• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

U nda nga jeta shkrimtari Ramadan Pasmaçiu

November 3, 2021 by s p

Agim Xh. Dëshnica/

Në mëngjes të  djelën, 31 tetor në Tiranër,  u nda jeta, Ramdan Pasmaçiu shkrimtari  i mirënjohur në letërsi  për fëmijë  e  të ritur. Ramadan Pasmaçiu u lind në Berat më 26  shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu  në shkollën e tregut të  vendlindjes Në dhjetor  1955 mbaroi  teknikumin e naftës në Kuçovë . Në shtator 1957 me rekomandim të Lidhjes së shkrimtarëve  dhe artistëve të Shqipërisë për prirje të veçanta letrare u dërgua në degën e gjuhës e letërsisë shqipe në fakultetin  Histori- Filologji. Pas diplomimit u emërua drejtor i shkollës  së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën”Bashkimi”,  tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu  në gazetën  “Mësuesi” dhe 18 vjet kryeredaktor  i  revistës letraro-artistike për fëmijë  “Yllkat” që nga krijimi i saj. Shkrimtari Ramdan Pasmaçiu  do të kujtohet si një nga krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare, ku ka marrë shumë çmime të para. Në vitin 1987 ai meritoi çmimin “Migjeni” për romanin në katër vëllime “ Udhëve të fëmijërisë.”. Me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri. Veprat që ka botuar  në këta vite janë të shumta, përmendim vetëm  disa prej  tyre:“Dashuria e nënës,” “ Mësuesja”, “ Kush rron duke shpresuar, “  “Ju flas me zemër të hapur”♀”“Maratonomaku.” Romanet: “ Përtej  kohës,” “ Shtjellat e bardha,” “ Flaka e shpresës”kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Për këtë vepër ai u nderua me dekoratat Nderi i Qarkut të Beratit” “ Fisnik i qytetit të lashtë” dhe nga qyteti i Prizrenit  me dekoratën “Mirënjohje”.   Arriti   të botonte  vetëm një nga katër librat autobiografikë me titull: “´Rrënjët  e Zemrës” i cili është  në vetvete  shuplakë e fortë për diktaturën, thirrje  për të ruajtur të gjallë kujtesën, përpjekje për t’i  dhënë kombit diçka të vlerë. Ramadan Pasmaçiu do t’u mungojë dhimbshëm pjesëtarëve të dashur të familjes e të afërmeve me të cilët jetoi e bashkëpunoi gjatë krijimtarisë së tij; do t’u mungojë miqëve të vjetër e të rinj, të cilët e deshën aq shumë atë njeri bujar e fisnik, Ramdan Pasmaçiu,  ky  shkrimtar i palodhur   do të  jetojë me  nëpër veprat e tij me vlera kombëtare  e me gjuhën  e bukur shqipe.

Filed Under: Kronike

Kryetari Glauk Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së

November 3, 2021 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, në 32-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrezat e tyre në Velani të Prishtinës.Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë lënë amanetin e rëndësishëm se pa pushkë nuk vjen liria e Kosovës.“Ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve. Vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e parë e UÇK-së. Amaneti i tyre u realizua në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah Ushtrisë sonë çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha kryetari Konjufca.Kryetari i Kuvendit shtoi se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu jo rastësisht prehen në varrezat e dëshmorëve në Velani, pranë aktivistit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, pasi që ai ishte frymëzim për veprën e tyre atdhetare.“Jo rastësisht Afrimi dhe Fahriu prehen këtu të qetë së bashku me Bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan, sepse ai ishte i pathyeshëm. Ashtu siç ishte për ta frymëzim qëndresa e paepur e Adem Demaçit, për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë do të jenë frymëzim veprat e Afrimit, Fahriut dhe të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Filed Under: Kronike

Ministri Krasniqi takon Senatorin Nunn, zëvendës Sekretarin e Shtetit Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States McCollum

November 3, 2021 by s p


IOWA, Des Moines, 2 nëntor 2021


Ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s ka takuar Senatorin e Shtetit z.Zach Nunn, zv.Sekretarin e Shtetit z.Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States
znj.Karla McCollum me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, si dhe fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera.
Në këtë takim, Ministri Krasniqi e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, si dhe shprehi mirënjohje dhe falënderim të pranishmëve për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën SHBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit.

Filed Under: Kronike

A po i kërcënohet Ballkanit një luftë e re?

November 3, 2021 by s p

Nga Skënder MULLIQI/

 Sikur në krejtë  botën ,  edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvoglohen demokracitë ! Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratat e vegjël dhe autokratët e mëdhenjë.BE-ja , sikur nuk po gjenë mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë , duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e mbrendshme  diverzante të shumë shtete.Kjo strukturë evropiane pa Amerikën  nuk po është në gjendje ti zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidoms ato të minishteteve të dala nga  ish-Jugosllavia. Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza përmanente dhe më luftëra. Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar ,  solli tragjendi të mëdha, e ato sikur  nuk kan përfunduar.  

Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme . Republika Serpska e Dodikut , nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike , sepse që shumë kohë kan mbetur zvarë problemet e pa zgjdhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këti shteti .Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së. Ngjarjet e mbrendshme  jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kan shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës . 

Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Millosheviqit.Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjën e Kosovës .Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjët e fundit në Cetinje më popatë serb, dhe ngjarjet në veri të Kosovës , ku Vuçiqi kërcënoi direct më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave  të tilla ende  konfliktuoze në Ballkan ,dhe më gjerë.Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryen bukur shumë gjendjes të destabilitetit . Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kan mbetur shumë hapësira të zbrazëta  veprimi ,dhe nga kjo edhe po thëllohen krizat në këto shtete . Ende nuk janë liruar krejtë nga logjika ballkanase , e cila është logjikë retrograde e të menduarit , logjikë  konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po thëksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike , të cilat  kan mbetur aty diku në mes, as në kapitalizem modern as në sistemin socialist! Dihet së një gjendje e tillë e status- kuos prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore .  Jo, që po vonohemi  edhe në si Kosovë në  fazën e tranzicionit , por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega  politikë , nuk po ngopën më të mira materjale të zhvatura .Kan krijuar terren të përshtatshem shumë vjeqarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë , të cilën nuk po e bëjmë të mirë. Shtetet ballkanike, kështu  edhe Kosova sikur kan hartuar plane  për ikje te të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!  

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi

NGA DRIVASTUM TEK DRISHTI, SHEKUJ HISTORIE E QYTETRIMI NËN RRËNOJA

November 3, 2021 by s p

Nga Ndue  BACAJ

DY  FJALE NË VEND TË HYRJES

Mund të jenë fare pak banore të Shkodres , Malesisë së  Madhe e me gjërë që të mos kenë degjuar  per qytetin apo kalanë  e lashtë të Drishtit, e cila ndër shekuj “cilesohej” pas  asaj të Shkodres…Per ketë  trashigimi qytetrimi e zhvillimi qarkullojnë  gojdhena ,dokumente dhe shkrime të ndryshme ,të cilat mund të “ballafaqohen” vetem me disa  rrënoja e germadha që gjenden në Drishtin e sotëm ,i cili trashigon nga Drivastumi i lashtë më së shumti emrin e “shqiperuar “ disi  ndër mote … 

Kalaja e Drishtit - Wikipedia

Pamje nga rrenojat e qytetit-kala të Drishtit-sot

DRIVASTUM  (DRISHTI), NË  FOKUSIN  E STUDIUESVE , HISTORIANVE  E  ALBANOLOGEVE  NDËR  SHEKUJ…!! 

Drishti  si qender qytetare e fortifikuar ka një histori rreth  pesembëdhjet shekullore .. Duke ndjekur qyterimin e  trojeve  tona ne  mendojme se  Drishti është vijim i qendrave të fortifikuara  para e pas pushtimeve romake, të cilat i kalojnë 2500 vitet, ku si shembull mund të marrim  qytezen  e fortifikuar të Kratulit (Boks) , Kalanë- Qytet të Marshenjit .. e deri Dioklen e famshme (afër Potgoricës së sotme ..) cila ka lulezuar deri në vitin  518 ,kur nje termet i fuqishem e goditi  aq rëndë sa në shekullin e VII qyteti famemadh u shkretua … Ku siç shkruan albanologu Milan Shuflaj ,pjeset e shkaperdredhura  të Diokles  u rrembyen nga keshtjellat e tjera të aferta, duke u krijuar grupi i qyteteve  mesjetare : Suacium (Svaçi) ,Drivastum (Drishti) ,Balecium (Balleza) dhe Danja..1.  Gjithashtu nga ky autor mesojmë se janë me origjinë Ilire sidomos emrat  topografik të qyteteve Dioklea , Drishti ,Balezo e Svaci…2.  Në  vellimet  e  “Illiricum Sacrum”  (të  pergatitur nga Daniele Farlati , Jacobo Coletit,Filip Reciputi) mesojmë               se Drishti (Drivasto)  ka qenë i njohur si dioqezë që në shek.V , ndersa si një qytet  Ipeshkvnore  ai permendet nga shekulli  IX , gjë që na jep të drejt  të mendojmë  se ai ishte një qytet mjaft i madh edhe per nga numri i banorëve..3 , dhe shumë i rendesishem per nga zhvillimi e qytetrimi i kohes.   Emrin  e të “parit“ ipeshkev (të dokumentuar ) e gjejmë vetem  në  vitin  887 ,por edhe ketë  të shenuar me inicialet  N.N. 4.  Studiuesi i njohur Theodor Ippen , i cili shquhet per “ballafaqimin” e studimeve  të tija me ato  çfarë  gjindeshin konkretisht në terren , per qytetin e lashte Drivastum ndër të tjera shkruante:  “Nga erresira që mbulon historinë e Shqiperisë dhe që vetem aty këtu ndriçohet nga ndonjë rreze drite , na shfaqet shpesh emri Drivasto…Shkodrani Barletius (Marin Barleti shekulli XV,N.B.)  per hisrtorinë  e hershme të Drivastos thotë se : “..Qytetaret e  Drivastos ia atribuojnë   themelimin  e qytetit  të tyre romakeve  dhe mburren  se  janë  pasardhes të kolonëve romak , kjo është e pabesueshme ,pasi asnjë  shkrim apo shenjë tjeter nuk e vertetojnë ketë. Megjithatë vendi i ka të gjitha kushtet  per themelimin e një qyteti. Krahina është shumë pjellore, ka kudo burime , kodra të hijshme dhe një ajër të paster.  Qyteti ndodhet në anë të Kirit  mbi faqen e një mali , i cili zbret nga ana jugore mbi lum ; perimetri i mureve të tij është më teper se 2000 hapa. Mbi majen e kodrës ndodhet një kështjellë e mbrojtur nga natyra dhe nga dora e njeriut. Qyteti është 8000 hapa larg Shkodres. Pas rënies së Prandorise Romake ai u shkaterrua  nga galo-greket (hunet ? ) dhe u rindertua nga mbreteresha  Helena , që rrjedhte prej gjakut francez dhe ishte bashkeshortja  e mbretit slloven Simeon Nemaja “ ,  (mbreteresha Helena , e bija e perandorit Balduin II,bashkeshortja e Stefan Uroshit I , 1237- 1272 ).” .5.  Një pershkrim interesant i bënë  qytetit dhe fortesës së Drishtit , albanologu dhe studiuesi Kostandin Jireçek, ku ndër të  tjera  shkruan se : ”.. Fortesa kryesore rreth Shkodres  ishte nja 10 km larg nga lindja në breg të Kirit , ku fillojnë  malesitë Drivasto , latinisht  Drivastum , në serbishten e vjeter Drivost… Qyteza mund të jetë ilire ose romake . Shqip quhet sot Drishti , që është një log i naltë nja 150 metra mbi një koder , i kufizuam nga veriu dhe perendimi prej lugines së thellë të Kirit , nga jugu  prej grykes së perronit të Drishtit , keshtu që vetem prej lindjes mbetet  i hapur.  Në mes të kësaj kodre qendron katundi …me tepricat  e qytetit të moçem me dy porta. Nja 60-80 metra më lartë, mu në maje është qyteza e hershme, kalaja e Drishtit , e rrethueme  me murie në formë të nji poligoni të parregullt me tepricat e pirgjevet. Ndermjet qytetit e kalasë   gjinden germadhat e një kishëze të vogël me tri altare rrumbullake… Nga germadhat hapet nji pamje  e gjanë mbi Shkodër e Liqe. Barleti lavdron ujin e ajrin e mirë të Drishtit…6.   Ndersa studiuesi francez Hekard  e vlerson ketë qytet  per rendesinë dhe lashtesinë e tij duke thënë  se :  “Edhe pse i shperfillur nga gjeografët e lashtë , Drishti ka qenë një qytet mjaft i rëndësishem , atë e gjejmë tek  disa shkrimtarë të  perandorisë së poshtme  me emrin Trivastum e shpesh  Dinastrum. Rrenojat e tij të shumta të krijojnë një ide mjaft të qartë per fuqinë e tij të lashtë…Qyteti rrethohej nga mure, kulla dhe bedena me një perimeter perafersisht dy milje (3300 ml ,N.B.). Në kembet e tij rrjedhte Kiri (Klausula) …7.  Ish konsulli  Italian në Shkoder, Ermanno  Armao ( fundi shek.XIX) duke u bazuar  në toponime të ndryshme të një harte të lashtë (të hartografve  Kanteli e Koroneli ,shek.XVII ,N.B.) të Shqiperisë Veriore kur “viziton” Drivasto-n (Drishtin) e pershkruan  gjendjen e dy kohëve (para e pas pushtimit otoman të qytetit) , keshtu : “Qyteti i  lashtë ipeshkvnor me kishat e tij  të  Shën Gjergjit, të Shën Françeskut , të Shën Mërisë , Shën Shelbuesit  e  Shna Prendes , si dhe  me fortesen e lavdishme venedikase ,e cila  pasi qe  shtënë në dorë nga Republika Venedikase  me 1396 , ra në doren e turqeve  me 1477 , është … një grumbull rrënojash , dhe brenda mureve të tij, në rrezë të kështjelles , jetojnë rreth njeqindë banorë muslimanë me burime të pakta jetese ,që megjithatë  mbajnë  mend   kohë më të mira kur “Venediku” i kishte në zotrim ato toka….në hartë është vizatuar një keshtjellë e minare, por nuk e dimë nëse  është kjo gjendja e qytetit të vogel në shekullin e XVII…” .8. Albanologu  dhe historiani  Giuzepe  Valentini , kur shkruan per Drishtin e “quan” :”.. Fis e Bajrak në grupimin  e Postribes, … por edhe si qendren që bashkon komunen e kesaj zone. Ndoshta per meritat e lashtesisë. Nga  qyteti i Drishtit ketu  ka një trashigimi  emri dhe  rrenojash… 9.  Një  rikonfirmim (perafersisht të till ) e interesant e gjejmë  edhe tek studiuesi  Fulvio Kordinjano, i cili studimin  e tij e mbeshtetet në  vepren dhe shkrimet e  misionarit të madh  Italian të shekullit XIX At  Domeniko Pazi (1847-1914 ) , nga i cili  per Drishtin  citojmë : “…Misionari duke kaluar aty ju duk se Drivasti, qytet antik paraislamik i fortifikuar , i cili gjendej mbi një shkemb të thepisur  që binte thik mbi Kirin , pothuajse në daljen  e lugines  ; në atë kohë  paraqiste vetem copeza muresh rrethues, dy porta të shembura  dhe ndonjë mbetje kulle. Nga kohet antike  kishte mbetur  vetem një  sternë  uji , per të cilen thuhej se ishte shumë e lashtë , dhe në njeren nga shtepitë , të gjitha muslimane , mund të shihje një gurë  i cili mbante  emrin e Jezu Krishtit ,dhe ky gurë ishte  perdorur si gurë themeltare…”.10. Siç shihet nga keta  autor të huaj , Drishti ka qenë objekt studimi gjatë shekujve , jo thjeshtë per kenaqesinë e  studiuesve , por per vlerat e mëdha të qytetrimit e zhvillimit që kishte pasur ndër shekuj . “Mjerisht” Drishti duke pasur pranë qytetin e kalanë e Shkodrës (apo Rozafes siç quhet shpesh) ishte “hijezuar”  disi nga motet …

VLERA  QYTETRIMI E BESIMI … 

Drishti si të gjitha qendrat e tjera qytetare (Ilire ,Arbnore  e  Shqiptare)  ndër shekuj ka rrezatuar qytetrim e zhvillim me aromë Europerendimore të kohëve… Jeta qytetare drejtohej nga Statutet qytetit ,që ishin thuajse të njejta me ato të Shkodrës…  Keto i vertetojnë dokumentet e shkruara ,gojdhena të trashiguara, si dhe rrenojat e gërmadhat që “dallohen” edhe sot në fillimet e shekullit XXI , ndonse qendrojnë disi të “heshtura”… Drishti ka qenë një qendër  mjaftë e rëndesishme ku punohej e jetohej . Ketu ka qenë e ndertuar infrastruktura e kohes , me banesa , zyra , bibliotekë , rrugë , sheshe , zeje të ndryshme  ,  punishte ku shtypeshin monedha , duke  vijuar me  Pazarin e perditshem dhe atë javor etjer.  Qyteti i Drishtiti  shquhet edhe per shkollat e tij  të kohës  , ku  edukoheshin banorë të qytetit , rrethinave  e më gjërë . Për edukaten  e mirë flet  edhe  fakti që një qytetar nga Drishti , ngriti një shkollë fillore në Stanjo (Stagno)  afër Raguzes në vitin 1373…

Në Drisht  përmenden në vitin 1442  “tres  scuole maiores” (tre shkolla…) , “shkolla”  e  Shën  Kryqit , ajo e Shën  Gjergjit  dhe ajo e  Shën Mërisë. 11. Në Drisht ekzistonin punishte moderne që perpunonin  rrushin dhe ullirin. Vena e voji (i ullirit) të prodhuara ketu  ishin mjaft të njohura dhe vlersoheshin shumë edhe per eksport, në Venedik e më gjërë…   Vlersimi dhe njohja e  cilsisë  së venës e vojit  (të ullirit) të Drishtit tregon , per  shkallen e lartë të mjeshtrisë  që kishte arritur kjo qendër qytetare e zhvilluar.. Drishti duke qenë një qytet  i ndertuar në një pozicion shumë të pershtateshem gjeografik ,klimaterik  dhe politik ,fitoi jo vetem rendesi administrative  (shtetrore) ,por mori vlera edhe si  një qytet peshkopal apo Ipeshkvnore , që permendet per herë të parë në shekullin e IX..per të cilin  studiuesi Ippen.. shkruante se njihen emrat e 35 ipeshkeve ,prej të cilëve  i fundit u zgjodh në vitin 1336 , (sipas të dhënave  të ndjerit arqipeshkev Poten të Shkodres )..12.  Ndersa një burim tjeter e fillon “hierarkinë “ e ipeshkevijeve të Drishtit  në vitin 887  me  inicialet N.N. , dhe e perfundon në vitin 1636 me emrin e (ipeshkevit) Hieronim Cucich , per të cilin shkruan se  vdiq me 2 janar 1648 , dhe  se me ketë ipeshkev merr fund edhe vargu i ipeshkevijeve të Drishtit..13. Interesant duket studimi i Jireçekut  i cili thotë  se: “.. Qyteti  e qyteza dallohen qartas  prej shoqishoqit: civitatas et castrum.(në  shqip  perkthehen Qyteti  e Kalaja ,N.B.).  Katedralja ishte një  kishë e Shën Gjergjit. Permendet edhe një kishe  e Shën Mërisë ,dhe një tjeter e Shën Franceskut . Peshkopi kishte nji tog kishtare , kanonik , nji kryeprift e shumë priften…Rrethi i Drishtirt kishte mjaft venë e voj …14.  Duke ju referuar autoreve të tjerë ,si dhe hartografeve  Kanteli e Koroneli të shekullit XVII në Drisht gjindeshin , perveç  kishave që permend  Jireçeku edhe dy kisha të tjera kushtuar  Shën Shelbuemit dhe Shna Prendes..15. Ndersa albanologu dhe historiani Milan Shuflaj  shkruan se në dokumentet raguziane permenden per Drishtin katër Kisha : Katedralja e Shen Gjergjit , Kisha e kolegjuar  e kapitullit Shën Maria  e Drishtit  (1353 capitulum  ecclesie S. Maria  de Drivasto) , Kisha e Shën Franceskut  (1353 , 1368) , dhe Kisha e Shën Salvatorit  (S. Salvator  1399). 16.  Shenjetori  mbrojtes  i  Drishtit ishte  Shën  Gjergji..17. Per Drishtin si qytet-kala me rendesi historike ,  është folur ,shkruar , madje edhe hamendesuar shumë . Ndaj per vitin e themelimit të Drishtit nuk  ka një vit apo shekull “fiks”. Drishti të pakten që në shekullin e gjashtë ka filluar të hell shtat si qender e rendesishme qytetare ,ndersa duke filluar nga shekulli i  IX  është e dokumentuar edhe si qender e Ipeshkevie me të njejtin emer me qytetin. Gjithsesi një dokument i gjetur në arkivin e Vatikanit ,sipas gjasave apokrif ,bëhët shkas  per të hellur një hipotezë të paqendrueshme , se Drivastum është themeluar nga familja bizantine  Angelos (Engjellore N.B.) , nga e cila vijnë perandoret e viteve 1185-1204 dhe se kjo familje ,si e perzunë latinet ,qe terhequr në Drivastum dhe kishte sunduar atje. Dokumenti pretendohet të jetë një diplomë  emertimi e leshuar nga perandori Mihali VIII Paleologu (1261-1282), për Dukët e Drivastos ; Mihal Angelos  dhe per të birin e tij Andrea Angelos. Sipas të gjitha gjasave … keto mardhenie  të familjes Angelos dhe  Drivastum nuk kanë  ekzistuar kurrë..18.  Duke cituar këta rrjeshta nga një dokument  që nuk mund të kontestohet lehtë , ne mendojmë të “sqarojmë” se dyshimi i autorit  per mardheniet e  familjes Angelos (Engjellore) dhe Drisvastumit , kanë të bëjnë  me origjinën bizantine të  Anxheleve apo më saktë të ENGJELLORVE të Drishtit , që në  vertet ishin familje e njohur (Arbënore) e me rendesi , jo vetem  per Drishtin , por edhe per krejt Arbërinë e më gjërë..fama e të cilëve mori dhenat në shekullin e XV me në krye Ipeshkevin famëmadh  Pal Engjellin e tjer… Studiuesi francez Hekard  shkruan se : “..Mihal  Paleologu pretendon se  Drishti u themelua  nga pasardhesit e Isak Engjellit . Farlati (Daniele Fralati njeri nga hartuesit e vepres  Iliricum  Sacrum ,fillimi shek. XVIII ,N.B.) , rrëfen se në lidhje me  ketë ekziston në Vatikan , në Instrumenta  miscellanea të Arkivave  sekrete një deshmi e Mihal Paleologut , perandorit , per Mihal  Engjellin  dhe Andrean djalin e tij , Dukë të Drishtit , që u jep atyre  titullin e konteve të Pastroviqit . Në ketë dëshmi, Mihal  Paleologu  verteton të  drejtat , privilegjet  dhe titujt  e fisnikerisë që i kishte dhënë  perandori Leoni i parë  familjes  Engjelli , e cila –shton ai , themeloi ,siç e dimë , qytetin e Drishtit  aty ku gjendet sot , dhe ndertoi me shpenzimet e saj katedralen dhe shtepinë kanonike të cilat i paisi me gjithshka të  nevojshme. Sipas Dykazhit (Ducange) , në kohen kur në Serbi mbreteroi Uorshi , pasardhesi i fundit i Nemajave , Andreasi , pinjoll i një familje të shquar të Spanjës  qeveriste  Drishtin me titullin Dukë.  Ai vdiq  në vitin 1336 , duke u a lënë principaten fëmijëve të tij.   Në këtë kohë , Dukët e Drishtit  kishin nën sundimin e tyre Dukagjinin e  Eperm që perfshinte : Shalen , Shoshin ,Shllakun ,Temalin ,Pultin  dhe Postriben..” .19.  Historiani dhe albanologu  Kostantin Jireçek me studimin e tij “ndricon” disi  historinë  e   Drishtit si qender  ipeshkvnore  kur  shkruan : “..Ndër katologet e vjeter të peshkopeve grekë , Drishti shenohet i  mvarun prej metropolive të Durrsit , por  ndër shekujt XI-XV ai mvarej  nga  kryepeshkopi i Tivarit.  Drishtin e kanë pasur  per një kohë të gjatë  Bizantinet , deri që e pushtoi  Nemaja bashkë me Shkodren.  Nën zotrimin serb qyteti mbeti një bashki e priviligjueme , me nenpunës të zgjedhur e ligje lokale…20.  Qyteti i Drishtit  kishte arritur  të njihej si një  ndër qendrat urbane më të zhvilluar të kohes , ndaj në një dokument të shkruar  thuhet se në vitin 1404  u fillua të ndertohen rezervare uji në Drisht..21 , ndersa në mes viteve 1430 – 1432  popullsia ( e fshatrave, N.B.) kerkonte strehim në qytetet – keshtjella  si Shkodra dhe Drishti..22.

Studiuesi i zellshëm dhe  ish konsulli francez ne Shkoder ( shek. XIX) Degrand, në librin  “Kujtime nga Shqiperia e Eperme “  i bënë një pershkrim brilant jo vetem Drishtit si  ish qender qytetare  e  rendesishme , por edhe Urës së Mesit ,që kishte lidhje direkt  me ketë qytet  e më gjërë. Ku ndër të tjera po “veçojmë “ : “..Duke u ngjitur  perpjet Kirit  (që quhej Clausulus prej të vjeterve)  nuk vonoi të na dilte para  syve një  Urë prej gurësh me permasa të bukura , e njohur në vend me emrin  URA VENECIANE , ose URA E MESIT.  Kjo urë  ka  112  metra  gjatësi ,15 metra lartësi  , dhe hapja  e harkut kryesore , ku ende janë të ngulura  hallka  e mbeturina  zinxhiresh  nuk është  më pak se 27 metra. 23.  Ndersa një studiues shqiptare  duke cituar  Pukvilin ( Poucqueville )  shkruan se Ura  e Mesit  është nje vepër e guximshme  dhe elegante …me 13 harqe. ..Është e ndertuar  me 1768 nga ana e Bushatlinjeve  (nga Ahmet Pasha ,vellai i Kramahmudit). Kjo Urë e madhe  dhe e bukur  që lidhë Shkodren  me qytezen e lashtë  të Drishtit ,perveç funksionit  të rendesishem ekonomik kishte edhe vlerë  të madhe  politike , sepse lidhte  trevat malore të Shalës  dhe  Dukagjinit  me keshtjellen e Shkodres…24.  Qoftë ky një ndertim Venecian apo Turko-osman … kjo është  një veper që ka “ditur”  ti qendroj kohës , kesaj shkaterrimtare të madhe dhe vershimit të  lumit.  Me të kaluar Uren që e kanë perdorur shumë ushtri të medha  e të fuqishme  , i ngjitemi  perpjet bregut tjeter dhe pas  pak arrijmë  në një luginë  të mrekullueshme  plot  me  ullinjë shekullor  me trungjet e gërryera . Lugina ngushtohet pak nga pak nën shembjet e zonave shkembore e të tokave  të  gërryera  nga lumi , që largohet nga Kiri dhe të shpie menjeherë me anë të një kthese , në kodren e lartë ku qendrojnë mbeturinat e qytetit  të lashtë të  Drishtit. Një rrugë e shtruar me gurë në formë shkalle , rruga e vjeter që ngjitej per në qytet duke gjarperuar, Ju  lejon të arrini pa rrezik  ,por jo pa lodhje… tek porta e murit të parë rrethues që qarkonte qytetin e vjetër…25…

DRISHTI , NJË  “XHAVAHIR”  I  QENDRESËS ,  BESIMIT  E QYTETRIMIT   ARBËNOR !! 

 Drishti ndër vite e shekuj kishte qenë një “Xhevahir” i shendriteshem jo vetem i qytetrimit ,besimit e zhvillimit ,por edhe i qendresës  e mbrojtjes të vlerave autoktone  Arbnore . Si në të gjitha ,qytetet ,kalatë apo trojet shqiptare edhe në Drisht u perplasen rrebeshe e stuhi shekullore, që suallen pushtues e lakmues të ndryshem ndër mote  e shekuj.. Qytetin-Kala të Drishtit  e goditen stuhit bizantine (perenadoria romake e Lindjes), stuhi tartare ,bullgare , Stuhi e rrebeshe  të sllaveve , si ato të dinastive serbe  të  Nemajëve ,Uorshëve e deri tek  Stefan Dushani që merr fund në vitin 1355  (në fakt janë të njejta pavaresisht nga “mbiemrat”), per të vijuar me perplasjet që kishte pasur  Drishti me  dinastin shqiptare të Balshajve, të cilet u bënë zotër të principates Arbere ku bëntë pjesë edhe ky qytet.. Per ketë dinasti Arbëre “shkruhet” se u bë zotruese jo vetem e Arbërisë së kohes ,por  edhe një pjese të madhe të gadishullit  Ilirik (sot Ballkanik) ,ku per të “vertetuar” ketë po  citojmë një  mbishkrim … mbi të ashtuquajturin “Epitaf i Glavinicës “ që mban daten e 22 marsit 1373 ,që e cilëson Gjergjin dhe Balshen e II si zoter të “Serbisë , Romanisë  dhe të gjithë Arberisë “.26. Vetem  Gjoni (Johannes) , ipeshkvi i Drishtit , një mik i ngusht i  Balshajve  , i cili me 1369 nënshkroi me duart e veta kredon katolike (aktin e besimit katolik)  të zhupanëve të Zetës , që perveç kesaj  i  bënte  qytetit të vet edhe sherbime noterie  ,pagoi në atë kohë 11 dukate . Megjithatë Gjergj  Balsha II  i  perdori pronat  e kesaj ipeshkvie  vetetë në menyrë arbitrare . Ky ipeshkëv prapë  se prapë në vitin 1392  mori nga  Peter Schipudar  (Shqiptar)  një klerik drishtjan që jetonte në Raguzë  ,per të ardhurat  e pergjithshme  të ipeshkvisë , një shumë prej 40  dukatesh ,pra pothuajse Shumen e shenuar  në librat regjistror romanë. 27.  Drishti mbasi mbeti bashkë me Shkodren   per dy vjet (1393-1395 ) kishte bërë një qendresë të lavdrueshme  ndaj  invazioneve  të para turke  në Arbëri.  Në vitin 1396  Drishti hyri nën  zotrimin e Venedikut . Republika (Venedike) vertetoi “antiqua statua”-t , rregulloi kufijtë  ndermjet rrethit tij e të Shkodres dhe siguroi shitjen e venës  së vendit  duke ndaluar atë të jashtmen… Në vitin 1418 …në një ditë  shiu të fortë  shtatori Balsha ( III) sulmoi qytezen dhe pa humbje prej anës tij muar rob pushtetarin (venedikas, N.B.) me të shoqen e ushtarët. Në 1421 Drishtin e pushtuan trupat e  Despotit , e per ketë pushtim u erdhi teper keq Venedikasve  “quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet”   (sepse pa Drishtin vlen pak qyteti i Shkodres )…Mbas vitit 1442 Venedikasit  e zotruan  qytetin e Drishtit  dhe per 36 vite (1442-1478).  Më pas u kthyen perseri privilegjet e qytetit…28.  Ndersa  një burim tjerter thotë se : “ Në  vitin 1440 , Andrea  Engjelli , asokohe Dukë  i Drishtit , pasardhes i perandoreve të Bizantit , duke parë  se turqit po perparonin çdo dite e më shumë dhe duke iu trembur faktit se Dukata e tij mund të binte në duart e tyre , ndoqi shembullin e shumë  qyteteve të tjera të Shqiperise dhe iu dorzua Venedikasve …”. 29.  Duke ditur se Drishti  administrohej  nga  Venedikasit ,(qe ndonse ishin fuqi europiane , ata ishin pushtues), mbas  rikthimit të Gjergj Kastriotit (në Krujë) si prijes  i Arberisë , shkruhet per një rezistencë të qytetit të Drishtit në vitin 1448 , ndaj rrethimit që i kishte bërë  Hamza  Kastrioti , nipi i Skenderbeut (pa lejen e axhes tij ).. Në Drisht  asokohe  komandonte Andrea  Engjelli…30.  Drishti  si qytet e  kala per rreth një çerek shekulli (1444- 1468 ) nën  udheheqjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeu kishte qenë  pjesë  e rendesishme e heroizmit – mbrojtjes  të Arberise nga invazionet pushtuese turko-osmane.  Kjo qendresë  antiotomane vijoj në Drisht  edhe rreth dhjetë vite  pasi nderroi jetë  kryeheroi legjendar Skenderbeu..  Vlen të kujtohet se Drishti duke qenë  një qender qytetare e rendesishme , ku kishin lindur e rritur shumë burra  të vlefshem per  Arbërinë  e më gjërë , si  Arqipeshkvi  Pal Engjelli e tjerë , kishte luajtur një rol pajtimi e bashkimi në mes princërve Arbër të cilët shpesh grindeshin me njeri tjetrin , siç ishte rasti i Lek Dukagjinit me Skenderbeun , që duheshin pajtuar. Per keto detyra Papet ngarkuan klerikë  prej qytetit  me katolik të Arberise , Drishtit të vogël.   Komuna  qytetare  e Drishtit drejtohej prej kohesh tç moçme  prej prifterinjeve  , ku Drishti  kishte derguar gjithmonë klerikë të shumtë drejt Arberisë e Dalmacisë . Keta klerikë njihnin  mënyren e jeteses dhe të të menduarit të malësorve , ndaj e kishin më lehtë se gjithë të tjeret me Skenderbeun dhe Dukagjinin. Ngritja e qendreses katolike ishte në thelb meritë e tyre. Si kurrë ndonjeherë  më parë drishtianet moren në duar kontrollin e kishës katolike në Arbëri.  Prej qytezes tyre në hyrje të Malsisë , zbrisnin teposhtë në fushë  per të organizuar rishtaz katolicizmin , si arkigjakon , ipeshkev , e arkipeshkev. Në ketë grup klerikesh bënin pjesë   p.sh. Eugen Suma , të cilin  papa Nikolla  i V e kishte caktuar nunc  në Ballkanin perendimor …Pal Engjelli , (të cilit  me 22 gusht 1452  Papa Nikolla V i dergon një leter si peshkop i Drishtit …31 ,e më vonë bëhet ipeshkev i Durrësit..)  , në vitin 1460  u ngjitë në ofiqin e arqipeshkvit , duke u bërë keshtu udheheqes i katolicizmit  arbër në luften kunder turqve.. Pa pushim  Pal Engjelli udhetonte  mes Italisë dhe Arbërisë sa andej ketej , perfaqesonte Skenderbeun neper oborret e ndryshme  dhe para Keshillave të Napolit , Milanit e Venedikut…32.  Pal Engjelli  në vitin 1462  shkroi  në gjuhen shqipe “formulen “ e Pagezimit … Bashkohesi i Gjergj Kastriotit  dhe  Pal Engjellit , Dhimiter Frangu që  kishte pasur funksionet  e keshilltarit , arktarit , ambasadorit dhe  fetarit  do të shkruante per imzot Engjellin : “..Ishte  ky zotni , një njeri shumë i urtë , i mençur, dhe i dlirtë , perveçse shumë i ngritur  e i ditur  jo vetem në  gjuhë e letersi greke , hebraishte ,  kaldeike e latine ,por edhe shumë i thelluem në teologji , dhe i pergatitur në të shtatë artet liberale , që per virtytet e rralla të tij , ishte i dashtun , i çmuem e respektuem prej të gjithve , e prej princerve të  Arbërisë , veçanarisht prej Skenderbeut , i cili në të gjitha veprimet dhe në çdo vendim të tij , këshillohej me atë Peshkop, i quajturi Pal Engjelli , i cili ishte i biri i kontit Andrea Engjelli , nga një familje e shquar..” .33.  Prej kolegjit të  Kardinaleve  ishte bërë propozimi  per të emrua  Kardinal  Pal Engjellin. Papa Piu II pasi e kishte miratuar ketë propozim , kishte shprehur deshiren  që të shkonte vetë per  t’ia  dhanë  kapelen e kardinalit  në Durres , ku do të celebronte një meshë per shpirtin e Shenjtë  dhe do të kurorzonte Skenderbeun Mbret të Epirit  e të gjithe Shqiperisë .34.   Kjo nuk u realizua  per aresye  se në menyre të papritur  nderroi  jetë në Ankona  Papa Piu II me 14 gusht 1464. 35.  Gjergj Kastrioti në shtratin e  vdekjes  ( janar 1468) pasi therret pranë  , djalin Gjonin , gruan Doniken , si dhe princër  e keshilltarë me në krye Pal Engjellin i drejtohet trashigmtarit  tij (Gjonit)… Shpesh herë kam qenë këshilluar nga vellai dhe prindi i mirë ,Monsinjor  Pal Engjelli, kryepeshkop i Durresit, të cilin ( kur ti pelqej Zotit  të  ndërroj  jetë unë…) e caktoj zevendesin tim.  Kështu të urdheroj bir  t’i   ndjekesh keshillat dhe të mos ndahesh kurrë prej tij , as prej mësimeve  dhe këshillave që të jep, sepse  duke i ndjekë  e zbatua ato , nuk do të gabosh kurrë…36.  Historiani i shekullit XVIII ,Gianmaria  Biemmi , shkruan se Pal Engjelli  është edhe biografi i Skenderbeut , që nënshkruante  me “Anonimi Tivaras”..37.  Fatkeqesiht  zevendesi i Skenderbeut  Pal Engjelli vdiq ne vitin 1469 .. Pak kohë  më vonë  ofiqi  arqipeshkvnor  iu  kalua fisnikut  drishtian , ipeshkevit Nikollë  Suma..38.  Drishti , i rezistoi fortunes otomane deri në vitin 1478..  Per të sjellur sado pak në kujtesë tragjedin e pushtimit otoman të Drishtit  po i “referohemi” kujtimit të një familje që e ka perjetuar ketë tmerr, por që arriti të shpetoi.. Familja Spiron  iku  nga Drishti pas pushtimit  nga turqit . Fjalet me të cilat Don Luka  sjellë në mendje  ketë tragjedi  edhe pas pesedhjetë  vjetesh , duke kujtuar  hollësi  që kanë të bëjnë  deri edhe me diten e me oren , kanë një forcë  evokuese  aq mbreselenese , saqë shpesh herë  të duket se ke të bësh me pershkrimin rrenqethes  të një kalvari ,”rrugëtimi” i të cilit e priste një fund i tmershëm: “….Drishti , qytet në Shqiperi , u pushtua nga vetë Sulltani me forcen e armëve  në 1478 , diten e parë të shtatorit , aty nga ora tre e  pasdites”..39.  Ata luftetare  që u perpoqen të luftonin  kunder armikut  u vranë deri në njeriun e fundit .40. Turqit  gjatë pushtimit të Drishtit kishin  zënë  300 drishtas robër.  Sulltan Mehmeti  II urdheroi me u pre kokat të gjithëve ketyre para mureve të kalasë së Shkodrës .41.  Per Keshtjellen e Drishtit  ka perveç tjerave edhe një gojedhenë interesante per princin Lekë  Dukagjini , i cili kishte qenë protagonist në mbrojtje të keshtjelles së Drishtit : “…Turku e rrethoi me një ushtri të madhe (Drishtin, N.B.) , por  Lekës  me shokë nuk u shkonte as në mendje  me  u dorzua . Mbas  do kohe ,të ngushtuem prej etjet , Leka  çoi një grua me marrë ujë  tek një gurrë e fshehtë , por turqit e diktuen , i vunë priten dhe e zunë.  Asaj i premtuen  se do ta leshojnë  nëse u tregon gjendjen e të rrethuemve. Per me shpetua u tregoi se njera anë e  kështjelles ishte rrënuar  prej gjyleve  të topave , dhe Leka e kishte arnue me  lekura buajsh të zbardhuara me gelqere. E leshuan gruan me ti dëgjuar keto fjalë , por  në anen e prishur të kështjelles  filluan të godisin me topa.  Leka e mori vesht  prej kesaj grueje se si ishte puna , dhe urdheroi  me u ba gardh ushtria  nga ana e murit  të rrezuar, per të mos lejuar ushtrinë turke  të hynte në kështjell.  Brenda me Leken  ishte ngujuar edhe i vellai Pal Dukagjini , burr  i  mençur e i kujtueshem  , por qorr të dy sysh… Leka ra gjallë e ngushtë  dhe e pyeti : “Pal ,cfar  të bejmë se  mbaruam brenda ?” ; “Mbath kuajt  me patkoj  se mbrapshti , ju pergjegj Pali , dhe të dalim sonte naten.”  Leka  beri si tha Pali … e pa u diktua prej Turkut  iku e zuri vend në  Shkemb të  Rajës.  Kah ra  Lugut të Shalës , me lot  per faqe  i “bertiti” dheut :  “Lirë e bekue ! Amanet u paça lanë Zotit, orëve të ketyre bjeshkëve  e  vrrive!   Ketu i past  mbetë sherri Turkut , e Zoti  i Lum kurrë mos ia daftë  , e hajrin mos ia paftë deri sa të vijë i zoti në vend të vet!  Per nën  maje të Rrshellit  është edhe sot vendi i quajtur  Guri i Lekes , ku ky kishte pas lanë një roje per me vrojtuar se kur po binte qyteti i Dakajve (Dukagjin)  në dorë të turkut .  Mbasi e pushtoi ketë qytet  turku sulmoi Shkambin e Rajes , ku mendonte se ishte  ngujuar Leka , i cili ishte lajmruar me kohë…”.42.   Mbas pushtimit  turko-osmanet ndryshuan rrenjësisht  strukturen e ngulmimeve  të Arberisë së mesme e të  Veriut … Nga vendbanimet mesjetare  Sauciumi , Balezo dhe Drivasto (Drishti) e humben çfardolloj  rëndësie …43.  Osmanet  shkaterruan vendbanime të shumta të madhësive të mesme e të vogla , në pellgun e Shkodres  duke i dhënë  një fund të dhunshem kultures së vjeter qytetare  arbëre  me Drivaston ,Balezon , Suaciumin dhe Danjen..44.  Fundin  “pa kthim” të qytetit të Drishtit  e verteton edhe  botimi enciklopedik prej dhjetë  vellimesh të Evlija  Çelebi-s (diplomat e funksionar  i Portes Lartë) , i cili  në pershkrimet e udhtimeve të tija të viteve 1660-1670 , Drishtin as nuk permendet fare…

Banorët e DRISHTIT  ndër  Shekuj  dhe Fati i tyre pas pushtimit Otoman… 

 Nuk  ka as më të voglin dyshim se Drivastum-i (Drishti) ndër shekuj është banuar nga popullsi Ilire , Arbnore e Shqiptare që janë e njejta popullsi autoktone.. Integrimi e zhvillimi i kësaje  qendre  Qytetare të njohur kishte  bërë që në Drisht,  të  kenë edhe popullsi (të vogël) jo shqiptare e cila  banonte ketu per qellime biznesi , tregtie , administrimi e tjerë.  Pikrisht per këto aresye  Albanologu Milan Shuflaj shkruante : “ …Venedikasit  dallojnë këtu latinet dhe shqiptaret…Në Drivastum permenden familje patrice me prejardhje të thjeshtë shqiptare ( Scapudar, Precali )… Shumë më gjatë qendroi elementi romak në qytetin malsor Drivastum , me mbiemrat e familjeve  Polombo ose Colomba ,de Leporibus , Barbara, Biancha..Banoret e ketij qyteti në shekullin e XV e kishin per lavdi te quheshin romak (Romanorum Colons se appelantes)…45.  Ndersa historiani dhe albanologu Jireçek thotë se në qytetin e Drishtit gjindet edhe emra shqiptar si Bariloth ,Trekalo e veçanarisht emri Skapuder (Shqiptare ), që është e para gjurmë e  emrit  Kombetare të SHQIPTARËVE , nga viti 1368..46.   E gjithë kjo histori u shua mbas pushtimit otoman të Drishtit (1478), ku qyteti u katandisë  me fare pak banore siç do ta shohim në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut te Shkodres të vitit 1485 (perpiluar nga pushtuesit otoman , kryesisht per qellime taksash).. Në ketë Defter  gjenden vetem emrat e 16 kryefamiljarve (16 shtepiave),që janë: -Gjergj Zhupa , -Gjergj  Menka ,  -Luka Velca , -Nikolla Dobroshi , -Andrija Gradini , -Gjergj Dobroshi  tjeter , -Pjetri i biri i Malckos , -Gjon Dobroshi ,- Gjergj  Dobroshi ,  -Dimiter Bukmiri ,  -Gjergji , i biri i Dobrosit , -Domeniku , i biri i Kuçit ,  -Gjoni , i biri i Dobrosit , -Stepani ,i biri i Bardos , -Pietri , i biri i Preimirit , -Gjoni  Dobrosi tjeter.47.  Vlen të  cilesohet se në  Defter shkruhet se keta kryefamiljare (shtepia) banojnë në Varoshin e Drishtit , pra ne lagjet jashtë Kalasë . Sipas tingellimit të emrave dhe “mbiemrave “ ,shumica e ketyre banoreve kanë afersi gjaku me njeri tjetrin , si dhe i perkasin  besimit kristian… Në faqet e  Defterit që sipercituam mesojmë se nga Drishti vareshin ,ose kishin lidhje per aresye të ardhurash e tjer  disa vendbanime (fshatare), si : Fshati Luk (Lok),  Fshati Shend Bfishi , Fshati Prekal , Fshati Vilza , Fshati Dom (Domen ,N.B.).  Fshati Shengjin , me emrin tjeter Rasha…  Lidhjet e ketij fshati  kishin qenë më të forta në kohen kur Drishti kishte qenë edhe Ipeshkvi , ku varej kisha apo manastiri benediktin i Shën Gjonit , dhënë prej Papes në 1356 peshkopit të Balezos (Ballezës). Ky më vonë i perkiste  qarkut të Drishtit në katundin Strilato.. apo Shtoj (shpesh edhe Rash ,N.B.) , dhe abati duhej të ishte gjithmon Drishtas ..48.  Një burim i vitit 1582  e jep Drishtin  me vetem 6 kryefamiljarë (shtepia) dhe 3 beqarë , të gjitha të besimit  musliman.  Nga fundi i shekullit XIX Degrandi  thotë se ketu kishte rreth 50 shtepia  të ndertuara nga mbeturinat që mbulojnë  kudo ketë tokë , të  cilat perbëjnë fshatin në mes të cilit  ngrihet një xhami e vogel …49.  Një pjesë të historisë dhe fatit të familjeve të qytetit të Drishtit e qarteson albanologia e studiuesja italiane  Luçia  Nadin , e cila në studimin e saj  tregon per familjet drishtiane  që nga dhuna otomane kishin ikur  në Republiken e Shën Markut… Është interesant se  që me 5 gusht të vitit 1442  në Venedik ishte hartuar një privilegj në favor të Drishtit .  Me 22 tetor të po atij viti u krijua “Shkolla e Shqiptareve” ,qe ju perkushtua Shen Galit e Shen Saverit , ku Shen Gali ishte Shenjetori mbrojtes i Epirioteve.50.  Në kapercim të shekullit XV , Pjeter Engjelli ,vellai i arqipeshkvit  Pal (Engjelli) ,pas viteve robëri , bashkë me të shoqen Luçie Spani dhe pesë femijet e tyre erdhi fillimisht në Venecia e më pas u shperngul  në Padova.51.  Mbas stuhisë  otomane  edhe vojvoda i qytetit të Drishtit  Nikolla Ungri (duke ju referua Marin Biçikemit dhe Marin Barletit) kishte arritur të strehohej  në Venedik..52.  Edhe Minotet (Minoxi ), familje fisnike Veneciane  ishin nga Shqiperia , me sakt nga Drishti..53.  Drishtianet si shumë Arbër të tjerë , per kontributin që kishin dhënë  jo vetem në mbrojtje të trojeve të tyre , por edhe të besimit e qytetrimit  që ishte i njejtë me Europen Perendimore të kohës , ishin të nderuar e mirpritur në  Republiken e Venedikut (apo Shën  Markut) , e cila në ato vite per të gjithë ata që  provonin  se  ishin nga  Shkodra apo Drishti u lindte  automatikisht e drejta e trajtimit  në menyrë  të priviligjuar..54 .. Në San Beneto ( Lagje e Shën Markut), në vitet 1496-1520 , ishte famulltar që kryente edhe detyren e noterit edhe Piero Bon ,qe  shkruante dhjetra  Testamente e dokumente shqiptaresh , ku ndër të tjera po  kujtojmë ,Emrat : Agata de Alesio , Bazilio de Alesio ,  Ballato de Ungari … Marina  e Suma , të gjithë nga Drishti.. Në  vitet 1508 – 1541 , nga famulltari dhe noteri Antonio Spiti shenohen ; Maria Drivaster (Drishti), Mark Elia  ish kanonik i Drishtit , Andrea  nga Drishti … Luka Spiron nga Drishti…55 , e deri tek Dukagjinet që janë  kusherinjë  të  Engjelloreve dhe u integruan mjaft  hijeshem në Venedik..56.   Nëse do të vijonim  të citonim  emrat e familjeve të shquara të Drishtit  , ketu do ta paraqitnim një listë  të gjate , por ne po e mbyllim duke kujtuar , se trashigimia  e familjeve të shquara të qytetit të Drivastumit (Drishtit) ,sipas studiuesit të njohur  shkodran Hamdi Bushati ka vijuar (në Shkoder)  me familjen që rrjellë nga  Engjellorët , e cila trashigohet tek “mbiemri” SHIROKA e deri tek  ajo RADOVANI..57.  Ketë e perforcon edhe kleriku dhe historiani i njohur At Marin Sirdani ,kur  shkruan se: ”Radovanet janë  degë e Engjellorëve të Drishtit..”.58.  Natyrisht edhe Drishtianet e sotem ,pavaresisht nga  emrat apo mbiemrat që mbajnë janë  pjesë e kësaj historie qe ka vetem trashigimi shqiptarie, e per rrjellojë Europiane..

TRASHIGIMI  QYTETRIMI  NËN  RRËNOJA…  

Në fundin e shekullit XIX , dhe fillimin e atij të XX (1897-1904) , një studiues e albanolog që vizitoi  atë çfar kishte mbetur  nga një qytetrim famemadh , do  të pershkruante mrekullisht trashigimin , apo me saktë rrënojat e muriet që identifikoheshin  me qytetin –kala të Drishtit.. Nga ky pershkrim po citojmë :  “..Një rrugë turke  e shtruar me kalldrem  të çon pas shumë  sperdredhjesh  nga lumi deri tek hyrja  e qytetit , të cilen banorët e Drishtit  e quajnë “porta”. Nga porta kanë mbetur dy pilastrat anesore dhe njera nga mbeshteteset e harkut… Në afersi të portes se çitadeles ,midis germadhave  u gjetë nga fshataret një bllok i punuar guri që paraqiste një emblemë.  Ajo kishte  një formë afersisht katrore me permasa 49 x 47 cm. Emblema  ka tri yje dhe një ornament të vogël në mes ,i cili nuk shquhet qartë…mungesa e një mbishkrimi nuk të lënë të percaktosh nëse kjo stemë i perkiste një zoterie venecian apo shqiptar. Mund të  mendohet se guri ka qenë i murosur në konstruksionin e portës dhe është rrëzuar bashkë me murin e saj. Kjo emblemë është e vetmja që mund të flasë per Drishtin mesjetar… Perveç kesaj hyrje kryesore ,në anën lindore të murit të qytetit ndodhet  një hyrje tjeter, të cilen njerzit e quajnne porta e Shalës… Ajo është.. pjeserisht e rrënuar.. Po të hysh nëpërmjet kësaj porte do të ndodhesh ..midis shtepiave të fshatit të sotem të  Drishtit ; këtu shtrihej me siguri qyteti mesjetar.. Nga mbeturinat e vjetra njohim një gur romak , i cili u gjetë i murosur gjatë shkaterrimit të një ndertimi të vjeter dhe sot (viti 1900) ndodhet në shtepinë e bajraktarit të Drishtit.  Guri është thyer në pjesen e siperme  nga ana e djathtë… Ky rrethohet nga një  kornizë me profil ; poshtë saj një fushë  e perzgjatur zbukurohet nga nje vazo dyvegjake  me bark të fryrë dhe nga dy vila të mëdha rrushi… Midis dy shkronjave dallohet një O , por kjo  duhet të jetë vetëm një shenjë  e madhe piksimi… Ndodhet ketu edhe një gur  tjeter , i cili ka të gdhendur shenjat që paraqiten perbri.  Sipas Pater Vassilicos  nga kolegji Jeziut në Shkodër , ky është një monogarm i Krishtit , i cili per herë të parë u vizatua keshtu nga S.Bernardinus i Sienes ; sipas kësaj guri duhet të jetë i shekullit XV …Çitadela ka formen e një shumkendeshi të   ç’rregullt me shumë bastione dhe kulla… Porta tani e rrënuar dhe e braktisur , është vendosur në ballin që sheh nga qyteti… Muret rrethuese  janë të ruajtura mjaftë , në  disa vende ato arrijnë lartesinë e një kati. Njeri prej tyre që ndodhet perballë  qytetit  ,tregon katër hapje dritaresh , kurse ndarja e brendeshme e çitadelës nuk del qartë.  Në shpatin që shtrihet midis çitadeles dhe qytetit të vjetër , ruhen ende rrënojat e një kapele të vogël… Hapsira e brendeshme është aq e vogël sa ky ndertim nuk mund  të ishte i destinuar per meshat e një komuniteti të tërë…. Matriali i ndertimit është një gur i zakonshem , i punuar mirë , por pa ornamente. Në rrezë të kodrës së qytetit lumi i Kirit kapercehej nga një urë , nga e cila sot ruhen vetem mbeturinat e një kembe në shtratin e lumit.  Perball kodrës së qytetit në anën tjeter të  perroit të Drishtit mbi majen e një kodre hasen mbeturina muresh , të cilat njerzit i quajnë  “Pazar” dhe i mbajnë per kishën e Shën Mërisë.  Në anën perendimore të malit të Drishtit ndodhen mbi një kodër dy tyrbe muhamedane.  Ato i perkasin një shehiti , një luftetari të fesë , i cili gjatë pushtimit  të Drishtit nga turqit gjeti vdekjen ketu , per fenë e vet.  Në  njeren nga tyrbet është varri i shehitit , ndersa  tjetra rrefehet se është ngritur  në vendin ku ai u plagos në gishtë , prandaj edhe quhet Tyrbja e Gishtit. Emri i shehitit thuhet se ishte Kamber ,por nuk tregohet gjë mbi postin qe ai zinte në ushtrine turke. 59.  Ky pershkrim është bërë  mbi një shekull më parë (viti 1900) , nga  një studiues e albanolog , që në  ato vite ka qenë edhe konsulli i pergjithshem i monarkisë Austrohungareze në Shkodër , dhe punën e tij studimore  e ka  shoqeruar  me fotografi  e skica  të bëra në vend (në Drisht).  Fatkeqesiht edhe kjo trashigimi qytetrimi , kulture  e  zhvillimi e konstatuar mbi një shekull më parë , nuk është e gjitha  e disponueshme sot. Megjithatë  edhe kështu nën rrënoja  , historia e qytetrimit nga Drivastum-i  antik , tek   Drishti i fillimit te shekullit XXI është një dëshmi e pakontestueshme , që duhet të ruhet si sytë e ballit me të cilet shohim rrugën pa kthim në Europën  e  Bashkuar, në themelet e hershmerisë  të së cilës  bënë pjesë edhe historia e qytetit  të  Drishtit , pavaresisht se sot ky  është vetëm një fshat  i rëndesishem brenda  njësisë administrative të Postribës ku edhe kjo është  pjesë e historisë me shumë vlera  të shqiptarisë ndër shekuj…

R E F E R E N C A T :  

1.Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15.

2.Milan  Shuflaj   ,po aty fq.39.

3.Hyacinthe Hecquard ,Historia  dhe Pershkrimi i Shqiperise Eperme ,ose Gegerisë ,veper e cituar fq.145.

4.Gjush Sheldija ,Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodres e dioqezat sufragane ,shenime historike ,fq.75-77.

5.Theodor  Ippen ,Shqiperia e Vjeter ..fq.181-182.

6.Vezhgime Iliro – Shqiptare ,perpilua prej Dr.Ludwig Von Thalloczy. ,Konstandin Jirecek ,fq.119.

7. Hyacinthe  Hecquard  ,po aty fq.144-145.

8.Ermanno Armao ,Vende ,Kisha ,Lumenj ,Male e Toponime te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore, fq.73. 

9.Giuseppe  Valentini , Il Diritto delle Comunita…fq.256.

10.Fulvio Cordignano ,SHQIPERIA permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh  Itralian At Domenico Pazzi ,1847-1914 ,fq. 244, V.II 

11.Milan   Shuflaj , Qytetet dhe Kështjellat  e Shqiperisë ,kryesisht në mesjetë , fq.94-97 , botime Onufri  2009.

12.Theodor Ippen ,po aty ,fq.182.

13.Gjush Sheldija ,po aty ,fq.77.

14.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty fq.120.

15.Ermanno Armao ,po aty ,fq.73.

16.Milan fon Shyflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.131-132 , botime franceskane  ,Shkodër 2013 , perkthyer dhe perg. Per botim , Dr. phil. MA Edmond Malaj.

17.Oliver Jens  Schmitt ,Arberia Venedike 1392-1479 ,fq.129.

18.Theodor Ippen ,po aty ,fq.184.

19.Hyacinthe Hecquard ,po aty , fq.145.

20.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.119.

21.  Oliver J. Schmitt ,po aty ,fq.105.

22. Oliver J. Schmitt ,po aty, fq.285.

23.A. Degrand ,Kujtime nga Shqiperia e Eperme ,fq.53.

24.Zija Shkodra ,Qyteti shqiptare gjate Rilindjes Kombetare ,fq.440-441.

25.A. Degrand ,po aty ,fq.53.

26.Pellumb  Xhufi ,Nga Paleologet te Muzakajt;Berati dhe Vlora ne shek.XII-XV,veper e cituar ,fq.273.

27.Milan fon Shyflaj , Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.117.

28.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.119-120.

29.Hyacinthe Hecquard ,po aty ,fq.145-146.

30.Hyacinthe  Hecquard ,po aty ,fq.146.

31.Gennaro Francione ,Skenderbeu nje Hero Modern ,fq.104.

32.Oliver J. Schmitt, po aty ,fq.579.

33.Dhimiter  Frangu ,Veprat e lavdishme te Skanderbegut ,fq.169.

34.Dhimiter Frangu ,po aty ,fq.171.

35.Gennaro Francione ,po aty,fq.169.

36.Dhimiter Frangu ,po aty ,fq.226.

37.Gennaro Francione ,po aty ,fq.86.

38.Oliver J.Schmitt ,po aty ,fq.580.

39.Lucia Nadin ,Shqiptaret ne Venedik ,mergim e  integrim  1479-                      -1552,fq.162. 

40.Hyacinthe Hecquard ,po aty ,fq.147.

41.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.121.

42.Ate Marin Sirdani ,Ndricime te Historise,te Kultures dhe te Artit Shqiptare ,fq.362-363.

43.Oliver J.Schmitt ,po aty ,fq.552.

44.Oliver J. Schmitt ,po aty ,fq.559.

45.Milan Shuflaj ,po aty fq.88.

46. Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.120.

47.Defteri i Regjistrimit te Snaxhakut Shkodres i vitit 1485,fq.136-137.

48.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.121.

49.A.Degrand , po aty ,fq.53.

50.Lucia Nadin ,po aty ,fq.52.

51.Lucia Nadin ,po aty ,fq.60.

52.Lucia Nadin ,po aty ,fq.44.

53.Lucia  Nadin ,po aty ,fq.149.

54.Lucia Nadin , po aty,fq.48.

55.Lucia  Nadin ,po aty ,fq.157-158.

56.Lucia  Nadin ,fq.62.

57.Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe Motet II ,fq.256-257.

58.At Marin Sirdani , Skanderbegu mbas Gojdhanash ,fq.121.

59.Theodor Ippen ,po aty ,fq.186-190.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT