• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2019

Kosovë-Tendenca për destabilizim në veri…

June 21, 2019 by dgreca

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj: Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme…Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim…/

PRISHTINË, 21 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/ Nuk do qëndrojmë duarkryq përballë tendencave serbe për destabilizim  në veri, deklaroi sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Haradinaj  ka shkruar:

“Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”.

Media në Prishtinë shkruante sot në një nga titujt se, “Beogradi kurdis planin për ‘katastrofë humanitare’ në veri të Kosovës”.

Më 21 nëntor 2018, Kosova vendosi 100% tarifë doganore për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. “Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 18 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Vendimi është një përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës që kërkojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës”, është theksuar në  letrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj drejtuar Ambasadorëve dhe shefave të zyrave ndërlidhëse të akredituar në Republikën e Kosovës, në 22 nëntor 2018./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj- Veriu I kercenuar-Destabilizim

TROJET E ARBERIT: POLITIKANE- ULNI TENSIONET!

June 21, 2019 by dgreca

Thirrje e Shoqatës“Trojet e Arbrit“ për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Shqipëri/

Tensionet politike që janë duke ndodhur këto viteve të fundit në Shqipëri janë si fryt i keq i qeverisjës që kanë ndodhur tash e gati tri dekada në Shqipëri.Shumica e politikaneve shqiptarë fatkeqësishtë ende nuk deshirojnë ta dinë rolin e tyre se funksionet politike dhe shtetërore janë funksione kalimtare dhe jo të përjetshme.

Mosmundësia e Alternativave të reja politike në Shqipëri ku e tërë politika tash e tri dekada sillet rreth tri grupimeve politike pa pasur mundësi që të ngriten alternativa të reja në politikën shqiptare ka bërë që një grumbull politikanësh pozitë dhe opozitë tash e tridhjetë vjet të mëndojnë se pa ata nuk frymohet nuk jetohët dhe as nuk mundet që Shqipëria të ecë përpara.

Zgjedhjet Bashkiake të, 30 Qershorit 2019 ku pozita këmbngulë që të mbahen kurse opozita i ka bojkotuar dhe Presidenti i ka çdekretuar krijon një situatë anarkie dhe kaosi që Shqipëria më, 30 Qershor 2019 të rreshqet në një përplasje civile që nuk dihet se kur mund të ndalet.Për këtë janë të angazhuar edhe shumë shërbime të huaja antishqiptare që po punojnë natë e ditë që çështja shqiptare në Evropën Juglindore të ngelë mbrapa dhe trojet shqiptare të përfshihën nga flaka e kaosi dhe  anarkia.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ i bënë thirrje politikanëve në Shqipëri që urgjentisht ta shtyjnë datën e zgjedhjeve, të ulën në tavolinë pozitë dhe opozitë dhe pa asnjë kusht të caktojnë datën e re të zgjedhjeve ku në mënyrë demokratike t´iu ipet mundësia e votimit qytetarëve shqiptarë.Po ashtu ftojmë edhe Intelektualët me ndikim në Shqipëri dhe  në te gjitha Trojet Shqiptare,si dhe atdhetarët shqiptarë që duan që Shqipëria të ecë përpara që të bëjnë çka është e mundur që në këtë kohë të pakët sa ka mbetur ti ulnin palët në tavolinë dhe ti qetsojnë gjakrat.Shqipëria dhe shqiptarët kanë ma shumë vlerë për të jetuar, punuar dhe vepruar se sa një grup politikanësh miliarder që e ka kapur për fyti shtetin shqiptarë dhe nuk dëshiron ta lëshoi deri sa ta ngulfatë për vdekje.

Historikishtë e dimë se përplasjet civile në trojet shqiptare kanë lanë pasoja të dhimshme ku këto përplasje vëtem gjatë dhe pasë luftës së dytë botërore kanë lënë të vrarë 47000 shqiptarë  90 % të tyre janë pa varre.Në fund thërrasim politikanët që të mendojnë se paku një herë gjatë gjithë karrieres së tyre politike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të ulën në tavolinë për të dhënë zgjidhje çështjeve politike.Më mirë sot se nesër do të jetë vonë, kur të shkaktohetë dëmi dhe nuk ka asnjë arsye që të kerkoni fajtorin tek tjetri se fajtorë jeni ju të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë, deri sa nuk uleni që të rregulloni problemet shtetërore në bazë të rregullave demokratike.

Në emër të shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ ju bën thirrje për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve Nue Oroshi Kryetar.

Filed Under: Featured Tagged With: Trojet e Arberit-Ulni Tensionet

NJE GOSTI URIMI PER MIQESITE E VERTETA

June 21, 2019 by dgreca

NGA MARJANA BULKU/

Miqësitë e vjetra janë një ushqim jo i pakët shpirtëror i njeriut në kushtet në të cilat na ka vendosur lëvizja e lirë dhe sistemi global që përjeton sot bota. Ne ishim mësuar të jetonim pranë e pranë duke i siguruar vetes pak hapësira por shumë kënaqësi që vijnë nga njohjet e sigurta ndër breza .Ne ishim mësuar në atë varfërinë materiale e cila nuk ndjehej aspak e tillë kur miqësitë e pastra ta mbushnin shpirtin me ndjesi që bota e sotme post moderne pak ose aspak i njeh.Dhe kur rikthehesh prapë  tek miqësitë e vjetra edhe pse distanca gjeografike dhe koha na ndan jo pak , vlera e tyre ka shumëfish peshë dhe efekt në jetën tonë, aty ndjen se hapësira e madhe që sheh dhe prek nuk e ka tjetërsuar aspak peshën e miqësisë , përkundrazi.Ishte viti 1994 kur mikja ime e fëmijërisë dhe rinisë  Enela do ta linte jetën studentore për të ndërtuar atë familjare diku larg Shqipërisë por në zemër të Europës. Dhe ndarjet kanë edhe mallin edhe magjinë brenda dhe të gjitha bashkë me kalimin e viteve rriten ndërkohë kur  vetë jeta jonë përjeton  metamorfoza të shumta përmes të cilave konstante është miqësia, ajo e pastra , e kthjellta transparentja , ujëkulluar porsi liqeni pranë të cilit ecëm e biseduam gjatë gjatë, përgjatë vizitës time atje ,në Stanberg, Gjermani, një prej zonave më të pasura në burime natyrore vetëm 30 km larg  Mynihut.Tingujt e muzikës i shkojnë aq shumë përshtat liqenit aq sa duket sikur dalin nga ajo kthjelltësi e kristaltë që të qetëson syrin ndërsa bisedat e ngrohta përshkojnë tej e për tej çdo udhë e kryqëzim jete. Teksa Herlini, djali i madh i Enelës dhe Petritit të cilët mund të konsiderohen si emigrantët më të hershëm shqiptarë të vendosur këtu , luante në piano dhe këndonte në gjuhën shqipe ” lulja e majit” nuk ke se si të mos emocionohesh. Në 25 vite jeta e një familje përjeton stinë ngjyrash , lulzimesh, vyshkjesh  por kjo e shpërthimit të fëmijëve është më e bukura pranverë jete.Ne flasim pafundësisht për ta , dëshirat, profesionet e tyre që marrin udhë e formë pas studimeve, por asnjë përshkrim prindëror nuk mund të jetë më i bukur sesa komunikimi me këtë brez që padyshim është tejkalimi ynë në edukim, formim , aq sa ke qejf ti dëgjosh  madje edhe të debatosh me ta. Enela dhe Petriti janë brezi i parë i emigrantëve shqiptarë në Mynih dhe largimi nga Shqipëria për ta nuk ka qenë i lehtë , sidomos për Petritin.Ai është larguar në vitin 1990 me Ambasadat. I kujtojmë ato momente guximi të jashtzakonshëm që do ti prinin ndryshimeve të mëdha në Shqipërinë e mbyllur  në errësirën e burgut të vet. Ai ka mbetur po ai shpirt i lirë , si atëherë , me iniciativën e lirë përherë në kërkim të lirisë ekonomike e cila në Shqipëri vazhdon të mbetet ëndërr pa shtigje. Ndërsa Enela, romantike ëndërrimtare, e dashuruar pas të bukurës në veshje e stil, në sjellje e komunikim, êshtë po aq sportive dhe praktike , bujare dhe me shpirtin paqësor po me atë hapin metrosh ku për ta ndjekur të duhet të vraposh. Më rrëfen për vitet e para tē emigrimit …dhe unë imagjinoj studenten plot ëndra udhëve të një Europe që për çdo shqiptar mbeti ëndërr. Ajo është një guidë fantastike jo vetëm për shkak të profesionit por edhe të shijeve dhe klassit që e ka karakterizuar gjithë jetën. Janë vetëm tri ditë shëtitëse tej e përtej gjërave më të bukura që ofron Mynihu , por në mendjen time mbeten bisedat e ngrohta në oxhakun e ndezur , deri në mesnatë, tingujt që përshkonin tej për tej shtëpinë , oborrin e jeshiltë shumë pranë pyllit ku bletët prodhojnë mjaltin më të mrekullueshëm në botë . Ndaj kur ikën prej aty , diçka ka mbetur prapë aty… dëshira për tu rikthyer prapë e prapë ngjit edhe prej mjaltit  prodhuar mjeshtërisht , natyralisht në gji të asaj natyre magjike.Në pamundësi për ta bërë ditëlindjen tënde spektakolare siç ti Enelë ma bëre gjatë Ditëve Shqiptare në Bavari më lejo të them gëzuar përmes rrëfimit që natyrshëm nuk mundet ti shprehë të gjitha ndjesitë që lindin nga miqësitë e vërteta! Pastë vetëm ditëlindje për miqësitë që e zbukurojnë jetën tonë !21 qershor 2019…

Filed Under: Featured Tagged With: Marjana Bulku- Gosti-Miqesi te verteta

“Keshat dhe Preshat” Rilindas! 

June 20, 2019 by dgreca

Nga Dritan DEMIRAJ/

“Rilindasit” erdhën si çlirimtarë duke sjellë robërinë më të rëndë. Përshtatën në mënyrë të dhunshme një utopi mizore, duke ruajtur modelin e sundimit të të parëve të tyre. Që në ditët e para të qeverisjes “neo-bolshevike”, në vend që të merreshin me problemet bazike ekonomike të vendit e të shoqërisë shqiptare, hapën dhe kërcënuan në emër të bërjes “shtet”, vetëm burgje dhe skllavëri në çdo fushë të jetës. Të varfërit i skllavëruan akoma më shumë, oligarkët dhe mediokrit militantë politikë i pasuruan akoma më shumë!

Dhuna permanente ushtrohet në çdo formë, jo vetëm me policë, me shërbimet cinike të administratës publike, por duke përdorur krimin dhe bandat kriminale, për të përforcuar pushtetin e një deliranti dhe neo-diktatori mediokër “Lart-Hajnia” Rama!! 

Ai arriti në zgjedhjet e vitit 2017 duke bërë thirrje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese, që Policia e shtetit të dalë dhe të mbledhë vota për “rilindasit”, ku dhe sot e kësaj dite Prokurorja e PPP-ve nuk denjon të hapë hetime!

Përgjimet e reja të “Bild-it”, treguan kulmin e marrëzisë dhe poshtërsisë pasi kur politikanët rilindas duan të shtrembërojnë të vërtetën, të fshehin krimin e korrupsionin, kur vendimarrja politike zhvendoset në “hareme”, kur politika shtetërore shndërrohet në agjendë personale të njerëzve të etur për pushtet, kur sejmenët partiakë “rilindas” imitojnë lehjet e zagarëve të etur për një copë bukë, kur “bordello” e gënjeshtrave rilindase shikohet si kontribut i madh patriotiko-filozofik, ku Partia është mbi Shqipërinë, kjo tregon siç thotë populli; se janë “ulur Malet dhe janë ngritur Halet”! 

Ne si shoqëri, jo vetëm duhet të flasim për ç’ka ngjarë, por prej tyre të nxjerrim dukurinë. 
Hipokrizia dhe marrëzia e këtij palo kryeministri është se skandalet e rënda të vazhdueshme po hedhin poshtë shprehjen se “çudia më e madhe zgjat tre ditë”, ai ka disa javë që vërdalliset me qindra policë narkomanë nëpër Shqipëri, duke kërcënuar me burg gjithsecilin që prek votën në datën 30 qershor, por për paradoks me kërcënime të stilit mafioz, frymëzon dhe suporton, çdo element kriminal, duke u dhënë shpërblime dhe poste të larta në administratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Damiani i PPP-ve (HEC-ve, Unazës së Re, punëve publike……) dhe kulmi i marrëzisë është se Rama e ka vënë në krye të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore!!! Bën promovime të Gjushit, Bushit, Ndreut, Krashit, Leshit, Keshit dhe Preshit……., ku ky i fundit i ngeli në dorë duke e përdorur për të mbyllur gropën skeptike rilindase”!!!! 

Ky Kesh Lesh Preshi, ishte “rritur” si faktor sipas Kordhelit (e ftuar “Mbrëmje me Ide” përballë gazetares Mirela Milori), e cila ja rekomandoj “Shtatlartësisë” për t’a përdorur si “kamikaz zgjedhor” për të arritur objektivat, pasi Shukriut ju grisën “brekët” dhe “shtatlartësia” si rrobaqepës i mirë që është duhet t’ia “qepte”!!! 

Rilindasit Kordhelit nuk duhet t’ja “harrojnë” këtë meritë, pasi si eksperte e kësaj fushe dhe jo vetëm…, përdori gjithë infrastrukturën logjistike e njerëzore të Ministrisë së Mbrojtjes në qarkun e Kukësit. 

Zgjedhja e kujtesës lejon qytetarët të votojnë nëse do të heqin zotëruesit e detyrës përpara se të skadojnë afatet e tyre të rregullta.

Të dashur bashkëkombas mos harroni shprehjen më demokratike Amerikane:

When injustice becomes law, resistance becomes duty!

Filed Under: Analiza Tagged With: Dritan Demiraj-Rilandasit-Keshet

Homazhe te Shtatorja e Hasan Prishtinës në Vushtrri

June 19, 2019 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e patriotit Hasan Prishtina në Vushtrri, bashkë me Kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri/

VUSHTRRI, 19 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë. Shtatorja është përuruar në Sheshin Hasan Prishtina në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Komunës së Vushtrrisë. 

Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës./b.j/

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT