• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

Frymëzim Isufaj, një diplomat karriere për lakmi

April 7, 2022 by s p

Harry Bajraktari

Dëshiroj t’i them pak fjalë për aktivitetin e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, i cili ishte në krye të Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, e të cilit iu ndërpre puna nga institucionet përkatëse të Kosovës pa shikuar se çfarë pasoja mund të ketë një veprim i tillë, aq më parë për një diplomat karrerie me një punë të mirëfilltë në shërbim të vendit tonë. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me diplomatin Isufaj, i cili ka qenë i përkushtuar t’i shërbente me nder e ndërgjegjie Kosovës dhe komunitetitit tonë shqiptaro-amerikan, këtu në SHBA. Nuk ka dyshim se komuniteti ynë do ta ndiej mungesën dhe profesionalizmin e tij prej një diplomati të shquar. Ambasadori Isufaj ishte shumë i angazhuar në afirmimin e Kosovës, në takimet që ka pasur me diplomatë të vendeve të ndryshme të botës demokratike, duke u treguar atyre vlerat e shtetit tonë të ri, historinë dhe sakrificën që bëri populli ynë për liri dhe pavarësi. Ai, me punën dhe dijen e tij, ka dëshmuar se është një diplomat i dalluar, kudo që ka shërbyer, si në Washingtin DC, ashtu edhe në New York për interes të Kosovës dhe afirmimin e saj në SHBA dhe në botë. Në saje të angazhimit të tij, kemi edhe njohjen e fundit për Kosovën. Kuadrove të dëshmuara në diplomaci, ju duhet mbeshtetje nga institucionet përkatëse, e jo t’u mbyllet rruga në kohën kur ata mund të kontribuojnë më së shumti për çështjen e Kosovës dhe për njohje të reja nga ato vende të cilat ende s’na kanë njohur apo heztojnë të na njohin. Nuk ndërrohen diplomatët e suksesshëm sa herë që ndërrohen qeveritë, sipas tekeve. Jam thellësisht i bindur se ndërprerja e punës, që i bëri Qeveria e Kosovës, një diplomati karierre të suksesshëm, si është ambasadori Frymëzim Isufaj, është një gabim dhe do të thoja një përbuzje e punës dhe kontributit të tij shumëvjeçarë në shërbim dhe afirmim të vendit tonë. Gabime të tilla kanë bërë në të kaluarën edhe qeveritë tjera në Kosovë. Komuniteti ynë është i habitur kur sheh këso veprime të pamatura që vendit tonë mund t’i sjellin vetëm dëme e pasoja. Një praktikë e tillë mendoj se do të duhej të marrë fund e të mos përsëritej më.

Filed Under: Politike Tagged With: harry bajraktari

PËRJETËSOHET EMRI I FAN NOLIT NË AMERIKË

April 7, 2022 by s p

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve ameriano-shqiptare

Nga Frank Shkreli

A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidence

Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, Mark Gjonaj, para disa ditësh, njoftoi komunitetin këtu në Nju Jork dhe anë e mbanë Amerikës se të shtunën me 9 prill në ora 12, në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY 10461, do të zhvillohet ceremonia e emërimit të një rruge në kujtim të Fan Nolit, në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY 10461.  Në njoftimin për këtë ngjarje që më dërgoi Z. Mark Gjonaj, thuhet se ky është, vërtetë, “një rast i jashtzakonshëm për komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa festojmë trashëgiminë tonë në këtë vend si edhe kontributet tona si qytetarë, në jetën dhe veprimtarinë e Shteteve të Bashkuara”.  Njëri prej nesh, si emigrant në këtë vend, Fan Noli (1882-1965) ka qenë një udhëheqës shqiptar, kryeministër, shkrimtar, akademik, diplomat, politikan, historian, orator si dhe themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe bashkthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Amerikë, thuhet në njoftimin që më dërgoi Z. Gjonaj. Prandaj, është me vend që të zhvillojmë këtë ceremoni për një individ i cili ka kontribuar aq shumë, jo vetëm për komunitetin tonë, por dhe për Shtetet e Bashkuara dhe për Atdheun tonë, thekson Mark Gjonaj në njoftimin e tij. 

Ceremonia e emrimit të një rruge të Bronksit në emër të Fan Nolit – e mbështetur nga disa dyzina organizatash shqiptaro-amerikano — duhej të ishte zhvilluar fillim muajin e kaluar, në përvjetorin e vdekjes së Nolit (13 Mars 1965), por për arsye të disa çeshtjeve administrative u shty për këtë javë. Ishte caktuar muaji i Marsit edhe për arsye të datës 15 Mars, 19991, data e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për të shënuar gjithashtu edhe 100-vjetorin, këtë vit, të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.  Është me fat kjo koincidencë, sepse siç dihet, Fan Noli ka qenë promovuesi dhe vazhdon të jetë simbol i këtyre marrëdhënieve të ngushta, e miqësore, midis dy kombeve tona.  Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve mbi të cilat ndërtuan e forcuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten pjesë e trashëgimisë së tij.  Këta dy përvjetorë janë një rast që të mos harrohet roli dhe kontributi që Fan Noli ka dhënë në fushën e diplomacisë midis dy kombeve tona.

Ia vlen të rikujtojmë, në kuadër të ceremonisë për emrimin e një rruge në nder të tij të shtunen në në Nju Jork, rolin dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson, që Amerika të mbështeste pavarësinë e shtetit të ri shqiptar.  Njihet tani gjerësisht fakti se Noli ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”.  Ishte ky një angazhim i fortë i Presidentit Uilson që ndaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe një akt tepër i rëndësishëm i Fan Nolit, në fushën e diplomacisë, në mbrojtje të interesave shqiptare.  

Arritjet e Fan Nolit në fushën e historisë kombëtare dhe fetare të Kombit shqiptar, janë gjithashtu të shumta dhe të mëdha. Rolin e tij në fushën e diplomacisë, siç ishte ndërmjetësimi i tij me Presidentin amerikan Uilson në mbrojtje të së drejtës së Shqipërisë për të vendosur vetë fatin e saj, si dhe pjesëmarrjen që thuhet se e dalloi atë në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në mbrojtje të interesave të kombit të vet — besoj se përbëjnë vepër kulminante të veprimtarisë së këtij gjiganti të kombit shqiptar. Gazeta angleze ‘London Daily Mail’ kishte venë re, në atë kohë, zotësitë e Nolit në fushën e diplomacisë dhe si rrjedhim e kishte cilësuar atë si burrështetasin më të aftë, jo vetëm ndër shqiptarët, por të mbarë Ballkanit.

See the source image
Text, letter

Description automatically generated

Suksesi i Fan Nolit në mbrojtjen e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë e vërtetoi dhe e ngriti atë në një diplomat të rangut botëror dhe e bëri Nolin si njërin prej udhëheqësve më të dalluar të jetës politike dhe diplomatike shqiptare ndoshta i të gjitha kohërave.  Ndërsa si anëtar i komunitetit shqiptar në  Shtetet e Bashkuara ai ka shërbyer si zëdhënës dhe përfaqësues i denjë i të drejtave të shqiptarëve kudo ndërkohë që vet emri i tij reflekton edhe sot promovuesin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, edhe në këtë 100-vjetor të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. 

Të shtunën me 9 prill, komuniteti shqiptaro-amerikan në Bronks të Nju Jorkut, me emrimin e një rruge në nder të tij, do të kujtojë njërin prej shqiptarëve më të njohur të këtij komuniteti, por edhe një burrështetas të dalluar dhe diplomatin shqiptar, i cili me veprat e tij kombëtare në të kaluarën, në vazhdimësi nderon edhe sot Kombin shqiptar në përgjithësi dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, në veçanti.  Kjo është edhe arsyeja që Z. Mark Gjonaj ka punuar aq gjatë dhe me aq vendosmëri për të nderuar këtë burrë të madh të Kombit shqiptar me emrimin e një rruge në Nju Jork, në emër të këtij shqiptaro-amerikani të njohur të botës shqiptare. “Të një burri me të cilin do krenohej çdo vend”, do shkruante gazeta britanike, ‘Manchester Guardian në vitin 1924.  Fan Noli i përkiste një brezi viganësh të Rilindjes së vërtetë të Kombit shqiptar. Është thënë se së bashku, Fan Noli dhe Faik Konica, këta dy burra të mëdhej të Kombit shqiptar, kishin vendosur Bostonin si kryeqendrën e veprimtarisë së atëhershme patriotike dhe diplomatike shqiptare në të njëjtin nivel me qendrat e lëvizjeve patriotike shqiptare të trojeve shqiptare, Vlorën dhe Prizrenin. Ata e dinin ku ta vjerrnin pushkën e ku t’i kishin shpresat për të ardhmen e kombit të vet – në Amerikën e Washingtonit, Xhefersonit dhe Wilsonit, vendit të lirisë dhe të demokracisë. 

Rruga me emrin e Fan Nolit në Nju Jork do ua kujtojë këtë fakt brezave të tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve në Amerikën tonë të dashur por edhe shqiptarëve kudo, e sidomos komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork.  Fan Noli citohet të ketë thënë se Shqipëria dhe shqiptarët i kanë shumë borxhe Amerikës. Në kuadër të këtij 100-vjetori të marrëdhënieve midis dy vendeve tona mike – të dyja të dashura shumë për të gjithë ne — komuniteti shqiptaro-amerikan, falë përpjekjeve të aktivistit të dalluar të komunitetit tonë Mark Gjonaj – po i këthen një borxh sado të vogël Fan Nolit për punën e tij si promovues i këtyre marrëdhënieve dhe i veprimtarisë së tij kombëtare dhe fetare, në përgjithësi gjatë shekullit të kaluar, këtu në Shtete e Bashkuara.

Frank Shkreli

When Fan S. Noli met U.S President Wilson on the 4th of July, 1918

Fan Noli me udhëheqës të tjerë botërorë, të ftuar nga Presidenti Woodrow Wilson, për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara më 4 Korrik, 1918.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

Prof. Sami Repishti, misionar i paqes, kontribues në fushën e sociologjisë dhe psikologjisë sociale

April 6, 2022 by s p

(Me rastin e 97-Vjetorit te Lindjes, 6 Prill 1925)

Nga Pertefe Leka

Sami Repishti

30 vjet më parë, kisha publikuar shkrimin, ”Një mesazh nga diaspora”, për vizitën e parë të Prof. Repishtit në Shqipëri. Ishte një refleksion për artikullin e Profesorit “Përse e vizitoj Shqipërinë” botuar në R.D.
Prof. Repishti erdhi në Shqipëri familjarisht, kur po grisej perdja komuniste, që nuk e la të shohi vendlindjen për dekada me radhë. Ndaj i përgjigjet pyetjes”Përse e vizitoj Shqipërinë”: ” T’u tregoj atyre (pasardhësve) piedestalin pa kokën e diktatorit të rrëzuar në baltë nga masat popullore të zemëruara nga shtypja gjysmë shekullore….”
Unë (P. Domnori Leka ) e kam njohur në Shkodër nga lidhjet familjare.E mbaja mend, kur doli nga burgu, njerëzit e përmendnin në heshtje për qëndrimin burrnor. Kur u arratis, iku, po la frymën e mendimtarit me vlera të mëdha dhe besimin se edhe atje ku do të shkonte do të vazhdonte, po me ate qëndrim, sepse kishte dhënë prova.
Pas tre vitesh nga arratisja, më 1962, Guximtari Repishti, kishte realizuar ëndrrën e lirisë për të bashkue idetë me patriotët shqiptarë në vendin e Demokracisë, ku gjeti terren të përgatitur për të vazhduar ëndrrën shqiptare…I pritur ngrohtësisht nga Dr. Agim Leka, si udhëtarë të një drejtimi, u afruan edhe më shumë,kur u bënë miq.
Më ka mbetur në mendje pritja që iu bë Prof.Repishtit në aeroport, Gusht 1992. Ishte mbresëlënëse, sikur të ishte autoritet shtetëror, edhe pse pa protokoll zyrtar, pa afishe nepër mure, pa media të porositura, por gazetarë që kishin dëgjuar për këte vizitë.
Shumica vinin nga Shkodra, do të takonin vllanë, axhen,dajen, bashkëvuajtësit,shokun,mikun dhe të tjerë që nuk kishin lidhje, por
kishin dëgjuar për mendimtarin me vlera të mëdha për çështjen e kombit .
Ishte një takim i përzemërt, pa bujë por me dashuri e respekt për njeriun e ditur që vinte nga një botë e lirë për të sjellë shpresë.
Fjala e parë që u dëgjua nga Biri i Shkodrës Martire:
“Kam ardhë me dashuri për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri”
Shprehja nuk u keqkuptua, edhe pse kishte shpërthye zemërim i madh ndaj diktaturës, bashkëvuajtësit e tij e mbështeten. Ata nuk kishin bërë asnjë hap hakmarrjeje për dhunuesit.Ata ishin të etur për dashuri njerëzore dhe jo për të vazhduar luftën klasore. Shpresonin në ndryshime, në ligje, që katilët, të merrnin dënimin e merituar….
Si pionier i parë i demokracisë shqiptare në vitet 39 u prit nga qytetarët e Shkodrës po me ate flamur(pa yll) që shokët e tij e kishin ruajtur si relike për t’ia treguar brezave se qyteti i qëndresës Ilire, nuk i ka humbur traditat, ndaj dhe shpërthimi i zemërimit kundër diktaturës, kishte filluar në qytetin e lashtë. Kështu biri i Shkodrës, pa shkelur pragun e shtëpisë ndaloi me respekt e përulësi përpara muranës së dëshmorëve të parë të demokracisë (2prill 1992), ku u përshëndetën dy breza demokratësh….
Në shtëpinë e vjetër të Repishtëve, vëlla Vehbiu, tregoi mikpritjen dhe bujarinë e traditës, jo vetëm për vëlla Samiun me familje, por oborri i gjelbëruar u kthye në një dhomë pritje,ku
hynin e dilnin miq e familjarë për të komunikuar, me të dashtunin e tyre për të ndarë së bashku çfarë kishin akumuluar gjatë ndarjes së gjatë.
Zonja Diana – e kujton shpesh vizitën e parë në Shqipëri, sidomos në Shkodër; Ajo u shkri natyrshëm me familjen e madhe Repishti, ku u pritën krahëhapur. Samiu ishte djali i parë i shtëpisë, që vinte me familjen e krijuar në emigracion. Znj. Diana fliste shqip por edhe fëmijët dhe nusja e djalit merreshin vesh, bashkonin mendjen dhe zemrat nga gëzimi që ndjenin.

(Diana vinte nga familje emigrantësh,babai, Kadri Çipi, dhe Zonja Tefta Bejko Çipi,vinin nga familje të vjetra Gjirokastrite.Ata kishin mbërrijtë në Amerikë me 1937, me vajzën Elizabeth 4 vjeçare. Vajza e vogël Diana lindi në Amerikë.Trashëgimia e vetme që lanë prindërit ishte investimi për shkollimin e vajzave, në kolegjet më të mira.
Ata morën arsim të plotë për të ushtrue detyrën e mësuesisë duke ia shpërblye prindërve me rezultate të larta si studente ashtu dhe si mësuese. Vlen për t’u përmendur, gjatë viteve 67-69 motrat Çipi: Elizabeth Leka dhe Diana Repishti me ndihmën e bashkëshortëve hapen shkollën shqipe për fëmijët shqiptarë në Woodhaven, Qyeens. Fëmijët përveç gjuhës shqipe mësonin edhe historinë e Shqipërisë.( lëndë të cilën e jepte Prof.Repishti) Ishte hera e parë që një shkollë shqipe e bashkësisë shqiptare zhvillohesh në një ambjent shkollor publik amerikan. Ajo që ka mbetur e pashlyer në memorjen e ish- nxënësve, tani janë madhor. Ishte një shfaqje teatrale “ Udhëtim nëpër Shqipëri” e kompozuar nga mësuesja, Diana Repishti, ku çdo student përfaqësonte nji qytet të vendlindjes.Secili nga nxënësit përshkruante qytetin, duke mbajtë veshur rroba sipas krahinës. Ndërsa Elizabeth krijonte këngë të reja shqipe duke përdorur meloditë, që fëmijët kishin mësuar në shkollat amerika.Vjershës për Skenderbeun i adaptoi melodinë “Battle Hymn of The Republic” Kështu nxënësit mësonin gjuhën shqipe duke thithur fjalët nepërmjet muzikës së njohur.Një motodë e bukur edhe për shkollat shqipe sot. )
Kanë kaluar 30 vjet nga takimet me Prof. Repishtin në Shkodër dhe autoriteti i Profesorit nuk ka ndryshuar, por është rritur dhe është bërë personaliteti më i dobishëm që i duhet shoqërisë shqiptare dhe amerikane e kudo…
Artikulli “ Sami Repishti një Institucion i Mëvetësishëm” shkruar nga Zoti Th.Gjika, është një vlerësim që ka evidentue përvojën jetësore të Prof.Repishtit.
“Institucioni” në fjalë mban në arkivin familjar qindra artikuj,manuscripte, kumtesa, fjalime, deklarata,Tezën e Masterit,Temën e Doktoraturës, peticione,analiza,komente, vepra letrare dokumentare, të cilat janë shkruar vetëm nga dora e Profesorit.

Një institucion pa sekretar privat, pa shofer personal, pa subvencionim…Të gjitha janë shkruar, kur Profesori jepte mësim për 25 vjet rrjesht në kolegjet Amerikane, kur ishte kryetar i departamentit të gjuhëve të huaja, kur ishte kordinator i programit për studime të avancuara……dhe vazhdon të shkruaj, po me ate intensitet edhe sot 97 vjeçarë, rast i rrallë i jashtëzakonshëm…
Do të shtoja që edhe familja Repishti, është një institucion më vete, ku mirëmbahet nga një Zonjë intelektuale,një mësuese e përkushtuar, një amvisë shembullore,duke krijuar kushte të volitshme bashkshortit për punë intensive.Znj. Diana me zotësinë e saj ka shkrirë harmonishëm në jetën familjare,tradicionalen shqiptare me praktikën amerikane.
Ndaj mendoj, se në të ardhmen arkivi i këtij institucioni, duhet të studiohet nga studentë që hulumtojnë në degë të ndryshme sepse kanë përpara veprat e një Shkencëtari.
Vetëm në fushën e Sociologjisë, studiuesi, ka përpara një arkiv të mjaftueshëm për të argumentue vlerat njohëse dhe integruese për studimin e jetës dhe ideve sociale. Aty mund të gjejnë zgjidhjen praktike të problemeve dhe konflikteve në një shoqëri.Aty shfaqet guximi i një Analisti që evidenton dhe mban qëndrimi kritik ndaj dukurive negative. Aty do të gjeni kërkesat në mbrojtje të drejtave njerëzore dhe ndihmat humanitare …që mund të parandalojnë pasojat negative të veprimeve shoqërore dhe të përmirësojnë marrëdheniet mes tyre…..Pra arkivi i pasur do të jetë një SHKOLLË, për studime të shkencave shoqërore.
Duke lexuar shkrimet e Profesorit kemi përpara një erudit, që po e ushqen Sociologjinë me dukuri shoqërore në grup dhe individ . Si studiues i shkaqeve që shkaktojnë pasoja të rënda në shoqëri, Profesori ka kurajon t’ju dali para gjërave që i gjenerojnë ato, duke analizuar proceset historike, që ndryshojnë situatat jo vetëm si shqiptar tradicional por edhe siç e citon vetë,“një pjesëmarrës në një marshim historik në vendin dhe në kohën në të cilën jetoj”.
“Të farkëtosh fatin tand me duert tueja e solidar me të tjerët, të shkruejsh historinë e vendit e kohës tande janë kulmet ma të nalta, që mund të arrijë çdo qenie e lirë që kërkon me justifikue jetën mbi tokë e me ndërgjegjen e plotë të vdekjes së paevitueshme” S.R.
Vetë strukturat shoqërore duke qenë rezultat i proceseve historike të arritura nga shoqëria, dhe studimet e Prof.Repishtit, si Historian, i kanë shërbyer politikës progresiste:
” Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist e komunist në Shqipëri, jo si “politikan” a “personalitet”i makropolitikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjësova“ S.R.
Profesori kontriboi në këte fushë sociale, pasi synonte të ecë në rrugën e humanizmit, përparimit dhe demokracisë së vërtetë.
Për Shkencën e Sociologjisë, në periudhën e diktaturës,nuk
bëhej fjalë studimi i saj, sepse pushtetarët, kishin frikë nga analiza e fenomeneve shoqërore dhe analiza e vërtetë e problemeve që ekzistonin në shoqëri. Ishte një shoqëri totalitare të cilës profesori i ka bërë një analizë, duke qenë i lirë për të qenë kritik ndaj politikës së pushtetit.
Shkrimi “Dedikimi” është më shumë një Analizë Psikologjike e Shoqërisë, duke e marrë lëndën nga vetë shoqëria në të cilën jetoi: provoi burgun, punëtorin e krahut, punën e detyruar pa pagesë, por dhe jetën në një shoqëri të lirë. Kështu e ka parë shoqërinë në formacione të ndryshme ekonomike, politike, kulturore, arsimore,fetare,familjare..
Në çdo paragraf që shkruante në “Epilog” përsëritej refreni: “ Ishte kjo botë që luftojshe pa rezerva -..!”
Sepse
“Urrejtja e kulti i saj shiheshin kudo …..në letërsi, në art, në muzikë,në librat shkollorë. Në shtypin e përditshëm, urrejtja përfaqësonte dëshirën e grabitjes me shpatë….”
“Suksesi im më i madh ka qenë dhe mbetet, fitorja ime kundër urrejtjes”

Duket një ndikim nga veprat e A. Malraux-së, të cilit i shkruante: …..”Hasa një burim frymëzimi për një njeri si unë, të cilit i është dashur të afirmojë dinjitetin e vet njerëzor në luftën kundër komunizmit”…
Për këte Profesori shprehet:
Revolucioni komunist dhe pabesia e pandarë e Moskës, është
përdorur nga Malraux si një simbol fati për ditët tona”
Nuk ka pushuar së denoncuari krimet e komunizmit duke pasë besim se do të formuloheshin ligje për dënimin e tyre, por…Jo vetëm kaq, por e ka theksuar, se komunistët as nuk kërkuan falje për gjenocidin me emrin luftë klasash, por ndërruan rrobën dhe vazhdojnë të imponohen me dhunë.
Po t’i referohesh ligjeve të vjetra, edhe Kanuni i pashkruar 2500 vjeçarë, e kishte normë juridike, që dëmtuesi të kërkojë të falur dhe ta zhdëmtojë të dhunuarin për t’i hapur rrugë mirëkuptimit….por fatkeqësisht, vazhdon të dhunohet prona, vazhdon të varfërohet njeriu i ndershëm…..
Profesori pa qenë jurist, ka kontribuar në Jurisprudencë,duke luftuar për të drejtat dhe liritë njerëzore në realitetin objektiv.Kështu ka marrë një dimension akoma më të lartë, si Misionar i Paqës në Botë, duke marrë përgjegjësinë për t’i përfaqësuar bashkëvuajtësit:
“ Janë heronjtë e mi,ata meritojnë falenderimin Tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim tue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare”S.R.
Jo vetëm si dëshmitarë okular i ferrit komunist por edhe pas arratisjes në Jugosllavi, me një qëndrim të shkurtër, u bë dëshmitar i vuejtjeve të popullit shqiptar nga bishat serbe.
Të gjitha keto dukuri negative i vuri në opozitë me respektin për jetën dhe dinjitetin njerëzor, duke i dhënë prioritet kësaj
kërkese:
“-Kam ardhë në përfundimin se me prue buzëqeshjen në fëtyrën e
një njeriu që vuen asht sukses i madh në jetë …..”S.R.

Me Prof.Repishtin (1994) organizuar me rastin e 50 Vjetorit te Konferencës Bujanit.

Për të cilën shkruan:“ Mbrojtja e të drejtave të njeriut lindi nga nevoja urgjente, primordiale, mos me lejue të tjerët të kalojshin nepër provat e mija dhe të torturoheshin ashtu si unë.”S.R.
Dëshminë e parë e paraqiti në Kongresin Amerikan 1965,ma vonë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e shtetit me gojë e me shkrim, ku dëshmoi vuejtjet dhe trajtimin çnjerëzor të bashkatdhetarëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Preshevë…. Çamëri..ku pati jehonë pozitive.
Po përmend vetëm një,
“ Peticioni Shqiptaro-Amerikan për gjendjen e shqiptarëve në
Ballkan drejtuar Presidentit Clinton,Shtëpia e Bardhë ,Washington D.C. …6 gusht 2018.
Shkëputa disa rradhë:
“Shqiptarët janë njeni nga popujt ma të vjetër të Europës. Megjithate, fryma e ndryshimeve që vjen sot mbi gjithë kontinentin nuk e ka prekë këte vend…Shqiptarët banojnë sot në Serbi, Mal të Zi, Greqi, fati i të cilave asht lanë në duert e tri autoriteteve respektive…., Në Greqi pakica shqiptare gjindet përballë asgjesimit të plotë ….Lutem na ndihmoni !
“… Me këte angazhim të shtatë milionë shqiptarëve në Ballkan dhe përpjekjesh me ba nji histori të re në vendet që ata banojnë, kërkojnë me marrë pjesë në ndërtimin e nji bote të re…Ata kanë nevojë për ndihmën e Amerikës me gjetë rrugën me mbërrijtë këte piksynim…..
Përgjigje nga Presidenti
“I nderuemi Sami.. ju falenderoj për letrën tuej të datës 11
qershor…….. Administrata ime po punon ngushtësisht
me partnerët tonë Evropianë, tue përfshi edhe Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me ndihmue ringritjen e institucioneve demokratike dhe me përmirësue situatën e të gjithë shqiptarëve……(përkthyer nga S.R.)
Po kështu ishte edhe letra drejtuar, Madeleine K. Albright në prag të takimit të saj me Dr. I.Rugova, ku i parashtron tri kërkesa -opsione, që do t’i duhej t’i shqyrtonte administrata amerikane me qellim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Këto formulime të Prof. Repishtit nga ana juridike dhe dokumentimi historik, ishin të lidhura ngushtë, për t’i shërbyer strukturave shoqërore si rezultat i proceseve historike të jetuara nga Ai vetë. Studenti i Firencës në degën Histori,nuk mund të shmangte të drejtën sociale, por i ka evidentue në formacione të ndryshme; ekonomike, politike e shoqërore, të kohës që jetoi dhe jeton..
Si sociolog kishte marrë përgjegjësi me mbajtë të drejtën e kritikës ndaj politikës në pushtet, në Shqipëri, e kudo në botë edhe pse i ndarë nga politika.
Ishte kundër atyre politikanëve, që duan të ndryshojnë, të shfytëzojnë dhe të miratojnë ligje, që të dominojnë mbi ta.Me kurajo dhe guxim që i jep bindja në drejtësi dhe si qytetar amerikan i lirë i garantuar nga kushtetuta e shtetit më demokratik në botë, nuk ka kursyer edhe presidentet e SHBA-së, kur kanë devijuar ligjet e shtetit. Publikisht ka ngritë zërin:
“Ky nuk asht Presidenti im” me gojë e me shkrim.
Në se studiuesit, do të përpiqen të pasurojnë Shkencën e Psikologjisë Sociale, ku tipari dallues i saj është Konformiteti, një lloj ndikimi shoqëror që përfshinë një ndryshim të besimit e sjelljes që të përshtatet me grupin, patjetër duhet t’i referohen shkrimeve të Prof.Repishtit.
“Tri diktaturat fashiste,naziste e komuniste kanë nji objektiv, shtypjen e individit, heqjen e lirive personale dhe forcimin e konformitetit të shoqënisë, ku çdo qytetar i shërben partisë.
Sot shoqënia shqiptare ka pësue nji degradim të madh gjatë viteve të diktaturave – janë përpjekë t’i zhveshin shqiptarët nga koncepti i lirisë qytetare dhe i dinjitetit personal.
Sot jetojnë në botën e konfuzionit politik, ekonomik e shoqënor që ka krijue nji klasë politike të pandërgjegjshme.” 
S.R.

Me Prof.Repishtin dhe Dr. Rugovën në Boston 1993.

Mendimi i profesorit për diktaturat, kanë vlerë edhe për sot, pasi kanë dalë në skenë diktatorët, që kanë ringjallë instinktet e vjetra të paraardhësve.. Sot e gjithë bota po e përjeton dhunën e një diktatori që ka ndryshuar ligjet dhe kushtetutën në favor të tij për të dominue dhe tani kërkon t’i imponohet botës me forcën e armëve të vdekjes.Dhe bota pret zgjidhje…
Kështu është shprehur Profesori për diktaturën që e përjetoi:
“…Urrejtja e kulti i saj shiheshin kudo…urrejtja përfaqësonte dëshirën e goditjes me shpatë, ngrente cilësinë agresive të ushtarakut pa zemër, nxiste përleshjen me “kundërshtarin” të vërtetë ose imagjinar, që nuk ishte tjetër veçse bashkëvendas: nji vëlla që përbuzte diktaturën, nji shok që nuk pranonte tradhëtinë,nji qytetar që ngulte kambë me jetue i lirë ….
“Me nji dorë pushkën me tjetrën kazmën” që ishte puna e detyrueshme nën frikën e pushkës …puna skllave e pushkës vrastare, dy vlera themelore të rendit të ri komunist në Shqipëri…..
Ndërsa e njëjta gjë i ndodhi edhe në shtetin fqinj.. “Arratisja më pajisi me nji identitet të ri, ate të refugjatit politik…në këte qeli jugosllave për refugjatët politikë sfera e mendimit tim ishte “përcaktue nga të tjerët “ si antikomunist, e ndjehesha i kufizuem….”
Por me mendim të kthjelltë edhe vuajtjen e kthen në forcë.
“Tragjedinë kolektive në frymëzim, për nji kryqëzatë kundër torturës, në çdo vend dhe në çdo kohë.”
Ja në çfarë force kthehet, kur Prof. Repishti bashkohet me bashkëvuajtësin e tij Tahir Kërnaja në New York 1962, ku zhvilluan aktivitete të përbashkëta me Babë Tahirin e demostratave, për të cilin shkruan: “ Tahiri ka shpërnda 20 memorandume të drejtueme OKB-së çdo vjet dhe protesta drejtuar Komisionit të Helsinkit në Europë..Ai ka arkivin ma të pasun të këtyne mesazheve që kërkonin lirinë dhe drejtësinë për vëllezërit dhe motrat kosovare…” (marrë nga përshëndetja drejtuar Konferencës kushtuar veprimtarit Babë Tahiri 1994.)
Kur Prof.Repishti bëri vizitën në shtëpinë tonë në Tiranë, ftuam edhe bashkvuajtësin e tij Osman Kazazin ( nxënës i Pater A.Harapit, që i përjetoi me lot zemre torturat ndaj mësuesit të nderuar dhe klerit katolik )
U bashkuan dy qëndrestarë, bisedonin me urtësi, plot energji e besim, per të qenë aktiv në ndryshimet e reja, pa u ndarë ngjarjeve ne vazhdimësi. Optimizmi i tyre na frymëzoi…..
Takime me njerëz të thjeshtë ia përforcuan bindjen demokratike që të jetë besimplotë te Jonuzët: “ ..Ai rreshteri nga Berati, e të tjerë që rrezikuen shumë me lehtësue jetën tonë në burgje e kampe të punës së detyrueshme. Jonuzët e të gjitha burgjeve e kampeve qofshin bekue. Ata sollën frymën e mirësisë njerëzore në skutat ma të errëta të dhunës, ku mshehej tortura. Ata ringjallën besimin tim në madhështinë e racës njerëzore.
Ky, asht Njeriu!
E për të ndihmuar këte, NJERI, nuk u kufizua vetëm në qëndrimin si antikomunist, sepse shkruante,” Unë luftojshe kundër çnjerëzimit”. Ndaj i motivuar si Misionar i Paqës, themeloi shumë organizata: Rinia Kosovare në botën e lirë.
Fondacioni për ndihma financiare familjeve të persekutuara në Kosovë.
Kordinator pranë Amnesty Internacional në ShBA për Shqipëri e ish Jugosllavi.
Inisiator për hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe ate Kosovare në Washington, e realizuar nga Presidenti Clinton. Inisiator dhe bashkthemelues i NAAC 1996.
Presidenti i parë i grupit të lobimit në Washington për mbrojtjen e të drejtave të njeriut……
Respektin për njeriun e ndershëm, njeriun e thjeshtë e punëtor, për shokët e qelisë, fshatarë a malesorë, për klerikët pa dallim religjioni, që u denuan për pafajësi; Për njerëzit më të shtrejtë; Nanën, vëllanë, motrat e farefis që vuajtën padrejtësisht; Për një galeri personazhesh real që dora vrastare i kaloi në amshim dhe të tjerë që i mbijetuan vuajtjeve; Shkodrani i Repishtit i ka ravijëzuar me dhëmbje në veprat dokumentare “Pika Loti” dhe “Nën hijen e Rozafës”…
Për të gjithë ata që mbrojtjen pafajësinë është krenari, për Shkrimtarin, ata kanë emër të përbashkët janë“Herojt e mi”
Edhe sot, në moshën 97 vjeçare, i pikon zemra. kur kujton fjalët e Nanë Havasë, ditën kur u kthye në shtëpi pas 10 vjetëve, për të cilën shkruante “ kishte qenë e burgosur së bashku me mua, përbrenda meje…pafajsia e saj më përligjte revoltën që më ziente përbrenda….Por ajo nanë fisnike e përligji edhe ajo burgun e saj përpara të birit “të liruar”kur i tha: S’kemi lekë me ble bukën- një brengë që e mundon edhe sot Prof. Repishtin….
Në shërbim të kësaj kauze për drejtësinë sociale është edhe qëndrimi ndaj religjioneve.Samiu, ishte djali i Hafiz Ibrahim Repishtit,(mysliman, Fanolist, deputet në Kuvendin Kombëtar, antifashist…) Që në rini S. Repishti i ka respektuar fetë pavarësisht nga përkatësia e tij….. Tre religjione në Shqipëri me besimin në një Zot, kanë jetuar në harmoni, shembulli më i mirë në botë.
Papa Françesku kur erdhi në Shqipëri, mori kënaqësi nga toleranca fetare, të cilën e ngriti edhe më lart e quajti- vëllazërim fetar-. Këte vizitë të Papës,Profesori e ka përshkruar gjatë.
Unë kam një kujtim të bukur, kur Dr. Rugova erdhi në Sh.B.A. Prof. Repishti e shoqëroi edhe në Boston te mikëpritësi i madh A.Athanas. Një mbrëmje mbresëlënëse. Është emblematike një foto ku në mes janë dy klerikët At. Liolin me dorën në hark të qafës të Imamit Rifat Dalipi dhe anash dy ideologët e këtij bashkimi Dr.Rugova dhe Prof. Repishti. Unë pata fatin të kem një kujtim me këta personalitete të shquar….
Shkrimet e Prof. Repishtit për këte temë kërkojnë një studim të veçantë. Si përfaqësues i të drejtave njerëzore nuk mjaftohet me dukuritë pozitive, por shkroi gjatë për martirizimin e klerit katolik shqiptar të cilët i njohu nga afër mes torturash edhe sot kërkon, të dokumentohet dhe të popullarizohet, masakra ndaj tyre.

Më kujtohet një rast, 23 Prill 1993,kur Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën shqiptare, përshëndeti shqip, u përul me respekt para Nanë Terezës, bekoi popullin shqiptar të shumëvuajtur nga diktatura…. Një telefonatë na erdhi nga larg, të dalim në Aeroport për të marrë një porosi nga Prof.Repishti.Të nesërmen Papa Vojtila do të shkonte në Shkodër.Në pakon që morëm ishin parulla të shkruara që ishin përgatitur për të mirëseardhë Papen dhe Shënjëtoren e Gjallë.
Udhëtimin e kemi bërë vonë për në Shkodër për t’ia dërguar një autoriteti të Bashkisë, A. Kazazi, sipas porosisë, që të realizohesh në kohë detyrimi. Preokupimi nga larg i Prof. Repishtit për të nderuar qytetin e martirëve dhe për t’i parë të bashkuar shpirtërisht vëllezërit e tij pa dallim feje a partie, u realizue në kohë. Një xhest simbolik, por janë shumë të tjera, aktivitete, që Prof.Repishti, vazhdon të jetojë me problemet e vendlindjes e kudo….
Po kështu, Profesori, ngre zërin edhe për botën, ku ekzistojnë dukuri negative, kur keqinterpretohen fetë apo keqpërdoren për qellime të mbrapshta deri në krime…
Ajo që më shqetëson- shkruan Prof.Repishti- është përdorimi i fjalës, Urrejtje, një përbuzje e fortë e shoqënueme me vullnet të keq.
Këto dukuri negative, nuk i kanë shpëtuar mendjes së mprehtë të Analistit, jo vetëm shfaqjes në vendet, ku ka jetuar, por ka reaguar për krime të shëmtuara edhe në botë, duke i dokumentuar jo thjeshtë si një lajm, por duke dhënë pasojat me shifra për të bashkuar qëndrimin, në këte rast me Kryeministren e Zelandës Re, Arderen, e cila shprehet për ngjarjen e 15 Marsit 2017( ku një i armatosur me kamera në kokë, ditën e Premte hapi zjarr mbi besimtarët myslimanë, 50 të vrarë, 54 të plagosur …..):Nga fjala e Znj.Arderen,përshtatur në shqip nga,S.R.
”Ai është një terrorist, kriminel, ekstremist. Por sa herë që do të
flas nuk do të përmend emrin e tij..,por emrin e atyre që u shuan. Ai mund të ketë dashur të bëhet i famshëm, por ne këtu, në Zelandën e Re, nuk do t’ia ofrojmë këte…”
Ata ( myslimanët) kanë zgjedhë Zelandën e Re si shtëpi të tyne dhe kjo është shtëpia e tyne. Ata janë ne!.. Terroristët vranë njuzelandezët..! ( marrë nga artikulli Një analizë për ngjarjen në Zelandën e Re.nga S.R.)
Profesori e quan, Monumentale, këte sentencë, që vlen për kriminelët e çdo kohe dhe çdo vendi.
Më këtë shqetesim të artikullit në fjalë, autori ka bërë një analizë “Islamofobisë” urrejtja për myslimanët si në masakrën e 9 shtatorit 2011,në NYC, apo ngjarja në Quebec Kanada 2017, ku u vranë duzina myslimanë gjatë lutjeve fetare.
Gjithashtu, Urrejtja për hebrejtë, ku vranë në Sinagogen e Pittsburgut në 2018, sepse kishin strehue emigrantë të amerikës latine.Të tjera vrasje në Norvegji nga një supremacist, të tjerë në Charleston,S.C……
Në fund të këtij studimi të gjatë, Analisti, firmos: Veprimtar për të drejtat e njeriut .
Si historian koherent, që i dha dorë për të dokumentuar dukuritë sociale, është ekzigjent në ate që dokumenton. Kohët e fundit në një bisedë me Profesorin i kujtova një mbledhje të organizuar nga Ai vetë në “Debal Garden”, kushtuar 50 vjetorit të Konferencës së Bujanit (për parandalimin e konflikteve ndëretnike) ,ku referova edhe unë(P.Leka) Materialin e kisha përgatitur me të dhënat e Z.Jerina, që kishte qenë prezent në ate Konferencë, aty pati edhe diskutime të ndryshme..Ndaj me këmbënguljen që e karakterizon, Prof. Repishtin, kërkon edhe sot të kthjellojë, disa paqartësi të asaj Konference,ku ishin përfaqësues të dy kombësive…
Ndaj si mbrojtës i çështjës kombëtare, ishte ndër të parët që e nuhati ideologjinë e huaj, që po shtresohesh mbi virtytet e bukura të një populli, që i ka ruajtur ato në mijëvjeçarë.
Ngriti zërin me përgjegjësi morale për mbrojtjen e shqiptarëve të shtypur duke ia bërë të ditur se komunizmi, si një ideologji pa të ardhme, nuk mund të qëndrojë kurrë mbi kombin.
I pajisur me një guxim intelektual dhe me një vendosmëri në pikëpamjet dhe parashikimet e tij, i drejtohet popullit me zjarrin zemrës për të vertetuar se idealet e tij ishin ëndrrat e kombit, të cilat ekzistonin në trurin e popullit vet.
Një meritë e Prof. Repishtit është se të drejtat sociale dhe ato individuale i ka trajtuar me frymën e vëllazërimit.
Pa shumë filozofi dhe pa hy në detaje të çështjeve juridike por duke u mbështetur te e drejta natyrale, të e drejta fetare,( të gjithë të barabartë para Zotit) te Deklarata e Përgjthme mbi të Drejtat e Njeriut, Konventat Ndërkombëtare për këte çështje e deri në zbatimin praktik të ligjeve të vendosura nga drejtësia e shteteve, duke i dhënë prioritet shtetit më demokratik ShBA-ve. Si evropian shqiptaro- amerikan, e ndjen veten përgjegjës për zhvillimet e ngjarjeve, duke përvetësue vlerat më të larta qytetare, duke iu drejtuar shtetarëve që edhe ata të respektojnë vlerat e individit, vlerësimin e lirisë,humanizmin dhe solidaritetin kombëtar. E quan fitore ndaj vetes -Luftën kundër Urrejtjes- Kjo e bën Universale kërkesën e tij ndaj të drejtave njerëzore për Paqë e Vëllazërim, ndaj dhe Meriton Vlerësimin më të lartë… .

Filed Under: Emigracion

KRYENGRITJA E MALËSISË SË  MBISHKODRËS -1911

April 6, 2022 by s p

 -111- VJETORI-     

Nikë Gashaj, Politolog

Nisemi nga njohja e historisë politike se Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës  e vitit 1911 iu imponua fuqishëm historiografisë shqiptare. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës si dhe gjithë që e përcolli atë u bë objekt shkrimesh e analizash të bashkëkohësve, të huajve që përcollën për së afërmi këtë ngjarje, ndër të cilët spikat Edit Durham.

Në fakt, kjo ngjarje historike u identifikua dhe u përkufizua në përmasat reale të saj, që në hapat e parë të historiografisë shqiptare. Po veçojmë këtu numrat ekskluzivë të revistës Leka të botuar me rastin e përvjetorit të njëzet e pestë të Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1937. Në këta numra të kësaj reviste iluministe, paraqiten një kronikë e detajuar me titullin “Kryengritja e Malcisë së Mbishkodrës” brenda një kuadri më të gjerë me titull:”Kronikë e Agimit të Lirisë”.

Ndërkaq, historiografia shqiptare që në fazën e parë të saj(vitet 50, 60 të shek.XX), këtë ngjarje historike e përkufizoi si segment të rëndësishëm konstitutiv të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kështu në sintezën e parë histografike për historinë e shqiptarëve, titulli Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës zë vend të veçantë në kuadër të kapitullit Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, e të cilin kapitull e përgatiti historiani Prof. dr. Stefanaq Pollo. Kurse në sintezën e fundit të historisë së shqiptarëve, kësaj ngjarje i kushtohet një kapitull e veçantë, i cili është përgatitur nga historiani Prof. dr. Gazmend Shpuza.

Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës vazhdoi të jetë objekt studimi deri më sot dhe atë në të gjitha zhanret historiografike: trajtesa shkencore, monografi kushtuar ngjarjes dhe personazhave kryesore të saj, si pjesë e monografive shkencore për lëvizjen Kombëtare që mbulojnë këtë periudhë etj. Në këtë drejtim do të përmendim kontribitin e autorëve: Prof. dr. Shukri Rahimi, Prof. dr. Romeo Gurakuqi, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Prof. dr. Emine Bakalli, mr. Gjergj Nikprelaj etj.

Aspekti politik i kryengritjes

Për parashtrimin e aspektit politik të kësaj ngjarje historike, kemi parasysh një titull sinjifikativ:”Revolta, kërkesa, ndërhyrje”, titull ky që mbulon kryengritjen e vitit 1911 në monografinë e historianit Prof. dr. Stavro Skendi, me titullin Zgjimi Kombëtar Shqiptar.

Çka i revoltoi shqiptarët ?

Shqiptarët, më së pari, i revoltoi: politika e shtypjes dhe e antishqitarizmit që zbatoi regjimi xhonturk;  mungesa e përkrahjes së duhur nga arbitri ndërkombëtar të kohës – gjashtë Fuqitë e Mëdha evropiane; politika e pasinqertë, respektivisht armiqësore ndaj Lëvizjes së tyre kombëtare e fqinjëve ballkanik; ndërhyrja në front të gjerë që ata të hiqin dorë nga kërkesa politike për autonominë e Shqipërisë, si dhe skamja materiale e tyre.

Masat antishqiptare të regjimit xhonturk

Masat antishqiptare të regjimit xhonturk: mbydhja e shkollave shqipe, e klubeve, e gazetave; përndjekja dhe ndëshkimi i mësuesëve dhe veprimtarëve shqiptarë; mobilizimi dhe organizimi antikombëtar i pjesës fanatike dhe të pavetëdijshme të shqiptarëve kundër alfabetit dhe simboleve tjera kombëtare; vjelja me dhunë e taksave të vjetra dhe të reja; çarmatimi, rekrutimi etj. filluan shumë shpejt pasi që xhonturqit morën pushtetin. Nivelet më të larta të pushtetarëve të rinj osmanë pretendonin për shkrirjen e shqiptarëve në osmanë duke mohuar ekzistencën  e kombit shqiptar. Sa për fillim xhonturqit projektuan idenë që shqiptarët të zhvishen nga aspiratat kombëtare përmes një represioni të paparë. Dhe natyrisht e gjithë kjo fushatë u kamuflua me propagandën intensive për shqiptarët “rebelë”, antireformistë dhe me mendësi antishtetërore.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare, synim politik i kryengritjes së

Malësisë së Mbishkodrës -1911

Jo rastësisht në fokus të goditjes dhe represionit  të pushtetit xhonturk u gjend Malësia e Madhe, banorët e së cilës kishin ruajtur me xhelozi gjithë tiparet etnike-kombëtare paraosmane. Prandaj, malësorët me prijësit e tyre shpirtëror-tribunët popullor nga bota shqiptare perceptoheshin si “atdhetarë të zjarrët shqiptarë”. Prandaj, kjo kategori shoqërore e cila tradicionalisht ishte bartëse e lëvizjeve masive nacionale dhe e rrezikshme për Perandorinë Osmane. Andaj, regjimi osmanë, malësorët i konsideroshin si “nacionalistë shqiptarë”. Mbi të gjitha, malësorët kishin arritur të ruajnë pozitë autonome në relacion me pushtetin osman. Lëvizja kombëtare shqiptare ishte synimi politik i tyre, si dhe preokupim i madh i malësorëve.

Malësia e Mbishkodrës e mori stafetën e luftës së shqiptarëve për shtetin autonom shqiptar

Derisa një pjesë e mirë e elitës politike dhe intelektuale shqiptare të kohës, ishin ithtarë që çështja shqiptare të gjejë zgjidhje mundësisht në rrugë paqësore dhe në kuadrin kushtetues osman. Prandaj, nuk ishte çudi që kjo elitë deshi të besojë në këtë opsion politik dhe u involvua sinqerisht në jetën politike osmane sidomos gjatë viteve 1908-1911. Përkundrazi,  Malësia e Mbishkodrës u detyrua të niste rezistencën e saj në shkallë të gjerë kundër përpjekjeve të regjimit xhonturk që kjo të nënshtrohej dhe popullsia e saj të instrumentalizohej. Apo siç thoshte Tringë Smajlja”… do ti vem pushkën turkut, se raja e tij nuk bahena…”

Malësia e Mbishkodrës me faktin që doli me kërkesat politike, të cilat i paraprinë Memorandumit të Greçës dhe sidomos me këtë Memorandum, e mori stafetën e luftës së shqiptarëve për shtetin autonom shqiptar dhe u bë epiqendra e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Malësorët e kësaj krahinë u treguan krejt të gatshëm që të hiqnin dorë nga venomet e tyre me kushtin që këto venome të shkriheshin në autonominë e madhe, në autonominë e Shqipërisë. Prandaj mund të thuhet se revolta fillestare e malësorëve u shndërrua në një lëvizje të gjerë e cila pati jehonë në gjithë Evropën. Stabolli u detyrua që kryengritësit shqiptarë t’i pranojë si palë dhe të   nënshkruajë një marrëveshje me ta.

               Fillimi i kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës

Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës filloi më 24 mars 1911. Udhëheqësit kryesor të saj kanë qenë Ded Gjo Luli, Gjek Marash Gjeloshi e të tjerë. filluan veprimet e armatosura dhe në fillim sulmuan fortikantën kufitare të Rapshës. Lëvizja u shtri shumë shpejt në Grudë, në Kelmend dhe në Kastrat.

Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet osmane menduan të përdorin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë, por pa sukses.

Kryengritja përfshiu menjëherë krahinat e Malësisë së Madhe. Numri i kryengritësve arriti brenda pak ditësh në 3000 veta. Më 28 mars kryengritësit morën qytetzën e Tuzit. Garnizoni i vogël ushtarak dhe qeveritarët u detyruan të mbylleshin në kalanë e quejtur Shipshanik.

Mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes në Cetinë

30 mars 1911

Më 30 mars 1911 u bë në Cetinë mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes, e cila miratoi një memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha. Në këtë dokument kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare, të njihej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në katër vilajetet, në zyra e gjyqe dhe si gjuhë mësimi në shkolla; të  gjithë nëpunësit në Shqipëri të ishin shqiptarë dhe të njihej zyrtarisht kombësia shqiptare; të ardhurat buxhetore të shpenzoheshin në dobi të vendit; ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare, me përjashtim të rasteve të luftës. Memorandumi ishe nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Dedë Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohës theksonte se, megjthëse kryengritja zhvillohej në një trevë të ngushtë, të banuar kryesisht nga katolikë, kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare. Ata në thelb kërkuan autonominë e Shqipërisë.

Lufta e malësorëve në Deçiq ( 6 prill 1911)

Më 6 prill 1911 u zhvilluan përleshje të ashpra ndërmjet malësorëve dhe forcave turke prej Tuzit deri në Kastrat. Por luftimet më të rrepta u zhvilluan atë ditë pranë Deçiqit, ku  asgjësuan 30 ushtarë, ndërsa nga kryengritësit mbetën në fushën e luftës shtatë veta, midis të cilëve ishte edhe prijësi i tyre, Nish Gjelosh Luli.

Më 8 prill 200 malësorë u bënë ball në afërsi të Kastratit për gjashtë orë rresht 1200 forcave xhonturke, të cilat pas tërheqjes së kryengritësve plaçkitën dhe dogjën Bajzën e Kastratit.

Me qëllim që t’i fuste shqiptarët në mes dy zjarresh, komanda e ushtrisë osmane dërgoi nga Gjakova katër batalione nën drejtimin e Ethem Pashës. Kur po vinte nga Gucia, natën e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropës nga banorët e Selcës. Ajo nuk arriti të vazhdonte marshimin drejt vendit kryesor të luftimeve përreth Tuzit.

Për tri javë rresht xhonturqit nuk mundën jo vetëm t’i nënshtronin malësorët, por as të lidheshin me garnizonin e rrethuar të Tuzit dhe të përforcoheshin në Deçiq.

( Historia e Popullit Shqiptar II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë, 2002, f.445).

Fillimi i parakohshëm i kryengritjes

Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës filloi para kohe të planifikuar, si pasojë e presionit dhe kushtëzimit të ndihmës nga kreu malazias. Andaj, në një pjesë të historiografisë shqiptare është konstatuar se fillimi i parakohshëm i kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës negativisht është reflektuar në planin e Lëvizjes kombëtare shqiptare për një kryengritje të përgjithshme në nivelin kombëtar. Por, sa qëndron ky konstatim kur kihet parasysh kohëzgjatja e kryengritjes? Ajo filloi më 24 mars dhe përfundoi më 2 gusht 1911. Në fakt, çështjen e dështimit të organizimit të një kryengritje të përgjithshme shqiptare duhet kërkuar në shpresën dhe besimin e një pjese të elitës politike shqiptare se ende kishte hapësirë që autonomia e Shqipërisë të realizohej pa luftë, por përmes angazhimit legal politik, respektivisht nuk ishte e gatshme dhe e vendosur për një kryengritje të përgjithshme mbarëkombëtare shqiptare.

Përkrahja e jashtme politike

Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës, më 1911.  e përkrahi Mali i Zi – ku kishte selinë dhe Komiteti Qendror Kombëtar. Ndihma malazeze vinte nga lart, nga vetë mbreti Nikollë. Kjo ndihmë, siç edhe del nga të gjitha burimet e kohës, kishte të bëjë me planet ekspansioniste të kreut malazias. Njëkosisht, kreu malazias ndërmori hapa për marrëveshje me kreun serb për ndarjen e sferave të interesit në trojet shqiptare. Ndihma që iu dha shqiptarëve në sistemin e të përndjekurëve nga Kosova dhe malësorëve kryengritës, kishte për qëllim që ata të lidheshin  këmbë e krye me Malin e Zi, dhe, mandje pse jo edhe të përkrahnin ekspansionin e këtij shteti në pjesën veriprëndimore të Shqipërisë me qytet Shkodër, Pejë, Prizren etj. Nëse kjo nuk mund të arrihej, atëherë së paku të parandalohej një kryengritje e përgjthshme shqiptare e cila mund të përfundonte me autonominë e Shqipërisë. Dhe në fund të fundit, kjo përkrahje do duhej të ndikonte në topitjen e rezistencës së shqiptarëve në momentin kur forcat e Malit të Zi do të depërtonin në Shqipëri. E vërteta është se shumë pak shqiptarë besonin në altruizmin e kreut malazias. Të gjithë e dinin se ku qëndronte puna, kështu që mund të thuhet se bashkëpunimi shqiptaro – malazez bazohej thjesht në interesa të ndërsjellë. Prandaj Mali i Zi arriti të instrumentalizojë shumë pak nga malësorët e zhgënjyer dhe të dëshpruar.

Po ashtu, në Itali zhvillohej një aktivitet i tërë në përkrahjen të Shqipërisë e të synimeve kombëtare të shqiptarëve. Atje po vepronin komitete si “Pro Albania”, “Komiteti italo-shqiptar”, “Organizata Kombëtare e Shqipërisë” etj.  Prezenca dhe ndihma e dhënë dhe e pritur nga Italia ishte e një natyre jozyrtare. Në Itali, Lëvizja Kombëtare Shqiptare përkrahej nga forca politike me orientim revolucionar garibaldian, antarë të Partisë Republikane dhe Socialistë, demokratë dhe elementë të tjerë përparimtarë italiane. Midis tyre kishte edhe 60 deputetë.

Çështja shqiptare u përkrah veçanërisht nga kolonitë arbëreshe, që zhvilluan një veprimtari të gjerë në të mirë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Komiteti filloi ta shtrijë veprimtarinë e tij me anën e nënkomiteteve në vise të ndryshme të Gadishullit Apenin, duke synuar të mblidhte ndihma në të holla dhe të regjistronte vullnetarë për kryengritjen shqiptare.

Në këto rethana, me nismën e patriotit kombëtar Nikollë Ivanaj, u krijua në Bari një komitet i kryengritjes, i cili u orvat të vendoste lidhje me kolonitë e mërgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.

Komiteti i Podgoricës

Një punë të madhe bëri Komiteti i Podgoricës për sigurimin e armëve dhe të municioneve. Ai u bë qendër, ku u grumbulluan gjatë kryengritjes ardhetarë nga viset e ndryshme të Shqipërisë, si edhe nga kolonitë e mërgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetarët që ndodheshin në Mal të Zi, si Risto Siliqi,  Nikollë Ivanaj, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi etj. që shkuan më pas në Podgoricë.

Përfaqësuesit të lëvizjes Kombëtare Shqiptare bënë përpjekje për të siguruar përkrahje e qeverive të shteteve fqinje dhe sidomios të Serbisë e të Bullgarisë. Por si Bullgaria, ashtu dhe Serbia, nëpërmjet pëfaqësuesëve të vet diplomatikë në Romë, u kumtuan përfaqësuesve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare se, derisa nuk do të cenoheshin interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare, ato do të vijojn t’i përmbaheshin neutralitetit të plotë.

Në këto rrethana Komiteti i Podgoricës u përpoq të shfrytëzonte ndihmën e qeverisë malazeze, por pa rënë në kurthin e politikës  grabiçare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehtë të arrihej. Qeveria e Malit të Zi mori të gjitha masat që kryengritja të mos fitonte karakter kombëtar, por kufizohej në caqet lokale. Kjo do t’i jepte mundësi kral Nikollës të ndërhynte më lehtë e ta përdorte atë për interesat e veta. Përveç kësaj ai punoi që kryengritja të fillonte para kohe. Në shkurt qeveria e Malit të Zi njoftoi Portën e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha se nuk do t’i mbante malësorët më gjatë se 28 marsi i vitit 1911.

Ndërkaq, Isa Boletini, në një takim që pati me kral Nikollën, hodhi poshtë propozimin e tij që veprimet luftarake të malësorëve të mbështetshin nga trupat malazeze. Po kështu veproi dhe Dedë Gjo Luli.

Mirëpo, Mali i Zi, duke synuar t’i nënshtronte me anë të urisë, më 14 mars ua preu ndihmat malësorëve. Në këto rrethana malësorëve të arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para kohe.

Kuvendi i Greçës (23 qershor 1911)

Memorandumi i Greçës

Me nismën e Komitetit të kryengritjes (të Podgoricë), u mblodh në Greçë të Bëkajve të Trieshit( Malësia e Madhe) Kuvendi i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë i cili më 23 qershor miratoi dokumentin më të  rëndësishëm të kryengritjes, të njohur me emrin”Memorandumi i Greçës”, i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Këtë dokument, i njohur si “Libri i kuq”(për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendit të krerëve të Kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët.

Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë.  Ky memorandum kishte një rëndësi të veçantë, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe në formulimin e tij morën pjesë veprimtarët atdhetarë të krahinave të ndryshme të vendit e të kolonive shqiptare të mërgimit.

Në memorandum parashtrohen këto kërkesa: t’u jepej garanci se nuk do të përsëriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale në të gjithë Shqipërinë dhe se do të respektoheshin fetë e zakonet e vendit; të njihej kombi shqiptar me po ato të drejta që kishin kombet e tjera të Perandorisë Osmane; të kishte liri të plotë për zgjedhjen e deputetëve shqiptarë, numri i të cilëve të ishte në përpjestim me popullsinë;  të kishte liri për përhapjen e gjuhës shqipe dhe të shkollave shqipe; të bëhej bashkimi i vilajeteve, ku jetojnë shqiptarët, sipas decentralizimit administrativ, dhe të harmonizoheshin ligjet turke me të drejtat zakonore të vendit; nëpunësit e lartë të dinin gjuhën e zakonet e vendit; të gjithë nëpunësit civilë dhe financiarë të  ishin shqiptarë, ndërsa gjyqtarët, xhandarët e policët të ishin gjithashtu vendas; të caktohej një guvernator i përgjithshëm nga sulltani për një periudhë të caktuar; të përdorej gjuha shqipe në administratë, në gjyqe e kuvende, përkrah turqishtes, që mbetej gjuhë zyrtare e qeverisë qendrore;shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë në  kohë paqeje të kryhej në vend, ndërsa për banorët e zonave kufitare të organizohej një shërbim i veçantë ushtarak, që do të kryhej në krahinat e tyre, për të ruajtur kufijtë; të përdoreshin në vend, për ndërtime rrugësh, hekurudhash, shkollash e  të tjera, të ardhurat fiskale me përjashtim të atyre të doganës, të postës, të telegrafës, të duhanit, të alkoholit dhe të pullave, të cilat ishin monopole të shtetit ose u ishin dhënë të huajve sipas kapitulacioneve; t’u njihej fshatarëve e drejta të për prerjen e pyjve sipas një takse;  këshillat e përgjithshme të kishin të drejtë të  jepnin vendime për buxhetin e vilajeteve dhe të kontrollonin shpenzimet; të jepeshin fonde të nevojshme për rregullimin e shtëpive e të dëmeve të tjera të shkaktuara nga operacionet e ushtrive osmane dhe t’u ktheheshin shqiptarëve armët që u ishin marrë ( Historia e Popullit Shqiptar II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë, 2002, f.450).

“Libri i kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut. Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.

Përfundime

Më 2 gusht 1911 në  përfaqësinë e Perandorisë Osmane në Podgoricë, u nënshkrua marrëveshja e malësorëve me përfaqësuesit e qeverisë xhonturke.

Marrëveshja e 2 gushtit 1911 e arritur me presionin frontal(malazias, ndërkombëtar po dhe nga segmente të shoqërisë shqiptare (Jak Sereçi),  kishte 12 pika të ofruara nga pala osmane. Pala turke hyri në negociata me malësorët dhe doli me kundërpropozime sepse kryengritja mund të përhapej; sepse ajo po bënte jehonë dhe po merrte përkrahje; sepse kishte presion nga Fuqitë e Mëdha dhe në radhë të parë nga Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe etj.

Kryengritja e Malësisë së Mbishodrës nuk arriti të shëndërrohej në një kryengritje të përgjithshme shqiptare: sepse, në kohën kur ajo ishte në kulmin e saj, krahinat e tjera shqiptare ngurruan të ngriheshin në kryengritje; sepse, një pjesë e mirë e elitës politike dhe intelektuale shqiptare ishte e involvuar në jetën politike osmane dhe insistonte që çështja shqiptare të zgjidhet në mënyrë paqësore në kuadrin kushtetues osman.

Gjithashtu, Kryengritja u zhvillua në kushte të vështira brenda vendit dhe në rrethana jo të favorshme ndërkombëtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerësuar autonominë e Shqipërisë si një pengesë për plotësimin e synimeve të tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunë të gjitha forcat për ta pënguar Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës dhe për të mos lejuar që ajo të kthehej në kryengritje të përgjithshme.

Gjëndjen e malësorëve e rëndonte edhe më shumë qëndrimi i qeverisë malazeze, që u bë më armiqësor kur kryengritësit nuk paranuan të vinin luftën e tyre në shërbim të politikës së Cetinës. Prandaj, Qeveria malazeze ua preu furnizimin me bukë kryengritësve malësorë dhe ushtronte presion mbi ta, që të prënonin marrëveshjen me xhonturq. Në ato rrethana malësorët pranuan të bisedonin me përfaqësuesit e Perandorisë osmane, por ata përsëri, duke parë kombin shqiptar si një të tërë, kërkuan që të drejtat, që do t’u jepshin malësorëve, t’u njiheshin të gjithë shqiptarëve.

Megjithëse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të sendërtojë objektivat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, respektivisht, ajo nuk arriti ta detyronte qeverinë xhonturke të pranonte kërkesat autonomiste të Memorandumit të Greçës, ajo zë një vend të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Sepse, ajo shënoi një hap cilësor përpara në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe ngriti në një shkallë të lartë ndërgjegjen politike të shqiptarëve. Ajo u zhvillua nën udhëheqjen e një qendre të vetme, të Komitetit të Podgoricës. Kulmin e saj kryengritja e arriti në qershor, kur duke miratuar (më 23 qershor) Memorandumin e Greçës, shpalli kërkesën e autonomisë së Shqipërisë, si program të mbarë lëvizjes kombëtare.

Kryengritja nxori në pah çështjen shqiptare si një problem ndërkombëtar. Për këtë dëshmon, krahas të tjerave, edhe interesimi i diplomacisë angleze për kryengritjen dhe sidomos përkrahja prej Londrës e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

Historiania e njohur Emine Bakalli, ndër të tjerat shkruan: “Me plotë gojë mund të thuhet se Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911 u bë katalizator homogjenizues te shqiptarët. Ndërkaq, fakti që Perandoria Osmane u detyrua të nënshkuante një marrëveshje me malësorët, në sytë e shqiptarëve zhveshin mitin e pathyeshmërisë së saj dhe trasoi rrugën drejt organizimit të revolucionit nacional shqiptar të vitit 1912.

Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911 është shembull i shkëlqyeshëm se rëndësinë dhe madhshtinë e ngjarjes historike nuk e përcaktojnë përmasat fizike, por përkushtimi, vendosmëria dhe orientimi politik në harmoni me rrjedhat e kohës, në harmoni me postulatat universale, siç janë dinjiteti, prosperiteti dhe liria.

Sukseset që po shënonin kryengritësit shqiptarë të Malësisë së Mbishkodrës patën jehonë të gjerë në opinionin evropian dhe afirmuan çështjen shqiptare si asnjëherë më parë.”

(Prof. dr. Emine Bakalli, Revista Gjurmime albanologjike-Seria e shkencave historike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011, f.187).

Filed Under: Kronike Tagged With: Nike Gashaj

Glauk Konjufca: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

April 6, 2022 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Rezallë të Skenderajt, për të përkujtuar 98 shqiptarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, 23 vjet më parë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se pa gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve, si dhe sakrificën e popullit, Kosova nuk do të kishte lirinë dhe shtetësinë.

“Jemi këtu për të bërë homazhe për 98 martirët të cilët u masakruan prej forcave pushtuese të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë 23 vite më parë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë masakër, ashtu sikur edhe shumë masakra të tjera të Serbisë, është fakti që plagët janë ende të hapura. Para 6 muajve ne rivarrosëm këtu edhe të tjerë trupa të gjetur të këtyre martirëve, por Serbia nuk po i dorëzon qindra trupa të tjerë të cilët janë të zhdukur me dhunë dhe mbahen të fshehur pikërisht në ato vende nëpër të cilat kanë ngritur edhe poligone ushtarake”, theksoi kryetari Konjufca.

Ai shtoi se nuk ka kurrfarë dyshimi që përgjegjëse për këtë gjenocid mbi popullin e pafajshëm të Kosovës është Serbia.

“Ne nuk do të ndalemi deri kur Serbia të japë përgjegjësi për gjenocidin e kryer dhe të dënohen të gjithë kriminelët për masakrën e Rezallës dhe të gjitha masakrat e tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Lavdi martirëve të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, sepse pa gjakun e tyre dhe pa sakrificën e popullit të Kosovës nuk do të mund të vinte liria të cilën e gëzojmë sot, e as shteti i Kosovës”, tha kryetari Konjufca. 

Kryetari i Kuvendit mori pjesë edhe në ceremoninë e organizuar me rastin e këtij përvjetori. ​

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT