• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

Tiranë, protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

May 18, 2020 by dgreca

Tirane, 18 Maj 2020- Në Tiranë, nisi sot pasdite një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një ditë pasi autoritetet ndërhynë me forcë për shembjen e godinës së Teatrot Kombëtar. Të mbledhur në bulevard, pak metra larg rrënojave të Teatrit, ishin artistë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, por dhe drejtuesë të opozitës të cilët i kanë dhënë mbështetje kësaj lëvizjeje.

“Shembja e Teatrit nxorri në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit Kombëtar, nuk ishin vetëm muret, por qëndrimi në këmbë i demokracisë se ajo u shemb me ligje antikushtetuese”, tha regjisori Robert Budina, një ndër artistët i cili që prej nisjes së debatit rreth Teatrit ka qenë një kundërshtues i fortë i prishjes së godinës.“Protesta e Teatrit ishte një qiri që ndezi shumë qirinj të tjerë protestash, se shpresa nuk mund të vritet”, tha aktori Neritan Liçaj.

Shumë nga artistët e tjerë që folën, ashtu si dhe zoti Budina, akuzuan policinë për një ndërhyje të dhunshme mëngjesin e së dielës, ndaj atyre që gjendeshin në godinë atë moment. “Na kanë tërhequr zvarrë, dhe nisën shembjen ndërsa kishte ende njerëz të terë. Por e gjitha kjo tregon frikë, frikë nga qytetaria, arti kultura”, u shpreh aktorja Juli Emiri.

Në protestë ishte ftuar të fliste dhe analisti e publicisti Fatos Lubonja. “E kam përjetuar shembjen si një goditje ndaj dinjitetit tonë, lirisë sonë, ndaj dëshirës për të jetuar në një vend me paqe e demokracisë dhe si një goditje ndaj të ardhmes sonë”. Ai shtoi më tej se qytetart kanë përballë “një bandë shumë të rrezikshme dhe duhet të mendojmë thellë dhe gjatë si duhet të veprojmë për t’u çliruar nga kjo bandë që ka kapur shtetin”. Sipas zotit Lubonja qytetarët duhet të kërkojnë pa rreshtur, dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e që ai dhe të tjerët, të përgjigjen për shkatërrim të pronës publike. “Bashkë me kërkesën e vazhdueshme që të shkojnë para drejtësisë dhe Veliaj të japë dorëheqjen, sot ne na duhet secilit nga ne, në brendësi të vetes së vet, të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë tonë të poshtëruar”, u shpreh zoti Lubonja.

Në mënyrë të përsëritur, qytetarët e mbledhur në protestë, shpërthenin në thirrjet “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”. Forcat e policisë janë vendosur pak metra pas podiumit të protestës, në zonën pranë ministrisë së Brendshme ku deri dje në mëngjes, ishte ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar.

Pak përpara nisjes së protestës, presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se “mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”.(Kortezi: Zeri i Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: Protesta ne Tirane

Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden …

May 18, 2020 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Teatri Kombëtar i Shqipërisë ndonëse e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e 1938-ës dhe që përfundoi në shtator të 1939-ës, mjerisht u shemb. 

Shembjet shpirtërore dhe fizike do të vazhdojnë ta lenë Shqipërinë vendin e fundit në Europë.  

Godina e Teatrit tonë që beri histori dhe nxori aktorë kalibri të paktën ndër artdashësit shqiptarë u vu në shënjestër nga grabitqaret e vendit dhe të huajtë.

Ndonëse kam qenë vazhdimisht në mbrojtje të Teatrit Kombëtar duke pasur rastin te jem fizikisht dhe te shkruajë gjithmonë si: “Mos i vini kazmën Teatrit Kombëtar!” 

Mos i vini kazmën kësaj pasurie të patundshme të shpirtit të popullit, përsëri se bindëm dot “kryeqeveriun” Rama dhe sahanlëpirësit e tij. 

Sot Teatri Kombëtar mjerisht u shemb nga kazmat, por kujtesen s’e shembin dot si në këto foto që kam nga Tirana në vitin 2018-të në mbështetje të protestuesve.  Këtë godinë kombëtare që i kam treguar mbesës sime Deas plot krenari dhe dashuri nga Tirana ime s’mund ta djegë askush, s’arrijnë dot në New York, nëse mbërrijnë shkrumbohen pa u nisur…

Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë…

(dita e 51-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

17 Maj, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo, teatri

“Po bëj valixhet gati”

May 18, 2020 by dgreca

Shembja tronditëse 30-vjeçare/

Nga Arjeta FERLUSHKAJ/

Ishte ora 10:55 pm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 4:55 am në Shqipëri. Shoh në rrjetin social të ish-studentit alarmin “Erdhi policia në Teatrin Kombëtar! Po fillojnë arrestimet!” E pyes se ku ndodhet për momentin dhe më thotë se është pikërisht  aty, tek Teatri. E pyes për situatën dhe pas pak më përgjigjet: “E shembën!” Arrij ta ndjej dëshpërimin e tij në përgjigjet shigjeta. “Po i tërheqin njerëzit zvarrë!” më shkruan, duke iu referuar atyre që po mundoheshin të ndalnin këtë akt mesjetar, i përgatitur të bëhej pa dalë drita, ndërkohë që të gjithë shqiptarët po flinin.

***

Ai ishte një student i apasionuar pas letërsisë dhe ndërkohë që shokë të tij harxhonin më shumë kohë kafeneve, ai vinte në bibliotekë dhe kërkonte të lexonte diçka më shumë se veprat që pedagogët iu kishin caktuar në program. Sa herë hynte në bibliotekë, kalonte për të më përshëndetur dhe me tregonte kur kishte lexuar ndonjë libër të ri që biblioteka nuk e kishte; kur diskutonin me klubet letrare për jetën artistike të qytetit si dhe për shumë evente që ai i ndiqte me pasion e dëshironte t’i ndante me të tjerët. Ndër eventet më të fundit që më tregoi, me hovin që e karakterizonte, ishte grupimi i disa studentëve për të vënë në skenë një shfaqje me iniciativën e tyre. Më thoshte se po bënin prova çdo ditë që të ishin të denjë për skenën e teatrit. 

Entuziazmi i atij studenti e mbushte sallën e bibliotekës me dritë.

Kanë kaluar disa vite që nga koha e provave për atë shfaqje. Tani ai po shihte me sytë e tij një shfaqje tjetër me teatrin, por edhe teatron që po i bëhej jetës së vet. Një shfaqje për të cilën nuk kishte dashur kurrë të bënte prova. 

“Se ç’e shempnë derbederët/Mercenarët dhe bejlerët/ Se ç’e pren’ e se ç’e vranë/ Ç’e shkretuan anembanë/ Nënë thundrën e përdhunës.”

***

Më trondit një tjetër mesazh që vjen prej tij. Pastaj çdo gjë m’u duk më e lehtë për t’u pranuar: shembja e një teatri apo loti i një artisti që i ra shtëpia e qënies, me shpresën se do të ndërtohet një teatër i ri.

“Tani po bëj valixhet gati edhe unë”- lexova në telefonin tim.

Dhe vrasja e shpirtit të vendit u krye, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, teatri, Vallixhet gati

KUSH E DOGJI SHKOLLEN SHQIPE NE RROZHAJE?

May 18, 2020 by dgreca

Reagim/- U DOGJ SHKOLLA FILLORE NË KATUNDIN DACAJ TË ROZHAJËS/

             Shkruan: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri/

 Lajmi i rëndë bëhet shumë më i rëndë kur merr vesh se u dogj një shkollë, si kjo në katundin Dacaj, Ko­muna e Tregovishtës (Rozhajës). I doli flaka vendit të njohur të dijes së kësaj ane në gjuhën shqipe. Lajmi bë­het edhe shumë më i trish­tue­shëm, kur të thonë ky zjarr nuk është nga fat­ke­qësia. Të zë tme­rri e ankthi dhe mbetesh pa gojë kur merr vesh se dora e njeriut ia vuri flakën kësaj shkolle, më tha me telefon Haxhi Lajçi, njeriu që është në krye të shko­llës fillore ‘’Dacaj’’, nëDacaj, dhe është veprimtar shu­­më i njohur i kësaj ane. 

              Ndoshta në rruzullin tokësor ka ndodhur që më 16 maj 2020 të digjet qëllimshëm një shkollë nga dora e nje­riut.  Sado e pabesueshme, kjo është  e mundur në këtë botë të trazur dhe të pande­mi­së bo­tëro­re të vi­rusit Korona. Por, nuk të shkon mendja se kjo mund të këtë ndodhur tash, më 16 maj 2020, në Ev­­ropë. Është djegur një shkollë në viset tona në Malin e Zi, ku gjuha shqipe edhe ash­tu po frymon me shumë vështirësi, ku rreziku i saj nga boshnjakishtja po duket i pa­nda­l­shëm edhe në Tregovishtë (Ro­zhajë) , Plavë e Guci, ashtu siç ka ndodhur me tërë Sa­nxh­a­kun e Pa­za­rit të Ri.

               Pra, në Evropë, më 16 maj 2020,  është djegur qëllimshëm një shkollë shqipe nga dora e një shko­llëvrasësi. Janë djegur li­b­rat e saj. Eshtë djegur biblioteka e saj, ku pata dërguar rreth dy­qind libra, dhuratë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në përvjetorin e saj të 50-të. Janë dje­gur doku­menta­ci­oni dhe ditarët e mës­imit. Pra, nuk ka më zi. Dhe, pak është të thuash se ky ësh­të atentat mbi shko­ll­ën shqipe dhe një krim mbi ar­si­min e kulturën e një populli.

               Besoj se organet përkatëse kanë për ta thënë fjalën e vet. Besoj se do të bëhet edhe ndërtesa e re e shkollës shqipe, në përvjetorin e saj vijues, të 54-tin e radhës, po edhe biblioteka do të mbu­shet me li­bra të nevojshme. Besoj se fëmijëve e prindërve të tyre do t’u kthehet gë­zimi. Besoj se ar­­simtarët do të pu­no­jnë edhe më shumë, por nuk  e di si do t’ia bëjmë me shko­llë­vra­sësit e shqi­pes, si du­ket, të vetmit e këtij lloji në Evropë, që ço­­jnë do­rë mbi tem­pu­llin më të shenjtë të një populli, të një kul­ture shumë të vjetër, që bën pjesë ndër civili­zimet më të la­sh­ta të Evropës e të Mes­dh­e­ut.

              Prishtinë, më 17 maj 2020 

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.dr.Zymer Ujkan Neziri

QEVERI SHUMICE

May 18, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Është kohë që ka qënë, nëse do të jetë, nuk dihet. Udhëtimi në të ardhmen vazhdon të ndodhë vetëm në libra e në mendje. Koha ka vetëm dy mosha, të shkuarën dhe të tashmen, mosha e tretë nuk ekziston, por është shpikur si mënyrë për të vjedhur ëndrrat e parashikimet, për t’u dhënë skllevërve shpresë. E çuditëshme sesi koha zhvillohet. Ajo lind e moshuar, rinohet dhe vdes foshnje ose palindur, në kah të kundërt me moshën e njeriut, i cili lind, rinohet, shuhet. Koha dhe njeriu janë në luftë, ose më saktë, është njeriu skllav i kohës, e cila e ndjek atë për t’a kapur dhe njeriu gjithmonë është në mbrojtje a zmrapsje. Të dy kurrë nuk janë në pajtim, megjithatë, të dy marrin e japin, ia kanë nevojën njeri-tjetrit. Por koha është hileqare, djallëzore. Fillimish, njerëzit qeveriseshin nga një pakicë, derisa filluan të zgjoheshin e të bëheshin realistë për të parë me habi se kjo ndarje ishte e padrejtë, ata gjithmonë ishin poshtë, të shtypur dhe u përgatitën të ngrihen. Elita e kuptoi se diçka duhej të bënte, kontrollit të saj mbi shumicën po i hiqej perdja, dhe u hodh në sulm me të njëjtën armë. Ajo shpiku ‘shumicën’ e vet. Agjentë u përhapën nëpër popull dhe pasi e studiuan a manipuluan, u kthyen në bazë me një propozim: për të ruajtur vazhdimësinë e qeverisjes, elita duhej të pranonte që popullit t’i jepet emri i pushtetit, ndërsa ajo t’a mbante atë. Dhe kështu lindën administratat a qeveritë ‘e shumicēs’, të cilat, sipas kohës, reformohen në emër, në popullore, socialiste a demokratike, fjalë me bazë të njëjtë, që gënjejnë e mashtrojnë, shkatërrojnë e vrasin popullin në emër të popullit me vendim të atij vetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Atrit Lulushi, Qeveri Shumice

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT