• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

Kohë shembjesh

May 18, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Shteti komunist shqiptar ka patur një urretje patologjike ndaj hebrenjëve. Edhe holokaustin e kishte mohuar, përderisa shtetin e ri izraelitë nuk e kishte njohur. Kjo sepse fashizmi e nazizmi, por edhe komunizmi, ishin forca të së njëjtës natyrë që e majta nxorri. Politikat e shtetit komunist mbi qeverisjen dhe punën ishin të ngjashme me ato nazi-fashiste – “puna të çliron”, “puna të mban gjallë”, puna është lavdi”, ishin disa prej parullave të tyre. Sot e njëjta ideologji vazhdon, por e kamufluar, me pinjollët komunistë që ecin në gjurmët e të parë e të tyre. Kur filluan shkatërrimet në emër të reformave urbanistike, ata u shtriqën të kënaqur, pasi thuajse asnjë nuk foli; veprimet e tyre u panë si “punë çunash”, ashtu si aksionet e “çunakëve” gjatë kohës së luftës anti-fashiste që u kthye në luftë anti-balliste, anti-zogiste, anti-patriotike. Por këto janë çështje prindërish, problemi është me çunat e tyre sot.

Kur hoqën simbolin kombëtar, Shqiponjën, nga sheshi Zogu i zi, kjo u paraqit si një komleksitet i Berishës që e kishte vendosur Shqipen gjatë periudhës së qeverisjes së tij, pasi populli, veçanërisht rinia, ka nevojë për forcim ndjenjash kombëtare, gjysma e popullsisë ka ikur.

Po ashtu, të gjithë qeshën, por e lanë të kalojë çmendurinë e shprehur nëpër pallatet me bojra si në ndonjë fshat a qytet haitian, për të mbuluar me ngjyra varfërinë e skajshme.

Dhe tani ndodhi shembja e Teatrit Kombëtar. Shumë borxhe vërtet borxhe i kam atij Teatri. Sa herë kam hyrë pa paguar a me biletë false, pasi nuk kisha a s’gjeja, për të parë një shfaqje ose për t’u endur nëpër hollin e tij mbushur me njerëz të hijshëm fisnikë në sytë e një adoleshenti. 

Po tani pas Teatrit, kush tjetër e ka rradhën për t’u shembur? Apo ka ardhur koha për t’u ngritur?

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Ushtrimi i gazetarisë së lirë nuk është krim- 30 vjet zhgënjim

May 18, 2020 by dgreca

USHTRIMI I GAZETARISË SË LIRË NUK ËSHTË KRIM –30-VJETË ZHGËNJIM!

Nga Frank Shkreli

Kjo këmishë më poshtë është 30-vjetë e vjetër.  Ishte një këmishë që Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në qarkullim në atë kohë për të shënuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhënie që ishin ndërprerë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, për pothuaj 50-vjet komunizëm, si dhe pjesëmarrjen e delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në zgjedhjet e para pluraliste.  E ruaj gjithnjë këtë këmishë megjithëse e grisur.  Madje e kam vendosur në një kornizë, si kujtim i një ëndërre dhe një shprese të dikurshme.  E ruaj si kujtim të realizimit të ëndërrës së një pjese dërmuese të shqiptarëve me rastin e shembjes së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, si një simbol kur shqiptarët filluan të merrnin frymë lirisht, pas pothuaj gjysëm shekulli komunizëm.  Ashtu mendonim atëherë.  Ndoshta ishim naiv.

E ruaj si kujtim shprese e periudhës Mars/Prill i vitit 1991.  Them si kujtim shprese sepse për herë të parë në Tiranë gjëndej një delegacion zyrtar i Shteteve të Bashkuara, më pak se dy javë pasi ishte nënshkruar në Washington protokolli për rivendosjen e marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve.  Ndërsa shetisnim  mbrëmjeve në Sheshin Skenderbeu, vihej re një atmosferë entuziazmi dhe shprese për ndryshim.  Në veshët tonë brohorisnin thirrjet e rinisë shqiptare: “Liri Demokraci” dhe parullat, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, e të tjera parulla të tilla pro-perëndimore, I shikoje të varura kudo në rrugët e Tiranës dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Këmisha përkujtimore e asaj ngjarjeje me rëndësi – e këthimit të madh historik — në fillim të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane 30-vjet më parë, kujton periudhën Mars/Prill, 1991 të qëndrimit tonë në Tiranë dhe pjesëmarrjen tonë, si vërejtës zgjedhorë (election observers) në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri:  “Votoni Për Ne”, nuk ishte thirrje që shqiptarët të votonin për ne, sepse ne nuk ishim në listën e kandidatëve, por do u jepte mesazhin shqiptarëve, që të votonin për kandidatët që shpreheshin në mbështetje të lirisë, përfshir lirinë e shtypit, dhe zhvillimeve të reja demokratike në vend.  Që të votonin, pra, për vlerat amerikano- perëndimore, për lirinë e fjalës dhe të shprehurit, si një prej parimeve më të shtrenjta të demokracisë amerikane dhe perëndimore.

Fatkeqësisht, mesazhi i para 30-viteve në këtë këmishë – mesazhi i realizimit të ëndërrës së shembjes së komunizmit dhe i kujtimit të shpresës se, më në fund, ditë më të mira e prisnin Kombin shqiptar — sot është këthyer në një zhgënjim të vërtetë.  Lista e arsyeve për zhgënjimet e mia, ashtu si edhe për shumë shqiptarë — mbrenda dhe jashtë Atdheut –me politikën shqiptare është e gjatë.  Ata që mund të kenë ndjekur kontributin tim modest në publicistikën shqiptare gjatë viteve, mund të kenë venë re përqëndimin tim, ndoshta të tepruar sipas disave, mbi domosdoshmërinë e lirisë së vërtetë të shtypit për një shoqëri vërtetë demokratike   sidomos në vendet post-komuniste në tranzicion.

Prandaj nuk po më durohet pa shprehur zhgënjimin tim të radhës ndaj vendimit të marrë, ditë e fundit, nga autoritetet e qeverisë shqiptare, për të goditur me një tjetër grusht në hundë lirinë e medias në Shqipëri edhe ashtu të plagosur rëndë, tanimë nga masat arbitrare të qeverisë shqiptare.  Televizioni Ora NEWS, një prej zërave të fundit kritikë ndaj qeverisë Rama, ka marrë urdhër nga autoritetet për mbylljen e aktivitetit, një vendim ky që siç duket u tërhoq më vonë, por ORA NEWS nuk u nda pa një gjobë të rëndë nga autoritetet, me arsyetimin se në disa emisione të këtij televizioni nuk ishte zbatuar urdhëri për praninë në studio të jo më shumë se dy personave.  Për mua nuk duhet të ketë asnjë arsyetim që justifikon urdhërin për mbylljen e aktiviteteve të medias, qoftë gazetë, revistë, portal a po televizion. Raportohet se ky udhër, që u cilësua nga drejtuesit e televizionit ORA, si një “skandal dhe i paprecedentë”, është kritikua rëndë nga organizatat e gazetarëve dhe nga disa personalitete të politikës shqiptare, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Z. Meta.

Ndërkaq, nuk kam parë ndonjë reagim të fortë nga pranitë diplomatike ose nga “ndërkombëtarët” e vendosur në Tiranë ndaj kësaj masakre të fundit të lirisë së medias në Shqipëri.  Ka ardhur koha që ju si përfaqsues të vlerave perçdnimore dhe si mbrojtës të lirisë së medias, të heqni dorëzat dhe të largoni maskat diplomatike kur flisni për lirinë e medias në Shqipëri.  Fjalët nuk mjaftojnë më!  https://telegraf.al/politike/mbroni-lirine-e-medias-te-nderuar-ambasadore/ Në fund të fundit, duhet parë se kemi të bëjmë me një vend–ku liria e shtypit dhe e fjalës së lirë në Shqipëri gjëndet përballë një rreziku të madh— e për më tepër kemi të bëjmë me një vend i cili si shtet që kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë,  duhet të jetë shembull i ushtrimit të liriës së media dhe jo shkelës brutal i saj.  Ironia e kësaj situate është se OSBE-ja është një organizatë, për të cilën liria e medias me statut, është ndër të drejtat më thememlore që duhe të mbrojë Organizata për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë.

Shpresa e një shiptaro-amerikani e 30-viteve më parë — se me shembjen e komunizmit, njëra prej lirive bazë të njeriut — liria e vërtetë e fjalës dhe e medias në Shqipëri — po zhduket.   Televizioni ORA news është ndër mediat e pakta kritike ndaj qeverisë, që përpiqen të ruajnë sadopka një pavarësi nga qeveria dhe nga njeërzit e saj.  ORANews, me disa media të tjera si motra të pavarura është e mbërthyer në një luftë të ashpër dhe të pa drejtë me autoritetet qeveritare, si –Davidi me Goliatin – në mbrojtje të së vërtetës dhe të lirisë së fjalës. siç tregon edhe urdhëri i fundit i qeverisë Rama, fillimisht për të mbyllur, e pastaj për të gjobitur televizionin ORA NEWS.

Kërcënimet, frikësimet, gjobat dhe urdhërat për mbyllje të aktiviteteve legjitime gazetareske të një televizioni nga autoritetet e qeverisë shqiptare, siç është rasti i fundit i ORA News – 30-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit — janë shkekje të rënda të ligjeve vendase dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare nga autoritetet shqiptare, nënshkruese e të cilave është edhe Shqipëria.  Për më tepër, heshtja flagrante e ambasadave perëndimore dhe përfaqsuesve të tjerë perëndimorë në Tiranë, ndaj këtyre shkeljeve të pashembullta të lirisë së medias në një vend të NATO-s, siç janë sulmet kundër ORA NEWS në Shqipëri, është e papranueshme dhe e pa tolerueshme, 30-vjet pas thirrjeve të shqiptarëve për “Liri, Demokraci” dhe “  E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.   Është koha për të qenë seriozë në mbështetje të lirisë së vërtetë të medias në Shqipëri, të nderuar diplomatë: si përfaqsuesë të atyre vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë, nëqoftse vërtetë mendoni se ato vlera duhet të jenë edhe vlerat e Shqipërisë post-komuniste, demokratike dhe të shqiptarëve të lirë në shekullin XXI!

Një prej këtyre vlerave është liria e shtypit!  Ushtrimi i profesionit të gazetarit nuk guxohet të konsiderohet si krim, në një vend anëtar të NATO-s dhe në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Evropian.  Mos HESHTNI përball këtyre shkeljeve flagrante të lirisë së shtypit dhe të medias në Shqipëri.  “Jam betuar të mos heshtë, kurdoherë që njerëzit kudo durojnë dhe pësojnë vuajtje e poshtërim”, ka thënë i ndjeri Elie Wiesel, njëri prej mbrojtësve më të njohur të drejtave të njeriut dhe fitues i Çmimit Nobel për paqë.  “Ne duhet pa tjetër të mbajmë një qëndrim në mbrojtje të së vërtetës.  Qëndrimi indiferent ndihmon vetëm shtypësin dhe kurrë nuk është në favor të viktimës.  Nganjëherë duhet patjetër të ndërhyjmë.  Kur rrezikohet jeta e njerëzve dhe kur është në rrezik dinjiteti njerëzor, kufijt kombëtarë dhe ndjenjat personale nuk kanë asnjë rëndësi më.  Kurdoherë që burra e gra persekutohen në një vend të botës për arsye politike, racore ose fetare – në atë moment – ai vend duhet të bëhet qendra e universit tonë”, ka thënë Elie Wiesel.

Të nderuar diplomatë perëndimorë në Tiranë – për ju si përfaqësues të vlerave perëndimore në atë vend, si rrjedhim i krizës aktuale politike, Shqipëria duhet të bëhet për ju — sot për sot — qendra e universit të veprimit tuaj diplomatik.  Mos HESHTNI, ju lutem, por mbroni vlerat perëndimore në Shqipëri, sidomos lirinë e shtypit para se të bëhet vonë — ashtuqë shqiptarët të mos humbasin krejtësisht shpresën e 30-viteve më parë, për liri e demokraci të vërtetë në vendin e tyre – dhe që ju të mos humbni kredibilitetin si shpresa e fundit e tyre. PLEASE DON’T BE SILENT BYSTANDERS!  Në bazë të vlerave perëndimore, gazetaria nuk është krim.  Mbrojeni, pra si një vlerë perëndimore në Shqipëri — jo me deklarata boshe por me vepra!

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Gazetaria e Lire

DEKLARATË E RINISË SE DIASPORES

May 18, 2020 by dgreca

NGA AGUSTIN MIRAKAJ/

NEW YORK- Rinia e Diaspores së Amerikës VATRA shpreh me keqardhje dhe indinjatë të thellë reagimin stalinist të qeverisë shqiptare në shëmbjen e Teatrit Kombëtar, dhunën ndaj artistëve, gazëtarëve, intelektualëve, shoqërisë civile e qytetarëve të Tiranës.

Edi Rama pushkatoi Teatrin siç komunistët pushkatuan intelektualët në vitin 1947, dhe shkaterruan kishat dhe xhamite.

Ftojmë të gjitha organizatat patriotike, kulturore dhe mbarë Diasporën shqiptare në Amerikë dhe në çdo cep të botës të bashkohemi dhe të shkojmë në Tiranë për të rrëzuar një qeveri me vota të vjedhura, me zgjedhje moniste që nuk përfaqëson më shqiptarët, por një pakicë politike të lidhur me krimin, trafiqet, drogën dhe mafjen.

Kundërshtojmë fuqimisht shfaqjen e shtetit bolshevik të tipit ekstrem stalinist dhe Erdoganist të kryesuar prej Edi Ramës.

Sot atdheu po shpopulloet. Sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për Diapsorën.

Edi Rama dhe sekti politik antikombëtar që drejton vendin prej 7 vitesh janë kthyer në tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar. 

Qeveria e Tiranës e kryesuar nga kryemafiozi ka vetëm dhunë, grabitje, terror, shkelje të drejtave të njeriut dhe përdhosje të çdo shqiptari.

Duhet revolucion pa kthim. Flakë për flakë e dhëmb për dhëmb deri në largimin e Qeverisë antishqiptare Rama. 

Qeveria e Ramës është e denjë vetëm për Byronë Politike të Enver Hoxhës, jo për një vend që synon familjen evropiane.

Kryekrimineli është tradhëtar neokomunist që po grabit atdheun tonë çdo ditë me oligarkët e tij.

Duke i thënë stop Edi Ramës i themi stop vjedhjes, mafjes se betonit, kullave shumë katëshë e vilave korruptive në bregdet.

Ai tashme është bere Gadafi i Ballkanit, ka nën kontroll drejtësinë, policinë, shërbimin sekret, ushtrinë dhe çdo institucion të varur e të pavarur.

Largimi i Edi Ramës është mirësia më e madhe që mund ti bëjmë atdheut tonë të dashur.

Bashkëatdhetarë në USA dhe në çdo vend tjetër të botës ku jetoni: kthehuni të shpëtojmë atdheun, kthehuni të largojmë diktatorin Edi Rama dhe kastën e tij kriminale që po shkatërron Shqipërinë.

Largimi Edi Ramës është akt patriotik, është shërbim i lartë dhe dinjitoz që i bëjmë Atdheut tonë.

Shqipëria e shqiptarëve, Vdekja tradhëtarëve

*Agustin Mirakaj biznesmen, dhe anetar i kryesis se Federates Panshqiptare Vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Agustin Mirakaj, Rinia e Diaspores

TEATRI… Ta bejme Shqiperine si Gjithe Europa!

May 18, 2020 by dgreca

Shkruan: Merita B. McCormack- Uashington DC/*

Diten e Diel, me daten 17 maj 2020, ne oret e para te mengjesit, sipas lajmerimit nga Zeri I Amerikes, nga Tirana, Forcat Policore te Qytetit te Tiranes nderhyne me shpejtesi te papare dhe me nje efektivitet te plote, duke vene barrikada rreth teritorit te nderteses historike te Teatrit Kombetar dhe duke i perzene protestuesit qe ishin aty, pa kontrolluar nese kishte apo jo njerez brenda. Fadroma goditi muret dhe brenda pak castesh nje re e madhe pluhuri mbuloi sheshin Skenderbej ne Tirane. Ne SHBA ishte duke u afruar mesnata dhe ne Tirane ishte agim. 

Gazetari  Ilirian Agolli , ishte i vetem  tek filmonte dhe ju kerkonte policeve te lejohej te afrohej per filmime, ai  e solli direkt lajmin per ne. Zeri i Amerikes na beri te mundur te shihnim me dhimbje se si ne menyre te rrufeshme u shkaterrua  ndertesa e Teatrit dhe si u perndoq grupi protestues dhe se sa e panevojshme ishte kjo menyre.

Personalisht kam ato kujtime qe kam, si spektatore , si artdashese dhe si shqiptare. 

Per shume te tjere ka kujtime te ndryshme, sipas integrimit e pjesemarrjes ne Teater si shikues, artdashes, apo si punonjes. Per te gjithe ndjesia eshte e ndryshme. Nuk eshte fjala per tullat e llacin, nuk eshte fjala per nje gje teknike.  

Per Aleancen per Mbrojtjen e Teatrit ka mese dy vjet e gjysem qe eshte shnderruar ne ceshtje jetike dhe nje ceshtje tashme qe prek cdo qytetar te Tiranes e gjithe popullin shqiptar. 

Flitet per disa gjera dhe do mundohem ti rendit me poshte e shkurtimisht

Se pari per Tiranen e tiranasit (tironsit), ne vecanti, eshte nje ndertese e para komunizmit dhe paraqet dicka unike Tiranase, qe ka te beje me themelimin e qytetit e zhvillimin e tij si kryeqytet por edhe me lidhjen shpirterore, pasi tironsit kane qene ata qe ishin me shpirt antikomunsite dhe kosmopolitane. Prishja e teatrit, mes shume te tjerave, ju theu edhe kete lidhje qe kishin me periudhen parakomuniste.

Se dyti, Teatri paraqet e pasqyron vlera te medha historike per artin e kulturen shqiptare ne pergjithesi e jo vetem perTiranen. Per vlerat arkitetkurore e artistike te teatrit kane deshmuar  eksperte vendas e te huaj si edhe disa organizata nderkombetare.  Mirepo kjo nuk eshte marre parasysh nga autoritetet qeveritare qe morren persiper ta shkaterrojne dhe hajdutce, ne momentin me delikat, kur njeriun e lodh gjumi i humbur dhe eshte disi i rraskapitur. 

Se treti, qendresa e aktorve dhe e qytetareve erdhi natyrshem, e pasponsorizuar nga parti politike, megjithese mund te kete pasur perpjekje monopolizimi, por kjo levizje eshte e paster nga influencat e parrallinjve, e atyre qe quhen “movers and shakers” qe nuk i mungojne Shqiperise. Kjo levizje eshte reflektim i ndergjegjjes qytetare. 

Se katerti, mos perfshirja e komunitetit nderkombetar me thelbin e ceshtjes ne fjale tregon se  ata kane besim tek Shqiptaret dhe se shqiptaret duhet e do t’ja dalin vete. Megjithese ne disa momente nje mesazh mbeshtetes e ndonje nderkombetari, perfshi edhe ambasaden amerikane  do te ishte shume e mirepritur. Jam e sigurt qe me shume do jene shqetesuar nderkombeateret per mungesen e distancimit social ne kete proteste sot!! 

Se pesti , kjo Aleance per Mbrojtjen e Teatrit i ka dhene udhe nje ceshtjeje me te madhe e me te qendrueshme e me perspektive qe megjithese duket e pashprese, mendoj se duhet te marre kreditin e duhur. Protesta e sotme ne Tirane ishte deshmuese e asaj qe do te vije me pas. Qytetaret po marrin (e duhet ) te marin fatin e tyre ne duart e veta. Reagimi qytetar ndaj nje akti te qeverise duhet te jete gjithnje parametri kyc ne  menyren e drejtimit dhe llogaridhenia ndaj popullit duhet te jete e vazhdueshme, e shpeshte dhe te percaktoje qendrimin apo jo ne pushtet te tyre. Kur populli reagon, e reagon fuqishem, qeveria duhet te degjoje e duhet te mbaje shenime e duhet te permiresoje punen , jo te shtype  e te diktoje veprimet qeveritare. Sepse populli e paguan qeverine e jo anasjelltas. Prandaj, kjo proteste e udhehequr nga aktore e aktiviste tiranas duhet te mbeshtetet nga gjithe populli dhe t’i sherbeje demokratizimit e lirise se individit dhe te shoqerise. Prandaj ato qe u thane per tridhjete vite “E duam Shqiperine si Gjithe Europa”, tashme, me vend jane zevendesuar me togjfaleshin “Ta bejme Shqiperine si Gjithe Europa”. Dhe kjo do behet sepse duan shqiptaret ta bejne. Ku ka nje qellim te mire, ku ka shqiptare te mire, ka gjithmone edhe nje rruge te mire. Shqiperine do ta bejne si Europa vetem  Shqiptaret e mire. Aleanca per Mrojtjen e Teatrit eshte e perbere nga shqiptare te mire. Le ti mbeshtesim e le ti japim ate qe ne mundemi per nje Shqiperi te mire!  Jemi me ju!   

*Merita B. McCormack eshte anetare e Kryesise se Vatres,  qe jeton  e punon ne Uashington DC, SHBA. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Merita B McCormack, Si githe Europa, teatri

NË NEW JERSEY NDËRROI JETË BASHKATDHETARJA HARIFE BUSHKA

May 18, 2020 by dgreca

Arife Bushka 18 Shkurt 1929- 16 Maj 2020/

Kryetari i Degës së Vatrës në New Jersey, z. Adem Malellari, ka përcjell për Gazetën “DIELLI” njoftimin se ka ndërruar jetë Harife Bushka, nëna e zv/kryetarit të degës të New Jersey-t, zotit Ardian Bushka.

Zonja e nderuar Harife Bushka erdhi në SHBA në vitin 2000. Ajo ishte lindur me 18 Shkurt 1929. I përkiste një familjeje patriotike me kontrbut atdhetar. Ndërroi jetë në të Shtunën me 16 maj 2020 në moshën 91 vjecare.

La pas dy djem dhe dy vajza, si dhe nipër e mbesa.

Varrimi bëhet nga familjarët ne kushtet e kufizuara për shkak të Koronavirusit.

        Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA”  z. Elmi Berisha, bashkohet me ngushëllimet e kryetarit të degës së Vatrës në New Jersey z. Adem Malellari, dhe i përcjell ngushëllimet më të thella z. Ardian Bushka për humbjen e nënës  së dashur si dhe të gjithë familjarëve në emër të vatranëve.

I pushoftë shpirti në paqe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Harife Bushka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT