• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2019

PRONARET SHQIPTARE, LETER PUBLIKE EUROPARLAMENTARIT DHE DHE AMBASADORIT TE BE

February 26, 2019 by dgreca

LETER PUBLIKE DELEGACIONIT TE KRYESUAR PREJ EUROPARLAMENTARIT   z. KNUT FLECKENSTEIN DHE AMBASADORIT TË BE Z. LUIGI SORECA/

1 PRONAT

Nga

KOALICIONI i SHOQATAVE TE PRONAREVE SHQIPETARE TE TOKAVE

2 pronaretTiranë, më 24. 02.2019

Të nderuar zotërinj !/

Nga gazetat mësuam se me datën 27.02.2019, do të vijnë në Tiranë një grup ekspertësh të kryesuar nga deputeti i Parlamentit Europian z. Knut Fleckenstein.

Në emër të koalicionit të pronarëve shqiptarë të shpronësuar nga diktatura sllavokomuniste që vazhdojnë të dhunohen prej 28 vjet me ligjet antikushtetuese të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, paraprakisht ju përcjellim publikisht mendimet tona dhe ju lutemi të krijoni mundësi për një takim me ne si grup interesi për të diskutuar.

Ish ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Znj. Romana VLAHUTIN; duke reaguar ndaj shumë e shumë ankesave te qytetarëve, para dorëzimit të detyrës, në datën 22.06.2018, organizoi një takim të përbashkët me grupet e interesit dhe qeverinë Shqipëtare në prezencë të rreth 10 ekspertëve të pavarur, të dërguar nga KE. Ky takim ishte në nivel akademik me pjesëmarrje të gjërë dhe në prani të shumë mediave. Në këtë takim zonja Vlahutin, ne emër të BE, u shpreh qartë në favor të respektimit të të drejtës së pronës në përputhje me detyrimet kushtetuese, duke i quajtur të gjithë ligjet e pronave të pas 1991, si elementë juridikë, me pasoja të rënda sociale që kanë shkatërruar ekonominë shqiptare. Ambasadorja deklaroi se Bashkimi Europian nuk do tolerojë më tej shkeljen e të drejtave të njeriut dhe se brenda vitit 2018, krahas reformës në drejtësi, do të fillonte reforma e re për pronat për të ndërtuar një ligj të ri i cili të korigjojë gjithë gabimet e ligjeve të mëparshme.  Nuk kuptuam pse ky reflektim i vonuar i ambasadores se BE, u injorua dhe u përmbys.

Më datën 19.09.2018, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës bazuar në raport progreset e Komisionit që ju keni kryesuar, miratoi rezolutën për Shqipërinë ku bie dakort me Qeverinë Shqiptare se mekanizmi i kompesimit të pronarëve nëpërmjet ligjit Nr. 133/2015 është funksional, është efektiv dhe në përputhje me kërkesat e Gjykatës së Strasburgut, të shprehura në vendimin pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”. Në vazhdim, duke e konsideruar këtë një histori suksesi ky organizëm Europian, vendosi për të tërhequr ekspertët e pavarur të dërguar prej tij.

Ne si shtetas të thjeshtë nuk e kuptojmë gjeopolitikën rajonale, por kuptojmë qartë se kthimi i pronës së grabitur tek i zoti dhe kompensimi ashtu siç përcakton qartë Kushtetura, janë parime themelore të demokracisë perëndimore. Mohimi i kthimit fizik dhe standardet e dyfishta të aplikuara pas vitit 1991, e futën shoqërinë shqiptare në rrugën e humnerës. Ne kuptojmë se veprimet jo efektive të ndërkombëtarëve dhe maovrimet për miratimin e ligjit 133/2015, nga Brukseli janë katastrofa e Shqipërisë dhe apelojmë që: ju të kuptoni realitetin.

Ne shoqatat e të shpronësuarve, në emër të grupit të interesit, ju kemi informuar se Ligji 133/2015, është produkt vetëm i qeverisë, se gjatë hartimt të këtij ligji, ne nuk jemi thirrur asnjëherë në konsultim por jemi thirur nga Zv Ministri i drejtësisë z. Idlir Peçi vetëm pasi ligji ishte perfunduar. Në takimin ku Kryeministri do prezantonte ligjin 133/2015, në Hotel Sheraton, ne nuk na u dha fjala për të shprehur shqetësimet tona dhe për këtë shkak të gjitha shoqatat e ftuara në takim, u larguam nga salla në mënyrë demonstrative. Sot mund t’ju japim argumenta të tjera të pakundështueshme se për problemin e pronës, ju jeni të mashtruar, se ligji për partneritetin publik privat, ligji për turizmin dhe ligji 133/2015, synojnë përvetësimin e pronave turistike nga oligarkia politike, ato janë shkelje flagrante me të drejtat e patjetërsueshme të pronarëve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar konform nenit 181 të Kushtetutës. Asnjë pronar nuk kundërshton të kompensohet për prona që janë tjetërsuar ose do të tjetërsohen për vevoja publike.

Ju z. Fleckenstein jeni plotësisht i informuar për transferimet e paligjëshme të pronave në zonat turistike. Shembull flagrant ju sjellim pronat turistike të “Gjirit të Vlorës” dhe të “Karaburunit”, deri në Sarandë, që duan t’i përvetësojë oligarkia politike. Prandaj konkluzionin e Komitetit të Minstrave të BE, ku ju jeni raportues për Shqipërinë ne e konsiderojmë tërësisht të gabuar dhe në shkelje flagrante me detyrimin e shtetit për respektimin e të drejtave të njeriut, ku një nga pikat themelore është detyrimi i Shtetit për respektimin e origjinës së pronës konform nenit 181 të Kushtetutës. Realiteti në Shqipëri është krejt ndryshe nga ato që raporton Qeveria Shqipëtare. Mjafton të themi se familjet pronare janë afro 87%, pronarët kanë afro 48% të pronës dhe Shteti ka 52% ndërsa në Gjykatën e Strasburgut pala Shqiptare ka raportuar se pronatët janë vetëm 0.6%.  Raport progresi që ju z. Fleckenstein, keni përcjellë në Strasburg, e ka trajtuar kompensimin ashtu siç ju intereson oligarkisë kleptokratike, pa saktësuar se çfarë prone duhet kompensuar dhe kjo po zhvillon një konflikt të ri brenda popullsisë.

Ligji 133/2015, duke mos përcaktuar se çfarë prone do të kompensohet, e ka komplikuar çështjen e pronave, duke e kthyer Komitetin e Ministrave të  BE nga faktor i zgjidhjes së vjedhes së pronave në emër të ligjit, në pjesë të problemit.

Ligji 133/2015, në asnjë nen të tij nuk pasqyron zgjidhjen e drejtë të çështjes së pronave, nuk vlerëson origjinën dhe mënyrën e fitimit të pronës, në përputhje me përcaktimin e qartë në nenin 41 dhe 181të Kushtetutës. Këtu abuzohet me vendimet e Gykatës së Strasburgut që në mungesë të kthimit fizik kërkojnë kompensimin.

Ju kërkojmë që ju ta sqaroni këtë situate në Strasburg, pasi ligji 133/2015 shkel plotësisht mundësinë e zbatimit të Kushtetutës për nenet 181 dhe 41 mbron dhe maskon korrupsionin pushtetar, ka futur konfliktet ndërmjet familjeve dhe brenda familjes, eleminon plotësisht parimin bazë të shtetit kapitalist, respektimin e të drejtës së pronës dhe largon rininë  nga atdheu për të kërkuar azil nëpër botë.

Rezoluta e datës 19.09.1018, e ka përmbysur  optimizmin tonë dhe të popullit. Si mund të justifikoni si interes publik që pronari të kompensohet sepse pronën e tij, në shkelje të kushteteutes, institucionet e shtetit ja kanë transferuar një personi të tretë ? Me siguri ju nuk do ta pranonit këtë politike në Gjermani apo ne vende te tjera te BE. Kjo situatë e turbullt e politikanëve shqiptarë, na kujton politikën e vjetër të pas luftës Ruso Turke (1878), me traktatet në vazhdim që sakrifikuan dhe coptuan 4 vilajetet Shqiptare. Sot, në vazhdimësi  të konfiskimeve të sistemit komunist, neootomanizmi, në emër të Europës na mohon të drejtën e pronës së trashëguar ose atdheun,  duke u justifikuar me kompensim. Ligji 133/2015 synon që anarkia dhe vjedhja e pronave që kanë bërë pushtetarët, veçanërisht në zonat turistike, të mbyllet me rezolutat e KE, duke varrosur përfundimisht të drejtat kushtetuese dhe të patjetërsueshme të pronarëve të cilët janë shpallur shtresë armike njëlloj si në kohën e diktaturës sllavokomuniste. Duke mohuar kthimin fizik të tokës shqiptare tek pronari original, ju po na eliminoni. A kemi të drejtë të ankohemi për gjenocid ?

Ne e kemi ofruar zgjidhjen, nëpërmjet një projektligji dhe pretendojmë se zgjidhja që kemi propozuar, nuk ka faturë financiare,  pasi çdo trung familjar merr pronën e konfiskuar, respekton plotësisht të drejtën e pronës konform Kushtetutes dhe kerkesave të GJEDNJ, vendos qetësinë sociale dhe drejtësinë, por  zgjidhja që japim ne, nuk i pëlqen qeverisë sepse mbyllen shtigjet e korrupsionit qeveritar të maskuara me partneritetin publik privat. Nqs ju do pranoni mendimet tona, ju lutemi që ne Strasburg, të insistoni që prona të vlerësohet si parakusht që mbyll burimin e korrupsionit pushtetar dhe shtetëror dhe pas zgjidhjes së anarkisë së pronës krijohen kushte për zgjedhje të lira demokratike. Ne jemi thellësit të bindur se vetëm kështu, ju do sillni ndryshimin dhe do të ktheni tek brezi i ri shpresën se në Shqipëri mund të jetohet më mirë se në emigracion. Gjuha jonë jo diplomatike është pasojë e padrejtësisë që na bëhet nga politika shqiptare që nuk ka ndërmend të kthejë pronat por ti përvetësojë ato duke u justifikuar me përdorimin abuziv të koncepteve “kompensim” dhe “tjetërsim prone për nevojë publike”.

Personalisht besoj se ju jeni politikan me mendje të hapur, që pranoni kritikën dhe korigjimin e saj në interes të parimeve morale dhe demokratike pasi  punoni  për drejtësi që edhe Shqipëria të bëhet shtet ligjor me sistem demokratik.

Me konsderatë!

Për Koalicionin e Shoqatave të Pronarëve të Origjinës.

Kryetari  Av. Axhem Imeri

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasadorit te BE, Leter Europarlementarit, Pronaret shqiptare

PROTESTA- Mijëra njerëz para Kuvendit të Shqipërisë

February 26, 2019 by dgreca

1 a protesta-madheshtore-20

Tiranë, 26 Shkurt 2019- Në Shqipëri një situatë e tensionuar është krijuar para parlamentit, ku opozita u mblodh për të protestuar ndërsa deputetët e shumicës janë në sallë në seancë.Një grup manifestuesish tentuan të çajnë kordonin e policisë të vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të parlamentit, por u sprapsën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Disa manifestues u përgjigjën më pas duke hedhur gurë ndaj policisë.

Opozita e nisi protestën ndërsa brenda në sallë zhvillohej një seancë jashtë radhe. Disa mijëra përkrahës të Partisë Demokratike dhe LSI-së u mblodhën me urgjencë për protestën, sapo kryesia e parlamentit ndryshoi datën e seancës.

Ky është tubimi i tretë brenda 10 ditësh që zhvillon opozita, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protestat synojnë të largojnë qeverinë ilegjitime e të korruptuar dhe parlamentin, sipas tij, ilegjitim dhe me mandate të blera.

Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën flakadanë në drejtim të policisë. Ndërkohë, brenda sallës parlamenti vazhdoi seancën plenare. Në rendin e ditës ishin dy ligje mbi strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organe të tjera të drejtësisë.

Policia ishte e shumtë në numër dhe masat shtesë ishin të dukshme, duke perfshirë edhe ndrprerjen e internetit në zonën e protestës. Autoritetet pohuan më herët se heqja e internetit bëhet për arsye sigurie, por opozita tha se kjo është një metode e re për të censuruar protestat dhe mesazhet e saj.(Kortezi-voa)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendi, mijera protestues, Protesta

Propagandë dezinformuese e ultranacioalisteve serbe

February 26, 2019 by dgreca

Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

 Nuk është e vërtetë se   Amerika dhe BE-ja “janë në dijeni” dhe, kinse po e “mbështetin” njëfarë “Marrëveshje sekrete” fait accompli mes Vuçiqit dhe Thaçit për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Përkundrazi, edhe Uashingtoni dhe Brukesli janë deklaruar se do të përshëndesin çdo marrëveshje të arritur mes Beogradit dhe Prishtinës, pa kurrfarë imponimi dhe diktati. Madje, këtë e ka deklaruar edhe  vetë Moska zyrtare.

Prandaj,  përfolja e Amerikës dhe e BE-së se gjoja po “ditkan” dhe po “përkrahkan”   një “Marrëveshje sekrete”, të dakorduar nga presidenti Vuçiq dhe homologu i tij Thaçi,  është gënjeshtër, spekulim, provokim, mashtrim, manipulim dhe shpifje e  propagandës ultranacionalsite serbe të masmediave  të Beogradit, që ka për qëllim që, së pari ta përmbysë regjimin e Aleksandar Vuçiqit (të cilin po quajnë “tradhtar” kinse për shkak të koncesioneve që po i bën Kosovës) dhe, së dyti, provokimin e një lufte të re në Kosovë, gjithnjë duke llogaritur në forcat ultranacionaliste serbe dhe në  mbështetjen e fuqishme të Rusisë dhe të aleatëve të saj sllavë. Prandaj, është më se e domosdoshme, që masmediat shqiptare të mos e  “përçojnë” dhe të mos e mbështetin një propagandë të tillë krejtësisht antishqiptare, që ka për qëllim destabilizimin e Shqipërisë, si dhe “bombardimin” e  shtetit të pavarur të Kosovës.

 –Sepse mund të ndodhë, që dikush të bie viktimë e një propagande të tillë serbomadhe, ashtu siç pat rënë ish-kryeministri i qeverisë së Serbisë, Dr. Zoran Gjingjiq më 2003 në Beograd.  Ndaj, të mos ndiqet një propagandë e tillë masmediale, e cila mund të shkaktojë viktima të reja, edhe në Prishtinë, edhe në Beograd, edhe në Tiranë.

 Një medium  i mirfilltë shqiptar, që publikisht është deklaruar se është me përmbajtje kombëtare, nuk do të duhej të publikonte shkrime të masemdiave serbe, por në rast nevoje, vetëm t’i komentonte ato, duke i cituar, jo duke i botuar në tërësi, sepse kjo formë shqipëruese e përmbajtjes së tyre  nuk  ka kurrfarë leverdie për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror shqiptar.

Prandaj, të gjitha masmediat shqiptare, duhet të përmbahen nga propaganda dezinformuese ultranacionaliste serbe e Beogradit, të mos e ushqejnë popullin me artikuj rinfus (me krunde të kontaminuara vdekjeprurëse), duke i publikuar si “origjinalë” dhe të “saktë” gjoja për “mbrojtjen” e interesit nacional dhe shtetëror të Kosovës.

-Është e papranueshme që masmediat shqiptare në ballinat dhe në faqet tyre, të “riprintojnë” shkrime  me  tituj bombastikë dhe “sensacionalë” nga gazetat dhe nga portalet serbe, gjoja se çojnë “ujë në buti të mullirit” të inetresave jetike të shqiptarëve dhe të Kosovës apo të Shqipërisë. Kjo është e turpshme, e panveojshme dhe shumë e dëmshme për interesat vitale kombëtare dhe  shtetërore shqiptare.

 -Kuptohet, nëse preket intersi nacional dhe shtetëror shqiptar,  ne kemi të drejtë  dhe për detyrë, që t’i komentojmë shkrimet e publikuara  nga masmediat e ndryshme , si dhe nga ato serbe (duke i cituar dhe interpertuar ato me fjalë tona), por jo asesi nuk është në interesin e afirmimit të mediave shqiptare, që ato  t’i publikojnë në tërësi, e për më keq t’i trajtojnë si “top lajme”, që t’i “hanë më lehtë” lexuesit shqiptarë, sepse ato asgjë nuk përmbajnë të vërtetë as për shqiptarët, as për Kosovën  e as për Shqipërinë etnike, as për Ballkanin, as për Evropëne  as për Amerikën, vetëm për sllavët e  Ballkanit dhe të Rusisë.

Historia dhe përvoja e derisotme ka provuar se kush është ushyer me lajme dhe me dezinformata të  propagandës politike  të serbosllavëve ballkanikë dhe të  aleatëve të tyre, është djegur në zjarrin dhe në flakën e tyre. Këtë e dëshmojnë edhe 10 dhjetë gjenocidet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (1878-1999).  Prandaj,  të qëndrojmë larg nga përdorimi dhe nga ushqimi i dezinfromatave të industrisë së propagandës së zezë dhe asaj të bardhë të ultranacionalizmit dhe të etnocentrizmit serb.

Prandaj, në vend  se të ushqehemi dhe të krenohemi me lajmet dhe me shkarravinat propagandistike të masmediave  serbe, të  mësohemi të bëjmë lajmet dhe informacionet tona origjinale dhe profesionale të bazuara në fakte dhe në burime të sakta. Pra, të mësohemi të  ushqehemi me  produktet-ljamet dhe me informacionet tona vendore shqiptare, jo me ato serbo-sllave ballkanike dhe më gjerë, që për “mision nacional” kanë rrenën, manipulimin, shpifjen, intrigën dhe dezinformacionin, jo asnjëherë të vërtetën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Propagandë dezinformuese e, ultranacioalisteve serbe

Grekët bashkëpunuan me nazistët dhe jo Çamët

February 26, 2019 by dgreca

Prokopis Pavlopulos, ishin grekët ata që bashkëpunuan me nazistët dhe jo Çamët/

 Nga Arben Llalla/

 Presidenti Pavlopulos njihet për ndjenjat e tij antishqiptare, ku prej 30 vitesh ka mbështetur kauzën e irredentizmit grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Sa herë që Pavlopulos viziton Jugun e Epirit ai bënë deklarata antishqiptare duke akuzuar çamët si bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, por kjo akuzë nuk është vërtetuar asnjëherë si nga gjykatat e Greqisë ashtu edhe ato ndërkombëtare. Shqiptarët e Çamërisë u masakruan nga EDES e Zervës sepse ata ishin shqiptar dhe i përkisnin fesë myslimane. Napoleon Zerva masakrojë edhe shqiptarët ortodoksë të cilën nuk dëshironin të deklaroheshin grekë.

Kreu grek i shtetit, Prokopis Pavlopulos e ka të nevojshme të nisë të punojë me akademikët e vendit të tij, bashkë me punonjësit e Institutit IMKA dhe nën shoqërinë e Barkajve (Panajotin, Vasilikën apo Kostën) të na ofrojnë qoftë edhe një fotografi a dokument, ku të dalë në dritë bashkëpunimi i çamëve me gjermanët.

Kurse në të kundërt është shumë lehtë e dëshmueshme për vetë Pavlopulosin dhe gjithë botën mbarë se Micotaqi, Karamanlisi, Rallis, Meimaraqis, Mercon e plot të tjerë, ishin bashkëpunëtorë të Italisë dhe Gjermanisë naziste.

            I kam ftuar disa herë akademikët dhe shkencëtarët grekë në debat për të vërtetuar se shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, unë nuk e përjashtojë faktin se mundet të kenë qenë individë deri në dhjetëra bashkëpunëtorë të nazistëve, por jo mijëra çamët të cilët u masakruan me gjenocidë.

Kryeministrat e Greqisë së pas luftës bashkëpunëtorë të gjermanëve

 Shqiptarët e Çamërisë ishin të vetmit që u masakruan, u përdhunuan, ju rrëmbye pasuria, u përzunë nga shtëpitë e tyre nën akuzën se ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Kjo akuzë kolektive për herë të parë në historinë e re të botës i ndodh një populli që të përbuzet kaq rëndë vetëm e vetëm se disa individë që i përkisnin etnisë së saj ishin spiunë apo bashkëpunëtorë të pushtuesit paqësor të Greqisë. Gjermanët u pritën me paqe dhe nderime nga politikanët, kisha greke dhe populli i saj. Pra, gjermanët mund të quhen me të drejtë pushtues paqësor të Greqisë. Me gjermanët bashkëpunuan mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., shtetas të Greqisë, por familjet e këtyre bashkëpunëtorëve nuk u dënuan asnjëherë, nuk ju sekuestrua pasuria, por nga familjet e bashkëpunëtorëve të gjermanëve dolën kryeministra, ministra, deputet, figura të shquara të jetës shoqërore të Greqisë pa u persekutuar asnjëherë.

Më poshtë do sjellim fakte që bashkëpunëtorët e gjermanëve u bënë deputet, ministra, kryeministra dhe kryetar shteti të Greqisë të pas viteve 1945. Lista e politikanëve grek që rrjedhin nga familje që kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mund të jetë edhe më e madhe, por ne po sjellim emrat e disave që janë botuar në gazetat, revistat dhe librat e autorëve grek.

Bashkëpunim me gjermanët ka patur Gjeorgjio Merkuri, kryetari i partisë Nacional Socialiste Greke, i cili është gjyshi i ish-ministres dhe deputetes së ndjerë Merlina Merkuri.

Gjeorgjio Simitis është babai i ish-kryeministrit të Greqisë Kosta Gjeorgjios Simitis, 1996-2004, ministër 1985-1990. Gjeorgjio Simitis gjatë kohës së pushtimit gjerman u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bankave të Greqisë, një post i lartë shtetëror. Por në vitin 1944, Gjeorgjio Simitis duke nuhatur se gjermanët po e humbnin luftën ju bashkua në male grupeve të rezistencës. Ai, u akuzua për zhdukjen e 8.000 paund që kishin dërguar aleatët si ndihmë1.

            Konstandin G. Karamanlis (1907-1998), ishte një nga politikanët e njohur të Greqisë. Sipas disa dokumenteve të kohëve të fundit, del se ai ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve në Selanik gjatë periudhës 1941-1945. Në dokumentin e CIA-as, 16 shtator 1962, thuhet se emri i Konstandin Karmanlis është i përfshirë në listat e bashkëpunëtorëve të gjermanëve të Merten për përzënien e hebrenjve2.

            Pas pak kohësh pritet të dalë në qarkullim libri i Mitch Fatouros, një greko-amerikan i cili do sjelli të dhëna nga dokumentet e CIA-as, fotografi për bashkëpunimin e Konstandin Karamanlisit me pseudonimin “Kryepeshkopi”.

Gjatë periudhës së pushtimit gjerman Konstandin Kramanlis shoqërohej me një femër të quajtur Lili Mak, me origjinë ruse e cila ishte agjende e Gestapos gjermane. Në vitin 1942 italianët e arrestojnë Lili Mak dhe gjyqi e dënon me burg, por me ndërhyrjen e gjermanëve ajo u liriu. Në vitin 1946, Lili Mak, bashkë me nënën e saj Elenin dolën përpara gjykatës greke në Athinë me akuzën si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Ato u mbrojtën në gjyq nga avokati dhe deputeti Konstandin Karamanlis i cili e fitoj gjyqin dhe nuk u dënuan3.

            Konstandin G. Karamanlisi që nga viti 1946 ka qenë deputet, ministër dhe katër herë kryeministër i Greqisë nga viti 1955-1963, 1974-1980. Në vitin 1980-1985, ishte Kryetar i Republikës Demokratike të Greqisë, gjithashtu edhe më 1990-1995 ishte Kryetar i Greqisë.

Konstandin Karamalisi është xhaxhai i ish-kryetarit të partisë Demokracia e Re, Kosta Aleksandër Karamanlis i cili ishte kryeministër më 2004-2009. Nga viti 1989 e deri më sot është deputet i Demokracisë së Re në Kuvendin e Greqisë.

            Gjeorgjios Joanis Rallis (1918-2006), është djali i kryeministrit të Greqisë 1943-1944, Joani Rallis i cili ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe vdiq në burg. Gjeorgjios Rallis në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Greqisë. Ka qenë ministër i disa ministrive nga vitet 1950-1958, 1961-1963, 1967, 1974-1980. Në vitin 1980-1981, ishte kryetar i partisë Demokracia e Re dhe kryeministër i Greqisë. Dha dorëheqje si deputet dhe u tërhoq nga jeta politike në vitin 1993.

Konstandinos Micotaqis (1918-), është njeri nga politikanët e fortë të Greqisë. Micotaqi është nipi i ish-kryeministrit Elefteros Venizellos. Konstandin Micotaqi u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1946, më 2004 dha dorëheqjen si deputet dhe nga jeta politike. Ka qenë ministër i disa ministrive më 1965-1966, 1978-1981. Në vitin 1984 u zgjodh kryetar i partisë Demokracia e Re, dhe më 1990-1993, ishte kryeministër i Greqisë. Është babai i dy deputetëve Dora Bakojani dhe Qiriako Micotaqis.

            Gazeta greke AVRIANI4 e qershorit të vitit 1985, botoj një fotografi ku shihet Konstandin Micotaqi në mes të dy ushtarëve gjermanë. Në vitin 1989 pas rënies së murit të Berlinit, dy ish-agjentët e STAZIT të Gjermanisë Lindore deklaruan në një emision televiziv se kishin marrë porosi që të gjenin materiale ku të vërtetohet bashkëpunimi i Micotaqit me nazistët gjermanë. Ata kishin gjetur fotografinë në fjalë dhe ua dhanë porositësve. Pas disa vitesh gazeta AVRIANI, botoj një shkrim ku deklaronte se fotografinë ku shihet Micotaqi me dy ushtar gjermanë ua kishte dhënë drejtuesi i lartë i PASOK-ut, Kosta Laliotis5.

            Sido që të jetë e vërteta ka bashkëpunuar apo jo me gjermanët ish-kryeministri Micotaqi, as gazeta AVRIANI, as Lalioti që u përfol se e ka siguruar këtë foto, dhe asnjë individë që e botoj ndër vite, familja Micotaqi nuk ngriti padi penale për shpifje ndaj tyre. Kjo le të nënkuptosh se fotografia kishte qenë origjinale.

            Kosta A. Karamanlis (1956- ), është djali i vëllait të Konstandin G. Karamanlisit i cili është akuzuar kohëve të fundit si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ka patur të dashur në periudhën e pushtimit gjerman një agjende të Gestapos Lili Mak. Kosta Karamanlis, u zgjodh për herë të parë deputet më 1989 me partinë Demokracia e Re. Në vitin 1997 u zgjodh kryetar i partisë së djathtë Demokracia e Re dhe nga viti 2004-2009 ishte kryeministër i Greqisë. Vazhdon të jetë deputet i partisë Demokracia e Re. Pra, Kosta Karamanlisi u përket atyre familjeve që kanë bashkëpunuar me gjermanët gjatë viteve 1941-1944.

            Evangjelios Meimaraqis (1953-), ish-kryetar i partisë Demokracia e Re, ish-ministër 2006-2009, ish-kryetar i Kuvendit të Greqisë 2012-2015, deputet që nga viti 1989, rrjedh nga një familje që është akuzuar se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me gjermanët në ishullin e Kretës. Familja Meimaraqis, për herë të parë nxorri deputet në vitin 1915, Vasileos Meimaraqis, i cili dënoj sulmet e kretasve kundër ushtrisë gjermane dhe përkrahu qeverinë e Gjeorgjio Çolakoglu6. Gjyshi i tij me të njëjtin emër avokati Evangjelos Meimaraqis përkrahu ushtrinë gjermane dhe dënonte sulmet e guerrilasve kundër tyre. Gazeta AKROPOLI, 4 qershor, 1941 shkruan për vizitën e Vasili Meimaraqit në kampin e trajtimit të oficerëve të qeverisë Çolakoglu dhe dënoj krimet e kretasve kundër gjermanëve.

Më 27 prill 1944, britanikët dhe forcat e rezistencës në Kretë, rrëmbyen gjeneralin gjerman Heinrich Kraipe. Emri i avokat Evangjelos Meimaraqis figuron në peticionin e intelektualëve të Kretës që dënonin sulmin dhe rrëmbimin e gjeneralit gjerman Kraipe7.

 

 



1 ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ, 13, qershor, 1945

2 www.kalami.net/2015/ellada/karamanlis-nazi-katadotis.html

3 www.aera2012.blogspot.gr/2015/11/blog-post_8.html

4 Δημοσθενησ Κουκουνασ, ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΚΑΤΟΧΗΣ, Τομος Β, Athinë, 2013, fq.158

5 www.fimes.gr/2014/10/mitsotakis-nazi

6 ΕΛΕΥΘΕΡΟΝ ΒΗΜΑ, 5,qershor, 1941

7 ΚΡΗΤΙΚΟ ΚΗΡΥΚΑ, 30, prill, 1944

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, bashkepunuan me gjermanet, Greket, Jo Çamët, President Pavlopulos

Vrasësit e vëllezërve Bytyçi, në institucionet më të larta të Serbisë

February 26, 2019 by dgreca

3Bytyci ThaciPresidenti Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë/

Vellezerit Bytyci

-Ilir Bytyçi, në emër të familjes, ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë/

PRISHTINË, 26 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Presidenti Thaçi ka thënë se në shumë takime me përfaqësues ndërkombëtarë, krahas çështjes së pagjeturve ka ngritur edhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi.

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb”, ka thënë presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Ilir Bytyçi në emër të familjes e ka falënderuar presidentin Thaçi për angazhimin e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se ngritja e kësaj çështje nga institucionet e Kosovës do të rrisë presionin mbi Serbinë për të ndriçuar këtë dhe rastet e tjera të luftës në Kosovë.

Presidenti Thaçi edhe njëherë ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen deri në fund të rastit Bytyçi dhe sjelljen e krimineleve para drejtësisë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Bell Jashari, Thaci, vellezerit Bytyci

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT