• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

Dalip Greca – Emër i Pashuar

May 19, 2022 by s p

Behlul Jashari/

Dalip Greca, emër që e njoha nga shumë shkrime të tij në media shqiptare, edhe para se tëemërohej  nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra Editor i  Gazetës së saj Dielli, e cila për shumë vite merrte e botonte shkrime të miat nga Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë e në shtypin shqiptar.

Komunikimin e parë e kishim në Ditën e Lirisë së Kosovës – 12 Qershor 2015, kur i shkruajta së pari enkas reportazhin me titull “Kosovës po i ndodhte liria dhe paqja para 16 viteve, NATO nisi të hynte në 12 qershor 1999 ora 05 e 17 minuta” – atë ditë kisha fatin historik që të jem në kolonën e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare – shpërtimtare për shqiptarët e Kosovës…

“Me kënaqësi do bëja shkrime ekskluzivisht per ju”,  theksoja mes tjerash në mesazhin që dërgova bashkë me reportazhin.

Dhe, e menjeherëshme ishte përgjigja:

“Ju falenderojmë shumë për bashkëpunimin.

Të fala

Editori i Diellit

Dalip Greca”.

Një nga komunikimet e shumëta kisha pasi lexova e rilexova në  Gazetën DIELLI shkrimin e datës 30 Qershor 2001, ku Editori Dalip Greca paralajmëronte: Pas një rrugëtimi 12 vjeçar erdhi koha që të ndahem me gazetën e dashur të Vatrës ”Dielli”. Ka qenë një punë e bukur dhe e lodhshme njëkohësisht që jam përpjekë ta kryej me ndershmëri dhe pasion. Erdhi koha që të pensionohem…

Dhe mes shumë falenderimeve në shkrim ishin edhe këto: Në ikje e falenderoj Kryesinë e Vatrës,e cila pa përjashtim më ka mbështetur, Këshillin e saj, degët, të gjithë vatranët, kryetarët e degëve,bashkëpunëtorët e Diellit, lexuesit, korrespondentin në Prishtinë Behlul Jashari dhe shumë të tjerë…

Mesazhi im nga Kosova ishte ky:

Përshëndetje Dalip Greca

E lexova sot shkrimin tënd më të ri me titullin “Ndarje pa lamtumirë”.

Ju uroj edhe shumë vjet shkrime e bashkëpunime.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat Ty dhe Familjes Tuaj.

Ju përgëzoj për punën e madhe në Gazetën Dielli e në Vatër.

Ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim në 12 vitet tuaja si editor i gazetës më të herëshme shqiptare – Diellit, organ i Federatës Panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në më shumë se gjashtë vjetët e shkrimeve të mia si korrespondent nga Kosova.

Urojmë së bashku që gazeta e Vatrës së shqiptarëve në Amerikë të mos shuhet kurrë e të shëndrisë gjithmonë ashtu si Dielli, emrin e të cilit e ka. Dhe për këtë vazhdojmë të punojmë e bashkëpunojmë…

Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Prishtinë, 3 Korrik 2021

Përgjigja ishte kjo:

Edhe unë ju falenderoj dhe Ju shpreh mirenjohjen time të veçantë. Ka qenë gjithçka e shkëlqyer. Ju lutem vazhdoni bashkëpunimin përmes emailit: gazetadielli@gmail.com si dhe me gazetarin Sokol Paja.

Mbetemi në kontakt!

Shumë të fala

Dalip Greca

E në mëngjesin e sotëm në Prishtinë në Gazetën DIELLI lexova: SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI, ku Kryetari i VATRËSElmi Berisha  mes tjerash shkruan:

Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.

Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në New York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë…

Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar…

Lexova edhe LAMTUMIRË DALIP GRECA, ku Editori i DIELLIT Sokol Paja shkruan:

Zemra e Dalip Grecës ndaloi përgjithmonë, u shua një ikonë e Diellit, Vatrës e gazetarisë shqiptare në Amerikë…

Edhe unë shkruajta sot këto fjalë lamtumire, falënderimi e vlerësimi për mikun e njeriun e veprës së madhe jetësore – Dalip Grecën Emër i Pashuar…

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

 Prishtinë, 17Maj 2022

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari

Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare

May 19, 2022 by s p

Visar Zhiti/

I përkushtuari i medias shqip në New York, që erdhi nga qyteti i vogël i Lushnjës, ku dhe atje punonte në gazetë, që, kur iku, mori me vete urtësinë e vendlindjes, virtytin e miqësisë, “Shkëndijën” lushnjare, pêrvojën në “Fjalën e lirë” dhe “Republikën” e atdheut. Duke mërguar në SHBA, përftoi në hapjen e metropolit botëror, si gazetar iu besua “Illyria” e më pas iu kthye “Diellit” në “Vatrën” e diasporës, punoi me zell, hulumtoi dhe arkivoi, u morr me dokumentin dhe librin, zgjeroi bashkëpunimin shqiptar nëpër Amerikë dhe Europë, ruajti Lushnjën brenda vetes, e shpalosi në gazetë, përvijoi nga tradita e themeltarëve klasikë, asaj koniciane e noliane e të Arshi Pipës dhe bashkëvuajtësve të Profesorit në burgun e atdheut dhe u bë dhe vetë traditë e re, modeste dhe e angazhuar…Papritur u shua kur kishte ç’të jepte ende. I shtrenjtë për familjen, lushnjar mes lushnjarëve, i paharruar mes miqve të shumtë dhe bashkëpunëtorëve, tashmë emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Visar Zhiti

Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh

May 19, 2022 by s p

Drenusha Dreshaj/

Mesazh ngushllimi i TvAlb per bashkepunetorin e pa harruar Dalip Greca ish kryeditor i gazetes DIELLI & VATRA.Me dhimbje te thelle mesuam per humbjen e Dalip Greca, ai jetoi pak, po beri shume, se jeta e njeriut te mire matet me veprat, me idealet per te cilen punon dhe jeton.I madh ishte perkushtimi i tij atdhetar, shpirti krijues profesional qe skalitin portretin e tij atdhetar shqiptar.TVALB i shpreh publikisht ngushllimet me te sinqerta shoqates Vatra,familjes Greca dhe gjithe Lushnjes,Shqiprise per birin e saj te shtrenjtë.

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, DRENUSHA PRELVUKAJ

Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë

May 19, 2022 by s p

Vdekja e Dalip Grecës ishte e papritur dhe tronditëse për të gjithë ne që e kemi njohur, për lexuesit e gazetës më të vjetër shqiptare në SHBA, gazetës DIELLI, për të gjithë vatranët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të,për të gjithë miqët e dashamirët gjithandej.Vdekja e Dalip Grecës ka krijuar atë boshllëkun e madh jo vetëm në mesin e anëtarëve të devotshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra, jo vetëm për lexuesit e gazetës Dielli, që nuk ndali botimin as gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, por për të gjithë ata shqiptarë të shumtë që e kanë njohur, që kanë pi një kafe me të, që kanë ndërruar një bisedë me të, që kanë komunikuar për akëcilën vlerë kulturore me të. Vdekja e Dalip Grecës është humbje e madhe, jo vetëm për Vatrën, jo vetëm për gazetën Dielli, jo vetëm për shqiptarët e mërgatës më të madhe në SHBA, por për të gjithë shqiptarët që kanë pasur rastin ta njohin, ta lexojnë në shkrimet e tij të shumta, edhe për figurat me peshë kombëtare, sidomos për figurat nacionaliste nga mërgata shqiptare në Amerikë, si dhe të gjithë dashamirësit e kulturës kombëtare. Familjes se tij, Vatres dhe te gjithë atyre qe e njohën, ngushëllimet më të ndjeshme njerëzore për humbjen e anëtarit të vyeshëm dhe shumë të rëndësishëm! Gazetës Dielli, ngushëllimet më njerëzore për humbjen e drejtuesit të kahershëm dhe krijuesit të mirëfilltë të kulturës shqiptare!

Elez Osmani – Prishtinë

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dalip greca, Elez Osmani

Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca

May 19, 2022 by s p

Kozeta dhe Qemal Zylo/

Me dhimbje dhe shumë papritur e morëm lajmin e ikjes së parakohshme për Dalip Grecën, editorin e Gazetës më të vjetër shqiptare “Dielli”.  Gjithë komuniteti ynë u trondit me këtë lajm shokues.  Personalisht kam shkëmbyer mori e-mailiash privatisht për shkak të shkrimeve, reportazheve, intervistave që i dergoja për të publikuar si tek gazeta “Illyria” kur ishte editor po ashtu dhe tek “Dielli” ku mbylli me nder karrierën e tij.  Natyrisht më shumë se kushdo tjetër ashtu si unë dhe shumë kolegë të tjerë i ndjejnë streset që heq gazetari i vërtetë, janë strese që shpesh shtresëzohen dhe lenë gjurmë pa kuptuar në shëndet…   Takoheshim në shumë aktivitete, mediume me kamera dhe laps në dore ku këto aktivitete pasqyroheshin ndritshëm dhe profesionalisht nga pena e Dalip Grecës.  Dalip Greca në kapitullin tjetër të jetës, pas pensionit, kishte më tepër kohë dhe doemos prisnim më shumë për t’i dhënë botës së letrave në Diasporë dhe në Atdhe, por mjerisht koha iu ndërpre.  Ngushëllime bashkëshortes së tij, gruas bujare dhe zemërmirë Xhemiles, dy vajzave të dashura Almës dhe Elisabetës si dhe djalit të mrekullueshëm, për këtë humbje dhe tragjedi familjare që iu ndodhi në këtë muaj trëndafilash.  

Ngushëllime Federatës “Pan Shqiptare “Vatra” me kryetar z.Elmi Berisha, ngushëllime lexuesve dhe gjithë Diasporës!

Me veprën e tij ai la gjurmë të pashlyeshme në gazetari që do të kujtohet përgjithmonë! 

Drite të pastë shpirti Dalip Greca!

Lamtumirë!

Në emër të stafit të Shkollës Shqipe dhe të TV “Alba Life”,

Kozeta dhe Qemal Zylo, 

17 Maj, 2022

New York

Filed Under: Fejton Tagged With: Kozeta Zylo, Qemal Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT