Sahin i tha Reuters sot se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte kjo sfidë…/

Të dhënat premtuese për vaksinën anti-Covid të BioNTech dhe kompanisë amerikane Pfizer Inc janë një sukses i merituar për çiftin që qëndron pas firmës gjermane të bioteknologjisë. Gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar përpjekjeve në luftën kundër kancerit.Shefi Ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, është djali i një emigranti turk. Një 55-vjeçar, që tani është në mesin e 100 gjermanëve më të pasur, së bashku me gruan e tij Oezlem Tuereci, 53-vjeç.
“Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm,” tha Matthias Kromayer, anëtar i bordit të MIG Verëaltungs AG (MIG AG) një nga investitorët kryesorë të kapitalit sipërmarrës në Gjermani. Fondet e të cilit kanë mbështetur BioNTech që nga fillimi i saj në 2008, informon dritare.net.
Ai shtoi se Sahin zakonisht shkonte në takime biznesi i veshur me xhinse. Mbante gjithmonë një çante shpine, dhe lëvizte me biçiketë.
Duke ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të studiuar mjekësinë dhe për t’u bërë një mjek, Sahin punoi në spitalet në Këln dhe qytetin jugperëndimor të Homburgut, ku u takua me Tuereci-n gjatë fillimit të karrierës së tij. Kërkimet në fushën e mjekësisë, dhe onkologjia u bënë një pasion i përbashkët.
Tuereci, vajza e një mjeku turk i cili kishte emigruar në Gjermani, tha në një intervistë se edhe ditën e dasmës së tyre, të dy morën kohë për të bërë një punë në laborator, informon dritare.net.
Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata krijuan Ganymed Pharmaceuticals për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit.
Historia e BioNTech mori një kthesë kur Sahin në janar u ndesh me një letër shkencore për një shpërthim të ri të koronavirusit në Wuhan.
BioNTech caktoi shpejt rreth 500 punonjës për të punuar për disa ilaçe, duke fituar gjigantin e farmacisë Pfizer dhe prodhuesin e ilaçeve kineze Fosun si partnerë, në mars.
Sahin i tha Reuters sot se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte kjo sfidë./L.F-dritare.net
***

NJOFTIMI I BBC PER KRIJIMIN E VAKSINES
Burimi: BBC
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund të parandalojë që më shumë se 90% e njerëzve të infektohen me Covid-19, tregon një analizë paraprake.
Zhvilluesit e vaksinës, Pfizer dhe BioNTech e përshkruan të sotmen një “ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin”.
Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim për sigurinë e saj, informon dritare.net.
Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për të miratuar përdorimin emergjent të kësaj vaksine, deri në fund të muajit.
Pfizer beson se do të jetë në gjendje të furnizojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të 2021.
Prof Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”.
Sidoqoftë ka ende sfida. Të dhënat e paraqitura nuk janë analiza përfundimtare. Studimet janë bazuar te 94 vullnetarët e parë.
Kompanitë thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në javën e tretë të nëntorit. Deri atëherë nuk është e mundur që vendet të fillojnë vaksinimin. Britania e Madhe tashmë ka porositur 30 milionë doza./L.F-dritare.net