• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

“Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

December 11, 2021 by s p

Shqiprim Pula/


Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë së Kosovës. Marrëveshja për bashkësinë (“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme. Nga një pikënisje historike, secili nga ne, kemi pasur rastin t’a dëgjojmë tregimin qysh në të kaluarën, kryesisht në zona rurale, për hir të krijimit të një miqësie, prindër të fëmijve të porsalindur, u jepnin fjalën njëri-tjetrit se fëmijët do t’i martojnë për t’a forcuar miqësinë, por kjo, pa dëgjuar vullnetin e fëmijve, pa e ditur nëse mes tyre do të kishte dashuri, dhe duke injoruar (mos)gatishmërinë për një martesë të premtuar qysh në vegjëlinë e tyre!. Sado paradoksale të tingëlloj, po aq eksperimentale ishte motivi për nënshkrim dhe ngutia nga premtimet e (pa)realizuara!. Tani, shikuar këtë tregim në kontekstin shtetëror, përkthyer si analogji, shihet tendenca kundër vullnetit të qytetarëve shumicë, dhe eksperiment mbi (de)funksionalizimin e shtetit të Kosovës!. Thirrjet (“presionet”) e një-pas-njëshme, nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, e posaqërisht nga përfaqësuesit e Unionit Europian (UE), për zbatimin e një marrëveshje të tillë, kërkesë kjo, në të sotmen, kundër vullnetit dhe gatishmërisë së shumicës shqipëtare dhe Qeverisë, ngase marrëveshja si e tillë, ishte nënshkruar mbi premtimin për lëvizje të lirë, për më tepër, absurditeti qëndron se marrëveshja si e tillë rezultoi të jetë kundër frymës kushtetuese, kundër integritetit territorial dhe kërcënim për sovranitetin, sipas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Thirrjet për themelimin e bashkësisë (“zajednicës”) së komunave me shumicë Serbe me kompetenca substanciale ekzekutive, është thirrje për paralizim të shtetit të Kosovës. Kjo martesë e premtuar qysh n’vegjëli, ka fatin e saj për trajtim ligjor e institucional, domosdoshmërisht vetëm sipas rekomandimeve të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nga procesi i dialogut, lindi bashkësia e komunave me shumicë Serbe, por, ishte ҁmimi për shumë tema të premtuara, për dhe rreth Kosovës. Sot, secili nga vendim-marrësit institucional ndihet i frustruar me fatin e kësaj krijese sepse në përmbajtje të Kushtetutës, Kosova prezantohet si shtet multietnik (e paprecedent për nga përqindja demografike në gjeografinë e saj), ndërkaq, bashkësia (“zajednica”) është menduar të jetë për një pakicë nacionale me mundësi kontrolli (!) nga një shtet fqinj, siҁ është Serbia. Në hirin e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjet konsiderohen ligje, apo ‘Pacta Sunt Servanda’, prandaj dhe, nuk mund t’i ikët përgjegjësisë shtetërore por, se ҁfarë duhet të bëj Qeveria me këtë martesë të premtuar qysh n’vegjëli është t’u qaset bisedimeve me Serbët lokal, respektivisht përfaqësuesit e tyre, dhe jo me Serbinë për ҁështjet e interesit të brendshëm; të prezantohen modelet më të mira edhe të vendeve anëtare të UE-së, si zgjidhje e pranuar duke e ruajtur rregullimin unitar shtetëror të Kosovës, po duke garantuar të drejtat dhe interesat e pakicës Serbe në të gjitha ato lokalitete ku ata jetojnë, duke u’a njohur të drejtën në vetorganizim për t’i realizuar interesat komunitare në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera në fuqi.Tutje, kërkohet kujdes e vëmendje, ngase gabimet politike të cilat janë bërë nga nomenklaturat politike në të kaluaren, janë padrejtësi që nuk maten fare. Andaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet që, para së gjithash i) të shpreh pajtueshmëri për marrëveshje me Serbët lokal, ii) prezantoj parimet të cilat ligjërisht do të jenë obligative për jetësim, iii) Serbët lokal t’i përfshij dhe dëgjoj në një dialogim të drejtpërdrejtë dhe iv) të vazhdoj t’i diskutoj të gjitha ҁështjet teknike për realizimin e një lloj riorganizimi si mekanizëm që do të shërbente për përmirësim jetese të qytetarëve lokal Serb, në mënyrë që t’a evitoj pretendimin e Serbisë që bashkësinë (“zajednicen”) t’a përdor si instrument të saj për manipulim të qytetarëve Serb në Republikën e Kosovës.

Filed Under: Analiza

Në Reçak është shpërfaqur qëllimi i shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë

December 11, 2021 by s p

PRISHTINË, 11 Dhjetor 2021- Gazeta DIELLI/


Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani:


Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën.Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Filed Under: Featured

Duke kujtuar Asdrenin (11 prill 1872 – 11 DHJETOR 1947), autorin e tekstit te Himnit tone Kombetar, ne pervjetorin # 74 te vdekjes…

December 11, 2021 by s p

Saimir Z. Kadiu

Më 1937 u kthye në Shqipëri nga Bukureshti pas 48 vjetesh për t’u çmallur me atdheun. U prit me dashuri të jashtzakonshme. E paharruar qe vizita që bëri në Shkodër, së bashku me Lasgushin e ri, me këngëtaren Tefta Tashko dhe pianisten Lola Aleksi. Ditët kremtore, organizuar në Kinema Rozafat nga Ernest Koliqi, vunë në kontakt me intelektualët më të lartë të qytetit të Veriut, dy breza poetësh të mëdhenj: brezin e parë, përfaqësuar nga Atë Gjergj Fishta e Asdreni dhe brezin e dytë, nga Ernest Koliqi e Lasgush Poradeci. Ky takim u përjetësua përmes aparatit fotografik të Marubit. Fotografitë, të cilat sot na paraqiten si të rralla e të panjohura, qenë tepër të njohura për kohën, sepse u botuan në të gjitha organet kryesore të shtypit. Ishte ky një rast i jashtëzakonshëm për të dy poetët e mëdhenj të Toskërisë, që u njohën së afërmi me dy të mëdhenjtë e Gegënisë, e sidomos me Atë Gjergjin. Mbresat e jashtëzakonshme këtyre takimeve, ende të panjohura, do t’i shtonin faqe të reja jetëshkrimit të katër të mëdhenjve të letërsisë shqipe.Pas shtegtimeve plot mall nga Jugu në Veri, Asdreni u kthye rishtas në Bukuresht, ku vijoi jetën e tij prej murgu, kushtuar krejtësisht bashkësisë së shqiptarëve të Rumanisë, e jo më pak, gjithë shqiptarëve për të cilët, siç e tregojnë titujt e veprave të tij: ëndërroi, derdhi lote, dëshiroi rreze dielli e lirie. E mbylli sytë në një shtëpi që i ngjante më shumë kasolles, në rrethinat e Bukureshtit me 11 dhjetor 1947.

Filed Under: Histori

Djerrina morale dhe djerrina e autoritetit

December 11, 2021 by s p

Agim Baçi

“Një shoqëri postmoderne e njeh veten nëpërmjet imazhit që vjen nga syri i kamerës”, shprehet një nga njohësit dhe shpjeguesit më të rëndësishëm të filozofisë së komunikimit të sotëm, francezi Zhan Baudrillard. Ai parashikon një botë që do të vijë gjithnjë e më shumë të mbushet me imitime, ku njeriu shpesh rrezikon të jetë veçse pasqyrim i aktrimit të tij dhe ku idetë nuk do kenë dot vendin e tyre në përditshmërinë tonë. Kjo situatë i kthen shumicën e qytetarëve jo në individë që mendojnë vetë, por në enë që kërkojnë të mbushen, të riformatohen. Këtë situatë e ka përdorur më mirë se kushdo politika, e cila i trajton shumicën e qytetarëve si soditës të zellshëm të imazhit që ajo prodhon në median tradicionale dhe në rrjetet sociale.Përballë një situate të tillë nuk mund të flasim lehtë as për të drejtën e as për një perspektivë morale. Madje, profesori i Sociologjisë në Universitetin Ilinois, SHBA, Norman K. Denzin, thotë se “shoqëritë sot rrezikohen nga një pornografi e së dukshmes dhe një përjetim i fuqishëm i formuar nga ankthi, tjetërsimi dhe pakënaqësia”. Sipas tij, shkëputja nga provincat apo vendlindja e shumë njerëzve për t’iu drejtuar metropoleve ka koston e imitimit dhe kësaj pornografie të së dukshmes, një “pornografi” që ka lulëzuar sidomos në fundin e shekullit të kaluar dhe në dy dekadat e këtij shekulli. A nuk janë shumica e familjeve në dilemë të madhe sot se ku mbaron ajo që duhet t’i ndalojmë dhe ajo që duhet t’u lejojmë fëmijëve, duke parë se sa presion ushtron mbi ta kjo pornografi e së dukshmes? A nuk janë në dilemë sot dhjetëra e dhjetëra prindër për mënyrën sesi duhet t’u flasin fëmijëve për të vërtetën, për të drejtën, për të moralshmen dhe të ndaluarën?Kjo shoqëri që i është nënshtruar fuqisë së imazhit, rrezikon që më së pari të nëpërkëmbë ata që nuk arrijnë të kuptojnë problemet serioze, me të cilat ndeshen në përditshmëri. Mjaft prej atyre që janë nën efektet e imazhit që vjen nga syri i kamerës shfaqen të paaftë për të kuptuar nëse janë përgjegjës përpara së vërtetës apo duhet të jenë të tillë përpara pushtetit.Por, kush mund ta ndalojë këtë fuqi të imazhit, që, në vend të informimit, ka qëllim nënshtrimin, manipulimin? A janë intelektualët ata që duhet të na drejtojnë, apo nevojitet një gërshetim mes tyre dhe elitës fetare, që zgjimit të ideve të mos u mungojë e moralshmja, e drejta, e vërteta?Fatkeqësisht, elitat, prej shumë kohësh, janë në atë djerrinë morale, që filozofi dhe kritiku francez, Zhylien Benda, e cilësoi njëqind vite më parë si “Tradhtia e intelektualëve”. Ai parashikoi se e keqja e shoqërive do të kulmonte me shkatërrimin moral të atyre që paguhen për të edukuar breza. Dhe sot, në vend të debatimit për nevojat morale e kulturore të shoqërisë, debatohet për treg, për blerje dhe shitje, duke kaluar në plan të parë argëtimin. Kjo “tradhti intelektuale” ka sjellë më pas edhe djerrinën e madhe të autoritetit të tyre. Shoqëria shqiptare të paktën ka kohë që nuk i referohet ndonjë kënaqësie të debatit intelektual e as nuk i drejtohet më atyre për zgjidhje. Aq më pak duket e i merr në konsideratë politika, pasi autoriteti i tyre për të përballur jetën me dinjitet ka rënë, duke i dhënë fuqinë botës së spektaklit.Në këtë betejë kanë kaluar në thuajse në mosqënie edhe autoritetet fetare, të cilët nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’u përballur publikisht me shqetësimet e sotme të shoqërisë. Ata kanë mbetur peng i së shkuarës së fitoreve historike dhe thirrjet e tyre janë si në fundin e një shpelle, ku i dëgjohet jehona, por jo fuqia e vërtetë e asaj që dëshirojnë të thonë. Madje, me përfaqësuesit e institucioneve të së shenjtës është krijuar një situatë cinike, pasi janë kthyer në koncepte muzeale të shoqërisë, pasi në mënyrë krejt të hapur kthehen në panair vizitorësh vetëm në raste festash, ndërkohë që në përditshmërinë tonë zëri i tyre është i papërfillshëm.Pra, në këtë kryqëzim, ku as elitat intelektuale e as ato fetare nuk mundet dot të frenojnë këtë dëshirë për argëtim – që nuk është veçse një dëshirë për t’iu larguar realitetit dhe vetes- manipulimi i mendjes do bëhet një art gjithnjë e më i lehtë nga ata që duan të dominojnë jetët tona. Kjo, edhe për faktin se mosdëgjimi i zërit të tyre i ka zhdukur kufijtë mes së mirës e së keqes dhe mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Një zhdukje e tillë kufiri na sjell në skenë atë njeri të parashikuar nga shkrimtari i madh Dostojevski, “njeriun që nuk do të ketë turp nga asgjë”. Dhe njeriu që nuk ka turp nga asgjë, është njeriu që me shumë kënaqësi i ikën së vërtetës për të jetuar në argëtim, në harresë. Për një njeri të tillë, debati moral nuk ekziston dhe pyetjet që kanë dominuar që në fillesat e saj botën, si “Përse ia vlen të rrojmë?”, “Përse të vdesim?”, “Çfarë është e shenjtë?”, “Çfarë është e drejtë?”, rrezikojnë të përfundojnë në një muze të së shkuarës.Për të shpëtuar nga kjo djerrinë, është e rëndësishme të gjejmë shtegun e pyetjeve morale. Kjo nuk do të thotë të shmangim komunikimin, por në syrin e kamerës të mos lejojmë të fitojë imitimi, por të bëjmë çdo përpjekje që të triumfojë bindja se njeriu është i lirë. Të paktën, elitat fetare kanë detyrë që të gjejnë çdo hapësirë për t’i kujtuar njeriut se nga çdo krijesë tjetër e dallon liria për të vendosur, liria për të gjykuar. Dhe këto elita duhet t’u drejtohen sidomos atyre që paguhen për të edukuar brezat.

Filed Under: Politike

Si mësojmë?

December 11, 2021 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim, Neuro-shkence, Shkenca Aplikuese

Si mësojmë? Të mësuarit për trurin është çelësi i zhvillimit nga momenti i lindjes dhe përzgjat gjatë rrugëtimit të jetës. Proçesi i të mësuarit nuk është një proçes i thjeshtë. Aftësia individuale për të mësuar është një proçes kompleks (Bassett, et al., 2015). Disa nga faktorët mund të jenë neuro-gjenetik (Chomsky, 1959; Lanennberg 1964), arkitektura e rrjetit të qelizave nervore, aftësia e plasticitet synaptik, struktura qelizore, elasticiteti i trurit, aftësia për të marrë informacione nga mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtaris së qelizave nervore në përputhje me rrethanat (Kandel, 2014).  

Përse disa individë kanë aftësi të mësojnë më shpejtë ndërsa disa të tjerë kërkojnë më shumë kohë për të mësuar?

Ka shumë faktorë që ndikojnë në aktivitetin a trurit gjatë proçesit të akumulimit të informacionit dhe kuptimit të tij. Aftësia individuale për të mësuar, përveçse shumë faktorëve të tjerë, mund të influencohet nga aktiviteti i qelizave të trurit dhe rrugëtimi që ato marrin gjatë këtij proçesi. (Bassett, et al., 2015) Përshembull, rrugëtimi i të mësuarit të disa individëve (fëmijë apo të rritur) që duan më shumë kohë të mësojnë, aktivojnë apo vënë në punë edhe pjesë të panevojshme apo jo specifike të trurit, faktor që bën të aktivizojë më shumë rrugëtime të qelizave nervore, gjithashtu kërkon më shumë kohë. Ndërsa truri i disa individëve (fëmijë apo të rritur) që kërkon më pak kohë të mësojnë, ka aftësi ta kufizoj aktivitetin e qelizave nervore vetëm në pjesët e nevojshme të trurit (Bassett, et al., 2015). 

Si të mbështesim ç’far na udhëzon neuro-shkenca në procesin e edukimit?

Rrugëtimi i të mësuarit fillon me lindjen e fëmijës apo më herët. Aktiviteti i qelizave nervore është i rëndësishëm për proçesin e memories (Kandel, Dudai, & Mayford, 2014) një faktor ky themelor në proçesin e të mësuarit. Një shëmbull është spontaniteti i të mësuarit të folurit/gjuhës komunikuese tek fëmijët që është unike tek individët (Chomsky, 1959; Lanennberg 1964). Megjithëse ky proçes është një ndër shumë aktivitetet që ndodhin në tru është i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave nervore brënda strukturës së trurit (Basett, et, al 2015), dhe si rrjedhojë, është i rëndësishëm në proçesin e të mësuarit. Duke u bazuar në gjetjet e neuro-shkencës, struktura e të mësuarit duhet të zhvillohet në përshtajte me fëmijën përgjatë zhvillimit/rritjes duke ndryshuar sistemin apo tabunë e mendimit që të gjithë fëmijët mësojnë njësojë. Në mënyrë më të thjeshtë mund të shpjegohet që metoda mësimore mund të modifikohet dhe përshtatet bazuar sipas ç’do individi duke aplikuar në raste të vecanta metodat e studiuara nga shkenca aplikuese (ABA). Shumë të rëndësishëm janë vitet e para të edukimit kur hasen problem tek fëmija sic janë ato të disleksisë apo përqëndrimi dhe leximi duke u bazuar në studime që diskutojnë aktivimin a disa regjioneve në tru (Van Phan, T., Sima. D., et . al., 2021).

*Fatjona R. Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë dhe Edukim në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në Universitetin e Harvard.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT