• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

FEDERATA VATRA TELEGRAM URIMI KRYEMINISTRIT DRITAN ABAZOVIÇ

April 29, 2022 by s p

I nderuar Kryeministër i Malit të Zi z.Dritan Abazoviç

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra ju dërgon urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Malit të Zi. Vatranët dhe shqiptaro-amerikanët ju përgëzojnë për suksesin e arritur e ju urojnë shëndet e mbarësi në realizimin e detyrës së shenjtë shtetërore. Federata Vatra ka shpresë të madhe dhe besim të fortë se nën udhëheqjen tuaj, shqiptarët në Mal të Zi janë më të përfaqësuar se kurrë dhe të faktorizuar në skenën politike në Ballkanin perëndimor. Zgjedhja juaj në postin e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi zhvillon edhe më shumë lidhjen e fortë vëllazërore dhe integruese të shqiptarëve në Mal të Zi e më gjërë. Federata Vatra ofron bashkëpunimin me qeverinë tuaj me të gjitha kapacitetet e saj në të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi, në Ballkan e në diasporë. 3 Kryeministra shqiptarë në Ballkan është një arritje historike për shqiptarët, kjo do të forcojë bashkëpunimin mes shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan, çka do rrisë zhvillimin, stabilitetin, sigurinë e paqen e qëndrueshme mes popujve të Ballkanit në rrugën e përbashkët drejtë Bashkimit Europian.

Ju priftë e mbara

Me gëzim e vlerësim

Kryetari i Vatrës Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra Tagged With: dritan abazovic, Elmi Berisha, Vatra

TRIMUFI POETIK I GJEKË MARINAJT

April 29, 2022 by s p

Shkruan Besim MUHADRI, New York

I lindur më 1965 në Brrut të komunës së Malësisë së Madhe (Shkodër, Shqipëri), Gjekë Marinaj, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç poet, ai është, përkthyes, kritik letrar dhe profesor i gjuhës dhe i komunikimeve angleze si dhe i letërsisë botërore në Richland College në Dallas të SHBA-së. Ai është themelues i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë në SHBA në vitin 2001

Gjeka, në gusht të vitit 1990, pati botuar një poezi satirike me titullin “Kuajt”, e cila u cilësua si antikomuniste, duke u bërë edhe shkak i arratisjes së tij nga Shqipëria. Pas një qëndrimi në shtetin e atëhershëm jugosllav,  ai emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qershor të vitit 1991 arriti në San Diego, kurse më pas në Richardson të Teksasit, ku kreu Shkencat e Përgjithshme (Associate in Science) në Brookhaven College. Marinaj i vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ndërsa në vitin 2006 u diplomua në degën e Letërsisë Botërore. Këtu e mori gradën shkencore Magna Cum Laude. Po në këtë universitet (në shkenca letrare), ai kreu edhe studimet master dhe, më vonë, edhe ato të doktoraturës.

Poezia “Kuajt” ose fillimi i triumfit poetik i Gjekë Marinajt

“Ka shumë mënyra për ta kuptuar botën. Mund të ketë mënyra logjike dhe bindëse, por ka edhe mënyra për ta provuar botën përmes metaforave poetike. Lexoni botën e rrezikuar dhe të rrezikshme të “Kuajve” nga Gjekë Marinaj…” – kështu e fillon  shkrimin  e saj prof. Kooseul Kim-i nga Universiteti “Hyupsung”, shkrim në lidhje me poezinë Kuajt, i botuar në gazetën koreane “Kyunggi”. Historia e botimit të poezisë është sa interesante aq edhe e dhimbshme, me titullin domethënës “Kuajt” e poetit Gjekë Marinaj, djaloshit nga Malësia e Mbishkodrës, atëherë një gazetar lokal, por i njohur në fushën e poezisë. Ajo, përveç jehonës së madhe për mesazhin e saj, njëherësh poetit të ardhshëm ia ka shkaktuar edhe arratisjen e detyrueshme nga atdheu, por jo edhe nga poezia, e cila më vonë do t’i bëhej një nga bashkudhëtaret më të dashura dhe më jetëdhënëse.

Poezia “Kuajt”, siç u tha edhe në një rast, u botua më 19 gusht të vitit 1989, në gazetën “Drita”, organ i atëhershëm i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i artistëve të Shqipërisë. Poezia në fjalë shpaloste diçka më të thellë. Ajo trazoi blozën e zezë në arteriet e popullit që ishte akumuluar nga pakënaqësia dhe zemërimi gjysmëshekullor ndaj regjimit komunist, siç kishte ndodhur edhe me popujt e tjerë të Evropës Lindore. Gazeta Drita thuhet se është shitur në të gjithë vendin brenda disa orësh. Njerëzit e kopjuan poezinë nëpër copa letrash dhe ia shpërndanin fshehtas njëri-tjetrit kudo që ndodheshin. Muaj më vonë, gjatë demonstratave antiqeveritare, protestuesit nëpërmjet megafonave e recituan nëpër rrugë poezinë “Kuajt”.

Kjo poezi e Gjekë Marinajt, me gjithsej 21 vargje, ku secili varg i saj ka një domethënie të caktuar, ndërlidhet me jetën, me punën dhe me fatin e njeriut shqiptar të asaj kohe, të mbyllur brenda konturave të një regjimi të egër dhe vrastar. Krahasimi me kuajt ose metafora krahasuese e kuajve me qeniet që i përngjanin njeriut është një simbolikë fatale dhe interesante meqë, përveç një poeti të talentuar, ajo paralajmëronte edhe një përmbysje mentalitetesh artistike të strukura brenda një cikli të pakuptimshëm jete.

Tërë jetën duke vrapuar rrimë

Shohim veç përpara

Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.

Siç shihet, tri vargjet e para shpërfaqin imazhin e qenies së shndërruar në mosqenie ose në një makinë pune që nuk ka emër të përveçëm, që nuk ka ndjenja. Në një qenie të dëgjueshme që zbaton vetëm urdhra pa pasur të drejtë ose guxim e forcë kundërshtimi. Këtë e shohim edhe në vargjet në vazhdim:

Ne nuk kemi emër

Të gjithëve kuaj na thonë. Nuk qajmë,

Nuk qeshim; Heshtim, Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin, Ecim nga na thonë,

Ndërkaq, vargjet përmbyllëse tregojnë përmasën e mentalitetit ose të aftësisë receptuese, përkatësisht të fuqisë së perceptimit dhe të fatit të qenies. Kjo është ana tragjike dhe fatale e qenies që ka humbur sensin e kundërshtimit, por jo edhe atë të servilitetit e të frikës. Asaj i mungon iniciativa për të kundërshtuar që nënkupton edhe topitjen fatkobe të mendjes që, njëkohësisht, reflekton edhe me topitjen e guximit, të mendjes dhe të reflektimit në situatë.

Asnjë nga ne s’është mendjehollë.

Kush qe kalë mbreti, Posti qe i lartë

Kush qe kalë princeshe I bënë shalë të artë Kush qe kalë fshatari Pati samarë me kashtë Kush qe kalë i egër Tërë jetën fjeti jashtë…

Bashkëdyzimi i biografisë së autorit me biografinë e qenies

Poezia e Gjekë Marinajt karakterizohet nga një shkrirje ose bashkëdyzim i biografisë së autorit me biografinë e qenies. Kjo nënkupton edhe ndërlidhjen e autorit me atdheun dhe qenien e tij. Të dyja, bashkë edhe me talentin dhe pasionin, janë çelësi i suksesit dhe i rrugëtimit krijues të    poetit.

Nëse marrim për analizë librin e tij “Lutje në ditën e tetë të javës”, i cili hapet me ciklin “Mesnatë pa kalendar”, shohim se poezitë e këtij cikli, ashtu sikurse edhe pjesa dërrmuese e poezive të Marinajt “përbëjnë një rifreskim fundamental të poezisë bashkëkohore, me një përkushtim substancial të poetit plot çiltërsi metafore dhe shpirt të gjerë komunikimi”. Por, poezia e Marinajt ka edhe formën tradicionale. Të shkruarit, mbase për një masë më të gjerë lexuesish, herë-herë ngjan me poezinë e Lasgush Poradecit, veçmas me distikun e tij karakteristik, por edhe për nga përsosuria dhe aspekti ritmik i saj.

Poezia e Marinajt, në përgjithësi, është poezi brenda së cilës shpërfaqen pasazhe drithëruese, meditative. Gjatë leximit të saj, lexuesi sikur e qetëson shpirtin përmes imazhesh poetike që lëvizin me lirshmëri. Ato janë disa poezi për fshatin, vendlindjen, Nënën etj. (te cikli “Në duart e nënës”). Ndërkaq, poezitë e ciklit “Rrëfimi i Rozafës”, ku autori i këndon Shkodrës, Kosovës, Rozafës, Nënë Terezës, Skënderbeut etj., janë poezi të cilat shpërfaqin dashurinë humane, jo erotike:

Nën iluzionin se një grua vlen më pak se një burrë, Më murosën mua.

…

Nën pretekstin se te gjithë patën të drejtë, Edhe unë murosa brenda vetes fjalën “vrasje”.

(Rrëfimi i Rozafës)

Ndërkaq, poezitë e ciklit “Sugjerim me zë të ulët” janë poezi që brenda vetes bartin disfatat njerëzore dhe vështirësitë e njeriut në jetë. Ato përcjellin njëkohësisht mesazhin e qartë të përballimit të sfidave të jetës.

Cikli poetik “Ailuropoja në gjyqin e fjalës”, është një cikël me poezi kushtuar poetëve, Vilson Blloshmit dhe Gjenc Lekës, jeta e të cilëve u takon realiteteve të ndryshme, të mbushura me vuajtje ose lavdi. Përveç poezive dhe dedikimit për poetët e pushkatuar nga regjimi më 1977, aty shohim edhe poetin tonë kombëtar, Gjergj Fishtën, të mohuar për pesëdhjetë vjet me radhë e prapë të ripranuar, pastaj tragjizmin e poetit fatkeq por shumë të talentuar, Frederik Rreshpjes etj.:

“Poetit i pati humbur me kohë harmonia e trupit 

Me ndjenjën. Koordinimi i shpirtit me vargun jo.”

Poezia e Gjekë Marinajt, si tërësi, është një poezi që shënon një pikë kthese në poezinë shqipe. “Ajo është një lëndë universale plot trazim shpirtëror, dijesh, kulturash dhe emocionesh të thella. Ato kanë një dendësi artistike, forcë dhe imazhe që shkojnë nga ato të drejtpërdrejtat deri te surrealistet. Ajo është një dëshmi poetike për njerëzimin, i cili ka akoma shumë sfida dhe punë për të bërë, duke bartur ideale të forta të jetës dhe të lirisë.”

Ajo është një poezi, në të cilën natyrshëm shpërthen shkëlqimi i rinisë, me atë energjinë erotike dhe maturinë e një poeti të pjekur. Ajo mbetet një lirikë që në vete mbart konceptin e përsosurisë ritmike dhe të një parimi organizues simetrik, ku me përpikëri gërshetohen gradacioni poetik dhe aluzionet e vargjeve me harmoninë mes përmbajtjes dhe formës, dimensionit semantik dhe artistik të figurës etj. Poezi e shprehjes së atdhedashurisë që konceptohet si formë eksplicite e shprehjes filozofike, në universin e së cilës shpaloset pesha e etikës së krijuesit për imazhet, idetë dhe mesazhin e vargut. Marinaj na del si një poet elegant, me shprehje të përpunuara filozofike meditative që kultivon një poezi të mishërimit të harmonisë së mrekullueshme midis shpirtësisë ballkanase dhe asaj planetare.

Pa dyshim se Gjekë Marinaj është një poet interesant dhe i rëndësishëm i diasporës shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krijimtaria e tij është dhe do të mbetet në fokus të studimit por edhe të përkthimit dhe të depërtimit në letërsinë jo vetëm amerikane, ku tashmë     ai është i integruar, por edhe në atë botërore. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: BEsim Muhadri, Gjeke Marinaj

NË QYTETIN E KRUMËS SË HASIT ËSHTË INAUGURUAR SHTATORJA E IMZOT PJETËR BOGDANIT

April 29, 2022 by s p


Shkruan: Lekë Mrijaj 


Imzot Pjetër Bogdani për katër decenie të tëra është deshmuar jo vetëm si një doktorant i filozofisë dhe i teologjisë të njohur nga Roma e Italisë së asaj kohe, por edhe si pishtar i letërsisë së vjetër shqipe dhe i asaj kauzës kombëtare në çlirim kundrejt perandorisë aziatike. Imzot Bogdani, njihet edhe nga shkenca botërore, evropiane dhe në botën shqiptare si një pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë shqiptare e filozof e teolog i kompletuar. Ashtu siq interpretohet nga shumë studiues të ndryshëm, imzot Pjetër Bogdani, si Arqipeshkëv i Shkupit, ndeshet me fatalitet me sëmundjën e mortajes së zezë, qe do të thotë se me 7 dhjetor vitit 1689 vdes në Prishtinën e Dardanisë pikërisht gjatë rënies së ushtrisë Austriake (sipas studiuesve, Plasari, Hamiti e Belaj) të cilit edhe pas varrimit të eshtrave të tij, mongolet aziatik ia hodhën eshtrat qenve në sheshin e Prishtinës (sipas nipit të tij Gjon Bogdani).

Ndaj sot, me 28 prill 2022 komuna e Krumës së Hasit të Bogdanit dhe banorët e saj permes pjesmarrjës së shumë mysafirëve nga Shqipëria e Kosova ka promovuar veprën e realizuar të shtatorës së Pjetër Bogdanit, i cili për ne shqiptarët, pas Gjergj Kastriotit-Skëndebeut, ishte dhe mbetet një legjendë e pamposhtur si dhe një simbol i gjallë dhe tejët i lavdishëm kombëtar, çlirimtar, politik, shpirtëror, kulturor dhe njerëzor. 

Të pranishën në këtë evenimet promovimi kombëtar morën pjesë: prof. Enver Hoxhaj, ish zv/ministër i Kosovës, Imz. Dode Gjergji, Ipeshkëv i ipeshkvisë Prishtinë-Prizren, Imz. Angjello Masafra, Arqipeshkëv Shkodres, prof. Sabri Hamiti, studiues, prof. Aurel Plasari, studiues, Imzot Gjergj Metaj, Ipeshkëv i Rreshenit, z. Kadri Morina, biznesmen dhe sponsorizues si dhe të tjerë kryetar komunash nga Kukësi, Prizreni, Klina e intelektualet klinas, prof. Pal Canaj, prof. Dodë Ndrecaj, publicisti, Lekë Mrijaj, krijuesi, Vilson Culaj e prof. Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit.

Paraprakisht në Sallen e Kulturës “Pjetër Bogdani” është mbajtur një Sesion shkencor ndaj me një fjalë pershëndese e hapi, z. Liman Morina kryetar i Bashkisë Hasit. Eventi promovues u mbyll permes disa pikave artistike muzikore.

Vlen të potencohët se edhe Prishtina e Pjetër Bogdanit, me 6 dhjetor të vitit 2019 në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të këtij prelati e filozofi, ishte Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel studiuesish e klerikësh të Kishës së saj dhe të nivelit shekullar pjesmarrës permes një Tribune shkencore kanë shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Me atë rast pos veprimtarisë shkencore në sallen “BogdaniPolis” në Katedrale ishte organizuar edhe një meshë në përshpirtëri të Shkelqisë së Tij-imzot Pjetër Bogdanit, ku kishin marrë pjesë shumë Arqipeshkëv, Ipeshkëv, klerik të Kishës Katolike Apostolike Shqiptare.

Filed Under: Rajon Tagged With: Leke Mrijaj

Pse Elon Musk e bleu Twitter-in ?

April 29, 2022 by s p

Elon Musk tha duke bërë shaka, se ai “po blinte Coca-Cola-n për të rikthyer kokainën në të “

Analizë nga Rafael Floqi

Të hënën, Elon Musk bleu Twitter për dyzet e katër miliardë dollarë. Musk, C.E.O. i Tesla-s dhe njeriu më të pasur në tokë, planifikon ta kthejë private kompaninë e mediave sociale dhe ka thënë se dëshiron që Twitter t’i përmbahet nga afër parimeve të fjalës së lirë, të cilat, në një deklaratë, Musk e quajti “shkëmbi i qendryeshëm i një demokracie funksionale”. (Në të njëjtën deklaratë, ai e përshkroi Twitter-in si “sheshin dixhital të qytetit agorën- ku debatohen çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit.”) Vetë Musk cicëron shpesh dhe supozohet se ai do të vazhdojë të përdorë platformën, dhe potencialisht të rikthejë llogarinë e ish-presidentit Donald Trump. Ai gjithashtu mendohet se ka më pak të ngjarë të bllokojë njerëzit për shkelje të politikave të platformës, të cilat vetë mund t’i ndryshojë.

Po pse ai e bleu Twiter-in ?

Elon Musk tha duke bërë shaka se ai “po blinte Coca-Cola për të rikthyer kokainën” *ndërsa për atë që planifikon të bëjë më pas pas blerjes së Twitter prej 44 miliardë dollarësh. Në një seancë të së mërkurës vonë me 87 milionë ndjekësit e tij në Twitter, Musk më pas ripostoi një meme, duke sugjeruar që ai duhet të blinte McDonald’s në mënyrë që të rregullonte makinat e prishura kronike të akulloreve të zinxhirit të restoranteve. “Dëgjo, nuk mund të bëj mrekulli”, shkroi ai më  vonë në Twitter.

Musk u zotua se do ta bënte Twitter-in një “argëtim maksimal”. Ai postoi disa postime në Twitter në mbrëmjen e së mërkurës vonë dhe deri të enjten në mëngjes javës që shkoi, në të cilat ai ofroi disa sugjerime për ta përmirësuar faqen. “DM-të në Twitter duhet të kenë kriptim nga fundi në fund si sinjal, kështu që askush nuk mund të spiunojë apo hakojë mesazhet tuaja”, shkroi Musk në Twitter. Musk është zotuar të blejë Twitter dhe të ndryshojë politikat e tij të moderimit të përmbajtjes në mënyrë që të nderojë misionin e tij origjinal si një platformë që promovon fjalën e lirë.

Musk gjithashtu duket se po shijonte memet që janë postuar duke tallur punonjësit e Twitter-it, të cilët thuhet se janë të mërzitur për planet e shefit të Tesla-s për të blerë kompaninë me bazë në San Francisko. 

Analistët e Wall Street theksojnë ndikimin që ka pasur marrja e menjëhershme e Twitter nga Musk në kompaninë e tij të makinave elektrike, Tesla. Tesla ka humbur më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerë pasi investitorët spekuluan se Musk mund të duhet të shesë aksione për të financuar kontributin e tij të kapitalit prej 21 miliardë dollarësh për blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter.

Tesla nuk është i përfshirë në marrëveshjen me Twitter, megjithatë aksionet e saj janë vënë në shënjestër nga spekulatorët pasi Musk nuk pranoi të zbulojë publikisht se nga vijnë paratë e tij për blerjen.

Rënia prej 12.2% e aksioneve të Tesla-s të martën barazohet me një rënie prej 21 miliardë dollarësh në vlerën e aksioneve të tij në Tesla, e njëjtë me 21 miliardë dollarë në para të gatshme që ai angazhoi për marrëveshjen me Twitter. Nëse Musk do të blinte Twitter, Kina mund të kërcënojë të kufizojë gjurmën e Teslës në vend nëse ai nuk luan me top dhe nuk merr parasysh diktatet e Partisë Komuniste Kineze në lidhje me platformën e mediave sociale – duke minuar kredencialet e tij “absolutiste të fjalës së lirë”.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i trondituar nga marrja e Twitter-it nga Musk, vuri në pikëpyetje nëse ai mund të përfundonte duke fuqizuar Kinën – vetëm për të arritur më vonë në përfundimin se teoria e tij ishte “ndoshta” e largët.

Kjo është për shkak se ai ka disa besime të vërteta politike dhe sociale rreth mënyrës se si duhet të drejtohet Twitter, dhe ai ndihet sikur nuk po drejtohet në atë mënyrë. Unë gjithashtu mendoj se ai merr shumë kënaqësi dhe dobi nga cicërima dhe dëshiron që ai të jetë i optimizuar për përdorimin e tij. Vlera e kompanisë së tij rritet nga të qenit një personazh publik shumë i çuditshëm në Twitter, dhe kështu ai sheh qartë shumë vlerë në tweeting, dhe ndoshta dëshiron ta zotërojë atë për vete.

Tesla është një kompani, një kompani relativisht e vogël makinash, që prodhon makina të mira elektrike të nivelit të lartë, apo jo? Dhe vlera në bursë e Teslës, e cila e bën Elon Musk njeriun më të pasur në botë, vjen nga një optimizëm i jashtëzakonshëm në lidhje me aftësinë e ardhshme të Teslës për të prodhuar më shumë makina dhe për t’u bërë lojtari dominues në prodhimin e makinave ndërsa makinat bëhen më elektrike. Gjithashtu, ai është thjesht një lloj vizionari futurist – ai po ndërton tunele që duket se mendon se do të jenë e ardhmja e transportit. Ai po dërgon raketa në hapësirë. Dhe kështu vlera e këtyre kompanive në treg rrjedh kryesisht nga pritshmëritë rreth asaj se sa para do të fitojnë në të ardhmen, në krahasim me sa para kanë bërë në të kaluarën. Dhe këto pritshmëri ndihmohen ndoshta nga të paturit e një themeluesi karizmatik, të zhurmshëm, i cili bën shumë shaka në internet dhe është vetë një personazh fantastiko-shkencor, dhe e portretizon veten si një personazh fantastiko-shkencor dhe që u bën thirrje njerëzve që e pëlqejnë këtë, duke duke bërë shaka.

Ai është një djalë vërtet i zgjuar. Një mënyrë e mundshme për të treguar këtë histori është se Twitter nuk fiton aq shumë para në krahasim me Facebook dhe kompani të tjera të mediave sociale. Nuk është një kompani aq e madhe për sa i përket kapitalit të tregut. Ai mund të thotë, “Shiko, unë marr kaq shumë vlerë nga kjo qasje e drejtpërdrejtë ndaj publikut.” Zotërimi i atij aksesi të drejtpërdrejtë në publik – zotërimi i asaj gjëje që krijon kaq shumë vlerë për Elon Musk dhe Teslën – duhet të jetë disi e vlefshme, qoftë duke rritur vlerën që krijon për Teslën, qoftë duke gjetur një mënyrë për të fituar para nga vlera që krijon për yjet e sportit dhe personazhet e famshëm dhe Donald Trump dhe shumë njerëz të tjerë. E dini, tweet-et e Donald Trump kur ishte në Twitter mund të krijonin miliarda ose triliona dollarë lëvizje në treg, apo jo? Dhe Twitter kurrë nuk fitoi shumë para nga kjo. Nuk është e qartë se si do të bënte kompania, por nëse je ulur mbi një gjë që mund të krijojë kaq shumë vlerë, me siguri, nëse je vërtet i zgjuar, atëherë mund të nxjerrësh një vlerë prej saj.

Shembulli klasik në pesë vitet e fundit ka qenë rritja e aksioneve të memeve: kompani si AMC dhe GameStop morën vlerësime shumë të larta në treg dhe rritën shumë. e parave përmes mediave sociale, popullaritetit dhe memeve të lojërave. 

E gjithë kjo ka kuptim intuitiv, kuptim të thjeshtë. Nëse je personi më i pasur në botë dhe i bezdisshëm, dhe vazhdimisht luan një lojë kompjuterike, dhe merr shumë kënaqësi dhe ndjenjë identiteti nga ajo lojë, ndoshta pak i varur, atëherë në një moment mund të kesh disa sugjerime për përmirësime në lojë.” Në një nivel, kjo është një llogari më personale e dëshirës së tij për të blerë Twitter-in Dhe pastaj ka llogarinë më financiare, ose të biznesit, të cilën sapo e keni shpjeguar. Por, në të njëjtën kohë, duket se është pothuajse e pamundur t’i ndash këto dy gjëra, përveç nëse mendon se e gjithë sjellja e tij është një performancë e përpunuar ose diçka që nuk mendoj se dikush e beson vërtet.

Ai tha gjëra të tilla si ai dëshiron më shumë fjalë të lirë, ai dëshiron të mos ndalojë përgjithmonë njerëzit, ai dëshiron më pak varësi nga reklamat, sepse ai mendon se kjo është e keqe për lirinë e fjalës – që, meqë ra fjala, është. Unë mendoj se, nëse nuk moderoni Twitter-in, do të fikni reklamuesit. Nëse nuk ju interesojnë reklamuesit, atëherë mund të keni një Twitter më të pamoderuar. Gjëra të tilla. Musk sapo shkroi në Twitter se ai dëshiron që kritikët e tij më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës. 

Nga perspektiva e financave të korporatave, ideja është që ju të blini Twitter dhe që më pas do të jetë një kompani private ku ai thjesht do ta kontrollojë atë. Pra, ai nuk ka nevojë t’i paraqesë një plan biznesi, për shembull, bordit të drejtorëve të Twitter ose aksionarëve të Twitter. Ai thjesht mund të thotë linjën e biznesit: ti merr paratë dhe ik, dhe më pas është kompania ime për të kontrolluar. Kështu ai tha disa gjëra. Ata nuk janë të detyrueshëm për të. Nëse ai zotëron kompaninë, ai zotëron kompaninë dhe ai mund të bëjë atë që dëshiron. 

Koncepti i tij për fjalën e lirë duket gjerësisht në përputhje me atë që është bërë një qasje më e djathtë ose konservatore ndaj çështjeve të të folurit, e cila në thelb argumenton se kompanitë e mediave sociale nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit për gjëra që konsiderohen të papërshtatshme ose gjuhë të urrejtjes ose çfarëdo tjetër.  Natyrisht, Twitter ekziston në shumë vende që kanë më pak mbrojtje të fjalës së lirë se ne, dhe shpesh qeveritë u kërkojnë kompanive të mediave sociale të shtypin fjalimin që nuk u pëlqen. A keni një ide se si Twitter i ka trajtuar ato çështje në përgjithësi dhe se si ai mund të ndryshojë? 

Drejtuesit e Twitter që krijuan rregullat thanë se dikur kishin pasur pikëpamje rreth fjalimit në internet që ishin të ngjashme me atë të zotit Musk. Ata besonin se politikat e Twitter duhet të jenë të kufizuara, duke imituar ligjet lokale. Por më shumë se një dekadë e përballjes me dhunën, ngacmimin dhe manipulimin e zgjedhjeve ndryshoi mendjen e tyre. Tani, shumë drejtues në Twitter dhe kompani të tjera të mediave sociale i shohin politikat e tyre të moderimit të përmbajtjes si masa mbrojtëse thelbësore për të mbrojtur fjalën.

Pyetja është nëse edhe zoti Musk do të ndryshojë mendje kur të përballet me qoshet më të errëta të Twitter?

“Ju keni thënë se dëshironi më shumë ‘fjalë të lirë’ dhe më pak moderim në Twitter. Çfarë do të thotë kjo në praktikë?” Punonjësit e Twitter shkruan në një listë të brendshme të pyetjeve që shpresonin t’i bënin zotit Musk, e cila u njoftua nga The New York Times. 

Një pyetje tjetër e bërë: “Disa njerëz i interpretojnë argumentet tuaja në mbrojtje të fjalës së lirë si një dëshirë për të hapur derën për ngacmime. A eshte e vertete? Dhe nëse jo, a keni ide se si të rrisni lirinë e fjalës dhe të mbani derën e mbyllur ndaj ngacmimeve?”

Zoti Musk nuk është prekur nga paralajmërimet se planet e tij janë të gabuara. “Reagimi ekstrem i antitrupave nga ata që i frikësohen fjalës së lirë i thotë të gjitha”, shkroi ai në Twitter të martën.

Unë mendoj se të gjithë e kanë pasur të vështirë të merren me këto çështje. Po përshtypja ime është se, megjithëse Eloni duhet të operojë ndërkombëtarisht, konteksti i tij për fjalën “fjala e lirë” është kryesisht ai amerikan.  

Nuk e di nëse dikush tjetër në qeveri mund ta ndalojë këtë. Nëse po mendoni nga parimet e para, dhe nëse besoni se Twitter është, në një farë kuptimi, agora sheshi i qytetit, siç e ka quajtur Elon Musk, atëherë mund të jeni nervoz për një miliarder të çuditshëm që ta kthejë atë privat, apo jo? 

Përshtypja ime është se stereotipi është në thelb i saktë. Ndikimi nuk përkthehet në llojin e vlerës së dollarit që marrin kompanitë e tjera të mediave sociale. Shitja e reklamave në Instagram është shumë e lehtë, sepse po shikoni fotografi të bukura të gjërave që mendoni se janë të mira, dhe më pas ata ju tregojnë një fotografi të diçkaje tjetër që ata mendojnë se ju mund të mendoni se është e bukur. Dhe pastaj shkoni ta blini, apo jo? Modeli i reklamave në Instagram është shumë i drejtpërdrejtë. Modeli i reklamimit në Facebook është: Ne dimë gjithçka për ju, kështu që ne e dimë që po kërkoni të blini një makinë. Pra, këtu është një reklamë makine apo çfarëdo tjetër. Për modelin e reklamave të Twitter, ata nuk dinë shumë për ju. Stereotipi është se ju jeni atje për të luftuar dhe për të bërë shaka të çuditshme dhe për të trullosuarnjerëzit. Rasti i përdorimit të Twitter nuk është aq miqësor për reklamat sa kompanitë e tjera të mëdha të mediave sociale. Dhe kështu, nga njëra anë, me siguri ka një ndikim më të madh në botë, sepse ju jeni atje për të pasur debate politike. Dhe, nga ana tjetër, është më e vështirë të fitosh para. Ai nuk është personi i parë që vëren se ky është një produkt jashtëzakonisht me ndikim me një biznes disi të dobët.

Ai e përsëriti zotimin të mërkurën mbrëma, duke postuar në Twitter: “Që Twitter të meritojë besimin e publikut, ai duhet të jetë politikisht neutral, që në mënyrë efektive do të thotë të shqetësojë të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme në mënyrë të barabartë”.

Unë mendoj se është një problem vërtet i vështirë – por, nëse dini, të ndërtoni raketa dhe gjëra të tjera. Kjo tregon se ai mund të jetë në kërkim të një problemi tjetër të vështirë për ta trajtuar.

  • Coca Cola origjinale prodhohej nga bima e Cocas që prodhon kokainën

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafael Floqi

PARADOKSET E JETËS

April 29, 2022 by s p

SONILA PACOLLI /

A jeni ndalur ndonjëherë vetëm për një çast dhe keni pyetur vetën se cili është realiteti i jetës sonë? A po cili është paradoksi i vërtetë i saj? A është ajo një provë apo thjesht një veprimtari e caktuar jetësore? A je i/e ri/e në moshë dhe jeta jote sapo ka filluar, apo një i/e moshuar ku kanë kaluar shumë vite dhe je përpjekur vazhdimisht ta bindësh vetën se e mira s’ka ardhur ende. Kur në realitet e mira ka ardhur por ti nuk e ke parë. Ke takuar me qindra  njerëz por askush nuk të ka prekur të vërtetën deri në çastin kur jeta jote ndryshon dhe merr kah tjetër përgjithmonë. Ke hedhur një shikim dhe ke parë se ditët, javët, muajt, vitet kanë kaluar pa të lajmëruar. Për të gjitha këto unë kam një përgjigje, të lutem më dëgjo me vëmendje, ashtu sikur ti, edhe unë ekzistojë në një kohë moderne por nëse jemi të sinqertë dhe të drejtë me njëri-tjetrin ne jetojmë në një periudhë historike ku ndryshimi jo gjithmonë është pozitiv dhe ndodh aq shpejtë saqë fillojmë të mendojmë për të tashmen kur në të vërtetë ajo tashmë largohet. Por tani me mendjen tënde do të jesh konfuz apo jo? Dhe do të më pyesësh mua, pse ndodh e gjitha kjo? Më lejo të tregoj. E gjitha kjo ndodh sepse jetojmë në kohën kur luajmë me piano por nuk vlerësojmë gishtat, e ruajmë frymën nga vjedhësit kur vjedhësit jemi vetë ne. Përpiqemi ta shumëfishojmë pasurinë tonë por zvogëlojmë vlerën tonë e ndoshta edhe të tjerëve. Sot gjithmonë e më shumë zbulojmë krijesa të reja por jo krijesën brenda nesh. Hukasim duart nga i ftohti dhe injorojmë dorezat e ngrohtësisë e të cila janë të mykura nga petku i krenarisë. Ne kohët e sotme që jemi nën ndikimin e internetit kemi krijuar shume mure ndarëse dhe jemi ftohur shumë. Saqë edhe kur të mundohemi të krijojmë një urë edhe e vogël të jetë është shumë e vështirë ta gjesh sepse kemi ndërtuar porta të larta. Dhe vazhdojmë e ndajmë pajisje teknologjike por jo komunikim real, kalojmë gjysmën e kohës në zyre por takohemi me  njëri-tjetrin shumë rrallë, ndajmë atome por nuk eliminojmë paragjykimet, ndërtojmë ndërtesa të larta kur kemi pikëpamje të ngushtë dhe më e keqja, investojmë në vulgaritet por jo në fitimin e njohjes dhe dijes koncize. Sot ne shkruajmë shumë por flasim rrallë. Kemi mësuar si të jemi të shpejtë por jo si të presim. Është koha e udhëtimeve të gjata, e pelenave që hidhen, e dinjitetit që hidhet, e marrëdhënieve një ditore. Jemi në kohën e ushqyerjes së shpejtë por tretjes së ngadaltë, kur ena e përçmon përbërësin, është koha kur ke gjithçka në vitrinë por jo edhe disa minuta. Shëndetësia jonë sot çdo ditë zhvillohet por shëndeti jonë dobësohet, përpiqemi ta pastrojmë ajrin por kemi ndotur shpirtin.Ne urrejmë shpesh dhe dashurojmë rrallë, të gjithë sot jemi të mbi shkolluar por të nën kualifikuar është koha kur ka më shumë rëndësi pamja e jo personaliteti më shumë veshja e jo intelektualiteti, në kohën kur arkivoli ka më shumë rëndësi sesa i vdekuri. Por a jemi të varura nga të gjitha këto ? Mmm…Prit të mendoj. Të gjitha këto ndodhin para syrit tënd e timit, dhe ne veprojmë sikur kemi kohë, sikur kemi gjithçka, e sikur dimë gjithçka. Ti arrite të më dëgjosh mua deri këtu, ma do mendja se nuk e dëshiron një gjë të tillë. Nëse nuk e do, atëherë përpiqu sado pak ta ndryshosh për të mirë.  Kurrë mos harro se një ndryshim sado i vogël i yti mund të sjell një ndryshim të madh për dikë tjetër. Ke parasysh bukuria e vërtetë e diellit vërehet më së miri në agim edhe pse audienca është ende në gjumë.

Filed Under: ESSE Tagged With: sonila pacolli

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT