• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

In Memoriam Dalip Greca

May 29, 2022 by s p

Halit Daci/

In a beautiful sprouting and sprightly sunny spring day as I tried to recover and wake up from a dreadful melancholy I mused for a while. And having mused for a while, Jesus, I murmured and said to myself: Is Dalip Greca, the writer, the husband, the father, the grandpa, and the best friend of many unexpectedly conquered and left everything and everyone dear behind? 

Death be not proud that shrouded in dark and dreary darkness you ambushed Dalip, interrupted his life, and took him with you and:  

Left his proficient pen shy, the ink bottle dry, and the untold stories and memories for help cry. Didn’t he vow not so long ago to quit work, retire, and finally do what he liked most, enjoy and take care of his family and write the untold and unknown stories? Didn’t he vow that he will still help Vatra and Dielli? His dear baby, Dielli, will be dim and discontent.

Left Xhemilja without her dear lifetime husband and companion. Didn’t he vow to her that he was going to settle into his new house and take care of her, make her coffee and prepare her meals, and help her with her garden every day?

Left Alma, Elisabeta, and Dorian without their dear father. Didn’t he vow to them that he will be with them every step of their life, see them grow and prosper, partake and enjoy their life events.  

Left Kristina, Latif, and Edi without their dear father-in-law. Didn’t he vow to them to that he was not their father-in-law but their real father in every step of their life, help them in any way he could,  and even as soon as he will settle into his new house he was going to put out a big BBQ in the backyard soon. Didn’t he vow to Latif and Alma that he will take care of the property and with his daily touch-ups make it look pretty every day. 

Left all the grandkids, Ani and Danny, Kelvin and Nick, Blake and Jaxon, without their dear grandpa. Didn’t he vow to them that he will buy them gifts for their birthdays, buy them candies and goodies, enjoy and watch them grow and prosper in every step of their life? Death be not proud that no one will be able to explain your dreadful nature of undoing their grandpa’s life, that it will be hard for them to comprehend why you took their grandpa away.      

Death be not proud that shrouded in dreary darkness, unseen, uninvited, and unwanted, yet part of the ephemeral cycle of life, dreaded by everyone and, unavoidable by none, you stopped, and unheard by no one sneaked into his house, interrupted his dreams, woke him up from his sleep, took him away with you in your unexplainable, yet unavoidable, eternal journey to a supposedly better bed and sleep.

Oh yes scary isn’t to think of it, but, my brother was not scared of your dreary deed. Dear Dalip did not just give up without putting up a fight with you on the way to the unwanted unknown known. And on the way to the unwanted, yet unavoidable journey that humans are destined to take at some point in their life, just in his promised prime time, you took away my dear brother and friend of my family for over twenty years or so. Didn’t he vow to me that he considered my family part of his family, and even more in every event he made sure he had reserved the biggest table and set aside space for Mjafturie, Kleant, Kelvin, Sonila and I in the same table and shared his stories, food, drinks, and gifts with my family  just like he did with his family?   

Death be not proud. True you seem mighty and dreadful, or men of affairs may think of you so. You took unexpectedly Dalip to his everlasting abode. But death be not proud that you took him away. Dalip beats you badly, dreadful death, in every step of the way as he  left a beautiful and successful family behind, left many grandkids who are proud his name and legacy, left many friends, and even his new neighbors, who will remember him and share their stories with each-other, as our unbearable lightness of being slowly and transiently flows by in time and space. 

You will be dearly missed, all the time remembered,  yet never forgotten, Dear Dalip! 

Rest in Peace my Dear Brother!  

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca

DALIP GRECA, NJERIU I URTË, EDITORI QË E RINGJALLI DIELLIN

May 29, 2022 by s p

Mbresa e kujtime nga takimet dhe bashkëpunimi me Dalip Grecën.

Më 16 maj u nda papritmas e parakohshëm Dalip Greca, gazetar e publicist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë shqiptare, sidomos atë të diasporës shqiptaro – amerikane, si redaktor i gazetës “Illyria” dhe më vonë kryeredaktor i gazetës “Dielli”, organ i “Vatrës”. Është kjo një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe komunitetin tonë shqiptaro – amerikan. Kam patur fatin e mirë që e kam njohur personalisht, kemi komunikuar herë pas here permes telefonit e postës elektronike. Emrin ia kam dëgjuar për herë të parë kur në vitin 1999 ai e mori detyrën e redaktorit të faqeve shqipe në gazetën “Illyria”. Që nga viti 1997 jam parapagues, pajtimtar (abonent) i kësaj gazete. Më 13 maj të vitit 2006 u bë përurimi i godinës së shoqatës “Bijtë e shqipes” në Philadelphia, dhe me këtë rast kishin ardhur edhe mjaft bashkatdhetarë nga Nju Jorku e Nju Xhersi, përfshirë edhe një delegacion të “Vatrës”, të kryesuar nga kryetari atëhershëm, z. Agim Karagjozi. Ishte i pranishëm edhe Dalipi, atëherë gazetar i “Illyrias”, i cili e bëri edhe një reportazh të zgjeruar për këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë. Ky ishte takimi ynë i parë, ku patëm mundësi të njiheshim me njëri – tjetrin, të bisedonim për tema të ndryshme të ditës, shkrimet dhe angazhimet e gazetës për çështjet kombëtare, problemet me të cilat po ballafaqohej shoqëria shqiptare dhe komuniteti ynë shqiptaro – amerikan. Që në fillim më bëri përshtypje natyra e tij e qetë, mirësjellja, komunikimi i afërt, i drejtpërdrejtë dhe shumë i njerëzishëm. Një vit më vonë, me rastin e festimit të pesë vjetorit të themelimit të shoqatës sonë, Dalipi erdhi përsëri në mesin tonë, i shoqëruar nga poeti,Faslli Haliti, piktori, Zoi Shyti dhe gazetari, Beqir Sina. Edhe këtë radhë patëm mundësi të bisedonim gjërë e gjatë për shoqatën tone, komunitetin, cilësinë e shkrimeve të “Illyrias” dhe çështjet tjera kombëtare. Pastaj herë pas here jemi takuar nëpër veprimtari të ndryshme në Nju Jork e Vashington. Shoqata “Bijtë e shqipes” dhe udhëheqësit e saj gjithmonë kanë patur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi me Dalip Grecën dhe gazetat “Illyria” e “Dielli”, të cilat vazhdimisht i kanë pasqyruar veprimtaritë tona në faqet e tyre përkatëse.

Në qershor të vitit 2014 shkolla jonë shqipe në Philadelphia festoi 10 vjetorin e themelimit dhe punës së saj të suksesshme. Me këtë rast u organizua edhe një simpozium ku u diskutua për shumë çështje e probleme të shkollave shqipe në diasporë. Edhe unë e mbajta një paraqitje të shkurtër për rolin e shkollave shqipe në ruajtjen e gjuhës, kulturës e identitetit kombëtar, që duhet të jetë detyrë parësore e diasporës shqiptare.. Disa ditë më vonë në Nju Jork u mbajt Festivali i Shkollave Shqipe, ku merrte pjesë edhe shkolla jonë. Aty e takova Dalipin dhe i tregova për festimin e përvjetorit të dhjetë të shkollës sonë dhe paraqitjen time të shkurtër. Ma dërgo këtë punim, më tha se, do ta botojë në “Dielli”. Ia dërgova dhe ai e botoi menjëherë. Më erdhi mirë që shkrimi ishte pritur mirë nga lexuesit. Po në qershor të vitit 2014 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, por edhe pas 4-5 muajve pas zgjedhjeve ende partitë fituese nuk kishin arritur që ta formonin qeverinë. Thënë të drejtën kjo më shqetësonte, sepse nuk i jepte një pamje të bukur Kosovës. Me shekuj ishim përpjekur për liri e pavarësi, për t’i marrë në duart tona fatet e vendit e të popullit tonë dhe ja, tani në liri nuk jemi në gjendje të formojmnë një qeveri, të qeverisim vendin tonë të lirë. Një ditë i telefonava Dalipit, sepse kontaktet me “Vatrën” i kam mbajtur përmes Dalipit, dhe i kërkova që “Vatra” ta përdorë autoritetin e vetë e të delë me një qëndrim publik dhe t’u kërkojë partive politike që ta formojnë qeverinë, sepse me këtë zvarritje ishim duke i zhgënjyer edhe aleatët tanë më të ngushtë, ata që kishin investuar shumë për pavarësinë tonë. Prita edhe ca ditë, por nuk po shoh të botuar asgjë nga “Vatra”. Atëherë e mora përsëri Dalipin në telefon për të parë se si qëndronte puna për atë që kishim biseduar ditë më parë dhe ai më këshilloi që ta bëja letrën, thirrjen vetë dhe t’ia dërgoja se ai do ta botonte në “Dielli”. Meqenëse isha pak i mllefosur me politikanët tanë për papërgjegjësinë e tyre e thura një letër pak tepër kritike e me tone të ashpra, sepse ata, politikanët, po luanin poker me fatet e popullit, vendit tonë. Dalipi e botoi letrën menjëherë në “Dielli”. Të njejtën letër ia dërgova për botim edhe “Illyrias”. Po ashtu, kjo letër i ka rënë në dorë edhe presidentes së atëhershme të Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, përmes shokut tim të studimeve në Zagreb, Ramush Tahirit (tani i ndjerë), i cili ishte këshilltar politik i Presidentes. Pas pak ditësh qeveria u formua.

Me shkrime jam marrë si nxënës i shkollës së mesmë e më vonë edhe si student, por për një kohë të gjatë kam qenë i zënë më punë të tjera profesionale. Kam përgatitur shumë materiale për veprimtaritë që organizonim dhe ende organizojmë te “Bijtë e shqipes”, por atëherë nuk i kam dërguar për botim si shkrime të veçanta. Këto shkrime të nxitura e të botuara nga Dalipi më dhanë një shtysë që të merrem me shkrime publicistike, për të dhënë ndihmesën time të vogël për të ngre ndonjë cështje të rëndësishme kombëtare, për të bërë ndonjë ndryshim pozitiv.

Dalipi e mori drejtimin e “Diellit” në kohën kur “Dielli” herë botohej e herë nuk botohej, madje pati edhe një ndërprerje dyvjeçare. “Dielli” që nga viti i themelimit,1909, e gjer më sot ka patur mbi 20 editorë (redaktorë përgjegjës, kryeredaktorë), secili e ka marrë drejtimin e gazetës në çaste kritike, secili është shquar për diçka: Noli e Konica si themelues e drejtues të parë, Kostë Çekrezi për shndërrimin e “Diellit” në gazetë të përditshme, etj. Dalipi shquhet si njëri nga editorët më jetëgjatë të “Diellit” (afro 12 vite), si editor që e stabilizoi botimin, krijoi një qëndrushmëri dhe e bëri gazetë të përditshme Online, në përputhje me kërkesat bashkëkohore gazetareske. Thënë shkurt, e ringjalli “Diellin”. Dalipi u bë edhe një kujdestar e historian i “Diellit” dhe “Vatrës”, tërë kohën i pranishëm në selinë e “Vatrës”, duke pritur vazhdimisht vizitorë e duke organizuar veprimtari e tubime të ndryshme.

Ikja e parakohshme dhe e papritur e Dalipit do të lënë një zbrazëti në shtypin e diasporës shqiptaro – amerikane dhe në komunitetin tonë në përgjithësi. Por, ai si një mjeshtër i mirë e i përkushtuar e ka lënë “Diellin” në duar të sigurta të editorit të tanishëm, Sokol Paja. Ne gjithmonë do të kemi nevojë për një “Vatër” të ngrohtë atdhedashurie dhe për një “Diell” ku trajtohen çështjet madhore të kombit tonë – janë ura e vetme që ende na lidhë me periudhën e ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare.

Dalipi u prehtë në paqe e “Dielli” ndriqoftë përherë!

Philadelphia, më 29 maj, 2022

Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: LETERSI Tagged With: dalip greca

THE NEW YORK HERALD (1918) / KUR ESAD PASHA I KËRKONTE WOODROW WILSON-IT QË T’I VINTE NË NDIHMË KUNDËR AUSTRIAKËVE (INTERVISTA)

May 29, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2022

“The New York Herald” ka botuar, të premten e 30 gushtit 1918, në faqen n°4, thirrjen e Esad Pashë Toptanit ndaj presidentit amerikan Woodrow Wilson që t’i vinte asokohe në ndihmë kundër austriakëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esad Pasha i kërkon Amerikës që t’i vijë në ndihmë Shqipërisë

I bën thirrje presidentit Wilson që të ndihmojë në heqjen e zgjedhës austriake.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Esad Pasha, gjenerali shqiptar, ndodhet tani në Paris. I takuar nga një korrespondent i Herald-it, gjenerali tha :

“Situata në Shqipëri është e favorshme. Mund të përmirësohet. Tre vjet më parë isha kryetar i qeverisë shqiptare dhe mandati im u shënua nga rendi më i mirë në Shqipëri. Njerëzit tanë janë plot guxim. Vendi ynë është kopshti i Evropës dhe ne e ndjejmë tmerrësisht që pjesa më e madhe është në duart e Austrisë, rreth 50.000 apo 60.000 burra. Unë kam vetëm dy regjimente nën komandën time. Njerëzit e mi kanë bërë mirë, këto tre vjet, duke luftuar dhe marrë robër dhe materiale. Nuk kemi humbur asnjëherë, siç tregojnë raportet zyrtare. Qeveria franceze na ka dhënë të gjitha furnizimet e nevojshme. Pozita gjeografike është e favorshme për ne, nëse avancojmë.

Pse nuk përparojmë? Ah, nëse aleatët do të na lënë të lirë, unë mund të bëj më mirë. Ajo që dua është më shumë ushtarë. Nëse aleatët do të më ndihmojnë, dua që të kem më shumë nga ushtarët tanë në Shqipëri, kështu mund të arrij rezultate më të mira. Shpresoja se mund t’i liroj të gjithë njerëzit e Shqipërisë nga përparimi i aleatëve, ashtu siç ishte rregulluar për grekët dhe serbët. Unë nuk e di se çfarë po ndodh, por e di se nuk mund t’i bëj gjërat në mënyrën time, dhe mënyra ime është mënyra e njerëzve të vendit tim dhe aleatëve. Nëse do të kisha mundur të hyja në mesin e njerëzve tanë dhe të shpjegoja se çfarë është në dobi të tyre, ata do të revoltoheshin dhe do të vinin në flamurin tonë dhe unë do të kisha një ushtri prej 60.000 vetësh — një forcë e barabartë me atë të Austrisë.

Po të më kishin lënë dorën e lirë do ta kisha marrë Shkodrën para kësaj dhe do të kisha marrë rrafshinat e Kosovës. E di që mund t’i bëj shqiptarët kundër austriakëve. I bëj thirrje Amerikës të na ndihmojë. I bëj thirrje Amerikës që të na dërgojë ushtarë dhe të na ndihmojë të luftojmë në terren që e duam kaq shumë. I bëj thirrje Presidentit Wilson që të mbajë anën e vendit tonë të vogël. Vendet e vogla kanë të drejtat e tyre dhe ne e dimë se Presidenti juaj i madh do ta përdorë ndikimin e tij për të mirën tonë.

Çfarë do të thotë “Dorë e lirë”.

Çfarë dua të them me një dorë të lirë? Dua të them se mirëkuptimi (pakti) nuk është bërë ashtu siç e prisnim. Ne duam që shqiptarët nën zgjedhën austriake të mund t’i kthejmë në anën tonë. Në lindje, në kufirin tonë, janë forcat serbe dhe franceze, ndërsa në perëndim janë anglezët dhe grekët. Ne jemi – me ushtarët që kemi – në mes. Tani do të donim që amerikanët të na bashkohen dhe të shtyjnë me ne në qendër të linjës sonë. Ka një arsye tjetër pse Amerika duhet të ndërhyjë në favorin tonë. Nëse ajo nuk përfaqësohet në kufirin tonë, si mund të përfaqësohet në tryezën e paqes për çështjen lindore? A nuk ka interes ajo të mbështesë  Aleatët në Ballkan? Austro-Hungaria nuk është aspak e fortë në kufijtë tanë. Nëse do të mund të shkatërronim forcat austro-hungareze, Gjermania nuk do ta duronte dot goditjen.

Ne do të formonim një ushtri të madhe së bashku me grekët, serbët, shqiptarët tani nën pushtetin austriak, dhe me ta do të bashkoheshin jugosllavët, boshnjakët dhe hercegovinasit, të cilët janë të gjithë të pakënaqur me Austrinë. Unë nuk jam për asnjë nga aleatët që qëndrojnë të ndarë (veç e veç). Unë jam për të gjithë aleatët dhe bëj kauzë të përbashkët me ta. Le të luftojmë tani dhe të flasim më pas. Shkaku i madh është çështja dhe detajet mund të diskutohen kur t’i gjunjëzojmë këta austriakë.

Ne mendojmë se Amerika është fuqia që mund t’i bëjmë thirrje. Amerika ka ardhur për të luftuar armikun e përbashkët, dhe kjo është gjithçka që ajo dëshiron, të bëjë këtu. Por ky fakt e vendos atë në një pozicion jashtëzakonisht të fortë për të marrë veshin (dëgjimin) e Fuqive Evropiane kur kërkon konsideratë për shtetet e dobëta dhe të vogla të Evropës. Ajo siguron ushtarë dhe para, ajo ka një zë të fortë, veçanërisht në këtë moment, në luftë. Po, Amerika është shpresa jonë; Amerika është shtylla jonë në këtë bllok diplomatik kurioz në operacionet shqiptare.”

Filed Under: Kronike Tagged With: Aurenc Bebja

Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës

May 29, 2022 by s p

Instituti GAP/


Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazike sikurse grurit, misrit, gazit, naftës, vajit dhe fertilizuesve, ku së bashku kanë nga 10 deri në 40% pjesëmarrje në eksportin botëror të këtyre produkteve.Evropa, veçanërisht, del të jetë e varur nga Rusia në furnizimin me gaz në shkallën prej 44% të importit vjetor; qymyr 54%; dhe naftë 26%. Ngjashëm, rezervat e grurit në botë janë të pamfjatueshme që ta zëvendësojnë furnizimin nga Rusia për shkak të rendimentit të ulët në periudhën 2021-2022, në vende sikurse Kanada dhe SHBA, por edhe për shkak të tendencës së shteteve si Argjentina që të kufizojnë sasinë e grurit të eksportuar, pasi që synojnë të mbrohen nga inflacioni i brendshëm. Të gjitha këto japin indikacion për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë përgjatë tërë vitit 2022, me pritshmëri që të mbesin të njëjta edhe në periudhën afatmesme.
Kosova është neto importuese e energjisë elektrike, naftës, grurit, misrit, vajit, dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit tonë. Edhe pse Kosova ka një pavarësi energjetike në një shkallë të lartë, vitin e kaluar kishte një rritje të theksuar të importit dhe kërkesës për energji, ku gjithesj kosto e këtij importi ishte rreth 155 milionë euro. Për më shumë, të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se kërkesa për naftë në Kosovë nuk ka ndryshuar dy vitet e fundit, edhe pse kishte rritje të ndjeshme të çmimit. Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë. Poashtu, ekonomia e vendit tonë ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë.
Lidhur me situatën aktuale, Instituti GAP rekomandon që politikat e qeverisë duhet të jenë të atilla që nuk e stimulojnë kërkesën për këto produkte. Në këtë pikë, reduktimi i normave tatimore në të ardhurat personale për të gjithë qytetarët dhe mbështetja e nismave sikurse ajo për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti pensional, mund të prodhojnë kundërfekte në ekonomi. Është e rëndësishme që qeveria me të hyrat e arkëtuara përtej planifikimit, si rezultat i çmimeve të larta, të mbështesë edhe më shumë grupet më të pa mbrojtura të shoqërisë, që rrezikojnë të bien në varfëri, sikurse qytetarët që janë pjesë e Skemës së Ndihmës Sociale, ata që mund të humbin vendet e punës, etj.
Subvencionimi në fushën e bujqësisë në Kosovë dhe ulja e normës së akcizës për naftë për bujqit gjatë vitit 2022, dalin të jenë masa adekuate në mbulimin e rrezikut që bujqit të mos rrisin prodhimim e këtyre kulturave këtë vit, dhe një mbështetje e tillë duhet të bëhet në vazhdimësi deri në normalizimin e çmimeve. Institucionet duhet të konsiderojnë zgjedhjen e strategjive mbrojtëse për energji elektrike këtë vit, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të importit të energjisë elektrike edhe në periudhën afatmesme.

Filed Under: Ekonomi

IKA SERISH / POEZI NGA OREST ÇIPA

May 29, 2022 by s p

Ika serish

Ika serish …

Ika edhe kesaj here!

E natyrisht,

Me lot në sy, putha tim et

E me pikellim në shpirt,

Perqafova te shtrenjten nene!

Trishtimi e malli me mberthyen per fyti

E shpirtin nisen te me bluajne me dhembe!

Ika , me hap te shpejt …

E ne rrembim,

syri , zemren ma plagosi !

Nje rrudhe e plogesht merzie,

Ishte shtuar ne ballin e prinderve te mi…

Une nuk u ndala …

Me vete morra, merakun e tyre

Por jo dhimbjen e ikjes time !

———-

Larg

Jam i pushtuar, i kallur në ankth,

Midis ëndërrimit dhe ty e shtrenjta ime !

Shpirtin nuk e çliroj dot prej mendimit…

Pa prekur buzën e përmalluar.

Qënia ime është e mbushur me trishtim,

Nga pamjftueshmëria e kohës për të parë ata sy

Udha, përçudi gjarpërohet mes ikjes.

E kthimin se di, kur vij… a në do të vij?!

Mes shkreptimës së qepallave u shtrydha

Aty, kam filluar e jetoj botën i çakërdisur…

Largësia nga ty më shpërfytyron zemrën

Njësoj si i ftohti, lypsit lëkurën e grisur!

Malli, zjarr flakërin prej hundësh,

Nuk ka kraharor të durojë këtë ndjesi!

E shkurtër është jeta për të mbetur kaq largë.

Pa ty, as unë s’mund të quhem njeri!

———-

Vec per ty

Syt verbova per te jetuar me zemer!

Terr e zi…

Per te pasur drite ne vena

Shpetoma shpirtin me ato buze…

Une vec per ty, e ti vec per mua

Une pa sy , por me nje tjeter shqise…

Ndersa ti me e brishte se ndjenja

Me sheh e me peshperit : “Te dua”!

Une dhe ti ,

Apokalips i perjetshem  i njeri-tjetrit !!

Dedikuar Dites

———-

Ndjesinë harruam

Sot,

Zbathur do të ikë si i marrë, or mik!

S’jetohet më në këtë arrati..

Lëkurës time shpirtin sërish do t’ia kthej

E ndoshta keq do më vij, e di !!!

Humbëm në mjegullinë e syrit të tjetrit

Ndjesinë verbuam me pluhëri moderne

Moralin e zhbëmë mbi qelq të pasqyrës..

Do të ikë në kohën e të marrëve !

Sot.

———-

Shi, mallëngjim

Në kohë të vrenjtur, kur bie shi

Zjarri i pashuar rindizet flakë!

Mjafton një pikë të më lagë shpirtin

Dhe nis rënkoj pak e nga pak…

E them: ç’dreqin po ndodh kështu?!

Ç’është kjo furtunë, kjo erë, ky shi …

Nga koha e ngrirë ti vjen e shfaqesh !

E bukur deri në madhështi…

Ndoshta… kujtimi është hipokrit?!

Dhe në këtë shi ti s’lagesh kur…

Mbi mua pres që të shkrepti

Se mallëngjimi më sëmur

——-

Kukuvajka

(Grimce nga realiteti i viteve te fundit )

Ne vena ndiej shiun teksa bie reke

Po ashtu edhe acarin, brisk !

Kokulur ketij qorrsokaku po eci

Verbuar nga eresira e zeze pisk

Ketij kalldremi hapin me frik hedh

Se e shkuara ka pushtuar cdo ngjyre

Qyteti eshte gri dhe asgje nuk merr fryme

E reja ska ze, ska shpirt ,ska gjymtyre

Ja atje…..nje kandil u ndez !

Nje e moshuar po ngroh duart mbi te

Kuptimi i drites duket se ka humbur

E i ftohti ka pushtuar cdo gje

Ka gjasa, qe vetem shamizezat jetojne ne kete vis.

Se vajtimi eshte hymn i ketij pragu te shkretuar !

Presin te gjorat ne rreze te avllise

Nje ze foshnje per te degjuar…

Qyteti nxin, behet gri edhe me gri

Portat mbyllen nje nga nje

Guret e kalldremit heshtin, zverdhen

Kukuvajka  kengen ze…

Pastaj ika, ja mbatha kembeshpejtazi

S’dita ku shkova , eca s’di se ku

Me acarin, kokulur ketij qorrsokaku

Nen klithen e trishte gu-gu-gu….

——

“Absurdi i pleshtit”

Bezdisshem leh nje lango ne rruge

E hap gojen vesh me vesh, kercellohet

Se nje plesht  pareshtur e pickon

E prej pleshtit gjithe bota zgjohet

E kunderta ndodh me qyqarin

Dikush jeten i merr pak nga pak,pa zhurme

Ankohet ditziu me mish e me shpirt

Po kush ta degjoje, te gjithe flen gjume!

——

Gojeliget

Gojeliget folen, nuk heshten as dje, as sot

Trilluan, shpifen, thane, por nuk u ngopen…

Prej mllefit, paditurise dhe zakonit te vjeter

Ne kurth me deshen, por vetes ja ben gropen!

Gjuhezinjte, kercelluan dhemb e dhemballe

Fjalen nuk e pertypen, si perhere…

Therrimet e tyre mbulojne cdo hije

Kjo specie, prej zilise dhe buken e shkel!

Gojeliget s’kane fe, jane te pazot

Pjelle e shejtanit e kaluar atij…

Dridhen, perdridhen si neperke e pabese

E pas shpine, vershojne me helmin e zi!

Gojeliget vdekjen e kane prej fjales!

Prej gjuhes se vet e barkut plot vrer..

Por gojeliget flasin, flasin dhe ne vdekje

Kerkojne meshire e bejne si te mjere!

Gojeliget s’kane fytyre, as ne ferr!

——

Pa titull

Melodia e vargut te djeshem

Po torturohet ne humneren e dashurise

Aty ku ndjenja jeton me shume se shpirti!

Ndersa ti, hesht e s’shfaqesh…

Melodia, sot tingujt vjeshtoi

E koridoreve te merzise, dhimbja kumbon

Ftohtesi vyshkese, ky stacion i trubullt

Ti s’ndalon, ti s’vjen, ti s’degjon ose ben sikur…

Melodia e vargut te neserm

Thote:”Se te mishte jane njerzit dhe koha e di”

Ndaj, dilema e pritjes s’ngushellohet te une…

Kur kambana e zise te bjere per ty!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Orest Cipa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT