• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2020

A mundet Biden ta bashkojë Amerikën?

November 9, 2020 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi/

 Biden garoi me një premtim për të bashkuar vendin dhe këto zgjedhje treguan përsëri se sa e ndarë është Amerika. Ai bëri fushatë për të rivendosur një ndjenjë qetësie dhe normaliteti në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të rrëmujshëm të Presidentit Trump. Ai vrapoi duke premtuar të kapërcente pothuajse pikërisht atë që do të trashëgojë tani – një ndarje e thellë mes amerikanëve me një toksicitet të ngarkuar politik.

Pas deklarimit te fitores së Biden, bëra një xhiro si zakonisht në lagjen time, isha kureshtar të shihja se ç’po ndodhte me tifozët më të zjarrtë të Bidenit dhe të Trumpit. Ndërsa komshiu im përballë që mbante një banderolë të madhe të Bidenit deri dje, e kishte hequr atë , dhe i gëzuar kishte vendosur që tani në çati të varura dritat e Krishtlindjes. Ndërsa disa shtëpi më tej ku banonte një mbështetës i republikanëve dhe i Presidentit Trump, ku deri dje ishte mbushur me flamurë dhe banderola pro Presidentit Trump, oborrin e tij ishte vendosur vetëm një parullë e bardhë e vogël ku shkruhej “ Unitet we stand”. “Të bashkuar ne jemi”.  Dhe gjykoni ky ishte republikani më i zjarrtë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë. “Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse,” tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin.

“Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai. “Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë”, tha zoti Biden. 

Por a mundet ta bëjë këtë ai?

Presidenti i zgjedhur Joe Biden kaloi tre dekada në ndjekje të presidencës, por është e dyshimtë se ai i e ka imagjinuar ndonjëherë sfidat që do të ndeshet. kur të bëjë betimin e detyrës. Ajo që e pret do të kërkojë që ai të përdorë gjithçka që çka mësuar, nëse ka, nga më shumë se katër dekada e më shumë në zyrat publike. Do duhet nga na tjetër edhe mjaft energji që duket për arsye të moshës ai nuk i ka.

Agjenda e problemeve është shkatërruese, nga pandemia e koronavirusit, nga një ekonomi të dobësuar prej saj, nga kërcënimet e paraqitura nga ndryshimi i klimës, në thirrjet për një drejtësi të vonuar mbi racën dhe drejtësinë. Këto janë vetëm cipa e sipërme e kutisë detyrave të presidentit të zgjedhur që së bashku mund të konsumojnë pjesën më të madhe të mandatit të tij fillestar.

Përtej kësaj, kushtet në të cilat ai do të marrë presidencën do të shtojnë ndjeshëm, kërkesat mbi aftësitë e tij udhëheqëse. Biden garoi me një premtim për të bashkuar vendin dhe këto zgjedhje treguan përsëri se sa e ndarë është Amerika. Ai bëri fushatë për të rivendosur një ndjenjë qetësie dhe normaliteti në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të rrëmujshëm të Presidentit Trump. Ai vrapoi duke premtuar të kapërcente pothuajse pikërisht atë që do të trashëgojë tani – një ndarje e thellë mes amerikanëve me një toksicitet të ngarkuar politik.

Nëse ai dështon në këtë objektiv kryesor, presidenca e tij mund të përfundojë në një zhgënjim dhe ngecje. Nëse ai e mban mirë këtë premtim, presidenca e tij mund të mbahet mend si prestigjoze, ashtu edhe një transformuese. 

Biden një figurë kalimtare

Ai ka folur për veten e tij si një figurë kalimtare që do të sillte përpara një brez të ri, por në momentin e tanishëm ambiciet e tij duhet të jenë shumë më tepër se kaq. Madje i pyetur ai madje tha se mund të kërkojë dhe një mandat të dytë, që është pak i besueshëm, duke pasur parasysh  moshën ai tha: ”Pse jo?!”. Skeptikët, përfshirë edhe disa nga rivalët e tij për nominimin si kandidati Demokratik, e panë fjalimin e tij për unitet dhe bipartizan si një kërkesë naive e një politikani nga një epokë e kaluar. Për Bidenin, ato ndoshta ishin një shprehje e mirëfilltë, se kush do ai që të jetë dhe, se si dëshiron ai të udhëheqë si president. Por fushata e ashpër dhe fakti që rezultatet e zgjedhjeve shtet pas shteti kanë nënvizuar është se ai do të fillojë presidencën e tij si udhëheqës i dy Amerikave të ndara në kundërshtim të hapur me njëra-tjetrën në mënyrë themelore për të ardhmen e Amerikës. 

Biden kishte shpresa si dhe shumë demokratë që zgjedhjet do të rezultonin në mohimin më të gjerë të mundshëm sesa ai aktual, një goditje që do të tregonte se Trump dhe Trumpizmi ishin një devijim, një devijim katër-vjeçar derisa vendi të vinte në vete. Por kjo nuk ishte mënyra se si rezultoi. Trump nuk tërhiqet pa luftë dhe fitorja e Biden u arrit me kufij të ngushtë në një seri shtetesh çka e bën Trumpin të kërkojë rinumërim dhe të hapë gjyqe për parregullsi.

Në fitoren e tij të parashikuar, Biden ishte në gjendje të rindërtonte pjesët kryesore të ashtuquajtur  murit blu verior të Demokratëve që Trump kishte shkatërruar në 2016. Biden mbajti Wisconsin, Michiganin dhe çmimin përfundimtar, Pensilvaninë, që e vendosi atë në krye. Më shumë për meritat e tij, ai po udhëheq edhe në dy shtete në Brezin e Diellit, Arizona dhe Xhorxhia. Fitoret në ato dy gara, madje edhe ato më të ngushtat, do të përfaqësonin një evolucion të hartës zgjedhore që ka pasoja të rëndësishme edhe për të ardhmen nëse nuk do të dalw ndryshe pas vendimit të gjykatave.

Biden një zgjedhje konsensusi brenda PD të dëshpëruar për të mundur Trumpin

Kjo mundësi ishte një arsye që ai u bë zgjedhja e konsensusit brenda partisë së tij të dëshpëruar për t’i mohuar Trumpit një mandat të dytë, edhe nëse shumë që e mbështesnin atë tani ishin thjesht butësisht entuziastë për kandidaturën e tij. Asgjë nga ato nuk ia heq suksesin. Ai bëri atë që demokratët dëshironin më shumë, që mund t’i jepte fund presidencës Trump. Por pse ky nxitim për të shpallur fitoren në Pensilvani kur ende vazhdon numërimi. Algore kërkoi për 37 ditë të numëroheshin votat dhe ishte 37 ditë President, në tre qarqe të Floridës pa të jepte pranimin e humbjes? Por tani megjithatë, Biden përballet me një seri pengesash që kërcënojnë aftësinë e tij për të bashkuar vendin dhe për këtë arsye për të qeverisur me sukses. Ato fillojnë me prirjen e njeriut që ai mundi.  

Biden mund të ketë qenë i vetmi demokrat midis dy duzinë apo më shumë burrave dhe grave që kërkuan nominimin, i cili ishte i aftë të bënte atë që bëri, e cila ishte të mbante shtetet kryesore në  veri, me popullsi të konsiderueshme të punëtorëve të bardhë pa diploma kolegji dhe potencialisht të zgjerohet në Jug dhe Jugperëndim, ku ndryshimet demografike po e ndryshojnë politikën.

Reagimi i Trumpit nuk duhet nënvlerësuar

Biden sot gjithashtu kishte një mesazh për Presidentin Donald Trump, i cili vazhdon të refuzojë të pranojë rezultatin, shkruan DailyMail. 

‘Këto zgjedhje kanë mbaruar,’ tha Biden. Është koha të lëmë mënjanë partizanitetin dhe retorikën që është krijuar për të demonizuar njëri-tjetrin.’

Presidenti Trump ka përshëndetur mundësinë e humbjes me kokëfortësi dhe mosbesim, duke ushqyer besnikët e tij me akuzat për të besuar se zgjedhjet janë vjedhur. Betejat ligjore do të vazhdojnë dhe retorika e Trump synon ta bëjë Biden një president jolegjitim në sytë e Trump Nation, madje edhe para se presidenti i zgjedhur të betohet.

Cicërimat dhe komentet publike të Trump këtë javë ofrojnë një aluzion të asaj që mund të vijë. Në qoftë se ai nuk pëson një ndryshim dramatik, për të cilin nuk ka asnjë provë, presidenti i 45-të nuk ka të ngjarë të ndjekë rrugën e presidentëve të tjerë, të cilët me mirësjellje e kanë pranuar humbjen dhe më pas ia kanë dorëzuar skenën pasardhësit. Zërat nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump do të bëjë një kalim paqësor të pushtetit pasi të bindet pas vendimeve të gjykatave nëse nuk ka mundësi tjetër.

Trump dëshiron vëmendjen dhe për gati pesë vjet ka pasur dritat më të ndritshme në botë të përqendruara tek ai. Biden mund të përpiqet të injorojë rivalin e tij të mundur, duke e trajtuar atë si zhurmë në background, por Trump do të flasë ende për një pjesë të mirë të elektoratit që e mbështeti atë për rizgjedhje – një ushtri e fortë prej 71 milionësh.  Nga ana tjetër, Trump ka përgjegjësi të mos e mbajë ushtrinë e tij me shpresa të kota nëse nuk ka mundësi fitoreje. 

Pse muri blu nuk reflektoi në Kongres

Duke shkuar në Ditën e Zgjedhjeve, Biden dhe shumë Demokratë besuan se shanset ishin të mira se fitorja në garën presidenciale do të ndihmonte rritjen e partisë. Por nuk ndodhi kështu. Disa opinionistë demokratë në media madje dhe komedianë të late night shows madje qanë, që kundërshtari i tyre po merrte kaq vota që gjysma e Amerikës, nuk mendonte si ta. 

Vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelossi deklaroi:- “Ne humbëm betejat për Kongresin dhe Senatin por ne fituam luftën”.  Në vend të kësaj, demokratët humbën në mënyrë tronditëse vendet në Dhomë dhe shpresat e tyre për kontrollin e Senatit, pas një serie humbjesh zhgënjyese, tani qëndrojnë në perspektivën e lëkundur për të fituar një palë të zgjedhjeve të balotazhit të janarit në Georgia. Pritjet e Biden për një Kongres të kontrolluar nga Partia Demokratike në dispozicion për të shpejtuar përparësitë e tij legjislative tani shfaqen në rrezik të konsiderueshëm, i cili do të kërkonte një rikalibrim të strategjisë së tij qeverisëse. 

Kjo tregon një gjë se fitorja e madhe e Bidenit e paparë në votimet amerikane, me 74 milionë zgjedhës është më e madhe se ajo për Partinë Demokratike, kjo jo aq për aftësinë e Bidenit, por për faktin e kundërshtimit të Presidentit Trump më tepër nga ‘Big Media, Big Tech and Big Money. 

A është Senati i Mitch McConnell një Firewall i Bidenit ?

Fitoret e munguara në të dy zgjedhjet e balotazhit në Georgia Biden do të ketë të bëjë me një Senat të udhëhequr nga Udhëheqësi i Shumicës Mitch McConnell (R-Ky.). Biden shpesh ka theksuar marrëdhënien e tij të gjatë me McConnell si dëshmi se ai mund të gjente gjuhë të përbashkët me republikanët, të paktën shpesh mjaftueshëm për të bërë gjëra të rëndësishme. Eshtë e vërtetë që si nënkryetar i Presidentit Barack Obama, Biden nganjëherë dërgohej në Capitol Hill për të arritur marrëveshjet me McConnell, kur kërkohej, dhe nganjëherë ai ishte i suksesshëm. Por realiteti është se McConnell ishte një kundërshtar i paepur që dikur tha se përparësia e tij më e lartë ishte të parandalonte Obamën të fitonte një mandat të dytë. Qëndrimi që McConnell adopton ndaj Biden, do të bëjë disa mënyra për të përcaktuar nëse presidenti i zgjedhur mund të fillojë të mbajë premtimin e tij për të riparuar një qeveri “të prishur” sipas tij dhe për të treguar një rrugëdalje nga politika e egër e ditës. A do të harrojnë republikanët atë që kanë bërë demokratët gjatë katër viteve të Trumpit?

Por edhe nëse McConnell i jep një dorë më miqësore Biden sesa Obamës, ndikimi i tij do të jetë i kufizuar. McConnell është udhëheqësi i republikanëve dhe shumë të tjerë në partinë e tij – kolegë senatorë dhe aktivistë të niveleve – do të kërkojnë rezistencë dhe kundërshtim të praktikisht çdo iniciative që Biden paraqet. Pastaj është Partia Demokratike. Ata në të majtë dhe në qendër arritën një armëpushim gjatë fushatës në respekt të kauzës së mposhtjes së Trump. Por edhe para se të mbaronin zgjedhjet, ata në krahun liberal ishin duke paralajmëruar për përplasje politike për kujdesin shëndetësor, ndryshimin e klimës dhe çështjet e drejtësisë racore që gjatë zgjedhjeve paraprake. 

Rezultatet e kësaj jave në House prodhuan një reagim kundër të majtës, pasi moderatorët e zemëruar u ankuan në një konferencë që agjenda e krahut liberal u kishte lejuar republikanët t’i pikturonin anëtarët e Dhomës së Kongresit në rrethet e lëkundura si ushtarë këmbësorë në një parti të socialistëve që favorizojnë shkurtimet e policisë. Biden dhe Pelosi mund ta gjejnë veten të detyruar të gjykojnë një betejë të brendshme në një moment kur presidenti i zgjedhur do të ketë nevojë për sa më shumë unitet dhe harmoni brenda partisë. Ajo që Biden sjell në zyrën e tij të re është një personazh dhe temperament publik që mund t’i përshtatet kohërave. Ndjeshmëria dhe dhembshuria janë pjesë e përbërjes së tij. Shumë që nuk i ndajnë idetë ose ideologjinë e Bidenit megjithatë e kanë përshkruar atë si një njeri me besim dhe mirësjellje, të përkushtuar ndaj familjes dhe vendit. Këto cilësi u panë në gjurmët e fushatës si në kohën më të mirë ashtu edhe kur kandidatura e tij dukej se ishte varur në fije të perit. Ai devijoi ose injoroi kritikat se i mungonte aftësia për të frymëzuar ose energjia për t’u mobilizuar. Nëse aftësitë e tij për fushatën nuk do të ishin ato të një Obame, ai në vend të kësaj ishte i qëndrueshëm, dhe në atë mënyrë, një tjetër kontrast me banorin aktual të Shtëpisë së Bardhë. Ai vuri bast të ardhmen e tij në idenë që Demokratët do të shihnin tek ai atributet e kërkuara për ta mposhtur Trumpin dhe se si i nominuari i partisë, një elektorat më i gjerë, që dëshironte lehtësim nga kaosi dhe përçarja e presidencës së Trump, do të kërkonte të njëjtën gjë në presidentin e ardhshëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. 

Ketë javë, me Biden më në fund në gjendje të hynte në Zyrën Ovale në Janar si Z. President, 48 vjet pasi u bë senator. Trashëgimia e tij tani do të përfshijë përfundimin e presidencës Trump dhe ndihmën për ta ngritur senatoren Kamala D. Harris (D-Kalif.) si gruan e parë zezake dhe aziatike në nënpresidencë, me aspiratë për presidente në zgjedhjet e ardhme.

Unitet , demagogji apo nënshtrim

Biden tani flet për unitet, dhe ky unitet duket si demagogji kur kongresistja Aleksandra Okazio Cortez  apo opinionistja e Wall Street Journal, Jennifer Rubin dhe kërkojnë hartim listash për të gjithë përkrahësit e Trump që të mos mbajnë më vende pune në administratën akademike apo dhe private. Ku po shkojmë kështu? Si në një vend të botës së tretë ?

Biden pasi të ketë arritur çmimin për të cilin  ka konsumuar për pjesën më të madhe të jetës së tij, ajo që mund të jetë pjesa më sfiduese e karrierës së tij të gjatë, publike është ende përpara tij. 

Kur dëgjon fjalët e ish-zonjës së parë Mishelle Obama që përshëndeste fitoren e Biden-it-in, por duke përbuzur gjysmën e amerikanëve që votoi për Trump, (Biden ka marrë 50.6 përqind të votave të popullit deri më tani, me mbi 74 milion vota, sipas Associated Press).

“Le të kujtojmë se dhjetëra miliona njerëz votuan për status quo-në, edhe kur kjo nënkuptonte mbështetjen e gënjeshtrave, urrejtjes, kaosit dhe ndarjes. Ne kemi shumë punë për të bërë për të kontaktuar me këta njerëz në vitet në vazhdim dhe për t’u lidhur me ta për atë që na bashkon, “shkroi ish-zonja e parë. Si mundet të kërkosh bashkëpunim kur e quan palën tjetër me këto epitete ofenduese “ duke kaluar nga deplorable në despicable”.( Nga të vajtueshëm në të neveritshëm.)

Në fund të fundit kur fitoi Trump e falënderoi z. Clinton , por nuk dëgjuam asnjë fjalë nga Biden për ta falënderuar zotin Trump. Që këtu fillon shërimi. Nga ana tjetër asnjë shtet, nuk i ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e përfunduara dhe, në fakt, është kushtetuta që përcakton fituesin nga vendimet e shteteve, dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që do të mbahet më 14 Dhjetor, dhe jo nga big media dhe big tech aleatët më të mëdhenj të Baidenit dhe armiqtë e Trumpit.

Dhe besoj se shumica nuk do të jenë si ai komshiu im që kishte vënë tabelën “ United we stand”, nuk grisi ai asnjë flamur, nuk theu ai asnjë xham, si e majta radikale dhe Antifa, vetëm theksoi atë që duan të gjithë amerikanët, edhe ne shqiptaro -amerikanët, të jemi të gjithë ta bashkuar, nuk ka rëndësi kush është presidenti, por kjo, tani për tani, duket më shumë utopi se realitet.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: a mund ta bashkoje, Biden, Rafael Floqi

Amerikanët në një realitet të ndarë që nga zgjedhjet e 3 nëntorit

November 9, 2020 by dgreca

Nga Michelle Quinn/VOA/ Presidenti Donald Trump vazhdon të theksojë parregullsitë e votimit në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa ish nënpresidenti Joe Biden, të cilin Zëri i Amerikës e parashikon si fituesin e zgjedhjeve, thotë se do të krijojë një grup pune për COVID-19 këtë javë.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një realitet të ndarë që nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ish nënpresidenti Joe Biden, fituesi i parashikuar i zgjedhjeve, thotë se ai do të fillojë tranzicionin për të marrë qeverisjen e vendit. Presidenti Donald Trump thotë se votat ende po numërohen në disa shtete dhe atij duhet t’i jepet një shans për sfidat ligjore të paraqitura në shtetet ku ka pretemdime për manipulime.

“Mendoj se janë interesante deklaratat nga disa individë që thonë se zgjedhjet ishin një fitore e madhe për Joe Biden. Thjesht nuk është ashtu sepse ka kaq shumë nga këto shtete që janë ende në lojë”, thotë Kristi Noem, guvernatore republikane e Dakotës së Jugut.

Udhëheqësit demokratë u bënë thirrje kolegëve të tyre republikanë të pranojnë rezultatet e parashikuara të zgjedhjeve për hir të vendit, ose të sigurojnë prova të manipulimeve.

“Nëse republikanët do të mbështesin Presidentin Trump në qëndresën e tij për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve, presidenti duhet të tregojë disa prova, jo vetëm postime të zemëruara në Twitter”, thotë Chris Coons, senator demokrat nga shteti i Delauerit.

Ekipi i zotit Biden njoftoi se ndërsa presidenti i zgjedhur nuk merr detyrën deri më 20 janar, ai do të fillojë tranzicionin e tij për të udhëhequr vendin duke formuar një grup pune për COVID-19.

Ndërkohë, planet për inaugurimin presidencial në 20 janar vazhdojnë, thotë Roy Blunt, senator republikan i shtetit të Mizurit dhe kryetar i Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese.

“Unë pres t’i shoh të dy, nënpresidentin Biden dhe presidentin Trump në skenë në ditën e inaugurimit. Dhe ky do të jetë një mesazh i fuqishëm, pavarësisht se cili prej tyre do të bëjë betimin atë ditë”, thotë Roy Blunt.

Pas pritjes së rezultatit të zgjedhjeve, vendi është gati të kalojë nga një fushatë e debatueshme presidenciale në atë që do të vijë më pas.

Filed Under: Komente Tagged With: Amerikanet e ndare, zgjedhjet e 3 Nentorit

9 Nёntor- Dita kur Muri i Berlinit u rrёzua

November 9, 2020 by dgreca

Mё 9 Nёntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi nё afrimin mes Lindjes dhe Perёndimit – por ende nuk janё arritur nivele tё njёjta jetese.

Nga Marcel Furstenau/DW

Ai ishte simboli pёr ndarjen e botёs nё Lindje dhe Perёndim, pёr luftёn mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlnin mё 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisё (RDGJ) e qeverisur nё mёnyrё diktatoriale. Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte pra njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.Berlin Mauer Jahrestag (AP)

Ngritja e Murit, imazh nga viti1961

Nё tё kundёrt pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, pasi nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Imazhet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit pas kёsaj mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm sepse katёr fuqitё fituese tё luftёs ishin dakord: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё dhe Bashkimi Sovjetik (BRSS) komunist nga ana tjetёr.

Konferenca e shtypit e Günther Schabowskit, Berlini Lindor, 9.11.1989

Fjalёt magjike “Glasnost” und “Perestroika”

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet, qё pati bёrё komunisti reformator Michael Gorbatchov, i cili mori pushtetin nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier . Ai thekson, se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbatchovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs doktrina e Brezhnjevit, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё “Traktanin e Varshavёs” nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё jepte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: “Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vet pёrgjegjёse pёr vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё mё kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbatchovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Mё 1953 nё RDGJ, mё 1956 nё Hungari dhe mё 1968 nё Çekosllovaki.

Pas 9 Nёntori blloqet e betonit nga Murii Berlinit hiqeshin nga dita nё ditё, fotografi e marrё mё 11 nёntor 1989 nё afёrsi tё sheshit “Potsdamerplatz”

Polonia jo monopol pushteti 

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni nё verёn e vitit 1988 pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve Leipcig çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

“Ne kemi fituar”

Sloganet e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunё!”. Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte „jashtёzakonisht e madhe, i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjenjёn, se:„Ne kemi fituar.”Berlin Mauer Jahrestag (AP)

Dita pas hapjes, imazhe nga Porta e Brandenburgut, 10.11.1989

Mё 9 Nёntor mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Ai shkaktoi me ose pa dashje me kёtё deklarim rёnien e Murit tё Berlinit. 30 vjet mё pas megjithatё nuk janё kapёrcyer tё gjitha muret mentale. Nё standardet e jetesёs mes Lindjes e Perёndimet ende ka dallime tё mёdha.

Pagat nё landet e reja tё federtarёs, sipas njё raportit tё fundit vjetor mbi stadin e bashkimit tё Gjermanisё, kanё arritur vetёm nё 82 pёrqind tё nivelit perёndimor. Emigracioni dhe rёnia e natalitetit nё landet e reja kanё shkaktuar mungesёn e forcave tё kualifikuara tё punёs dhe plakjen e popullsisё. Ende asnjё sipёrmarrje nga landet lindore nuk ёshtё regjistruar nё indeksin gjerman tё aksioneve DAX-30.

Çfarё mbetet ёshtё kujtimi i revolucionit paqёsor dhe kthesa historike. Presidenti Frank-Walter Steinmeier personalisht e ka falenderuar Michail Gorbatchovin. Nё njё letёr drejtuar ish-presidentit tё BRSS-sё, nobelisti i paqes, Steinmeier shkruan: “Mrekullia e ribashkimit paqёsor nuk do tё kishte qenё e mundur, nёse Ju atёherё nuk do tё kishit marrё vendime tё guximshme dhe njerёzore.”

Filed Under: Kronike Tagged With: 1989, 9 nentor, Muri i berlinit

FAMILJA E VATRANIT HUMB VAJZËN 23 VJEÇARE, VATRA-PJESË E DHIMBJES

November 9, 2020 by dgreca

Sot  u përcoll për në varreza 23 vjeçarja Heroina (Rina) Qelaj (Çelaj).Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha mori pjesë në ceremoninë e varrimit.

Nga Dalip GRECA

Familja e Idriz dhe Teuta Qelaj(Çelaj), me vajzat e djalin, me miqtë dhe të afërmit,mbarë komuniteti shqiptar në SHBA e Europë e vendlindje, që prej 31 tetorit 2020, vazhdojnë të përjetojnë dhimbjen që u shkaktoi ndërpreja në vitin e 23 të jetës të vajzës së tyre të dashur Heroina Qelaj.

  Rina, siç e njihnin në jetëne  përditshme, ish një vajzë e dashur, e ëmbël, e mençur, që shkëlqente në jetë. Duke qenë se vinte nga një familje emigrante, që për të realizuar ëndrrën amerikane e kishte lënë Kosovën sepse rrezikohej jeta nga aktiviteti politik e atdhetar I kryefamiljarit, Rina, motrart dhe vëllai, kishin bërë gjithçka që të studionin fort, të shkëlqenin në mësime, të bëheshin të mbarë këtu në vendin e lirisë. Aventura plot vuajtje e familjes,nga Kosova në Ulqin, më pas në Hungari, Zvicër, Argjentinë, në Miami, dhe akomodimi në Nju Jork, kujtoheshin shpesh kur mblidheshin bashkë.

Dhe fëmijët u bënë të mbarë duke ua shpërblyer vuajtjet prindërve të tyre. Ata shkëlqyen në mësime dhe në sport.

    Dikur, në një shkrim kushtuar babait te saj, vatranit Idriz Çelaj, botuar në Gazetën DIELLI,5 nëntor 2012, tek prezantoja fëmijët e Idriz dhe Teuta Çelaj, pata shkruar:” Heroina (Rina, siç e thërrasin në shkollë), është në ballin e shkollës. Rina  është më rezultativja nga motrat për volejbollin. Shquhet për teknikën e lartë. Vitin e kaluar, skuadra e saj u shpall e dyta në kampionatin e shkollave të mesme. Nisur nga pasioni, teknika që zotëron, vullneti në stërvitje dhe shpirti i garës gjatë lojës, ajo është e vetmja që edhe pse nuk e ka moshën, luan me ekipin e të rriturave….”

           Rina këto kohët e fundit ishte transferuar në Porto Riko për të ndjekur ëndrrat si traienre, si dhe për të filluar linjën e saj të veshjeve të fitnesit. Ajo po punonte gjithashtu në një kompani lëngjesh dhe po fillonte të çertifikohej në shkollimin në shtëpi. Ajo thoshte se ishte shumë e lumtur. Në shtëpi në NY, ajo ishte po ashtu, një trajnere shumë e kërkuar, falë pasionit dhe vullnetit të saj. Rina kërkonte pozitivitet në jetë, për vete dhe të tjerët, ishte kundër negativitetit, shkëleqente në jetën komunitare. Kishte si pasion-eksplorimin e Botës. E kishte ëndërr këtë, do ta realizonte një ditë! Por, ah, fati është i pamëshirshëm, i pashmangshëm. Me 31 tetor ndodhi tragjedia e tmerrshme, që i mori jetën dhe që pikëlloi prindërit, motrat, vëllanë dhe të gjithë të dashurit.

            E përjetoi me dhimbje këtë tragjedi i gjithë komuniteti shqiptar këtu në New York dhe përmes vizitave në funeral, mesazheve në rrjetet sociale, dhe sot gjatë ceremonisë së varrimit, i përcollën ngushëllimet më të thella familjarëve.

             Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha mori pjesë në ceremoninë e varrimit dhe ngushëlloi vatranin Idriz Çelaj, bashkshorten Teutë dhe të familjarët e miqtë!

Gazeta”Dielli” i shpreh ngushëllimet më të thella bashkëpunëtorit të saj, poetit, regjisorit, Idriz Çelaj!

Pusho në Paqe RINA!

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Heroina-Rina Qelaj

JA KUSH E KRIJOI VAKSINEN KUNDER KORONAVIRUSIT

November 9, 2020 by dgreca

Sahin i tha Reuters sot se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte kjo sfidë…/

Të dhënat premtuese për vaksinën anti-Covid të BioNTech dhe kompanisë amerikane Pfizer Inc janë një sukses i merituar për çiftin që qëndron pas firmës gjermane të bioteknologjisë. Gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar përpjekjeve në luftën kundër kancerit.Shefi Ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, është djali i një emigranti turk. Një 55-vjeçar, që tani është në mesin e 100 gjermanëve më të pasur, së bashku me gruan e tij Oezlem Tuereci, 53-vjeç.

“Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm,” tha Matthias Kromayer, anëtar i bordit të MIG Verëaltungs AG (MIG AG) një nga investitorët kryesorë të kapitalit sipërmarrës në Gjermani. Fondet e të cilit kanë mbështetur BioNTech që nga fillimi i saj në 2008, informon dritare.net.

Ai shtoi se Sahin zakonisht shkonte në takime biznesi i veshur me xhinse. Mbante gjithmonë një çante shpine, dhe lëvizte me biçiketë.

Duke ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të studiuar mjekësinë dhe për t’u bërë një mjek, Sahin punoi në spitalet në Këln dhe qytetin jugperëndimor të Homburgut, ku u takua me Tuereci-n gjatë fillimit të karrierës së tij. Kërkimet në fushën e mjekësisë, dhe onkologjia u bënë një pasion i përbashkët.

Tuereci, vajza e një mjeku turk i cili kishte emigruar në Gjermani, tha në një intervistë se edhe ditën e dasmës së tyre, të dy morën kohë për të bërë një punë në laborator, informon dritare.net.

Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata krijuan Ganymed Pharmaceuticals për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit.

Historia e BioNTech mori një kthesë kur Sahin në janar u ndesh me një letër shkencore për një shpërthim të ri të koronavirusit në Wuhan.

BioNTech caktoi shpejt rreth 500 punonjës për të punuar për disa ilaçe, duke fituar gjigantin e farmacisë Pfizer dhe prodhuesin e ilaçeve kineze Fosun si partnerë, në mars.

Sahin i tha Reuters sot se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte kjo sfidë./L.F-dritare.net

***

NJOFTIMI I BBC PER KRIJIMIN E VAKSINES

Burimi: BBC

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund të parandalojë që më shumë se 90% e njerëzve të infektohen me Covid-19, tregon një analizë paraprake.

Zhvilluesit e vaksinës, Pfizer dhe BioNTech e përshkruan të sotmen një “ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim për sigurinë e saj, informon dritare.net.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për të miratuar përdorimin emergjent të kësaj vaksine, deri në fund të muajit.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të furnizojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të 2021.

Prof Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”.

Sidoqoftë ka ende sfida. Të dhënat e paraqitura nuk janë analiza përfundimtare. Studimet janë bazuar te 94 vullnetarët e parë.

Kompanitë thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në javën e tretë të nëntorit. Deri atëherë nuk është e mundur që vendet të fillojnë vaksinimin. Britania e Madhe tashmë ka porositur 30 milionë doza./L.F-dritare.net

Filed Under: Featured Tagged With: Prof Sahin, Vaksine anti Covid

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT