• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2022

Vendoset shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë në Tiranë

February 1, 2022 by s p

Fjala e Princ Lekës:

Shkëlqesia Juaj, Zoti Pèter Sztáray,Shkëlqesia Juaj, Z. Lóránt BallaShkëlqesia Juaj, Znj. FinoI nderuar dhe I dashur Erion, I dashur Shpetim, Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik dhe përfaqësues të bashkësive fetare,Të dashur miq,Të nderuar motra dhe vëllezër,Shkëlqesia juaj, Z. Sztáray, ju falenderoj përzemërsisht që jeni sot i pranishëm në këtë ngjarje të shënuar. Për ne do të thotë shumë. Ju lutem përcillni falenderimet tona qeverisë së Republikës mike të Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti që do të stolisë sot e mbrapa një nga arteriet qëndrore të qytetit tonë.(Your Excellency, Mr Sztáray, thank you from the heart for your presence today in this historical event. It means a lot to us. Please convey our heartfelt thanks to the government of the Republic of Hungary for the financing of this beautiful piece of art that will embellish from today on one of the principal avenues of our beloved capital.)Nagyon szépen köszönjük!Një falenderim të veçantë dua t’i drejtoj skulptorit, Z. Sandor Kligl, që ka riprodhuar mjeshtrisht tiparet e një nga grave më të bukura që kam parë në jetën time.Zoti Ambasador dhe Zoti Kryetar i Bashkisë, falë punës dhe këmbënguljes tuaj, historia do t’ju mbajë mend si artizanë të vërtetë të paqes dhe vëllazërisë mes kombeve tona. Ky monument, sikurse busti i heroit tonë kombëtar në Városliget të Budapestit, ripërtërin dhe pavdekëson aleancën shekullore mes Shqipërisë dhe Hungarisë.Zoti Ambasador Balla për ju çdo përkthim në anglisht është i pavend. Shqipja juaj e rrjedhshme më bën me turp mua nipin e Matit!Kam dëshirë, gjithashtu, të falenderoj në mënyrë të posaçme anëtarët e Këshillit bashkiak të Tiranës. Duke përzgjedhur këtë shesh të mrekullueshëm, në mes të bulevardit Zogu I, si vendin e ngrehjes së shtatores së Mbretëreshës Geraldinë, ata kanë përmbushur një amanet që vjen nga historia dhe kanë drejtuar gishtin kah aspirata e popullit shqiptar për pajtim kombëtar. I përgëzojmë dhe i inkurajojmë nxehtësisht në këtë udhë. Ka ende shumë figura, familje, dhe komunitete që janë të lëna padrejtësisht jashtë perimetrit të nderimit në hapësirën publike.Rastësi apo jo, është një koinçidencë që dy gratë më të famshme shqiptare të shekullit të shkuar – Nënë Tereza dhe Mbretëresha Geraldinë – kur u takuan në New York më 25 qershor 1981, ndanin me njëra-tjetrën një fat të përbashkët: të dyja ishin të djegura për të parë Shqipërinë; të dyja e kishin të ndaluar të shkelnin mbi dheun e këtij vendi.Por harku i historisë u përkul përpara tyre. Të dyja eventualisht u lejuan të hynë në Shqipëri: Nënë Tereza për të vizituar varret e nënës dhe motrës së saj; Mbretëresha Geraldinë për t’u prehur në amshim në atdheun e saj të adoptuar në Mauzeloumin e rindërtuar të Familjes Mbretërore. Sot monumentet e tyre hijeshojnë dy anët e bulevardit më famshëm të Tiranës dhe frymëzojnë shqiptarët drejt humanizmit dhe atdhedashurisë.Dua të mbyll fjalën time, duke cituar mikun tim dhe të Elias, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, që përpara 20 vitesh i shkruante kështu gjyshes time:“Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.Faleminderit!

Filed Under: Kulture Tagged With: Mreteresha Geraldine

Vatra shpreh ngushëllimet më të thella për largimin nga jeta të Guri Stefanit, President i Shoqërisë Atdhetare “Besa-Besë” në Boston

February 1, 2022 by s p

E nderuar familja Stefani Të nderuar anëtarë të Shoqërisë Atdhetare “Besa-Besë”Të dashur vatranë E pritëm me shumë keqardhje largimin nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e mikut tonë, patriotit Guri Stefani, President i Shoqërisë Atdhetare “Besa-Besë”. Familja humbi njeriun e dashur, Shoqëria Atdhetare “Besa-Besë” prijësin e saj e Vatra humbi një mik të veçantë e anëtar të përkushtuar. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e një veprimtari të spikatur në diasporën shqiptare të Amerikës e komunitetit shqiptar të Bostonit.Jemi pranë familjes Stefani, familjarëve e miqve në këto momente lamtumire.Jeta dhe vepra e Guri Stefanit u kujtofshin ndër breza.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra Tagged With: Guri Stefani

KIM JONG UN PROVOKON POR BIDENI NUK KA KOHË

February 1, 2022 by s p

Nga FRANCO VENTURINI – “Corriere della Sera”, 24 janar 2022 – Përktheu: Eugjen Merlika/

Koreano-veriori Kim Jong Un nuk është vetëm një tiran i llojit më të keq, është edhe një kampion i tersllëkut. Ai besonte se për t’I rrëmbyer SHBA lëshime e ndihma (ekonomia është një tragjedi dhe COVIDI nuk ndihmon)  mjaftonte të organizohej një karneval lëshimesh raketash. E ka bërë katër herë që nga një janari, raketa të llojeve e rrezeve të ndryshme veprimi, përfshirë edhe ato raketa ipersonike që është mjaft e vështirë të kapen. A nuk kishte vepruar në të njëjtën mënyrë me Donald Trump-in, duke fituar një negociatë pastaj të dështuar? Po, por tersllëku është se Bideni nuk është Trump-i.   

Bideni ka në zhvillim dy negociata strategjike të një rëndësie të jashtzakonëshme, njërën me Putinin për t’a bindur të mos mësyejë Ukrainën (ndoshta do të mjaftonte të nënvizonte se Kievi nuk ka kushtet për të hyrë në NATO) dhe një tjetër me Iranin në Vjenë, për të rivendosur kushtin kundërbërthamor të marrëveshjes së 2015, të minuar nga Trump-i e pastaj të dhunuar bollshëm nga Teherani. Për të mos folur për provën e forcës me Kinën. 

Shkurt, Bideni  ka punë, është shumë i ngarkuar nëse mendohet edhe për problemet e tij të brëndëshme, e prandaj Kimi që tërheq vazhdimisht këmbëzën, mund të presë. Telashi i mëtejshëm është se Kimi nuk mund të presë, e nuk mund të pësojë sanksionet e SHBA (ato nisen pothuaj automatikisht). Nuk mundet sepse Vëndi i tij është pothuaj në gjëndje urije, nuk mundet sepse ndihmat e domosdoshme kineze janë pakësuar pa masë për shkak të masave kundër-COVID, e veçanërisht nuk mundet sepse me kalimin e kohës pushteti i tij do të kërcënohej.

Atëherë, me që raketat “normale”nuk mjaftojnë për të tërhequr vëmëndjen e Bidenit, në Phenian po pregatiten rifillimi i provave bërthamore dhe lëshimi i raketave ndërkontinentale ICBM. Mbi këtë Trump-i kishte arritur një pezullim, por Kimi ka vendosur t’a fshijë. Nënkuptimi është i qartë:  nëse tregoj se jam i aftë të godas territorin tënd, i dashur Biden, a do të vazhdosh të mos më përfillësh? Dua të flas me ty, jo me vartësit e tu. Ndoshta, por kur njëri është ters….

“Corriere della Sera”, 24 janar 2022    Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: Komente

SENATORI MENENDEZ PER LIBRIN E BISLIMIT: PUNA JUAJ PER KOSOVEN DHE KOMBIN SHQIPTAR ESHTE GURTHEMEL I PERKRAHJES SE SHBA-VE PER KAUZEN TUAJ

February 1, 2022 by s p

Dje, në një ngjarje madhështore në New York, në mes miqësh e dashamirësh, atëdhetarësh e veprimtarësh të pakursyer, u promovua libri i Dr. Faton Bislimit “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,” në të cilin dokumentohen fillet e historisë më të lavdishme të kombit tonë të fundshekullit 19-të, kur edhe u betonua marrëdhënja unike shqiptaro-amerikane. Libri tërësisht bazohet në dokumente zyrtare të Kongresit të SHBA-ve, letra personale të politikbërësëve kryesorë amerikanë të kohës, përfshirë senatorë e kongresistë, sekretar shteti, presidentë e zv. presidentë, etj. 

Ngjarja u madhështua nga pjesëmarrja e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, i cili në fjalën e tij vlerësoi me fjalët më të mira punën e Dr. Bislimit dhe librin e tij, si dhe ritheksoi përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve për përkrahje të parezervë ndaj Kosovës dhe kauzës sonë kombëtare falë angazhimit dhe bashkëpunimit të sinqertë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Nga promovimi, Senatori Menendez u kthye direkt në Washington, DC për takim me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë për cështjen e Ukraines. 

Po fjalës së Sen. Menendez, fjalë rasti mbajti edhe Ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha, i cili ritheksoi rolin e pazëvendësueshëm të DioGuardit jo vetëm për clirimin dhe pavarësimin e Kosovës, por edhe për demokratizimin e Shqipërisë dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike në Ballkan, si në Maqedoni, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës. 

Takimi u përshëndet edhe nga dy anëtarë ekzekutiv të Bordit të Ligës, z. Agim Alickaj e z. Faik Lita. 

Kurse, Joe e Shirley DioGuardi, si nikoqirë të ngjarjes, bashkë me bordin e drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës së vetme të regjistruar si lobiste në Washington, ishin jashtëzakonisht falëmnderues për pjesëmarrësit dhe për punën e Dr. Bislimit. 

Në fjalën e tij kryesore, Dr. Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe autor i librit, theksoi se “si shqiptar, ka qenë nderi i jetës time që mbi dy dekada në kuadër të Ligës kam arritë të njohë nga afër e të bashkëpunojë më liderë politikë amerikanë, punë kjo që do e vazhdoj me përkushtim tutje.” Ai tutje shtoi se “libri në fjalë është vecse një pjesë e vogël e histories së madhe të punës së palodhshme të mërgatës sonë e të lobit tonë për kauzën kombëtare. Si shkollar, jam tepër i nderuar me fjalët më të mira të thëna për librin nga vet Senatori Menendez, folësit tjerë në promovim, por edhe ata të cilët me shkrim vlerësuar punën time dhe u përfshinë në libër si Emma Bonino, ish-Ministre e Jashtme e Italisë dhe Komisionere e Bashkimit Evropian, Ileana Ros-Lehtinen, ish-Kongresiste dhe Kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Roland Gjoni, profesor i së drejtës ndërkomëbtare, e Steven Powels, avokat ndërkombëtar në Londër dhe hartues i aktakuzës së Hagës kundër Milosheviqit.” 

Dr. Bislimi i falëmnderoi nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, e vecanërisht miqët e mi, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ligës, Joe e Shirley, Ambasadorin e Shqipërisë në OKB z. Ferit Hoxha, Ambasadorin e Kosovës në Washington, DC z. Ilir Dugolli, Ambasadorin e Kosovës në New York z. Frymëzim Isufaj, si dhe historianin Jusuf Buxhovi e mikun e përbashkët Milaim Abdullahu për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje mbresëlënëse. 

Filed Under: LETERSI

AALEA – USA në promovimin e Shqipërisë, Kosovës dhe të diasporës shqiptare në SHBA

February 1, 2022 by s p

Nga Det. ALTIN Celoaliaj/


Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (Albanian American Law Enforcement Association – AALEA USA) mbajti në datë 25 janar takimin e saj të përvitshëm “Cigar & Whiskey Dinner”. Eventi u organizua në The Graycliff, Nju Xhersi, me pjesëmarrjen e mbi 300 personave, duke përfshirë personalitete të shumta nga fusha e policisë, drejtësisë, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, biznesit, akademisë dhe edukimit, e të tjera. Është për t’u theksuar interesi i madh për këtë event, brenda komunitetit shqiptar, por edhe përtej tij. Në fakt, mbrëmja u nderua me praninë e gjykatësve federalë, katër sherifave nga Nju Xhersi, por dhe një sërë zyrtarësh dhe ish-drejtuesish të lartë të institucioneve amerikane, si shtetërorë, ashtu edhe federale. Një tjetër personalitet i pranishëm ishte z. Munr Kazmir, Zëvëndës Presidenti i Kongresit Hebre Amerikan, një prej organizatave më të vjetra, më përfaqësuese dhe më të rëndësishme të komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara. Nuk munguan gjithashtu as përfaqësues të trupit diplomatik, duke përfshirë edhe Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, z. Frymëzim Isufaj. Gjatë eventit, përfaqësues të AALEA USA vlerësuan me çmime një sërë liderësh të rëndësishëm në komunitetin e policisë dhe miq të organizatës, ku spikati vlerësimi për z. Patrick Lynch, presidentin e Police Benevolent Association (PBA) në qytetin e Nju Jorkut. Organizata vlerësoi gjithashtu edhe z. Elton Shametaj, themeluesin e AALEA USA, për veprimtarinë e paepur dhe kontributin e tij. Tashmë komuniteti shqiptar i zbatuesve të ligjit konfirmohet si një nga komunitetet profesionale më të organizuara dhe të konsoliduara brenda komuniteti shqiptaro-amerikan. “Cigar & Whiskey Dinner”, konceptuar si një mbrëmje miqësie dhe socializimi, po kthehet tashmë në një traditë, së bashku me aktivitetet e tjera vjetore të organizuara nga AALEA USA. Përkushtimi dhe kontributi i oficerëve shqiptaro-amerikanëve ka sjellë jo vetëm sendërtimin e një marrëdhënieje të ngushtë me kolegët e tyre amerikanë, por edhe po shërben çdo ditë e më shumë për promovimin e Shqipërisë, Kosovës dhe të diasporës shqiptare në SHBA. Këto oficerë dhe shërbyes publikë shfaqin në përditshmërinë e tyre profesionalitetin më të lartë në ushtrimin e detyrës. Nëpërmjet këtij fakti, ata janë shndërruar në përfaqësues dinjitozë të një komuniteti që është integruar plotësisht në familjen e madhe amerikane, por duke ruajtur elementet identitare shqiptare. Sikurse e tregoi dhe eventi më i rishtë, ata janë tashmë një nyje lidhëse e pazëvendësueshme ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës.

Filed Under: Kronike Tagged With: AALEA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT