• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

KOSOVA’S HEAD OF DIPLOMACY AT VATRA PRIOR TO OFFICIAL MEETINGS IN WASHINGTON DC

August 19, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti-“I came to Vatra to meet with you and listen to your concerns before starting the official part of my US visit in Washington DC,” said Kosova’s Minister of Foreign Affairs and Diaspora, Meliza Haradinaj – Stublla at the Federation’s headquarters in the Bronx on Monday. In his welcoming remarks the President of the Pan-Albanian Federation of America, Elmi Berisha, described briefly the historic role of Vatra in the past and how it is best suited now to advance Albanian national interests. Vice-President for Political Affairs Alfons Grishaj weighed in on pressing issues that concern the Albanian nation. Members of the Executive Council and Board of Directors welcomed her at Vatra and echoed their concerns with regard to Kosova-Serbia negotiations etc.

Kosova’s Chief Diplomat praised the Albanian diaspora in the US and Vatra for its commitment and the successful lobbying for Kosova’s liberation two decades ago. Mrs. Haradinaj-Stublla said that it was an honor to visit Vatra as the Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosova. Then she noted that “while we enjoy your successes in various areas, we also share your concerns. “ She put emphasis on the unity of the Albanian community in the US and impressed upon the need to infuse Kosova and Albanian regions with ‘the unity’ that is present here. In her first visit at Vatra, Kosova’s Chief Diplomat wished the community good health in the face of the pandemic before giving her remarks. Mrs. Haradinaj-Stublla appreciated the continuous efforts of the diaspora to support Kosova, recognized the importance of her meetings with US government officials and the significance of its timing in maintaining the strong relationship with “Kosova’s historic ally”, the United States. She stressed the urgency of standing united to counter an emboldened Serbia that is pushing to deny its aggressive actions and genocide towards Albanians.

Today Kosova’s Minister of Foreign Affairs and Diaspora, Meliza Haradinaj-Stublla travelled to DC to begin her official visit and meetings at the State Department, National Security Council, Office of Foreign Affairs, Atlantic Council, and Heritage Foundation.  

Filed Under: Opinion Tagged With: At Vatra, KOSOVA’S HEAD OF DIPLOMACY

DR. VJOSA OSMANI, PJESË E FORUMIT NDËRKOMBËTAR TË LIDERËVE ME FTESË TË NDI

August 19, 2020 by dgreca

Me ftesë të Institutit Nacional për Demokraci (NDI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, i  cili sivjet u organizua virtualisht për shkak të pandemisë COVID-19. Ky forum ndërkombëtar po organizohet përgjatë javës së Konventës së Partisë Demokratike, nga 17-21 gusht.

Gjatë këtyre ditëve, kur janë ftuar liderë institucionesh e partish politike nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësve u drejtohen figura të rëndësishme të politikës amerikane, gazetarë, ekspertë e komentatorë, për të diskutuar tema të zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare. Sivjet, temat kanë përfshirë rolin e SHBA-ve në politikën e jashtme, avancimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, mbrojtjen e demokracisë nga dezinformatat etj.

NDI fton liderë ndërkombëtarë për këtë forum që nga viti 1984. Sivjet forumi është hapur nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, e cila njëkohësisht e udhëheq NDI. 

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka falënderuar Institutin Nacional për Demokraci dhe presidentin e saj, Derek Mitchell, për ftesën, si dhe ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti rolin kyç që ka luajtur NDI në avancimin e demokracisë në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Vjosa Osmani, lideret, pjese e Forumit Nderkombetar

Vazhdon të jetë…

August 19, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Në Sofrën Poetike të Diellit- Astrit Lulushi-

Shiko! Atje ai qëndron;-

Jo i guximshëm si më parë,-

Por është gjallë,-

Nga budallallëku yt.-

Mbaje mend mirë!-

Jo më shumë si njeri se të keq.-

Shiko në sytë e tij!

Nuk gjen dritë; asnjë,

Përveç shkëndijave;

Si në qiell tani

Dhe tani ikin;

Kafshë e egër

Kapur në grackë

Që kërkon të iki.

Si erdhi kjo bishë

Në formë njerëzore?!

-Jam dhe nuk jam. –

Atëherë, kush, pse je,

Fol?!

-Jam një gjë jo e re

Si natyrë njeriu.

Që joshet,

Gati të dalë,

Si bari i keq

Sa herë që thahet;

Tipar që luftoj pa pushim

Kundër frenimit në ngjitje;

Dhe peshave që mbajnë

Tërheqjen poshtë;

Frut i hidhur i farës së mbjellë;

Rezultati, fundi i pashmangshëm

Nga ligësia dhe fuqitë e gabuara;

Jam kujtesa e pamjeve

Dhe veprave mizore,

Hidhërimi i mbyllur,

Dhe urrejtja e pashpirt,

Që gërmon dhe gjen jetën sporadike

Në mallkimin e gjymtuar të atyre që vret.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Vazhdon të jetë…

MINISTRJA E JASHTME E KOSOVËS NË VATËR

August 18, 2020 by dgreca

VATRA PRITI MINISTREN E JASHTME DHE TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MELIZA HARADINAJ-STUBULLA-

Ditën e Hënë, 17 Gusht 2020, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” priti Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla, e cila shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Washington diplomatja Vlora Çitaku dhe personeli i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.

Mysafireve ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.Ai e vlerësoi vizitën e kryediplomates së Kosovës si vlerësim prej Qeverisë së Kosovës. Z. Berisha tha se Vatra, nuk mund të anshkalohet nga qeveritarët shqiptarë, kur vijnë në SHBA sepse përbën institucionin historik më të konsoliduar në Diasporë dhe mbanë mbi vete jo vetëm peshën e 108 viteve egzistencë, por ka kryer rolin e shtetit kur shteti i vdekur shqiptar nuk egzistonte.

 Historia e Vatrës është realisht historia e shqiptarëve të Amerikës që nga fillimi i Shekullit XX. Kjo Vatër,  ka emëruar dhe ka paguar ambasadorë në Europë dhe në SHBA, kjo Vatër ka përgatitë dhe ka dërguar në Shqipëri Trupa ushtarake vullnetare të përbërë nga bijtë e vatranëve për të ruajtë kufijtë e Shqipërisë, ka dërguar Bandën Kombëtare VATRA,ka dhuruar dhe i ka huazuar shtetit shqiptar qindra mijëra dollar, ka dërguar në Shqipëri libra për shkollat shqipe etj.etj.Vatra e sotme është e shtrirë në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe në Kanada dhe po vazhdon të kryejë misionin Kombëtar në shekullin e dytë të jetës së saj.

Qëllimi i shenjët i Vatrës është çështja Kombëtare. Vatra ndjehet e pakënaqur me qeveritë shqiptare, veçanërisht për zbrazjen e trojeve tona etnike, të cilat kanë bërë fare pak për qytetarët shqiptarë dhe me paftësitë qeverisëse po nxisin ikjen jashtë vendit. Ne nuk mbajmë anë politike, partiake, nuk jemi me asnjë parti politike, por ne kemi krurajon që të kërkojmë prej qeverive shqiptare më shumë përkushtim ndaj qytetarëve tanë, luftë kundër korrupsionit,trafikut, varfërisë, ndal përçarjeve kombëtare, ndal shpërnguljeve prej tokave të Arbërit, duke rritur mirëqenien e qytetarëve etj. Partitë shqiptare duhet të jenë bashkë për çështjen kombëtare.

Ne, tha kryetari i Vatrës, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jemi gati që të bëjmë pakt me qeveritë dhe të marrim përsipër detyrimet tona kombëtare, po ashtu duhet të marrin përsipër detyrat e tyre qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë në Vatrën Shqiptare. Ndjehem mirë , tha ajo, që jam këtu, në organizatën më të vjetër, që ka qenë dhe mbetet boshti i marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm për shtetet shqiptar.

Ministrja vlerësoi rolin dhe kontributet e Diasporës shqiptare dhe Vatrës në veçanti. Diaspora, tha ajo, mbetet kontribuse kryesore për çlirimin e Kosovës, ajo bëri për vete Amerikën dhe Evropën, dhe së bashku me vendlindjen ia arritëm që të fitonim lirinë.

Unë, tha ministrja, jam rritur dhe e kam përjetuar luftën dhe tragjeditë e saj, por sërish është koha që të gjithë faktorët shqiptarë të bëhen bashkë pasi kundërshtari ynë është në ofensivë dhe ne jemi të pabarabartë në tavolina e bisedimeve. Ne duhet të mendojmë së bashku, duhet që bashkojmë faktorët shqiptarë, që në takimin e 2 shtatorit në Washington, të mos dalim të humbur.

Kryediplomatja e Kosovës i dhuroi Vatrës një dhuratë simbolike me ornamente artistike të punuara nga Organizata e grave të dhunuara në kohën e luftës nga pushtuesit serbë.

Më pas i kanë u uruar mirëseradhjen mysafireve : Presidenti i nderit i Vatrës z. Agim Rexhaj, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, që kishte ardhë nga Detroiti dhe që shoqërohej nga kryetari i degës së Michigani dhe anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj,si dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj,Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Ibrahim Kolari e të tjerë. Diskutatnët përcollën sugjerime dhe kritika ndaj qeverive përkatse, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në fund kryeredaktori i Diellit bëri një prezantim të shkurtër të rrugëtimit 108 vjeçar të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Për mysafirët u shtrua një darkë në restorantin Allora në Manhattan.

Filed Under: Featured Tagged With: Ministrja e Jashtme, Vater

NJË JETË E PATHYER

August 18, 2020 by dgreca

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU-

Po rritesha duke prashitur, duke vaditur dhe duke hapur kanale vaditës nën trysnin e diktaturës, por në kujdesin dhe dashurinë e vajzave të internuara, që ishin heroina, ishin modeli i edukatës dhe kulturës shqiptare: Kristina Markagjoni, Fatime kolgjini, Lajde Mirakaj, dhe Flora Ndreu.

         Që nga mbiemrat, secili prej jush të dashur lexues, nuk e ka të vështirë për të gjetur e njohur prejardhjen e tyre fisnike.

          Katër vajzat ishin rritur dhe formuar internimeve, me një kulturë e me një edukatë të thellë, aq sa për t’i pasur zili dhe një profesor universiteti. Dhe unë, që isha vetëm 11 vjeçe, e dalloja fisnikërinë e tyre dhe gjithmonë i ndiqja si manare nga pas.

         Unë dalloja virtyte të larta dhe gjeja tek ato atë forcë të brendshme me cilësi të larta morale, që një fëmijë në rritje i ka të domosdoshme për edukimin dhe formimin e karakterit të tij. Dhe ato me bujari më mbajtën shumë pranë dhe pa u kursyer më dhanë ç’kishin më të shtrenjtë nga vetja.

         Pra, edukimin dhe karakterin e fort e të pathyeshëm, përveçse trashëgimisë nga prindërit e mi të shtrenjtë, e sidomos nënës sime, e cila është munduar me gjithë shpirt të më bënte të fortë e të paepur para çdo stuhie, pjesën tjetër të vlerave e kam prej atyre sokoleshave.

          Kur mbusha 14 vjeç më çojnë për të mbledhur pambuk të njomë larg në fushat e gjëra e të largëta vetëm me Kristina Markagjonin.

         Punuam gjithë ditën e lume nëpër baltë. Çizmet e çara dhe këmbët tona të regjura nga lagështia na fundosnin gjithnjë në thellësi të baltërave të Myzeqesë. 

        Por ne ishim të kalitura të punonim e të mbijetonim në kushte të vështira e barbare, por gjithmonë me personalitet e kryelartë. Dhe pa rënë ende tisi i mbrëmjes, lidhëm grykët e thasëve, që peshonin nga 40 kg dhe që na duhej t’i nxirrnim nga një km larg te rruga ku hynte mjeti. Por, për t’i nxjerr deri atje, që ishte shumë e vështirë, sepse duhej t’ia ngrinim njëra – tjetrës në sup, se tjetër rrugëzgjidhje nuk kishim.

         Në fillim, më tha Kristina: 

         – Ma ngri thesin, Arixhofkë! (kështu më thërrisnin në përkëdheli, se dielli më bënte shumë ezmere)

         Unë ia ngrita thesin me vështirësi, por kur ajo bëri nja tre hapa, për të bërë një shaka, ia shtyva thesin dhe ai ra për tokë. Ajo, megjithëse e lodhur teje mase, më thotë: 

         – Ngrima edhe njëherë, Arixhofkë! Na u këputën zorrët…

Dhe sakaq u përkul e unë ia ngrita. Përsëri pas disa hapeve ia rrëzova thesin. Ajo s’u përmbajt më, po me një shpejtësi të madhe dhe me të drejtë ma ndezi një dackë mjaftë të fortë. Unë nuk u ndjeva, por sytë më lëshuan xixa dhe lotët më shkuan ujë. Aty pashë dhe lotin e saj, që rigoi e u përzien me lotët e mi. 

Duke fshirë lotët e saja me shami, më drejtohet me gisht: 

         – Dëgjo, Arixhofkë! Nëse ka njeri që do të më futi mua në burg, je vetëm ti! Ti, që unë të dua kaq shumë! Hallën time, një shoqe që halla e donte fort, e futi në burg. Tani ngrima  thesin! 

Një ofshamë e thellë më përfshiu dhe para syve më shfaqeshin vetëm xhelatë. S’mu desh shumë për të kuptuar se gurin e Sizifit e kishim ngritur ne dhe po vazhdonim ta ngrinim për ditë e askujt nuk i vinte keq. Por ja, kishte dhe më keq se kaq, ajo e tmerrshmja: mbyllja hermetike, që po e provonin shumë fatzinj e fatzeza me dekada.

Katër vjet më vonë.

         Ishte kohë e fletërrufeve dhe na kishin nxjerrë në fletërrufe grupin tonë prej gjashtë vajzash e grash, sikur ndiqnim modën, ndërsa ne s’kishim tjetër përveçse një fustani basme, që sa e lanim, e thanim, e hekurosnim dhe e vishnim.

         Kristina, e konsultuar me familjen, Dedën e Gjonin e hallat e veta, bën një autokritikë dhe e ngjit te shtylla pranë fletërrufesë në muzg ku dhe u shkëmbye me mua rastësisht: ajo duke  u kthyer, e unë me motrën 12 vjeç,  duke shkuar për të vendosur jo një autokritikë, por një kritikë ndaj vajzave komuniste, e duke i zënë ato me emra. U përshëndetëm me Kristinën, ku unë, si e “ mençur “, i hoqa vërejtje për autokritikën dhe u ndamë.

          Të nesërmen, sa u kthyem nga puna, u kuptua se kishte rënë rrufeja në kamp. U lajmëruam për një mbledhje urgjente, ku duhet të merrnin pjesë me detyrim të gjithë të internuarit.

         Unë nuk shkova. Por, pas më shumë se një ore, erdhi e më thirri te shtëpia një ekonomist, me sebep se askush nuk duhej të mungonte.

         Errësira ishte e qetë. Ime motër 12 vjeçare, që më kishte shoqëruar një natë më parë, çuditërisht po vinte pas meje. Unë i bërtita, por ajo nuk u praps, edhe pse unë e urdhërova që të kthehej. Në këto momente ndërhynë ekonomisti, dhe thotë:

         – S’ka gjë, le të vijë dhe ajo. 

Rrugët jo vetëm të baltosura, po aq dhe të trembura ishin atë natë marsi 1997. Gjithçka dukej e shkretuar. Këmbë njeriu nuk u ndie gjatë rrugës, që nga shtëpia ime, e deri te kinemaja e kampit, ku po zhvillohej mbledhja ogurzezë afro dy orësh.

         Nja pesë metra para se të hynim brenda, dëgjova se dikush më thirri tinëz:

         – Bajame, ndalu pak!

E njoha zërin në terrin e natës së muajit mars. E ndala hapin me vështrim nga erdhi zëri, por pa mundur të dalloja asnjë siluetë, se dritat e zbehta të rrugës i kishin fikur krejt atë natë të nxirë.

         Duke dëgjuar zërin e njohur të kapiten Llazar Gogos, mu kujtua kazerma famëkeqe e grave të internuara, ku ai vinte shpesh kur unë isha fëmijë. U futa përnjëherësh në atë botë të thellë të dhimbjeve fëmijërore, ku s’kishte natë të mos kisha dëgjuar rënkime dhimbjesh. Shikoja aq e vogël dhe lotin e tyre e të nënës sime, që pikonte nga sytë e bukur e të pafajshëm. Kisha parë duke u dridhur, dhe lotin e ofshamat e vajzave të reja, liria e të cilave qe mbyllur në shtatë çelësa përjetësisht. Kisha parë…eh, ç’kisha parë…!

         Sakaq zëri i butë i kapitenit më shkëputi fillin e  ngjarjeve të mia të tmerruara. Duke mu mësuar sytë me errësirën, munda të dalloja nja gjashtë silueta të tjera të heshtura, por që fytyrat nuk më interesuan t’i njihja. Dhe duke më marrë me të mirë, nisi të më pyesë për vështirësitë, që kishim kaluar duke u rritur pesë fëmijë jetim veç me  nënën, në kushte të mjerueshme kampi. Dhe duke u përtypur, sikur s’dinte nga t’ia niste, më pyeti:

       – E di pse të kemi thirrur? 

       –  Jo, nuk e di! Por mendoj, pse mbledhja nuk mund të mbyllej pa mua? 

Ç‘duhem unë këtu?
        – Ne të kemi thirrur se ti je bija jonë, vajza jonë e s’duhet të shkosh dëm. Këtej e tutje duhet të punosh vetëm me vajza tona të lira, e kurrë më me të internuarit.  Këtu në Savër janë mbledhur të gjithë armiqtë e Shqipërisë e ti  s’je një lloj me ata.  Ti nuk je armike e popullit e as familja jote si ata që janë aty brenda, – dhe bëri me dorë nga dera e kinemasë. -Do të të heqim nga puna e rëndë, nuk do të punosh më me kazmë e lopatë e në baltë deri në gju, mbaroi për ty vuajtja. Që nesër do të emërohesh edukatore në kopsht, pastaj mësuese në arsim, se do të krijohen kushtet e një arsimi të plotë. E sa e sa të tjera të mira do vijnë më pas për ty dhe familjen tënde… 

         Premtime e fjalë të ëmbla po dëgjoja prej gjysmë ore, që s’m’i kishte dëgjuar veshi kurrë më parë! As atëherë kur më pikonin këmbët e duart gjak dhe që e dija, se do të vazhdonin të më pikonin edhe në të ardhmen. 

         Eh, i thashë vetes, qëndro! E përfytyrova veten në mes të asaj rruge në hyrje të kampit, që ndante dy klasat. Majtas ishin barakat e të internuarve e djathtas ishin të lirët. Në dorën e majtë po mbaja fort të internuarit e në të djathtën të lirët. Të gjitha vendimet e pozicionit tim të ardhshëm ia lashë ndërgjegjes sime, që të vendoste vetëm ajo. Cila të peshojë më shumë nga të dy palët, me ata do të bëhem, -më foli ndërgjegjja ime, që tashmë ishte forma më e lartë e një realiteti objektiv dhe subjektiv. Vura re dhe e ndjeva thellë shpirtit atë peshë inteligjence dhe kulture, që e gjeja vetëm te të internuarit dhe unë mes tyre, e ulur këmbëkryq, kuvendoja dhe dëgjoja. Prandaj, dora e majtë peshonte shumë më tepër dhe i thashë vetes: unë u përkas të internuarve me të cilët më lidh botëkuptimi i ngushtë, bota shpirtërore dhe që kam ndarë halle e brenga të pafund. Unë kisha qenë dhe do të mbetesha ajo vogëlushja, ajo arixhofka e tyre! 

         Më lindi dhe ironia e hollë brenda heshtjes sime. Do të dëshiroja t’i vija në lojë dhe i vura, madje po tallesha me ta, me synimin e tyre të kobshëm. Ua, ua, ua! Pas kaq vitesh të tmerrshme u vjen keq për mua?! Ç’hipokrizi! Si është kjo botë!! Si në përrallat që sajoja çdo mbrëmje e ia tregoja vëllait tim të vogël, që s’rrinte urtë. Me përjashtim të rasteve, kur i tregoja përralla, ai gjente kënaqësi dhe dëgjonte me vëmendje. Dhe unë çdo mbrëmje isha e detyruar t’i sajoja një përrallë të re, deri te lotët e krokodilit. 

         E paskan një hall sot që duan ta kryejnë me mua. Por këta nuk e mendojnë dot kurrë, se vërtet sapo kam mbushur moshën 18 vjeç, por hallet e vështirësitë më kanë pjekur para kohe, e më kanë dhënë 50 vite mbi supe. 

         Zot! Vetëtimthi, në fraksion sekonde, m’u rishfaq përsëri e mrekullueshmja vajzë, e papërsëritshmja, Kristina e bukur, me sytë e kaltër si biluri, duke më thënë: 

         – “Dëgjo Arixhofkë! Nëse ka njeri, që do të më futi mua në burg je vetëm ti! “. Këto fjalë më drodhën, më kaluan si thikë nëpër mend e më shpuan zemrën dhe lotët e saj po i shihja përsëri. Por me zërin e dashurisë dhe të heshtjes, i çova besën: 

          – Jo Kristina, jo! Arixhofka nuk të fut ty në burg…dhe askënd! 

         Dhe në ato momente bekova gabimin tim të bërë katër vite më parë. Sa për të mirë kishte ndodhur ajo histori e dhimbshme! E kapa situatën! Brenda, e ngujuar dhe e ngritur në këmbë, po akuzohej Kristina e pafajshme, e bija e Gjonmarkagjonëve. Pritej vetëm deponimi im, pritej dëshmitarja 18-vjeçare, që të dënonte edukatoren e saj, të cilën e donte aq shumë. Isha gati të vija duart në kokë e të ulërija sa mundja, gjersa të dëgjonte e gjithë bota, por mendja mori kthesë tjetër:

         – Unë po futem brenda, – u thashë e revoltuar dhe u nisa me trimëri të shpëtoja Kristinën nga kthetrat dhe kurthi i tyre. Por kapiteni nxitoi dhe më preu rrugën, duke më kapur për krahu: 

         – Dale, dale, – më tha- Do të futemi të gjithë së bashku… Ti e do partinë apo jo? Partia ka nevojë sot për ty, e ti për partinë. Dëgjo këtu, Bajame, ne kemi për të lexuar diçka në mbledhje, dhe kërkojmë prej teje vetëm një gjë të vogël, vetëm një “po” . Ne do të pyesim ty, pasi të lexojmë diçka: Është e vërtetë kjo, Bajame? E ti do të thuash në të gjitha rastet vetëm: po, po, po, e thjeshtë fare. E nesër e tutje puna e rëndë mbaron për ty. Do të shkëputesh përfundimisht prej të internuarve e do të fillosh një jetë të re, edukatore në kopsht, pastaj mësuese, siç e thamë. 

         – Futemi tani! – u them me ton të prerë e të ashpër. 

         – Je e sigurt, që do të thuash ato që të kërkon partia? 

         – Po,- i them- unë u jap fjalën se aty brenda nuk do të gënjej. Shoku Enver Hoxha më ka mësuar të mos gënjej, por gjithmonë të them: “ të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”. Lexojeni, është e shkruar në beze dhe është vendosur mbi derën e kinemasë dhe ia tregoja me gisht.

         Po më rritej urrejtja me përmasa galoponte për atë kapiten dhe për sistemin e tij të fëlliqur. Mblodha veten dhe u kujtova, që motrën e kisha pas shpine. 

         Kthehem me vrik nga ajo dhe pasi e qëllova me një dackë, e kapa për flokësh dhe e shkunda: Fol, ke gënjye?! Kanë qenë sot te shkolla jote, këta? Të kanë qëlluar? Të kanë bërë presion, se do të mbesnin në klasë? Të kanë detyruar? Të kanë mësuar se çfarë duhet të thuash në mbledhje? 

         Ajo qante dhe pohonte. Atëherë kthehem nga ata, dhe me një përbuzje e neveri të tejskajshme, u them: 

         – Turp të keni! Keni shkuar në shkollë dhe keni tmerruar një fëmijë 12 vjeç. I keni bërë presion psikologjik dhe e keni qëlluar. Ja ku po ua them unë: 

         – Fletërrufenë e kam shkruar unë e jo Kristina Gjonmarkagjoni. Pushka top iu bëftë! Tani, po të doni, futemi brenda! 

         – Shporru! Nuk kemi nevojë për ty, shporru! – gërthiti dy herë me nerva të ngritura e tepër i zhgënjyer kapiteni.

Filed Under: Histori Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, NJË JETË E PATHYER

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT