
Edhe gjatë ditës së sotme shumë bashkatdhetarë kanë telefonuar dhe kanë shprehur solidaritet me fushatën e Vatrës duke nisur ndihma në adresën e saj. Telefonata të tilla janë bërë në zyrën e Vatrës jo vetëm nga shtete të ndryshme të Amerikës, por edhe nga Zvicra dhe Kanadaja. Vlerësojmë çdo kontribut, pavarësisht shumës që dërgohet. Secili kontribuon me aq sa mundet. Ne, do t’i bëjmë publike Listat emërore sapo të arrijnë të gjitha premtimet e deklarauara. Vetëm gjatë ditës së sotme sollën e kontributete tyre:
1- Avokati Fatos Dervishi $500.00
2- Alfons Grishaj $500.00
3- Zef Balaj $ 1000.00(ditën e fushatës ishte në Detroit)
Po ashtu kontribuoi edhe studuesi Idriz Lamaj,Muhamet Omari, Zija Lepenica etj., ndërkohë që bashkatdhetari Esat Likaj nga Zvicra, i anëtarësuar në degën e Vatrës Hudson Vally, NY, derdhi në llogarinë e Vatrës $1000.00 për fushatën e Tërmetit.
Ju lutemi të gjithë atyre që duan t’i bashkojnë kontributet e tyre me Vatrën, le ta dërgojnë chekun në adresën e Vatrës:
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458
Vatra që ka përvojë 107 vjeçare në dërgimin e kontributeve në Atdhe ju garanton transparencë dhe korrektësi.
Faleminderit të gjithë kontributorëve.







