• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2020

Kongresi i Manastirit (14-22 Nëntor 1908)

November 18, 2020 by dgreca

Kongresi i Manastirit (14-22 Nëntor 1908)

Kongresi i Manastirit u mbajt në Manastir (14 nëntor -22 nëntor) 1908 për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, si dhe për të shqyrtuar  Lëvizjen Kombëtare. Komisioni Nismëtar për thirrjen e një kongresi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi  “Bashkimi” i Manastirit, sepse shkrimi i gjuhës shqipe me alfabete të ndryshme përbënte pengesë të madhe, jo vetëm për zhvillimin e gjuhës, por edhe për bashkimin politik të shqiptarëve.C:\Users\Engjell\Desktop\Manastiri, 2.jpg

Manastir, 1908

Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda e jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu ne një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar në të cilin morën pjesë 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, Kosovës, Janinës e Shkodrës, si dhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, SHBA, Egjiptit, Italisë etj.

Gjatë punimeve të Kongresit të Manastirit, atdhetari i njohur Gjergj Qiriazi nga Manastiri, në mbështetje të shënimeve që mbajti në cilësinë e nënkryetarit të këtij kongresi, hartoi raportin e gjerë në gjuhën angleze, i cili gjendet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë në Tiranë (“Raporti i Kongresit shqiptar mbajtur në Manastir më 1-14 nëntor 1908, hartuar  prej delegatit Gjergj D. Qiriazi”). Raporti ka vlera të papërsëritshme,  pasi nuk dihet fati i tre procesverbaleve që u mbajtën gjatë Kongresit të Manastirit (1në gjuhën shqipe, 2 në osmanishte). Autori(Gjergj Qiriazi) ishte delegat dhe anëtar i Komisionit për njësimin e alfabetit. Raportit Gjergj Qiriazit nis me meritat “ditës së 23 korrikut 1908, kur lindi Revolucioni xhonturk, dhe u rivendos Kushtetuta e vitit 1876, e cila u garantonte disa të drejta shqiptarëve, të cilat kombësitë e tjera i kishin gëzuar shumë kohë ma parë… atë ditë ai e konsideron si një “ditë e  shënuar në historinë e Shqipërisë”, e cila, sipas tij “ I dha mundësi që shqiptarët t’i hidhnin themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës  shqipe”, sepse siç e thotë ai deri atëherë “ishin në përdorim deri 10 alfabete në shkrimin e gjuhës shqipe. Prej tyre më të rëndësishëm ishin katër: Alfabeti i Stambollit dhe tre alfabetet e Shkodrës. I pari,  që kishte njohur përdorim të gjerë kudo në “Toskëri”, tre të tjerë në “Gegëri”. … sipas tij “alfabeti i jezuitëve të Shkodrës ishe në përdorim 300 e ca vite dhe më i vjetri në Shqipëri”. Raporti thekson se pas përgatitjeve intensive të Klubit “Bashkimi” të Manastirit, Kongresi C:\Users\Engjell\Desktop\K.ARSIMOR.ENGJELLI\At Gjergj Fishta, kryetar i Komisionit të Alfabetit, mbajtur në qytetin shqiptar të Manastirit më 1908. Kel Marubi.jpg

Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Rrok Berisha, Dhimitër Buda… 

Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i  Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër).
Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës),  Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës).
Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid’hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim  Zavalani (i Manastirit).
Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë. Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së Çupave Korçë), Havëz Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf   Beu (i Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).                                                  C:\Users\Engjell\Desktop\New folder\Delegatët_e_Kongresit_të_Manastirit.jpg

filloi punimet në ora 4 pas dite(16:00), të ditës së shtunë, në “dhomat e klubit”. Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit,  Mit’hat Frashërin,                         nënkryetarë Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin.                                                          Vihen në dukje mbledhjet e dy ditëve të para, të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe në to ishin të pranishëm rreth 400 veta. Pëveç shqiptarëve,  kishte midis tyre edhe “grekë, bullgarë, vllehë e të tjerë”. Kuvendin e hapi  Kreytari i Klubit të Manastirit, Fehim Zavalani, i cili foli për qëllimet e Kongresit. Ky atdhetar dhe intelektual kishte mbështetur idenë e organizmit të Kongresit, që kur kjo ide doli në artikullin e Mit’hat Frashërit, i botuar në gazetën e tij “Lirija” të Selanikut. Fehim Zavalani përshëndeti të pranishmit dhe, pasi foli për  rëndësinë  e Njësimit të Alfabetit, dhe e  përfundoi fjalën e tij me një “lutje të gjithëfuqishmit (Perëndisë), duke  kërkuar ndihmë dhe mençuri për gjithë delegatët, që kishin në duar një çështje kaq të rëndësishme: “ua kishte lënë atyre në dorë kombi vetë”. Më pas lexoi emrat e delegatëve të Kongresit që ishin si më poshtë:

1.Sotir Peci për Bukureshtin dhe SHBA, 2.Dhimitër Buda, 3.Simon Shuteriqi, 4. Kamber  Sejdini dhe 5. Lef Nosi  për Elbasanin, 6. Refik Toptani për Tiranën, 7. Leonidha Naçi  për Vlorën, 8. Rauf  beu, 9. Fehmi efendiu, 10.Naim Gjirokastra, 10.Çerçiz Topulli, 11.Bexhet beu për Gjirokastrën, 12.Mit’hat Frashëri për Janinën, 13.Shefket Frashëri, 14.Thoma Avrami,  15.Sami Pojani, 16.Gligor  M.Cilka, 17.Mihal Grameno, 18.Mehmet Emini dhe 19.Ali Vasifi për Korçën, 20.Selahedin beu dhe 21.Gjerasim Qiriazi për Manastirin, 22.Ibrahim Efendiu, 23.Haxhi Jashar efendiu dhe 24.Rrok Berisha për Shkupin, 25.Akil Efthimiu për Konstancën, 26.Hil Mosi, 27.Luigj Gurakuqi, 28.Mati Logoreci, 29.At Gjergj Fishta, 30.Dom Ndre Mjeda dhe 31.Sherafedin beu për Shkodrën, 32.Luigj Gurakuqi për Italinë, 33.Shahin Kolonja për Kolonjën, 34.Sulejman Starova  për Starovën, 35.Adam Shkaba për Sofjen, 36.Dhimitër Mole për Filipopolin, 37.Nyshet Vrioni  për Beratin, 38.Zenel Çaço Glina për Leskovikun, 39.Fehim beu për Egjyptin, 40.At Nikoll Kaçori për Durrësin, 41.Azis Efendiu për Bërzeshtën, 42.Fahri  Frashëri për Resnjen, 43.Zenel Beu  për Dishnicën, 44.Maliq Elmazi për Nakolec e Resnje, 45.Xhemal bej Ohri, 46.Beqir Dalipi për Ohrin, 47.Sadullah Efendiu për Matin, 48.Ramiz Daci për Dibrën, 49.Izet Zavalani për Follorinën, 50.Abdyl Ypi për Starjen, 51.Sadik efendiu për Kërçovën, 52.Fazil Pashë Toptani, 53.Riza bej Mirallaj, 54.Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin, 55.Mehmet Emin Korca, 

 Lista e  32 pjesëmarrësve (delegatëve) me të drejtë vote:   

1.Mithat Frashëri, 2.Luigj Gurakuqi, 3.Gjergj Qiriazi, 4.Hilë Mosi, 5.Nyzhet Vrioni, 6.Thoma Avrami, 7.Gjergj Fishta, 8.Bajo (Bajram) Topulli, 9.Dhimitër Buda, 10.Gligor M.Cilka, 11.Ndre Mjeda, 12.Sotir Peci, 13.Shahin Kolonja, 14. Adham Shkaba Strtobardha,15.Akil Eftimi Korca, 16.Azis Bërzeshta, 17.Dhimitër Mole, 18.Emin Kadri Shkupi, 19. Fehim Zavalani, 20.Hafëz Ibrahim Shkupi, 21.  Leonidha Naçi, 22.Mati Logoreci, 23.Mihal Grameno, 24.Nikoll Kaçorri, 25.Rauf Gjirokastra, 26.Refik Toptani, 27.Sami Pojani, 28.Salahedin Prizreni, 29.Simon Shuteriqi, 30.Sulejman Starova, 31.Shefqet Frashëri, 32.Zenel Çaço Glina,  

Delegatët votuan të gjithë propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri në Manastir. I pari që mori fjalën ishte Selahedin beu,  (oficer e kajmekam i Manastirit, një shqiptar nga Prizreni), i cili ishte delegat i Manastirit. Ky zyrtar, falënderoi qeverinë xhonturke për mundësinë që iu dha shqiptarëve për mbajtjen e Kongresit,… e ndjente veten “të lumtur të shoh se dashuria vëllazërore ekziston midis të krishterëve dhe myslimanëve”.C:\Users\Engjell\Desktop\K.K.L. 28.10.2017\Manastir Objeki Kongresit të parë të Alfabetit të gjuhës Shqipe.jpg

    Shtëpia e Fehim Zavalanit, ku u mbajt Kongresi i Manastirit (1908)

Më pas,  Hilë Mosi, lexoi disa telegrame, të dërguara nga arbëreshët e Italisë, Prenk Bib Doda, Primo Doçi, Abat i Mirditës dhe nga jezuitët e Shkodrës. Klubi shqiptar i Stambollit, në telegramin e tij i këshillonte shqiptarët të ishin të gatshëm për mbrojtjen e atdheut  nga copëtimi i armiqve, në kohën kur Bullgaria kishte shpallur pavarësinë dhe shfaqi pretendime territoriale edhe ndaj trojeve lindore shqiptare, sikurse Greqia ndaj trojeve jugore, pasi mori Kretën me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kjo qe arsyeja që telegrame të shumta nga “ katër anët e botës dhe Shqipërisë”, me përmbajte të ngjashme iu dërguan ato ditë  Kongresit.

Nga fundi i punimeve të ditës së parë kishte mbërritur në Manastir  Mit’hat Frëshëri, i cili, siç thuhet në Raport “u përgëzua dhe u mirëprit” nga delegatët për faktin se ishte ideator i organizimit të Kongresit. Nuk ishte kjo merita e vetme që ai do të përshëndetej ngrohtësisht nga delegatët, por edhe fjalët që i tha Hilë Mosi, kur e pritën me grupin e delegatëve tek stacioni i trenit të Manastirit “U lavdërua për faktin se vinte nga krahina që pati lindur kaq burra të shënuar, të cilët i kanë bërë shërbime të mëdha shqiptarisë”. Mit’hat beu , thuhet në Raprot “iu përgjigj folësit, duke numëruar gjithë shërbimet që Shkodra i pati bërë gjuhës shqipe”… Nga Raporti i Gjergj Qiriazit në punimet e ditës së dytë të Kongresit fjalën e morën: Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Leonidha Naçi, Mihal Grameno, Refik Toptani e Dhimtër Buda. Të gjithë,  pasi shprehën mendimet e tyre mbi alfabetin, në fund kërkonin që të sakrifikonin interesat vetjake në interes të bashkimit kombëtar. Pasdite diskutuan për çështjen e njësimit të alfabetit, folën këta delegatë: Shefqet Frashëri, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Fehmi  efendia, Bajo Topulli, Bexhet Gjirokastra, Seladin beu, Mihal Grameno dhe Ferit  Ypi. Të gjithë, gjithnjë sipas Gjergj Qiriazit mbështetën idenë që përgjegjësia e Alfabetit “t’i ngarkohej një komiteti”…  një delegat kundërshtoi personifikimin e “Alfabetit të Jugut” me Frashërin, por ai duhet të njihej me ermin Alfabeti i Satmbollit, rrjedhimisht, siç njihet me emrin kur u krijua në Kostandinopojë”. Këtë ai e kishte mbështetur në faktin se kur u krijua ky alfabet përkrah vëllezërve Frashëri, në sajimin e tij kishin marrë pjesë edhe përfaqësues të qyteteve e vendeve të tjera të Shqipërisë, si: Vaso Pasha, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hoxhë Tahsini, Koto Hoxhi etj. 

Alfabetet e propozuara:

  1. Alfabeti i Stambollit
  2. Alfabeti i shoqërisë Agimi
  3. Alfabeti shoqërisë Bashkimi

… Themelimin e Komisionit për njësimin e alfabetit, i pari e mbështeti  Nikollë Kaçori, i cili deklaroi se ishte për një alfabet që do të shprehte unitetin midis shqiptarëve.

Nga diskutuesit e kësaj seance veçohet fjala e At Gjergj Fishtës,  e cilësuar si “një bisedë e shkëlqyer”, siç thuhet në Raport. Ky intelektual i shquar dhe poet i madh, në diskutimin e tij, ndër të tjera do të shprehej: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga katër alfabetet, por të bashkohem me ju”, që “Kongresi do të vendosë më të dobishmin për ngritjen e popullit”. Ai foli edhe për rrezikun e copëtimit të Shqipërisë, që kërcënohej nga dy fqinjët të përmendura, duke përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Armiqtë që kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë nga një copë për vete. Por ne po të mos mundemi ta mbrojmë Atdheun me fuqi morale, do ta mbrojmë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë toke shqiptare”. Teksa ai mbaroi fjalimin dhe,  po zbriste nga platforma, në ato çaste Hafëz Ibrahim efendi Hoxha nga Shkupi “u sul drejt tij, e përqafoi me sytë e mbushur me lotë dhe e puthi”. Kjo skenë në praninë e 300 e ca njerëzve, nga të cilët tri të katërtat ishin myslimanë,  la një përshtypje të veçantë, mbase si një përcaktues për alfabetin e njësuar.

Emrat e anëtarëve të Komisionit, të cilët ishin: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit’hat Frashri, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre  Mjeda, Gjergj Qiriazi, Fehmi Topulli, Nyshet Vrioni dhe Gligor Cilka, me kryetar Gjergj Fishtën. C:\Users\Engjell\Desktop\New folder\0-25-696x342.jpg

Përbërja e tij vlerësohet lartë nga autori i Raportit, i cili midis tjerash e thotë se antarët e këtij Komisioni “ ishin nga shkrimtarët më të mirënjohur në gjuhën shqipe dhe nga ata që kuptojnë se cili alfabet ishte më i mirë për kombin”. Nga raporti rezulton se në ditën e tretë,  të katërt dhe të pestë të mbledhjeve, Komisioni diskutoi, veç të tjerëve, për themelimin e Alfabetit. Është i qëndrueshëm e më interes vlerësimi i Gjergj Qiriazit për detyrën që kishtë marrë Komisioni të kryente: “Alfabeti duhet ta bashkojë kombin dhe ishte i vetmi instrument me të cilin ai do të përparojë”.

Pas tre ditë pune intensive Komisioni vendosi përfundimisht çështjen  e alfabetit të gjuhës shqipe. Në sjelljen e këtij vendimi, sipas Gjergj Qiriazit kishte ndikuar edhe “ shkaqe të jashtme politike”… dhe me pëlqimin e gjithë anëtarëve u vendos të pranohej Alfabeti i Stambollit , bashkë me një tjetër thjesht latin, që të dy të përdoren nga shqiptarët”… Në ditën e shtatë dhe në vijim në Raport flitet për procedurën e shpalljesë së  rezultateve të Komisionit. Kryetari i Kongresit, Mit’hat Frashri, deklaroi para të pranishmëve “Komisioni e mbaroi  detyrën”, që linte të nënkuptohej se ishte arritur objektivi i njësimit të alfabetit. Më pas Luigj Gurakuqi do të sillte “dërrasën e zezë, mbi të cilën qenë shkruar germat e Alfabetit”. Në ato çaste Gjergj Fishta, Kryetar i Komisionit deklaroi : “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojave të kombit”. Megjithatë ai do të vinte në dukje 

                                       Manastiri, 1910C:\Users\Engjell\Desktop\Manastiri.jpg

faktin se “që të mund të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame (jashtë) kemi nevojë të zotërojmë një alfabet krejt me shkronja latine”. Pas fjalëve të tij gjithë salla shpërtheu,  duke brohoritur “Rroftë Alfabeti”. Ishin këto caste  të një ngadhënjimi të madh në historinë e popullit shqiptar.

  Ditën e tetë të punimeve, sipas Raportit të Gjergj Qiriazit “pati një audiencë më të madhe se kurdoherë”, sepse të gjitha sallat e Klubit ishin të stërmbushura nga shqiptarët e interesuar për rezultatet e çështjes së Alfabetit. Oratori i parë që mori fjalën ishte Vildan efendiu, i cili midis tjerash foli mbi “rëndësinë e Konstitucionit” … tha se shqiptarët ishin më shumë se kurrë më parë të bashkuar, sepse kishin sjellë Alfabetin, se shkrimi ishte një instrument që “lartëson kombin”, duke zgjedhur si më të përshtatshme “shkronjat latine”. Ai bëri dallimin e qartë midis fesë dhe Alfabetit të gjuhës shqipe : “feja është një gjë që i përket zemrës”, e se nuk duhej harruar, sipas tij “se jemi të gjithë bijtë e Adamit-kemi një prind dhe një Atdhe”. Ligjërata e tij, sipas Raportit la përshtypje të thellë në “mendjen e shumë myslimanëve, që janë fanatikë”,  të cilët mendonin se “nuk është mirë të shkruajnë ashtu si të krishterët”. At Gjergj Fishtës  ishte oratori i dytë i kësaj seance. Ai, duke folur për ndihmen e madhe që shqiptarët kishin dhënë për Perandorinë Osmane, midis tjerash kishte deklaruar: “Jeta e qeverisë osmanlli është Shqiptari. Shko dhe pyet dhe do të gjesh se janë ata që luftuan për këtë Perëndori: dhe është shpata shqiptare që ngadhënjeu mbi armiqtë e atdheut tonë”. Prandaj, ai me të drejtë tërhoqi vërejtjen tek zyrtarët e pranishëm në qeverinë osmane, që nga valiu i Vilajetit të Manastirit dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë  “që na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre të na ndihmojnë në çdo mënyrë për mbarësinë e këtyre qëllimeve të shenjta kombëtare”. Kjo, sipas tij për faktin se shqiptarët nuk do të kursenin “pikën e fundit të gjakut të mbrojnë Perandorinë Osmanlli dhe Atdheun tonë të dashur”.

Diskutuesit e tjerë të kësaj seance, si Fehim  Zavalani, Abdyl Starja, Ndre Mjeda, Nikollë Kaçori etj., sipas Raportit, kishin pikëtakimin tek fjalët:“ zemrat e dëgjonjësve u mbushën me entusiazëm të madh –muslimanë e të krishterë”.

Ditën e fundit të punimeve të Kongresit, në të cilin ishin të pranishëm vetëm delegatët, u aprovuan dy rezoluta:
1) Klubet në Shqipëri do t’i dërgonin raport një herë në muaj Klubit të Manastirit, ndërsa ky do t’u dërgonte atyre, si dhe shoqërive raportin e përgjithshëm.
2) Pas dy viteve do të mbahej Kongresi në Janinë, në të cilin do të trajtohej çështja e gjuhës dhe e literaturës. Ai nuk u mbajt në Janinë,  por prapë në Manastir.  Atë që 

Delegatë në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910)                                                                    Abdulla Rushiti, Ali Zajmi, Bedri Pejani, Bejtullah Gjilani, Ferit Ypi Starja, Fehim Zavalani, Gani Bungu, Hajdar Blloshmi,Hysni Curri, Dervish Hima, Ibrahim Jegeni, Jonuz Ilmi Dibra, Petro Nini Luarasi, Qamil Bala-Shkupi, Qazim Iljaz Dibra,Rexhep Mitrovica, Refat Zavalani, Sabit Vushtina, Salih Gjuka-Dukagjini, Shefik Efendi Korça, Shyqyri Ramadan-Prishtina, Tefik Panariti, Themistokli Gërmenji, Xhafer Ypi-Kolonja, Xheladin Ohri, delegatë të fshehtë Gjergji Qiriazi dhe Telemak Gërmenji C:\Users\Engjell\Desktop\K.ARSIMOR.ENGJELLI\Kongresin e dyte te Manastirit 1910, P.N.Luarasi.jpg

nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit e zgjidhi Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910) . Alfabeti i thjeshtë latin duke qenë i papërzier e më  homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për të gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Ndihmuan   Kongresin;  Parashqevi Qiriazi (që i ka shkruar dhe korrektuar të gjitha diskutimet e Kongresit dhe Komisionit të alfabetit të gjuhës shqipe), Filomena  A.Bonati, Phines dhe Violet Kennedy.                                                                                                                          A.Tomsonit, Thomas Robinson Hodgson të Shoqërisë Biblike në Manastir. Konsulli austriak   August Kral (1869-1953), i cili tashmë është shpallur Qytetar nderi i Shkodrës.                                                                                                        Në Manastir ishte përfaqësuesi austriak, që ndihmoi Kongresin  Postlin Posfai 

Kongresi i Manastirit është i një rëndësie të madhe jo vetëm për historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, por edhe për historinë politike të popullit shqiptar. Vendimet e tij për njësimin e alfabetit përbëjnë  një kurorëzim përpjekjesh e sakrificash të pareshtura shekullore të popullit shqiptar. Qeveria xhonturke osmane, duke iu frikësuar rezultateve që do të shpinin në forcimin e ndjenjës së bashkimit midis shqiptarëve, pa kaluar as një vit filloi luftën kundër alfabetit kombëtar për zëvendësimin e tij më alfabetin arab. Por përpjekjet e saj nuk do të jepnin rezultate. Alfabeti i njësuar triumfoi në saj të qëndresës së shqiptarëve,  që i bënë këtij reaksioni.

Engjell Sh. Zerdelia,  New York-Amerikë 

Filed Under: Featured Tagged With: Engjell zerdelia, Kongresi i Manastirit

SHQIPTARËT NË AUSTRI, IDENTITETI KOMBËTAR

November 18, 2020 by dgreca

RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR PËRMES MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË AUSTRI /

Miradije Berishaj kryetare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Austri nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Miradije Berishaj bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

SI ORGANIZOHET DHE FUNKSIONON MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË AUSTRI 

Mësimi i gjuhës shqipe në Austri organizohet, fnancohet dhe kontrollohet nga organet   kompetente   të   arsimit   të   landeve   (njësi   territoriale autonome), përkatësisht Drejtoritë e   arsimit të Landeve/Bildungsdirektion. Mësimi në gjuhën shqipe është shumë specifk dhe  zhvillohet në forma të ndryshme nga një njësi federale (Bundesland) në njësinë tjetër,    madje edhe nga një shkollë në shkollën tjetër. Mësimi në gjuhën amtare nuk është mësim obligativ, por është mësim i dëshirueshëm dhe ky mësim  ofrohet si ofertë. Kjo, shpeshherë në disa shkolla lë hapësirë për interpretim të ndryshëm e subjektiv nga organet e shkollave (drejtoritë e shkollave).  Në Vjenë, në shumë shkolla fillore (Volksschule) drejtoritë i japin rëndësi mësimit të gjuhës  amtare duke e përfshirë në orarin e rregullt paradite, por edhe pasdite me nga 2-3 orë në javë. Në  mësimin paradite nxënësit nuk kanë nevojë të regjistrohen dhe orari rregullohet në marrëveshje  me mësueset e klasëve dhe mësuesit e gjuhëve amtare. Mësuesit e gjuhëve amtare duhet  të jenë  në klasë bashkë me mësuesen  e klasës dhe kjo formë e mësimit quhet: mësim integrativ i gjuhës amtare. Në mësimin pasdite – prindi duhet ta plotësojë formularin që e ka  përgatitë Ministria e arsimit të Austrisë në dy gjuhë. Këtë formular prindi e pranon nga drejtoria e shkollës, dhe nëse dëshiron që fëmija i tij të marrë pjesë në mësimin e gjuhës shqipe e plotëson dhe e dërgon prapë në drejtori. Nxënësi i cili regjistrohet është i obliguar që rregullisht të vijoj mësimin e gjuhës amtare në orarin e caktuar. Në Austri për të formuar një grup të mësimit në gjuhën amtare, duhen që të paraqiten minimum 12 nxënës dhe maksimum 24 nxënës. Grupi mundte formohet edhe me nxënës me grup- moshe hetorogjene, apo kolektive (nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën).  Në mësimin pasdite nxënësit i ofrohet më shumë kohë, hapsirë, material mësimor, ushtrime etj.  Përparësi tjetër e mësimit pasdite është se nxënësit mund të grumbullohen nga disa shkolla në shkollën ku organizohet mësimi. Nxënësit ndahen në nivele në bazë të moshës dhe të  njohurive. Ky heterogjinitet i nxënësve, ka specifka dhe kërkesa të shumta. Në mësimin plotësues nxënësit marrin njohuri nga gjuha, letërsia, historia e gjeografa si dhe nga kultura e tradita gjithë kombëtare, duke i kushtuar rëndësi të  veçantë zhvillimit të kompetencave letrare e gjuhësore. 

QYTETET KU ORGANIZOHET MËSIMI DHE KURRIKULA MËSIMORE

Problemi kryesor i një popullsie të emigruar është ruajtja e gjuhës dhe identitetit. Në shtetin Austriak mesohen rreth 23 gjuhë amtare. Një nder këto gjuhë që mësohen është edhe gjuha e bukur shqipe. Mësimi plotësues i gjuhë shqipe në Austri, veçanërisht në Vjenë, ku edhe ka flluar për herë të parë të mësohet shqip në shkollat e nivelit të mësimit obligativ ka një traditë të gjatë, dhe zë fill që nga viti 1987, por atë botë me një numër të vogël nxënësish. Pra, më 14 shtator të 1987 fllon së funksionuari mësimi i gjuhës shqipe në shkollat fllore  të Vjenës, me arsimtar të gjuhës amtare, zotin Shefqet Gashi. Ka qenë një fllim i mbarëdhe i suksesshëm, i cili po rrugëton edhe në ditët e sotme pa u ndalur. E sot mësimi i gjuhës shqipe mbahet në këto Lande (njësi federale): Vjenë, Austri e ulët, Austri e epërme, Kärnten, Steiermark dhe Salzburg. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe nuk zhvillohet në tri Lande (njësi federale) Burgenland, Vorarlberg dhe Tirol. Mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Austri punojnë sipas Kurrikules se përbashkët të Ministrisë së Arsimit (MASHT) të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit (MASH) të Republikës e Shqipërisë, pore dhe me plan programe te   Austrisë për gjuhët amtare (Lehrplan Muttersprachlicher Unterricht“). Meqë deri me tani nuk kemi tekste te unifkuara/njësuara për të gjithë nxënësit në diasporë, tekste mësimore pranojmë nga te dy shtetet, por pa anashkaluar edhe shtetin austriak që na mundëson mësimin edhe me tekste në gjuhën shqipe, që botohen edhe në Austri.

NUMRI I NXËNËSVE, KLASAVE, MËSUESVE, BASHKËPUNËTORËVE

Në  këtë  vit janë të përfshirë ne procesin  mësimor 18  mësues, të  cilët procesin mësimor e   zhvillojnë në 95 shkolla në tërë  Austrinë. Rol të rëndësishëm për mësimin plotësues në gjuhën shqipe luan edhe Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Kjo shoqatë  numëron 19 anëtarë me kryetare z. Miradije Berishaj, që zyrtarisht është e regjistruar në organet austriake në vitin 2010. Duke u nisur nga ajo që profesioni i mësuesit do durim dhe mbi të  gjitha pasion dhe për t`a bërë sa më atraktiv mësimin, interesant dhe senzibilizues për prindërit dhe fëmijët, shoqata “Naim Frashëri” organizon edhe aktivitete-vullnetare të ndryshme me tematikë edukativo-kulturore në hapsirat shkollore dhe jashtë shkollore. Projektet e shoqatës janë shënimi i festave kombëtare si: Festa e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, Dita e Mësuesit,  Takimet sportive dhe Kuizi i Diturisë i cili ka një traditë 20 vjeçare. Dua të përmend edhe  ekskursionet që oragnizohen çdo vit me moton: “Ta njohim Atdheun”, fal MDIS të Kosovës ne bashkorganizim me shoqatën tonë. Po ashtu, në bashkëpunim me MDIS dhe  MASHT të   Republikës së  Kosovës mbajmë edhe seminare. Vlen të theksohet se me 30 Nëntor 2019 kishim paraparë manifestimin qëndror ta mbanim në Graz (Steiermark), por për shkak të termetit në Shqipëri, atë manifestim e kthyem në tubim solidariteti. Mësimi i gjuhës shqipe si formë e ruajtjes së identitetit kombëtar Fati e ka sjell që  unë  prej  20 vitesh,  si  mësuese  në  mesin e   shumë mësuesve në Austri, të jem përfshirë në këtë punë arsimore e me rëndësi kombëtare, po edhe formative të fëmijëve shqiptarë, që po rriten e rrojnë në Austri, të mbaj mësim në gjuhën amtare me ta. Gjuha, tradita, kultura dhe zakonet janë elemente që e identifkojnë një popull, apo një komb. Megjithatë elementi themelor i një populli është gjuha e tij. Pra, gjuha, është element  kryesor identiteti që e bën një popull, një etni, të veçantë nga të tjerët, por njëkohësisht edhe ndihmon që ai popull të jetë i respektuar në rrjedhën e civilizimit botëror nga popujt e tjerë pavarësisht sa ka lenë dhe sa lë gjurmë në gjuhën e shkruar. 

ROLI DHE PESHA E SHQIPTARËVE NË AUSTRI

Shqiptarët në Austri janë një komunitet relativisht i  madh dhe janë mirë te integruar në shoqërinë austriake. E kemi vështirë të themi saktë se  sa është numri i tyre nga se edhe pse jemi një popull zyrtarisht vimë nga shtete të “ndryshme” dhe nuk kemi qasje në statistikat zyrtare,  por mendohet se është diku rreth 70 – 80 mijë. Ata  i gjen në vende dhe pozita të ndryshme si: profesorë në universitete, mjekë specialistë në fusha të ndryshme, inxhinierë, afarist të suksesshëm, punëtorë administrate, studentë e ndërtimtarë, teknikë e kështu me radhë. A  mund të bëhet me tepër, gjithsesi se Po. Kjo mbetet në të ardhmen. Sidomos krijimi  i një qendre kulturore, ku do të prezentoheshim si një komunitet edhe më i avancuar. 

SI PRITET NË AUSTRI MËSIMI I GJUHËS SHQIPES, SI REAGON SHOQËRIA ATJE 

Edhe pse Austria (organet kompetente të arsimit) na e mundëson që mësimi të mbahet në shkollat publike si pjesë e rregullt e procesit mësimor duke e menaxhuar dhe  financuar,  interesimi i prindërve prapë lë shumë për të dëshiruar, duke pasur parasysh numrin e  madh të fëmijëve shqiptarë në Austri, që ndjekin mësimet në shkollat oblikative. Vijueshmëria e  nxënsëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe është shumë e vogël diku rreth 6%. Një pjesë e  prindërve që kanë shprehur dhe shprehin interesim të vazhdueshëm dhe janë gjithë herë të gatshëm në sensibilizim të prindërve të tjerë qe mësimi i gjuhës sonë amtare te jetë i vazhdueshëm, dhe fal tyre kontinuiteti i mësimit të gjuhës shqipe mbahet që tri dekada. Duhet thënë se ka edhe indikatorë të tjerë që ndikojnë në mos/vijueshmërinë e mësimit të gjuhës shqipe që janë edhe  distanca e shkollës ku organizohet mësimi, orori i gjatë i punës nga dy prindërit, përshtatje e orarit me mësimin e rregullt e të tjera, por ka edhe të atillë që nuk e përfillin fare, fatkeqësisht.  Mërgata jonë duhet të shfrytëzojë më shumë mundësitë që ofron shteti austriak për integrim dhe përfshirje në jetën arsimore, shoqërore dhe politike. Në të njëjtën kohë duhet vazhduar që me krenari të ruajmë, gjuhën traditën, kulturën dhe artin tonë të cilin duhet prezantuar para vendasve dhe komuniteteve tjera që jetojnë këtu. Shkollat shqipe janë ura lidhëse për fëmijët me atdheun, si dhe  arsimi i fëmijës në frymë kombëtare është obligim prindëror. Këto vlera kombëtare duhet t’ua përcjellim breznive të reja, të cilat po rriten në këtë vend. Ne mundemi, që njëkohësisht, të jemi evropianë të mirë dhe të mbesim shqiptarë të devotshëm dhe krenarë për identitetin tonë, të integrohemi, por mos të asimilohemi.  E gjithë kjo arrihet, së pari, duke e ruajtur dhe kultivuar gjuhën si çelës dhe promotor i të gjitha veprimtarive  të tjera.

MESAZHI JUAJ PATRIOTIK PËR DIASPORËN NË USA

Prindër të nderuar në USA! Mësimi në gjuhën shqipe ju krijon mundësinë fëmijëve të rriten me dy gjuhë.   Kjo kontribon në ruajtjen e shumë gjuhësisë dhe garanton gjithashtu lidhjen e të rinjve me vendin e origjinës së familjes. Komunikimi me fëmijët në gjuhën shqipe ka rëndësi themelore për zhvillimin e  botës shpirtërore dhe emocionale të fëmijëve. Sado mirë që ta flasin prindërit gjuhën e huaj, ata  asnjëherë nuk do të jenë në gjendje që t’u transmetojnë fëmijëve në atë gjuhë të gjithë kompleksin e ndjenjave dhe emocioneve të tilla njerëzore si dashuria, kënaqësia, pakënaqësia,  mospranimi, mospajtimi, dhimbja, vuajtja, përkëdhelja, siguria, zemërimi,  urrejtja etj. Në mësimin e gjuhës shqipe,  nxënësit mësojnë jo vetëm të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën amtare por mësojnë edhe për vlerat kulturore dhe historike të prejardhjes së tyre. Ky mësim promovon pasuri gjuhësore të cilat nuk duhen nënvleftësuar, si  në aspektin kulturor por edhe në atë shkencor. Është vërtetuar edhe shkencërisht se kush e flet mirë dhe e shkruan gjuhën e nënës,  atëherë ai përvetëson shpejt dhe tërësisht edhe gjuhën e vendit ku jeton. Të dashur prindër,  nuk ka asgjë më të rëndësishme për një fëmijë, për një familje dhe për një popull se sa gjuha amtare.  Po citoj prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, i cili thotë: “Po e humbe gjuhën, je i humbur”!  Pra, të nderuar prindër dërgoni fëmijët edhe në mësimin e gjuhës shqipe, sepse është në të mirën e  tyre, tuajën dhe në të mirën e kombit shqiptar.  

Filed Under: Featured Tagged With: Austri, Miradije Berisha, Shkolla shqipe, Sokol Paja

Letër Milaimit … Energjitë t’i harxhojmë atje në Hagë!

November 17, 2020 by dgreca

– Ky patrioti ynë, gjë kaba, e hodhi edhe ne gjyq kryemistrin tuaj. U ofendua se kryeministri juaj komandant Rramushi u tha Shqiptarëve hapur për një pakt me Serbinë, për një ndarje të mundshme territoriale. Mbajeni shënim… një kryeministër shqiptar hedh në gjyq, në gjykata e huaja, po një kryeministër shqiptar. (Tetor 2019). Ky që sot flet për tradhti. Ky që as zbor nuk ka bërë se ishte i biri i babait….

– Sot, flet për tradhti. Jo, e pamundur. Ata që gjoja e duan Kosovën, nuk dëgjojnë, pasi u interesojnë xhepat, karrika, jo shqiptaria. Flet për tradhtarë, megjithëse që nga 2013-ta ka ndyrë hundët në dy nga vatrat e antishqiptarizmës, Stambollin dhe Beogradin. Eshtë dishepulli i Erdoganit dhe një pragmatist enverist që për hir të pushtetit….

Shkruan: Ilir Levonja/Florida/

I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhur nga hallet e tua. Ashtu si e shumta e shqiptarëve këtej dhe andej kufijve. Jemi vëllezër të një gjaku por të ndarë nga ca kunja shkrepseje. Ca kunja që janë dhuratë e politikës, a mosmarrëveshjeve historike të esnafit tonë. Dashje pa dashje po të përdorin edhe ty. Nuk e di se me çfarë merresh aty në Krushën e përvëluar, por nëse je bujk kushtoju arave. Nëse merresh me bagëti, kushtoju gjësë që të mban gjallë. Politika është kurvë, por për ne shqiptarët po del kryekurvë. Sidomos kur luajnë me patriotizmin. Sidomos kur bijtë e nomeklaturës flasin për tradhti kombëtare. Mbase nuk e di por deri më 1948, bijtë e nomeklaturës edhe abetaren e nxirrnin me emrat e Titos dhe Enverit. Sot nuk e kemi dot një abetar të përbashkët. Madje vetëm në Tiranë ke rreth 16 të tilla. Na tmerron përbashkësia. Kosovës ja kishin bërë në kokë, madje kishin përgatitur edhe letrat ta bënin Shqipërinë republikën e tetë të Federatës. Sot çirren për tradhti. Vrasjet në kufi ishin normale, por edhe ai që i shpëtonte plumbit të ushtarit, e arratisej. ”Vëllezërit” jugosllavë e kthenin peshqesh. E njëjta gjë ndodhte edhe me ju, shqiptarët e Kosovës, që sot ju thërrasin kosovarë, jo shqiptarë të Kosovës. E kanë për zor, ndaj u thërrasin kosovarë. Ndonjë ditë ku tadish, mbase çeçenë. Ashtu sikundër kishte dhe raste që nuk ktheheshin, por ishin nën survejim, ishit organikë e sigurimit të shtetit me preteksin si agjentë të UDB-ës. Këta që i bënin këto punë ishin baballarët, sot janë bijtë e tyre. Ndofta nuk e ke dëgjuar se kështu vepruan me një poet kuksian Havzi Nela. U arratis, erdhi tek ju, po vëllezërit jugosllavë e kthyen peshqesh. E ekzekutuan me varje në litar, bash në muzgjet e fundit të diktaturës, gusht 1988. Një nga firmëtarët është babai i atij që sot është kryeministri i Shqipërisë. Ne shqiptarët harrojmë kollaj, për më tepër nuk e njohim ndjesën publike. E bëjmë xhelatin kuvendar. Siç e ke sot krye kuvendarin e Shqipërisë, firmëtarin e ekzekutimit të djemve shkodranë më 2 prillin e vitit 1990. Eshtë zanat pa bereqet t’i afrohesh politikës, për më keq të të përdorin. Për herë të parë u fol në vitet 90-të për një rrugë që të na afronte, madje një malsor i Gjakovës tha që do shesim edhe bizhuteritë e grave. Na u mbush trupi me mornica. Nuk po diskutomin më asgjë, veç faktin që do i shkonim njëri-tjetrit për punë orësh, Tiranë Prishtinë dhe ansjelltas. Vetëm këtë rrugë kemi. Metropolet e botës kanë sa të duash, kanë edhe linjat e hekurta. Ne, megjithëse një pazar minierash nuk e kemi dot një linjë të hekurt. Këta që po të përdorin sot, nuk lanë gurë e kusur pa hedhur e thënë për këtë rrugë, madje i vunë edhe trarin. Katër vjet lehu pa pushim një shqiptar i vogël, gjithmonë i nevrikosur, sot e ke zëvëndës kryeministër. Sot ke edhe një tarifë për të ardhur në vendin amë. Megjithëse atëhere kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj hodhi idenë e një fondi buxhetor ndërqeveritar për të mirëmbajtur këtë arterie gjaku mes shqiptarëve të ndarë. Ky patrioti ynë, gjë kaba, e hodhi edhe ne gjyq kryemistrin tuaj. U ofendua se kryeministri juaj komandant Rramushi u tha Shqiptarëve hapur për një pakt me Serbinë, për një ndarje të mundshme territoriale. Mbajeni shënim… një kryeministër shqiptar hedh në gjyq, në gjykata e huaja, po një kryeministër shqiptar. (Tetor 2019). Ky që sot flet për tradhti. Ky që as zbor nuk ka bërë se ishte i biri i babait. Që nuk ja di erën barutit, flet për tradhti. Që ndofta në 1999, kur ju vriteshit, thurte plane me një kone tjetër në bodrumet e Tiranës, në ato orgjitë e tia prej djali Tirone. Sot, flet për tradhti. Jo, e pamundur. Ata që gjoja e duan Kosovën, nuk dëgjojnë, pasi u interesojnë xhepat, karrika, jo shqiptaria. Flet për tradhtarë, megjithëse që nga 2013-ta ka ndyrë hundët në dy nga vatrat e antishqiptarizmës, Stambollin dhe Beogradin. Eshtë dishepulli i Erdoganit dhe një pragmatist enverist që për hir të pushtetit nuk e ka problem të vëj poshtë bythës edhe gjithë Kosovën. Më 2013 në Shkodër nënshkroi pakt socialist me LSI dhe Ilir Metën në sy të Tadiçit. Sot e dy vjet u gërrvërret shqiptarëve se ka të bëj me një president pijanec. Shtrëngon duart lart e poshtë me Vuçiçin ndërsa hiqet patriot në lidhje me çështjen e Kosovës. Sot vëlla Milaim, Shqipëria e këtij pinjolli është për tu mëshiruar, nuk ka sikur një skuadrilje aeroplanësh, një anije bregdetare, një kundraajroj a çfarë të them. Madje deklaratave të Vuçiçit në paralelizmin me konfliktin Armen nuk i përgjigjet dot. A e di përse, sepse nuk ka sikur një depo armatim. Megjithëse vendet e rajonit janë sot në një mini garë armatimesh pas kofliktit turko-grek, ky patrioti merret me kasetën tënde, me ty, me liderin e opozitës. Ka si ushtri vetëm atë që ka mes shalëve dhe se armiku i shqiptarëve qënka lideri i opozitës. Kështu bënte edhe Enveri çdo dy a tre vjet, shpallte dhe demaskonte nga një armik. Dhe shqiptarët urra. Sot në detin e Shqipërisë, madje në kufijtë e shqiptarëve kushdo mund të demonstrojë forcë. Patrioti ynë kujton se mbrohet vendi me shallvaret e tija. U zgjata ca Milaim, por desha të them se ne shqiptarët kemi nevojë për tjetër gjë. Energjitë t’i harxhojmë atje në Hagë. Madje edhe buxhetin…, sa boll na ndanë motet e krriçat si ky. Boll na ndau propaganda, e kunjat e shkrepseve. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, të shkojmë e të na vini, kemi nevojë për ekonomi të fortë, rrugë të afaltuara, të hekurta. Kemi nevojë për tekste të përbashkëta të paktën në gjuhën amtare. Kemi nevojë për krushqi, dasma. Kemi nevojë për shkolla fetare se jemi bërë sirianë, turq, arab, irakenë, kurd, e veç shqiptarë jo. Se na qorton poeti Esad Mekuli kur thotë, për kë u rrita o bij? Kemi nevojë për spitale e t’i gjëndemi njëri-tjetrit si më 1999. Si më 2019-ën në tërmetin fatkqe. T’i gjendemi edhe sot me ekipe mjekësh, ashtu sikur iu ofruam edhe Italisë. Dhe mbi të gjitha kemi nevojë për ushtri solide. Jo për kallamoq misri të parruar si ky e shpura e tij, që po na ndajnë me gjallje, siç na ndau Enveri. Jetë e shëndet vëlla.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Leter Milaimit

TI DO TE VISH…

November 17, 2020 by dgreca

BAJAME HOXHA-ÇELIKU/

TI DO TË VISH SI NJË URIM QË FRESKON DËNESË/

Në syt`e ëmbël feksi drita diellore,/

E ndjeva, ishte si valë qumështore./

Shpirt ti ike kur dashuritë pranverore;/

harlisen nëpër lirishtat mbrëmësore./

Stuhi me dallgë goditën zëmrën time,/

ma terën, ma tretën, ma bënë thërrime./

Oho!Si një tërmet mu trand shpirti sot!/

Pa ty e sfilitur jam e mbytur në lot./

E di, n`ëndërr s`jam por shpirti u përvëlua,

shtati mu sos krejt e zëmra mu shua.

Nga mpakja, supet si një thupër më dridhen;

tundet degë e mollës, lulet zën`e bien.

Deteve valë tretur duket horizont i jonë,

shpresëhumbur, nga ty vetëm një çast pres.

Dhe kur pa kufi të buçasë syth`i njomë;

ti do të vish si një urim që freskon dënesë…

Tani i hidhuri lot më rrëshqet nëpër shpirt,

është vërtet iluzion, apo nuk ka dritë?

Vuaj, dhe kjo koha, ngaqë ike po gjëmon?!

Imja zemër s’rresht, veç pikon, pikon…

Zot! Plot hir e nur mbete ndër kujtime,

ku pikë loti shpërthen dhimbja ime.

Për ty ndjenja rrjedh si burim i azdisur,

përndizet si prushi, shpirt i harlisur.

Plot zjarr e afsh mbushur me ty kur shpërtheva,

vezulluan ndjenja të thella, o zot sa të ndjeva!

Të ndjeva dashuri tërësisht me pasione pranverore;

kur puthesha me ty, isha në kopshtet hyjnore!

Shpesh mendova lëndinave me lule e bar,

bukurinë e brishtë të trupit qelibar.

Truphedhur me ty sa shumë e dashuruar;

unë vajzë e re dhe një zjarr i pashuar.

Tani loti më rrëshqet si breshër e nuk ik,

rrëshqet shpirtit, se zemra ime u fik!

Ra e lulëzoi ato hapësirat ku ne nisëm;

puthjet e para me afsh që qëndisëm.

Përherë nga larg më vjen zëri si melodi;

vjen zëri yt i ëmbël plot mall e stoli.

Përflakur jam nga malli, jam ajo stuhi!

Të dy po digjemi në këtë zjarr të ri.

Kjo ndjenjë pasioni kurrë nuk do shuhet,

i ngjanë jetës sime thuret e ç’thuret.

Harlisur do më gjesh të ndezur si shpuzë;

e shpirt i ndezur do digjet mbi buzë.

Dhe netëve që dremisin dehjesh hënore,

desha të isha ëndrra dashurore.

Më e vogla parajsë le të isha për ty;

ky lot i bukur s’do dukej në sy.

Eleganc`e brishtë sa të pëlqente ty!

Me bebëza të zjarrta më pushtoje ti.

Filigran i prushtë për ndritje, oh, oh!

Buzëve hënore fije epshi ngado.

Vallë do të afrohen ato ditë pranverore,

që unë mos të të kërkoj më, prore?!

Sa shumë të kërkoj moj dashuria ime;

udhëve të shpirtit, në zëmrën time!

Heshtja ndez dalldinë tani pa pushim,

dhe flakë ndezur ndihet shpirti im.

Kjo shije dashurie është bekim hyjnor;

buçet zemra ime rreh në kraharor.

Në çastin e parë u deha në syrin tënd,

e denjë, e bukur, në qiell, e shenjtë!

Çaste magjie në lirishtën tënde, Hyri!

Aromë dashurie e trëndafilit të ri.

Jo, kjo s`është një harlisje pranverore;

veç një dashuri ngritur në përmendore.

Ky amshim dashurie i derdhur në ty;

si një valë më vjen përshkënditur puhi.

Haresë miturake dhe gjithë rinisë sime,

i dhashë blerimin plot me ëndërrime.

Dashurinë i dhashë, më të shtrenjtën time;

që sot më vërshon nëpër drit` e hije!

Vezullues shkove kopshteve përrallore,

vall`a do të shfaqem hajthëm, dashurore?!

I mistershëm caku, ku u ndal për mua!

Botën shoh tronditur, nën këmbët e tua.

Dashuri që botën e tërë e zë për fyti,

zapton maja malesh, qëkur bota nisi!

Vetëm ti e jep atë zhurmë lumturie;

që ëmbël e ndjeva n`ato ditë stuhie.

Që të ngjajë dashuria me dejat e pranverës;

siç val` e detit kur fle përgjatë stinës së verës?!

Jo!Unë e dua dallgë, stuhi, baticë ndjenjash;

rrëmbyeshëm të derdhet flakë brenda zëmrash.

Dashuri, largësinë s`e dua, është plot djegësirë,

ma fsheh, ma tret, ma humb atë ndjenjë të dëlirë.

Me prush ia ndeza zjarret këtij shpirti erëmirë;

për ty, një rreze drite që ndez një errësirë…!

Në çast përmbytem e tëra në krahë të Kupidonit,

e lumtur drithërimash e ndjej veten buz` honit.

Më shumë ëndrra vijnë, e shthuren jashtë logjikës;

Pastaj, në shtrat të zëmrës hyn ti si maj`e thikës.

Sonte në natën e vonuar kur del ylli si ngaherë,

Përsëri unë qaj e përpëlitem dhe pres e mjerë.

Gjunjëzuar lutem qiellit, hënës, me lot të kërkoj;

veç për ty qaj me lot, s’ndjejgjëpër të tjerë!

Një rreze dielli të duket me grimca lumturie,

matanë horizontit me shenja dashurie,

me kallëzat e grurit pranverave nxito!

Fushave të blerta do më gjesh kudo.

Si dikur njëherë, ashtu fare papritur;

thuamë:” jam i yti”, mos ëndërroj sfilitur.

Me mua ato vite u ende dallgë e mall,

i freskët ndër korije si shkëndijë pa strall.

Në dëshpërim mos bjerë, jam shpirti yt i dehur!

Se prej vitesh e ndezur pasionesh nuk shpëtova.

Me buzëqeshjen e ëmbël e me trupin e derdhur;

mbi shtatin tënd të bukur mijëra puthje mëkova.

Ëndrrash të kap të ngacmoj nëpër gji,

dashuri, ti nxiton, më jep blerim të ri.

Lozim e qeshim, ah, gajasemi të dy,

puthemi dhe shtrati gëzon përsëri.

Dua të qas kohën të bukur, plot blerim!

Fushës do të takoj, o tek një burim.

Aty të ndezim zjarre, shpirtin me freski,

kroi, ti dhe unë, në mes, një marrëzi.

Shumë lot, kjo ndarje më sjell, e trishtim

kur fare pafajshëm të kërkon syri im.

Dhe, shpresëshuar në heshtje po ankohem,

që të humba ty, e për ty përgjërohem!

Eh shpirt ç`përballove gjithë këtë zjarrmi!

Për ty e mbaj zëmrën se shpirti je ti.

Gjithë gaz e shpresë, e shenjt`ëndërr qeshur;

mes lotit fontanë të pret zjarre ndezur.

Të vrapoj më ke bërë e me vete të flas;

si një zog i hutuar, mbushur me maraz.

Ndjenj` e pabindur kërkon si një vullkan;

zemrës të shpërthejë, gjoksin po ma çan…!

Ah, sikur të isha pranë teje e lehtë si një flutur,

para kësaj pranvere kaq mizorisht e lumtur!

Përqafuar të t`mbaja me krahë fort shtrënguar;

e ti t’më pushtoje me këngë dashuruar!

Dashuria ime, o ndijim i shikimit aq verbues,

për të parën herë kur zbulova ata të ëmbël sy,

ai vështrim magji ndezur si  hëna që përtëri;

ti më ngjite atje ku vetëm sorkadhja mbërri!

Atëherë mbi sferat e tua u ngjita, lart u ngjita!

Sferë më sferë si diell nëpër diej.

Dh kurrë deri tek caku nuk mbërrita;

mbeta si yll që ndjek yllin nëpër qiej…

Atij vështrimit tënd që feksur ka e mbyllet,

dhe që i mbyllur e ndriçon brendësin`e tij,

atij i druhesha si zjarrit që kërcënon lulet;

e që mundësi s`ka të shuhet nga një shi…

Pa bujë u futa në atë dashurinë  e madhërishme;

hyra si shigjetë dhe përjetova burime tronditëse.

Atje ku puthjet ngjiza, lumturin` time të vërtetë,

tundohej shpirti engjëllor që s`mëkaton aq lehtë.

Pasionet djaloshare që ti derdhe përmbi mua;

kaluar kaltërsisë, te fush` e lulëzuar.

Aty tek një kasolle ku gjente vend mjerimi,

aty i hapën zëmrat petalet e gëzimit…

Ndjenjë e mallëngjyer që feks tani në çast;

të përfshin në dej atje ku s`ka cak!

Puthja të këndell me epshin nëpër buzë,

dhe çel pranvera në det të bruztë.

Në valë ndjenjash po më pret krahëhapur:

Nga pasioni kurrë nuk jam prapsur.

Sepse gjithandej ndodhesh ti, këtu, atje!

Zhytur në zëmrën time ti jeh…e jeh!

I shtrenjti im, të shoh e të flas, je pranë me dashuri,

Papritmas më këndell me dhelka që di vetëm ti!

Më thua:”sa botën të dua pushtuar nga dielli”,

përmes syve si yje që s`i numëron dot qielli…

Që të thuash të dua, nuk është aq e thjeshtë!

Zëmra përmes fjalës zbrazet e nuk hesht!

Në shtjellën që përpin ajo nuk përmbahet,

lëshon shtrat ngado, si deltë lumi ndahet.

Të përfshin në deje, të përfshin në gjak

dhe marrëzin`e lumtur ta robton nga pak.

Në të gjitha çastet, zgjuar dhe në gjumë

shkrihem gazavaj, plaga s`shuhet kurrë!

Rruga jonë e ndjenjës ishte dashuri,

më bën që të dridhem por është vonë tani…

Qielli terratiset, unë trishtoj vetminë,

shkreptimë në zëmër, në shpirt vetëtinë!

Eh dashuri, përjetim i çastit që s`u harrua,

më grishe dhe hyra brenda mureve të tua.

Përndezur nga dehja, prisja si një drenushë;

shtatin të ndeja, të rrinim gushë më gushë!

Vazhdon të lodrosh përmes valësh të mia,

e unë, e brishtë mbështetur gjinj zbuluar.

Jo, s`janë pjesë romani a ëndrra të thyera;

por ndjenja të vërteta ku lindi e përkryera…

Eh, dashuri, dashuri je një shpërthim i rrallë!

Me ty provova unë një ndjenjë të paparë.

Me ty i hapa krahët si mjellma n`përqafim,

me ty o engjëll pranë, e pranë qytetin tim.

Kur rrinim të dy na kish zili dhe dielli,

sepse shkëlqimin ia kishe marrë atij!

Po hëna na donte, rrezonte gjithë qielli;

netëve rrezonte kur bënim dashuri.

Kush shpjegoi filozofinë e dashurisë,

forcën, puthjen, ëndrrën e djalërisë?

Ato puthje, pasione që vinin nga ty;

më këndellnin zjarr afsh e dashuri.

Ej ju o çaste kthehuni edhe një herë!

Te pragu i derës do rri do ju pres.

Me shpresë në duar me këngë bilbili

me afsh në zemër, me lule prilli.

Tani vetmuar shtrihem flladit të erës,

dal të kërkoj është stinë e pranverës.

Turbullohen çastet, vjen shfaqesh ti!

Qaj me vete, grindem, dehem përsëri.

S’ harroj kurrë kasollet gjithë baltë!

Syrin e përlotur dhe diellin e artë.

S’ harroj që ngritëm në shtrëngatë;

çastet intime në flatra të zjarrtë.

Do të doja t`më shtrëngoje gjer në rënkim,

kjo zëmër e mjerë të mos kishte lëngim!

Ato pasione  ç`ti bëj, ku ti çoj, më thuaj?

Jo! Në thellësitë e shpirtit dua që t’i ruaj.

Gjithë rrëfimet e mia në një udhë më shpien,

mirëpo egërsisht dhimbjet ngrihen e ndihen.

E puthjet të humbasin kot fare mes zhurmës!

Të dua ty dallgë, kasnec`i furtunës!

Për çdo natë të dua të ndezur në shtrat!

S`e duroj vetminë që përgjon në prag!

Dua që të vish vullkan në vezullime;

fllade pranverore ti biesh zëmrës sime…

Të dua në shtratin tim stisur me dantella,

të du`e lartohem me ndjenja të thella,

S’e dija kurrë, e kurrë nuk e mendoja;

ty duke të puthur vërtet e jo gjoja…!

Lotin mos ma ndal se do të ta puth pa leje,

dehje duke ndjerë, aty, afër teje!

Dhe afsh do të gjesh tek zemra ime ngarë,

Aty do të gjesh dashurin`e vrarë…!

E imja jetë mos vallë, mbeti e shfrenuar;

që më rrjedh loti nga zëmër e tërbuar?!

At`herë të dashuroja, ti më mbaje gjallë,

Tani mbeti malli, e më gërget si valë.

Por ky mall e afsh me zjarr e suferinë;

ëmbël shpirtin ngroh dhe ma përtërin.

Lotin brenda meje, mblidhe o shtegtar!

Dashuruam të dy, s`jemi mëkatarë!

Ky vrull e ky afsh vallë përse s`më duron?

Ndoshta, them me vete, ngaqë më mungon.

Kur natën ta kalosh si n`ëndërr tek mua;

do derdh freski ndjenjash ujëvarë e krua…

Dashuri ti ke qenë thellë zëmrës sime,

mirëpo kur u shkule më le lot e dhimbje.

Lënë ke vetminë sa shpirti më s` mban,

psherëtimat ndjehen dhe kjo zemër qan…

Ah, kjo jetë e bukur me drithërim dashurie,

dhe me forcën që ka rrahur zëmra ime;

tani do t`ishte peizazh përrallor mes hijeve,

nën të freskëtat gjethe të ullinjve.

Kujtimet mbërthyer fort kudo më shpien,

ndër fusha vreshta rënkimet ndihen.

Dua që psherëtimën, ëndrrën me ty ta ndaj;

flaka të harbohet o ndryshe të qaj.

Pres nga ty një ndezje që të mos lëkundet!

Thellë në mua shpirti të përkundet.

Zëri pafaj ende të fton nëpër këtë lëndinë;

eja ti me yjet dhe puthe dashurinë!

Nga e imja dashuri po buron lumturia,

që dashkam të tregoj pafajësit’e mia?!

O ngazëllim dehës, Zot më flijo që tani;

për ndjenjën e lartë pranverë pa kufi!

Syt`e tu m’u shfaqën krejt papritur, ashtu,

më vonë u shfaqe ti si princi kaltër blu.

Shkrepi! I fola vetes, ëndrra përnjëmend;

dhe e zëmrës rrahje mbet përher` e shenjtë…

Nuk harroj atë çast që syt`e tu ndeshën,

tek syt`e mi që vetëtinë e qeshën!

Përkëdhelën shpresën, shijen, dashurinë;

dallgëve të shpirtit njohën dalldinë.

S`duhet që dashuria ime të presë gojë!

Prandaj s`rri e qetë, shpirtin zë rrëmoj!

Ndër vargjet e mia vezullon ajo,

porsi lule shege kuqëlon ngado!

Gjëmoj në thellësi tronditëse lëngime,

s’i bëj dot ballë kësaj zëmrës sime!

Të qetë do ta bëjë dallgën hijerëndë;

vetëm përtëritj`e buzagazit tënd.

Ta dish se ç`ka qenë dashuria për mua,

me gjith`mrekullitë të kisha rrethuar…

kjo magji ndjenje më ka përthithur sot;

kam frikë ta kap, tronditet një botë!

Pa dashur shpërthej në monolog këlthitës,

më ngjan se shuaj krejt ankthet e ditës.

Lodrues vjen mendimi duke më pushtuar,

dashuria ime më ndez e trazuar.

Në të sajat kthetra u hodha me aq zell,

në prushin e saj u dogja në hell.

Diell, det, i gjeta dhe varkën lundruese…

më joshi ajo në netët drithëruese!

Ulem e përkulem në kët` valë ëndrre,

dhe shoh atë pasion së largu me ëndje.

Të shoh pranë meje poezi ndërthurur;

dhe unë me gaz në prehrin tënd ulur.

Më thuaj si më do kur dy zëmra kallen?

Të hijshme, të bukur agimesh kur zbardhen?!

Lozonjare, buzë ndezur si pranverë;

a çapkëne më do, leshra derdhur ngaherë?!

E di ëndrrën tënde që gjithë jetën ndoqa;

nëpër fushë e mal udhësh të tërthorta.

Zëmër-rrahjet të ndoqa ngado që ti ece,

çdo qelizë të ndjeu kjo vajzë kryeneçe.

Thonë dashurinë ma mori pranvera!

Jo, jo, ajo mëkoi pasione të reja.

Për ty, jo tjetër, në botën e amshuar,

vetëm për ty dhe me ty e dashuruar.

Më doje gushën aromë që deh përtëritjen,

më doje vrullin, vajzërinë, mërmëritjen;

më doje shpuzë, dallgë, stuhi në mes të verës,

puhi më doje, të çelja lulet e pranverës!

Më dhurove ëndrrat më të bukura xanxare;

kur ndonjë valë dridhje na shfaqej tinëzare.

Portreti yt më dha melodinë e dashurisë,

buqeta lulesh plot, pranverën  e lumturisë!

S`e harroj dot të madhërishmen e jetës time,

Ato ditë gazavaj mbushur me ngazëllime!

Dua të përtëri atë ndjenjë, brenda kraharorit;

dhe dhimbjen e vërtetë ditëve të dhjetorit.

O dashuri, o puthje të falem njësoj si perëndisë!

Se magjepsur shpërtheva me hovin e rinisë!

Ashtu të ndiej akoma, të dua vështrim patretur!

Dashuria ime, e pavdekshme ke mbetur…!

Pashë xhepat e zëmrës plot letra e kujtime,

i mblodha të gjitha dhe humba nëpër dhimbje.

Lexoj çdo germë, çdo frazë, e metafora vjen

njësoj si atëherë aq ëmbël më këndell.

Fre s`i vë dot pasionit, madje as kufi!

Ndjenjës së parë rrotull i vij përsëri.

Ah sikur ta kisha zëmrën prej magjie;

e pranë të të vija në çaste dashurie!

Kur yjet të zbresin në gjinjtë e zbuluar;

dashuria do të duket kopsht i lulëzuar.

Kur hëna zë e bën dashuri me diellin,

magjikë unë e ti me xixa ndezim qiellin…

Ah, sa pranë e dua zjarrin tënd të dëlirë!

Dhe pasionin tënd fort e kam dëshirë.

Do rrëzëllejnë zëmrat dashuri e flakë,

ç`më  josh dashuria, më grish këtë natë!

S`u stepa kurrë nga flaka e pasionit!

Shpirtit s`i vura pranga, as kraharorit.

U lumturova me ty gjer në amshim,

ti lirishtë mes pyjesh, ndjenj` e ashtit tim.

Flakërime i dhashë oh, zëmrës sime,

e përndezur tutje, larg në perëndime.

Hyjnesha Afërditë kjo mëmë e ëndjeve

përherë na gjente te “kënga e këngëve”.

Seç ligjërova si zogjtë e pranverës;

kur këngët plot ndjenja unë ja dhashë erës.

Të prisja plot ëndrrash si blerimi kur çel,

si një mollë e virgjër që kurrë s’ishte vjelë.

Flakërimë e prushtë mbeti nëpër flatra,

në vaj e lot shkrehem e fjalë të arta.

Tëndin portret, o dashuri lartësova;

dhe në vargje safi prushin tim lëshova.

Tashmë e humbur jam, kam nevojë për ty,

ëndrrash t’u afrova e plotë si selvi.

Në dhimbje të plotë të klithte vështrimi;

prej syve të mi t’u dha ledhatimi.

Dhe ti u ngrite befas, i fortë si askush,

më puthe më deshe oh, më ndeze prush!

Pastaj më dhe ëndrrën, pasionin e parë;

Më dhe afsh dashurie, përjetim të marrë.

Tani dashuria merr shpërthime të reja.

Shkrihet, mrekullohet në drithërimë hareja,

kur e trupit trajtë qan nga dashuria;

Të fortat reflekse shpojnë ndjenjat e mia!

Dashurinë mos e lerë si lulja të vyshket;

sepse kroi i saj po nuk rrodhi ndryshket!

Është delikate si flet` trëndafili,

aromë lëndinash plot lule blerimi.

Ç`forcë e madhe mbetet dashuria tek ti!

Një melodi fyelli që merr timbër të ri…

Aty ndjeva dridhjen e zemberekut tënd,

dhe lulishte, bri teje ari, anekënd.

Këtë zjarr kaq pashuar si poete që jam;

ta dhashë flakadan po tani s`të kam!

Të kisha, apo jo, pyetja vjen e më vret,

dhe loti më vret nga syri kur zbret!

Në çastin kumbues ndjenjat si poete,

të gjelbra ti dhashë, sythe edhe gjethe!

Erdha t’i dhurova me afshe pranvere;

burim dëlirësie për të qenë pranë teje.

E pastaj kur heshtja neve na përfshiu,

brenda zëmrash tona një zë psherëtiu.

Ah, sa dhëmb ky zë, që vjen si vikamë,

ndjehet brenda meje, e thellë kjo dramë.

I mbrëmjes ky tis më mbështjell vetmuar,

thua të mungon shpirt`i ledhatuar?

Të më puthësh, eja, të jem shpirt praruar;

pa ty, se shtyn dot, kjo murgesh` e ndëshkuar.

Murgeshë dashurie se shpirti më vuan,

pa ty vitet erdhën, ashpër më trazuan.

Shpirti përpëlitet, digjet nën çarçafë,

tisi mëngjesor gjen prushin në flakë!

Që këngët e zogjve gjithnjë në të aguar;

t’i dëgjojmë të dy s`do të kish’ krahasuar!

As me shtatë dete lumturia s`do matej

nga kjo flakë, trupi, s`do të shmangej.

Puhi edhe timbër po na sjell kjo stinë.

Gjaku na valon, e hedh poshtë qetësinë!

Dhe duke kujtuar fushë-bredhjen bashkë;

Flakë ndizen mendimet që ti hedh në kartë.

Ditëve  një  ëndërr  më pritet në mes,

lutem për ty shumë, them: eja! Të pres!

Dhe të dua shumë, fjalët me ty ndaj,

frazat lakuriqe vetëm s`mund ti mbaj!

Lartësitë e mëdha që përjetova,

zëmrën tënde dhe timen i përvëlova.

Livadhet valëviteshin për rreth nesh;

lënduar i shoh, ngatërruar mes resh!

A thua, ëndrrën  tonë na i mori era;

që zëmrën ma thau, sa erdh pranvera?

Dhe ne na la ngurosur nën një vel gri,

apo tymnajë e largët e mori me furi?!

Tek ca lule të thara, tek shtëpia e vjetër,

atje ku fort më puthe s’ka mbetur gjë tjetër!

Pa ty, as blerimin më duket s`e se shoh,

as tënden dihatje, që prej vitesh njoh!

Vendit ku më puthe një lule ka mbetur,

Ashtu ëndërr bardhë me sytë përlotur!

S`di në e mban mënd sa u turbullova;

Në limfë pasioni, sakaq çeli molla…

Dhimbja brenda shpirtit ëndrrat shkokëlon.

Meditoj, lëndohem, zëmra më sëmbon.

Këtë dashuri ta duash më shumë!

Pambarim çastin ta prura veç unë!

Mendimi për ty po më mban gjallë.

I nis këto fjalë të shuash një mall.

Larg, afër në tokë, apo qiell të jesh,

një gur i thepisur do qëndrojë në mes…

Çirrem kot e qahem me shpirt të lënduar,

si një det me dallgë më gjen të tërbuar.

Shtatë herë e puth fjalën, më jep një besim,

britma ngazëllimi n`horizontin tim.

Kundronim të dy hënën tek barakë e vjetër;

me afsh e prush rinie si asnjëherë tjetër!

Me zemër puthja sytë me dëlirësi qiellore,

në dritën e argjendtë të rrezeve hënore.

Tis i ëmbël u mbështoll me natën hyjnore,

mes asaj dashurie të zjarrtë xixëllore.

Aty kemi brenda rininë e çasteve magjike,

si ëndërr mbërthyer në vargjet lirike.

Puthmë dashuri me dallgën e ngrohtë,

tek ty dua të vij por ah që s`vij dot!

Atje ku pranverave mbollëm lule Maji;

dy emra gjenden te shelgu i bardhë.

Sytë xixëllonjës dhe zëmrën e dëlirë,

nën dritën e natës i shihja më mirë.

Poshtë atij shelgu t’i puthja aq shumë,

mrekullinë e stinës ta sillja veç unë.

Nuk qe një dalldi e vogël, e mekur,

por ndjenjë e pastër thellësisht e pjekur!

Si pelegrini që ndjeshëm mban një besim

ashtu edhe unë mbaj fort dashurinë.

Si një tingull muzike më vjen zëri yt!

ngatërruar keqas mërzitja më mbyt.

Më mungon një vegim e fjalëza “të dua”,

ç`ishe unë për ty, e ç`ishe ti për mua!

Dalëngadalë shpirti që rron pa moshë;

ty do të të ndjekë ngado që të shkosh…

Kur të shposh kujtimet të shohësh në jetë,

në honet e zëmrës do më gjesh vërtet!

Aq`ëmbël t’u afrova ato ditë e net;

edhe ti vrullshëm tamam si një mbret!

Na sundoi papritur stuhi e tërbuar,

dhe u ndjemë të dy plot afsh përqafuar.

Të lumturat momente i ruaj një nga një.

I kam ndjerë të gjitha eh, ç`ti kujtoj më?!

Por ja që nuk mundem, pa to dot s’ rroj;

ilaç i vetëm mbetën, plagën të mëkoj.

Për puthjen e djalit si dallgë shtrirë pafund,

aq më rrahu zëmra sa dheu m’u tund!

Prekmë pak i dashur, puthmë gjer në gji,

që t`na gjejë pranvera gonxhe për stoli.

Në ditët e majit kur qengjat blegërojnë,

kur fushat e gjëra ndizen e gjelbërojnë,

kur milingonat vrapojnë me gaz e hare,

e mes tyre ne të dy gëzojmë gjer në re!

Mes ne të dyve u dynd qetësi e madhe.

s`i deshëm e s`i duam këto halle!

Oh, çfarë deshëm o trëndafil i bardhë,

dashuri si qelq që kris pa u çarë…?

Kur dashurohesh është triumf madhor;

luhatje e brishtë e një trupi epshor.

Përse s’vjen? kërkojnë sytë engjëllorë!

Triumf dashurie momentin hyjnor.

Duket e nuk duket, po çel një zambak,

aromë trëndeline e ngjyra përqark.

Më kanë erëzuar përmbi lulëzime;

saqë lulja, jetë, merr nga fryma ime!

Gjithë bota ndizet bukurish femërore!

Prej shekujsh prishen kurora mbretërore!

Sy shkrepje njëherë, vështrim butë pastaj;

Dhe bota himnizohet nën pushtetin e saj!

Kujtimin e ëmbël të brishtë e të qartë,

për të qen`e shpejtë në prushin e flaktë,

marr llavën thellë ndjenjave të çmuara;

për të mjekuar zëmrat e copëtuara.

Sa herë uraganet dhe erërat të fryjnë;

do të sjellin zërin tim në të gdhirë!

Kur deti të qajë të ofshajë, dallgëzojë,

vajza e valëve për ty do këndojë…

Qesha dhe qava me bukuritë natyrore!

Se puthjet erdhën në ditët pranverore.

Zgjova ëndrra, dashurinë e preka kudo;

arave të mbjella ku fluturova në kohë.

Atje ku u zhveshëm nën zjarrin e ngrohtë;

mes akujsh ku çamë dhe detin e ftohtë!

Atje do të pres, mbështetur  te vela pa erë,

do buçasë poshtë yjesh pasioni kët’herë.

Bashkë do hapim limane, porta e shtigje,

me varkë do të çajmë dallg’ e brigje!

Horizonti do çelë mëngjesin pa mjegull,

Varka do ndrijë në shekuj, në shekuj…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha-Çeliku, Ti do te vish

Së bashku mundemi!

November 17, 2020 by dgreca

Nga Dr.Adriana Fishta Bejko-

Sa kënaqësi kur fëmijët tanë bëhen më të mire se ne dhe dinë të na trainojnë me shumë profesionalizëm shembullor.  

Kjo ishte ndjenja që ndanë anëtarët e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën në trainimin e fundit për përdorimin e Platformës Digitale Google Meet për të bërë mësimin në shkollat shqip të mundshëm në këto kohë pandemie.  E veçanta? Trainuesja e talentuar ishte Dr. Valbona Zylo-Watkins, vajza e mençur dhe patriote, shkencëtarja në fushën e mësimdhënies së Gjuhës Spanjolle, bija fisnike e e familjes së nderuar Zylo që jetojnë në Staten Island, USA. Dr. Valbona e larguar nga Shqipëria që kur ishte gjimnaziste, e drejtoi trainimin në një Gjuhë Shqipe të “kristaltë” dhe me një nivel shkencor brilant. Mirënjohje pafund prindërve Kozeta dhe Qemal Zylo që janë modeli i edukimit patriotik të fëmijëve dhe mbesave të tyre në Diasporë.  

Dr. Zylo-Watkins është Drejtore Akademike e Shkollës Shqipe “Albalife”, Ambasador i Kombit.  Faleminderit për kontributin tuaj në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit tonë, Valbona. 

Së bashku mundemi!

17 Nëntor, 2020

Kanada

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr.Adriana Fishta Bejko, mundemi!, së bashku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT