• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2021

SHQIPTARËT QYTETARË ME TË DREJTA TË KUFIZUARA

June 13, 2021 by dgreca

Në sajë të përvojës tridhjetëvjeçare të pluralizmit del qartë se skena politike në Mal të Zi, ka pësuar ndryshime të dukshme, ku në këtë mozaik kanë marrë pjesë edhe shqiptarët me partitë e tyre nacionale. Ndonëse subjektët politike shqiptare  kanë  bërë përpjekje duke senzibilizuar opinionin vendas dhe dhe të huaj  në lidhje me pozitën e tyre diskriminuese ndryshimet e para u bënë vetëm nga viti 1998, kur shqiptarët u bënë pjesë e qeverisjes qendrore. Në këtë periudhë kohore për dy dekada nuk mund të mohohen disa të arritura, por nuk ka ekzituar gadishmëria e pushtetit të avancojë çështjet identitare nga fusha e arsimit  dhe kulturës, pastaj të proporcionalitetit  në punësim, investimeve e në çështje të tjera, nga del qe shqiptarët vazhdojnë të mbesin qytetarë me të drejta të kufizuara, që është në kundërshtim me kushtetutën dhe standardët demokratike ndërkombëtare.

Nail  Draga

Por, në këtë drejtim angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm   për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspirata e vazhdueshme  në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt ekziston një përvojë e mjaftueshme ku çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse  kemi të bëjmë më të  drejta të kufizuara si më parë në monizëm  edhe tash në pluralizëm që është veprim flagrant  kundër barazisë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional. 

Bashkimi garanton suksesin 

Duke marrë parasysh se ekziston një numër i madh i subjektëve politike të shqiptarëve, e me këtë sindromi i liderizmit, mungon koordinimi dhe bashkëpunimi që është i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen ekzistuese të shqiptarëve në nivel lokal e ate qendror në Mal të Zi.

Por, kur ekziton  dëshira  dhe qellimi për bashkëpunim nuk ka dilemë se suksesi nuk do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura me 3 mars 2019, për të parën herë për komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, pjesëmarrës në këto zgjedhje. Dhe duke u nisur nga mision i tillë u formua FORUMI SHQIPTAR në kuadër të cilit ishin subjektët politike shqiptare që veprojnë në Malësi(Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve).Ky bashkim arriti fitore në zgjedhjet lokale, ku u mbeshtet nga një këshilltar i Demokratëve, ku formoi shumicën për pushtetin lokal dhe zgjedhur kryetarin.

Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz me 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jetë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata qe skenën politike e shohin si mundësi avancimi i çështjës shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale. Dhe funksioni i komunës së Tuzit për këto dy vite, dëshmoj arsyeshmërinë e ekzistimit të saj në favor të qytetarëve të Malësisë, duke dëshmuar se edhe shqiptarët dijnë të qeverisinë si kudo në botën demokratike. Kemi të bëjmë me veprimin praktik të autonomisë lokale sipas standardëve europiane, duke eliminuar qasjen unitariste e cila ka qenë pengesë e vazhdueshme në të kaluarën në zhvillimin autonom të këtij mjedisi.

Animoziteti dhe ambiciet lideriste 

Ndonëse kanë ekzistuar zëra së para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, madje në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana e Prishtina e sidomos nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizu. Dhe shkaku qendronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vet  skenës politike të  shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar në mes udhëheqësve të partive politike, del qartë se nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjët edhe të elektorati votues shqiptar. 

Mëgjithatë dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet; Lista Shqiptare 6.488 vota apo  1.58% dhe Koalicioni shqiptar 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej janë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati votues shqiptar mbeshtet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzituese.

Platforma e përbashkët në favor të parimeve

Në të ardhmën duhet gjetur mundësi për bashkëpunim ku fillimisht duhet bërë përpjekje për të përgatitur një platformë të pranueshme për shqiptarët që duhet të jetë e obliguese për shqiptarët sidomos për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm me një veprim të tillë do të ishim serioz para elektoratit votues shqiptar por edhe  të tjerëve, duke dëshmuar se çështja shqiptare është  dhe mbetën parësore, për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në  Malit të Zi si mjedis multinacional e multikulturor. 

Një platformë e tillë do të eliminonte interesat personale apo klanëve të ndryshme të cilët kanë mbeshtetur pushtetin (DPS-in) për interesa të tyre duke eliminuar bashkëpunimin brenda subjektëve politike shqiptare. Rasti i Ulqinit në vitin 2018, pas zgjedhjeve lokale është shëmbull tipik i këtij veprimi ku në pushtet u vendos DPS-i edhe pse ishte mundësia që partitë shqiptare të udhëheqëshin me komunën e Ulqinit. 

Nuk ka dilemë se mos koordinimi i subjektëve politike të shqiptarëve  ka ndikuar prania e    sindromit të liderizmit dhe të animozitetit të  udhëheqësit e subjektëve politike, duke ndikuar në dobësimin e kohezionit të elektorati votues shqiptar, që është duke u dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare. Pikërisht një qendrim i tillë vazhdon të jetë pengesë që shqiptarët  të mbesin  gjithnjë qytetarë me të drejta të kufizuara, ku partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre tyre mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Identiteti  me status të dyfishtë

Më këtë rast duhet përkujtuar të gjithë se shqiptarët në Mal të Zi, janë me status të dyfishtë: janë pjesë e pandarë e popullit shqiptar, ndërsa në aspektin  qytetarë  janë shtetas të Malit të Zi. Vetëm ata të cilët nuk kanë njohuri elementare  kanë dilema  në këtë aspekt duke kriuar konfuzion në   opinion, ku një konstatim i tillë vlen sidomos për ata  të cilët janë të luhatur në aspektin e identitetit kombëtar, që është pasojë e monizmit edhe në kohën tonë. 

Vetëm në kohën e pluralizmit si rezultat i rrethanave të tjera shoqërore vetëm shqiptarët  që janë anëtarë apo  mbeshtetës të partive  nacionale e kanë të qartë togfjalëshin shteti amë duke cekur Shqipërinë, ndërsa ata në partitë  qytetare(malazeze) e quajnë shteti fqinjë, dëshmi që nuk meriton  koment! Një e dhënë e tillë është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se identiteti kombëtar, mund të ruhet vetëm në partitë nacionale.

Përfundimisht nuk ka dilemë së  çështja e tillë mbetet e hapur, sepse identiteti kombëtar nuk është pronë e individit apo subjekteve të ndryshme qofshin ata edhe politike, por mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmën.

(Qershor 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: ME TË DREJTA, Nail Draga, QYTETARË, SHQIPTARËT, TË KUFIZUARA

NË 109 VJETORIN E NJOHJES NGA SHTETI AMERIKAN, SHOQATA “SKËNDERBEJ” VIZITOI VATRËN

June 13, 2021 by dgreca

-Kryetari Mark Qehaja:  Komuniteti duhet të federohet në VATËR sepse të bashkuar do të kemi zë më të fuqishëm për t’I shërbyer Kombit!

– Njoh vetëm Vatrën zyrtare dhe do të njoh vetëm këtë Vatër sa të kem frymë! Përçarjet nuk e ndihmojnë bashkimin!

Me rastin e 109 vjetorit të njohjes së Vatrës nga shteti amerikan, përfaqësues dhe gjashtë anëtarë të rinj të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc. vizituan të dielën më 13 qershor 2021 Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA në Neë York. Anëtarët Edmond Doda, Qerim Gjocaj, luftëtar i UÇK i plagosur në luftë për lirinë e Kosovës, Agim Hasanaj, Luljeta Xhediku, Endri Daci dhe Virgjinia Daci të shoqëruar nga kryetari z.Mark Qehaja, anëtari i kryesisë së Shoqatës Faton Zogejani dhe z.Paulin Zefi Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Bashkinë Lezhë u shprehën të lumtur që vizituan Vatrën e kombit shqiptar. Ata u pritën nga Editori i Diellit z. Dalip Greca, gazetari Sokol Paja dhe ish nënkryetari i Vatrës z.Asllan Bushati. Z. Greca shpalosi për miqtë vizitorë në Vatër procesin historik të krijimit të Vatrës nga Shoqata Atdhetare Besa – Besë dhe të gazetës Dielli si organ i kësaj shoqate. “Ju keni ardhur për vizitë në Vatër në një moment historik të saj. Pikërisht më 13 qershor 1912 u njoh Vatra nga shteti amerikan. Keni ardhur në një ditë historike për Vatrën dhe ju shpreh mirënjohjen time në emër të Vatrës dhe të Diellit” u shpreh z.Greca. Miqtë e rinj të Vatrës u njohën nga editori i Diellit mbi aktivitetin patriotik të Vatrës si qendra e lëvizjes patriotike shqiptare. Z. Greca u shpjegoi me detaje për ndihmën dhe rolin e Vatrës që nga Garda e Vatrës me rreth 200 trupa që u nisën në ndihmë të jugut të Shqipërisë në vitet 1920 ku shkuan banda muzikore dhe trupat vullnetare të Vatrës. Ata nuk u kthyen më në Amerikë, por qëndruan për të ndërtuar dhe kontribuar në Shqipëri, saktësoi editori Greca. Kreu i trupave u pushkatua prej komunistëve, editori i Diellit Vatrës Bahri Omari u pushkatua nga regjimi, kryetari i Vatrës dhe Vatra në tërësi mblodhën në dy fushata 350 mijë dollarë ku me kursin e sotëm i bie më shumë se 5 milionë dollarë në dobi të ndërtimit të ekonomisë së Shqipërisë, kujtoi editori Greca. Z. Doda si specialist arkivi në ushtri kujtoi rreth gjetjeve arkivore ku komunistët e urrenin Vatrën duke e quajtur si reaksionare. Z. Gjocaj diskutoi rreth pushtimit të Manastireve Ortodokse në Kosovë ku kërkoi nga Vatra dhe komuniteti shqiptar një reagim rreth kësaj çështje delikate. Z. Mark Qehaja foli rreth vlerave të Vatrës në histori dhe figurave të larta kombëtare që na identifikojnë si komb e na bëjnë krenarë. Z. Bushati u ndal në rëndësinë dhe proceset ku Vatra ka ndikuar direkt. Përgjatë takimit vëllazëror në Vatër, editori Greca u ndal hap pas hapi në proceset historike të shtetit dhe kombit shqiptar ku Vatra ka luajtur një rol vendimtar me fuqinë lobuese dhe veprimtarinë patriotike në dobi të kombit shqiptar.

Kryetari Mark Qehaja ka falenderuar pwr pritjen e ngrohtw nw Vatwr. Ai trajtoi idenw e bashkimit tw komunitetit rreth VATRWS. Sipas z. Qehaja, Komuniteti duhet të federohet në VATËR sepse të bashkuar do të kemi zë më të fuqishëm për t’i shërbyer Kombit!

Ai theksoi se: Njoh vetëm Vatrën zyrtare dhe do të njoh vetëm këtë Vatër sa të kem frymë! Përçarjet nuk e ndihmojnë bashkimin!

Filed Under: Featured Tagged With: Marka Qehaja, Skenderbej, VATRA-109 VJET

Zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

June 13, 2021 by dgreca

Zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini, pikturuar në vitin 1467/

Skenderbeu nga Belini 1467.jpgStudiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, së bashku me antikuarin Dritan Muka, Kanada, kanë njoftuar ditët e fundit nëpërmjet portalit të njohur « Zemra Shqiptare », zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO. 

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile Belini kishte pikturuar drejtpërdrejt KryeHeroin e shqiptarëve gjatë  shekullit XV. Tërë studiuesit e ikonografisë skënderbegiane, nga Paolo Giovio më 1543 e deri te Friedrich Kenner më 1893, nga Faik Konica më 1901, te Atë Vinces Malaj më 1969, i janë referuar historikisht skicave të humbura të Gentile Belinit për portretin e Skënderbeut, ashtu sikurse gjithë studiuesit e sotëm me në krye prof. Kristo Frashërin. 

Mbi bazën e një analize të thellë shkencore, duke ndjekur e kombinuar metodat kryesore klasike të eksplorimit të një vepre arti, si dhe duke iu referuar rreth 70 autorëve shqiptarë e të huaj, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka arrijnë në vëzhgime e përfundime të qarta dhe bindëse se portreti i purpurt i Skënderbeut është vepër unikale e Gentile Belinit e vitit 1467, kur “Atleti i Krishtit” dhe Mbrojtësi i Europës Gjergj Kastrioti ka pozuar përpara Belinit, portretistit zyrtar të dozhëve të Venedikut.

Studiuesit vërtetojnë për herë të parë se Skënderbeu ka shkuar për vizitë të fshehtë në Venedik, me sugjerim edhe të papa Palit II, për të kërkuar ndihma e të holla që të vazhdohej qëndresa dhe lufta e paepur shqiptare kundër pushtuesit osman. Gjatë kësaj vizite të fshehtë, që përkonte edhe me Karnavalet e Venecies të shkurtit 1467, Skënderbeu shoqërohej nga e shoqja Donika Arianiti Kastrioti dhe i biri 12 vjeçar Gjoni II Kastrioti. Po ashtu edhe nga Dhimitër Frangu, thesarmbajtësi i Skënderbeut dhe pesë apo gjashtë kalorës arbër.

Portreti i Skënderbeut, realizuar nga Gentile Bellini, piktori zyrtar portretist i Senatit të Venedikut, është bërë me vendim dhe porosi të drejpërdrejtë të Dhomës së Dozhëve në Venecie si një dhuratë për KryeTrimin shqiptar në shenjë mirënjohjeje e nderimi. Dy protagonistët Belini dhe Skënderbeu janë takuar në Venedik në shkurt 1467, njëmbëdhjetë muaj  para vdekjes së Skënderbeut. 

Portreti origjinal i Skënderbeut është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e pikturës në vaj mbi panel druri.  

Ky portret i Skënderbeut të vërtetë, i vitit 1467 nga Belini, dallon dukshëm me portretin më të njohur deri më sot të Skënderbeut “legjendar” të piktorit Christofano dell Altissimo të vitit 1553, që ndodhet në Galerinë Uffizi të Firencës, pikturuar mbi bazën e përshkrimit fizik që i ka bërë Marin Barleti portretit të Skënderbeut në vitin 1508 dhe historiani italian Paolo Giovio në vitin 1543, si dhe mbi bazën e gravurave të fillimi të shekullit XVI.

Në bazë të metodës krahasimore dhe metodës vizu, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka nxjerrin në pah se organi i hundës tek portreti origjinal i Skënderbeut nuk është i kërrutë apo me kurriz a gungëz në mes dhe me majën të rënë poshtë, sikurse shfaqet përgjithësisht ky organ në tipologjinë skanderbegiane krijuar mbi bazën e mitit të hundës shqiponjë te Skënderbeu. Përkundrazi, është hundë e drejtë, e fortë, tepër lehtë e lakuar dhe me majën po ashtu të drejtë. 

Nga ana tjetër, edhe pse portreti është i dëmtuar rëndë e i sfumuar pas gjashtë shekujsh e gjysmë sprove mbijetese, krejt tiparet, balli i gjerë e i lartë, syri i pastër gjithë shkëlqim, mustaku me mjekrën e derdhur të përhime e në të mëndafshtë, buza e poshtme mjaft e dukshme, si dhe pjesa e fortë kockore e fytyrës, shfaqin një portret të paparë gjer më sot të Skënderbeut të Madh, portretin gjithë madhështi të Burrit të shtetit të Arbërit, plot seriozitet, dinjitet e personalitet të lartë, me vendosmëri e siguri në vetvete, plot krenari e largpamësi.

Veç kësaj, në lojën hije-dritë të teknikës piktoriale të Gentile Bellinit, bie në sy mbi portret një ndriçim i veçantë mbi ballin e KryeHeroit shqiptar, që shfaqet si reflektim i një kuadrati dritësoreje ballore nga ku ka hyrë drita e diellit. Po ky ndriçim në formë kuadrati shfaqet edhe në një portret tjetër të Belinit mbi ballin e portretit të dozhit Leonardo Loredano, të cilit Barleti i kushtoi parathënien e librit të tij “Rrethimi i Shkodrës”. Të dyja këto vepra artistike belineske dëshmojnë se Mjeshtri i madh venecian pikturon me saktësi drejtpërdrejt në natyrë, sur le vif, duke pasur personazhin historik përballë tij. 

Në studim i bëhet një analizë e hollësishme, mbi bazë faktesh historike, “rrugëtimit” të kësaj vepre artistike humbur në thellësi të kohërave, por ruajtur me fanatizëm nga antikuarët italianë, deri në mesin e viteve 1950, kur Prof. Richard I. Johnson duhet ta ketë blerë portretin e Skënderbeut në Itali dhe ndoshta në Venecie.

Studiuesit Andrea dhe Muka nënvizojnë se këtë vepër fatlume për mbarë kombin shqiptar, titulluar SCANDER BECO, që e kemi sot para syve, e ruajti nga shkatërrimi dhe zhdukja e plotë,  DASHURIA, emri i Belinit të Madh dhe vetë emri i Skënderbeut të Madh shkruar me germa të arta mbi portret.

Për studiuesit e këtij portreti të Skënderbeut, të  “Babait të Kombit shqiptar”, siç e ka pagëzuar i pari Faik Konica, ky zbulim SCANDER BECO ka një rëndësi të trefishtë: si pasaportë nderi dhe krenarie për kombin shqiptar; si pasuri e çmuar kombëtare dhe më në fund si pasuri po aq e çmuar për trashëgiminë kulturore europiane e ndërkombëtare, ku sintetizohen dhe shkrihen në një tablo të vetme emri i Skënderbeut të Madh nga Gentile Bellini i Madh. 

Filed Under: Politike Tagged With: Gentile Belini, Portrait I Skenderbeut

KOMEDIA HYJNORE

June 13, 2021 by dgreca

Komedia Hyjnore-Dante Alighieri/
Kënga I/
(Shqipërim nga Astrit Lulushi)/

Në mes të rrugëtimit të jetës/
Veten e gjeta në një pyll të errët,/
Udhën e drejtë e kisha humbur./

Ah unë! sa vështirë e kam të them:/
Ç’ është ky pyll i ashpër dhe i egër,/
Që frikën ma përtërin në mendje?/

E hidhur është, vdekja pak më shumë,
Për të përshkruar atë që gjeta,
Por do të flas për të tjerat që pashë. 

Nuk mbaj mend të them si hyra,
Aq i përgjumur isha që nga koha
Kur udhën e vërtetë humba;

Pasi arrita rrëzë një mali,
Aty ku lugina merr fund
Zemra fort m’u drodh;

Hodha sytë lart, shpate pashë
Veshur me afshin e tokës,
Si tymi që mbulon çdo gjë.

Pastaj frika u qetësua pak
Mjaft kishte duruar e fshehur
Në liqenin e zemrës time
Natën që kisha kaluar
Aq shumë me rrënkime. 

Dhe si ai, i cili me një frymë
Lëshohet nga deti në breg,
Kthehet rishtas në ujin e rrezikshëm,
Dhe sheh;

Shpirtin që shkon përpara
Dhe mbrapa përsëri kthehet
Për të parë udhën e hapur
Që më kurrë nuk humbet. 

Ja aty, ku filloi e përpjeta,
Një panterë e shpejtë si drita doli,
Me lëkurë me njolla mbuluar. 

Kurrë nuk i hoqi sytë nga unē,
Por s’më pengoi në rrugën time. 

Agimi, mëngjezi i parë, erdhi,
Dielli hënën dhe yjet perëndoi,
Ishte koha e Dashurisë Hyjnore.  

Sa bukur, me vete thashë,
Ugur i mirë ishte edhe
Lëkura e larmishme e kafshës së egër,

Por pa shijuar mirë këto mendime
Një luan i madh përpara më doli. 

Kundër meje ishte nisur
Kokëlartë, i uritur, i tërbuar, aq sa
Edhe ajrin nga frika e bëri të dridhej;

Ja më tej, një ujk, me uri të madhe,
Dukej se ishte ngarkuar
Me zellshmëri ndaj meje;

Pashë gjithashtu njerëz
Që endeshin të humbur!

Kjo më rëndoi aq shumë
Sa malit vendosa të mos i ngjitem.

Si ai që gëzohet kur fiton,
Dhe kur humbet,
Qan për çdo mendim të tij. 

Të tillë më bëri kafsha e egër,
E cila, duke ardhur drejt meje
Më shtyu atje ku dielli hesht. 

Ndërsa po nxitoja tatpjetë,
Përpara më doli një person,
I cili dukej se kishte
Shumë kohë pa folur. 

“Ki mëshirë për mua”, i thirra,
“Qofsh hije apo njeri i vërtetë!”

“Nuk jam njeri”, m’u përgjigj,
“Por njeri dikur isha,
Nën Julin u linda, megjithëse vonë,
Jetova në Romë nën Augustin e mirë,
Gjatë kohës së Perëndive të rreme.

Isha poet dhe i këndova
Birit të Anchises, që iku nga Troja,
Pasi Ilioni u dogj.

Po ti ç’do në këtë vend të zymtë?
Pse nuk i ngjitesh malit të bukur,
Që është shkak për çdo gëzim?”

“Tani, ti, mos je Virgjili dhe burimi
Prej nga lumi e fjalëve rrjedh?”
Iu përgjigja turpshëm me pyetje. 

“Nga poetët e tjerë je nder e dritë,
Ti je Zoti dhe poeti im,
Je i vetmi nga i cili mora
Stilin e bukur që më ka nderuar.

Ja bisha, më bëri të ndërroja udhën;
A më mbron dot, sepse
Nga frika i tëri po dridhem?”

“Ti duhet të marrësh rrugë tjetër”,
Më tha, kur më pa duke qarë,
“Për të shpëtuar nga ky vend i egër;

Sepse kafsha që ankohesh,
S’ lejon të kalosh në rrugën e tij,
Dhe të shqyen po e ngacmove;

Ka natyrë të pamëshirshme,
Asnjëherë nuk e fsheh lakminë,
Edhe kur ha sa ngopet,
është më i uritur se ç’ishte.
…..
Prandaj mendoj për të mirën tënde,
Më ndiq, do të jem udhërrëfyesi yt,
Në këtë terr të përjetshëm,

Ku do të dëgjosh vajtime,
Do të shohësh shpirtra të thyer,
Që qajnë secili për vdekjen e dytë.

Do të shohësh edhe të kënaqur,
Brenda në zjarr,
Që një ditë shpresojnë të kthehen”.
…..
“Poet, të lutem, më shpëto
Nga gjithë kjo errrësitë,
Më trego rrugën për atje ku the:
Të shoh portën e Shën Pjetrit,
Dhe ata të pashpresë”.

Pastaj vazhdoi më tutje,
Dhe unë pas i shkova.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, Komedia Hyjnore, Shqiperim

17 vjet më parë u vunë themelet Shoqatës”Trojet e Arbrit”

June 13, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/ Pikërisht sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë shkencor.Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof.dr.Muhamet Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese.Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë.Për këto 17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe shkencore në Evropë.Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra enciklopedike me mbi 14.000 mijë faqe materiale shkencore.Me punimet e tyre kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe Amerikë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë shekujve. Këtë vit planifikojmë botimin edhe te pesë titujve të rinj shkencor.Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´.Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje të numrit të pjesëmarrësve.Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike.Shpeshherë nga të gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë, edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë.Kurse Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare, për cdo vit.Përgjigjja është shumë e thjeshtë.Idealizmi për arritjen e një qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë.Por jemi mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që po na dalin kohë pasë kohe.Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë.Në mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë.Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e 17 vite me radhë.Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´ nga donatorët  idealist dhe atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve.Përkrahja e juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të përsektutuar e të masakruar shqiptar.Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet e historisë.Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e veprimtar atdhetarë.Ata dhanë kontribut të cmuar.I kujtojmë me dhimbje të madhe.Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të mirfilltë.Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta.Ata e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori.Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam kaluar 51 vite të jetës.

Ne jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh profesional dhe atdhetar.Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e interpretojnë të tjerët punën tonë.Historia është ajo që do të dëshmon për punën e të gjithëve.Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë shpejt“.Qka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me perkushtim.Duhet punuar qdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt.Urime studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´.Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë.Kësaj radhe dua ti falënderoj edhe  televizionet, mediumet e shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj  sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine  ujit të pastër të krojeve arbërore.

Filed Under: Opinion Tagged With: "Trojet e Arbrit", 17 Vjet, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT