Kryetari i Degës së Vatrës në New Jersey, z. Adem Malellari, ka përcjell për Gazetën “DIELLI” njoftimin se ka ndërruar jetë Harife Bushka, nëna e zv/kryetarit të degës të New Jersey-t, zotit Ardian Bushka.
Zonja e nderuar Harife Bushka erdhi në SHBA në vitin 2000. Ajo ishte lindur me 18 Shkurt 1929. I përkiste një familjeje patriotike me kontrbut atdhetar. Ndërroi jetë në të Shtunën me 16 maj 2020 në moshën 91 vjecare.
La pas dy djem dhe dy vajza, si dhe nipër e mbesa.
Varrimi bëhet nga familjarët ne kushtet e kufizuara për shkak të Koronavirusit.
Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha, bashkohet me ngushëllimet e kryetarit të degës së Vatrës në New Jersey z. Adem Malellari, dhe i përcjell ngushëllimet më të thella z. Ardian Bushka për humbjen e nënës së dashur si dhe të gjithë familjarëve në emër të vatranëve.
I pushoftë shpirti në paqe!