• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

PRIZRENI, SI E DUAN TURISTËT…

January 8, 2020 by dgreca

               -Studim mbi kënaqshmërinë e turistëve në Prizren. Monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRIZREN, 8 Janar 2020/ Në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka realizuar një studim mbi kënaqshmërinë e turistëve që kanë vizituar qytetin e Prizrenit, duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe përfitimit të shumanshëm të tij dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për nivelin e kënaqësisë dhe pritshmërive të turistëve që zgjedhin Prizrenin si destinaicon turistik.

Si qëllim tjetër i hulumtimit ka qenë identifikimi i komponentëve kryesorë të turizmit që ndikojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve në Prizren dhe ndërtimi i një matësi për vlerësimin e përmbushjes së pritshmërive të turistëve me Prizrenin. Pastaj, motivet për përzgjedhjen e Prizrenit, aktivitetet e planifikuara, si dhe nivelin e përmbushjes së këtyre pritjeve.

Me përgjigjet e tyre, vizitorët na kanë ofruar disa rekomandime që do të mund të rrisin kënaqësinë turistëve në të ardhmen. Sipas të anketuarve, monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve. Në anën tjetër, pakënaqësia më e madhe, është shfaqur në të gjitha përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë me pastërtinë e destinacionit dhe problemin e qarkullimit të veturave në Qendrën Historike të Prizrenit.

Hulumtimi ofron rekomandime për politkbërësit e vendimmarrësit e përfshirë në industrinë e turizmit të nivelit lokal dhe qëndror mbi hapat e ardhshëm që turistët besojnë se duhet të ndërmerren për të rritur konkurueshmërinë e Prizrenit si destinacion turistik.

NË PRIZREN EDHE SHTËPIA E PARË E  GAZETËS HISTORIKE TË KOSOVËS RILINDJA

Para 75 viteve, në 12 Shkurt 1945, në Prizren nisi të dalë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

 “Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, shkruan në shtojcën monografi të gazetës së 22 Shkurtit 2008  “Rilindja 63 vjet – Kosova në Rilindje drejt pavarësisë”. Gjatë një vizite në 12 Shkurt 2005 në Shtëpinë në Prizren që ishte e numrave të parë të botimit të gazetës së parë të Kosovës Rilindja kryeredaktori i fundit Behlul Jashari ka dhuruar Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, të punar me ar e argjend nga argjendarët e qytetit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-Prizreni-Turistet

Letër Diellit:Të dashur vatranë, ruajeni VATRËN nga vatranët!

January 8, 2020 by dgreca

-Opinon nga jashtë Vatrës:Bëjeni VATREN jo vetëm të vatranëve, por të të gjithë shqiptarëve./

Nga Sami Mulaj/New Jersey/

Ta dashur e të shtrenjtë vatranë e vatrane!
Ju lutemi ruajeni Vatrën nga vatranët.
Të jesh vatran nuk do të thotë se je patriot, E të jesh patriot, padyshim do të thotë se je vatran…Vatran me ose pa testë anëtarësie, se Vatra nuk është e nuk duhet të jetë Parti, as si Parti, me antarsi si bateri ushtarësh, por as si një kope me ose pa dashin Ogiç.
Vatra me mbijetesën e saj na ka mësuar diçka, … se si të jetohet gjatë, dhe si të bëhesh shekullorë…E Vatra ka të drejtë të mburret me vehtëveten, e pse jo dhe vatranët,,,por vetëm kaq pra: vetëm se jemi  shekullorë.
Kjo është mjaftueshëm, pa u bërë e bezdisshme si Nëna e Kombit e vatranët Baballarët e Kombit?!! Dhe vatranët pa u bërë si veteranët në Shqipëri, që shfaqeshin e vazhdojnë kudo  me gjoksdekoratash, e grusht lart deri në vdekje?!!! Heronj pa mbarim, patriotë pa fund, flamuj e trima kudo… e Këngë e marshe deri në varr por pa Shqipëri në Europë, pa Kosovë të cliruar e shqiptarët më të varfërit e më të izoluarit në mes të Europës,?!! E kështu jemi dhe në shekullin e Ri, përsëri me mburrje të shpifur e pa arritje…
Edhe Vatra duhet të gjej rrugën e vet, pa i humbur rruga në Oborr…
Përpara se të mendojë për Kryesi e Kryetar(!!) të mendojë për përshtatje me kohën,,
Nuk është Vatra e Lisave Noli e Konica, dhe e kohës  së Shqipërisë  pa shtet a me diktaturë, e me Kosovë nën Jugosllavi.
Nuk është Vatra e një mërgate të vogël, por është e një mërgate më  se milionshe.
Nuk është Vatra e të ikurve, por është Vatra edhe e të lindurve e të atyre që rriten me Emigrim.
Pra është krejt tjetër kohë e tjetër brumë e tjetër gjeografi për Vatrën tonë.
Nuk e mbrojnë kuvendet as kryetarët!!
E mban përshtatshmëria me kohën.
Sa do të mirë e të zotë të jenë kryetarët, ata nuk mund të jenë Konicë e Nol, ata do të jenë nënhije lisash.
Sado të mirë e me plot histori luftrash të jenë Kryesitë, ato do të jenë nënhije lisash…Se tani, nuk janë e mbeten Lisa vetëm Noli e Konica, por janë me mijëra ata që janë bërë Lisa, këtu në Amerikë e gjetkë…Janë fëmijtë tanë, brezi i dytë e i tretë i Nol-Konicës, porse nuk duam ti njohim, e nuk duam ti vlerësojmë. Ne prindërit e “mirë”vetëm duam ti përdorim, a ti duam si lodra.
Prandaj pa u zgjatë do t’ju lutem:
Hiqni dorë nga kryesitë e Mëdha a kryetarët e Mëdhenj!
Zgjidhni ata që e organizojnë Vatrën e jo ta drejtojnë Vatrën.
Zgjidhni ata që e bëjnë Vatrën edhe shërbyesë të komunitetit e jo Flamurmbajtëse të komunitetit.
Zgjidhni për Vatrën kohën e Re, dhe hapni rrugën e ndërtoni infrastrukturën e shekullit të Ri. 
Zgjidhni një kryetar Nderi, të pranueshëm nga të gjithë, e që nuk zgjidhet e ndryshohet shpesh e Vatrën ta bëni me drejtor organizativ e administratorë profesional dhe jo me Kryesi a Kryetarë që mburren me biografi e heroizma si brigadjerët e arave!
Është më e thjeshtë, dhe Vatrën e bëni jo vetëm të vatranëve, por të gjithë shqiptarëve.

Filed Under: Komente Tagged With: Sami Mulaj-Leter Vatraneve

Irani sulmoi baza amerikane në Irak, reagimet e para

January 8, 2020 by dgreca

Irani bëri realitet kërcënimet e ditëve të fundit. Disa raketa kanë goditur dy baza të amerikanëve në Irak. Sulmi hakmarrës iranian ka rritur frikën për një luftë të re të mundshme në Lindjen e Afërt.

Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane në Irak. Me raketa janë sulmuar dy nga bazat amerikane që përdorin amerikanët në Irak. Pas sulmit ka reaguar presidenti Trump, i cili shkruan në Twitter se “çdo gjë është në rregull”. Edhe një përfaqësues i qeverisë amerikane në një reagim të parë ka thënë, se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha. CNN ka raportuar, se ushtarët amerikanë të stacionuar në Irak kanë qenë të informuar për sulmet. Falë një sistemi të hershëm alarmi, ushtarët kishin kohë të largoheshin nga zona e rrezikut e të futeshin në bunkerë mbrojtës. SHBA kanë kërcënuar më parë se do të kundërpërgjigjen me sulme masive, nëse Irani sulmon.

Raketenangriffe auf Stützpunkte im Irak (picture-alliance/dpa/AP/A. Harnik)

Trump duke folur në bazën Ain Al-Asad të sulmuar nga iranianët, dhjetor 2018Kurse mediat iraniane bëjnë fjalë për 80 “terroristë të vrarë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa. Sipas mediave iraniane, baza Ail al-Asad në Irak është shkatërruar plotësisht. Krahas bazës Ain al-Asad, sipas të dhënave të Pentagonit, është vënë në fokus të sulmeve iraniane edhe një bazë në zonën kurde të Irakut, në Erbil. Aty janë të stacionuar edhe ushtarë gjermanë. “Jemi në kontakt me ushtarët. Ata janë në gjendje të mirë”, është shprehur për mediat një zëdhënës i misionit.

la/dpa,tg)

irakische Militärbasis Ain al-Assad (picture-alliance/AP Photo/K. Mohammed)

Trupat amerikane të stacionuara në bazën amerikane në Irak, Ain Al-Asad/

Goditje e moderuar nga Teherani/

Reagimi i Teheranit ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani duket çuditërisht i moderuar. Për një kohë të shkurtër kjo hap një dritare për diplomacinë, thotë Matthias von Hein. Po të lëvizin të dyja palët.

Në thelb është absurde: raketat iraniane godasin dy baza amerikane në Irak – dhe bota merr frymë e lehtësuar. Sipas asaj që dihet deri tani, dëmi është i vogël. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi i matur për mënyrën e tij. Për mëngjesin në Uashington ai njoftoi vetëm  një deklaratë dhe jo lëshimin e raketave kundër pasurive kulturore iraniane.

Trump: (All is well! Missiles launched from Iran at two military bases located in Iraq. Assessment of casualties & damages taking place now. So far, so good! We have the most powerful and well equipped military anywhere in the world, by far! I will be making a statement tomorrow morning.)

Nga pala iraniane, ministri i Jashtëm Dschawad Sarif shkroi në twitter se Irani kishte marrë në mënyrë proporcionale masa vetëmbrojtjeje – dhe mbi të gjitha: i kishte përfunduar.

Javad Zarif: Iran took & concluded proportionate measures in self-defense under Article 51 of UN Charter targeting base from which cowardly armed attack against our citizens & senior officials were launched. We do not seek escalation or war, but will defend ourselves against any aggression.A është shmangur rreziku i tokës së djegur në Lindjen e Afërt dhe të Mesme? Jo. Por duket se bota të paktën është larguar një hap nga humnera, në buzë të së cilës qe afruar pas vrasjes së qëllimshme nga SHBA të gjeneralit iranian Soleimani.

Teherani mund të ruajë fytyrën

Sulmi me raketa duket i matur saktësisht: i madh në mënyrë që Teherani të shpëtojë fytyrën. Por nën pragun që do ta nxiste Trump të sulmonte objektivat brenda Iranit. E gjithë bota e dinte se Teherani do të reagonte në një formë në ndonjë pikë. Vrasja e Soleimanit ishte një akt lufte që udhëheqja iraniane nuk mund ta injoronte.

Në të njëjtën kohë të tërheq vëmendjen: Teherani kishte deklaruar se donte të hakmerrej vetë. Kjo gjithashtu mund të shihet si një paralajmërim për aleatët e “Boshtit të Rezistencës” në Liban, Irak dhe Jemen që të mos ndërmarrin veprime të tyre.

Matthias von Hein

Matthias von Hein

Tani që doli ca avull si nga kazani amerikan, ashtu edhe nga ai iranian, hapet një dritare për diplomacinë. Dhe bashkë me të edhe për evropianët. Ata duhet të bëjnë gjithçka që munden, për t’i nxitur të dyja palët për shtensionim ushtrarak dhe retorik.

Qëndrim në politikën e presionit maksimal?

Shkëmbimi publik i replikave mund të pasohet shumë shpejt nga ngacmime të militantëve aleatë të Teheranit ose veprime në të cilat Teherani mund të kundërshtojë besueshëm autorësinë e tij.

Kjo vlen veçanërisht po t’i përmbahen SHBA politikës së presionit maksimal. Me sanksionet e tyre, SHBA po zhvillojnë një luftë ekonomike që po e mbyt Iranin. Sa për kujtesë: ishte dalja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 që e nisi spiralen e përshkallëzimit.

Filed Under: Rajon Tagged With: Irani Sulmon-Bazat Amerikane

“Le Temps”: Ahmet Zogu, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar

January 8, 2020 by dgreca

– KUR 19 VJEÇARI AHMET BEJ MATI (ZOGU), NJË NDËR PERSONALITETET MË TË VLERËSUARA NË SHQIPËRINË QËNDRORE DHE ARMIK I BETUAR I ESAT PASHË TOPTANIT, MORI DREJTIMIN E TIRANËS NË EMËR TË PRINC VIDIT – LE TEMPS (1914)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2020/

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ahmet beu në Tiranë

Vjenë, 17 qershor.

Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati,  i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.

Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.

Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.

Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja-Ahmet Zogu-Le Temps

NË NDERIM TË ALBINA PERVIZIT, – SONTE, HOMAZHE, MESHA DHE VARRIMI-TË ENJTEN

January 8, 2020 by dgreca

Familja Pervizi me hidhërim të thellë lajmëron komunitetin shqiptar se me 6 Janar 2020, ndërroi jetë Albina Pervizi, e bija e Llesh Marash Vatës, motra e Rudolf Marash Vatës; nëna e Eva, edi, David, Daniel, Dioniz Pervizi.

Funerali do të mbahet te (The wake will be held):

FARENGA BROTHERS INC.

920 Allerton Ave. The Bronx, NY 10469

E mërkurë (Wednesday) Janar 8, 2020, 2 pm-9 pm.

Mesha e fundit do të mbahet te (The Mass will be held)

Kisha Zoja e Shkodrës

361 West Hartsdale Ave

Hartsdale, NY 10530

E Enjte (Thursday) Janar 9, 2020, Ora 11.Am

Varrimi vijon mbas Meshës te:

Gate Of Heaven

10 West Stevens Ave

Hawthorne, NY 10532

Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj DIELLI, i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Pervizi. Shpirti i Albinës pushoftë në Paqe!

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Previzi-Homazhe-mesha dhe Varrimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT