![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-Promovimi-896x1024.jpg)
REZERVOJE 29 QERSHORIN- TAKIM ME SHKRIMTAREN ELIONA GJERGO ME BANIM NË ATHINË/
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-a-eliona-foto.jpg)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/fvto-elenA.jpg)
Rezervoje 29 Qershorin-2019, Ora 11.00 A.M, kohë kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe VATRA do të promovojnë romanet e shkrimtares së talentuar korçare – emigrante në Greqi, Eliona Gjergo.
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/Eliona-1-702x1024.jpg)
Keni rast të bashkëbisedoni me vetë shkrimtaren e cila vjen enkas për këtë promovim. Eliona Gjergo është shkrimtare e talentuar që tashmë e ka treguar veten me kolanën në rritje të romaneve të saj: “Kur i lëmë engjëjt të vdesin”, “Skizofrenia”, “Bisha prej Qelqi”, “Gjashtë gishta e gjysmë” dhe “Spectrum”. Është fituese e dy çmimeve letrare”Sotir Andoni” dhe “Faik Konica”.
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-gjashte-gishta-719x1024.jpg)
Eliona shquhet për stilin e veçantë të rrëfimit, ku drama dhe proza e stilizuar të tërheq pas vetes e të mbanë lidhur derisa të lexosh edhe frazën e fundit.
Promovimi organizohet në sallën e Vatrës.
Adresa
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458