

Dielli
Në një darkë vëllazërore të shtruar nga Harry Bajraktari, fisniku që mbledh personalitetet shtetërore shqiptare e diasporën, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Elmi Berisha në darkën e punës në New York u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla. Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ministri Zveçla po realizon takime me personalitete të institucioneve relevante për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së. Temat e diskutuara në darkën e punës ishin: Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar SHBA, Siguria e qytetarëve të Kosovës në këto momente delikate në Evropë, Bashkëpunimi i Vatrës me institucionet e shtetit të Kosovës, Lufta kundër krimit të organizuar, nepotizmit, korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve të forta në Kosovë dhe krijimi i një të ardhme të sigurtë për qytetarët në Kosovë. Në darkën e punës morën pjesë personalitete të shquara të diasporës Shqiptaro-Amerikanë në USA si Harry Bajraktari organizator, Rrustem Geci, Dr. Sulejman Çelaj e të tjerë. I ftuar special ishte Konsulli i Kosovës në New York Ambasador Frymëzim Isufaj.Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të diasporës Shqiptaro-Amerikanë në ndihmë të çështjes shqiptare e sidomos luftës për Pavarësinë e Kosovës.



