Irani bëri realitet kërcënimet e ditëve të fundit. Disa raketa kanë goditur dy baza të amerikanëve në Irak. Sulmi hakmarrës iranian ka rritur frikën për një luftë të re të mundshme në Lindjen e Afërt.
Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane në Irak. Me raketa janë sulmuar dy nga bazat amerikane që përdorin amerikanët në Irak. Pas sulmit ka reaguar presidenti Trump, i cili shkruan në Twitter se “çdo gjë është në rregull”. Edhe një përfaqësues i qeverisë amerikane në një reagim të parë ka thënë, se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha. CNN ka raportuar, se ushtarët amerikanë të stacionuar në Irak kanë qenë të informuar për sulmet. Falë një sistemi të hershëm alarmi, ushtarët kishin kohë të largoheshin nga zona e rrezikut e të futeshin në bunkerë mbrojtës. SHBA kanë kërcënuar më parë se do të kundërpërgjigjen me sulme masive, nëse Irani sulmon.
Trump duke folur në bazën Ain Al-Asad të sulmuar nga iranianët, dhjetor 2018Kurse mediat iraniane bëjnë fjalë për 80 “terroristë të vrarë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa. Sipas mediave iraniane, baza Ail al-Asad në Irak është shkatërruar plotësisht. Krahas bazës Ain al-Asad, sipas të dhënave të Pentagonit, është vënë në fokus të sulmeve iraniane edhe një bazë në zonën kurde të Irakut, në Erbil. Aty janë të stacionuar edhe ushtarë gjermanë. “Jemi në kontakt me ushtarët. Ata janë në gjendje të mirë”, është shprehur për mediat një zëdhënës i misionit.
la/dpa,tg)
Trupat amerikane të stacionuara në bazën amerikane në Irak, Ain Al-Asad/
Goditje e moderuar nga Teherani/
Reagimi i Teheranit ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani duket çuditërisht i moderuar. Për një kohë të shkurtër kjo hap një dritare për diplomacinë, thotë Matthias von Hein. Po të lëvizin të dyja palët.
Në thelb është absurde: raketat iraniane godasin dy baza amerikane në Irak – dhe bota merr frymë e lehtësuar. Sipas asaj që dihet deri tani, dëmi është i vogël. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi i matur për mënyrën e tij. Për mëngjesin në Uashington ai njoftoi vetëm një deklaratë dhe jo lëshimin e raketave kundër pasurive kulturore iraniane.
Trump: (All is well! Missiles launched from Iran at two military bases located in Iraq. Assessment of casualties & damages taking place now. So far, so good! We have the most powerful and well equipped military anywhere in the world, by far! I will be making a statement tomorrow morning.)
Nga pala iraniane, ministri i Jashtëm Dschawad Sarif shkroi në twitter se Irani kishte marrë në mënyrë proporcionale masa vetëmbrojtjeje – dhe mbi të gjitha: i kishte përfunduar.
Javad Zarif: Iran took & concluded proportionate measures in self-defense under Article 51 of UN Charter targeting base from which cowardly armed attack against our citizens & senior officials were launched. We do not seek escalation or war, but will defend ourselves against any aggression.A është shmangur rreziku i tokës së djegur në Lindjen e Afërt dhe të Mesme? Jo. Por duket se bota të paktën është larguar një hap nga humnera, në buzë të së cilës qe afruar pas vrasjes së qëllimshme nga SHBA të gjeneralit iranian Soleimani.
Teherani mund të ruajë fytyrën
Sulmi me raketa duket i matur saktësisht: i madh në mënyrë që Teherani të shpëtojë fytyrën. Por nën pragun që do ta nxiste Trump të sulmonte objektivat brenda Iranit. E gjithë bota e dinte se Teherani do të reagonte në një formë në ndonjë pikë. Vrasja e Soleimanit ishte një akt lufte që udhëheqja iraniane nuk mund ta injoronte.
Në të njëjtën kohë të tërheq vëmendjen: Teherani kishte deklaruar se donte të hakmerrej vetë. Kjo gjithashtu mund të shihet si një paralajmërim për aleatët e “Boshtit të Rezistencës” në Liban, Irak dhe Jemen që të mos ndërmarrin veprime të tyre.
Matthias von Hein
Tani që doli ca avull si nga kazani amerikan, ashtu edhe nga ai iranian, hapet një dritare për diplomacinë. Dhe bashkë me të edhe për evropianët. Ata duhet të bëjnë gjithçka që munden, për t’i nxitur të dyja palët për shtensionim ushtrarak dhe retorik.
Qëndrim në politikën e presionit maksimal?
Shkëmbimi publik i replikave mund të pasohet shumë shpejt nga ngacmime të militantëve aleatë të Teheranit ose veprime në të cilat Teherani mund të kundërshtojë besueshëm autorësinë e tij.
Kjo vlen veçanërisht po t’i përmbahen SHBA politikës së presionit maksimal. Me sanksionet e tyre, SHBA po zhvillojnë një luftë ekonomike që po e mbyt Iranin. Sa për kujtesë: ishte dalja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 që e nisi spiralen e përshkallëzimit.