-Studim mbi kënaqshmërinë e turistëve në Prizren. Monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari
PRIZREN, 8 Janar 2020/ Në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka realizuar një studim mbi kënaqshmërinë e turistëve që kanë vizituar qytetin e Prizrenit, duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe përfitimit të shumanshëm të tij dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për nivelin e kënaqësisë dhe pritshmërive të turistëve që zgjedhin Prizrenin si destinaicon turistik.
Si qëllim tjetër i hulumtimit ka qenë identifikimi i komponentëve kryesorë të turizmit që ndikojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve në Prizren dhe ndërtimi i një matësi për vlerësimin e përmbushjes së pritshmërive të turistëve me Prizrenin. Pastaj, motivet për përzgjedhjen e Prizrenit, aktivitetet e planifikuara, si dhe nivelin e përmbushjes së këtyre pritjeve.
Me përgjigjet e tyre, vizitorët na kanë ofruar disa rekomandime që do të mund të rrisin kënaqësinë turistëve në të ardhmen. Sipas të anketuarve, monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve. Në anën tjetër, pakënaqësia më e madhe, është shfaqur në të gjitha përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë me pastërtinë e destinacionit dhe problemin e qarkullimit të veturave në Qendrën Historike të Prizrenit.
Hulumtimi ofron rekomandime për politkbërësit e vendimmarrësit e përfshirë në industrinë e turizmit të nivelit lokal dhe qëndror mbi hapat e ardhshëm që turistët besojnë se duhet të ndërmerren për të rritur konkurueshmërinë e Prizrenit si destinacion turistik.
NË PRIZREN EDHE SHTËPIA E PARË E GAZETËS HISTORIKE TË KOSOVËS RILINDJA
Para 75 viteve, në 12 Shkurt 1945, në Prizren nisi të dalë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, shkruan në shtojcën monografi të gazetës së 22 Shkurtit 2008 “Rilindja 63 vjet – Kosova në Rilindje drejt pavarësisë”. Gjatë një vizite në 12 Shkurt 2005 në Shtëpinë në Prizren që ishte e numrave të parë të botimit të gazetës së parë të Kosovës Rilindja kryeredaktori i fundit Behlul Jashari ka dhuruar Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, të punar me ar e argjend nga argjendarët e qytetit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.