• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2020

Breaking News- Marash Kumbulla firmos per Lacion

June 26, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari/

President i FK Lacios Claudio Lotito dhe Drejtori Sportiv Igli Tare, kane afruar mbreme nje shume per 18- 20 milion euro dhe dy futbollistet Cristiano Lombardi dhe Riza Durmisi ne kembim te qendermbrojtesit te Verones Marash Kumbulla. Lajmin e ben te ditur Sky Sport Italia. Nderkohe mesohet qe Presidenti i Lacios Lotito, Drejtori Igli Tare dhe Presidenti i klubit Verona u takuan ne Villa San Sebastiano.  Lacio e shikon mbrojtesin e Kombetares Shqiptare si zevendesuesin e “legjedes” Stefan Radu. Nga ana e saj Verona per te zenvedesuar Marash Kumbulla do te mare nga Roma qendermbrojtesin turk Mert Certin. 

3 Musketjeret ne kerkim te D’Artanjan shqiptar .

Tre skuadra te medha ne Itali, Juventus, Inter dhe Lacio, prej disaj muajsh ishin vene ne “ndjekje” te mbrojtesit te Verones Marash Kumbulla. Perfomanca e 20 vjecarit te Kombetares Shqiptare me Veronen kishte rene ne sy te Drejtoreve dhe specialisteve te shume klubeve ne Itali dhe Europe. Nje “D’Artanjan” shqiptar  per mbrojtjen. Juvetus dhe Inter, nuk kishin parashikuar levizjen e Lacios. Drejtori i Klubit te Lacios dhe ish kapiteni i Kombetares Shqiptare Igli Tare, ka folur shqip me mbrojtesin Kumbulla.   “Operacionin Kumbulla” e ka drejtuar vete Presidenti bardhekalter Lotito. Gjithcka duket e mbyllur.  Brenda 30 qershorit 2020, Lacio duhet te derdhe shumen e premtuar ne arakat e klubit te verones. “1.5 milion euro ne sezon”, Gazeta Dello Sport , thekson se oferta e Lotito, “dogji” ofertat e ardhuara nga Juventus dhe Inter. Nje tjeter emer qe ka mbeshtetur “operacionin” Lacio eshte edhe ai i teknikut te Kombetares Edi Reja, i cili ka drejtuar edhe Lacion ne sezonet 2010-2014. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Marash Kumbulla, Shkon te Lacio

COVID-19, PËRMES NJË STUDIMI GJINOR DHE STATISTIKOR

June 26, 2020 by dgreca

Dr.med.Aurora Dollenberg, University of Oldenburg, Oldenburg, Gjermani prezanton ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, studimin sesi ndikon pleqëria, mbipesha, duhanpirja dhe sëmundjet kronike në infektueshmërinë  me Covid-19. Me Dr.med Aurora Dollenberg bisedoi gazetari Sokol PAJA.

COVID-19 DHE E ARDHMJA E PANDEMISË GLOBALE

Rezultatet e Studimit të fundit të Dr. Aurora Dollenberg mbi ´´Faktorët e Rrezikut të COVID-19´´: Në 6 muajt e fundit, pothuajse 8 milion njerëz në të gjithë botën janë prekur prej COVID-19. Bllokimi i udhëtimeve, distancimi social  dhe maskat mbrojtëse kanë frenuar epideminë në shumë vende javët e fundit, por rezistenca e popullatës  shqiptare ndaj kufizimeve të lirive është rritur, dhe si pasojë është rritur edhe numri i të infektuarëve me COVID-19. Rreth 80% e rastevetë COVID-19 janë me simptoma të lehta ose asimptomatik dhe pacientët shërohen plotësisht. Por disa infeksione janë kërcënuese për jetën dhe fatale. Për të përcaktuar faktorët e  rrezikut të lidhur me Infektimin nga COVID-19, sipas rezultateve të studimit, pothuajse gjysma e  pacientëve (48%)  nuk kishin sëmundje të dokumentuara shoqëruese. Pacientët zakonisht shërohen pas një ethe dhe kolle dymbëdhjetë ditore. Shërimi vazhdoi mesatarisht për 14 ditë.  Një në tre pacientë reaguan me përmirësim të shpejtë të sëmundjes pastrajtimit profilaktik me një antibiotik (Azitromycin, Doxycilinetc); shkalla e të shëruarëve arriti75%. Rezultatet e  studimit treguan se pleqëria, mbi pasha dhe sëmundjet kronike rrisin rrezikun e  infektueshmërisë. Përqindjae të Infektuarëve me COVID-19 rritet nga 10% tek mosha 25 vjeç deri në70%  tek mosha 70 vjeç, sepse numri i faktorëve të rrezikut rritet me moshën.  Kjo është arsyeja pse më pak njerëz janë në rrezik në vendet me një popullsi më të re, siç është Shqipëria e trojet shqiptare. Përqindja e duhanpirësve aktivë midis të infektuarëve ishte 10% – krahasuar me 4% të pacientëve të infektuar që nuk pinë duhan. Pra, nikotina rezultoi të jetë në studimin tonë një faktor rrezikues. Me 6%, burrat kanë dy herë më shumë të ngjarë të rrezikojnë nga gratë me  3%. Dendësia më e lartë e  popullsisë dhe ekspozimi më i ulët i diellit rrisinin fektueshmërinë me COVID-19. Të dhënat, pra, japin shpresë se ekspozimi i rritur në rrezet e diellit do  të çojë në një rrafshim të kurbës së të infektuareve në muajt e  ardhshëm të verës. Pra, ekspozimi ndaj  diellit ka një efekt të rëndësishëm mbrojtës ndaj COVID-19. Dyshohet se një rritje e  ndotjes së ajrit shoqërohet me një rritje të rasteve të reja të COVID-19.  Një fakt ky shumë shqetësues për metropolet shqiptare si Tirana, Durrësi, Prishtina etc. Për shkak se  udhëtimet ajërore me aeroplane u anulluan gjatë kësaj kohe të izolimit në nivel global, u zvogëlua në 3 mujorin e  fundit edhe ndojtja e ajërit dhe kjo gjithashtu ka ndihmuar që virusi të përhapej më pak.

MËSIMET PREJ COVID -19

Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga infektimi me COVID-19. Sa më i vjetër të jeni,  aq më i lartë është shkalla e vdekshmërisë.  Arsyeja për këtë është sistemi imunitar i dobësuar shpesh dhe sëmundje të ndryshme para-ekzistuese.   Sidomos sëmundjet kronik e rrisin ngarkesën virale dhe përkeqësojnë prognozën. Nëse një pacient që vuan nga COVID-19 pranohet me tre faktorë të rrezikut, pritet një ecuri kërcënuese për jetën. Përcaktimi i  faktorëve të rrezikut ndihmon mjekët në të ardhmen të identifikojnë pacientët me SARS-CoV-2  me prognozë të dobët në një fazë të hershme,  t’I izolojnë ato dhe të fillojnë një ndërhyrje optimal antivirale. Sfida për studimet në vijim ëhtë raportimi mbi vaksinën e parë ndaj COVID-19. Rezultatet e  deri tanishme tregojnë se  Vaksina është me efikasitet të sigurtë dhe tolerohet mirë. Asnjë efekt negative serioz nuk u gjet brenda 28 ditëve pas vaksinimit. Antitrupat u  formuan në pjesëmarrësit me një rritje të konsiderueshme pas 14 ditësh. Kulmi i prodhimit të antitrupave u  mat 28 ditë pas vaksinimit.

MJEKU I FAMILJES NË SISTEMIN SHËNDETËSOR GJERMAN

Në Gjermani mjeku gëzon një status të lartë në shoqëri.  Vashdon të jetë edhe këtu në gjermani imazhi, që mjeku është një person human dhe shërues, të cilin e respektojnë maksimalisht gjithë shtresat e shoqërisë. Si  mjeke familje unë trajtoj çdo sëmundje të përgjishme dhe speciale. Si mjeke urgjence ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të pacientëve nga sëmundjet acute vdekjeprurese. Si psikoterapiste kujdesem që me anë të një shëndeti më të mirë psiqik të pacientëve, të rrisë cilësinë e jetës së tyre në afatgjatë. Ne si mjekë veprojmë në bazë të Protokolleve me të fundit mjekësore të OBSH. Në këtë pikë  të njohurisë mjekësore nuk bëj kompromise. Patjetër si psikoterapiste kam mësuar dhe nga experienca ta dëgjoj gjithmonë edhe zërin e shpirtit të pacientit dhe emocionet e tyre.  Kështu vendimet e mia kushtëzohen nga një njohuri e mirë mjekësore dhe dëgjuese e vëmëndshme  e emocioneve të mia dhe të pacientëve.

MESAZHI JUAJ PËR GAZETËN DIELLI DHE DIASPORËN NË USA

Rreziku i infektimit me COVID-19 do na shoqërojë përgjatë gjithë vitit 2020,  prandaj të dashur bashkëatdhetarë në USA  duhet të qëndrojmë vigjilentë derisa të arrihet vaksinimi i popullatës. Eshtë një sfidë e madhe të marrësh diçka positive nga kjo krizë, por mund t’ia dalim duke  respektuar masat mbrojtëse dhe në fund të kësaj krize të dalim edhe më të forte fizikisht e  psiqikisht.

KUSH ËSHTË  DR.AURORA META DOLLENBERG

Ishte dëshira që në fëmijeri për të pasur një ndikim të rëndësishëm positive në jetën e të tjerëve dhe shpëtimi i një jete njerëzore ishte një ëndërr e madhe. Aurora Meta-Dollenberg  ka lindur në qytetin e Fierit. Mjekja dhe shkenctarja shqiptare është vetëm 34 vjec, por ajo ka  arritur deri tani 3 specializime në Gjermani: Specialiste e Mjekësisë së Familjes, e  Mjekësisë së Urgjencës dhe Psikoterapisë. Paralelisht Dr. Aurora ka ndjekur edhe karrierën akademike ne  universistetet më të njohura në Gjermani, ku ka përfunduar 2 kërkime shkencore mbi çrregullimet e Ankthit-Depresionit dhe Kancerit tek Gratë.  Pavarësisht barriereva të mëdha që kishte në fillim si e emigruar në gjermani, Dr. Aurora arriti të hapte në vitin 2018 dy klinikat e saj private në Ëolfenbüttel afër Hannoverit, ku trajton edhe shumë pacientë të trevave shqiptare. Dr. Aurora është e  lumtur që edhe pse në emigrim vazhdon të ndihmojë dhe shpëtojë jetë të shqiptarëve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dr. med Aurora Dollenberg, Sokol Paja

PRESIDENTI THAÇI: ASKUSH NUK MUND TA RISHKRUAJË HISTORINË E KOSOVËS!

June 26, 2020 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas publikimit të aktakuzës nga Spcialja e ndërprerjes së udhëtimit për në Uashington, nga Vjena mbërriti sot në Tiranë e të dielën në mbrëmje flet në Prishtinë nga zyra e tij – Presidenca/

PRISHTINË, 26 Qershor 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/  Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë e ka shkruar në facebook duke postuar edhe ëmblemën e UÇK, si reagim pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi njoftimin se u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës  një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku  përfshihen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së,  Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi ndodhej në Vjenë pasi në 24 Qershor 2020 Presidenca  kumtoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Aeroporti i Prishtinës vazhdon të jetë i mbyllur shkaku i masave të ballafaqimit me pandeminë, Presidenti Thaçi sot njoftoi se ka mbërritur në Aeroportin e Tiranës:

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi”.  

Te emri i Presidentit në këtë postim janë simbolet – Flamuri Shtetëror i Kosovës dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: Historia e Kosoves, nuk rishkruhet, presidenti Thaci

Kosova përmbyll me sukses kryesimin njëvjeçar të SEECP-së

June 25, 2020 by dgreca

-Kosova e përmbylli me sukses kryesimin njëvjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), me takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme. Ishte hera e parë që Kosova kryeson një forum rajonal i cili ka si anëtarë vendet e Evropës Juglindore/
PRISHTINË, 25 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Kosova sot e përmbylli kryesimin njëvjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) me aktivitetin e fundit, takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme.
Kjo ishte hera e parë që Kosova kryeson një forum rajonal i cili ka si anëtarë vendet e Evropës Juglindore.
Në takimin përmbyllës të kryesimit të Kosovës me SEECP, përveç Ministrave të vendeve anëtare të kësaj organizate, ishte prezent edhe Përfaqësuesi i Komisionarit për Zgjerim, z. Olive Varheyli.
Për shkak të masave kundër pandemisë, ky takim u mbajt në formë virtuale në një videokonferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ndërsa pas nënshkrimit të një Deklarate të Përbashkët, kryesimi i radhës me SEECP-në do t’i kalohet edhe zyrtarisht Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Të gjitha shtetet anëtare e vlerësuan lart përzgjedhjen e prioriteteve dhe kryesimin e Kosovës sidomos duke pasur parasysh rrethanat.
Përkundër faktit se çështja e Covid-19 ishte sfida më e madhe e këtij viti, Ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, falënderoi Bashkimin e Evropian për ndihmën e ofruar për vendet e rajonit, si dhe bashkëpunimin në krijimin e lehtësirave gjatë kësaj kohe brenda nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore.
Duke i uruar suksese Turqisë në kryesimin e radhës, në këtë takim u ritheksua se bashkëpunimi në nivel të Ministrave të Jashtëm në Evropën Juglindore, është i rëndësisë së veçantë dhe si i tillë duhet të vazhdojë në të gjitha proceset.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet -pushtetarët vijnë e shkojnë

June 25, 2020 by dgreca

Shkruan: Nue Oroshi- Gjermani/

Dallimi në mes shtetit dhe pushtetit janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve nuk e bën këtë dallim dhe i bën ngatrrimin e shtetit me pushtetarët.Pushtetarët janë të përkohshëm ata vijnë e shkojnë, ndërrohen, humbin e fitojnë, mvarsishtë nga shija që e ka popullata apo votuesit në atë periudhë kohore dhe varësishtë nga shija që ju lanë politikanët qytetarëve,gjatë kohës sa qeverisin ata. E sa i përket qeverisjes në Kosovë është për tu theksuar fakti se në shumë drejtime politikanët tanë dështuan në qeverisjen e shtetit.E në shumë raste pushteti u keqpërdor për nevoja të pushtetarve të cilët menduan dhe po mendojnë prap se gjatë tërë jetës do të jenë në pushtet.

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke vluar gjakrat për shkak të akuzave që ka bërë Prokuroria e Gjykates Speciale të cilën e krijoj Hashim Thaqi dhe 82 deputet të Parlamentit të Kosovës shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë zgjedhur dhe rizgjedhur prap deputet të Parlamentit të Kosovës.

Në këto momente që po kalon Kosova është me rëndesi të ruhet shteti dhe miqtë tanë amerikan dhe gjerman,për faktin se politika në botë është shpeshherë në kundërthënie me njëra- tjetrën e historikisht kur të mëdhenjët lufojnë qoftë politikisht apo luftëra tjera më së keqi e pësojnë popujt e vegjël, e ne shqiptarët e kemi një shije të hidhur gjatë historisë tonë, nëpër periudha historike kur ka pasur përplasje të shteteve të mëdha botërore.

Çka duhet bërë politika e Kosovës?

Në këto momente politika e Kosovës duhet të bashkohen dhe të formojnë një grup politik që duhet të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, ku në bashkëpunim me Institucionet tjera duhet përgaditur një platformë politike dhe ekipi që do të përfaqëson Kosovën në bisedime duhet të paraqet këtë platformë unike, dhe ti lënë inatët personale apo rrahagjokset e kota se unë jam unë.Që në fillim të kësaj platforme duhet bërë një listë e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet paraqitë lista e të zhdukurve kurse juristët e shumtë që ka Kosova nuk duhet fjetur por duhet pergatitur një dosje të krimeve serbe në Kosovë, në mënyrë që Gjykata Speciale mos të jetë e njëanshme.Me këtë mund të ndihmojë edhe Parlamenti i Kosovës me plotësim, ndryshimin e ligjit ku Gjykata Speciale të jetë Gjykatë që gjykon të gjithë e jo vetëm shqiptarët.

Ekonomistët duhet përgatitur me fakte dëmet e luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, siç janë djegiet,shkatërrimet e shtëpive dhe shumë dëme tjera.Platforma politike duhet përgaditur së bashku me një prememorje të krimeve serbe mbi shqiptarët si kujtesë historike dhe kjo duhet punuar nga historianët dhe studiuesit shqiptar.

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet.Pushtetarët vijnë e shkojnë ata nuk janë të përjetshëm.Edhe politikanët shqiptar duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë ndërrimin e gjeneratave në politikë.Tash është ardhur koha që Kosovën ta udhëheqë një gjeneratë e re,por ajo mos të jetë vetëm e re për nga mosha por edhe të ketë edhe vizion të ri politik se si duhet të qeveriset dhe të ecë shteti përpara.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, pushtetaret, shteti i Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT