• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2018

US Needs Strategic Balance in Dealing with Saudi Arabia and Iran

October 26, 2018 by dgreca

1 David Filips

BY David L. Phillips*/

While the Trump administration believes that Iran is the source of all evil in the Middle East, Saudi Arabia’s nefarious activities necessitate a more steely-eyed assessment of both Iran and Saudi Arabia.
Saudi Arabia’s malign activities cannot be ignored. The execution of Jamal Khashoggi shows contempt for international norms. Beheading and dismembering the body of a U.S.-based dissident journalist is unacceptable.
Moreover, there is growing and well-founded concern of Saudi Arabia’s direction under the autocratic rule of Crown Prince Mohammed bin Salman, the 33-year old son of King Salman.
In Yemen, Saudi Arabia indiscriminately bombs hospitals and school buses, committing war crimes.
Saudi Arabia abets violent extremism. It has been the Taliban’s most loyal patron. Fifteen of the 9/11 hijackers hailed from Saudi Arabia. It finances mosques and madrassas across the Middle East, South Asia, Turkey, and the Balkans where youth are radicalized and become holy warriors.
Saudi Arabia funded Jihadi groups in Syria, sub-contracting with Turkey’s National Intelligence Agency to provide weapons, money, and logistics. Saudi-backed Salafist and Wahhabi warriors in Syria and Iraq morphed into ISIS, killing Americans.
Saudi Arabia’s diplomatic relations are in disarray. It kidnapped Lebanon’s prime minister, launched an embargo on Qatar, and turned a tiff with Canada into a major rupture of relations.

US Turns Blind Eye

The Trump administration is willfully ignorant. It turns a blind eye to Saudi Arabia’s offenses for three reasons.
First, Riyadh presents itself as a counterweight to Iranian influence. Its role is especially important in the wake of Washington’s decision to increase the isolation of Iran after withdrawing from the nuclear accord.
Second, Washington supports Saudi Arabia’s so-called reform agenda even though authorities jailed hundreds of female dissidents and detained scores of wealthy Saudis at the Ritz-Carlton hotel in Riyadh.
Third, Saudi Arabia spends extravagantly at Trump properties and promised to buy $110 billion in military equipment. Saudi Arabia bought $20 billion in U.S. products last year and committed $20 billion to a new investment fund run by the Blackstone Group. Who knows what was discussed at Jared Kushner’s late-night rendezvous with Mohammed bin Salman in Riyadh.
There are no angels in the Gulf. While increasing its scrutiny of Saudi Arabia, the Trump administration must not sugarcoat Iran’s malign activities.
Iran supports Syria’s President Bashar al-Assad and Hezbollah and Shiite militias in Iraq. It gives weapons to Hamas and other radical Palestinian groups, as well as to Houthi rebels in Yemen. Iran fires missiles in violation of resolutions by the UN Security Council. Prior to the nuclear deal, Iran was enriching uranium that could be weaponized in a break-out to build a nuclear bomb.

Though Iran’s threats preceded Washington’s decision to more closely align with Saudi Arabia, closer cooperation between the U.S. and Saudi Arabia may have accelerated Iran’s militarization and intensified its support for Shiite proxies.

Re-Balancing

The U.S. needs a strategic balance in dealing with Saudi Arabia and Iran. Balance would give the U.S. greater leverage over Saudi Arabia, requiring real progress on human rights and other reforms.

Greater strategic balance would also enable the U.S. to work with both Saudi Arabia and Iran on regional problems such as the civil war in Yemen. When the dust settles from the Khashoggi investigation, Washington could use its added leverage to demand a ceasefire in Hodeida, the Red Sea Port through which almost all of Yemen’s food supplies are delivered. A humanitarian pause would save many lives and lead to more vigorous diplomacy aimed at ending Yemen’s civil war.
The Khashoggi assassination is a wake-up call. The U.S. needs a more nuanced approach to enhance its influence and stability in the Gulf.
* Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert working for the Near Eastern Affairs Bureau of the State Department during the administration of President George W. Bush

Filed Under: Politike Tagged With: David L Phillips, Saudi Arabia and Iran, US Needs Strategic Balance in Dealing with

PARA 25 VITESH RREZIKOI JETEN BASHKE ME FEMIJET, SOT IA KANE OKUPUAR SHTEPINE

October 26, 2018 by dgreca

NJË GRUA QË PARALAJMËROI VETEASGJËSIMIN ME GJITHË FËMIJË NË VITIN ‘1993, SOT IA KANË OKUPUAR SHTËPINË NË LUSHNJE/

1 Ora

– BISEDË ME POETEN BAJAME HOXHA- ÇELIKU, ISH E INTERNUAR NE KAMPIN E INTERNIMIT-SAVER-2 bajame

-Përshëndetje nga Nju Jorku, znj. Bajame!

-Përshëndetje z.Dalip Greca!

-Tek shfletoja këto ditë Gazetën lokale të Lushnjës ” Ora e Fjalës” që lindi në vitet e para të demokracisë, më ra në sy një shkrim shkruar prej meje në faqe të parë me titull:NJË GRUA PARALAJMËRON: Do të digjem më gjithë fëmijët nëse policia më nxjerr forcërisht nga shtëpia!

-Si e kujtoni ju znj. Bajame, atë përballje me policinë dhe pushtetin e kohës?

-E kujtoj si një histori mjaftë tronditëse z. Dalip. Historia e asaj dite ishte më e tmerrshme se gjithë internimi, dhe më tronditëse nga sa e kishit paraqitur juve në faqen e parë të gazetës”Ora e Fjalës”.

Si e qetësuat policinë?!

-Policinë e qetësoi bidoni me benzinë që u derdh gjatë korridorit, ku përveç tre fëmijëve të mi që tashmë kishin këmbët mbi të, kishin edhe policët të cilët ikën me vrap kur panë shkrepësen në duart e mia gati për ta ndezur. Do t’isha djegur me të tre fëmijët e mi të mitur,  pikërisht, atë ditë qershori të vitit 1993, në rast se: ju të medias dhe z. Myftar Brehama do t’ ishit vonuar edhe pak minuta.

–Më kujtohet zonja Hoxha, fare mirë ai moment tronditës. Po a mund ta kujtoni atë ngjarje, si e pati zanafillën?

– Qershor i vitit 1993. Akoma vazhdonim të jetonim në kampin e përqendrimit në Savër, të Lushnjes. Aty, kishim kryer si çift, burrë-grua, 70 vjet internim dëbim, me prindër të burgosur dhe të pushkatuar.

Kaluan dy vjet që prisnim shtetin të na hiqte nga kampi dhe të na jepte një apartament sipas ligjit që nxori:Kush ka bërë 25 vjet, internim dëbim, i takon një apartament falas sipas frymëve. Po ne me tre fëmijë, që kishim kryer 70 vjet, internim dëbim?!! Por dhe si çdo qytetar tjetër, që e përfitojë një banesë. Donim të jetonim larg kampit dhe atyre që na shihnin ende si armiq, dhe duke menduar se neve do të përfitonim jo vetëm lirinë, por dhe shumë gjëra të tjera, urrejtja për ne qe rritur aq shumë, sa ishin gati të na vinin para skuadrës së pushkatimit. Dhe tani mendoj:Kishin të drejtë, si mund të jetonin ata pa ne! Pa krahun e punës falas,  pa skllevër? Kush do t’ju a bënte punën e rëndë paskëtaj?!! Kë do demaskonin nëpër mbledhje, kë do diskriminonin e ofendonin pa pushim? Kë do shfrytëzonin në të ardhmen, kë?!! Me kë do merreshin? Si do ta nxirrnin kotheren e tyre që deri atëherë e kishin qyl?! Punonim ne, dhe ata bënin qejf duke tundur zinxhirin nëpër zyra e nëpër mezhda kanali ku ne punonim tekstualisht si skllevër.

Im shoq thoshte: Do presim ligjet! Shteti ka për të na stabilizuar edhe neve por duhet pak kohë. Unë e prita atë kohë të parashikuar, dhe ajo kohë nuk dukej të vinte, dhe as do dukej ndonjëherë ajo dritë jeshile.

Një paradite me lot në sy i drejtohem tim shoqi: S’po vjen ajo ditë dhe s’ka për të ardhur për ne! Po nuk lëvizëm vetë, me forcat tona, këtu do mbetemi! Ti s’je i zoti, ti po pret atë që s’do të vijë kurrë! Ai dëgjoj revoltën time, por një copë herë të gjatë nuk foli. Heshtja e tij s’po më pëlqente dhe përsëri u ndjeva me zë pak më të lartë, që s’ishte në natyrën time, por që isha aq shumë e revoltuar, e prekur nga ngjarjet, nga padrejtësitë që kishin nisur të bëheshin, nga korrupsioni që kishte marrë udhë për mos u ndalur kurrë, dhe vazhdova: Kampi po boshatiset nga të internuarit, ikën, ikën të gjithë nga sytë këmbët! Vetëm ne tre- katër familje të pa zonjat kemi mbetur. Kopshtet e fëmijëve në Lushnje janë adoptuar nga qytetarët, nga ata qytetarë që kanë shtëpi private, që kanë apartamente, që s’ju ka marrë shteti asgjë, që s’ju ka prekur as fijen e flokut, dhe po përfitojnë. Po përfitojnë padrejtësisht, e ne?! Ne që na mori shteti jetët, pasuri e shtëpi, që na shkatërroi katër breza, si po rrimë duar kryq? Nga kush shpreson? Unë me nënën tënde, Berishën e kemi takuar rastësisht të parat, na prezantoi i nderuari, daja im, atdhetari Idriz Basha, dhe ndër të tjera, kur e mori vesh Berisha se kush ishim, dhe se ku ishim akoma, na tha duke iu drejtuar nënës tënde: Prisni loke edhe pak ditë, do t’ju heqim që andej. Kaluan dy vjet e ai s’u kujtua më as për mua e as për nënën tënde të thinjur e të plakur burgjeve dhe internimeve. Ai vetëm premtoi.

Pas fjalëve të mia im shoq doli jashtë dhe kur u kthye pasdite rreth orë 15:00, m’u drejtua:

-Zemra, lajmëro te Azem Neza, se sonte natën do të adoptojmë një kopsht që e studiuam bashkë me Lin Kontin, i cili edhe ai ndodhet i pa strehë. Kopshti ishte pa fëmijë. dyert e dritaret ia kishin vjedhur, por ne do t’i zëmë me batanije apo çarçafë, verë është, vetëm të largohemi që këtu!

Në mesnatë kopshti dy kat, u adoptua. Katin e parë e mori roja i kopshtit që e ka edhe sot, dhe dy familje të tjera të pa internuara, që jetojnë dhe sot brenda tyre. Kurse Lin konti, ish i internuar si ne, nuk mori dot. Ne dy familjeve të internuara na mbeti vetëm kati i dytë, që kishte dy hyrje me dhomë- paradhomë, pa kuzhinë, pa dyer e dritare.

Në mëngjes arriti policia dhe duke na kërcënuar, duke na thyer ç’kishim, na kthyen në kamp. Natën ne përsëri të dy familjet nga Kampi hymë në kopsht. Përsëri policia e alarmuar arriti duke na tërhequr fëmijët bashkë dhe ne e na kthyen përsëri në kamp. Natën përsëri ne hymë në kopsht. Kjo u përsërit disa ditë-net me radhë. Një mëngjes siç e dini dhe ju zoti Greca, Unë e kisha mbyllur të vetmen portë që kishte mbetur ajo e jashtmja me shufra hekuri, me shumë çelësa dhe pranë derës, kisha vendosa një bidon të mbushur me benzinë. Këtë herë thashë: Të gjallë s’do na kthejnë dot më! (Kati parë largohej sa shihte policinë)

Mëngjesi erdhi i zhurmshëm si asnjëherë. Unë me fëmijët do luftonim me policinë e cila si mizë dheu e nxiu oborrin e madh. Makinat e policisë venin e vinin plot me policë dhe e nxinë edhe më oborrin. E pse mos të vinin, ishin të ngujuar armiqtë, terroristët, e duhej forcë e madhe policore. Ata kur e panë se dera qe mbyllur me shumë çelësa, vendosën supin e tyre për ta shqyer derën e për të kapur terroristët e vegjël që doçkat e tyre ishin të mbërthyera pas shufrave të hekurta të portës e po dridheshin. Ishin tre fëmijët e mi. Kur pashë se dera po shqyej, kapa bidonin e benzinës dhe e derdha nëpër korridor,  te këmbët e fëmijëve por dhe te këmbët e policëve arriti benzina. Në sekondë bërtitën dhe u larguan kur panë shkrepësen në duart e mia. Ata u larguan disa metra. Më vonë pasi u alarmua i gjithë qyteti, media dhe bashkia, kërkuan dialog me mua.

– Hape derën! – më urdhëroi komandanti i policëve.

-Jo, nuk e hap dhe mos tentoni!

Pasi kishte rënë një heshtje pas telefonatave të pa fund me eprorët e tyre, u dëgjua përsëri zëri i tij po këtë herë pak më i butë:

– Hape derën, duam vetëm të bisedojmë…

-Të bisedoni? Pse?! Pas këtyre bëmave doni të bisedoni me mua?!! Uaa! Kur u zbutët zotrote?! Jo, nuk e hap derën, largohuni!

– Nuk ju nxjerrim, morëm urdhër nga lart, ju do qëndroni, nuk ju lëviz më njeri.

– Largohuni! Thirra unë që brenda shufrave të portës.

– Kemi urdhër t’i qetësojmë gjërat, hape derën të futemi vetëm tre policë.

– Nuk e hap! Provojeni po deshët, rrëzojeni portën me sup.

– Vetëm do bisedojmë…

– E hap derën vetëm në besën e Myftar Brehamës, dhe të Gazetarit Dalip Greca. -Thashë unë. S’vonoi shumë erdhi i pari Myftari që asaj kohe ishte i veshur oficer policie. Djalë i internuar që ishim rritur bashkë. Ai pas hekurave unë brenda i thashë:

-Në besën tënde Myftar!

– Ç’është ajo fjalë, Bajame! Ne u rritëm bashkë internimeve…Dhe pashë se si atij iu mbushën sytë me lot.

– Vetëm në besën tënde mund ta hap derën, Myftar!- thirra unë, me një zë vajtimi. E dija se ai s’mund të kishte ndryshuar e të na hidhte poshtë ne. S’mund të hidhte poshtë një jetë të tërë në vuajtje e mjerim, për ato pak muaj që ishte punësuar. Isha e bindur: Ai më parë pranonte të zhvishte atë uniformë, se sa t’na dëmtonte. Ai pasi largoi policinë, përsëri u afrua te porta. U foli fëmijëve me dashuri, dhe vogëlushët e shihnin në bebe të syrit gjithë dashuri. Pastaj u kthye nga unë e tha duke më zgjatur dorën nëpërmjet shufrave prej hekuri:

– Në besën time, Bajame! Unë nuk hezitova, i zgjata dorën vëllazërisht:

– Në besën tënd Myftar! Shtrënguam duart dhe pas tij shoh dhe juve Z. Greca. Hapa derën dhe ju bashkë me mua e fëmijët e tmerruar, u ngjitët në katin e dytë ku ne do të banonim në të ardhmen.

–Ç’ndodhi me shtëpinë, a  u bë e juaja?

– Ç’të të tregoj më parë more gazetar i nderuar. Që nga ajo ditë neve jetuam  shumë vjet aty, duke ndërtuar shkallët prej betoni se roja që zuri katin poshtë, na i bllokoj shkallët, s’na linte të kalonim. Ne u detyruam me firmën “Shkreli” ndërtuam shkallët prej betoni, në një periudhë që s’kishim as bukë për fëmijët sepse ishim të dy pa punë. Pas shumë vitesh me forcat tona, mbuluam dhe çatinë se nisi të pikonte e gjithë shtëpia. Sa për dyer e dritare qëndruam gjatë pa to. Pastaj i vendosëm dhe ato. Vitet po ecnin, fëmijë po rriteshin, fituan konkurse dhe vajza e madhe vajti në liceun artistik në Tiranë, por, pa bursë shteti. Aq ngushtë ishim sa nuk i paguanim dot shkollën. Vajza 14 vjeçare, pa lejen tonë ishte tërhequr nga mensa, nuk hante më atje për të kursyer ato çika para që ne i merrnim borxh, sepse i duhej që me ato para, të blinte edhe penela, telajo e bojëra. Një ditë kuzhinierja më takon e më thotë: Fute vajzën në forcë sa më parë, se po të vdes nga uria.  Unë ndiqja studimet e larta në Elbasan dhe u punësova në arsim, në Pirrë, për disa vjet. Gjendja ekonomike tepër e rënduar, tre fëmijë në shkollë, im shoq, pa punë. Vajza mbaroi liceun dhe nisi studimet e larta në akademinë e lartë të arteve figurative dega grafikë. U desh të fitonte partia socialiste që vajza jonë të përfitonte një bursë nga shteti për në universitet. Ia di shumë për nder bashkisë, Mirela Lipes, dhe shefit të arsimit Fatbardh Rustemi, që nuk u kursyen por, dhanë ndihmën e tyre të menjëhershme. Kur vajza ishte në vit të dytë të akademisë, im shoq u punësua në ambasadën amerikane. Ashtu keq e keq u tërhoq në Tiranë gjysma e familjes. Unë mbeta në Lushnje me djalin në gjimnaz, e vajzën e vogël në tetëvjeçare. Së fundi dhe unë u pushova nga puna nga shefja e kuadrit. Shefi i seksionit të arsimit Fatbardh Rustemi, urdhëroi që unë të mos largohesha nga puna. Tashmë ishim kolegë, dhe anëtarë të lidhjes së shkrimtarëve. Së fundi, shtëpisë në Lushnjë ia vura çelësin dhe u nisa për në Tiranë, ku familja ime kishte zënë një hyrje të vogël me qira. Unë ndër kohë merresha me gazetari, dhe kisha botuar disa libra.

-Kanë kaluar 25 vite që nga ajo ngjarje a e hipotekuat sipas rregullave dhe ligjeve shtëpinë?

– Jo, nuk është hipotekuar akoma. Punën e zgjatur e merr lumi…Ne lëvizëm. Nuk ishim më të internuar. Ajo shtëpi ishte shtëpi halli një dhomë-paradhomë, kurse ne, ishim tre kurora. Por, ishim të sigurt që ajo banesë ishte bërë e jona, e s’e luante më as topi. Dhe që një ditë jo të largët, do na jepnin hipotekën. Ne kemi paguar me faturë matjet e banesës, dhe kemi plotësuar dokumentet e nevojshme për hipotekë sipas ligjit. Po për ne, kishte ardhur koha të lëviznim, të kërkonim sipas aftësive një jetë më të mirë, në kushte më të mira.

–Po ç’ndodhi më pas?

– Edhe në Tiranë punët nuk shkuan aq mirë. Premtimin se do na jepnin shtëpinë sipas ligjit, e do të na i jepnin në Tiranë, nga instituti i ish të përndjekurve politik dështoi. Nuk u mbajt dot fjala e dhënë. I kisha shkruar Berishës një letër që nga kopshti ku banoja, ku ia kisha qëndisur të gjitha të vërtetat, dhe se kërkoja shtëpinë që ma jepte ligji, e drejta ime, dhe që s’po vinte ajo e shkretë ditë. Mora përgjigje të paraqitesha te instituti i të përndjekurve, përgjigjen e kam ruajtur, e kam edhe sot si dokument, po shtëpi jo! Pra, na mbeti kopshti. Kur s’ke pulën, do hash sorrën!

-D.m.th. ?

– Domethënë, sot ma kanë marrë edhe kopshtin.

–Si ta morën?! E pamundur! Kush ndodhet sot atje?!

Tani brenda kopshtit banon një çift jevgjish, të cilët shitën apartamentin që përfituan nga ligji…shteti, dhe kanë dhunuar banesën time. Ishte e tmerrshme. Kur shkova të hapja derën e të hyja në shtëpinë time, e gjeta tëokupuar.

–U je drejtuar instancave përkatëse?

– Sigurisht që po, kam shkuar në polici disa herë. Më kanë pritur mirë, por kryetari më tha kur vajta për herë të dytë, a të tretë, po pres vendimin e Bashkisë.

–Bashkia sigurisht mbrojti të drejtën tuaj?

-jo, nuk është ashtu. Nënkryetarja e bashkisë, u soll shumë ashpër me mua. Kam shkuar nga Tirana me qindra herë, kam pritur para bashkisë me orë të tëra, dhe asnjëherë nuk jam lejuar të takoj Kryetarin e bashkisë. Si duket kjo shoqëri ka vendosur t’na dënojë përjetësisht.

–Zonja HoxhaAmund ta përshkruash betejën tuaj të dështuar për ta bërë tuajën me letra shtëpinë? Cili është pozicioni i organeve të pushtetit dhe ato ligj-zbatuese?

-Nën-kryetarja e bashkisë Teuta korreshi, me kompetencat e saja, i ka lëshuar asaj një dokument ku thotë:Kopshti është i shtetit. Dhe ajo me këtë në dorë thotë: banesa është e imja, s’është më e familjes Hoxha, është e imja. Teuta korreshi, më ka penguar të takohem me kryetarin e bashkisë, zotin Tushe. Një rast isha në zyrën e saj, kërkova që t’më lirohej banesa se do banoja vetë. Ajo pa pikën e logjikës më tha:

– S’kemi ku ta çojmë atë, por, po u privatizuan, shtëpia është e jotja.

– Moj zonjusha,Teuta,- i thashë – nuk dua shtëpi pas vdekjes,  kam kaq kohë që pres të më lirohet banesa ime, dua të futem në shtëpinë time! S’keni të drejtë të na nxirrni ne përjashta, e të mbroni fajtorin. Bëhu vetëm një herë e drejtë në jetën tënde moj vajzë! Jam pensioniste, nuk mund të paguaj më qira. Teuta u ngrit e më tha:

– Mbaroi takimi me mua! Kam mbledhje me kryetarin, tani, prandaj ik!

– Më lejo t’ia shtroj problemin kryetarit?

– jo, s’ka mundësi! Dil tani! Sakaq kishim mbërritur te paradhoma e kryetarit ku bëra të hyja. Ajo me Arturin, që të dy më mbërthyer e s’më lanë të hyja në zyrën e tij. Unë përsëri tentova edhe pse ata më kishin kapur nga krahët. Me një forcë të çuditshme u shkëputa nga krahët e tyre dhe shtyva derën. Sakaq e pashë veten para kryetarit të zhvatur prej tyre. Ata s’më mbajtën dot! Por çantën nga supi mundën t’ma zhvatin dhe e mbajtën. U futa por fryma po më merrej. Kryetari i bashkisë, e pa skenën vetëm kur unë u futa ashtu e ç’përfytyruar.

– Si hyre kështu, dhe pse? – pyeti njerëzishëm kryetari. –po sikur të të nxirrja jashtë?

– E dija, se një djalë si ty, nuk do ta bënte kurrë një xhest të tillë.-i thashë. Ia shpjegova të gjithë problemin, të gjithë padrejtësinë që më ishte bërë deri atëherë. I thashë: varësit e tu më kanë penguar gjithnjë të takohem me ju. S’kisha rrugë tjetër. Dy personat, burrë grua, që më kanë dhunuar shtëpinë, që më kanë vjedhur çdo gjë që kisha brenda, që më kanë zhdukur dhe shumë dokumente e të gjitha librat e shkrimet e mia të pa botuara, kanë zhdukur të gjitha pikturat e vajzës, kanë konsumuar edhe 500 mijë lekë të vjetra ujë, dhe nuk i kanë paguar. Ujin e kanë hapur në emrin e  tim shoqi, që ai s’është më. Kanë shpenzuar dhe s’i kanë paguar. Ndërkohë që unë te ujësjellësi e kisha mbyllur ujin.

-Ma vërteton këtë?-tha kryetari.

-Po, -i thashë.- po më parë, më duhet të marr çantën tek Teuta dhe Arturi që ma zhvatën. Atje e kam faturën. Sa mora çantën, kur hyra, kryetari po fliste me ujësjellësin ku vërtetoi thëniet e mia, dhe se ai çift ordiner, kudo që kishte jetuar nuk kishte paguar ujin. Pastaj i thashë: Ju i keni dhënë dhe një letër asaj, ku në të shkruhet:Kopshti është i shtetit.

-jo, unë s’kam lëshuar asnjë letër rreth kësaj, dhe s’kam dijeni.

– Atëherë, e di unë z. kryetar. Pyete Teutën, ajo e di pse e ka ndezur këtë konflikt.

– Shko se këtë punë do ta zgjidh unë.- më tha kryetari.

–Më në fund besoj se kryetari e ka çuar në vend këtë padrejtësi?

– Pas kësaj  dite, s’jam lidhur dot me kryetarin dhe s’e kam takuar dot. Jam lidhur shumë herë me Teuta Korreshin në telefon, deri sa më në fund, e lodhur prej saj, iu drejtova gjykatës. As atje nuk gjeta zgjidhje. Çifti dhunues i shtëpisë, paraqiti gjatë gjyqit letrën që i kishte dhënë bashkia, dhe unë, e humba gjyqin. Çifti evgjitë, që bëri allishverishe e matrapazllëqe me apartamentin e përfituar falas nga shteti, e shiti, dhe tani ai vazhdon të jetoj në banesën time pa kokëçarje , kurse unë, e ardhur nga persekutimet më çnjerëzore, nga internimet e tmerrshme, nxirrem  jashtë! E bukur drejtësi!

–Po familjet e tjera që nuk ishin të përndjekura politikisht e që përfituan banesat nga forca juaj, ku janë tani, i kanë hipotekuar shtëpitë?

– Çuditërisht asnjë nga ato familja nuk është ngacmuar. Edhe pse s’jetojnë të gjitha aty, i kanë kyçur dyert, dhe jetojnë të qetë atje ku kanë vajtur. Hyrjet nuk ua  ka ngacmuar kush. Si duket tek unë…

Ju sot, jeni një poete, një shkrimtare e njohur, që keni botuar 20  libra,që midis tyre dhe një libër dokumentar, dhe librat e tu janë përkthyer në shumë vende, a s’ka ndikuar sado pak pozitivisht kjo?

Mendoj se ky është shkaku i vuajtjeve në vazhdimz. Greca. Siç e ndoqe, këtu shkojnë mirë antivlerat.

Kërkesa dhe mesazhi juaj për organet ligj-zbatuese?

– Çfarë të them zoti Greca, ligji ishte Maliqi. Një fshat që duket s’do kallauz!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Bisede me Bajame Hoxha-Çeliku, dalip greca, Shtepia e okupuar

Kumti i lirisë dhe i bashkimit i Mbretit Gjergj

October 26, 2018 by dgreca

3-anton_cefaNga Anton Çefa*/
1-Skenderbeu-300x269E quajte veten “Mbreti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, në emër të fiseve të hershme e të lavdishme ilire, po ishe Mbreti i Arbërve.

Hyre në histori me një emër të dyzuar: me emrin e truallit dhe me atë të të huajit dhe i ndave kohët e fatet më dysh, me shpatën e Arbrit.

Hyre në luftë me Flamurin e Arbrit, ku valëvitej krenare dhe kërcënuese një shqiponjë me kokë të dyzuar. Ç’ të lexojmë në të, Mbreti ynë: profeci, shqetësim, vigjilencë, apo fatalitetin e Arbrit?

Të ndoqi hija e dyzimit, Mbreti ynë, siç e ndoqi dhe e ndjek historinë e kombit tonë ky dyzim i shtrirë mes dy kontinenteve, mes dy botëve, mes dy qytetërimeve, mes dy kishave, mes dy besimeve.

Me madhështinë e personalitetit tënd dhe me trimërinë e bëmave Tuaja, Ti i kapërceve të gjitha dyzimet, sepse Shpirti Yt qe i njësuar tek liria, tek ideali i bashkimit të gjakut, të gjuhës, të kombit.

Eshtë ky kumt – kumti i lirisë e i bashkimit – që shqiptarët e kanë ndjerë gjithnjë deri në skutat më të skajshme të vetëdijes së tyre arbërore. Eshtë ky kumt që shqiptarët ia kanë pasur dhe do t’ia kenë nevojën gjithnjë. Kumti që e shenjtërove, Ti, Mbreti ynë i dashur !

Na the: “Lirinë e gjeta në mes tuaj”. Vërtet, lirinë e kemi pasur gjithmonë me vete, në shpirt. Ti i dhe frymën e bashkimit dhe forcën e krahut dhe me to zulmën e lavdisë.

Në zemër kishe shqiponjën dhe, për t’i dhënë një emër të ri kombit, e vure në Flamur, në parzmore, në vulë dhe në unazë. Në përkrenare kishe brirët e dhisë, mishërim i forcës së orëve e të zanave të alpeve tona, relike trojesh mitike.

E ngrite në Krujë Flamurin, duke pikëzuar historinë në një datë: 28 Nëntor. Eshtë kjo datë që ringjall hijen tënde në Krujë, në Deçiç, në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë.

Vonë, shumë vonë erdhe në Prishtinë, sado që atje ke qenë më i pranishëm se kudo dhe trevat dardane i ngazëlleve me magjinë e triumfit. Shpirt i ngurtësuar në shkëmb, shkëmb i trajtësuar në shpirt. Monument i lirisë dhe i pavarësisë, emblemë e lavdisë dhe e krenarisë.

Erdhe në Prishtinë për të pritur gëzimin e madh të pavarësisë. Të pritëm me mall, me lot, me shpresë, me mburrje, me mirënjohje. Të pritëm me shpirt, me mendje, me zemër. Mirë se erdhe, Mbreti ynë !

* * *

Po vij tek Ti sot, Mbreti ynë, të lutem dhe të rrëfehem. Po vij në Krujë, po vij në Vlorë, po vij në Tiranë, po vij në Prishtinë, po vij në Tetovë. Po vij të të lutem për popullin tim, kombin më të lashtë të Evropës, të lutem për shtetin shqiptar – “shtetin më të ri të Evropës, aq të ri, sa nuk ka lindur ende i plotë”. Po të lutem që ta rilindësh me kumtin tënd të lirisë e të bashkimit. Bashkimit të zemrave, bashkimit të trojeve.

Koha Yte qe koha e bashkimit në luftë kundër armikut, që kishte ardhë tek porta. Koha jonë është koha e politikës, koha e grindjeve të turpshme për portofole ministrish e karrige deputetësh, koha e makiavelizmit, e prostitucionit, e çoroditjes.

Ti i dhe Arbrit dinjitetin para Evropës dhe botës. Iu bëre krah mbrojtës i qytetërimit. Evropa të ra ndër këmbë dhe, më pas, të përjetësoi në monumente; por më pas, ne, bijve Tu, na harroi dhe na braktisi, dhe sot nuk na begenis. Për faje të sajat dikur, për faje tonat sot.

Ti na dhe Kanunin e Nderit e të Besës. Ne, “stërnipërit e dikurshëm të një race së vjetër dhe bujare”, po e përdhunojmë atë çdo ditë. Po e përdhunojmë në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup.

Me Besën e Lezhës i bashkove princat e lavdishëm, po kokëfortë e të pabindur. Na bashko edhe një herë me hirin Tënd ne, kulltukofagët, karieristët, partiakët, ngatrrestarët, kokëkrisurit! Na blato me shenjtërinë e bashkimit dhe na largo stihitë e përçarjeve, që na fanitën çdo ditë, çdo orë, çdo minut !

Dhe të gëzojmë, bashkë me Ju, duke pritur ditë të mira për kombin. Të gëzojmë, Mbreti ynë, Gjergj! Ditë të bukura për Arbrin do të vijnë !

*(Ribotim i redaktuar)

Filed Under: Featured Tagged With: Anton Cefa, dhe i bashkimit, Kumti i lirisë, Mbreti Gjergj

Dervish Ram Gjongecaj “Qytetar Nderi” i Tropojës

October 26, 2018 by dgreca

1 ok Gecaj

Partizani i Kosovës e pedagogu i Tiranës, Dervish Ram Gjongecaj “Qytetar Nderi” i Tropojës/

 Nga Ramiz LUSHAJ/

               Njëqind vjet ma herët, më 1 korrik 1919, në një kullë alpine të lagjes Gjongecaj (sot qyteti i Bajramcurrit) lindi Dervish Ram Gjongecaj. Në këtë fshat qëndror (Kolgecaj), i konsideruar i tillë prej austriakëve që më 1917, e kreu arsimin fillor 5-vjeçar, ku spikati për intelektin e tij, me veçantitë e tij.

I edukuar për të qenë i lidhur fort me tokën, vendin, Shqipërinë Etnike; i pajisur me konstitucionin solid shpirtëror e moral të birit të Malësisë së Gjakovës – si armë, si gjendje mbijetese – në vitin 1943, në moshën 24 vjeç, Dervishi i Gjongecajve u përfshi aktiv në luftën nacional–çlirimtare dhe në vitin 1944, si partizan dallimtar i Brigadës XXV-Sulmuese, ku luftoi dhe në Kosovën dardane e deri në Sanxhak, Bosnje.

Pas lufte, në paqe, u vesh ushtarak, i ndoqi studimet në Shkollën e Oficerëve në Tiranë, po arsye të shëndetit fizik e detyruan të mos vazhdojë mëtejshëm edukimin ushtarak, ndaj kreu studimet e të mesmes në një gjimnaz të Tiranës. Kësokohe martohet me një vajzë nga Berati, Nimete Polovinën, ndërton familjen e tij, me katër çika e një djalë të vetëm.

               Dervish Gjongecaj, për të mbajt familjen e vet, angazhohet në administratën lokale të Tiranës, po pasioni i tij i madh për dijen e kërkesat e larta për ardhmërinë e tij, për të qënë në vijën e parë  të shoqërisë shqiptare, për t’u bërë model real e i prekshëm për fëmijët e tij, për kohën, përfshihet në studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Studimet e larta i mbaron pa humbur asnjë ditë nga koha ligjore, duke studjuar ditën, natën, ecur, punuar, pushuar, përtypur ushqimin… dhe kryer në mënyrë shembullore detyrimet e tij familjare, me një punë titanike.

Për shkak të rezultateve të shkëlqyera, në vitin 1965 emërohet pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në katedrën e Ekonomisë Politike, një nga shkencat më të vështira në fushën ekonomike: të asaj kohe, të kësaj kohe dhe të kohëve që do të vijnë. Në këtë mënyrë, Dervishi bëhet pedagogu i parë nga Tropoja në Universitetin e Tiranës, që më vonë, sigurisht, pasohet edhe nga shumë pedagogë të tjerë, të shquar për inteligjencën e tyre.

Dervish Gjongecaj, gjatë kësaj kohe universitare e gjithë jetën e tij ishte një “ambasador” për studentët e Tropojës në Tiranë, ishte një pikë reference e modeli i Tropojës në Tiranë, ishte një nga figurat emblematike të Malësisë së Gjakovës (Tropojës).

Ndër miqtë e tij tropojanë kohanik të vet po i permendim disa prej tyre, si: Idriz Mulosmanaj; Tahir Malaj; Tahir Vukaj;  Halil Margjeka, Can Doçi (Mala), Qazim Mani,  Imer Alushi, Mehmet Bajrami, Azem Abazi, Maxhun Doçi e të tjerë, po dhe brezni të mavonshme si gazetari e pedagogu i ekonomisë Sadri Rrahmani, gazetari e shkrimtari Mehmet Elezi, doktori Sali Berisha, ing. Tahir Aliaj e dhjetra e qindra të tjerë.

Në kohë ligjore, në moshë  60 vjeçare, del në pension, duke qënë thellësisht i bindur se misioni i tij edukues e përkushtimi ndaj vendit, veçanërisht ndaj brengës më të madhe të jetës së tij, Kosovës, nuk ka përfunduar ende. Përkundrazi, ato shpërthyen aktivisht e lartnisht  si kurrë më parë në jetën e tij. Askush që e njihte Dervish Ram Gjongecaj nuk mund të dallonte se ku mbaronte dashuria e tij për familjen dhe ku fillonte ajo për Kosovën, sepse ishte një dashuri e vetme, “një copësh”. Dervish Gjongecaj i Tropojës i mbylli sytë në 15 qershor të 1995, në moshë 76 vjeç, pas një beteje të dhimbshme me sëmundjen. Ishte i qetë, sepse kishte lënë një familje të përgatitur për të përballuar jetën. Por shpirtin e kishte të trazuar kur u nda nga kjo botë, plot ankth, nën peshën e një dhimbjeje që nuk pushoi kurrë së dhimburi: Kosova e burgosur nën pushtimin, aneksimin e barbarinë  sllave, e cila e fitoi Lirinë  4 vjet ma vonë, më 1999 dhe Pavarësinë – 13 vjet ma vonë, më 2008.

 Më 25 tetor 2018, në ditëdhënien ceremoniale nga Këshilli Bashkiak i Tropojës i titullit të lartë “Qytetar Nderi” i Tropojës, në fjalët e tyre kryebashkiaku Besnik Dushaj e deputeti i Tropojës, Isuf Çelaj, ndër të tjera, theksuan se “që në fillim të Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, veterani i luftës e arsimit kombëtar shqiptar, qytetari dinjitar Dervish Ram Gjongecaj u paraqit publikisht në përkrahje të saj. Ajo që e mbushte me një krenari, të cilën nuk e kishte çfaqur kurrë aq hapur, ishte jo lëvizja demokratike në vetvete, por fakti që në krye të saj ishin tropojanët. Kjo ishte prova e pakundërshtueshme për të që ata, tropojanët, nuk ishin “malokë”, por kasnecët e vërtetë të qytetërimit tradicional shqiptar e euroatlantik! Por, kishte një shkak edhe më të thellë që i dha krahë për të përqafuar lëvizjen demokratike të ’90-tës: ideja se vetëm kështu do të bëhej e mundur që Kosova të fitonte Pavarësinë. Kjo ishte bash ëndrra e tij, forma sublime e jetës që e jetoi…”.

Në një bisedë telefonike, intelektuali tropojas në Tiranë, Lirim Mulosmani, më thotë për komshiun e tij ndër vite, për pedagogun Dervish Gjongecaj i Tiranës, se ai “ishte personalitet njerëzor e dijetar, me burrëri të lartë, sojni të çdokohshme, nuk i përseriste fjalët në bisedat e tij; nuk tërhiqte kurrë prej vetes…”.

Dervish Gjongecaj ka shumë kontribute e merita në jetën e tij, po një nga ma madhoret, nga ma të shquarat, është edukimi lartnor i pesë fëmijëve të tij, të gjithë me arsimim të lartë, e dy prej tyre me tituj e grada shkencore si Shpresa Gjongecaj, prof. dr., arkeologe mbi katër dekadore, ish drejtore e Intitutit të Arkeologjisë; pedagogu Besnik Gjongecaj- ish rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës e ish ministër i Arsimit të Lartë e Shkencës të Shqipërisë.

Shembullori në jetë, partizani i sakrificës, pedagogu i shquar, Dervish Gjongecaj, ishte njeri i mirë, model i përhershëm në shtëpi e shoqëri, kontributor ndër kohëra, që nuk i bani hije askujt dhe rrezatonte në gjithçka…Edhe tek emri Ynë Tropojan…! Edhe tek Vlerat e Tua – Shqipëri…!.

Tropojë. tetor 2018

Filed Under: Histori Tagged With: Dervish Ram Gjongecaj, Nderi i Tropojes, Ramiz Lushaj

Liri e kohës së shkuar

October 26, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Liria është gjëja më e mirë që bota ka njohur ndonjëherë. Por shpesh ajo trajtohet si modë, lihet mënjanë në favor të gjërave që duken më të rëndësishme. Shumica, p.sh., pëlqejnë fjalën e lirë vetëm kur ajo është e lirë, dhe heshtin kur disa flasin me oratori se si të kthejnë vlerat e modës së vjetër. Harrojnë se që të kthehesh prapa është si të kthehesh në ferr me tiranë, kur liria dergjej, si i plagosuri i strehuar në shtëpinë e miqve të vet për të mos rënë në duart e fanatikëve. Ta ndalosh tjetrin për të bërë një gjë është ta bësh të mos e heqë kurrë nga mendja, thotë Michel De Montaigne.
Tirani kur ikën, gjithnjë lë pas birin e tij, autokratin e sotëm, i cili përdor të njëjtën formë qeverisëse, ku fuqia e pakufizuar mbahet nga një individ i vetëm. Fjala autokraci nga shumë fjalorë përcaktohet si bigmanizëm, despotizëm, diktaturë, tirani – të gjitha të njohura, ndërsa shumë të tjerëve u kujtojnë sundimin primitiv të pak dekadave më parë që provoi se socializmi, në fakt, nuk është aspak ideologji, por një metodë për të konsoliduar dhe kontrolluar njerëzit, pasuritë e tyre dhe të të gjithë vendit. Kështu mund të kuptohet pse paradoksi i njerëzve super të pasur që promovojnë socializmin nuk është aspak paradoksal. Socializmi, nuk është, siç pretendon, lëvizje e masave të shtypura, por lëvizje e elitës ekonomike. Kështu ishte më 1944, më 1990, kështu vazhdon të jetë sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Liri e kohës së shkuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT