• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

LEKË GOJÇAJ NDËRROI JETË

August 4, 2020 by dgreca

NDËRROI JETË ATDHETARI LEKË GOJÇAJ, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN-Me hidhërim të thellë njoftohet Komuniteti se të Martën me 4 Gusht 2020 ka pushuar së rrahuri zemra e Lekë Gojçaj, njeriut të dashur, atdhetarit të shquar, që është identifikuar me Shënjtëreshën Nënë Tereza. Ai së bashku me vëlla Pashkun (i ndjerë) sponsorizuan dhe vendosën  Shtatoret e  Shenjtëreshës me gjak Shqiptar NËNË TEREZA, që nga Amerika(New York-Michigan) e deri në Trojet Etnike, si Tuz, Prishtinë, Mitrovicë, Strugë etj.

     Lek Gojçaj u lind në Sukruq të Malësisë me 7 Shkurt 1939, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Njoftohet komuniteti se shërbimet funerale do të kryhen ditën e Enjte, 6 Gusht 2020, nga Ora 2 PM- 9 P.M. në Shtëpinë Mortore YORKTOWN FUNERAL HOME, që ndodhet në adresën:

945 EAST MAIN STREET, YORKOWN, NY 10588.

Mesha e DRITËS dhe Salikimet e fundit do të kremtohen ditën e  Premte, me 7 Gusht 2020 ,duke filluar nga Ora 11. A.M. në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale,NY. Pas Meshës arkmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në varrezat “GATE OF HEVEN”, që ndodhen në adresën:

10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.

     Në Shtëpinë Mortore duhen respektuar rregullat që dikton Pandemia e COVID-19. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe respektimi i distancës sociale.

  • Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës z. Elmi Berisha në emër të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gojçaj për humbjen e njeriut të tyre të dashur, mikut të Vatrës, një patriot i devotshëm që punoi pa u lodhur për çështjen Kombëtare. Pushoftë në Paqë shpirti i Tij!

Filed Under: Opinion Tagged With: LEKË GOJÇAJ NDËRROI JETË

DRAMA ELIZABETHIANE

August 4, 2020 by dgreca

Shkruan:Xhelal Zenjeli- Drama elizabetane u paraqit në Angli në periudhën e sundimit të Elizabetës I (1558-1603). Zhvillimi i kësaj drame që nga paraqitja e komedisë së parë të renesancës, rreth vitit 1550, e deri në shuarjen e saj në luftën civile të vitit 1642, paraqet një tërësi. Megjithëkëtë, në të mund të dallohen etapa të caktuara. 

Termi “dramë elizabetane” (Elizabethan drama) përputhet plotësisht apo pjesërisht me termat e tjerë, siç janë “drama e Tjudorit” (1497-1603) dhe “drama e Stjuartit” (1603-1642), “drama e kohës së Shekspirit” (1590-1613), “drama e kohës së Xhejmsit” (Jacobean, 1603-1625) dhe e kohës së Çarlsit (Caroline, 1625-1642) – Elizabethan, Jacobean and Caroline drama; Elizabethan theatre.  

Drama elizabetane lindi mbi bazën e traditës së dramës mesjetare dhe nën ndikimet e epokës klasike. 

Publiku i arsimuar i oborrit, i universiteteve dhe i gjyqësisë kënaqej në komeditë e më të fuqishmit komediograf romak Tit Makcie Plaut (Titus Maccius Plautus, midis 254 e 251 –  184 para K.) apo në commedia erudita, siç janë “Mburraveci Ralf” (Ralph Roister Doister, rreth viti 1550) dhe komedia anonime “Gjilpëra e nënës Geton” (Gammer Gurton’s Needle, rreth viti 1560). Ky publik i zgjedhur kënaqej në imitimet e tragjedive të filozofit, tragjediografit dhe satirikut romak Senekës (Lucius Annaeus Seneca, Kordovë, rret 4 para K. – Romë, 65 pas K.). Publiku ndiqte me ëndje edhe komedinë “Gorbodaku” (Gorboduc, 1562) të poetit dhe dramaturgut anglez Tamës Sakvil (Thomas Sackville, 1536-1608) si dhe komeditë e dramaturgut Tamës Norton (Thomas Norton, 1532-1584). Këto drama i shfaqnin kryesisht amatorët: studentët apo anëtarët e gjyqësisë. 

Rreth vitit 1580 paraqitet në Londër një grup shkrimtarësh të rinj të arsimuar në universitete (University Wits), të cilët talentin dhe dituritë e veta e vunë në shërbim të teatrit. Këta ishin Xhorxh Pil (George Peele, 1556-1596), Robert Grin (Robert Greene, 1558-1592), e sidomos Kristofer Marlo (Christopher Marlowe, 1564-1593) dhe Tamës Kid ((Thomas Kyd, 1558-1594). Marlo e përsosi dhe e përcaktoi blank vers-in (varg pa rimë) si varg themelor të dramës elizabetane, sidomos të tragjedisë dhe krijoi disa personazhe të rëndësishme, si: Tamerlani, Barabasi, Dr. Faustusi, të cilët ishin model për shumë personazhe të tragjedisë elizabetane të mëvonshme. Kidi shkroi veprën “Tragjedia spanjolle” (The Spanish Tragedy, rreth vitit 1589), prototip i njërit prej zhanreve më të popullarizuara të dramës elizabetane – tragjedisë së hakmarrjes. 

Përveç kësaj, me themelimin në Londër të teatrove të përhershme dhe të shoqatave më të mëdha aktorësh, rreth vitit 1580 shkrimtarët fituan skenë të përhershme dhe publik të shkëlqyer që tregonte interesim për dramën, e që për nga përbërja klasore ishte tejet i gjerë. 

Rreth vitit 1590 paraqitet edhe babai tragjedisë moderne Uilljëm Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616) i cili do të krijojë shembujt më të mirë pothuajse të të gjitha zhanreve të dramës elizabetane: të tragjedisë, të kronikës së dramës dhe të komedisë romantike. 

Rreth vitit 1600, në jetën politike, shoqërore dhe shpirtërore të Anglisë lindin ndryshime të cilat manifestohen me të madhe edhe në dramë. 

Para disponimeve pothuajse morbide, kritike dhe satirike të dramës së kohës së Xhejmsit dhe të Çarlsit, të cilat shprehjen e vet më të plotë e gjetën në komedinë satirike dhe në tragjeditë e përgjakshme të dramaturgut anglez Xhon Vebster (John Webster, 1578? – 1632?) dhe të dramaturgut e poetit anglez Xhon Ford (John Ford, 1586-1639), hovi, vrulli dhe kthjelltësia e dramës elizabetane dalëngadalë shuhen. Vebsteri dhe Fordi janë dramaturgë të epokës jakobine (Jacobine) dhe karoline (Caroline). 

Përpos zhanreve të sipërthëna shfaqen edhe disa zhanre më pak të përfaqësuara, siç janë: drama shtëpiake e dramaturgut anglez Tamës Hejvud (Thomas Heywood, 1570/75 – 1641), komedia e Ben Xhënsënit (Ben Jonson, 1572-1637), ndërsa më vonë edhe pastorali. 

Maska përjeton një lulëzim të plotë. Xhënsëni njëherazi ishte edhe ithtari më i zëshëm i idealeve klasike të dramës të cilat në dramën angleze të renesancës kurrë nuk zunë rrënjë. 

Përkundër ndryshimeve në kapërcyell të shekullit, drama angleze e renesancës ruajti karakteristika të caktuara që nga fillime e veta primitive deri në rënien dhe shuarjen e saj. Pikërisht këto karakteristika e bëjnë të mundur përdorimin e kohëpaskohshëm të termit dramë elizabetane për tërë këtë periudhë. Këto do të ishin: liria e konsiderueshme në krahasim me kanonet klasike, përzierja në dramë e tragjikes dhe komikes, rëndom nëpërmjet thurjes së dyfishtë, mungesa e njësive dhe përdorimi më i shpeshtë i elementeve të posaçme sikundër janë drama në dramë*, pantomima, maskimi, kori, prologu, epilogu, maska, muzika dhe loja. Përveç kësaj, skena për të cilën është shkruar drama e tërë kësaj periudhe, përkundër ndryshimeve të vogla, në thelb ka mbetur e njëjtë: antiiluzioniste, me një raport më të drejtpërdrejtë midis aktorëve dhe spektatorëve.

Shënim: Dramë brenda dramës – Është një veprim i shpeshtë në dramën angleze të renesancës, në radhë të parë në tragjedi. Në rrjedhën e veprimit të dramës ndërfutet një pjesë e vogël të cilën e shikojnë personazhet e dramës apo në të cilën marrin pjesë vetë ata. I pari që vuri në dramë një shtojcë të tillë është Tamës Kid (Thomas Kyd) në veprën e vet “Tragjedi spanjolle” (Spanish Tragedie, 1587). Kjo shtojcë apo kjo ndërfutje është “maskë e vdekjes”, shfaqje apo skenë e maskuar në të cilën ndodhin një numër vrasjesh. Këtë skenë apo shtojcë e përdor personazhi kryesor me qëllim hakmarrjeje. Pas Tamës Kidit, “maska e vdekjes” u bë pothuajse tipar i përhershëm i “tragjedisë së hakmarrjes”, sidomos te bashkëkohësit e rinj të Shekspirit, përkatësisht te Xhon Fordi (John Ford), dramaturgu anglez i shkolluar në Oxford Tamës Midëltën (Thomas Middleton, 1580-1627), Tamës Hejvudi (Thomas Heywood) etj. Edhe “Hamleti” Shekspirit që i përket këtij zhanri, përmban një “kurth” të tillë. Kurthi apo dhokani që e përdor Shekspiri te tragjedia e sipërthënë është shumë më funksional se kurthi që e përdorin dramaturgët e tjerë të kohës. Dramën brenda dramës si mjet shprehës, Shekspiri e ka përdorur edhe në komeditë “Zemërakja e zbutur”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Në dramën moderne, të shekullit XX, drama në dramë shfaqet në forma të ndryshme, tanimë si një veprim i rëndomtë.       

*   *   *

Kah fundi i shekullit XIV, i pari poet që përdor rimën në vend të aliteracionit është Xhon Gouër (John Gower, jetoi në vitet 1330-1408), autor i tregimeve në tetërrokësh “Rrëfimi i një  të dashuruari”. Por, poet më i madh i mesjetës angleze është Xhefri Çëusër (Geoffrey Chaucer, 1339 dhe 1346 – 1400), i cili në përmbledhjen me tregime, të papërfunduar,  “Tregime kenterberike” (The Canterbury Tales,  1387-1400) jep pasqyrën bindëse të shoqërisë angleze të asaj kohe, duke paraqitur pelegrinazhin e një grupi burrash e grash të gjitha shtresave në Canterbury. Nën ndikimin e tregimtarit dhe romancierit italian Xhovani Bokaço (Giovanni Boccaccio, 1313-1375), shkroi edhe njërin nga romanet më të mira angleze në vargje “Troilo dhe Kresida” (Troilus  and  Criseyde, rreth 1385). Në letërsinë angleze vuri në përdorim edhe pentametrin jambik që do të bëhet një ndër vargjet më të përhapura në poezinë angleze. Në shekullin XV shquhen poetët skocezë Uilljëm Danbër (William Dunbar, rreth 1460 – rreth 1513), mbreti Xhejmzi I (James I, 1566-1625), Robert Henrison (Robert Henrysoun, 1460-1550) dhe peshkopi e poeti skocez Gavin Dagllas (Gavin Douglas, 1474/75 -1522). 

Në Angli ndërkaq shquhet poeti Sër Tamës Malori (Sir Thomas Malory, rreth 1408-1471) i cili i rrëfeu në prozë legjendat angleze dhe franceze për mbretin Artur dhe për kalorësit e tij.     

Renesanca angleze (1485-1603) – Në këtë periudhë, nga mesi i shekullit XV fillon zhvillimi i gjuhës angleze moderne. Midis viteve 1485-1603 Anglinë e qeveris shtëpia e Tjudorëve. 

Në kohën e sundimit të mbretëreshës Elizabeta I (1558-1603) letërsia ripërtërihet me të madhe, kështu që e tërë periudha e mban emrin e saj “periudha elizabetane”. Në këtë periudhë zbulohet letërsia klasike, zbulohen shkrimtarët grekë dhe romakë, të cilët do të ushtrojnë një ndikim të fuqishëm mbi shkrimtarët e kohës elizabetane. Në vitin 1476, Uilljëm Kekstën (William Caxton, 1415-1492) themelon shtypshkronjën e parë në Angli. Në këtë kohë paraqiten eseja, tingëllima (soneti) romani, pastorali, ndërsa drama arrin kulmin e vet. 

Poeti Sër Tamës Uajt (Sir Thomas Wyatt, 1503-1542) i cili më 1536 u burgos si dashnor i mbretëreshës si dhe poeti Henri Hauard (Henri Howard, Earl of Surrey, 1516/17 – 1547), nën ndikimin italian e sjellin sonetin në letërsinë angleze, duke i dhënë formë elezabetane. Rreth vitit 1540 poeti anglez Henri Hejvord (Henry Howard, Earl of Surrey, 1516/17 – 1547) përktheu në anglisht “Eneidën” e poetit të madh romak, Virgjilit (Publius Vergilius Maro, 70-19 para K.). Kjo bëri të mundur përhapjen e blank verse (vargut  pa rimë).  

Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, poeti anglez i cili studio në Oksford Sër Filip Sidnej (Sir Philip Sidney, 1554-1586) shkruan sonete, kritika letrare dhe me romanin “Arkadia” (Arcadia, 1590) është themelues i romanin pastoral.  

Poezi narrative, ekloge dhe sonete shkruan poeti anglez i cili studioi në Cambridge Edmund Spenser (Edmund Spenser, 1552/53 – 1599). Arritje më e mirë e tij është epi alegorik “Mbretëresha e zanës” (The Faerie Queene, 1-3 1590; 4-6 1596). 

Poezi narrative kanë shkruar edhe dramaturgët anglezë Shekspiri (“Venera dhe Adonisi”, “Rrëmbimi  i Lukrecit”) dhe Kristofer Marlou (Christopher Marlowe, 1564-1593). Po kështu edhe poeti anglez i cili studioi në Oxford Majkëll Drejtën (Michael Drayton, 1563-1631) dhe poeti e kompozitori anglez Tamës Çempjën (Thomas Campion, 1567-1620).    

Më vonë paraqiten edhe të ashtuquajturit poetët metafizikë (Metaphysical Poets), të cilëve u prin Xhon Done (John Donne, 1573-1631). Pasojnë edhe poeti anglez i cili ishte edhe prozator teologjik Xhorxh Herbert (George Herbert, 1593-1633), Riçërd Kreshou (Richard Crashaw, 1613-1649), poeti anglez Abraham Koulej (Abraham Cowley, 1618-1667), poeti anglez Endru Mervill (Andrew Marvell, 1621-1678) dhe poeti anglez Henri Vajgën (Henry Vaughan, 1621-1695). 

Ben Xhënsëni (Ben Johnson, 1572-1637), i njohur si dramaturg dhe autor i disa komedive të njohura si “Valpone”, “Alkimisti” u prin poetëve të prirë për lirikë dashurie dhe idile (The Cawalier poets). Midis tyre bëjnë pjesë poeti anglez Tamës Kerej (Thomas Carew, 1595-1640), poeti lirik anglez Robert Herik (Robert Herrick, 1591-1674), poeti anglez Riçërd Laules (Richard Lovelace, 1617-1657) dhe Sër Xhon Saklin (Sir John Suckling, 1609-1642). 

Prozatorët e kësaj periudhe shkruajnë, si për çështjet shtetërore dhe shoqërore, ashtu edhe për problemet e artit. Për herë të parë shfaqet edhe romani. Filozofi Sër Tamës Mur (Sir Thomas More, 1478-1535) shkruan “Utopinë”, më 1516 në latinisht, ndërsa më 1551, në anglisht. Edhe filozofi, shkrimtari dhe eseisti anglez Frensis Bejkën (Francis Bacon, 1561-1626), veprat si “Organoni i ri”  (Novum organum, 1620) dhe “Eseje” (Essays). 

Autor i të parit roman anglez është prozatori dhe dramaturgu anglez i cili studio në Oxford dhe Cambridge Xhon Lili (John Lyly, 1553? – 1606). Është dramaturgu i parë elizabetan i shquar. Fitoi famë me romancën pastorale në prozë, në dy pjesë “Eufus: anatomia e shpirtit” (Euphues: The Anatomy of Wit, 1578) dhe “Eufus dhe  Anglia e tij” (Euphues and His England, 1580) Sipas kësaj vepre, stili letrar plot elegancë dhe zbukurime, do të quhet jufjuizëm (eufuizëm). Përpos Sër Filip Sidneit (Sir Philip Sidney), prozator i rëndësishëm anglez është edhe Tamës Nesh (Thomas Nashe, 1567-1601). Studioi në Cambridge. Në vitin 1597 u mbyll për komedinë “Ishulli i qenit” (The Isle  of Dogs) të cilën e kishte shkruar dramaturgu anglez Ben Xhënsën (Ben Jonson). Komedia u shfaq në vitin 1597. Vepra ka humbur. Naesh ishte një polemizues i ashpër dhe autor i një sërë pamfleteve. Është përfaqësues më i rëndësishëm i prozës angleze të epokës së renesancës të stilit satiriko-realist.  

Megjithëkëtë, letërsia angleze arriti kulmin në dramë. Në vitin 1576 Xhejmz Barbixh (James Burbage, 1531-1597) ndërton teatrin e parë anglez (The Theatre). Pason ndërtimi edhe i disa objekteve të tjera teatrore gjë që do të ndikojë dukshëm në intensitetin e jetës teatrore. Nën ndikimin e komedisë dhe  tragjedisë romake lind drama erudite universitare me përfaqësuesit e shquar Robert Grin (Robert Greene, 1558-1592), Xhorxh Pil (George Peele, 1556-1596), Kristofer Marlou (Christopher Malrowe) dhe Tamës Kid (Thomas Kyd, 1558-1594), autor i pjesës “Tragjedi spanjolle”(The Spanish Tragedie, 1587, u shfaq më 1589). Në vitin 1593, i akuzuar për herezi dhe ateizëm, Kidi u arrestua. Vdiq në varfëri.

Figurë kryesore midis këtyre dramaturgëve që vijnë nga universitetet Oksford (Oxford) dhe Kembrixh (Cambridge) është Kristofer Marlou (Christopher Malrowe). Si autor tragjedish që pasqyrojnë karaktere të fuqishme të mbërthyera nga pasionet siç janë ”Temburleni” (Tamburlaine); “Doktor Faustus”, konsiderohet paraardhës i Shekspirit. 

Uilljëm Shekspiri (William Shakespeare, 1564-1616) është personaliteti më i madh i kësaj periudhe dhe njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të historisë së letërsisë angleze. Dramat mbretërore të tij Rikardi III”,  “Henriku IV” dhe “Henriku V”, komeditë Ëndrra e një nate vere”, “Tre mbretërve”, “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Si t’ju vijë më mirë”, pjesët nga historia romake “Tit Androniku” dhe “Jul Cezari”, tragjeditë e njohura “Hamleti”,  “Otello”, “Mbreti Lir” dhe “Makbethi” përbëjnë kulmin e krijimtarisë së tij dhe janë ndër realizimet më të mira të artit dramatik në përgjithësi.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Drama Elizabetiane, Xhelal Zenjeli

DISA VEÇ0RI TOPONIMISTIKE TE BJESHKEVE PERENDIMORE TE ZHEGOCIT

August 4, 2020 by dgreca

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia-Treva e Bjeshkëve të Zhegocit, kap një teritor hapsinor mjaftë të gjërë e të pasur, me male, fusha të kufizuara, livadhe, mrize e kroje, si dhe vendbanime të vjetra, për të cilat dëahmojnë  me datime të hershme, që I hasimë në dokumente të vjetra. Ana Kamnova, në vitin 1097, shkruan për Zygon dhe Lypenionin, “Mbreti me të marr vesh këtë punë që nuk durohej, pasi grumbulloi forcat e nevojshme, u nis drejtë për në Lypenion. Ky është qytet në shpatije të Zygos”. Këtu përmendet Zygo, që mendojmë se ështe Zhegoci i sotshëm.. Ndërsa Lypenion,i.  Është Lypjani që edhe sot popullata vendore e shqipton LYPJAN e jo Lipjan, siç është emërtuar e shkruar zyrtarisht nga administrata e pushtuesit serbe. Kjo afëri tipologjike jep mundësi bindëse për emërtimin e Lypjanit nga Lypenioni, e jo nga Ulpiana që, është një vëndbanim tjetër shumë i vjetër, afër Lypjanit të sotshëm. Ne këtu pa u largua nga tema në trajtim, po ndalemi vetëm në Bjeshkët përendimore të Zhegocit,. Hapësirë që kap këto vendbanime: Zhegoci në qendër, Vërbica e Zhegocit, Sllovia, Gadimja, Plitoviqi, Vrella, Kishnapolja, Sllakoci e Gadishi, Në vazhdim Akllapi, Janjeva, Brusi, Hanrovci, Shashkoci,Teqe,Tërbuvci. Me synim të marrim në qasje, vetëm disa veçori karakteristike të toponimisë së këaj treve, me përqëndrim në krahun përendimor të Bjeshkëvë të Zhgocit, meqë krahu lindor e ka trajtuar Mehmet Halimi në studimin e tij të doktortës.

Treva hapësinore e Bjeshkëvë përendimor të Zhegocit është e begatshme në aspektin topografik me korografi atraktike të begatshme, për çka nuk është shkruar e hulumtuar shumë. Në fushën ë onomastikës, Mehmet Halimi, që sa dekada, ka publikuar Te folmën Lindore të këtyre bjeshkëve, ndërsa krahu përendimor i saj, ka mbetur ende i pa prekur nga të gjitha pikëpamjet e studimit. Treva në fjalë ka bagati të mira gjuhësore dhe ende ruan pastërti nga ndikimet e gjuhëvë të tjera, dhe po të studiohet e folmja e kësaj treve në gjendjen ekzistuese, do të ishte edhe një kontribut i dobishëm për dialektologjinë e shqipës në përgjithësi, e në vëçanti gegërishtën verilindore. Ndërsa për studiuesitë e arkeologjisë, do të ishte me interes, që tu bijnë gjurmëve të qytetit Zygo e Lypenion, të cilët i përmend Skënder Gashi  në “Fjala” diku të vitit 1978. Treva në fjalë, dëshon edhe sot shenja të vendbanimit dhe civilizimit të dikurshëm. Ka shenja të këtë ekzistuar në këtë trevë vendbanim i lashtë. Këtu ka gjurmë rrënojash, të cilat na japin shkas për hulumtim parabindës arkeologjik. Të gjithë shenjat dëshmojnë, se kjo trevë, bashkë më Janjevën, si qendër e kasaj treve, edhe para Novobërdës,ka qenë komples xehtar-industrial. Kështu pohon edhe Milicoje Pavlloviq në veprën “Govor Janjeva” 1970. ku flet edhe për historikun e kësaj treve Por,  faktografia fizike që hasim në këtë lokalitet, shenjat dhe gjurmët ekzistuesi na thërrasinë bindëshëm, shumë gjurmë kishashë, kalashë, e shumë shenja shkrijetoresh të dikurshme lëvizëse që hasim në këtë trevë. Gjurmët tona nuk do të ishin shterrpe drejtë rrugës që na qojnë në qytetin e lashtë Zygo, ose në vendbanimin, qytetin Kosov. edhe më të vjetër, që kur e kur të diskutueshëm. Skënder Gashi, emrin Zhegoc e nxjerr nga Zygo i dikurshëm. Dëshmimi i këtij mendimi do të ishte me rëndësi dhe hapje e shtigjeve në përmasa të mëdha shkencore. Vendgjurmimet duhet orientuar në Kala dhe te Vorri i Klalit të Zhegocit dhe Kisha të shumëta të kësaj treve, në vendet si Gradina e Madhe, Gradina e Vogël në Gadime e toporrënoja, ose topogërmadha të shumëta. Të vazhdohet me gërmime në Kodër të Kishës dhe Manastir të Sllovisë. Por, nxitje për këtë janë edhe gojdhënat e shumëta. Se macja dikur ka ecur kulmeve të ndërtimeve, nga Zhegoci e deri në Lypjan dhe patronimi Leka në Gadime, që bashkë me patronimet Bala e Gjini, është njëri nga  ndër patronimet më të lashta shqiptare. Në këtë trëvë, nga popullata vendore ka pasur raste të gjetjes së reliteve të ndryshme dhe të skeleteve në këto treva. Këto dëshmojnë një gjallësi të madhe para shumë vjetësh. Në hulumtim hasim edhe gjurmë rrugësh, që na bindin për një kompleks të urbanizuar vendbanimesh të mëdha, apo një pjesë përbërse të një civilizimi të hershëm, si dikur Qyteti Kosov, Zygo e më vonë Ulpiana, në vazhdim Janjeva e Novobërda. Në këtë trevë ka gjurmë të afro 15 kishve e manastireve, nga të cilat sot asnjë nuk funkcionon. Për këto monumente fetare, nuk dihet saktë, a janë kisha ortodokse, apo krishtere, ose janë kasha që, pas ardhjes së sllavëve janë përvehtësuar për kisha ortodokse sllave, siç është rasti i Manastirit, afër Sllovisë, ku deri më 1999, sllavët, sërbët anas kryenin rite fetare ortodokse sllave. Por legjenda pohon se, kjo kishë-manastir ishte krishtere. Kjo dhe të tjerat, po të qeroheshin mirë nga qëllimkëqijtë e përvehtësuesit klandestin, do të qartësoheshin burimet e saktatë të përkatësise fetare të tyre. Popullata e kësaj treve, që nga moti, është e pastër shqiptare. Vendbanimet e kësaj treve janë të vjetra, si Zygo-Zhegoci, edhe më here qyteti Kosov. Mandej, Janjeva, Novobërda dhe fshatrat, Sllovia e Gadimja, por ndoshta edhe më I  vjetri është Zygo- Zhegoci. Në Sllovi ndër të parët jetojnë fisi Gash e Bytyç, Bytyç që arrijnë afro 30 breze, por Bytyç janë edhe gjithë popullata e Zhegocit..Ndërsa në Gadime fisi Leka, është nga mesjeta, para fiseve të të përmendura nga tradita shqiptare. Për autoktoninë shqiptare në këto hapësira, na dëshmon edhe brumi onomastik. Shumica e emërvndeve janë të shqipës që, dëshmoin se këto vendbanime janë të vjetra dhe kryekohe janë shqiptare. Antroponimi Balë, i lashtë ndoshta edhe pamesjetës,  sot haste edhe te Arbreshët e Italisë, të cilët pas pasvdekjes së Skënderbeut, e bartën me vete gjuhën dhe traditë, nga  Shqiperia në trevat e Italisë. Begati të larmishme ka edhe etnografia. Hulumtuesitë tanë etnograf, në mungesë të mjeteve materiale dhe kufizimeve politike, kanë prekur pak këtë trevë, e cila vërtet ka thesar të madh vlerash, të cilat presin dorën e hulumtuesit dhe pendën e studiusit.. Para disa vjetësh Drita Halimi, e vetmja me një shkrim të sajë në “Rilindje” të atëhershme, ka prekur diç nga ritet e lindjes dhe të vdekjes nga kjo trevë e pasur.

Toponomistika e kësaj ane ka karakteristikat e saja të veçanta, ështe shumë e begatshme dhe e pastër shqiptare. Kjo ka shumëllojshmëri, si nga format e formimint, si nga vjetërsia dhe origjinaliteti shqiptar. Toponime bilinguale hasim rrallë, Si Vneshtë-Llazishte, formimi bilingual, Guri i Gallakamenit, formim dygjuhësor, Guri shqip dhe galla-kamenit, nga sllavishtje, goli kamen, në Sllovijë, janë ndërtime administrative, vërtet të reja, që dëshmojnë formim gjuhësor administrative dhe janë mbivendosur emërtimeve shqipe që kanë ëkzistuar para tyre. Disa toponime shqipe, ndosha kjo dhunë administrative e gjuhësore, ndoshta i ka shlyjë dhe emertimet sllave kanë zënë vendin e atyre paraekzistuese shqipe. Kjo çështje shtyjnë të gjurmohet arsyeshëm edhe më tej në këtë drejtim. Kjo natyrshmëri e asryes sonë, jo vetëm shkencore, por edhe e arsyes praktike shoqërore e shtetërore. Këtë rrugë na shtyjnë ta qasim që të plotësojmë nevojen e administrative e shtetërore të shtetin tone demokratik, Republikës së Kosovës, për Kadastrat e sotme në Kosovë, të cilat deri sot gjitha toponimet e arave, zabeleve, livadheve, krojeve, maleve, mrizeve, luginave, prrojeve e lendinave. Shumicën i kemi të shënuara në gjuhën e pushtuesi okupues sllavë, vetëm në sllavihtën, ashtu qysh nuk i thonë vendasit në gjuhën e vet. Emërtimet e tilla, ashtu qysh i kemi sot të shenuara, nuk i kupton anasi vendor shqiptarë. Kjo trevë është e pasur me të gjitha llojet e toponimeve si: dhronime, antroponime, oronime, divonime, zoonime, fitonime, topogermadha ose toporrënoja, topoforma e të tjera. Topoforma, do ti quajmë emërtimet e shumëta, që vijnë sipas formës që gjasin, për çka më poshtë do të marrim shembuj konkret. Karakteristikë e veçantë, ështe se në këtë lokalitet, nuk hasim thuaja askund në gjurmë turke, edhe pse sunduesi otoman sundoi jo butësisht mbi pesë shekuj në këto hapësira,. Ndoshta emërtimet turke do ti gjejmë, kur të sjellen kadastrat e Perandorisë nga rahivat turke, pë të cilat flitet këtë kohë. Kjo trevë është  kryesisht malore kodrinore dhe ndikim turk ështe më i vogël. Per të mos thënë nuk ndihet fare.Toponimet më të vjetra merren makrotoponimet, Bisag, Bufqe, Kodra e madhe, male në Zhegoc. Tershovina, Llabjani, manastiri, Kodra e Kishës, çuka,, Kozuli, Livadhet e Gjana e të tjera, te gjitha në Sllovijë. Bllata, Murturi, Në Gadime. Gradima në Gadime, nga mendohet të ketë marr emrin fashti Gadime, mendoj është ndërtim i bartur pas ardhjes sllave, emërtimi më i lashtë është Kalaja, Fortesa. Këtu morëm vetëm disa nga makrotoponimet të cilat mendoj se kanë origjinë nga burimet e shqipës. Do të ndalemi në zbërthimin  e shkurtër të disa prej tyre. Vetëm Kodra e Madhe. M. Pavlloviq në veprën “Govor Janjeva” e nxjerr me deshifrim, për mendimin tim, të gabuar. Kodra në shqipen, thot ai, vjen nga runumishtja Kodru, kurse përcaktori “e Madhe” nga mbiemri në frengjishtën Grand. Dihet se shqipja e rumanishtja si  Ilirishtja e Dakishtja, kanë pasur kontakte të hërshme, por kjo nuk do të thotë se shqipja gjithmonë vetëm ka marrë nga gjuhët për rreth, e nuk ka dhënë për gjuhë. Eqrem Qabej, shoshit një mori mendimesh për etimologjinë e fjalës Kodër, dhe me binduri konstaton se, “mendimi i Schucharditit, Skokut e Bruchtit gjen një vërtetim të ri nga ana e shqipës”.Duke shqyrtuar unitetin kontuniala indoevropian të kësaj fjale, Kodër, rum.Kodru me domethënie Pyll, Mal, arumunishtja e ka Katar, maje, kulm, kokë. Për çka chucharti, fonemën Qua, që jep CO në latinishtën vullgare, dmth. Quadrattus, për codrato dhe Bruchu, thot codratus, për codra. Pra shqip Kodër, rum. Kodru, dalin nga lat. Codra. Qabej shënon edhe një variant në shqipen nëndialektore të kësaj fjale. Në Gjirokastër, thot Qabej, Kodër, i thonë skajit. Qoshës ku rrijnë pleqët. Pra mundësitë janë nga latinishtja apo edhe vet shqipja. Ndërsa lat. Magnus, shqip, i madh, e madhe, që arsyetojnë ligjet historike të shqipës, e rregullat e fonetikës historike e sqarojnë këtë mundësi zhvillimi, e jo nga frengjishtja Grand. Bllata në gadime, por edhe në Sllovijë, tipologjikisht do të ishte nga sllavishtja Bllata, shq.balta, ose edhe bal me prapashtesën ta. Kurse, toponimi LLabjan, në mës Plitkoviqit e Vrellës, dhe fshati Llabjan afër Novobërdes, dhe sikur treva Llap-it në Kosovë dhe Labëria në Shqipëri, duhet të jenë nga të një daljeje të përbashkët nga Lab, dybuzori B, ka dhënë dybuzorin P, ose anasjelltas. Edhe Kozul, nga Kosel.

Tash po ndalemi ne toponime sipas formës. Kjo trevë, siç thamë edhe më parë, ka koreografi të larmishme e të thyer, si çdo vend malor-kodrinor. Prandaj, shumë toponime kanë marrë  emërtime sipas formformimit, për çka do veçojmë disa prej tyre, dhe ato do ti quajmë topoforma.që karakterizohen me dukjen dhe formën e tyre fizike. Këto toponime cilësohen si pamje figurash e forma tipologjike vendësh, sendeh dhe gjallesat apo pjesët e tyre. Këto toponime duhet veçuar në veçanti. Ky veçim është i arsyeshëm, pasi ka karter të përgjithshëm në ëmërtimin e vendeve. Forma zë një rol të madh në shqipën. Kjo shprehje do të plotësojë një kërkesë të nevojshme për plotësim në përcaktimin e toponimeve, duke  përfshirë emërtimet që vijnë nga forma si bazë emruese. Këtë grup emërtimesh, duhet ta marrim si të veçantë, kur dihet se këtu forma luan rol të madh e vendimtar. Po marrim disa toponime konkrete, ku forma është emruesi i parë, shenjës dhe sendit. Thepi, mal në Gadime. Kodra e Madhe, Kodra e Vogël, më konkretisht në të mirë të formës, na dalin toponimet. Balli, Bishti, Kukat, Kungullari, në Sllovijë, kryekput kanë kuptimin e formës. Këto toponime, nuk janë as kodrina, as fushë, as ara. Por, kanë formën e ballit të njëriut, ose bishtit të kafshës, ose të kukës, ijeve të njeriut, apo të kungullit dhe janë formuar emrime vendesh vetëm sipas formës së ngjajshmërisë. tipologjike. Me këte, mendoj se është e drejtë që, këto toponime të quhen topoforma. Mikrotoponime të këtij lloji duhet të merren edhe mikrotoponimet, Gryka, Udha e Fellë, Llazi i gat e Livadhet e gjana. Ku forma del përcaktuesi kryesor i emerimit. Topogërmadhat ose toporrënojat, janë me interes të veçantë. Këtu po i quajmë Toporrënoja, me bindje se topogërmadha ështe më larg kuptimit të emërtimit, ndërsa toporrënoja, ka afri më të mirë me përmbajtjen e semantikës  kuptimore dhe përshkrimit të emërtimit. Kjo trevë, sikur edhe të tjërat, është e pasur më toporrënoja. Ka shumë kisha e manastire, ka varre e varreza të kuptimësisë së ndryshme në kohë e rrethana, në kuptimësi të lashtësisë e të shumllojshme përmbajtësore të ndryshme fetare e kombetare, si: Vorret e Zhegocit me mbishkrime turkoarab, Vorret e Kuqe, Vorret e Krushqëve në Zhegoc e Sllovijë. Në Sllovijë janë gjetur edhe skelete në brigjet e lumit që rrjedh nga Bjeshkët e Zhegocit. Kurse toporrënoja Gradina në Gadime e Zhegoc. Kalaja Zhegoc e Bresalc, Manastiri, Kodra e Kishës në Sllovijë. Rënojat e Kishës dheTabet e Sulltanit në Zhegoc dhe mikrotoponimet të tjëra, që lidhen për rreth, si Kroni i kalogjerit, në Sllovijë, janë shume të vjëtra. Populli, dëshmitari më besnik, që këto vende i ka lidhur me ngjarjet dhe vetvetën, i ka bartur gojë më gojë, se këto janë të ‘rimit”, dëhmojnë se këto emërtime janë parasllave dhe një qytetërimi të hershëm në këto troje. Te Vorri Kralit në Zhegoc, janë gjetur skelete edhe pse varri edhe sot ka formën e vet të rregulltë. Ndërsa në Kodrën e Kishës në Zhegoc, sot gjendet gjurmë e gurë të gdhendur, si edhe aty afër te Vorri i Latinit. Të gjtha këto së bashku, mundësojnë hulumtime të frytshme shkencore.

Kësaj here, nuk po hyjmë në llojet të tjera të toponimeve, si atyre sipas bimëve, shtazëvë, njerëzve, e të tjërat. Do të bejmë pak fjalë, për hidronimet e kësaj ane, të cilat dallohen për karateristikat e veçanta. Hidronimi Klysyra në Gadime, vjen nga ngushtica klisyrë, dmth grykë ë ngushtë, gadi e mbyllur, që vjen nga klytyr. Qe dmth Kapak mbyllës, e që shqipja ka edhe emrin e interierit të odave, Klyk, dollap i vogël që mbyllet, aty mbahet kafja e shqeri për miqët, mysafirët.. Hidronimi Jezera në Sllovijë, del nga sllavishtja, jezero, shq.liqe.legjenda thot se kjo kodër mali është e mbyllur me lesh delesh, e po të shpërthente, uji do merr, jo vetëm Sllovi, por edhe fshatrat në rrafshimn e Kosovës..Realisht Jezera, është një maje kodre të një mali në Grykën e Zhegocit e cila edhe në ditët e vapës verore, kjo maje kodre bunon, ose buron lagështi. Kroni i Gjelpt, Kroni i Dryshkut në Sllovijë, Gjelpësina në Gadime Janë ëmërtuar sipas përbërjës minerale të ujit që buron aty ku toka duhet të ketë përmbajte minerale të jetë e pasur me xehe, ku nuk njihet të jenë bërë hulumtime. Të lashta janë emërtimet Bllata e Vadhi në Sllovijë duhet kuptuar si edhe Vau i Dejes në shqipëri dhe Bllatat në Gadime janë ëmërtime autoktone.

Në këtë shkrim nuk ju qasëm asnjë problemi deri në fund, cekëm disa venerime, pa ju hyjë në përimtime detaje e më të thella. Për disa dukuri, duhet ta thot fjalën e vet niveli kompetent shkencor. Kurse për veçoritë toponimike dhe onomastike, në të ardhmen, duhet të nxjerrim rezultatet më të pjëkura. Kjo qasje është vetëm kurreshtje, që në të ardhmën, edhe nga kjo trevë të nxjerrim atë thesar të begatshëm nga këto fusha të dijës sonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bjeshketet Perendimore, Ismail Gashi, Toponimistika, Zhegoci

KOSOVA NË KOHË TË RANKOVIQIT

August 4, 2020 by dgreca

Shkruan: Nikë Gashaj-Politika nacionaliste dhe shoviniste e Rankoviqit në udhëheqjen e sigurimit shtetëror jugosllave ndaj shqiptarëve në Kosovë u shprehë dhe zbatua, në veçanti në periudhën e viteve 1951-1957.

Në fillim të vitit 1951 në vijën e nacionalizmit dhe shovinizmit të Aleksaddar Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve për kombësinë turke. Në realizimin e këtij aksioni pati qëndrime tendencioze dhe nxitëse, madje edhe stimulime materiale që qytetarët të deklaroheshin turq, edhe pse nuk e ndienin veten të tillë. Për më tepër pati edhe presione brutale fizike që qytetarët të deklaroheshin pjestarë të kombësisë turke. Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1953 u evidentuan si turq në Jugosllavi, numri i turqve më 1961 u shtua në 259.536 ose afro 260 për qind.

Duhet vënë re koicidencën ndërmjet aksionit për deklarimin e shqiptarëve e të myslimanëve si pjestarë të kombësisë turke dhe aksionit për shpërnguljen në Turqi. Në të vërtetë, në kushtet jashtëzakonisht të vështira të presionit agresiv të Stalinit ndaj Jugosllavisë, më 1953 u arrit nënshkrimi i marrëveshjes mbi Paktin ballkanik ndërmjet Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Qeveria turke e shfrytëzoi këtë moment që nga Jugosllavia të kërkojë zbatimin e traktatit shtetëror të nënshkruar ndërmjet Turqisë e Jugosllavisë më 1938 për shpërnguljen e qytetarëve nga Jugosllavia në Turqi. Lidhur me këtë u arrit “marrëveshje xhentlemene” mbi zbatimin e atij traktati.

Qeveria Jugosllave u përcaktua për shprnguljen individuale të qytetarëve në Turqi në bazë të vetë deklarimit të atyre qytetarëve dhe të sigurimit të “visikës”, domethënë të fletëgarancionit të qytetarëve nga Turqia se garantojnë mbajtjen e të shpërngulurve në atë vend.

Mirëpo, grupi fraksionist i Aleksandar Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetëror shfrytëzuan dhe keqëpërdorën këtë “marrëveshje xhentlemene” me qëllim të nxitjes e edhe të ndërmarrjes së presionit ndaj qytetarëve, posaçërisht pjestarëve të kombësisë shqiptare që të deklaoheshin turq me qëllim të shpërnguljes në Turqi. Në këtë drejtim u stimuluan qytetarët dhe u bënë lehtësi e u thjeshtësua procedura për ndërrimin e kombësisë dhe përgatitjen e dokumentave për shkuarjen në Turqi, deri te lirimi nga obligimi ushtarak i atyre që shpërnguleshin. Në këtë bazë u shtua numri i qytetarëve që edhe kështu shkonin në Turqi për shkaqe ekonomike, familjare, ideologjike e të tjera.  Në periudhën prej vitit 1953 deri më 1966 në Turqi u shpërngulën 230.716 persona, prej të cilëve më se 80.000 pjesëtarë të kombësisë shqiptare.

Se shpërngulja në Turqi nuk ishte e natyrshme, por u stimulua politikisht dhe me zbatimin e metodave të presionit shihet nga fakti se pas Plenumit të Brioneve të KQ të LKJ( 1966) jo vetëm u pakësua në mënyrë drastike, por faktikisht u ndërpre. Përkundrazi, në periudhën pasbrionase kemi madje edhe kthim të qytetarëve nga Turqia në Jugosllavi.

Deformimi më drastik i forcave nacionaliste dhe shoviniste në marrëdhëniet ndërnacionale në Kosovë dhe forma më brutale e presionit ndaj masave shqiptare është i ashtuquajturi aksion i mbledhjes së pushkëve në dimrin e vitit 1955/1956. Mbasi që organet e sigurimit shtetëror në Kosovë inscenuan gjoja përgatitjen e kryengritjes nga shqiptarët për t’iu bashkuar Shqipërisë. E gjoja të sigurohej tubimi i  armëve, u ndërmuar aksion masiv tremujor i presionit dhe rrahjes së qytetarëve, kryesisht të pjesëtarëve të kombësisë shqqiptare për gjoja dorëzimin e armëve. Përkah masiviteti dhe metodat brutale të presiont ndaj shqiptarëve, ky aksion ishte i ngjajshëm me ato që i ndërmerrte borgjezia serbomadhe gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër.

Gjatë këtij aksioni u rrahën jo vetëm ata që faktikisht posedonin armë, por edhe shumë banorë të pafajshëm dhe aktivistë politikë. Kështu, pas Plenumit të Brioneve u konstatua se gjatë këtij aksioni u rrahën më se 30.000 perona, prej të cilëve afro njëqind qytetarë vdiqën prej rrahjeve.

Se nuk ishte fjala për tubim të vërtetë të armëve nga popullsia, por për një manipulm politik, shihet nga fakti sa ky aksion nuk u ndërmuar në mbarë Jugosllavinë dhe nga ajo se prej afro 30.000 pushkëve, që me atë rast u tubuan nga popullsia, menjëherë pas përfundimit të aksiont afro 15.000 sosh dhe revolesh iu kthyen përsëri shqiptarëve, atyre që me rastin e terrorit të përmendur dhe në mënyrëa të tjera u përfituen si bashkëpuntorë të sigurimit shtetëror.

Duke e kualifikuar këtë aksion si keqpërdorim të rëndë të sigurimit shtetëror, në dokumentin e KK të LK të Kosovës të vitit 1966 thuhet: “Deformimet më të rënda dhe pasojat më të rënda politike i solli aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e vitit 1956… Metodat me të cilat u zbatua aksioni kaluan të gjithë kufijtë e të drejtave kushtetuese e ligjore të qytetarëve dhe të drejtave të organeve. U bënë maltretime prej shpullave e deri te masat drastike të mundimeve, madje deri te linkuidimi fizik, paaftësimi i përhershëm, vrasjet etj.” 

Formë tjetër e deformimit drastik të organeve të sigurimit shtetëror, lidhur me pjesëtarët e kombësisë shqiptare, ishte inscenimi i proceseve të rrëjshme gjyqësore dhe formimi i organizatave artificiale armiqësore, me qëllim të kopromitimit të popullit shqiptar në Jugosllavi. Kështu, në vitin 1956, mu në kohën e aksionit për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve intensive në Turqi, u inscenua “Procesi gjyqësor i Prizrenit”, me të cilin u desht të  diskualifikoheshin dhe të likuidoheshin politikisht shumë funksionarë të lartë të Kosovës, pjesëmarrës të merituar të LNÇ dhe intelektualë eminentë shqiptarë. Procesi gjyqësor duhej të “argumentonte” se këto kuadro ishin në pozitat e irredentizmit dhe të lidhura me shërbime të huaja informative. Ali Shukriu konstatoi me të drejtë në Plenumin e KQ të LK të Serbisë më 1966 se këtu qe fjala për “prerjen e knjazëve”, përkatësisht për likuidimin e kuadrove të kombësisë shqiptare. Pas Plenumit të Brioneve të KQ të LKJ, Komisioni zyrtar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës informoi në mënyrë të dokumentuar opinionin se ishte fjala për konstruktimin, përkatësisht inscenim të të ashtuquajturit “Proces të Prizrenit”.

Gjithashtu, pati raste që organet e sigurimit shtetëror në Kosovë të formojnë organizata artificiale armiqësore dhe në bazë të akuzave të rrejshme të burgosin e maltretonin pjesëtarët e kombësisë shqiptare. Kështu, në mbledhjen plenare të KK të LK të Kosovës më 1966 u përmend rasti i krijimit të organizatës artificiale irredentiste prej 30 anëtarësh në rrethin e Lipjanit. Mirëpo, mbasi nuk qe e mundshme të inscenoheshin akuza të rrejshme, këta qytetarë u liruan nga burgu si të pafajshëm.

Mosbesimi ndaj inteligjencës shqiptare dhe dyshimi në punëtorët kultro-arsimorë e artistikë, pjestarë të kombësisë shqiptare, ishin karakteristikë e forcave nacionaliste dhe shoviniste në krye me Rankoviqin. U krijua psikoza e dyshimit dhe të mosbesimit ndaj çdo aktiviteti të karakterit krijues në gjuhën shqipe. Për më tepër, nga organet e sigurimit evidentoheshin personat që blenin rregullisht “Rilindjen”, të cilën e botonte Lidhja Socialiste e Kosovës.

Deformimet e permendura, respektivisht politika nacionaliste dhe shoviniste lidhur me Kosovën dhe pjesëtarët e kombësisë shqiptare u manifestuan edhe në politikën investive ndaj Kosovës. Deri në vitin 1961 Kosova nuk bënte pjesë në “klubin” e republikave dhe të viseve jo mjaftë të zhvilluara, kurse deri më 1958,  kur shkalla e shtimit të të ardhurave shoqërore në Jugosllavi ishte 8 për qind, në Kosovë ajo qe 1,7 për qind, gjë që solli shtimin e mëtejshëm të shpërpjestimeve në zhvillimin e Kosovës në krahasim me republikat dhe viset e tjera. 

Është e vërtetë historike se forcat nacionaliste e shoviniste serbomadhe rankoviqase manipuluan me organet e sigurimit dhe i keqpërdorën ato në Kosovë, për presione dhe deformime lidhur me pjestarët e kombësisë shqiptare. Në të vërtetë ajo ishte një politikë antishqiptare me pasoja të rënda për pozitën popullit shqiptarë në Kosovë.

Duhet të themi, se forcat e lartpërmendura, nacionaliste dhe shoviniste në krye me Rankoviqin që vepruan për një kohë të gjatë u dënuan dhe u hodhën poshtë në Plenumin e Brioneve të KQ të LKJ më 1966.

Duke folur për deformimet lidhur me Kosovën dhe kombësinë shqiptare në Jugosllavi, J. B. Tito në Kongresin XI të LKJ mbajtur më 1979, ndër të tjerat, tha: “Qysh nga koha e Jugosllavisë së paraluftës kemi trashiguar një gjendje shumë të rëndë në Kosovë: prapambeturinë e përgjithdhme ekonomike e shoqërore dhe antagonizma të mëdha kombëtare… Jugosllavia e re mori masa të rëndësishme për eliminimin e trashigimit të rëndë dhe në këtë drejtim arriti rezultate të rëndësishme në Kosovë, të cilat assesi nuk duhet kurrë t’ i nënçmojmë, por, në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë një vështrim kritik dhe të pyesim : A kemi gabuar në të kaluarën? Kuptohet, pati gabime, sidomos deri në  mbledhjen plenare të KQ të LKJ. Atëherë KQ i LKJ dënoi vendosmerisht elementat dogmatikë, të cilët njëfarë kuptimi patën monopol mbi Kosovën e Metohinë. Pati lënie pas dore të interesave të kombësisë shqiptare, arbitrarizëm dhe veprime të palejueshme. Ne edhe sot i ndiejmë pasojat e kësaj, por përpiqemi t’i eliminojmë sa më parë”.

Mirëpo, mbetet çështje e hapur për shyrtime të mëtejshme politike:  Pse, Presidenti i Jugosllavisë J.B. Tito, nuk ka vepruar më parë, dmth. para Plenumit të Brioneve(1966),  për ti ndalë forcat nacionaliste dhe shoviniste në krye me Rankoviqin të cilat kanë vepruar për një kohë të gjatë nga pozita antishqiptare dhe kundra Kosovës. A mund të supozohet se nuk ka qenë mirë i informuar për një gjëndje të tillë në organet e sigurimit shtetëror, apo do të ketë patur arsyera të tjera.

Filed Under: Politike Tagged With: KOSOVA NË KOHË TË RANKOVIQIT, Nike Gashaj

MARRVËSHJA E 5 QERSHORIT, NDRYSHIMET KUSHTETUSE, LISTAT E HAPURA…REAGIMI I NDËRKOMBËTARËVE

August 3, 2020 by dgreca

Nga Zenel Celiku *-

 Më 30 Korrik,  në seancën e fundit të sesionit parlamentar, me 106 votapro dhe 10 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet kushtetuese që lidhen me proçesin e reformës zgjedhore, duke vendosur përfshirjen e listave të hapura për zgjedhjet parlamentare. Ky votim u bë pa dakordësinë e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare. Me ndryshimet e dakordesuara pozite-opozitë më 5 Qershor, në zgjedhjet e radhës parlamentare do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura ku shqiptareve u jepet mundësia të zgjedhin kandidatin që ata mendojnë dhe vlerësojnë, por sa % e listave do të jenë të hapura, këtë akoma nuk e dijme. Për detajet e mëtejshme të këtij sistemi dhe për pragun electoral, do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. Fakti është se përveç opozitës e cila ka deklaruar se, PS dhe Rama po e minojne marëveshjen e 5 Qershorit, edhe ndërkombëtarët mbajtën qëndrim të ashpër ndaj mospërfilljes të mendimit të opozitës së bashkuar. BE-ja dhe SHBA-të shprehën zhgenjim për votimin e 30 Korrikut I cili ka si qëllim për votime me lista jo 100% të hapura dhe për moslejimin e kualicioneve parazgjedhore. Lidhur me këto shqetësime, unë kamë marë në intevistë një nga ekpertët më të njohur të kësaj fushe-Prof. Kristaq Kume, ish Kryetar I KQZ.

Zenel Celiku, Intervistë me Prof. Kristaq Kume, lidhur me ndryshimet kushtetuese.
-1-TIR-FAX News Agency
; Prof. Kume, votimi për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut ka gjeneruar shumë debate brënda politikës shqiptare dhe partenrëve ndërkombëtarë. Ju lutem mund të më thoni, këto ndryshime favorizojnë PS, PD, LSI apo opozitën e bashkuar në tërësi???
Prof. Kristaq Kume ; Në ndryshimet kushtetuese trajtohen çështjet e zgjedhjeve dhe më pas, duke iu referuar marëveshjes së 14 Janarit, ato duhet të bëheshin nëpërmjet Këshillit Politik (KP). Ndryshimet kushtetuese pa marë parasyshë kërkesat e opozitës jashtë parlamentit, dëmtojnë ndjeshëm klimën politike pozitë-opozitë. Në një shoqëri demokratike ndryshimet në Kushtetutë mund dhe duhet të bëhen për të mirë regulluar funksionimin demokratik të shoqërisë, shumë më tepër se sa në varësi të situatës dhe interest politike. Ndyshimet kushtetuese tashmë të bëra kryejnë kushte për funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese, por e vërteta është se ashtu si janë formuluar, ato  favorizojnë maxhorancën. Ndryshimi I regullit sipas të cilës zbatohet sistemi proporcional rajonal, Kushtetuta e ndryshuar nuk e detyron ndarjen në 12 njësi zgjedhore në teritorin e  Shqipërisë, kurse dispozita që mundëson hapjen e listave 100 %, për mendimin tim I shërben funksionimit më të mirë të demokracisë përfaqësuese. Heqja e kualicioneve parazgjedhore me shumë lista, zvogëlon hapësirat për vendmmarje për taktika elektorale që ndjekin partitë politike.
-TIR-FAX News Agency ; Bazuar në ndryshimet kushtetuese, në zgjedhjet e ardhshme, a do te aplikohet votim me listat e hapur 100 % dhe pse?
Prof. Kristaq Kume ; Dispozita e re kushtetuese qe regullon problemin e hapjes së listave kërkon që partitë politike, me domosdo një pjesë të listës së tyre (jo me pak se 2/3 e listës) të jetë e hapur, ndërkohë partitë politike nëse e vendosin, mundet që listën ta hapin 100 %. Kjo zgjedhje e hapjese së listave, për mendimin tim tregon se vendimmarja për të hapur listat nuk është pasojë e reflektimit të plotë mbarë popullore, për ti dhënë shoqërisë tonë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre te pëlqyer në Kuvend. Nëse partitë politike do të zbatojnë këtë dispozitë kushtetuese dhe nuk do të përdorin mundësitë që Kushtetuta u jep për të hapur listat 100 %, në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të ketë më shumë se sa 20-25 deputete që do te marin mandatin nga vota parapëlqyese e qytetarëve. Kërkesa për hapjen e listave është bërë nga pjesa jo politike e Shqipërisë dhe në mënyrë të vazhdueshme nuk është marë në konsideratë nga partitë politike, për pasojë, mundësitë që partitë politike që të hapin 100 % listat (gje që ua lejon Kushtetuta), ka pak gjasa që të ndodhë që të realizohen.

TIR-FAX News Agency ; Partnerët e PD që janë pjesë e opozitës së bashkuar si LSI, PAA, BDIU e të tjerat, cfar humbin dhe cfar fitojnë nga këto ndryshime kushtetuese?
Prof. Kristaq Kume; Në garën e ardhshme elektorle, në interesin e partive politike ndikojnë vetëm ndryshimet kushtetues që nuk lejon kualicionet me lista shumë partiake. Në vecanti ky ndikim do të jetë prezent nëse me ndryshimet kushtetuese me dakordësinë e palëve do të zvogelojnë njesitë zgjedhore. Konkretisht, nga 12 njësi apo qarqe, mundet të bëhen më 3, më 4 ose më 5 njësi apo qarqe zgjedhore, kjo mundet ti japë më shumë hapësirë opozitës. Partitë politike mundet të garojnë në kualicion parazgjedhor, por në këtë rast ato duhet ose të garojnë të gjitha me siglen e njeres prej tyre, prsh me siglën e PD dhe në një listë të përbashkët, ose të gjitha partitë të regjistrohen në gjykatë në një parti të re e cila të futet në garën elektorale me listën e kandidatëve te partitë që do të jenë pjesë e kësaj partie. Në të dyja rastet siç kuptohet, partitë duke garuar në kualicion me formulën e një partie tjetër të re apo në një parti të madhe siç është PD-ja apo PS-ja, I vetmi difekt është se ato humbasin identitetin e siglës së tyre.
TIR-FAX News Agency ; Prof, cfar pret dhe cfar pretendon opozita e bashkuar me rikthimin e saj në Këshillin Politik?
Prof. Kristaq Kume; Ndryshimet kushtetuese tashmë janë realitet. Mendoj se është e rëndesishme që palët politike të vazhdojnë diskutimet në tryezën e KP me qëllimin që opozita të fitoi më shumë terren përsa I përket kualicioneve parazgjedhore dhe votimi me lista të hapura 100 %.  Tryeza në KP mundet të prodhojë dakordësi për zgjidhjet më të mira në kodin zgjedhor në plotësim të ndryshimeve të bëra në Kushtetutë me 30 Korrik. Këtu kamë parasyshë përpjekjet që duhen bërë për të realizuar në mënyrë sa me efektive lejimin kushtetues për të garuar me lista të hapura dhe për të zvogëluar sa më shumë efektin jo proporcional që sjell ndalimi kushtetues me kualicione si ato që janë përdorur deri dje. Mundësitë që Kushtetuta e ndryshuar ju krijon aleternativa të reja politike për të hyrë në garë, duhet të traitohen në KP, natyrisht me dashamirësinë e të medhenjve. Me dakordesinë e palëve, kjo bëhet mirë e mundshme duke zvogëluar numrin e njësive zgjedhore, nga 12 njësi në 3-4-5 njësi zgjedhore. Pamvarësisht se ndryshimet kushtetuese të bëra janë konsideruar më shumë si veprime në funksione të interest politik të maxhrancës, ato krijojnë kushte për të zhvilluar një legjislacion zgjedhor me dashamirës dhe më efektiv për demokracionë përfaqësuese. Që të arrihet kjo, është e domosdoshme që ndryshimet që tani duhet të bëhen në kodin zgjdhor, të jenë rezultat I vullnetit të mirë politik të maxhorancës dhe opozitës së bashkuar në KP.

-TIR-FAX News Agency ; Nga ky Ligj (ndryshimet kushtetuese), kush parti e opozites fiton terren më shumë, e kam fjalën për LSI?
Prof. Kristaq Kume; Ndryshimet kushtetuese i vejnë të gjitha partitë në garë të barabartë sepse zvogëlon mundësitë për të përfituar nga votat e të tjerëve që mund të futen në kualicion parazgjedhor me lista të ndara. Nuk shikoj lidhje midis ndryshimit kushtetues dhe një partie politike të vecantë.
Ndryshimet kushtetuese mundet të ndikojnë në garën midis PS dhe opozitës së bashkuar, sepse opozita e bashkuar nuk mund të garoi e gjitha bashke ku cdo parti të ketë listat me kandidat e tyre.

TIR-FAX News Agency ; Prof. Kume, nga parite e vogla te kualicionit opozitar kryesisht PAA dhe PDIU e te tjera, si e shikojne vetvehten nga ndryshimet kushtetuese te 30 Korrikut?
Prof. Kristaq Kume; PAA dhe PDIU mendoj se ato mundet te jene me efektive bashke duke u regjistruar me siglen e njeres prej tyre,ose duke u regjistruar sebashke ne nje parti politike te re. Mendoj se variabti I dyte është më produktiv për PAA dhe PDIU, që në realitet keto parti kane peshe ne opozitën e bashkuar.

-TIR-FAX News Agency ; Prof. Kume, prsh, PAA dhe BDIU si partitë me të madhaja ndër partitë e vogla, ku e kanë interesin e tyre për t’u bërë bashkë, në listat me PD, me listat e LSI apo tërësisht më vehte? Cilin variant rekomandoni Ju?
Prof. Kristaq Kume ; Mendoj se brënda opozitës së bashkuar PAA dhe BDIU kanë fuqi elektorale të mjaftueshëm, ndaj mendoj se ato kanë interes të garojnë të dyja sebashku. Variant tjetër është që këto dy parti të garojnë me listat e PD, por problem ngelet identitet I tyre.

-TIR-FAX News Agency ; Tashme PS është përpara një presioni të madh nga nderkombetarët të cilët reaguan ashpër për votimin e njëanshëm për ndryshimet kushtetuese. Nisur nga këto presione, a mendoni se Rama dhe partia e tij do të pranoi kërkesat e opozitës për lista të hapura 100 % dhe për kualicione parazgjedhore?
Prof. Kristaq Kume; Duke u nisur nga ndryshimet kushtetues më 30 Korrik, ato ndryshojnë konceptin kualicioneve parazgjedhore. Partitë politike nuk mund të garojnë sabashku në një kualicion duke patur seicila siglën dhe listën e kandidateve të tyre. Ndërsa listat e hapura janë në tagrin dhe vullnetin e partive politike që janë pjesë e diskutimeve dhe debateve në KP. Të shikojmë nëse palët do të bien dakord apo jo për të vendosur në kod dispozitën e cila do t’i kërkoi partive politike që të hapin 100 % listat, siç ka kërkuar opozita e bashkuar jashtë parlamentit.

* Derguar enkas per Gazeten DIELLI- Intervistoi gazetari,
Zenel Çeliku- TIR-FAX News Agency

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Prof.Kristaq Kume, Zenel Celiku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT