• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2021

Demokraci dhe pseudo

April 27, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Shqipëria ka një sistem por me dy emra, Demokratik dhe Pseudo-Demokratik – i pari është emri zyrtar, tjetri përdoret kur analizohet rendi.
Po ashtu, shqiptarët krenohen me Flamurin me Shqiponjën dykrenare, për kuptimin e së cilës spekullohet, por flitet, jo-zyrtarisht, se përfaqëson ndarjen e kombit në dy e më shumë copa a shtete. Flamuri amerikan, p.sh., përmban 13 shirita që simbolizojnë numrin e shteteve themeluese, dhe 50 yje, për numrin e shteteve që janë sot në Federatë. Pra, flamuri është simboli i ecurisë së një kombi.
Po nga Marksi, a keni lexuar ndonjë gjë? Ai ishte i gabuar për shumë gjëra, përfshirë kritikat që i bënte traditës. Marksi thoshte se kultura shërben për të justifikuar pabarazinë shoqërore. Sipas tij, tradita supozonte se sjellja njerëzore përcaktohet nga besimet dhe vlerat, por zbeh rolin e luajtur nga gjendja materiale dhe ekonomike në formësimin e aftësive dhe aspiratave. Pra, në vend që të përpiqemi të reformojmë shoqërinë duke bindur njerëzit të përvetësojnë besime dhe vlera të ndryshme, ne, thoshte Marksi, duhet të marrim kontrollin e mjeteve të prodhimit dhe t’i përdorim ato për të eleminuar konkurrencën, pabarazinë, shfrytëzimin, varfërinë, dhe dominimin në përgjithësi.
Në botën pas-skamjes, sipas Marksit, njerëzit do të formonin besimet dhe vlerat e duhura për ta trajtuar njëri-tjetrin si të lirë dhe të barabartë. Debati moral dhe politik nuk do të ishte më i nevojshëm dhe shteti përfundimisht do të pushonte së ekzistuari.
Një problem me teorinë e Marksit është se besimet dhe vlerat nuk përcaktohen plotësisht nga të mirat materiale; një tjetër problem është se krizat ekonomike kapitaliste nuk janë të pashmangshme dhe shteti mund të zbatojë politika për t’i zvogëluar kur ato ndodhin; gjithashtu mungesat nuk mund të eliminohen, kështu që nuk do të jetë e mundur të çrrënjoset plotësisht konkurrenca dhe pabarazia. Për këtë arsye, do të ketë një nevojë të vazhdueshme për të debatuar besimet dhe vlerat tona, d.m.th. një nevojë e vazhdueshme për politikë, moral, ligj dhe rregull.
Marksi gjithashtu e dinte që liria kërkon jo vetëm kushte politike por edhe ekonomike. Nëse një industri nga e cila varet një komunitet shkatërrohet, siç ndodhi me shumë uzina e fabrika në Shqipërinë pas-komuniste, sepse shteti nuk ishte në gjendje t’i mbante siç kishte bërë regjimi i diktaturës për t’i treguar botës se ishte shtet i industrializuar, atëherë komuniteti i nënshtrohet vullnetit arbitrar. Liria e vërtetë është e papajtueshme me këtë lloj varësie.
Marksi gjithashtu e kuptonte tendencën e grupeve për të identifikuar interesat e tyre me  mirëqenien e përgjithshme. Ndërsa klasa borgjeze u ngrit në Evropë, ai supozoi se borgjezia ishte e prirur ta imagjinonte veten shumë më altruiste se sa ishte në të vërtetë.
Fatkeqësisht, komunistët e frymëzuar nga Marksi bënë saktësisht të njëjtin gabim – vetëm me pasoja të pallogaritshme më shkatërruese. Të gjitha qenieve njerëzore, jo vetëm borgjezia, u pëlqen të besojnë se ajo që është e mirë për ta është e mirë për të gjithë. Të armatosur me instrumente shtrënguese të shtetit (sigurim, polici, burgje, kampe internimi) dhe të bindur se forcimi i fuqisë së tyre llogaritej gjithashtu si një kontribut në krijimin e utopisë komuniste, komunistët vranë dhjetëra miliona njerëz gjatë shekullit të 20-të.
Në “Essay on Liberation” (1969), filozofi gjermano-amerikan Herbert Marcuse ilustron konfuzionin e interesit personal me atë të shoqërisë në tërësi. Për Marcuse, qytetarët e zakonshëm janë të lidhur me mënyrën e tyre të jetës për shkak të “indoktrinimit”, dhe kjo e bën të pamundur arritjen e ndryshimeve të vërteta në mënyrë demokratike:
Nëse demokracia nënkupton vetëqeverisjen e njerëzve të lirë, atëherë realizimi i demokracisë do të presupozonte heqjen e pseudodemokracisë ekzistuese, Opozita e ndodhur përballë rezistencës së maxhorancës do të bëhej jashtë-parlamentare, pra nuk mund të mbetej e ligjshme. Sipas Marcuse, sapo Opozita të forcohej dhe të impononte vullnetin e saj mbi pushtetin, njerëzit do ta kuptonin se ajo kishte të drejtë. Dhe kur të këputej zinxhiri i qeverive të së kaluarës, shumica do të ishte e çliruar nga kontrolli, dhe e lirë të gjykonte qeverinë e re në lidhje me interesin e ri të përbashkët.
Në çdo rast, mendimi themelor është i qartë: interesi i elitës është identik me interesin e shoqërisë, kështu që çdo gjë që ata bëjnë për të marrë ose ushtruar pushtet është e justifikuar.
Marcuse ishte kritik ndaj kapitalizmit, teknologjisë moderne, komunizmit të llojit sovjetik, dhe kulturës së argëtimit, duke argumentuar se ato përfaqësojnë forma të reja të kontrollit shoqëror.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Demokraci dhe pseudo

E meritoni regjimin!!!

April 27, 2021 by dgreca

E MERITONI !!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Nga Alma LIÇO/Gazeta Dielli-USA

Ti votues i vazhdimësisë së korrupsionit dhe bandave që të katandisën qytetarin më të varfër dhe pa dinjitet të Europës!!!

Ti mjeran që duke shitur votën, shite nderin, shite të ardhmen e fëmijëve, vrave konceptin për lirinë dhe demokracinë !!!

Ti militante tru-shplarë që edhe nëse do vdisje për bukë, do votoje shkaktarët e urisë dhe mjerimit tënd!!!

Ti grua trutharë që preferon të rrish pa ujë e drita, vetëm që në pushtet të vazhdoje të votohet partia e zemrës dhe mëndjes tënde të indoktrinuar!!!

Ti banor i Astirit që t´u premtua legalizimi , por që t´u shemb shtëpia, mundi dhe djersa e një jete të tërë. Pasi kullat e oligarkëve duhet t´i zëvendësojnë ato!!!

Edhe ti qytetar i thjeshtë që fëmijët e tu ja mbathën në emigracion, në pamundësi për të punuar e jetuar në atdhe!!!

Ti neglizhues i papërgjegjshëm që nuk denjon të ushtrosh të drejtën e votimit dhe fajëson gjithë të tjerët për rezultatin!!!

Ti komisioner/numërues që me urdhër të partise zhgarravit/bën të pavlefshme votën. Dhunon të drejten e votuesit dhe deformon kësisoj rezultatin!!!

Ti intelektual/analist/gazetar që për qëllime të ulta pragmatiste mbron hajdutërinë, arrogancën e pushtetit. Ndonëse nuk i përket kategorisë së atyre që janë të uritur, je edhe më i skllavëruar se ata!!!

E MERITONI!!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, E meritoni regjimin!

POST MORTEM PER ZGJEDHJET…

April 27, 2021 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Errësirë mbi vendin tim/

Atdhe , u mblodhën retë, u bë mynxyrë…/

Një kahje e rreme  shëndrit   porsi lyrë./

Kalorësit e lirisë  të kurthuar  me hore/

Një luftë e humbur që kurr’ s’ka  fitore./

Dhe nëse derdhë djersë… është bosh…/

Nuk mbushet me ujë vrimat e kosh’,/

As burrëri nuk ka me pisa t’ paudhë,/

Nuk e lanë zhigun as  fjalë e as shpullë./

E  , nëse më pyesni t’ lodhur nga jeta…

Do u them o miq : “fitoren e bën kuleta!”

T’ gjithë popujt mjeranë pa busull  e urti ,

Gjithmonë  qeverisen   nga   pis Jahudi!

E ju do më thoni : “ U lodhën heronjtë tanë!”

E unë do  përgjigjem :” S’ka lodhje  vatanë!”

E di , të rrethuar  me Serb e Turkoshakë,

Komunistët  paatdhe , mbarsen si shakë.

Po, fuqia kombit është atdhedashuria 

Mbi miellin e sahanët që ngre  lypsaria,

Shqipëtari do ngrihet një ditë  mbi  tiraninë 

Me zjarr e hekur do e shkulin  makutërinë.

Tash  o mjeranë ,  gëzofshi kryq’n e  Greqisë…  

Ramëziun e Vuçiqit ,  bakal’n e Rumelisë ,

Kameleonin pabrekë , traktat’n  panderë…

Skamje ju mbuloftë  , paçi  terr e ferrë!

Filed Under: Histori Tagged With: alfons Grishaj, Errësirë mbi vendin tim

THE TRANSLATOR

April 27, 2021 by dgreca

By Muç Xhepa/

Translated from the Albanian by Dita Gjuraj/

Winter. The cold in the cell permeated to the bone. They had taken my shoes and my socks were freezing to the wet cement floor. Ice … Then the interrogator entered.

“Hey, tell me why you designed the building that way, so modern? Cubist? In the middle of Tirana?

His voice became … distant. Like it wasn’t being directed at me but at the resident whose apartment I had designed. I had two reconstructed into one, with a real fireplace. I actually built one for him.

“Are you trying to disgrace us?”

I, or the apartment dweller? We’re friends. He writes books. For your master. My head was buzzing.

“I had no bad intentions,” I started mumbling, ”My family is … like yours … from the class …”

He hit me in the face … an open hand? … a fist? … everything went dark.

My old homeroom teacher was on Messenger, talking to me about the talented translator … but I was lost in thought on what architect Velo had undergone in interrogation.

“You aren’t listening!” she said.

“Forgive me. And then … he met with you. He was …”

“Yes, unemployed. Pension … nothing from the translations.”

In her lap teacher Kati was holding a lovely little dog with long, light brown hair. Its ears perked up, also trying to listen.

“I got him into the NGO I founded. Member of the board, a recognition he deserved but was not offered by anyone else. We were honored. He worked for several years but when age pressed its full weight on him, he asked to speak to me in private. ‘Kozara, I want to treat you to a coffee. And, there is something I don’t want to take to the grave with me’. What are you saying, Isuf? You’ll be with us for many, many years to come, I said. But, as if he had sensed it, the unfortunate didn’t live long after that.”

“The great translator. His life spent in the shadow …”

“That’s the point. That’s just what I want to talk to you about today. We went to ‘Postiqja’ café. It was a sunny day and we decided to sit outside. The brown suit he was wearing was beginning to fade and it looked loose on him. I got a lump in my throat. It was like seeing my father when he was released from prison, withered and battered by life in hell.”

Teacher Kozara’s words were wet with tears. She stopped talking and pet her best friend. It rose up to her face and licked the tears away.

“We spoke of what he valued the most, human rights. He delicately asked me, ‘Kozara how do you see the work of a translator?’ Isuf Vrioni looked at me with sadness in his eyes. It was clear he wanted to start a difficult conversation, one that was the cause of great inner suffering. The quality of a translator’s effort is the making or the breaking for a work of literature, touched I responded. ‘You are right. It makes the writer well-known’. Yes, it either gives the work life or buries it. You are the ultimate example … you made the author famous. His hand started shaking. He placed the coffee cup on the table and came closer to me. ‘Fine, when we were in the big prison, he was afraid to give me recognition, but after all these years …’ At a loss for words, I bowed my head. My heart hurt for him. We sat in silence … for a long time.”

“One winter day we worked the whole morning. At lunchtime he told me he had to go to a meeting. He returned an hour later, fed, full of energy. He asked me how much longer I would need to consult with him. I hadn’t put anything in my mouth all day long. I was lightheaded. We finished work late in the evening.”

The teacher put down her dog, got up and got a bottle of water to wet her quivering lips.

“We left together after the work was done. A cold wind was blowing outside. Walking past the ‘Palace of Culture’, I shyly said that at this hour it would be difficult to find a bed in a heated hotel. The one in the center of the city was reserved for foreigners. The others in the vicinity … Without letting me finish speaking, he wished me a good night and took off towards his home in the modern, cubist building.”

Teacher Kozara Kati placed her hand on her trembling lips, send a kiss and went off Messenger.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dita Gjuraj, Muc Xhepa, THE TRANSLATOR

DITA E TË PAGJETURVE, KURTI: GJENOCIDI NË KOSOVË ËSHTË E VËRTETA E SERBISË SI SHTET

April 27, 2021 by dgreca

–Kryekuvendari Konjufca: Serbia po i mbanë të fshehura varrezat masive me trupat e shqiptarëve

-Në Kosovë  27 Prilli është  Dita e të Pagjeturve, që shënohet me mesazhe për zbardhjen e fatit të më shumë se 1600 personave që ende figurojnë të zhdukur që nga lufta e përfunduar në Qershorin e para 22 viteve/

-Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve/

-Kryeministri Albin Kurti, në homazhet që i bëri te Memoriali për të Pagjeturit së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sot po shënohet edhe 22  vjetori i masakrës së Mejës, që është një dëshmi tjetër e gjenocidit të Serbisë në Kosovë/

PRISHTINË, 27 Prill 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/   “Të zhdukurit me dhunë duhet të duken në përgjegjësinë institucionale dhe në aktivitete qytetare. Të gjithë ata na mungojnë, të gjithëve na mungojnë, sidomos familjeve të tyre, por jo vetëm familjeve, i mungojnë shoqërisë, popullit, shtetit tonë, i mungojnë të ardhmes tonë”, kështu u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë nderimeve te Memoriali për të Pagjeturit, me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve.

Kryeministri Kurti, në homazhet që i bëri te Memoriali së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sot po shënohet edhe 22- vjetori i masakrës së Mejës, që është një dëshmi tjetër e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, në Peruçac e në varrezat e tjera masive nëpër fusha, male, liqene mirëpo ju e dini se ajo u rishfaq sepse nuk mund të shtypet e ndrydhet përjetë e vërteta. Ajo e nxjerr kokën, ajo del dhe shqiptari i vrarë, i masakruar, i varrosur, i zhvarrosur, i transportuar, i varrosur në Serbi, i zhvarrosur sërish, është ajo e vërtetë e cila nuk rri nën ujë e as nën tokë”, veçoi kryeministri Kurti.

Prandaj në raport me Serbinë e për hir të së ardhmes sonë dhe të historisë sonë, Kryeministri Kurti tha se ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë.

“Unë ju falënderohem dhe ju jam mirënjohës familjeve të cilët kurrë nuk e ndalën aktivitetin e tyre nëpër protesta, nëpër peticione, në borë e në shi, në vapë e në acar, dhe me lot në sy prisnin eshtrat e më të dashurve të tyre, për të cilët nuk ishin të sigurt se a janë njëmend të tyre. Andaj, kjo lloj dhimbje që është më shumë ankth sesa pikëllim duhet të marrë fund dhe për këtë zotohemi ne”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Në Kosovë  27 Prilli është  Dita e të Pagjeturve, që shënohet me mesazhe për zbardhjen e fatit të më shumë se 1600 personave që ende figurojnë të zhdukur që nga lufta e përfunduar në Qershorin e para 22 viteve.

Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, para 22 viteve,  në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur gjatë viteve nga familjarët në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë kosovare dhe te Obelisku i të Pagjeturve i ngritur aty në sheshin kryesor të Prishtinës.

Kryekuvendari Konjufca: Serbia po i mbanë të fshehura varrezat masive me trupat e shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Ditën Kombëtare për Persona të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te memoriali për persona të zhdukur, para objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryekuvendari Konjufca tha se të gjitha masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë janë akte të gjenocidit, duke shtuar se nuk mund të ketë qetësi as për të rënët e as për familjarët e të zhdukurve nëse drejtësia nuk shkon në vend.

Kryetari i Kuvendit theksoi se janë autoritetet shtetërore serbe ato që po i mbajnë të fshehura shumë prej varrezave masive, ku prehen trupat e shqiptarëve, të cilët u rrëmbyen gjatë luftës nga regjimi policor dhe ushtarak serb.

“Në Serbi ka me dhjetëra varreza masive me trupat e shqiptarëve, që janë gjetur edhe pas luftës, si në Rudnicë, Rashkë, Kizhevak, në liqenin e Peruçacit e në shumë lokacione të tjera. Mirëpo, shumë prej atyre varrezave ende nuk janë zbuluar, sepse  Serbia i mbanë të fshehura dhe ato mund t’i dinë vetëm autoritetet shtetërore të Serbisë. Shteti serb është përgjegjës për gjenocidin dhe të gjitha vuajtje e krimet që ia shkaktoi popullit shqiptar gjatë luftës së viteve 1998-1999”, tha kryekuvendari Konjufca. 

Kryetari i Kuvendit para familjarëve të të zhdukurve u zotua se si institucione të Republikës së Kosovës, përveç nderimeve, do të bëjnë çmos që drejtësia të vihet në vend.

“Nuk mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë”, nënvizoi z.Konjufca. 

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti theksuan dosmodoshmërinë e vendosjes së drejtësisë për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, sot, bëri homazhe në nderim të të rënëve edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës. ​

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Dita e te pagjeturve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT