LETER PUBLIKE DELEGACIONIT TE KRYESUAR PREJ EUROPARLAMENTARIT z. KNUT FLECKENSTEIN DHE AMBASADORIT TË BE Z. LUIGI SORECA/
Nga
KOALICIONI i SHOQATAVE TE PRONAREVE SHQIPETARE TE TOKAVE
Të nderuar zotërinj !/
Nga gazetat mësuam se me datën 27.02.2019, do të vijnë në Tiranë një grup ekspertësh të kryesuar nga deputeti i Parlamentit Europian z. Knut Fleckenstein.
Në emër të koalicionit të pronarëve shqiptarë të shpronësuar nga diktatura sllavokomuniste që vazhdojnë të dhunohen prej 28 vjet me ligjet antikushtetuese të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, paraprakisht ju përcjellim publikisht mendimet tona dhe ju lutemi të krijoni mundësi për një takim me ne si grup interesi për të diskutuar.
Ish ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Znj. Romana VLAHUTIN; duke reaguar ndaj shumë e shumë ankesave te qytetarëve, para dorëzimit të detyrës, në datën 22.06.2018, organizoi një takim të përbashkët me grupet e interesit dhe qeverinë Shqipëtare në prezencë të rreth 10 ekspertëve të pavarur, të dërguar nga KE. Ky takim ishte në nivel akademik me pjesëmarrje të gjërë dhe në prani të shumë mediave. Në këtë takim zonja Vlahutin, ne emër të BE, u shpreh qartë në favor të respektimit të të drejtës së pronës në përputhje me detyrimet kushtetuese, duke i quajtur të gjithë ligjet e pronave të pas 1991, si elementë juridikë, me pasoja të rënda sociale që kanë shkatërruar ekonominë shqiptare. Ambasadorja deklaroi se Bashkimi Europian nuk do tolerojë më tej shkeljen e të drejtave të njeriut dhe se brenda vitit 2018, krahas reformës në drejtësi, do të fillonte reforma e re për pronat për të ndërtuar një ligj të ri i cili të korigjojë gjithë gabimet e ligjeve të mëparshme. Nuk kuptuam pse ky reflektim i vonuar i ambasadores se BE, u injorua dhe u përmbys.
Më datën 19.09.2018, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës bazuar në raport progreset e Komisionit që ju keni kryesuar, miratoi rezolutën për Shqipërinë ku bie dakort me Qeverinë Shqiptare se mekanizmi i kompesimit të pronarëve nëpërmjet ligjit Nr. 133/2015 është funksional, është efektiv dhe në përputhje me kërkesat e Gjykatës së Strasburgut, të shprehura në vendimin pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”. Në vazhdim, duke e konsideruar këtë një histori suksesi ky organizëm Europian, vendosi për të tërhequr ekspertët e pavarur të dërguar prej tij.
Ne si shtetas të thjeshtë nuk e kuptojmë gjeopolitikën rajonale, por kuptojmë qartë se kthimi i pronës së grabitur tek i zoti dhe kompensimi ashtu siç përcakton qartë Kushtetura, janë parime themelore të demokracisë perëndimore. Mohimi i kthimit fizik dhe standardet e dyfishta të aplikuara pas vitit 1991, e futën shoqërinë shqiptare në rrugën e humnerës. Ne kuptojmë se veprimet jo efektive të ndërkombëtarëve dhe maovrimet për miratimin e ligjit 133/2015, nga Brukseli janë katastrofa e Shqipërisë dhe apelojmë që: ju të kuptoni realitetin.
Ne shoqatat e të shpronësuarve, në emër të grupit të interesit, ju kemi informuar se Ligji 133/2015, është produkt vetëm i qeverisë, se gjatë hartimt të këtij ligji, ne nuk jemi thirrur asnjëherë në konsultim por jemi thirur nga Zv Ministri i drejtësisë z. Idlir Peçi vetëm pasi ligji ishte perfunduar. Në takimin ku Kryeministri do prezantonte ligjin 133/2015, në Hotel Sheraton, ne nuk na u dha fjala për të shprehur shqetësimet tona dhe për këtë shkak të gjitha shoqatat e ftuara në takim, u larguam nga salla në mënyrë demonstrative. Sot mund t’ju japim argumenta të tjera të pakundështueshme se për problemin e pronës, ju jeni të mashtruar, se ligji për partneritetin publik privat, ligji për turizmin dhe ligji 133/2015, synojnë përvetësimin e pronave turistike nga oligarkia politike, ato janë shkelje flagrante me të drejtat e patjetërsueshme të pronarëve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar konform nenit 181 të Kushtetutës. Asnjë pronar nuk kundërshton të kompensohet për prona që janë tjetërsuar ose do të tjetërsohen për vevoja publike.
Ju z. Fleckenstein jeni plotësisht i informuar për transferimet e paligjëshme të pronave në zonat turistike. Shembull flagrant ju sjellim pronat turistike të “Gjirit të Vlorës” dhe të “Karaburunit”, deri në Sarandë, që duan t’i përvetësojë oligarkia politike. Prandaj konkluzionin e Komitetit të Minstrave të BE, ku ju jeni raportues për Shqipërinë ne e konsiderojmë tërësisht të gabuar dhe në shkelje flagrante me detyrimin e shtetit për respektimin e të drejtave të njeriut, ku një nga pikat themelore është detyrimi i Shtetit për respektimin e origjinës së pronës konform nenit 181 të Kushtetutës. Realiteti në Shqipëri është krejt ndryshe nga ato që raporton Qeveria Shqipëtare. Mjafton të themi se familjet pronare janë afro 87%, pronarët kanë afro 48% të pronës dhe Shteti ka 52% ndërsa në Gjykatën e Strasburgut pala Shqiptare ka raportuar se pronatët janë vetëm 0.6%. Raport progresi që ju z. Fleckenstein, keni përcjellë në Strasburg, e ka trajtuar kompensimin ashtu siç ju intereson oligarkisë kleptokratike, pa saktësuar se çfarë prone duhet kompensuar dhe kjo po zhvillon një konflikt të ri brenda popullsisë.
Ligji 133/2015, duke mos përcaktuar se çfarë prone do të kompensohet, e ka komplikuar çështjen e pronave, duke e kthyer Komitetin e Ministrave të BE nga faktor i zgjidhjes së vjedhes së pronave në emër të ligjit, në pjesë të problemit.
Ligji 133/2015, në asnjë nen të tij nuk pasqyron zgjidhjen e drejtë të çështjes së pronave, nuk vlerëson origjinën dhe mënyrën e fitimit të pronës, në përputhje me përcaktimin e qartë në nenin 41 dhe 181të Kushtetutës. Këtu abuzohet me vendimet e Gykatës së Strasburgut që në mungesë të kthimit fizik kërkojnë kompensimin.
Ju kërkojmë që ju ta sqaroni këtë situate në Strasburg, pasi ligji 133/2015 shkel plotësisht mundësinë e zbatimit të Kushtetutës për nenet 181 dhe 41 mbron dhe maskon korrupsionin pushtetar, ka futur konfliktet ndërmjet familjeve dhe brenda familjes, eleminon plotësisht parimin bazë të shtetit kapitalist, respektimin e të drejtës së pronës dhe largon rininë nga atdheu për të kërkuar azil nëpër botë.
Rezoluta e datës 19.09.1018, e ka përmbysur optimizmin tonë dhe të popullit. Si mund të justifikoni si interes publik që pronari të kompensohet sepse pronën e tij, në shkelje të kushteteutes, institucionet e shtetit ja kanë transferuar një personi të tretë ? Me siguri ju nuk do ta pranonit këtë politike në Gjermani apo ne vende te tjera te BE. Kjo situatë e turbullt e politikanëve shqiptarë, na kujton politikën e vjetër të pas luftës Ruso Turke (1878), me traktatet në vazhdim që sakrifikuan dhe coptuan 4 vilajetet Shqiptare. Sot, në vazhdimësi të konfiskimeve të sistemit komunist, neootomanizmi, në emër të Europës na mohon të drejtën e pronës së trashëguar ose atdheun, duke u justifikuar me kompensim. Ligji 133/2015 synon që anarkia dhe vjedhja e pronave që kanë bërë pushtetarët, veçanërisht në zonat turistike, të mbyllet me rezolutat e KE, duke varrosur përfundimisht të drejtat kushtetuese dhe të patjetërsueshme të pronarëve të cilët janë shpallur shtresë armike njëlloj si në kohën e diktaturës sllavokomuniste. Duke mohuar kthimin fizik të tokës shqiptare tek pronari original, ju po na eliminoni. A kemi të drejtë të ankohemi për gjenocid ?
Ne e kemi ofruar zgjidhjen, nëpërmjet një projektligji dhe pretendojmë se zgjidhja që kemi propozuar, nuk ka faturë financiare, pasi çdo trung familjar merr pronën e konfiskuar, respekton plotësisht të drejtën e pronës konform Kushtetutes dhe kerkesave të GJEDNJ, vendos qetësinë sociale dhe drejtësinë, por zgjidhja që japim ne, nuk i pëlqen qeverisë sepse mbyllen shtigjet e korrupsionit qeveritar të maskuara me partneritetin publik privat. Nqs ju do pranoni mendimet tona, ju lutemi që ne Strasburg, të insistoni që prona të vlerësohet si parakusht që mbyll burimin e korrupsionit pushtetar dhe shtetëror dhe pas zgjidhjes së anarkisë së pronës krijohen kushte për zgjedhje të lira demokratike. Ne jemi thellësit të bindur se vetëm kështu, ju do sillni ndryshimin dhe do të ktheni tek brezi i ri shpresën se në Shqipëri mund të jetohet më mirë se në emigracion. Gjuha jonë jo diplomatike është pasojë e padrejtësisë që na bëhet nga politika shqiptare që nuk ka ndërmend të kthejë pronat por ti përvetësojë ato duke u justifikuar me përdorimin abuziv të koncepteve “kompensim” dhe “tjetërsim prone për nevojë publike”.
Personalisht besoj se ju jeni politikan me mendje të hapur, që pranoni kritikën dhe korigjimin e saj në interes të parimeve morale dhe demokratike pasi punoni për drejtësi që edhe Shqipëria të bëhet shtet ligjor me sistem demokratik.
Me konsderatë!
Për Koalicionin e Shoqatave të Pronarëve të Origjinës.
Kryetari Av. Axhem Imeri