• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Çfarë zgjedhjesh patem në Kosovë?

October 20, 2021 by s p

Skënder MULLIQI/


Patem zgjedhje që nga pas lufta, të cilat ishin kryesisht të qeta dhe demokratike. Kjo ishte po thuaj e tëra nga ajo që kan pritur njerëzit nga zgjedhjet e mbajtura nacionale dhe lokale. Dhe, seriozisht pas gjithë atyre zgjedhjeve, së pak të mira ju sollën qytetarëve, mund të pyesim-pse më dalë në zgjedhje? Të kuptohemi së mirë është më dalë në zgjedhje, por më mirë është popullit ti tregohet e vërteta. U mbajtën zgjedhjet më shumë sa për të marrë pushtet, dhe për të përfituar vetë pushtetarët! Ky qëndrim natyrisht së është shumë i padrejtë dhe i pa pranueshëm. Qytetarët shumë u munduan gjatë këtyre viteve që të kemi jetë partiake normale. Në Kosovë, i patem shumë njerëz të politikës të cilët nuk u munduan të punojnë mirë për shtet. Ende nuk është flakur logjika të shumë qytetarë së në zgjedhje duhet të dalim që të fitojnë njerëzit e caktuar, që tregon për iluzione të dëmshme shoqërore dhe politike. Pushteti dhe jeta jonë nuk lidhet për përsona të caktuar që medeomos duhet më qënë në pushtet, por duhet të kemi logjikë që më të mirët ta marrin shtetin në dorë. Kjo logjikë na ka sjellur veq dëme për këto vite. I votuam në të shumtën e rasteve ata që më së paku e kan merituar. Fatkeqësisht edhe këto zgjedhje të fundit locale treguan së ende nuk jemi liruar nga logjika për të mos i votuar njerëzit që na shkaktuan dëme të mëdha. Çdo kthim mbrapa është katastrofal për shtetin.Të votohen ata që e kan vjedhur shtetin dhe taksapaguesin, është logjika mjerane! Sikur na janë krijuar iluzione të mbrapshta së pa njerëzit e cakuar të politikës në krye të pushtetit, nuk ban! Politikanët e tillë përfitues dhe zhvatës e kan pru gjendjën e keqe politike dhe ekonomike në Kosovë. E kan varfëruar dhe izoluar Kosovën nga bota demokratike. I kan larguar masivisht të rinjët nga vendi. Mos po iu kthehemi mashtrimeve duke i votuar ata, që na bën jetën e keqe? Është e pa pranueshme pse shumica nuk kan dalur në zgjedhje, pikërisht për ti ndëshkuar të gjithë ata dhe partitë politike që punun keq. A mos po i ngjajnë këto zgjedhje lokale të 14 tetorit thënjës ”Së po shkon cjapi vet të kasapi”. Nuk kemi çka idhnohemi më vonë apo revoltohemi, kur shohim së nuk kemi ndryshime pozitive. Sikur po kthehemi nga fillimi. Shumica e qytetarëve tashmë janë lodhur nga ky fillim? Atyre duket iu duhet fitorja përfundimare, së pari mbi vetvetën, që ende nuk është arritur..!

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi

Para çerek shekulli forcat serbe më ndaluan në kufi edhe gazetat e Shqipërisë

October 20, 2021 by s p

-Në ditën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në 20 Tetor 1996, para çerek shekulli,  derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë, i dërguar special i gazetës së rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja, forcat serbe më ndaluan në kufi edhe gazetat e Tiranës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 20 Tetor 2021/ Para çerek shekulli, në 20 Tetor 1996,  raportoja nga Kukësi – zgjedhjet lokale në Shqipëri, si reporter special i gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, kryeredaktor i parë -themelues i së cilës isha,  e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale  të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja. 

Edhe gazetat e Shqipërisë forcat serbe mi ndaluan e konfiskuan në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morin derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë.

Me mbititull “Raport nga zgjedhjet lokale në  rrethin e Kukësit” e me titull “Vota vizionit të zhvillimit më të shpejtë” në ballinë të gazetës “Bujku” mes tjerash shkruaja:

Shqipëria sot ishte e veshur në të gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar, kishte ditën e zgjedhjeve lokale nëpër bashki, qytete, komuna e rrethe, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me një përqindje të lartë të daljes  së qytetarëve me të drejtë vote nëpër të gjitha qendrat e votimit, të hapura që nga ora shtatë e mëngjesit. Dalja në zgjedhjet e lira e demokratike ishte një moment solemn për tërë vendin dhe popullin që dha votën lirisht për të zgjedhurit e vet, për reprezentuesit e vet për udhëheqjen e pushtetit lokal në Shqipëri.

Në krahinën e Lumës në veri të Shqipërisë sot kishte edhe shumë dasma, dhe dasmat lumjane plot kolorit, këngë, valle e gjallëri, e bënin edhe më të bukuar këtë ditë të zgjedhjeve lokale në rrethin e Kukësit…

Raportimi, në kuadër të cilit ishte edhe intervista me titull “Kukësi – Bashki moderne”, vazhdonte gjerësisht në faqen e parë e të dytë të gazetës me mestitujt “Emra të shquar intelektualësh në konkurrencën politike” e “Raportet dëshmojnë për mbarësi të zgjedhjeve”, përfundonte kështu: 

Të gjithë bashkëbiseduesit në Kukës kishin thuaja të njëjtin opinion për zgjedhjet e sotme lokale: janë këto zgjedhje të lira, korrekte, të drejta, që mund të krahasohen me normat dhe nivelet evropiane… 

Në orët e pasditës, derisa shtohej vazhdimisht numri i njerëzve nëpër rrugë që shkonin në qendrat e votimit, largohemi nga Kukësi për të arritur më kohë ky raport në redaksinë e “Rilindjes” në Prishtinë. Në kufi, në anën e kontrolluar nga forcat serbe, na thonë prerazi se nuk na lejojnë të sjellim në Kosovë gazetat nga Shqipëria, të cilat, pa përjashtim, të gjitha, ishin tematike dhe iu përkushtoheshin zgjedhjeve të sotme lokale. Secila nga gazetat kishte mesazhin, pikëvështrimin e pritjet e veta për zgjedhjet…

Gazetat mbesin në rrugë, në kufi – ndalohen.

Po, edhe në Kosovë na shoqëron Kukësi, radioja e këtij qyteti, programi i tij që gjatë tërë ditës është në frymen e zgjedhjeve, dhe sjell raporte për zgjedhjet edhe nga rrethi i Krumës, nga Peshkopia, Tropoja, komunat Bicaj, Shtiqeni…Edhe informacionet nga të gjitha mjediset, në pritje të rezultateve, flasin për ritme të shtuara të pjesëmarrjes së elektoratit, për mbarësi e korrektësi në zgjedhjet e lira e demokratike lokale të Shqipërisë…

Fotot: 

Gazeta “Bujku” 21 Tetor 1996 faqe 1 e 2  (foto nga arkivi i gazetës) dhe gazetari Behlul Jashari në kohë lufte në Kosovë i ndaluar nga forcat serbe në Prishtinë – kontrollohet (pamje nga një xhirim televiziv i asaj kohe)

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari

SHOQËRIA SHQIPTARE KA NEVOJË TË NDIKOHET NGA LIDER PROGRESISTË QË VENË INTERESIN KOMBËTAR MBI ATË PARTIAK

October 20, 2021 by s p

Nga Pertefe Leka/

               

Kur u festua  100-Vjetori i Pavarësisë në Shqipëri, në këte datë historike shumë të rendesishme për  shqiptarët , u nderua me një përmendore edhe  Presidenti Wilson, e ngritur në sheshin me të njëjtin emër  në Tiranë. Për ne shqiptarët është shumë  me rëndësi ta përjetësojmë emrin e  Presidentit Amerikan, me shtatoren  që duket si e gjallë, me dorën lart  me të cilën i drejton shqiptarët  nga idetë e tij,  të ecin përpara pa u ndalur  për liri,pavarësi,integritet,demokraci,barazi dhe të drejta njerëzore. Është personaliteti më i rëndësishëm për ne,sepse kontriboi në ruajtjen e territoreve të Shqipërisë së pavarur,në Konferencën e Paqës në Paris  me 1919. Edhe pse Shqipëria nuk ishte palë me grupet kundërshtare  gjate Luftës së Parë Botërore,ndodhej e pushtuar nga  ushtritë e disa fuqive  ndërluftuese,që synonin të cënonin  tërësinë territoriale.Me që pavarësia e Shqipërisë njihej ndërkombëtarisht në Konferencën e Ambasadorëve me 1913, delegacioni shqiptar, pjesëmarrës  në Konferencën e Paqës në Paris  do të kërkonin  rishikimin e padrejtësive, që çështja e Kosovës dhe e Çamërisë të zgjidhej sipas parimit të vetëvendosjes së vetë popujve.Konferenca e Versajës  në ate kohë e kishte mbështetë idenë themelore  të Presidentit Amerikan  Wilson në lidhje  me të drejtën e popujve  për vetëvendosje kombëtare.Atëhere kur u pa se Konferenca e Paqës  nuk po i merrte parasysh kërkesat e shqiptarëve, kryetari  i delegacionit, Imzot  Luigj Bumçi, iu drejtua Presidentit Wilson për krimet e kryera  mbi popullsinë shqiptare  të Kosovës nga fqinji verior.Ndërsa,jashtë mureve të konferencës,një zë tjeter i fuqishëm,një zë gruaje,Zonja  Lejla Dino,( mbesa e Abedin Dinos,pjesëmarrës  në “Lidhjen e Prizrenit”)  e cila me anë të një letre,publikuar në Albania ,1 Janar 1919, trokiti në zemrën e një personaliteti fisnik, Presidentit  Wilson, ku  i shkruan për tmerret ndaj popullsisë Çame nga fqinji jugor  I Shqipërisë. Shumë personalitete të shquara , Fishta,Noli,Konica, Kristo Dako, Motrat Qiriazi ,Erikson …..I janë drejtuar Pres.Wilson  me  besim të plotë për të zgjidhur porblemin etnik të shqiptarëve .Po  përmend  një tjeter  personalitet të  shquar,atdhetar demokrat  dhe politikan i devotshëm për çështjen  shqiptare, Nikollë Ivanaj (1879-1951). Të cilin   po e përmend sepse  afron  me pikëpamjet e  Presidentit  si ithtar  i  ideve maxiniane.     I shqetësuar për  fatin e shqipërisë , me 2 Prill 1920, i drejtohet  Presidentit  Amerikan  Woodrow  Wilson me letër:……..”Unë apeloj,  në Presidentin e Sh.B.A.ve  në të mirë  të  popullit shqiptar, përfaqësues i të cilit jam, në të drejtat e mija  të  njeriut dhe në principe, të cilat përfshihen në 14  pika të Presidentit Wilson duke e lutur  që të largojë  nga shteti ynë të gjitha  synimet  që shkojnë në dëm të integritetit  të tij politik  dhe shtetëror.Marrëveshjet  e fshehta, kundërshtojnë pavarësinë tonë  popullore  të cilën Shqipëria e ka arritur  ndërkombëtarisht ……..Shqiptarët nuk mund t’i leshojnë shtetin e vet  kërkesave te Italisë e Greqisë  dhe as nuk mund të pranojnë që në ballkan të instalohet një fuqi e huaj…..”” Edhe pse nuk u realizuan kërkesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës,Presidenti Wilson nuk lejoi ndarjen e mëtejshme  të Shqipërisë, por u ruajt Pavarësia e vitit 1912. Shqiptarët kudo që janë e nderojnë me respekt emrin e  Woodrow Wilson sepse nderojnë së bashku me te përpjekjet e gjithë luftëtarëve të Lirisë që u sakrifikuan  për një shtet shqiptar të pavarur. Por jo vetem  për ne, por për gjithë botën e trazuar, mbeti Humanisti i Madh, Simbol i Paqës,që është i vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqë(Nobel  Peace Prize).Ndërsa në vlerësimet e Nolit, Wilson ishte:”Si një  lis i madh në të cilin kombet e vogla kanë ndertuar foletë” .Ishte i pari President Amerikan qe vizitoi Europen.i pari President Amerikan që vizitoi Selinë e Shenjtë në Romë, dhe mori bekimin e Papës Benedikt XVI. I pari president që u përkul me veneracion përpara Monumentit të G.Mazzinit,me 6 Janar 1919. I pari president Amerikan që proklamoi me 9 May ,The first national ,”Mother’s Day”,  që  janë vazhdimësi  e ideve të Mazzinit për barazinë gjinore,për të drejtat e grave dhe respektin ndaj nënave. Fjalimi   i mbajtur përpara Kongresit Amerikan me 1918-përcaktoi formën e bashkësisë ndërkombëtare  të së ardhmes.Ishte fjalimi në të cilin ishin përfshirë  edhe 14 pikat e famshme “Fourteen Points”,ku në pikën e fundit ishte përfshirë krijimi i “Lidhjes së Kombeve “për të siguruar Paqën e Botës pas Luftës së Parë Botërore.Fjala e Presidentit Wilson u përhap jo vetëm në Evropë,  por në të gjithë  diplomacitë e botës që principet bazë  të jenë vlerat demokratike, të drejtat e njeriut  për ta zgjedhur vetë qeverisjen e vendit dhe organizatën  internacionale  që të mbrohen kombet dhe individët. Historianët  përmendin dy  njerëz të mëdhenj  që influencuan në ideologjinë e nacionalizmit modern :Giuzzepe Mazzini dhe Woodrow Wilson. Keto dy personalitete kanë shumë  ide të përbashkëta,për respektin dhe mirënjohjen për paraardhësit  e tyre progresist. Presidenti Wilson në detyrë u shpreh  përpara Monumentit të Giuzzepe Mazzini -t në Genova të Italisë më 1919 kur ishte në Evropë.”I stand in the prezence  of this monument and bring my greetings and the greetings of America  with our homage to the great Mazzini”. “We have studied  the life  of Mazzini with almost  much pride as if we shared  in the glory  of his history”   “I am very glad  to acknowledge that  his spirit  has been handed  down  to us  of a layer  generation on both sides  of the water”. ” It is delightful  to feel how the voice  of one people  speaks to another  through the mouth  of men who have by some gift  of God been lifted above  the common level  and therefore,there words of your profet and Leader will ,i hope ,be deeply planted in the hearts  of my  fellow cauntrymen ” Për ta përmbledhur po me fjalët e Presidentit Wilson  që: “Fjalët e profetit  dhe të liderit tuaj,(Giuzzepe Mazzini P.L.)shpresoj të mbillen thellë në zemrat e bashkatdhetarëve të mi” Dhe këte madhështi   të mirënjohjes  si vazhdues  i denjë  i ideve progresive të Mazzinit  e shpreh me modesti se:”I not only use  all the brains  that I have,but all that I can borrow “. Mazzini edhe sot është present në Sh.B.A. Emigrantët italian nuk erdhën vetëm,ata donin ta kishin pranë ideologun e tyre “Mendim dhe Veprim” Mazzinin, duke e 

perjetësuar me përmendore në  qendër te New York-ut  së bashku me revolucionarin e devotshëm Garibaldin  qe  u bënë model të  unitetit dhe  të lirive njerëzore. Mazzini (1805-1872) ishte  një politikan republikan,gazetar,aktivist për  unifikimin e Italisë.Ai u bë i njohur  me  drejtimin  intelektual  të lëvizjes” Risorgimento”(ripërtëritja,rimëkëmbja) për unifikimin e Italisë, me shprehjen e pavdekshme: “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe  si një mision hyjnor”. Idetë e tij  janë përmbledhur në dy fraza: “Mendim dhe veprim “,”Zoti dhe populli”. (Thought and  Action,Pensiero  ed Azione), (God and people,Dio e Popolo). Vizioni i tij si revolucionar i kaloi limitet  objektive  të Bashkimit Nacional Italian . Qellimi ishte me i dhanë fund  pushtimit austriak në Itali  dhe pastaj bashkimi  i Italisë me sistem republikan demokratik dhe liri për të gjithë popujt e shtypur .”Every  revolution is the work of a principle which  has been accepted as a basis of Faith.Whether it invoke:Nationality,Liberty,Equality, as religion,it always fulfills  itself in the name of a principle.” ( çdo revolucion  është vepër e një principi që është pranuar si bazë e besimit,në se ai  përthithet si religjion:Kombësi,Liri,Barazi dhe përmbush veten në emër të  atij  parimi)  “Mazzini  supports  revolution  to reform the current society  and better society for citizens “(Mazzini  mbështet revolucionin  për të reformuar shoqërinë aktuale  për një shoqëri më té mirë)  “In which  thought and action  must be joined together and every  thought must be followed  by action”( në të cilën mendimi dhe veprimi duhet te jenë te lidhura,çdo mendim duhet ndjekur nga  aksioni.)Kështu ai bashkëveproi me Giuzzepe Garibaldi ku zbatoi lidhjen e Idesë me aksionin  për bashkimin e Italisë. Thirrja që u bëri gjeneratave për levizje revolucionare progresive nacionaliste, inspiroi lëvizjet patriotike dhe antikoloniale në  Evropë ,Amerika Latine,Azia e mesme etj. Për hartën politike të Evropës ka në bazë dy principe:Demokraci dhe vetëvendosje sipas nacionaliteteve.Kështu,Ai u bë Avokati i Bashkimit Evropian një shekull më përpara se të bëhej B.E.Ai e shikonte  hartën e Unifikuar të Evropës  si vazhdim logjik i Bashkimit Italian.Ndër të tjera Ai shprehet:”Është tokë(Itali) e destinuar prej Zotit,për t’i dhënë një model të lartë Bashkimit Evropian dhe  përmes  Evropës, Humanizmit” “God  has marked  the national  borders  of the nations” “How history  has helped  to form  nations,how man living for generations under the same law,  common habits and customs and traditions”. Mazzini si revolucionar kërkonte të drejtën me reformue  sistemin politik e social  të shoqërisë”Better  society  for citizens,”ku të gjitha klasat të marrin pjesë në qeverisjen e vendit.Ai ndihmoi intelektualët  të shohin të drejtën e grave  si një qellim themelor  që nevojitet  për rigjinerimin e kombeve të vjetra  dhe rilindjen e të rejave . Mazzini që atëhere e pa  rrezikun që po i kanosej popujve  me doktrinen Marksiste prandaj  Ai iu kundervu  teorisë së tij. (“Marx  preaches he is the absolute  ruler of his Party,admittedly  he does  everything  himself,but he is also the only one  to give orders  and he tolerates no opposition” ). Marksi predikon, se Ai është  sundimtari  absolut i Partisë  tij, padyshim,Ai bën gjithçka vetë,por Ai është gjithashtu  i vetmi, që jep  urdhëra dhe nuk  toleron  asnjë  kundërshtim” Ai e përshkruan  Marks -in (“as  a  destructive  spirit  whose heart was filled with hatred  rather than Love of mankind “)Me një shpirt destruktiv zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje,sesa me dashuri  për njerëzit.Marksi beson në revolucionin proletar,kundër të pasurve  dhe  në një luftë të ashpër  nacionale  midis klasave”. (“Marx believes  in a proletariat  revolution against  the bourgeois (the rich) national struggle  between classes.). Nga  qëndrimi i tij social-politik u krijua koncepti Maxinian. Mazzinianizmi  ka pasë influencë  edhe në shoqërinë shqiptare..Këte ndikim  e dëshmon Nikollë Ivanaj  në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnisë,të cilën e botonte në Raguzë,në një artikull të nëntorit 1905,nr.41.Ky ndikim u duk në Shkodër me disa organizma sociale,një “komunë sociale”në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905.Në atë kohë N.Ivanaj bënte pjesë në një organizatë ilegale mazziniane në Itali. Si mazzinian të njohur në Shqipëri njihen  edhe vëllezërit Martin e Mirash Ivanaj.Sot, pak metra larg sheshit Wilson ndodhet   “Rezidenca Ivanaj”, ku është instaluar “Fondacioni M.M.Ivanaj”,  në të cilin punohet me staf të kualifikuar për  të ndriçuar  gjeneratën e re me idetë progresive  bashkëkohore, për të vazhduar rrugën e ndjekur nga vëllezërit   Ivanaj,si mazzinian të vërtetë. Martin e Mirash Ivanaj  pas studimeve  dhjetëvjeçare në Romë dhe  si studiues  të mirëfilltë  në jurisprudencë dhe letra,kthehen  në Shqipëri, me një bagazh  njohurish.Ata kishin akumuluar  veç të tjerash  edhe idetë progresive të Giuzzepe Mazzini-t, për t’i aplikuar në vendin e tyre shumë  të prapambetur  në krahasim me vendet e tjera  të Evropës. Me 24 Tetor 1923 doli në Shkodër  numri i parë i gazetës “Republika”.Vetë termi ‘republikë’ besoj se dëgjohej për herë të parë në Shqipëri dhe shënonte  fillimin e një lëvizjeje, që rridhte nga idetë demokratike  për një trajtë regjimi, jo vetëm  për një ose të disa njerëzve, por sipas mendimit të Ivanajt  të të gjithë klasave që përbëjnë një shtet,me divizën e huazuar nga Mazzini:”Republika është e vetmja trajtë ligjore dhe logjike qeverimi”

Guximi i tij intelektual -politik ka gjetur një tematikë,që përputhet me problemet që 

preokupojnë botën shqiptare.Me një vullnet të çeliktë, Mirash Ivanaj nuk ishte vetëm drejtori  ideor dhe juridik,por autor i shumë  artikujve problemorë të kohës,radhitës,redaktor,korrektor deri edhe punëtor shtypshkronje.

Republika, sipas Ivanajve,do të thotë kombëtari e papersonalizuar në një njeri,do të thoshte  atdhedashuri jo e personalizuar në një sekt,apo në një krahinë,do të thoshte 

atdhedashuri  që nuk përkulet para armikut,atdhedashuri që nuk shitet,atdhedashuri 

ku do të mësohet si mund të luftohet  për Atdhe në fushën e betejës.Si Mazzinian Prof.Ivanaj  idetë e tij progresive  për unitet kombëtar  i shikonte ne  forcimin e shtetit  me tri hallkat kryesore  dhe të  pandara  të clat janë: Ushtrija,drejtësia,shkolla.

Për të arritur këto objektiva Ivanajt vendosën në vendin e parë  kërkesën   për shkollimin e popullit shqiptar sipas programeve dhe metodave të shkollës laike,publike të vendeve të përparuara të botës.Shkollimi,sipas Ivanajve ishte i vetmi mjet për të bashkuar shqiptarët.

“Pa shkollën e shtetit,në duart e shtetit e kontrollueme prej qeverisë që me të vërtetë  

e ndien  përgjegjësinë e akteve të veta,një shkollë në të cilën besimet  do të hyjnë vetëm sa i përkasin historisë e jo te marruna si bazë  ekskluzive  të një morali te catuar…”Ai kërkonte  organizimin  e një diskutimi akademik mbarëkombëtar ,në të cilin Detajoheshin idetë Mazziniane “Mendim dhe veprim” kur shkruante:”Na jena për dijen,na jena për përparimin,na jena për edukimin e vërtetë,na jena për veprim,për punë,për jetë : Don me thanë se na jena për shkollën e shtetit…”

“…..Tue marrë  parasysh trindamjen fetare të Shqipnisë,vetëm  nji shkollë e vetme  për të gjithë shqiptarët,  do të siguronte njësinë kombëtare”.

…”Si për tanësinë  tokësore  të shtetit,ashtu  edhe për tanësinë  kombëtare, çashtja e shkollës xen të parin vend për këte qëndresë  mprojtje,nji vend  shumë ma të naltë  se ushtria  a se drejtësia.”

Edukimin e popullit e vështronte  si faktorin kryesor  të ecjes së sigurtë drejtë zhvillimit  dhe përparimit të vendit nepërmjet shkollës kombëtare  të siguruar me ligj,të mbështetur në traditën shqiptare dhe të ushqyer  me patriotizmin shqiptar”. Si Iluminist,i vetëdijshëm për vlerat e dijes e të shkencës në përparimi  e shoqërisë  njerëzore,ngrihet kundër dogmave mesjetare të fesë,kundër vënies së interesave  fetare mbi ato atdhetare,prandaj kërkon ndarjen e shkollës prej besimit fetar.I vetëdijshem se qellimi i shkollës në një shtet modern nuk është kundërshtimi i fesë,….Tri hise të nji populli,që flasin një gjuhë dhe e kanë një kalesë të vetme  dhe të vetmen dëshirë të sotmen dhe të nesermen,-  do të bashkohen si anët e nji piramide ?! S’ka dyshim: asht ndiesia kombëtare që asht e fortë dhe ma e shejtnueshme  prej fenave,sepse ajo asht nji e vetmja për të gjithë popujt historik.”Kjo e shtyri drejt reformës arsimore  që përveç orientimeve  pegagogjiko-shkencore  të personelit  mësimdhënës,kërkonte  ta  forconte   dhe ta  mbronte shkollën shqiptare  nga influencat e huaja  fetare dhe shoveniste siç ishin përhapur në  ate kohë shumë shkollat e minoritetit grek në jug.Kështu veproi  në Gjimnazin e Shkodrës  ku e zgjeroi rrethin e studentëve  edhe nga Kosova dhe Çamëria,për t’i dhënë shkollës shqiptare karakterin kombëtar  nga e cila do të vinte edhe bashkimi   në drejtim  të qyteterimit përendimor nepërmjet një rinie të shkolluar dhe të çliruar nga paragjykimet e kohës. Një  arsim i detyruar, i orientuar shkencërisht nga ai bashkëkohor ishte udhëtimi më i mundshëm që do ta çonte Atdheun tonë  në rrugën e emancipimit drejt Evropës dhe ta vendoste Shqipërinë  krahas vendeve të zhvilluara.Programi  i shpallur te gazeta “Republika” Tetor,24,1923 me 11 Pika  ishte zbatim i teorisë revolucionare te Mazzinit në luftën politike që ndihmonte  në përcaktimin e lëvizjes moderne evropiane per demokraci popullore në një shtet  republikan,me të drejtë  duke ia  përshtatur  kushteve aktuale të vendit.Idetë maxiniane  në Shqipëri  duhet të jenë të pranishme edhe sot  kur akoma vazhdojnë të diskutohen kufijtë, tokësorë,ujorë  e ajror  dhe nuk janë shuar lakmitë e fqinjëve për territore  duhet të  ndriçojnë, për të ardhmen Europiane të kombit shqiptar.

Filed Under: Politike Tagged With: Pertefe Leka

AT GJERGJ FISHTA N’AMERIKË, DHE ÇESHTJA E PERPARIMIT NË SHQIPNI

October 20, 2021 by s p

Përgatiti per botim Fritz RADOVANI: Në rasen e 150 vjetorit…

Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë. 

At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve. 

Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé? 

•E qe se shka na u pergjegjë Deputeti i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj njëherë mâ perpara, se s’kishte kurrnjë misjon zyrtar prej anës së Qeverisë s’onë Shqiptare: “- Po m’vjen fort mirë, na tha, që po ma lypni ketë fjalë, pse kështu tash po m’bjenë rasa t’ju flas edhé mbi do çeshtje, që âsht mirë t’i dijnë Shqiptarët e Amerikës e sidomos, të Federatës “Vatra”.”

Fjala e At Gjergj Fishtës:

“Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut. 

Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.

Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta? 

Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti  të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: Kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: Se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.

•Atëherë, mbas fjalve të Zotnisë s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, Populli Shqiptar as mujka me jetue, as u dashka që të jetojë i pamvarun? 

At Fishta:- Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del. 

Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!

Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!

Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ. Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme. 

Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës: kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun. Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë. 

•Jemi kryekput një mendimit me Ju “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit Shqiptar prej mentaliteteve të hueja, para se të na i pertrihet ndonjë rrezik jetës sonë kombtare e politike? E pvetem atëherë At Gjergj Fishtën, i cili na u pergjegjë këso dore:

At Fishta:- Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”

Shenim F.Radovani: Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.

Një gjendje e ngjashme me të sotmen (Tetor 2021.) 

            Melbourne, 21 Tetor 2021.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani

VRANINA, VENDI KU GJENDEN GJURMET E NJË “TROJE” SHQIPTARE…

October 20, 2021 by s p

Nga  Ndue  BACAJ

“Pamje e kullës së Vranines sot”

Hyrje

Per  Vraninen  nuk ka banor të Malesisë , Shqiperisë, Malit Zi e më gjërë që të mos kenë dëgjuar të pakten diçka historike e legjendare , me të cilen jemi  krenuar e krenohemi… Edhe pse shpesh  kjo trashigimi vërtitet në mes  gojdhenave  dhe  shkrimeve… Me ketë “gjurmim” të vogel historik  nuk marrë përsiper  të  bëj  historinë absolute të  “ishullit” së Vranines ,veçse mundohem të mbledhë e rendisë atë  histori shumeshekullore  që kemi pasur mundesi ta degjojmë e “takojmë” ndër trevat tona Etnike e politike , që fal Zotit  kanë ruajtur  kujtesen nga njeri brez në tjetrin , por edhe duke marrur në kosiderate ato çfar kanë shkruar ; albanolog , historian ,studiues ( e pse jo edhe shkrimtarë) të  huaj e shqiptar…Si dhe duke medituar  nga  trashigimia “arkeologjike”  dhe rrenojat që shohim sot  në ketë vend, që  per ne  shqiptaret i ngjanë (në miniatur) një Troje të shekullit XIX, por me fatë disi më të mirë , pasi per ketë  nuk  kerkohen shekuj  për të zbuluar vendodhjen , por “thjesht” kerkohet vemendje e kujtesë historike per të mos u harruar nga brezat që do të vijnë… 

Sa  e  Vjeter  është Vranina…

Per hershmerinë e Vranines si vendbanim i rendesishem qarkullojnë mjaft gojdhena të cilat tregojnë se ky “ishull” ka qenë i banuar  të pakten që 2300 vite më parë. Trashigimitë gojore thonë  se  ketu  ekzistonin   DY  tempuj ; ku njeri i kushtohej mbretereshes Ilire Teutes (dhe njihej me ketë emer) , ndersa tjetri  quhej  “Rrasa e Yllit Bardhë”. Tmpujt ndodheshin në dy  kreshta  të Vranines , dhe në çdo Pranverë  banoret vendas (Iliret)  festonin  ardhjen e  kesaj stine që “paralajmronte” ringjalljen e jetes , duke  bërë kurbane…  Keto rite siç dihet  ishin  thjeshtë Pagane. Një tjeter gojedhenë  tregon se  në majat e kreshtave ku ishin dy faltoret e  sipercituara ngjiteshin  jo vetem banorët e Vranines , por edhe të rrethinave e deri ata të Shkodres  dhe festonin jo vetem ardhjen e Pranveres , por dhe të Veres , ku  në keto festime kishin si simbol  perveç ferlikut  edhe Veren  e Vranines  që prodhohej nga  rrushi që kultivohej në ishull ,dhe thuhej se  ishte shumë i ëmbel. Banoret  vendas   ishin vendosur ketu shumë heret , sa nuk mbahej mend. Shtepiat e tyre ishin të ndertuara prej guri , por edhe prej druri…1.   Keto gojdhena fitojnë dimensione të verteta  historike  edhe nga studiues e historian si Konstandin Jirecek , i cili ndër të tjera shkruante se : “Mbi ketë ishull janë  Dy maja  shkembi  të  larta 330 m , me një pamje të gjërë rreth e rrotull  permbi Liqen  e rrethsinë e tij…” 2.  Ndersa  studiuesi e albanologu  Johan Georg  von  Hahn  (në shek.XIX), thotë se : “ Vranina gjindet perpara  grykes së Moraçes  dhe vetem një kanal  i ngushtë e ndan prej toket . Rrethi i saj është nja  një orë e gjysem (me levizë në kembë ,N.B.). Gjysma Veriperendimore ka toka të mira , që prodhojnë nga  200 barrë  miser në vit  , pjesa e Jugut  është mal  dhe joprodhuese…”.3.   Siç  shihet keto dy  autor tregojnë edhe  lartesitë e kreshtave ku ishin vendosur tempujt  , dhe  token  prodhuese , në të cilen kultivohej miser dhe dikur edhe hardhi  e tjer..

Emri i “Ishullit”…deri tek  Vranina e sotme

Në lashtesi  (që në kohen Ilire)  ky ishull quhej “Syni i Liqenit”. Emertimi  mendohet se  i pergjigjej plotesisht edhe  pozicionit  të rendesishem e strategjik që  zinte ishulli.  Këtu dimeroheshin blegtoria , perpunohej  peshku i zënë , ku shquhej tharja e putarges . Nga ky vend behej gjuetia e shpendeve të ujrave e tjer. Gjithashtu ishulli ishte  një vend i mrekullueshem vrojtimi , nga ku mund të kontrollohej levizja e varkave (apo anijeve të vogla të kohes), që qarkullonin nga Shkodra , Malesia  e më gjërë…Pra ky ishull ishte një “SY” i vertet që shihte gjithshka levizte neper  ujrat e Liqenit.  Kur filloi zbritja e fiseve barbare në Ballkan (me siguri sllaveve nga Uralet gjatë shekujve VII-IX…), ky ishull thuhet se  mori  emrin “Syni i Gjakut”.  Nga vetë emri kuptohet se  ky ishull u la në gjak nga luftrat  grabitqare  të  jabanxhijeve , madje  kjo kohë gjaku e mjerimi nuk ishte vetem brenda ishullit “SY” , por edhe   në rrethinat , që “Syri”- ishull i kishte parë  dhe larë me lot gjaku… Sa  vazhdoi ky emer mbi ketë ishull  nuk dihet me saktesi , por studiuesi  Ermanno Armao shkruan se : “…Ishulli i Vranines  është i njohur  që në shekullin e XIII…”.4.   Harta është e shekullit XVII.  Emrin apo toponimi Vraninë , thuhet se e ka marrur ishull dalngadal  pas  luftrave mbrojtese që  zhvilluan vendalit  shekull pas shekulli  dhe masakrave  që shkaktuan  jabanxhinjet  që luftonin per zotrimin e ketij vendi strategjik. Gjatë ketyre kohrave  vriteshin shumë  njerzë , duke e kthyer ketë  ishull në një gijotin të perhershme ku shuheshin pa meshirë  jetë njerzore.  Si rezultat i kesaj historie ishulli filloj të thirrej  “Vendi ky vriteshin Njerz”. Historia ndër shekuj  bëri “bashkimin “ e  fjaleve Vra –     -Njerz , dhe nga ky bashkim dalngadal “lindi”  emri apo toponimi  VRANINË…, toponim që e kemi edhe sot  në shekullin e XXI.  Per hirë të vrtetes duhet thenë se ka edhe një gojedhenë e cila   toponimin Vraninë  e “spjegon” me pozicionin e vrojtimit të ishullit ,nga i cili  vihej re  gjithshka perreth , e per ketë mendohet se “fjalet” Vu – Re  duke u bashkuar dalngadal kanë dhënë  toponimin  disi të sllavizuar Vraninë…

Gjurmë qytetrimi , zhvillimi  e besimi në  Vraninë 

 Si në shumicen e trojeve  të banuara  nga të paret tonë Iliret , edhe në Vraninë  kishte të  ndertuar një qender banimi e qytetrimi mjaft të zhvilluar per kohen, por që  baticat e zbaticat e shekujve shpesh u treguan të pameshirshem per ketë qytetrim e zhvillim.  Është interesant se edhe sot mund të gjinden gojedhena  që thonë se  në Vraninë kishin  një rezidencë të perkoheshme  edhe prinderit e  perandorit  Romak me origjinë Ilire, Valer Dioklecianit , i cili  udhehoqi ketë perandori ne vitet 284-305, si dhe i nipit të tij  Shen Kajit , që u bë Papë dhe ishte në krye të selisë  së shenjte  per trembedhjet  vite. Kjo gojedhenë edhe sot mund të “gjejnë” mbeshtetje  tek dy autore  (në librat e tyre  historik per Shqiperinë)  : Se pari , Edvin Zhak  i cili per  perandorin  Diokleciani shkruan ; se ishte me origjinë Ilire dhe kishte lindur në fshatin Dokleas në pellgun e Liqenit të Shkodres. 5.  Së dyti , Zhan Klod Faveirial i cili thotë se Shen Kaji (apo Shen Gaji) ishte nipi i perandorit Diokleciani  dhe qendroi  në  krye të fronit të Shen Pjetrit  në  vitet 283-296..6.  Është interesant të  cilsohet se albanologu Xhuzepe (Giuseppe) Valentini kur shkruan per Marshejin (dikur edhe qytet-kala) “nenvizon” se  manastiri i Vranines ju është dhuruar  kryeparëve të  Marshenjit ; Ili Marsenit  në vitin 1288 , dhe Gjergj (Georgius) Marsen-it në vitet 1322 – 1329…7.  Ndonse per shekuj  Vranina ka qenë edhe një qendër e banuar , në regjistrimin e kadastres dhe koncensioneve …(1416-1417) të perpiluar nga Venedikasit  nuk ka  asgjë të shenuar per numrin apo emrat e banoreve. Ndersa defteri  i regjistrimit të sanxhakut të Shkodres  i vitit 1485 (perpiluar nga Osmanet) na jep keto të dhena  ;  Fshati Vranina ,varet nga Zhabjaku , është timar i  Hasan Marinit , dhe ka të regjistruar  vetem emrat e dy kryefamiljareve (dy shtepiave)  që jane : Gjuro i biri i Vukashit  dhe  Nika   i biri  i Dimitrit…8.  Pra siç shihet edhe  emrat e ketyre dy kryefamiljareve tingellojne si emra  ortodoks – sllave , gjë që ka mundesi të jenë e vertet , pasi  banoret autokton kristian (katolik) , pasi  kishin luftuar gjatë me pushtuesit otoman , ose ishin  vrarë , ose ishin detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre per ti shpetuar  valës së parë të egersisë së pushtuesit. Ndersa  sllavet siç dihet  jo vetem u nënshtruan “paqë” në  ketë  kohe ,por shpesh ishin bërë  edhe aleat të pushtuesve osmanë…

 Një studiues i njohur i dinastisë  shqiptare të Balshajve , Xhuzepe  Xhelcik (Giusepe  Gelcich )  përpara më shumë se një shekulli do të  shkruante se : “…Shqiptari i zgjuar nga natyra dhe i paisur  me një shije  të jashtezakonshme , i kishte stolisur  qytetet e veta  me monumente artistike  shumë të çmuara  ,të cilat u zevendesuan  pa shenjë e pa nishan  nga kulla  ciklopike zetjane  dhe nga ledhet mbrojtese  venedikase , shto ketu edhe goditjen e pameshirë  që i  shkaktuan shpatat dhe zjarret perpise  të çdo gjëje  , që i shpartalluan ato qytete (apo qendra  urbane të zhvilluara N.B.) fatkeqe , që keshtu heshten pergjithmon ….” .9.  Është  kjo aresyeja që edhe  në ishullin e  Vranines  albanologet ,studiuesit e historianet  konstatojne fare pakë  monumente  qytetrimi , zhvillimi e besimi  Iliro-shqiptare…  Konstandin Jireçek  shkruan se mbi ishujt e  Liqenit (Shkodres) kanë qenë  pesë manastire  të vogla… Më  i madhi ishte manastiri i Shen Nikollit në ishull të Vranines… Manastiri ka qenë i paisur me dhuntira të shumta , si prej anës së  Nemajevet  ashtu edhe  prej  Balshajve  e më vonë (1572) prej  Skenderbeg Cernojeviqit. Një kohë të gjatë  ka qenë i lidhur  me manastirin serb të Shen Mehillit , dhe atë të Shen Gabrielit në Jeruzalem , të cilit  ia kishte dhanë  cari Stefan Dushani.. (atëhere  kur  ky despot  kishte pushtuar trojet shqiptare si shumë troje të tjera të Ballkanit .N.B.). Po ky autor (Jireëek-u)  shkruan se edhe  në ishullin  Moraçnik (afer Vranines) ka qenë  një  manastir i vogel i Shen Merisë-Nënë që ishte “pronë” e Balshes III…10.  Ndersa  Milan Shuflaj “tregon” se sikur mund të shihet prej shkresave , manastiri (mungadia) e Shënkollit të Vranines gjendej atje që në shekullin e XIII…11. Po ky autor  në një studim tjeter të tij e “saktëson”  se manastiri i Shenkollit ishte themeluar  rreth vitit 1232 nga peshkopi i Zetës… i cili u braktis  që në vitin 1843 , por që u ripertri  në vitin 1886..12.  Është interesant se  ka gojdhena që thonë se në Vraninë  ekzistonte  manastiri apo kisha kushtuar të shenjëtores  Marie , Nënës së Jezu Krishtit, dhe një  Kala mjaft  e hershme . Jireçeku kur shkruan per Vraninen nuk e permend  ketë kala të hershme , por  thotë se e ndertuan turqit  mbas vitit 1843 , ndersa për  manastirin e Zojes Shën Mri shkruan se gjindej  në ishullin e afert  Kom , dhe ndër muret e tija gjindej varri i Llesh Gjurasheviqit  (Cernojeviq), kryekomandantit  të despotit Stefan , me një mbishkrim. Më tej  është Starceva Gorica ; një manastir dikur i njohur  me një nga dorshkrimet e vjetra.Tash është krejt  i shkretë. Ketu  ka qënë varrosë  Bozhidar Vukoviqi (1540) që shtypte libra kishet serbisht në Venedik. Në ishullin Beshka Gorica kanë qënë dy kisha ; një e Shen Gjergjit  e tjetra  e Shen Mërisë nanë. Ndër germadhat  e kesaj të fundit  gjindej varri i Lenes , bijes së princ- Lazarit serb , e cila ma parë  ka qënë  e shoqja e Gjergj Strazimir Balshes (shqiptare N.B.) e mbas tij e  vojvodes  madh të Bosnjes  Sandal-it (1442)…13.  Siç shihet  ky autor shkruan edhe per ishuj të tjer me të vegjel të liqenit të Shkodres ,që natyrisht  kishin lidhje , por  edhe  mvaresi  nga ishulli  i madh i Vranines… 

Pershkrime  me vlera  gjeografike e historike

Studiuesi francez Hyacinthe  Hecquard i cili ka qënë edhe konsull në Shkoder (në shekullin e XIX), kur pershkruan Ishullin e Vranines e lidhë atë  me derdhjen e lumit të Moraçës ,dhe thotë se në atë kohë ndahet nga toka  vetem prej një kanali  të vogel ; ai dallohet që larg prej dy maleve  majemprehta  që ngrihen në pjesen jugore të tij. Në perendim të ketij ishulli ndodhet  ishulli , apo me saktë shkembi i Lesandres…14.  Ndersa Ermanno Armao  shkruan  : “…Nese  niveli i liqenit  do të kishte  qënë më i ultë se i sotmi (vitit 1930..N.B.) Vranina  do të kishte  qënë  asokohe  e lidhur me fushen  e Moraçes  dhe nuk do të ishte ishull…”.15.   Albanologu Milan  Shuflaj  në studimet e tija shkencore na “kujton” se ishulli i Vranines  ka qënë  edhe një vend  strategjik ku mblidheshin perfaqesuesit  e  zonave perreth (shqiptare e fqinje ,malazez e  më gjërë) , per të bërë aleanca e marrë vendime me interesë të perbashket . Një ndër  keto momente historike është fiksuar në vitin 1455  kur perfaqesuesit  e 51  fshatrave të Zetes  së Siperme  ( ateherë trevë e komunë me shumicë shqiptare ,por edhe me pak banor  malazez,  nënshkruan në ishullin e Vranines  se bashkoheshin  me  Venedikasit me anë të një konvente  per të luftuar  kunder  invazioneve   Osmane që perbenin një  rrezik të perhershem…16.  Ndersa i Studiuesi  i  koheve tona  Oliver Jens Schmitt, shkruan se  takimi i vitit 1455  është bërë në muajin shtator  në ishullin e Vranines (Vranjina…) të  Liqenit të Shkodres  në mes fiseve luftarake  të Zetes së Eperme , nën udheheqjen e Stefan Cernojeviqit (aleat i prijesit legjendare të  Arberisë , Gjergj Kastriotit Skenderbeu..N.B.).  Perfaqesuesit e fiseve  premtuan se do të  marrin pjesë  në luftimet  në të gjithë Arberinë …17.  Po ky autor  thotë se marrveshja e Vranines ….e vitit 1455 mbeshtetej mbi patronazhin e kulluar dhe aleancen kunder Osmaneve.. 18. Studiuesi  Georg Hahn ( shekulli  XIX) tregon per  ishullin  e Lesendres  që ishte  shkemb  dhe ndahej  nga një kanal i ngushtë  prej  bregut perendimore të Vranines , që nuk është më shumë se 100 kembë  i gjërë . Ishulli në fjalë  është një milje e gjysem deti larg  bregut malazez … Ishulli i Vranines  ka qenë gjithmon i “Turqisë”, (domethenë i Shqiperisë  , pasi  në ato  kohë ishim të pushtuar nga  kjo perandori dhe identifikoheshim me emrin e ketij pushtuesi..N.B.). Edhe tokat e ishullit  ishin të agallareve (shqiptar  të Zhabjakut).  Shkaku  që Vranina u shkeput nga Turqia ( d.m.th. nga Shqiperia ) ka qënë  ky: me 4 nentor 1832 tetë  vranjot shkuan në Shkoder  gjoja per të blerë krypë ,por ketu u kapen si spiun të malazezeve .  Me urdher të  vezirit të madh Reshit Pashes  , që ateherë ndodhi në Shkoder  u futen  në burg  . Njeri prej tyre  shpetoi ,ndersa shtatë të tjeret  u varen. Vranjotet kur e moren  vesht ketë derguan një delegacion të Vladika  dhe  iu  luten që ishullin e  tyre  ta pranonte brenda tokes malazeze.  Lutja e tyre u   pranua  me gëzim dhe  Vladika dergoi shpejt në ketë ishull një garnizon ushtaresh dhe Lesendren e siguroi duke ndertuar një kullë të fortë. Në ketë menyrë malazezet fituan sundimin  mbi pjesen  veriore të liqenit dhe u bënë të vetmit pronar të plloçave të mira të atjeshme…19.  Është me vlera të theksohet se  grabitja e  ishullit  shqiptar të Vranines   që ishte edhe një pikë strategjike që kontrollonte  edhe qarkullimin e tregtinë që zhvillohej  nepermjet Liqenit të Shkodres  (në  mes dy brigjeve  e me tej) , ka ndodhur  pikrisht në vitin 1832 , kur edhe  kishte rënë  dinastia famemadhe shqiptare e Bushatlinjeve të Shkodres ,ndersa incidenti me  banoret me besim ortodoks të Vranines  ishte thjeshtë  shkaku që inskenuan fqinjet tanë të vonë sllav, per të grabitur ketë   “Sy” Magjik e  Historik të liqenit të shqiptareve …Në dokumentet  osmane  gjindet  një urdher i kryevezirit turko-osman  i datës  10 prill 1839  i cili ndalon perkohësisht  ndeshkimin e banorëve (raja) të ishullit të Vranines, të cilet prej vitesh ishin bashkuar  me kryengritesit malazez. Ndeshkimi thuhet në urdher do të behet më vonë, meqense Vladika i Malit Zi pergatitej per luftë. Gjithashtu ndeshkimi thuhet se do të bëhet më vonë , pa zhurmë , me anë  të një fisi që quhen malësor… Fisi malësor në fjalë është zotuar per një fillim të mirë…20.  Në këtë urdhër nuk njoftohet emri i fisit malësor… Nën presionin e shqiptareve  në vitin 1843  Osman Pasha  vendosi me  Çlirua  ishullin nga pushtuesit malazez. Pasha urdheroi  me zgjerua  fortifikatat  e Lesendros dhe me ndertua  një kullë ….Vladika  me  shpenzime të medha  transportoi disa topa të rendë deri në breg  dhe me këto bombardoi fortifikatat e Lesendros , por pa as me të voglin sukses ,dhe sulmi i  300 malazezeve kundra Vranines  u terhoq i detyruar  prej garnizonit të shqiptareve  që  i shkaktuan humbje të medha armikut . Prej asaj kohe të  dy ishujt (Vraninan e Lesendra ) u  bënë pronë  e Turqise (dmth ju rikthyen shqiptareve  me 1843)…..Ndersa pjesa më  e madhe  e banoreve të vjeter të Vranines  u kthye perseri në trojet e veta…21.  Për fortifikimet e “reja” në ishull,  Hekardi  thotë se në vitin 1843 , Osman Pasha  ndertoi edhe dy kulla në Vraninë dhe në  Kramazur , që Hahni  e shkruan  në trajten Gurmeshur..22.  

Vranina , ose  pak nga historia  e një  Troje  shqiptare të shekullit XIX… 

Si çdo pllembë truall i Shqiperise Etnike ,edhe Vranina ka historinë e saj shumeshekullore  të luftrave ,qendreses  e shpesh mbijeteses. Por simboli  më sinjifikativ që e bënë  Vraninen ti ngjasoi  (në miniatur) Trojes  historike  të më shumë se tridhjet shekujve më parë  , është  Lufta mbrojtese e qershorit  të vitit 1862  kur trimat shqiptar , me në krye – kryetrimin Oso Kuka,  bënë që  një kullë baroti në Vraninë të gjëmoi më shumë se një kala , gjëma  e të ciles u degjua  jo vetem tek Krali malazez në Cetin , por deri në kryeqytetet e Europes Plakë… Lufta per mbrojtjen e Vranines kishte qënë e pabarabart , pasi shqiptaret jo vetem nuk perkraheshin  në  mbrojtje të teritoreve të tyre nga  Stambolli (pushtues), por shpesh edhe pengoheshin , ndersa forcat pushtuese malazeze  kishin një ndihme të pakursyer jo vetem nga “motra” Serbi , por edhe  nga Europa plakë e veçanarisht nga  dadoja e  sllaveve , Rusia…  Kur  kësaj lufte të pabarabart i kishte ardhur  fundi  tragjik  dhe forcat mbrojtese shqiptare po flijoheshin një e nga një ,                       Oso Kuka  me trimat që  u printe vendosen të terheqin sa më shumë forca malazeze  rreth kulles . Pikrisht kur u “mendua” se momenti kulmore kishte ardhur, dhe qindra ushtarë  e oficerë  malazez po “festonin” fitoren rreth kulles ,  Oso Kuka me miratimin e shokeve të tij trima (që kishin mbetur rreth 30 vetë) , vendosen me vdekë  heroikisht , duke  shlyer vehten disa herë.  Per ketë i dhanë zjarr kullës së barotit  e cila gjemoi nga një shperthim trondites që mbuloi me flakë  e shtellunga  tymit  krejt ishullin  ku gjeten vdekjen pa lavdi  rreth 200 malazezve shoven , por edhe u flijuan me lavdi  e nderë në shekuj rreth  30  deshmor  shqiptar , heroizemi i të cileve  edhe sot këndohet e kujtohet me krenari , duke bërë që edhe Vranina ti ngjasojne  një Troje  shqiptare  të shekullit XIX… 

Pas vitit 1945 kur në (ish)  Jugosllavi dhe në Mal të Zi sunduan komunistet, Vraninen  ata  e  kthyen në një burg  të tmerrshëm per kundershtaret e tyre politik .  Siç thuhet  nga ky ferr i komunisteve jugosllav kishte shpetuar i gjallë vetem një i burgosur  i cili kishte arritur të arratiset duke perdorur deren e burgut  (prej dërrease), per të lundruar drejt tokes.. Më vonë  kur Vranina  e kishte humbur  funksionin si burg  muret e mbetura  të kalasë  apo  kullës  së  “Oso Kukes”  demtohen edhe nga një termet… Sot kulla e “Oso  Kukes” është  lënë në meshiren e “moteve”  që dalngadal  po e “rrafshojnë”.. Por  megjithse sot Vranina  është e ndarë me kufij nga Shqiperia “londineze”,  ajo është e pandarë perjetsisht nga historia e Shqiperisë Etnike…   

Referencat:

1.Keto gojdhena  i gjejmë të shkruara edhe  në romanin historik të Sulejman 

Krasniqit  me titull “Oso  Kuka “,fq.22-23.  

2.Konstantin Jirecek , Vezhgime Iliro-Shqiptare , fq.111. 

3Johan Georg  Hahn , Studime  Shqiptare ,fq.161. 

4.Ermanno Armao Vende, kisha , lumenj ,male  e toponime  të ndryshme të një  harte të lashtë të Shqiperisë ,fq.179. 

5.Edwin    Zhak ; SHQIPTARET.. fq.151.  

6. Zhan Klod Faveirial ; HISTORIA ,më e vjeter e Shqiperisë ,fq.90.  

7.Giuseppe  Valentini , Il Diritto Delle  Comunnita…fq.311.

8.Defteri Sanxhakut Shkodres…fq.370-  -371.   

9.Giusepe  Gelcich  , Zeta dhe Dinastia e Balshajve ,fq.366. 

10.Konstantin Jirecek ; Vezhgime Iliro-Shqiptare… ,fq.111.  

11.Milan Shuflaj  ,serbet e shqiptaret ,fq.220

12.Milan Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë Paraturke ,fq.87-88 , perkthyer e perg. per botim Dr. phil. MA  Edmond Malaj, botime franceskane ,Shkoder 2013.  

13.Konstantin Jirecek,po aty..fq.111. 

14.Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë ,fq.95.

15.Ermanno Armao Vende ,kisha , lumenj , male  e toponime  të ndryshme të një harte  të lashtë të Shqiperisë Veriore ,fq.179. 

16.Milan  Shuflaj ; Serbet e Shqiptaret..fq.154.  

17.Oliver Jens Schmitt Arberia  Venedike 1392-1479,fq.307. 

18.Oliver Jens Schmitt , po aty…fq.497. 

19.George  Hahn ,Studime Shqiptare …fq.161-162. 

20.Akademia e Shkencave  të RPS të Shqiperisë , Instituti i Historisë, Kryengritjet popullore  në vitet 30 të shek. XIX ,dok.261 ,fq.389 ,Tiranë 1978.   

21.Goerg Hahn ..po aty .fq.162 . 

22. Hyacinthe Hecquard  ; Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë  Eperme ose Gegerisë ,fq.96. 

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT