• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2020

Në Bergamo ka jetë…

June 23, 2020 by dgreca

-Kukesi, dy revolta ne 24 ore/

– Gjimishti ia dedikoi  golin e tij, qytetit të Bergamos, të goditur rëndë nga cororavirusi-/

Nga Albano Kolonjari/

“Pas shumë ditësh vuajtjesh, më në fund shikohet pak dritë, një fitore për ju dhe për ne. Forca Bergamo”!- shprehet mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares Shqiptare Berat Gjimishti. Në profilin e tij në Instragram Gjimishti  ja dedikoi  golin e tij, qytetit të Bergamos, të goditur rëndë nga cororavirusi. Në të 17 minutë, Gjimishti përfitoi nga një kros në brendësi të zonës dhe e shoqëroi topin drejt rrjetës duke i hapur rrugë fitores së Atalantës 4-1 përballë Sasuolos. Atalanta e filloi aty ku e la, tek fitoret me shumë gola, por duke mos patur në shkallët e stadiumit tifozët e saj të zjarrtë. Për të respektuar të gjithë ata që kanë humbur jetën nga coronavirusi, përpara takimit Altalanta-Sasaolo u mbajt një minutë heshtje. Për sa i përket paraqitjes së tij në këtë takim Gjimishti u vlerësua me notën 7. Thjesht perfekt në mbrojtje dhe në sulm. Shënon dhe të bën të harrosh dhimbjen e muajve të fundit. Në qendër të mbrojtjes nuk lejon të depërtojë asnjë top”. Për Gjimishtin ky ishte goli i dytë për këtë sezon me skuadrën e Atalantës. Pikërisht në Bergamo në vatrën më të nxehtë të Pandemisë në Itali, topi ka filluar të rrotullohet përsëri, duke dhënë shenjat e para të rifillimit të jetës. Këtë të mërkurë 06/24/20 në Bregamo do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Seria A, Atalanta-Lacio, ku përballë do të jenë mbrojtësi Gjimishti, dhe portieri i Kombëtares Kuq e Zi, që luan për Lacion Strakosha. 

***

Kukesi, dy revolta ne 24 ore

Nga Albano Kolonjari.

Skuadra e Kukesit nuk gjen qetesi. Pretenduesit per fitimin e titullit Kampion ne Shqiperi, pas humbjen 2-0 ne Lac me skuadren vendase e shikojne veten 9 pike larg kreut te renditjes qe mbahet nga Tirana. Nderkohe qe klubi ishte i  perfshire ne konflikt me FSHF per gjykimin e ndeshjes nga gjyqtari Kridens Meta, ka ndodhur ajo qe nuk pritej, lojtaret titullare kane braktisur stervijtje ne shenje proteste per rrogat e pa marra qe nga muaji shkurt i ketij viti. Revolta e pare.Presidenti i skuadres se Kukesit Safet Gjici, ne emisionin “Pressing” te gazetarit Gerti Carcani, leshoi akuaza te renda ne drejtim te gjyqtarit Kridens Meta.:”Per tu dorezuar nuk behet fjale, pavaresisht se Kridens Meta, do apo nuk do qe te fitoje Kukesi. Me bilbilin e tij, Kridens Meta nuk eshte hera e pare qe eshte albiter i Lacit, dhe sillet ne fushe sikur te ishte shefi i klubit te Lacit. Ndeshja ne Lac ishte e rendesishme. Nuk dua te justifikohem por pas atij rasti per penallti dhe qe nuk u dha skuadra u demoralizua. Me Tiranen kemi fituar dy here dhe humbur nje, po te dilnin me ndeshje direkte do te shikohej kush ishte skuadra me e mire, po ku te le Kridens Meta”.Revolta e dyte.Pikerisht ndersa stafi i Kukesit i ishte perveshur gjyqtarit Meta, lojtaret titullare te Kukesit kane refuzuar te zhvillojne diten e hene stervitjen e pasdites . Paradite titullaret jane stervitur ne palester, por pasdite nuk kane zbritur ne fushen e blerte. I pyetur rreth ketij konfliki Presidenti i Kukesit Safet Gjici mohoi qe skuadra te kete patur nje problem te tille;”Nuk di te kene bojkotuar stervitjen. Te gjithe dine se ne kete klub nuk ka patur asnjehere probleme me pagat. Mesa di une futbollisteve u eshte komunikuar qe do te paguhen te henen e ardheshme, nderkohe qe pas fitores me Partizanin ata morren nje shperblim te majme”.Gjithsesi fakti qe titullaret nuk jane stervitur diten e hene, ka bere johone ne mediat sportive duke ngritur edhe nje here problemet ekonomike me te cilat po perballet futbolli shqiptar. Diten e diele, ndeshja Lushnja-Besa per Kategorine e Pare nuk u zhvillua pasi lojtaret kavajas bojkotuan takimin ne shenje proteste per rrogat e mos dhena. Pak kohe me pare ishin lojtaret e Skenderbeut dhe Vllaznise ata qe nuk zbriten ne stervitje ne shenje protest per mos respektimin e pagasave nga klubet respektive. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Bergamo ka jete, dy protesta

RREZIKU I INFEKSIONIT DHE PESHA E COVID-19 NË SISTEMIN SHËNDETËSOR

June 23, 2020 by dgreca

Brunilda Alushi, MD, PhD, e specializuar në mjekësi të brëndshme dhe kardiologji në klinikën  universitare Charite´ në Berlin, Gjermani, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, specifikat e krijimit të vaksinës anti-covid dhe trajektoren e shifrave në shtetin gjerman. Me Dr.Brunilda Alushin, bisedoi gazetari Sokol PAJA.

GJERMANIA PËRMES SHIFRAVE TË COVID-19

Aktualisht situata në Gjermani në lidhje me SARS-CoV2 është nën kontroll. Më poshtë ju paraqes të dhënat më të fundit për situatën, të publikuara nga Instituti Robert Koch, i ngjashëm me CDC-në amerikane. Në figurën nr.1 më poshtë tregohet numri total i pacientëve CoVID19 positiv në Gjermani dhe në botë, si edhe numri i të shëruarve, i të vdekurve dhe grafiku i rasteve të reja në 60 ditët e fundit.

Figura 1. Situata e CoViD19 në Gjermani e në botë në datën 22.06.2020

Deri më sot në Gjermani janë raportuar 191,216 raste positive që dmth 2300 raste/1 milion banorë. Ndër ta, 174,663 janë shëruar dhe 8,961 kanë vdekur. Siç duket edhe në grafikun e më poshtëm, tendenca e infeksionit është dukshmërisht në rënie të vazhdueshme. Figura 2 tregon numrin e rasteve të reja (duke diferencuar nga ana kohësore kohën e raportimit të simptomave dhe kohën e regjistrimit të rastit në bankën e të dhënave).

Figura 2. Numri i rasteve të reja të CoViD19 në Gjermani nga 24.02-15.06.2020

Këto të thëna dëshmojnë se situate aktuale e infeksionit është nën kontroll dhe numri i të infektuarve është në rënie të dukshme. Bazuar në këto të dhëna, në Gjermani filloi gradualisht ulja e masave të lock-down dhe momentalisht vendi i është kthyer pothuajse normalitetit, me disa ndryshime të vogla në menaxhim nga shteti në shtet (çdo Bundesland=shtet gjerman, ka pavarësi vendosjeje, ngjashëm me shtetet amerikane). Shifra më e rëndësishme, e ashtuquajtur  numri i reproduksionit, i cili tregon ecurinë e infeksionit, është aktualisht mbi 1. Ky fakt tregon se momentalisht numri i rasteve të reja nuk është ende në rënie. Meqënëse në Gjermani numri i të infektuarve ka qenë përgjithësisht i ulët, nuk pritet një rritje e mëtejshme e numrit të të infektuarve.

ECURIA NË GJETJEN E VAKSINËS

Tema e vaksinës është tepër e rëndësishme. Ne duhet të jemi të kujdesshëm e të mos mendojmë se do ta kemi patjetër një vaksinë anti-CoViD19. Suksesi nuk është kurrë i garantuar në botën e shkencës. Disa viruse janë tepër të vështirë përsa i përket krijimit të një vaksine dhe aktualisht ende nuk e dimë nëse CoViD 19 i përket ose jo kësaj kategorie. Shpesh vaksinat e prodhuara kanë edhe probleme lidhur me toxicitetin pasi futen në trup. Megjithatë komuniteti shkencor i eksperteve virologë mendon se është e vlefshme të ndiqet rruga e prodhimit të vaksinës. Edhe nëse vaksina e prodhuar nuk do të ofrojë imunitet të plotë, ajo mund të japë mbrojtje të pjesshme duke e bërë sëmundjen më të lehtë. Dmth edhe nëse vaksina e prodhuar nuk është tepër efikase, mjafton të jetë aq efikase sa të ulet numri i fataliteteve nëse vaksinohet një numër i mjaftueshem qytetarësh.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Kujdesi për shëndetin është një e drejtë themelore e mbrojtur me kushtetutë. Një shoqëri e shëndetshme është shoqëri e fortë dhe e pasur. Informohuni për shëndetin dhe bëni kontrolle të rregullta tek mjeku që të siguroni parandalimin e sëmundjeve. Në lidhje me CoViD19, situata është tepër dinamike dhe duhet marrë seriozisht. Rreziku i vdekshmërisë  mbetet i lartë, ose shumë i lartë, për shtresa të caktuara të popullsisë në rrezik, si të moshuarit ose qytetarët me sëmundje kronike. Ju lutem bëni kujdes në lidhje me këto pika: Rreziku i infeksionit: varet tepër nga përhapja krahinore, kushtet e jetesës dhe sjellja individuale. Dmth në zonat me popullsi të lartë e numër të lartë të infektuarish, në kushte jetese ku shumë persona jetojnë së bashku në të njëjtën banesë (p.sh hospicet) dhe në raste të mos mbajtjes së masave mbrojtëse, rreziku i infeksionit është tepër i lartë. Rëndshmëria e sëmundjes: në rastet më të shumta infeksioni kalon lehtë. Probabiliteti që të shkallëzohet në sëmundje të vështirë rritet me moshën dhe prezencën e sëmundjeve preeksistuese. Pesha e CoViD 19 në sistemin shëndetësor: edhe kjo varet nga shpërdarja gjeografike e rasteve pozitive, nga kapaciteti i sistemit shëndetësor dhe masat parandaluese të marra në kohë. Përfundimisht i këshilloj bashkëatdhetarët që jetojnë në SHBA që të informohen në lidhje me pikat e mësipërme në zonën në të cilën jetojnë e të modifikojne sjelljen në bazë të probabilitetit të rrezikut në zonën përkatëse.

KUSH ËSHTË MD, PhD BRUNILDA ALUSHI

Brunilda Alushi, MD, PhD, mbaroi studimet për mjekësi (MD) në Universitetin e Torinos në Itali, e më pas kreu studimet e doktoraturës në mjekësi molekulare që i dhanë titullin PhD. Më pas ajo specializohet në mjekësi të brëndshme dhe kardiologji në klinikën e famshme universitare Charite´ në qytetin e Berlinit, në Gjermani. Përveç kërkimeve shkencore në fushën e mjeksisë eksperimentale, ajo u trajnua në biostatistikë të avancuar në Universitetin e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan School of Public Health, në Boston, USA. Aktualisht kërkimet shkencore të Dr.Brunilda Alushi përfshijnë teknikat moderne të imazhingut të zemrës si ekokardiografia dy-dhe tredimensionale, rezonaca magnetike dhe TC-scanner e zemrës, si dhe teknikat përkutane transkatetër për trajtimin e sëmundjeve valvulare të zemrës. Me punën e saj shkencore ajo ka qenë fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, ndër të tjera Best Poster Award në Kongresin Europian të Kardiologjisë ESC 2018 dhe fituese e vendit të parë për grantin europjan 2020 të Shoqërisë Europiane të Imazhit Kardiovaskular (European Association for Cardiovascular Imaging). Ajo është autore dhe bashkëautore në shumë punime shkencore publikuar në revista prestigjoze ndërkombëtare dhe pjesëmarrëse aktive në kongreset ndërkombëtare të kardiologjisë. Aktualisht Dr. Alushi punon si specialiste kardiologe në fushën e kardiologjisë interventiste dhe merret me trajtimin e sëmundjeve koronare dhe valvulare të zemrës në departamentin e Kardiologjisë Interventiste të Helios Klinikum Erfurt dhe kryen kërkime shkencore pranë departamentit të kardiologjisë në klinikën Universitare Charite´, në Berlin, Gjermani.  

Filed Under: Politike Tagged With: Brunilda Alushi, COVID-19, Infeksioni, MD, PhD, Sokol Paja

“EDHE MURET KANË VESHË” NË VATËR

June 23, 2020 by dgreca

“EDHE MURET KANË VESHË” I KRISTALE IVEZAJ RAMA, PROJEKT NË FOKUSIN DHE PËRKUJDESJEN E VATRËS/

– Mbledhja e dëshmive për krimet e komunizmit,- një shërbim dhe homazh dinjitoz për ata që humbën jetën dhe u persekutuan padrejtësisht.Në Shqipëri duhet të ketë një ditë zyrtare si ditë e përkujtimit shtetror për të nderuar sakrificat sublime dhe qëndresën antikomuniste.

Kronika u përgatit nga Sokol PAJA/ DIELLI*

Në vijim të veprimtarive të saj në kohën e Koronavirusit, Kryesia e Vatrës organizoi një tjetër veprimtari në fundjavën që lamë pas. ZoomKonfernca: “Edhe muret kanë veshë” u organizua të shtunën me 20 Qershor në mesditë, nën drejtimin e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” zotit Elmi Berisha, e përgatitur dhe e moderuar nga nën/kryetari i Vatrës Ervin Dine.

ZoomKonferencën: “Edhe muret kanë veshë” e hapi moderatori, Nënkryetari i Vatrës z.Ervin Dine i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit ia dha fjalën Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, z.Elmi Berisha duke i shprehur vlerësim dhe konsideratën për mundësinë që këto aktivitete të zhvillohen nën frymën dhe përkujdesjen e veçantë të Vatrës dhe kryetarit të saj.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha tha në fillim të përshëndetjes së tij: “ Ju jam mirënjohës për punën që po bëni të gjithë. Siç edhe e kam premtuar e deklaruar më herët, kjo epokë do jetë epoka dhe fryma e gjeneratave të reja në Vatër. Këtë projekt dhe të gjitha projektet e tjera në dobi tëçështjes shqiptare do mbështeten fuqimisht prej Vatrës dhe meje personalisht me qëllim që të dalin në dritë të vërtetat e kombit tonë. Falenderim të veçantë zonjës Kristale Ivezaj Rama dhe ekipi të saj për trajtimin e kësaj teme delikate dhe sensitive për shqiptarët që kanë jetuar dhe vuajtur në sistemin monist. E drejta dhe e vërteta duhet të dalin kurdoherë në shesh. Projekte të tilla do të kenë mbështetjen time si kryetar dhe si Vatër që të kemi samë shumë projekte të tilla kaq serioze qësynojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri”.

Nënkryetari i Vatrës z.Pashko Camaj deklaroi: “Jam i gëzuar që po marr pjesë në këtë takim dhe organizime të tilla me punime me të rinjtë do na çojnë përpara në ballafaqimet e historisë me shekullin e 21-të. Kristale Ivezaj është mbesa e Pjetër Ivezaj njëpatriot shqiptar i spikatur në vitet 80. Këto bashkëpunime do jenë edhe në vazhdim”.

Lek Mirakaj Anëtar i Këshillit të Vatrës, ndër të tjera tha:“Projekti juaj tregon terorrin që ka pas në Shqipëri përgjatë diktaturës. “Muret kanë veshë’ ishte për të krijuar psikozën e frikës, terrorit dhe të ankthit. Historia në klasat shqipe dhe nëshoqërinë shqiptare ende s’ka fillu debat për krimet e komunizmit. Debat të vërtetë s’ka ende.Debati i historianëve si Xhufi, Milo etj krimet në komunizëm i i justifikojnë se ashtu ishte koha por në të vërtetë ajo kohë ishte koha e maskarenjve e batakçinjve e të pabesëve e mafjozëve. Komunistët kanë vepruar si mafjozë. Kanë vepruar me njerëz të pafajshëm si gra e fëmi për të frikësuar e diskreditur njerëz të tjerë. Urime dhe Vatrës për këtë projekt. Në Shqipëri mungon të dëshmohet ajo se çfarë kemi kaluar. Shqiptarët nuk e njohin të shkuarën”.

Mark Mrnaçaj Anëtar i Kryesisë së Vatrës u shpreh: “Faleminderit të gjithëve për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe në veçanti Kristales për këtë punëtë shkëlqyer të cilën unë personalisht e vlerësoj shumë. Jam krenar për punën që po bëni. Komunizmi në shqipëri ka qenë si ISIS në lindjen e mesme. Ashtu shkatërruan Shqipërinëkomunistët siç terroristët shkatërrojnë botën sot. Komunistët vranë e prenë, përdhunuan e skallavëruar njerëzit e tyre popullin e tyre për asgjë. Kanë skllavëru një popull të tërë. Komunizmi ka qenë tejmase i egër. Komunizmi në Shqipëri shkoi në ekstrem. Vetëm ajri në Shqipëri nuk ishte me tollon, gjithçka tjetër po”.

Sokol Paja gazetar, anëtar i Këshillit të Vatrës: “Ky projekt është një punë e shkëlqyer në zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe ruajtjen e dëshmisë së gjallë tëpersekutimit dhe terrorit komunist. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ne dhe familjet tona kanë kaluar. S’duhet ta harrojmë kurrë kalvarin e persekutimit komunist mbi popullsinë e pafajshme. Duhet të luftojmë trashëgiminë komuniste në shoqërinë shqiptare dhe në institucione. Mbledhja e dëshmive është një shërbim dhe homazh dinjitoz për ata që humbën jetën dhe u persekutuan padrejtësisht. Në Shqipëri duhet të kemi një festë zyrtare shtetërore si ditë përkujtimi zyrtar për të nderuar sakrificën sublime të atyre që humbën jetën padrejtësisht në regjimin komunist. Nxjerrja e këtyre dëshmive është diçka e jashtëzakonshme. Këto histori dhe kjo literaturë duhet të futet në programet mësimore nga fillorja deri në nivel doktoral. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ka ndodhur në atdheun tonë. Ne kemi nevojë nëçdo kohë për të vërtetën tonë të madhe”.

Presidenti i Nderit Agim Rexhaj: “ E përgëzoj iniciativën dhe punën e jashtëzakonshme qëështë duke bërë zonja Rama dhe stafi  isaj. Për 30 vjet nuk është bërë asgjë në zbardhjen e krimeve të komunizmit as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Krimet kanë qenë aq të mëdha saqë edhe pas 30 vitesh ndjehen pasojat. Në vitet ‘90 Komunitetin shqiptar në SHBA, e vizitoi grupi i pajtimit të gjaqeve me në krye Anton Çetën, Mark Krasniqin, Ramiz Kelmendin, Dom Lush Gjergjin etj dhe në një takim në Bronxnë lokalin atëherë në pronësinë time, me shqiptarët u pyet nga diaspora se pse nuk e keni treguar të vërtetën reale të Shqipërisë komuniste? Ramiz Kelmendi u tha bashkëbiseduesve: Ne e pamë se nëçfarë gjendje të tmerrshme ishte Shqipëria por e kishim shumë të vështirë me ardhë nga Shqipëria në Kosovëe me u thanë e kemi nanën lavire.

Z. rexhaj tha se duhet të dënohen krimet e komunizmit dhe të debatohet qëndrimet e intelektualëve kosovarë se pse nuk pasqyruan realitetin komunist shqiptar. Është e tmerrshme sesi sot edhe pas 30 vitesh demokraci, endenë pushtet janëtë ulur këmbëkryq, komunistat. Ne duhet tëpunojmë më shumë që këto krime, të evdientohen e të publikohen, ndërsa plagët e shkaktuara tek shtresa e të përndjekurëve politik, të shërohen realisht.Kombi duhet të clirohet nga krimet e komunizmit, përfundoji z. Rexhaj.

Nazo Veliu Sekretare e Vatrës tha se: “Kristale Ivezajn dhe ekipin e saj e përshëndes dhe e përgëzoj për punën e madhe që po bëjnë. Të përndjekurit e diktaturës komuniste duhen përgëzuar sepse edhe pse u vranë e persekutuan ata asnjëherë nuk u përkulën dhe nuk u bënë vegla të komunistëve por qëndruan me dinjitet përballë sketerrës komuniste. Historitë e dhimbjes e vuajtjes së të persekutuarve duhet të bëhen libra e filma. Ne duhet ta dimë të vërtetën në komunizëm. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë.  Me shpirt i përshëndes kolegët e Vatrës për të pasyruar jetën e vështirë të vëllëzërve e motrave tona që vuajtën padrejtësisht. Klasa politike shqiptare në këto 30 vite ka bërë gabime me okë në mbështtje të klasës shoqërore të të persekutuarve të regjimit komunist. Të përndjekurit e regjimit komunist meritojnë respekt e vlerësim të veçantë pasi nuk shkelën kurrë mbi dinjitein dhe gjakun e të parëve të vet. Ky projekt duhet të vazhdohet edhe me popullsinëçame e cila u persekutua dhe nga Greqia dhe nga komunistët shqiptarë. Komunizmi ishte një skëterrë e tmerrshme. Faleminderit familjeve shqiptare që nuk e humben kurrë dinjitetin përballë vuajtjeve të jashtëzakonshme në komunizëm.

Valentin Lumaj, anëtar i Këshillit të Vatrës theksoi rëndësinë e projektit dhe vuri theksin te e veçanta e mbështetjes së Vatrës e cila në thelb ka nacionalistët, patriotë dhe të mbijetuar nga krimet e komunizmit. Z.Lumaj riktheu në vëmëndje një personazh humori në Malësi Cur Gjeloshi i cili u arrestua prej komunistëve se kishte debatuar me gomarin e tij dhe sigurimi i shtetit e kishtepërndjekur atë ditë e natë deri në bisedat me kafshët. Përndjekja e komunistëve ishte e rëndë. Mbledhja e dëshmive të krimeve të komunizmit është diçka shumë e rëndësishme. Perskutorët po mundohen edhe sot ti zhdukin këto dëshmi. Vatra ështënjë zë shumë i fuqishëm për të zbardhur krimet e komunistëve. Z.Lumaj e pyeti zonjën Ivezaj për inspirimin dhe frymëzimin në shkrimin e këtyre dëshmive dhe për mbështetjen financiare të projektit prej komunitetit të bashkatdhetarëve.

Paulin Marku, studjues, Anëtar i Këshillit të Vatrës e vlerësoi për punën e bërë z.Ivezaj Ramaj dhe theksoi rëndësinë e këtyre dëshmive dhe konsultimin me dokumentet arkivore: “Një iniciativë e jashtëzakonshme dhe delikate për shkak të tematikës që trajton dhe pasqyron. Komunizmi ishte kudo  iashpër, por në Shqipëri ka qenë në nivel ekstrem. Më i ashpri dhe më i egri ishte në Shqipëri. Muret nëShqipëri ende janë të larë me gjak nga vuajtjet e komunistëve dhe persekutimin e shqiptarëve. Është një iniciativë e sukseshme. Nëpërmjet dëshmive dhe guzimit për tu përballur me komunizmin, ne do ta mundim dhe zhdukimin trashëgiminë komuniste në Shqipëri”.

Agustin Mirakaj, anëtar i Kryesisë së Vatrës: “Kjo është një iniciativë shumë e mirë. Ne do ta kërkojmë gjithmonë të vërtetën tonë. Komunizmi ka qenë dhe vazhdon edhe sot. Komunizmi s’ka qenë asgjë tjetër veçse një terrorizëm. Ata na burgosën, pushkatuan, na internuan familjarisht. Unë kam lindur në internim dhe jam rritur deri në moshën 13 vjeç. Gjykimi im për komunistët është se ata janë terrorista. Puna dhe fjala jote daltë në pah. Ne do të mbështesim, rinia duhet ta kuptojë që e vërteta duhet të zbulohet. Ne duhet ta ngrejmë zërin ta tregojmë të vërtetën. Ne nuk do tërhiqemi kurrë… më kujtohet si sot, kur kam takuar babën tim për herë të parë në burg. Isha me mamanë time dhe vëllain tim.Befas dëgjuam krisma dhe fjalë: ndal… ndal!… dhe gryken e automatikut na e drejtuan sikur ishim kriminelë. Ne ishim fëmijë qëkishim mall për babain tonë, ne s’ishim kriminelë”.

Në mbyllje të takimit Kryetari i Vatrës Elmi Berisha deklaroi: “Faleminderit për bashkëbisedim. Disa herë kisha lot në sytë e mi. Jeni frymëzim bashkë me dy vajzatqë po punoni. Jam i befasur për punën që po bëni. Ju jeni kristale diamanti për këtë punë fantastike që po bëni. Vatra do t’ju ofrojëçdo bashkëpunim të mundshëm.Do jetë në nderin tonë anëtarësimi juaj në Vatër dhe bashkëpunimi në vazhdim”.

*Kronikën e plotë, përfshirë diskutimet në gjuhën anglisht, është duke e përgatitur editorja e gjuhës angleze Rafaela Prifti.

Filed Under: Histori Tagged With: Edhe Muret kane veshe, Kristale Ivezaj Rama, Muret kane veshe

Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin

June 22, 2020 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në ditën e ikjes tënde, o Dardanesha e bukur shqiptare, ndjeva dallgët e oqeanit me krah pulëbardhash të rreshtuara njera pranë tjetrës të cilat dukeshin sikur bënin homazh për ty motra ime prej Kosove!

Ndërsa përgjatë Manhattanit në kerthizë të botës, një shatërvan në mes të OKB-s ndali rrjedhjen e ujit, aty ku mijëra shqiptare mblidheshin herë pas here për të denoncuar genocidin serb dhe për të demonstruar para botës kërkesat tona për Pavarësinë e Kosovës, që ju e donit aq shumë!

Por ju edhe pse po largoheshit nga kjo botë se ç’pata një ndjesi se po vazhdonit të na dhuronit buzëqeshje hyjnore, buzëqeshje që ta dhurojnë vetëm lulet bozhur si ty, që hapën petalet gjithë aromë vetëm në ditën e Lirisë së Kosovës.

Ju ishit e plagosur në shpirt, ende kishit pikla gjaku të pathara të bashkëshortit tënd, ish avokatit të mirënjohur Bajramit dhe djemve të tu Kushtrimit dhe Kastriotit të vrarë e masakruar nga kuçedra serbe.

Ata dhe gjithë martirët e Kombit si yje qielli spërkatin me pikëza drite Kosovën martire, e në këto pikëza u bashkove dhe ti sokoleshë Pejane, ndaj dhe unë më duket sikur i lexoj më qartë enigmat e shumta…ato duken të kthjellta në bebëzat e syrit tënd.

Ikja tënde e shpejtë la plagë të çelura ende të pashëruara, ndaj duke hyre në palcën e fjalës tënde në sa e sa mediume kombëtare dhe ndërkombëtare, më doli si feniks burri i madh shqiptar, IBRAHIM RUGOVA!

Brenda gjoksit tuaj dëgjova ca tinguj të përvajshëm që rënkonin tutje nëpër erën e Ilirisë. Rënkonin për bijtë e vrarë, për mijëra të zhdukur… Ishin trimat e Kosovës dhe ti Drenushë e Lirisë që mbollët ëndrrat me sythe shprese.

Edhe pse kujtimet e makthshme i përjetove kudo, dhe pe me sytë e tu fatin tragjik të familjes dhe të Kombit, ju përsëri nuk e shuajtët ëndrrën, ëndrrën e bukur të Lirisë. Ju u shkritë si qiriri i Naim Frashërit, si një zonjëz e rrallë e Kombit, për t’i dhënë atij pakëz dritë…

E kjo dritëz ndizet si pishtar e bëhet flakërrimë për Kosovën, ku zambakët e bardhë të Prizrenit pikojnë bukuri mëngjezore.

“Vizioni juaj mbeti Republika e Kosovës shtet demokratik i të gjithë qytetarëve pa dallim, e integruar në strukturat evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liri, pavarësi, demokraci ishin parimet themelore të zonjës NEKIBE KELMENDI dhe të të gjithë lëvizjes gjithë popullore, për idealet e së cilës zonja Kelmendi u angazhua me gjithë potencialin e saj, duke u shkrirë dalëngadalë për këtë ideal”, ka thënë presidentja e Kosoves, zonja Jahjaga, sipas Kosovapress.

Ju ikët para kohe dhe në ikjen tuaj m’u duk sikur pëllumbat e Manhattanit më çukitnin në xhamin e dritares dhe sillnin pranë amanetin tënd të fundit: “M’i bëj të fala Kosovës”. Eshtë amaneti tënd që s’e tret as dheu, amanet që u dha në gjithë botën ku frymojnë shqiptarë, u tha me lot në sy nga bija juaj me emrin Kosovare, me emrin më të bukur në botë.

Amaneti tënd: “M’i bëj të fala Kosovës”, më është bere si refren duke e pëshpëritur në buzë herë pas here, është një refren që do të jetojë gjatë, është kënga e shpirtit të një Zane si në legjenda që e donte me jetën e saj Kosovën!

Ju tashme flini e qetë, sepse siç thotë poeti i madh Din Mehmet në poezinë e tij: Gjërat më të shtrenjta i dhatë për Kosovën/ dhe dashurinë tuaj e shënuat në çdo lule/ në çdo gur, në çdo rrugë…

Ju prehuni e qetë, o Teutë e bukur shqiptare. Ju jeni si një degë e blertë plot sythe në pemën e madhe të Lirisë!

Tani ju ndriçoni, ndriçoni nga qielli dhe plas nata serbe në ferr…

21 Qershor, 2011

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza Tagged With: homazhe, Keze Kozeta Zylo, Nekibe Kelmendi

KOSOVA, E FOKUSUAR NË ZHVILLIMIN EKONOMIK

June 22, 2020 by dgreca

-Kryeministri Avdullah Hoti në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: Kemi program të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike/

PRISHTINË, 22 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të prezantimit të masave të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, gjatë ditës së sotme, mori pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në fjalën hyrëse kryeministri Hoti ka prezantuar prioritetet e Qeverisë, masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e situatës të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID 19, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me aktualitetin politik dhe ekonomik në vend.

Kryeministri Hoti tha se orientimet e qeverisë janë në dy aspekte kohore, në periudhë të shkurtër dhe afatmesme përmes pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në periudhë më afatgjate ku do të vendosen bazat e zhvillimit ekonomik.

Më tej, kryeministri Hoti tha se është me interes që të krijojnë konsensusin e nevojshëm shoqëror për programin qeverisës të cilin siç theksoi ai, e kanë miratuar në Qeveri dhe e kanë shpërndarë te të gjitha aktorët e tjerë.

“Fokusi ynë kryesor mbetet  rimëkëmbja ekonomike, por përtej asaj ne kemi një program bukur  të detajuar nëpër fusha të caktuara të ekonomisë”, u shpreh kryeministri Hoti.

Në këtë forum virtual kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat, politikat tatimore, zvogëlimin e informalitetit, themelimin e Fondit investiv,  kompensimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e pandemisë si dhe për investimet e jashtme përmes ligjit për investime strategjike.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka thënë se Qeveria gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm parasheh futjen në ekonomi të një shume financiare prej 1.2 miliard euro si infuzion për zhvillim ekonomik, prej të cilave tashmë me rishikimin e buxhetit janë mobilizuar 384 milionë euro.

Kryeministri Hoti më këtë rast ka prezantuar 9 masat që janë paraparë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike siç janë:  1. Lehtësimi i qasjes në financim; 2. Zvogëlimi i barrës tatimore; 3. Masat për mbështetje të punësimit; 4. Bujqësia; 5. Masat për stimulim të kërkesës agregate; 6. Mbështetje për ndërmarrje publike për operim të rregullt dhe investime kapitale të rëndësisë strategjike; 7. Rishikimi i Buxhetit për 2020 dhe relaksimi i kufizimeve fiskale dhe i borxhit publik; 8. Masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar; 9. Mobilizimi për financimin e masave.

Kryeministri Hoti iu është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të bëra nga anëtarët e Odës Ekonomike Amerikanë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria në këtë drejtim.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fokusi, Hoti kryeminster, Zhvillimi ekonomik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT