
-Ministri Selimi: Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan/
Washington, 2 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me Bruce Swartz, nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së, përgjegjës për Zyrën për Çështje Ndërkombëtar, si dhe për OPDAT dhe ICITAP, me të cilat Kosova ka partneritet të ngushtë prej shumë vitesh.
Në takim me z. Swartz, ministri Selimi ka folur për progresin që është arritur në drejtësi, si dhe reformat e ndërmarra në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Për këtë, si shumë të rëndësishme e ka cilësuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, duke sjellë përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.
Ministri Selimi ka vlerësuar asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht mbështetjen e pakursyer për reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Selimi ka veçuar përkrahjen e USAID, programeve OPDAT dhe ICITAP me të cilat Ministria e Drejtësisë ka realizuar plane konkrete të veprimit nga fusha e drejtësisë, duke shtuar se i gjithë investimi amerikan në këtë proces, ka rezultuar shumë i suksesshëm.
Nga ana tjetër z. Swartz ka vlerësuar marrëdhënien e shkëlqyeshme që SHBA ka me Kosovën dhe ka theksuar se çdo projekt i cili kontribuon në fuqizimin e sundimit të ligjit do të ketë përkrahjen nga shteti i tij.
Duke e falënderuar për këtë takim, ministri Selimi tha se Republika e Kosovës, miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj.






Në praninë e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, historianëve, autoriteteve vendore të Vlorës dhe Gjirokastrës, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe drejtues të besimeve të tjera fetare, Kreu i Shtetit u shpreh:
Të dashur miq,
Meqë Profesor Pëllumb Xhufi përmendi sot ‘Lëvizjen esadiste’, le të mos harrojmë se kur flasim për Luftën e Vlorës dhe për vitin 1920 si një vit shpëtimtar dhe të bekuar në historinë e kombit tonë, midis Kongresit të Lushnjes dhe fillimit të Luftës së Vlorës, kemi një ngjarje tjetër të rëndësishme: aktin shtetformues të Avni Rustemit në Paris.


