• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2019

Përtej emrit

June 14, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Dielli/

Çdo gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruaj të paktën një simbol nga koha kur është folur për herë të parë. Njeriu kupton vërtet atë që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet ‘etimologji’, që është studimi i ndjenjës së vërtetë të fjalës.Leonard Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ ‘gjithkush, dikush’, dallohet në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se ‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’.Mes etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër ‘njer’Sinonimet në shqip për ‘njeri’ janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim.Në legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së krijimit të njerëzimit.Kontaktet mes shqipes dhe ndonjë prej gjuhëve të Afrikës janë të paimagjinueshme, prandaj mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet afrikane drejt stepave të Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër Evropë. Dhe fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i lashtësisë së saj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Përtej emrit

VEPRA LETRARE E ELIONA GJERGO PROMOVOHET NE VATER

June 13, 2019 by dgreca

REZERVOJE 29 QERSHORIN- TAKIM ME SHKRIMTAREN ELIONA GJERGO ME BANIM NË ATHINË/

Rezervoje  29 Qershorin-2019, Ora 11.00 A.M, kohë kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe VATRA do të promovojnë romanet e shkrimtares së talentuar korçare – emigrante në Greqi, Eliona Gjergo.

Keni rast të bashkëbisedoni me vetë shkrimtaren e cila vjen enkas për këtë promovim. Eliona Gjergo është shkrimtare e talentuar që tashmë e ka treguar veten me kolanën në rritje të romaneve të saj:  “Kur i lëmë engjëjt të vdesin”, “Skizofrenia”, “Bisha prej Qelqi”, “Gjashtë gishta e gjysmë” dhe “Spectrum”. Është fituese e dy çmimeve letrare”Sotir Andoni” dhe “Faik Konica”.

Eliona shquhet për stilin e veçantë të rrëfimit, ku drama dhe proza e stilizuar  të tërheq pas vetes e të mbanë lidhur derisa të lexosh edhe frazën e fundit.

Promovimi organizohet në sallën e  Vatrës.

Adresa

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

Filed Under: Opinion Tagged With: Eliona Gjergo-Promovimi-Vater

Një pyetje opozitës

June 13, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Eshtë për të ardhur keq kur gjithë këto beteja, këto protesta masive, sot i ka shuar debati i një kuvendi karshi presidentit! Nëse Edi Rama do e kishte seriozisht dialogun, bashkëpunimin etj., do e kish bërë këtë me kohë. Presidenti është produkt i tij. Ashtu siç u përpoq të na mbushte mendjen me cilësitë a meritat e Ilir Metës, tani po bën të kundërtën. Krejt meit, i tronditur, nervoz, megjithëse ditë më ditë sa vjen e po shëndoshet, kryesiht nga koka, nuk po bën asgjë tjetër veç po tall bythën me një komb të tërë. Dhe sinqerisht është një absurditet kombëtar të dëgjosh se si gërthet kryeministri i vendit për presidentin. Dhe sinqerisht nuk e di se si kanë pushuar këto protesta e kullosin sytë para ekranit për të dëgjuar një budallallëk kombëtar. Dy vite më parë ua bëri dhuratë shqipatrëve, duke menduar se po hiqte qafe një ujk të vjetër të politikës. Dhe është katandisur këtu, i bindur të na mbushi mendjen se sa vasal është Ilir Meta. Në fakt duhet tu kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk ka putanizëm më të madh se kur një pjesë e klasës që drejton shtetin tall bythën me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura. Nuk e di përse zgjedhin president shqiptarët kur nga ana tjetër tallin mender me ‘të. Kur dëgjon që një ministre mbrojtje kryekëput politike nënçmon postin e lartë të shqiptarëve. E merrni me mend vet se çfarë mbrojtje territoriale mund t’i japim vendit në rast të një tensioni rajonal, se çfarë bindje kushtetute a ligji ka një dele rudë e dikasterit që garanton jetën dhe shtetin e shqiptarëve. Por mua nuk më trishton kjo, që Edi Rama nuk e meriton atë post e kam kuptuar me kohë. Kam qënë i ashpër me krahun tim jo më me këtë zullapin që e ka mendjen të bëj parada mode se sa të unifikoj shqiptarët. Dhe do të jem i tillë sa kohë që shoh padrejtësi ndaj qytetarit, sa kohë që do shoh megallomanë dhe jo njerëz që vërtetë e duan vendin e origjinës sime. Ka mbaruar epoka Edi Rama opozitë. Deri sa u verifikuam faktin e manipulimit në masë, faktin e vjedhjeve të zgjedhjeve, nuk ka kthim mbrapa. Nuk ka marrëveshje qofshin këto të dala edhe nga presidenca. Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Kaq dhe pikë. Lërini mënjanë dhe shpjegimet hajvanë studiove, mbi preçedentin, se gjoja mbas dy viteve kështu mund ta bëj edhe Edi Rama. Ta dini se nëse edhe ju i vidhni zgjedhjet ashtu, mirë ua bëfte. Por thelbi i gjithçkaje ku konsiston sfida, ku konsiston heqja dorë nga mandati është pikërisht iligjimiteti i tij. Kësisoj duhet ngritur në këmbë. U thamë shqiptarëve se ndër reformat janë sistemi zgjedhor, kufizimi i mandateve, president nga populli, aty qëndroni. Nuk ja vlen të dëgjosh broçkullat Edi Ramës Taulant Ballës dhe ndonjë blete tjetër që quan kriminale protestën e një qytetari demokrat…, nga ana tjetër firmos në bordero legjitime shkarkimin e presidentit të të gjithë shqiptare. Janë ca paradokse sociale që duhet të vdesin një herë e përgjithmonë. Lërini mënjanë konferencat e shtypit. Nuk ka këllqe Shqipëria të dëgjoj qyfyre deputetësh liste a memet e Rudinës. Sot duhej të ishte një ditë protestash masive për shkak se është bërë tërkuzë jeta e shqiptarëve. Europa, Europa, Junker, Mogerini, ka vepruar apo jo kushtetutshmërisht presidenti.? Ka apo nuk ka të drejtë komisioni pluralist në thonjëza kjo, i zgjedhjeve. Është çmenduri dikasteri se si një komisioner flet broçkulla karshi firmës dhe vulës. Sinqerisht çmenduri e kohës së bebelinove. Nuk e meriton Shqipëria jonë këtë vuajtje të përjetshme. Kur Edi Rama flet për burgun e munguar të Lul Bashës, në kohën kur ka rënë brenda vet me kohë. Pyetja ime është e thjeshtë, a ka opozitë? Apo gallatë deklaratash. Ngutje për ndonjë marrëveshje të vonë etj. Kjo nuk është e ndershme. Nuk është opozitare, por zgjatja e pushtetit një dallkauku, një çibani që kurrë mos e pastë për rrisk ai vend.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Pyetje Opozites

Nebaet Kollçinaku – shpirti dhe shtati që nuk iu bjerrën hiret prej internimit

June 13, 2019 by dgreca

Nga Shpend Sollaku-Noe’/

Plagët e thella herë-herë heshtin, edhe për një kohë të gjatë. Por  pikërisht atëherë kur i mendon të shëruara, mjafton një ashkël e një kujtimi të dhimbshëm, për t’i bërë të kullojnë gjak rishtazi. Më ndodhi edhe mua, ndërsa shkruaja për të ndriturin Kostaq Stefa dhe të shoqen e tij, të mbivuajturën Eleni. In primis nuk kish sesi të mos më lëndohej plaga kurrë e patharë e familjes time, jeta e sime mëje me gjashtë famijë, me shtëpi të sekuestruar në të cilën futën qeraxhinj, të cilën u desh ta paguajmë edhe njëherë për dhjetra vite, që të mos bëhej e shtetit.

Është kjo fazë e jetës në të cilën na u desh të luftonim urinë, përçmimin, imitimin e prangave me duar, nëpër cepa rrugësh, nga bijtë e atyre që na kishin dënuar babanë me akuza që i besuan vetë ata lloj zvarranikësh, diferencimin që u kulmua me mosdhëninen e të drejtës për të studiuar në universitet, me dërgimin në baltrat e Ndërnenasit, mes llumrave të rrezikshme – mbetje të metalurgjisë, me sakrifikimin e tri viteve të tjerë të rinisë mes shkëmbinjve te Sazanit.

Në kësi rastesh shqiptarët qesin në pah virtutet e tyre më të spikatura. Sidomos të liga. Nuk dua të përmend  drejtorët që nuk mbahet mend sa herë më kanë propozuar për të më përjashtuar nga shkolla. As edhe sekretarët apo instruktorët e devotshëm të rinisë që na qepeshin pas për një “basetë” pak më poshtë se kocka e partisë, apo për një palë pantallona të jashtëligjshme. Këta kishin brenda të gjithë vrerin e mundshëm, aq sa ndokënd që nuk kish kockë të fortë mund edhe ta kishin lënë pa frymë ashtu si pickimi i nëpërkës që poshtë gurit.

Shtysë për këto rreshta u bë një grua e hirshme, një grua shtalartë, një grua inteligjente dhe aq e mirë në shpirt saqë është mëkat që brezat të mos e kujtojnë.

Quhej Nebaet Kolliçinaku. E mira Nebaet ishte e internuar në Plug në atë periudhë.

Nënën time, në fillim e kishin pushuar nga puna si të padenjë për të edukuar fëmijët e komunistëve. Shkoi në dreq gjithë veprimtaria e saj illegale gjatë luftës, gjithë lufta e saj për zhdukjen e analfabetizmit në Myzeqe për vite të tëra, duke filluar menjëherë pas 1944-ës, përpjekjet dhjetravjeçare për ngritjen dhe konsolidimin e arëmit në Lushnje, sidomos të atij parashkollor.

Pas një periudhe papunësie, Shadien time  e lejuan të jepte mësim, por e emëruan mes baltrave të Myzeqesë, pikërisht atje ku njohu Nebaetin. U bënë aq mikesha ato dy gra saqë, siç tregon djali i saj – Gazmir Kollçinaku – nëna ime shpesh shoqëronte Gazin e vogël në shtëpi, sepse gjoja ishte pa qejf. Kështu mund të shkonte në atë familje të të internuarve pa probleme.

Siç edhe e kam përmendur më parë, familja jonë nuk do të kish mbijetuar pa ndihmën e dajallarëve në Lushnje, por edhe të kushërinjve të babait në Berat, nga të cilët nuk mund të lë pa parmendur të ndjerin Gani Duro – djalë i tezes së babait tim. Shpesh ndihmat jepeshin si borxhe, që ime më ia arriti t’i shlyente deri ne qindarkën e fundit, kur fëmijët e saj u rritën dhe nisën të punonin.

Ndër ndihmëdhënësit e familjes tonë ishte edhe Nebaeti, zonjë e vërtetë edhe mes baltrave të Plugut.

Nuk mund të harroj sidomos një Vit të Ri, kur shoqërova mamanë nga Lushnja, në muzg, nëpër shi, bubullima e llucë, deri në Plug, tek mikesha e saj, për të kërkuar borxh. Në shtëpinë tonë nuk kish mbetur asnjë lek edhe për të blerë ca portokalle!  Për festime të tjera as që ëndërronim. 

Falë shpirtit të gjërë të Kollçinakëve, edhe ne bëmë një farë feste atë Vit të Ri.

Eh, Nebaet, Nebaet. Ku është strehuar në qiell zemra jote e madhe? Cili prej zotave ai arriti të të ketë pranë? I mendoj si tani ndërsa grindeshin. “Është e imja, është e imja!”

Filed Under: Politike Tagged With: Shpend Sollaku Noe'

Skenari më i mirë – shtyrja e zgjedhjeve lokale me ujdi

June 13, 2019 by dgreca

Ka mundësi për kompromis, të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë, thekson në intervistë për Deutsche Wellen korrespondenti i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rüb që mbulon Shqipërinë.

Interviste nga Lindita ARAPI/*

Deutsche Welle: Në Shqipëri frontet janë ashpërsuar pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Si e shikoni ju këtë krizë?

Matthias Rüb: Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.

Si e shihni vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, vendim që ka zemëruar qeverinë. Presidenti Meta thotë, se bazohet në kushtetutë dhe ka përgjegjësi për paqen sociale në vend…

Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon. 

Ka një mocion me debat në parlament të enjten kundër presidentit Meta që çdekretoi datën e zgjedhjeve, synohet një rezolutë. Çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë, nëse arrihet shkarkimi i tij?

Kriza kushtetuese do të bëhej më e thellë. Mund të ndodhë që kryeministri të kërkojë zgjedhjen e një presidenti të ri. Sido që të jetë të gjithë të pushtetshmëve në Tiranë u mungon legjitimiteti i nevojshëm. Edi Rama nuk ka legjitimitetin e opozitës, presidenti Meta nuk ka legjitimitetin apo mbështetjen e qeverisë, të socialistëve, pra është shumë e vështirë të gjendet një rrugëzgjidhje nga kjo krizë kushtetuese. Vetëm nëse të tre palët ulen në tryezë e gjejnë një kompromis. Kjo do të ishte më e mira për vendin. Vendi ka nevojë për qetësi, për pushtetarë me legjitimitet e jo për trazira e përplasje jashtë institucioneve demokratike.

Kryeministri, Edi Rama takoi në Bruksel para dy ditësh, kreun e Komisionit të KE, Jean-Claude Junkcer, ai mori mbështetje aty. Njerëzit nuk duhet të pengohen të votojnë, tha Juncker. Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës, për lidhjet e PS e Ramës me mafian e drogës, se ai ka blerë zgjedhjet. Publikimet e gazetës “Bild” i dhanë një shtysë të re kësaj problematike. Mendon Brukseli se opozita po e ekzagjeron?

Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.

A mund mbahen zgjedhjet lokale në këto kushte? Për Ramën ato janë legjitime, për Bashën janë moniste.

Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.

Drejtësia që mund të thoshte fjalën e saj, duket e paralizuar në Shqipëri për shkak të vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, po për këtë arsye. Ndërkohë kriza thellohet. Kush mund të ndihmonte në këtë situatë?

E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Nuk shoh ndonjë palë që është e gatshme për kompromise. Nuk shoh as edhe një figurë të tretë nga jashtë apo brenda që mund të ndërmjetësojë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar. Pra, as drejtësia, si një pushtet i pavarur në Shqipëri nuk ndërmjetëson dot vërtet në këtë konflikt, nuk e shoh këtë mundësi që drejtësia në një lloj mënyre ta çojë përpara këtë proces. Pra ose të thuhet qartësisht, bazuar në ligj, se nuk ka prova të qarta për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me mafian e drogës, ose që ajo të tregojë qartë, se ka një bashkëpunim të tillë e të ngrejë akuzë kundër kryeministrit. Por siç e thashë drejtësia duket e paralizuar dhe jo e aftë të veprojë.

BE, në të shkuarën ka dërguar gjithmonë misione ndërmjetësuese, kësaj here ajo duket se është e rezervuar…

Edhe mua më duket kështu, por siç e thashë impulsi i BE për të vënë gjërat në vend në Shqipëri, apo për të përshpejtuar hapjen e negociatave, ky impuls po dobësohet gjithnjë e më shumë. Pra si nga brenda Shqipërisë zor se duket një rrugëdalje, ashtu edhe BE ka pak mundësi ndikimi. Pas zgjedhjeve europiane ajo ka halle brenda saj. Kush do jetë komisioneri i ri i zgjerimit, kush do jetë i ngarkuari për politikën e jashtme, si do të pozicionohen këta komisionerë të rinj kundrejt Shqipërisë. Gjithçka është pezull, e të shpresojmë që kjo gjendje të mos çojë në shpërthim dhune.

Por nëse nuk ndërhyn askush për të arritur një kompromis rreziku i shkallëzimit të situatës është i madh…

Për fat të keq është kështu. Edhe përvoja e tregon që ka pasur rrëzime qeverish me dhunë në Shqipëri, e që kanë pasur madje sukses për partinë që ka qenë në opozitë. Pra, joshja e partisë që nuk ka qenë në qeveri për të ndryshuar pushtetet me fuqinë e rrugës, madje me dhunë është e madhe, e kam frikë, se kjo joshje është e madhe edhe për Partinë Demokratike.

Por Shqipëria ka përvojë të hidhur në këtë drejtim, partitë duhet të kenë mësuar diçka nga e kaluara…

Do të dëshiroja që të thoja Shqipëria ka mësuar nga e kaluara, por për momentin shenjat janë për stuhi dhe jo për qetësim politik. Shpresoj që unë të gaboj dhe të që kemi një kompromis e një zgjidhje politike.

Cili do të ishte skenari më i mirë për vendin në këtë moment dhe çfarë mund të shkonte më keq?

Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëgulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit. Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e ndoshta situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis e të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë.

 Matthias Rüb është gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, me përvojë si korrespondent i saj për Europën Juglindore në vitet 1994-2002. Ai është kthyer sërish si korrespondent i FAZ për Europën Juglindore me qendër në Romë, duke mbuluar edhe zhvillimet në Shqipëri.

Intervistën e zhvilloi Lindita Arapi- Deutsche Welle

Filed Under: Opinion Tagged With: Shtyrja e zgjedhjeve lokale-Lindita Arapi-Matthias Rub

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT