• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2019

Trump i gatshëm të deklarojë emergjencë kombëtare

January 11, 2019 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se është i gatshëm të deklarojë emergjencën kombëtare, pasi ai udhëtoi për në kufirin me Meksikën, për të ritheksuar argumentet e tij për ndërtimin e një muri në kufirin jugor të vendit.

Vizita e Trump më 10 janar në qytetin kufitar të Teksasit, McAllen erdhi pasi një mbylljeje të pjesshme të Qeverisë – që ka hyrë në ditën e 20-të -me rreth 800,000 punonjës federalë që po punojnë në të gjithë vendin pa pagesë ose që janë larguar përkohësisht nga puna.

Presidenti Trump duke u takuar me policët, rojet kufitare dhe ushtarët në kufirin e SHBA-së me Meksikën. 10 janar, 2019.
Presidenti Trump duke u takuar me policët, rojet kufitare dhe ushtarët në kufirin e SHBA-së me Meksikën. 10 janar, 2019.

Trump dhe demokratët në Kongres janë në një rrugë pa krye, pasi presidenti amerikan po kërkon rreth 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, duke e cilësuar atë një çështje të sigurisë kombëtare.

Demokratët po refuzojnë ta financojnë ndërtimin e murit, duke thënë se ai është i panevojshëm dhe ka mënyra të tjera që ofron teknologjia e re të cilat janë më pak të kushtueshme dhe që do ta siguronin kufirin. Ata po e akuzojnë Trumpin për ekzagjerimin e frikës ndaj emigracioni.

Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence, në takim me përfaqësuesit demokratë, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer. Dhjetor, 2018.
Kriza rreth murit në SHBA

Gjatë vizitës në kufi, Trump u shpreh se ka një krizë me trafikimin e drogës dhe krimit.

“Ne do të kemi një fitore, do të bëjmë një kompromis – sepse mendoj se një kompromis është një fitore për të gjithë – ose unë do të deklaroj një emergjencë kombëtare”, tha Trump.

Mediat kanë raportuar se Trump është duke u konsultuar me avokatët e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me ligjshmërinë e përdorimit të kompetencave presidenciale, për të ndërmarrë veprime të njëanshme për të ndërtuar murin.

Një shpallje e mundshme e emergjencës kombëtare, i mundëson presidentit të sigurojë paratë për ndërtimin e murit, pa miratimin e Kongresit.

Por, kjo lëvizje do të ishte shumë e diskutueshme, pasi ajo do të anashkalonte rregullat kushtetuese që i japin Kongresit kontrollin e vendimeve të shpenzimeve.

Kryesuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e akuzoi presidentin Trump për lojëra politike.

Të enjten, senatori demokrat, Chuck Schumer dhe kryesuesja Pelosi, shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me presidentin mundësinë e hapjes së Qeverisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje.

Trump ishte larguar nga kjo mbledhje, pasi Pelosi kishte refuzuar sërish që të mbështeste financimin e murit.

“Sapo u largova nga takimi me Chuck dhe Nancy, një humbje totale e kohës”, shkroi më pas Trump në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.

Udhëheqësit demokratë deklaruan pas këtij takimi jo të zakonshëm se “presidenti doli nga takimi sepse nuk mori atë që dëshironte dhe se vendimi i tij është mbi baza emocionale”.

Ndërtimi i murit me Meksikën ka qenë njëra ndër premtimet kryesore të presidentit Trumpit gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale më 2016.

Ditë më parë, teksa i ishte drejtuar kombit nga Zyra Ovale, presidenti Trump përshkroi detaje të tmerrshme të krimeve të cilat , sipas tij, i bëjnë migrantët e paligjshëm që kalojnë kufirin me Meksikën dhe hyjnë në SHBA.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Filed Under: Analiza Tagged With: Emergjence Kombetare, Presidenti Trump

Babi, shiko kazani”!

January 11, 2019 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/

1 AurelDasareti-250x285Djali im 3 vjeçar e pa Edvin Kristaq Ramën në YouTube dhe më tha: “Babi, shiko kazani”! 

**

Nëse e shihni se unë jam duke ëndërruar mos më zgjoni. Nëse e shihni se unë jam zgjuar, mos më leni të fle.

Shqiptari indiferent hyri në zgjedhë vullnetarisht, u nënshtrua. Kur ai nuk do të jetë më i aftë të zemërohet për shtypjen e egër nga sunduesit e nga pushtuesit, nga padrejtësitë dhe shfrytëzimin e pamëshirshëm, natyra do t`i shkatërrojë. Deri atëherë, do të ketë një shpresë, vetëm nëse ngriheni (menjëherë) që t`i hiqni qafët ata bërllok. Qytetërimet nuk vdesin sepse janë vrarë, por sepse kryejnë vetëvrasje.

***

Ndalojeni vdekjen e shqiptarisë!

Ai që ka luftuar dhe paguar shtrenjtë për të mposhtur armiqtë barbarë, çliruar dhe lulëzuar vendin, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga liria dhe përgjegjësia, të fituara me çmimin e pellgut të gjakut që është derdhur në çdo pëllëmbë të tokave hyjnore arbërore. Nuk heq dorë për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, rrymë apo klan, sidomos jo për hir të një kaste klounësh kriminel antikombëtarë.

Atdhetarët e vërtetë akoma nuk kanë vdekur. Gjenden në të gjitha anët e rruzullit tokësor. Ne jemi këtu që të përkulemi për ata heronj që nuk kanë rënë dakord të vdesin pa nder.

***

Protokolli për një politikë vetëvrasëse.

Nëse dikush ka nevojë për më shumë konfirmime, se politik-bërësit shqipfolës janë kriminelë të çmendur, dhe pa aftësinë për të kuptuar atë që ata kanë vendosur për të menaxhuar, le të shikojnë në çfarë situate e sollën vendin.Thuhet se njerëzit kanë udhëheqësit që meritojnë, dhe sigurisht që ka diçka në të. Por duhet të lejohet të pyetet se çfarë gabimi kanë bërë shqiptarët për të merituar përfaqësues të zgjedhur si këta bërllok aktual?

***

Shqiptaria po përkeqësohet. A ka kaluar koha jonë?

Mafiozët e vjedhin, shesin, shkatërrojnë vendin pasi nuk i frikohen aspak popullatës indiferente. Kriminelët e kanë mësuar taktikën të vinë në pushtet dhe e dinë strategjinë të mbeten aty.

Ka gjëra që ju nuk mund të bëni. Ka gjëra që mund të bëni. Ka gjëra që duhet të bëni.

Kur ti bëhesh një kukull dhe një marionetë rrethanash në të cilat nuk përfaqëson anën tënde (vendin), por atë që armiqtë e tu u thonë për ju, në atë moment ti veç je bërë një kloun i çmendur dhe tradhtar të cilin e përbuzë gjithë bota.

Kur ndonjë politik-bërës mafioz vdes, shumë njerëz vijnë në funeralin vetëm për t’u siguruar që ai vërtet është varrosur.

***

E pabesueshmja është e vërtetë!Shqiptarët vazhdojnë të mbeten lojë mizore e natyrës. Nuk reagojnë vrullshëm edhe kur mafiozët e tipit Hashim Taçiç psikopatit, Edvin Kristaç Ramë nudistit, Baton Haxhi Qamil qafirit etj “korrigjojnë kufirin”edhe të asaj toke që ka mbetur pa u copëtuar nga barbarët.

Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i saj të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj. Pra, obligimi juaj atdhetar-kombëtar është ta luftoni kështjellën e tradhtisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çlirojeni vendin nga  ajo kastë me analfabetë dhe kriminelë të çmendur, por edhe kodoshë, manipulues, mashtrues, gënjeshtarë, të pamoralshëm, pedofilë, pederastë,  të gërditshëm, të paburrëri, servil, jokombëtarë, tradhtarë, legenë, bërllok, përqeshës, përçmues, fyes, përbuzës, u mungon devotshmëria, mungesa e përkushtimit, mospërfillës, i poshtër, i vrazhdë, i paqytetëruar, i pafytyrë, i ngathët, qurrash, kokëfortë, i tepruar, i sëmurë mendsh, i bezdisshëm, gojëndyrë, i paturpshëm, i pakujdesshëm, i pabindur, i padisiplinuar, i pasjellshëm, i paedukuar, i pabesë. A kam harruar diçka?

O shqiptarë! Ju duhet të keni guximin për të shpëtuar Atdheun. Dilni përballë tradhtarëve për të shmangur copëtimin e mëtejshëm të çdo pëllëmbe të tokës pellazge/ilire/arbërore.

Ndonjëherë është koha për të përveshur mëngët dhe vetëm të shtysh gjithçka para teje.  Ti mund të dorëzohesh para vështirësive, të të vije keq për veten tënde dhe të pranosh pasivisht atë që mund të marrësh. Ose mund të luftosh për të vendosur vet se çfarë do të përmbajë jeta jote.

***

E dua pakufishëm vendin e rrënjëve të mia, atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë (natyrale-origjinale). Edhe pse jam më pak i vetëdijshëm për këtë. Edhe pse nata më e ulët ishte e rrethuar nga hipokrizia e dikujt tjetër. Edhe pse para çdo padrejtësie dhe tradhtie që i bëhet unë dridhem sikur të ishte e para.

A ka “dikush nga lart që sheh çdo gjë …”?A do të ketë një horizont të ri, pikërisht atje, midis atyre kodrave të thyera dhe të vuajtura? Alkimia e shpresës dhe e jetës.

***

Kushdo që shkon me fener në errësirë, ai nuk i sheh yjet.

Mos e besoni errësirën kur drita zbret poshtë,

në kapjen e muzgut.

Ajo është gjithmonë diku në tokë,

lindja e diellit.

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Dasareti, Babi, shiko kazani”!

Kosovë-Përkujtohet në 20 vjetor Enver Maloku

January 11, 2019 by dgreca

-Përkujtohet Enver Maloku, i vrarë para 20 viteve derisa ishte shef i Qendrës për Informim të Kosovës/
Enver_Maloku
-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në vitin 2005: Enver Maloku më shumë se 10 vjet ditën e natën lëshoi dhe afirmoi në botë mesazhin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, dhe ky mesazh i tij ndihet edhe sot”, nënvizoi Dr.Rugova.Enver Maloku-prane-Ibrahim-Rugoves
PRISHTINË, 11 Janar 2019-Gazeta DIELLI/ Përkujtohet sot gazetari Enver Maloku, i vrarë para 20 viteve derisa ishte shef i Qendrës për Informim të Kosovës, e cila ishte një agjenci lajmesh pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci. Ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili e vlerësonte gazetar të madh të Kosovës dhe të botës shqiptare, trim e të mençur.
image2
Sot në meditë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës organizohet Akademi Përkujtimore për Enver Malokun nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kryesia e së cilës paradite bën homazhe te përmendorja në vendin e vrasjes, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.
“Enver Maloku, bashkëpunëtor i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të vendit tonë, për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Milloshevicit në Kosovë në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ”, përkujton sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai thekson se, Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund.
“Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”, shprehet Mustafa.
Në kohë të rënda të okupimit të Kosovës, Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë./b.j/
 
ARKIV: PRESIDENTI RUGOVA NË VITIN 2005: ENVER MALOKU MBI 10 VJET AFIRMOI NË BOTË MESAZHIN E POPULLIT TË KOSOVËS PËR LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI
 
Prishtinë, 12 korrik 2005 – Me një solemnitet madhështor, sot në Prishtinë, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, përuroi monumentin kushtuar gazetarit, publicistit dhe ish-drejtorit të Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku.
Për ta nderuar këtë ngjarje të rëndësishme, në lagjen Kodra e Diellit kishin ardhur me mijëra qytetarë, por edhe personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore, si kryeparlementari Nexhat Daci, ministra, deputetë, kryetarë të komunave të Kosovës, shkrimtarë, gazetarë si dhe miq të shumtë të Enver Malokut dhe anëtarë të familjes së tij.
Presidenti Ibrahim Rugova, duke folur në këtë ditë të shënuar, tha në fillim:
 
“Gjendemi sot këtu në këtë lagje të kryeqytetit në Kodrën e Diellit për një moment të rëndësishëm, për zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit të madh të Kosovës dhe të botës shqiptare, Enver Malokut”.
Më tej Presidenti Rugova vlerësoi se zbulimi i këtij monumenti simbolik që do të quhet “Monument i Enver Malokut” ka rëndësi të madhe për gazetarinë e Kosovës dhe për gjithë Kosovën.
“Duke zbuluar këtë monument e kujtojmë figurën dhe veprën e madhe publicistike të Enver Malokut. Ai më shumë se 10 vjet ditën e natën lëshoi dhe afirmoi në botë mesazhin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, dhe ky mesazh i tij ndihet edhe sot”, nënvizoi Dr.Rugova.
 
Ndërkaq, më pas tha se së shpejti vepra e Enver Malokut dhe monumenti i tij do të zbukurohet me njohjen e pavarësis së Kosvës.
“Sot mund të themi, Enver Maloku i çmuar, se së shpejti vepra jote dhe ky monument do të zbukurohet me njohjen e pavarësis së vendit tonë. Monumenti që po zbulojmë sot e shton krenarinë tonë për Enver Malokun dhe e thellon bindjen se Kosova nuk i harron bijtë e vet, se Kosova i madhëron bijtë e vet. Po ashtu ndihemi krenarë se këtë monument të bukur po e zbulojmë së bashku me familjen tuaj, me miqtë tuaj dhe me gjithë Kosovën, z. Enver Maloku”.
Duke folur për simbolikën e monumentit, Presidenti Rugova, tha se ai “mishëron dhe figuron simbolikën e madhe kosovare, shqiptare, pra simbolin – plisin e bardhë mijëvjeçar dhe Kosovën si flakadan i lirisë dhe i pavarësisë që e kishim me mendje dhe në zemër dhe që e le pas me veprën tënde”.
Pasi falenderoi Kuvendin e Komunës së Prishtinës për këtë “monument të bukur e madhështor”, Presidenti Rugova tha:
“Kam kënaqësinë që të shpall zyrtarisht zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit trim e të mençur, Enver Malokut, mikut dhe bashkëpunëtorit tim në agjencinë shtetërore të lajmeve, Qendra për Informim e Kosovës – QIK dhe në kabinetin tim të Presidentit të Republikës së Kosovës” dhe e përfundoi me fjalët:
“Me fat monumenti Enver Maloku! Zoti e bekoftë këtë monument kushtuar Enver Malokut! Zoti e bekoftë Kosovën”!
Në emër të institucioneve të komunës së Prishtinës, e cila ka financuar dhe është përkujdesur për ngritjen e monumentit kushtuar Enver Malokut, fillimisht foli Sami Hamiti, kryeshef ekzekutivi. Ai në fjalën e tij përuruese Enver Malokun e vlerësoi “gazetar shembëlltor të kulturës në fillim, pastaj për një dekadë gazetarin politik më të mirë që ka pasur Kosova në vitet ’90 të shekullit të kaluar”. Në vazdim z.Hamiti theksoi se në këtë vend ku është vendosur monumenti i Enver Malokut, “mbaroi jeta e tij e vrullshme”.
“Ky monument le të jetë vendi që nderon jetën dhe veprën e tij. Puna e tij në informin për ndodhjet në Kosovë dhe shqiptimi i kristaltë i idesë së madhe të shqiptarëve të Kosvoës për shtet të pavarur e demokratik janë të lidhura me agjencinë e parë të pavarur të lajmeve që ka pasur Kosova në historinë e vet, Qendrën për Informim të Kosovës – QIK”, u shpreh Sami Hamiti, duke shtuar se “ky monument lidh dhe shënon binomim e Enver Malokut – Qendra për Informin të Kosovës, sepse i pari dhe e dyta i kanë dhënë identitetin njëri tjetrit”.
Pushteti demokratik i kryeqytetit, tha më tej ai, “me ngritjen e këtij monumenti njeh institucionalisht punën e çmuar që ka bërë Enver Maloku në kushte të vështira, në kërkim të lirisë dhe të vlerave demokratike. “Vepra e tij ruhet në shkrimet e tij, një pjesë e të cilave është mbledhur në libër ndërsa monumenti është këtu për të na përkujtuar për çdo vjet se ai jetoi dhe punoi jo vetëm për vete”, tha kryeshefi i ekzekutivit të Prishtinës, Sami Hamiti.
Në fund të këtij solemniteti inaugurues dhe pas fjalëve përuruese, Presidenti Rugova bashkë me të bijen e Enver Malokut, Doruntinën, zbuloi dhe përuroi monumentin plot simbolikë moderne, në vendin, ku më 11 janar të vitit 1999, Enver Maloku u vra pabesisht në një atentat ende të padriçuar.
Autor i këtij monumenti është arkitekti Hazir Zhitia, kurse kompania “Paradiso” ka realizuar projektin, ndërkaq atë e ka financuar Kuvendi Komunal i Prishtinës.
***
Njoftimi- Kryesia e LDK-së bëri homazhe te përmendorja e Enver Malokut
 
Prishtinë, 11 janar 2019- Sot në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm z. Ismet Beqiri në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te përmendorja e Enver Malokut, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.
 
LDK – Zyra për Informim

Filed Under: Histori Tagged With: 20 vjetori, Bell Jashari, Enver Maloku, perkujtohet

Në Shqipëri kudo ta lypin or zotëri

January 11, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Ka disa ditë që puna e këtij gjyqtarit nga Fieri është dominante në webet tona. Dhe shumë syresh ngrejnë supet, gajasen, i vënë gojës dorën përsipër etj. Sikur çfarë ka ndodhur. Çfarë ka bërë ai gjyqtari?! Mirëpo në Shqipëri kudo ta lypin or zotërinjë, zonja a shoqe. Nuk e di përse habiteni. Kudo…

Tek gjendja civile për një çertifikatë. Tek përmbarimi. Tek patentat, tek kouladimi i mjeteve. Tek lejet e çiftes. Tek vërtetimet në fakultete. Tek posta. Tek abonentë, kartat e identiteti, pasaportat. Kudo. Në korridoret e spitaleve nuk bëhet fjalë, të rjepin deri sa të dali grima e fundit e frymës. Ku nuk të rrjepin e nuk ta lypin në Shqipëri? Ku? Në dogana?

Mos e fol. Të gjallë të rjepin. O ta marrin atë ”kafenë” e përqindjes, o kurrë nuk të zhdoganohet malli. Ne kemi postulat në gojë faktin, njoh unë dikë aty. Kam një mik. Ta rreugulloj unë. Shkojmë bashkë. Le të jetë edhe institut për studimet bërthamore ne, do ta modifikojmë ligjin, do i modifikojmë shkresurinat, do ta punësojmë për hatër të mikut një kasap. Jemi unikal për këtë… miku të bën artist, miku të bën shkencëtar. Miku të paguan për gjithë jetën qyl. Miku dhe partia…

A e dini se si mu përgjigj një herë një zonjë boll e kualifikuar. Dhe me një bagazh dijesh. Kur e pyeta pse e papunë. Më tha, sepse jam pa parti, nuk kam para të tepërta të jap, tua fus nën dorë, nuk di të hap shalët. Ja tre arsye ku mund të vdesësh i papunë. 

Kjo është Shqipëria jonë vëllezër.

Megjithatë gajasemi me një gjyqtar që ta lyp. Që palos eurot në një lokal të zbrazët. I gjithi në dispozicion të tij. Të kujton ato pamjet e filmave me kapot e mafiozëve, kur uleshin dy koka e vulosnin. Përreth vetëm tavolina të zbrazta. 

Dhe ky është fundi. Ose rënia në batak e një shoqërie e cila po e ha të gjallë vetveten. 

A ka rrugë për ta ndalur këtë theqafje. Pa asnjë diskutim që ka. Duke filluar së pari nga shteti vet. Eshtë fare e kollajshme, çdo fund viti të verifikohen të ardhurat. Fare e kollajshme. E kemi përsëritur sa jemi bërë shkumaxhinj nga goja. Gjyqtar je zotrote? Po.. sa e ke pagën, sa ke marr për një vit. Dalin të gjitha. Kaq. Dhe çfarë janë teprica, kuptohet se nga vinë. Dhe me to merret ligji pastaj. Por ata nuk duan ta bëjnë këtë. Sepse, së pari u nxjerrin sytë vetvetes. Nuk duan ta bëjnë që nga qeveria. Shtetarët e ardhur me votë. Së dyti nuk duan ta bëjnë as opozitarët. Lëre çfarë kërkojnë vetingun e figurave politike. Eshtë një blof spektakolar. Asgjë tjetër. Por ajo që më habit dhe që është e treta në radhë…, është fakti po ne, ju, të gjithë, si shoqëri përse nuk kërkojmë një veting rrënjësor nga 1990-ta e këtej. Një zbythje totale e kastës që erdhi nga apartamentet një dhomë e guzhinë, nga sekretariatet e partisë së punës, katovica etj., dhe që sot janë sipërmarrës a investitorë dhe në masën 100% i kanë nipërit e mbesat me studime jashtë duke varrosur traditën dhe universitetet tona. Pra për një katarsis kombëtar. Dhe të gjitha këto me paratë e taksave, të rrjepjes, rryshfetit, lypjes, poshtërimit, burgosjes. Kjo më habit, neglizhenca jonë. Dhe dashuria e pafund karshi këtyre kryetarë a kryeministra, partish etj. Aq sa kam përshtypjen se vendi tashmë, është plotësisht i angazhuar, vend partiakësh, jo qytetarësh. 

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet kjo rënie, ky degradim, ky fund plot dimër thashethemesh e kamerash të fshehta.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, kudo ta lupin, shqiperi

Shqipërinë po e zbrazin po me çfarë do ta mbushin?

January 11, 2019 by dgreca

1 eli8Nga Elida Buçpapaj/

“Kërkojnë 48 mijë shoferë në Kanada!”

“Kërkojnë punëtorë në Gjermani”, “Gjermania kërkon rreth 1.8 milionë punëtorë nga Ballkani!”

Këto janë lajmet që qarkullojnë nëpër mediat shqiptare!

Janë fakenews? Shqiptarët nuk presin as pyesin që të marrin vesh nëse janë të vërteta apo gënjeshtra! Po ia mbathin!

Nga ana tjetër janë me qindra mijëra ata që mbushin formularë për Green Card apo marrin ikën ku të mundin! Janë me diploma dhe bëjnë punë të rëndomta.

Janë inxhinierë dhe punojnë nëpër restaurante apo pastrojnë zyra.

Mjekët ndërkohë i kanë hyrë gjermanishtes dhe nuk do të kalojë shumë e spitalet në Shqipëri do të mbushen me mjekë me diploma fallco apo diploma të shitura!

Sipas statistikave jo të freskëta gjatë këtij tranzicioni gati 30 vjeçar Shqipërinë e kanë lënë 3 milionë shtetas që tashmë kanë formuar diasporën e pas diktaturës, ndërsa në vendin e shqiponjave kanë mbetur 2.7 milionë, një pjesë e mirë të moshuar dhe pensionistë.

Truri ka fluturuar jashtë vendit, aty kanë mbetur ata që kanë marrë mastera dhe doktoratura të plagjatuara. Fenomeni brain drain, Human capital flight – ose fluturim i kapitalit njerëzor është një fenomen që nuk ndalet në Shqipëri.

Edhe pse dihet se shpresa vdes e fundit, rezulton që në Shqipëri shpresa është arratisur nga vendi. Shqiptarët nuk besojnë tek asnjëra palë politike, e kanë humbur shpresën për të nesërmen dhe ndërmarrin aktin final, heroik duke lënë vendin e tyre, aty ku balta është më e ëmbël se mjalta!

Sepse të ikësh, të lësh shtëpinë, të ikësh nga qielli yt që ke mbi krye është sikur të presësh rrënjët dhe me rrënjët kraheve të endesh nëpër botën ku s’të njeh dhe s’të pret akush për të gjetur një tokë skërkë, për t’i mbjellë rrënjët e vijuar jetën! Ky është një akt dramatik, epik, heroik! Për patriotizëm nuk bëhet fjalë, sepse kur nuk ke minimumin e ekzistencës që të siguron një jete me dinjitet, kur nuk ke punë e siguri, patriotizimi është i fundit që të vjen ndërmend.

Diaspora 3 milionëshe është shumë më sensibël se ata që kanë mbetur aty! Tanimë e ngulitur në Perëndim, diaspora është pjesë e Perëndimit, por ata që ikën nuk janë më të rinj, ndërsa ata që lindën tashmë të rinj, pjesa më aktive, janë vendosur shumë mirë, integruar për të mos thënë asimiluar! Megjithatë diaspora mbetet një burim i fortë shprese!

Sot mediat dhe portalet shqiptare e kanë të sigurt klikueshmërinë kur japin lajme të tilla si “kërkojnë 48 mijë shoferë në Kanada” apo “Gjermania kërkon 1.8 milionë punëtorë nga Ballkani” e më the të thashë. Këto lajme konkurojnë lajmet më pikante të kronikës rozë apo fotografive e videove hard!

Mediat në Shqipëri janë pjesë e establishmentit hajn e majmur në lluks që për t’i ruajtur privilegjet e pamerituara e ka ssi strategji largimin e shqiptarëve nga atdheu. Që pastaj aty të mbetet llumi politik me enturazhin e vet, plus pensionistët me pensionet të pamjaftueshme as për të mbajtur frymën gjallë. Establishmenti hajn ka bodyguard mafien dhe militantët e administratave plus shërbëtorët e llumit, guzhinierët, shërbyesit që u pastrojnë vilat, që u punojnë kopështet, që ata të farmakosin bio, parukeritë, sallonet e bukurisë, botokseve, kirurgjisë plastike, mani pediküre-et, eskortave me dokoratura me buzë, gjoks’ e të pasme të fryra me silikon dhe hostelet për qentë e macet  e aristokracisë të llumit, krijuar këta 30 vjet, që për të siguruar ngulitjen e tyre ilegjitime i intereson çngulitja e shqiptarëve!

Por harrojnë se çngulitjet apo çrrënjosjet shoqërohen me kataklizma!

Vakuumet dhe zbrazjet mbushen!

E llogaritë nuk dalin gjithmonë!

A nuk do të ishte më mirë që të ndalet çrrënjosja e shqiptarëve dhe në vend të tyre le të çrrënjoset ky llum që natë e ditë përjarget në lluksin vanitoz por që e ka si objektiv të mbijetesës së tyre zbrazjen e Shqipërisë?!

A do të jetë rinia që do t’i ç’rrënjosë dhe zbrazë Shqipërinë nga ky llum?!

Le të shohim se çfarë do të na sjellë 2019!

Uroj më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen!

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Zbrazja e Shqiperise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT