteti shqiptar nga Serbia në Kosovë. Këto elemente e bëjnë ndërrimin e territoreve një proces strukturalisht të gjatë, të komplikuar dhe që rrezikon të destabilizojë të gjitha rajonin.

Po atëherë, vërtet faktori ndërkombëtar ka dhënë bekimin për këtë nismë të vështirë dhe të rrezikshme, me pasoja në të gjithë rajonin dhe ndoshta më gjerë? Nëse jo, ku qëndron synimi i fushatës aktuale publike për propagandimin e ndryshimit të kufijve?

Djalli gjendet te detajet, ose më saktësisht te konteksti. Objektivi kryesor i kaosit që këto deklarata të vagullta kanë krijuar është, sipas të gjitha gjasave, ndryshimi i elementeve bazë të qëndrimeve aktuale. Në sistemet komplekse dhe konfliktet e tejzgjatura, status quondryshohet duke injektuar energji në sistem. Administrata amerikane aktuale e ka ndjekur këtë strategji gjerësisht, duke filluar nga dialogu aspak i zakonshëm me Korenë e Veriut, te zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe deri te tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Qasja aktuale ndaj konfliktit Kosovë-Serbi mund të jetë aplikimi i të njëjtit manual loje.

Të gjithë besoj pajtohen me faktin që sistemi dhe aktorët kryesorë tashmë janë energjizuar. Deklaratat e Presidentit Thaçi kanë shtyrë opozitën në Kosovë dhe kryesisht Vetvendosjen të shfaqë një angazhim të panjohur më parë për integritetin territorial të Kosovës. Njëlloj ka ndodhur edhe me një pjesë të madhe të komunitetit serb në Kosovë, duke përfshirë edhe përfaqësues të kishës serbe, të cilët janë mjaft influentë. Ndërkohë që flitet për ndryshime kufijsh, aktorët lokalë po ripozicionohen dhe po shfaqin prioritete të cilat nuk i kanë paraqitur më parë. Ndoshta ky ripozicionim i përgjithshëm ndaj Kosovës mund të sjellë edhe de facto zgjidhjen e ngërçit në zemër të Ballkanit. Dhe zgjidhja mund të jetë e njohur.

Asociacioni i Komunave Serbe mbetet një pikë kyçe e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe, sipas përfaqësuesve të saj, thembra e Akilit në normalizimin e marrëdhënieve. E dakordësuar në parim ndërmjet të dyja palëve, por e refuzuar nga konteksti kosovar për arsye politike, juridike dhe strukturore, shikohet ende nga palët e dialogut si zgjidhja më e shpejtë dhe më e pranueshme. Një marrëveshje që ndërtohet mbi të, është një zgjidhje që Presidentit Vuçiç i lejon të kënaqë Europën (dhe mundësisht të marrë një premtim jozyrtar për përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE), të shpëtojë fytyrën përpara popullit të tij, si dhe të ruajë një influencë domethënëse mbi Kosovën. Presidenti Thaçi merr bekimin e amerikanëve dhe europianëve (të cilët mund t’i garantojnë edhe liberalizimin e aq shumëpritur të vizave), krenarinë e të hyrit në histori si komandanti ushtarak që çoi paqen, si dhe siguron vazhdimësinë e tij politike. Asgje e re nën diell, paçka se tashmë aktorët lokalë politikë do e shikonin me një sy tjetër një njohje të Kosovës nga Serbia që bazohej tek krijimi i Asociacionit me fuqi të pjesshme legjislative dhe që mund të ketë disa shtojca të tjera, si për shembull limitimi i ushtrisë së Kosovës.

Treguesit aktualë tregojnë që një zgjidhje e tillë do ishte e pranueshme. Por, përtej pranueshmërisë, problemet strukturore do mbeteshin. Kosova mund të marrë njohjen në këtë mënyrë, por humbet shumë nga funksionaliteti i saj shteteror. Një njohje e ngadaltë, një integrim në organizatat ndërkombëtare që potencialisht mund të bllokohet ende nga Rusia, Kina dhe pesë vendet e BE-së, sikurse dhe rreziku i një Serbie në BE që mund ta bllokojë përjetësisht rrugën e saj europiane janë elemente të këtij skenari. Por, teksa fantazma e kufijve të lëvizshëm qëndron në ajri, shumë pak veta do e vënë kujën për këtë zgjidhje nëse e shikojnë si të keqen më të vogël. Dhe tabloja e tanishme, ashtu e paraqet.

Filed Under: Politike Tagged With: Akri Çipa, Mbi historitë, me kufij, të lëvizshëm

Presidenti Thaçi në SHBA

September 23, 2018 by dgreca

-Kryeson delegacionin shtetëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump/1 Presidenti Taci SHBAPRISHTINË, 23 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme./b.j/

 

Filed Under: Featured Tagged With: kryeson delegacionin, ne SHBA, Presidenti Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT